Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 July 2025Main stream

Sherri në Ksamil për plazhin, Pashaj: Bashkia dhe ministrja Kumbaro përgjegjëse – VIDEO

19 July 2025 at 20:31

Dhunohet biznesmeni në Ksamil – Sherr për hapësirën e plazhit përpara hotelit, Pashaj: Bashkia dhe ministrja Kumbaro përgjegjëse!   Albert Pashaj goditet në mes të plazhit me sende të forta. Konflikt i përsëritur për pronësinë e një hapësire bregdetare. Reagon i dëmtuari: “E kam paralajmëruar ministren me foto dhe video. Më lanë në mëshirë të […]

The post Sherri në Ksamil për plazhin, Pashaj: Bashkia dhe ministrja Kumbaro përgjegjëse – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Policia gjen 8-vjeçarin nga Kosova të humbur në plazhin e Shëngjinit

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Policia gjeti dhe ua ktheu prindërve një fëmijë që kishte humbur në plazhin e Shëngjinit.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë dhe i vrojtuesve të plazhit bëri të mundur gjetjen e një fëmije që ishte larguar nga prindërit, në plazhin e Shëngjinit.

Punonjësit e Policisë në Shëngjin i dorëzuan familjes, në gjendje të mirë shëndetësore, fëmijën 8-vjeçar nga Kosova.

Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua nga një pushuese nga Kosova, se djali i saj ishte larguar dhe nuk po e gjente dot.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë që patrullojnë me biçikleta në zonën e plazhit në Shëngjin u angazhuan dhe koordinuan veprimet me vrojtuesin e plazhit për gjetjen e fëmijës.

Pas rreth një ore kërkimesh intensive në terren, punonjësit e Policisë e lokalizuan të miturin pranë një hoteli. Fëmija ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore dhe iu rikthye menjëherë nënës së tij.

Nëna e fëmijës ka falënderuar shërbimet e Policisë dhe vrojtuesit  të plazhit për reagimin e shpejtë dhe profesional që kontribuoi në gjetjen e të miturit.

The post Policia gjen 8-vjeçarin nga Kosova të humbur në plazhin e Shëngjinit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U kap me kokainë dhe armë, arrestohet shqiptar me të shkuar kriminale në Itali

By: Elva
19 July 2025 at 15:45

Policia italiane ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar në zonën e Bolonjës, i cili u kap në flagrancë me mbi 11 kilogramë kokainë dhe një armë zjarri të llojit pistoletë. Sipas autoriteteve, i arrestuari kishte qenë më parë i dënuar për vrasje dhe shfrytëzim prostitucioni. Operacioni u krye nga Skuadra e Policisë së Bolonjës, pas një […]

The post U kap me kokainë dhe armë, arrestohet shqiptar me të shkuar kriminale në Itali appeared first on BoldNews.al.

Derdhte ujërat e zeza në një përrua pranë hotelit, vihet nën hetim administratorja në Dhërmi

By: Oldi
19 July 2025 at 15:20

Autoritetet në Dhërmi kanë identifikuar një hotel, që derdhte ujërat e zeza në një përrua pranë objektit, duke shkaktuar ndotje të ambientit përreth. Sipas policisë, impianti i trajtimit të ujërave të ndotura i këtij hoteli ishte jashtë funksionit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin […]

The post Derdhte ujërat e zeza në një përrua pranë hotelit, vihet nën hetim administratorja në Dhërmi appeared first on BoldNews.al.

Përplasen tre automjete në Maliq, dy të plagosur

By: Elva
19 July 2025 at 14:53

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së shtunës në afërsi të fshatit Symizë, në njësinë administrative të Maliqit, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në […]

The post Përplasen tre automjete në Maliq, dy të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Maliq/ Përplasen tre automjete, lëndohen dy të persona

By: V K
19 July 2025 at 15:21

Pasditen e sotme, një aksident rrugor është regjistruar në afërsi të fshatit Symizë, në njësinë administrative të Maliqit, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

The post Aksident në Maliq/ Përplasen tre automjete, lëndohen dy të persona appeared first on Albeu.com.

Dyshohet për 13 vjedhje, arrestohet “hajduti i biçikletave” në Tiranë

By: Elva
19 July 2025 at 12:56

Një 46-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në rrugën “Kastriotët” në Tiranë, teksa po vidhte një biçikletë në hyrje të një pallati. Bëhet fjalë për shtetasin F. B., i cili dyshohet gjithashtu si autor i 12 vjedhjeve të tjera të ngjashme të ndodhura gjatë muajve qershor dhe korrik në zona të ndryshme të kryeqytetit. […]

The post Dyshohet për 13 vjedhje, arrestohet “hajduti i biçikletave” në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Tiranë/ I aksidentuari humb jetën në spital, arrestohet shoferi 27-vjeçar

By: Oldi
19 July 2025 at 11:01

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27-vjeçar i cili ditën e premte në mbrëmje aksidentoi një 54-vjeçar që po lëvizte me biçikletë në rrugën “Jordan Misja”. Sipas njoftimit të policisë, i aksidentuari ka ndërruar jetë në spital dhe në përfundim të veprimeve procedurale, policia ka arrestuar në flagrancë shoferin. “Në vijim të informacionit […]

The post Tiranë/ I aksidentuari humb jetën në spital, arrestohet shoferi 27-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

Skandal ushqimor në Vorë/ Falsifikonin datat e produkteve të skaduara, arrestohen pronari dhe magazinieri

By: Oldi
19 July 2025 at 09:59

Një magazinë në Vorë është zbuluar nga policia si qendër ku falsifikoheshin etiketa të produkteve ushqimore të skaduara, të cilat më pas në mënyrë kriminale hidheshin sërish në treg. Gjatë aksionit u arrestuan në flagrancë administratori i subjektit, Florenc Domi (38 vjeç) dhe magazinieri Agim Domi (58 vjeç), ndërsa u proceduan penalisht ortaku me iniciale […]

The post Skandal ushqimor në Vorë/ Falsifikonin datat e produkteve të skaduara, arrestohen pronari dhe magazinieri appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë

By: Oldi
18 July 2025 at 14:17

Zëvendësdrejtori i Burgjeve, Femi Sufaj e ka pranuar takimin e të dënuarit me burg përjetë, Laert Haxhiut me modelen nga Kosova, Ziza Pajaziti. Në një intervistë që ai ka dhënë për “ReportTV”, Sufaj është shprehur se takimi ka ndodhur por ka zgjatur shumë pak. E ndërkohë që në media qarkullojnë edhe iniciale të vajzave të […]

The post Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Kavajë dogji 10 hektarë tokë, procedohet penalisht i moshuari

By: Elva
18 July 2025 at 13:54

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një sipërfaqe toke në fshatin Helmës të Kavajës, duke shkaktuar dëme të mëdha në mjedis dhe ekonomi bujqësore. Sipas policisë, 60-vjeçari Y. T., banues në fshatin Helmës, dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e degëve të pemëve të prera në pronën e tij, por flakët janë […]

The post Zjarri në Kavajë dogji 10 hektarë tokë, procedohet penalisht i moshuari appeared first on BoldNews.al.

Po ndërtonin pa leje, arrestohen inxhinieri dhe një punonjës te “Kodra e Diellit”

By: Elva
18 July 2025 at 12:42

Policia ka arrestuar dy persona në Tiranë pasi u kapën duke kryer ndërtuar, pas një banese ekzistuese në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”. Në pranga ranë N. V, 37 vjeç dhe A. D, 28 vjeç, përkatësisht inxhinieri që drejtonte punimet dhe 1 punonjës. Gjithashtu u shpallë në kërkim pronari i banesës, shtetasi S. I., […]

The post Po ndërtonin pa leje, arrestohen inxhinieri dhe një punonjës te “Kodra e Diellit” appeared first on BoldNews.al.

Sherr dhe kanosje me telefon, një i arrestuar në Tiranë, dy në kërkim

By: Elva
18 July 2025 at 12:20

Policia ka arrestuar  një 30-vjeçar dhe kanë shpallur në kërkim dy persona të tjerë, për përfshirje në dy ngjarje të ndryshme. Sipas njoftimit zyrtar, është arrestuar shtetasi A. M., 30 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi E. H., po 30 vjeç. Të dy dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me sende të […]

The post Sherr dhe kanosje me telefon, një i arrestuar në Tiranë, dy në kërkim appeared first on BoldNews.al.

Plagosja e 2 të rinjve, shpallen në kërkim 4 persona. 2 pistat e hetimit

18 July 2025 at 10:11

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se po hetohen dy pista kryesore lidhur me motivin e kësaj ngjarjeje. Pista e parë ka të bëjë me një konflikt të vjetër për një plazh, ku dy familjet dyshohet se janë përballur më parë për çështje pronësie apo shfrytëzimi të hapësirave përgjatë vijës bregdetare.     Pista […]

The post Plagosja e 2 të rinjve, shpallen në kërkim 4 persona. 2 pistat e hetimit appeared first on Saranda Web.

Të shtënat me armë zjarri në Sarandë/ Policia zbardh ngjarjen, shpallen në kërkim 4 persona (EMRAT)

By: V K
18 July 2025 at 10:25

Policia e Sarandës, ka zbardhur konfliktin me armë në Sarandë të një dite më parë, ku mbetën të plagosur dy të rinj nga Kamza.

Sipas informacioneve policore, në kërkim janë shpallur 4 persona si të përfshirë.

Gjithashtu, në pranga është vënë edhe njëri prej të plagosurve, pasi iu gjet një armë.

Njoftimi i Policisë Sarandë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në Sarandë, ku dy shtetas mbetën të plagosur me armë zjarri.

Shpallen në kërkim 4 shtetas të përfshirë në këtë ngjarje, njëri prej të cilëve tentoi të vriste me armë zjarri dy shtetasit.

Vihet në pranga edhe një prej të plagosurve, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë.

Në vijim të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 17.07.2025, rreth orës 15:00, në një lokal, në lagjen nr. 3, Sarandë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, kryen të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale të nevojshme për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, ku si rezultat u shpallën në kërkim katër shtetas:

Erjon Canaj, Artan Murtaj, Klaus Jaçaj dhe Ramadan Zoto. 

Ramadan Zoto., 43-vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë.

Eejon Canaj., 36-vjeç, Artan Murtaj., 43-vjeç, dhe Klaus Jaçaj., 31-vjeç, të tre banues në Sarandë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për motive të dobëta, këta shtetas janë konfliktuar fizikisht me shtetasit G. H., 33-vjeç, dhe E. L., 25-vjeç, të dy banues në Tiranë dhe gjatë këtij konfliktit, shtetasi R. Z. dyshohet se ka qëlluar drejt tyre me armë zjarri, duke i plagosur rëndë të dy. Shtetasit G. H, dhe E. L, ndodhen në Spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë hetimeve dhe kontrolleve të ushtruara në kuadër të zbardhjes së kësaj ngjarjeje, shtetasit G. H. iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vendngjarje u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 gëzhoja arme zjarri, një armë zjarri pistoletë tip “Beretta” dhe një krehër me 9 fishekë.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post Të shtënat me armë zjarri në Sarandë/ Policia zbardh ngjarjen, shpallen në kërkim 4 persona (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Digjen dy automjete në Korçë

By: Oldi
18 July 2025 at 08:44

Mëngjesin e kësaj të premte, dy mjete janë përfshirë nga flakët në një lagje periferike të qytetit të Korçës, ku njëri prej tyre është djegur plotësisht. Mjetet ishin të parkuara në hyrje të një pallati pranë kryqëzimit të njohur si “1 Maji”. Mjeti i djegur plotësisht ishte i pajisur me impiant gazi. Të dy pronarët […]

The post Digjen dy automjete në Korçë appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Detaje nga plagosja në Sarandë, autorë të dyshuar dy vëllezër, në kërkim nga policia

17 July 2025 at 17:33

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja në Sarandë, ku mbetën të plagosur tre persona. Policia është vënë në kërkim të dy vëllezërve si autorë të dyshuar të plagosjes.

Në kërkim të tyre edhe forca të FNSH. Të dyshuarit janë Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 43 vjec, i dënuar më parë në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, aktualisht në proces gjyqësor në Sarandë për “goditje për shkak të detyrës”.

Konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, pasi gjatë veprimtarisë në Greqi ka shkëmbyer zjarr edhe me policinë greke disa vite më parë. Në kërkim është shpallur edhe Erjon Canaj, 35 vjec, vellai tij.

Canaj në dhjetor 2022 ka dhunuar rojen e spitalit të Sarandës, ndërsa në shkurt 2024 është arrestuar në banesë me 2 pistoleta por është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Sarandës disa muaj më parë.

/abcnews.al/

Dy të plagosur me armë në Sarandë – Policia dhe FNSH në kërkim të dy vëllezërve

17 July 2025 at 18:06

Plagosje me armë në Sarandë – Policia në kërkim të dy vëllezërve, përfshihen edhe forcat e FNSH-së Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka tronditur mesditën e sotme qytetin e Sarandës, ku dy persona mbetën të plagosur rëndë. Të plagosurit janë identifikuar si Ernest Lama, 24 vjeç, dhe Gëzim Hoxhaj, 32 vjeç nga Kamza. […]

The post Dy të plagosur me armë në Sarandë – Policia dhe FNSH në kërkim të dy vëllezërve appeared first on Saranda Web.

EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, dy të plagosurit do dërgohen drejt Traumës

17 July 2025 at 15:54

Sarandë- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në lagjen nr.4.

ABC News mëson se si pasojë, kanë mbetur të plagosur shtetasit, Ernest Lama dhe Gëzim Hoxhaj. Ngjarja raportohet se është regjistruar pranë stadiumit të qytetit. Ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje.

Të plagosurit do dërgohen drejt Spitalit të Traumës për ndihmë të specializuar.

“Sot, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit G. H., 32 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, të cilët pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.”, njofton policia.

/abcnews.al/

Hodhën mbeturina në trotuar, procedohen penalisht 4 shtetas në Durrës

TIRANË, 17 korrik /ATSH/ 4 shtetas janë proceduar penalisht në Durrës pasi ndotën mjedisin duke hedhur mbeturina në trotuar

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, nga kontrollet e vazhdueshme në terren, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në ankesat e qytetarëve, kanë konstatuar se në lagjen nr. 1, Durrës, ishin hedhur mbeturina të ndryshme në rrugë, që kishin shkaktuar ndotje të mjedisit.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit K. K., 42 vjeç, M. Ç., 50 vjeç, P. M., 45 vjeç dhe R. U., 35 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës, pasi dyshohet se kanë hedhur vazhdimisht në rrugë, jashtë koshave, mbeturina të ndryshme të lokaleve të tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

1 nga 2

/gj.m/j.p/

 

The post Hodhën mbeturina në trotuar, procedohen penalisht 4 shtetas në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌