Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Reagon edhe Bujqësia: Kontrollet s’janë kundër fermerëve, synojnë sigurinë ushqimore

15 July 2025 at 15:16

Pas administratës tatimore ka reaguar edhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në lidhje me fokusin e nisjes së aksionit nga dita e hëna për kontrollin e tregtimit të produkteve blegtorale.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën me dije se kontrollet për sigurinë ushqimore dhe pajisjen me faturë tatimore nuk janë aksion kundër fermerëve, por një hap për ta formalizuar, forcuar dhe mbështetur sektorin bujqësor.

MBZHR në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Administratën Tatimore, sqaron se ka për qëllim formalizimin e sektorit dhe garantimin e sigurisë ushqimore për të gjithë qytetarët.

“Fermerët nuk janë fajtorë. Ata janë bashkëpunëtorë të rëndësishëm në ndërtimin e një ekonomie të ndershme dhe të sigurtë.

Qëllimi ynë nuk është të vendosim gjoba, por të krijojmë një sistem ku çdo hallkë e zinxhirit të prodhimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore të jetë e pastër, e kontrollueshme dhe në shërbim të qytetarit.

Pse është i rëndësishëm bashkëpunimi në këtë nismë?

-Gjurmueshmëria e produkteve – të dimë ku është prodhuar, si është përpunuar dhe kush e ka tregtuar një produkt.

-Siguria ushqimore – për të pasur më shumë besim në atë që vendosim në tryezë.

-Transparencë dhe mbështetje – fermerët që janë të regjistruar dhe të formalizuar kanë akses më të lehtë në subvencione, kredi, programe zhvillimi dhe mundësi për të eksportuar.

Ftojmë  të gjithë  aktorët  e zinxhirit agroushqimor të bashkëpunojnë për të ndërtuar një sektor të qëndrueshëm, të kontrollueshëm dhe të sigurtë për konsumatorin shqiptar dhe për eksportet shqiptare, që tashmë janë prezente në mbi 80 tregje elitare ndërkombëtare”, sqaron Ministria e Bujqësisë.

https://monitor.al/tatimet-sqarojne-aksionin-ambulantet-skane-detyrim-per-fature-apo-dokumentacion-tatimor/

The post Reagon edhe Bujqësia: Kontrollet s’janë kundër fermerëve, synojnë sigurinë ushqimore appeared first on Revista Monitor.

Ministri Malaj kërkon plane rehabilitimi deri më 20 korrik nga 8 bashkitë me probleme financiare

11 July 2025 at 13:19

Nga 61 bashki në rang vend, 8 prej tyre paraqiten me probleme financiare ose në vështirësi financiare në vitin 2024 për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve të prapambetura.

Bashkia Vorë, Konispol, Pogradec, Peqin dhe Cërrik paraqiten me probleme financiare, ndërkohë që bashkia e Dimalit, Rrogozhinës dhe Kavajës paraqiten si bashki me vështirësi financiare.

Bashkia e Vorës dhe bashkia Cërrik nga bashki me vështirësi financiare në 2023 rezultojnë në bashki me probleme financiare në 2024.

Të dhënat u bënë publike nga ministri i Financave Petrit Malaj në takimin e organizuar me Kryeministrin Edi Rama dhe drejtues të pushtetit vendor me tematikën “Shqipëria 2030 – Sfidat dhe angazhimet vendore-Performanca e bashkive”.

“Kemi klasifikuar si bashki të cilat janë me probleme financiare ato bashki që kanë detyrimeve të prapambetura nga 16-25 %, pra detyrime të prapambetura në raport me shpenzimet faktike.

Konsiderohen bashki të cilat janë në vështirësi financiare ato bashki që kanë detyrime të prapambetura në masën 80 % në raport me shpenzimet e tyre faktike.

Konsiderohen bashki të cilat kanë vështirësi serioze financiare ato bashki të cilat kanë rreth 130 % detyrimeve të prapambetura në raport me shpenzimet faktike.

Të gjitha ato bashki që i kanë detyrimet e prapambetura më shumë se 130 % në raport me shpenzimet faktike konsiderohen bashki në paaftësi paguese”, tha Malaj.

Ministri Malaj tha tendenca e numrit të bashkive me probleme financiare është në rënie nga 30 që ishte numri i tyre në 2015 në 8 që ka arritur në 2024.

Pavarësisht numrit më të ulët të bashkive me probleme financiare, ministri Malaj kërkoi prej tyre që brenda 20 Korrikut të marrin masa për shlyerjen e detyrimeve dhe për rehabilitimin financiar.

“Masat që duhen të marrin bashkitë respektive, pra bashkitë që paraqiten me probleme financiare, duhet që të bëjnë hartimin e planit të shlyerjes së detyrimeve deri në datën 20 korrik. Këtë plan duhet ta miratojnë në këshillat e tyre përkatës, plan i cili duhet të paraqitet pranë Ministrisë së Financave dhe MF më tej do të duhet të ndjekë realizimin e shlyerjes së këtyre detyrimeve brenda 12 muajve.

Nga ana tjetër, bashkitë që paraqiten me vështirësi financiare duhet të miratojnë planin e rehabilitimit financiar të tyre deri më 20 korrik. Këtë plan duhet ta miratojnë në këshillat e tyre. Më pas  ky plan duhet t’i kalohet Ministrisë së Financave për komente dhe rekomandime, plan i cili më pas nga MF do t’i kalohet degëve të Thesarit për tu ndjekur për zbatim.

Përveç bashkive që kanë probleme financiare, ministri i Financave Malaj tha se ka edhe bashki të cilat kanë pasur performancë të mirë sa i përket realizimit të të ardhurave vendore dhe investimeve. “Të gjitha ato bashki që kanë realizuar të ardhurat e tyre vendore apo kanë kryer investime mbi 70 % të buxhetit të tyre të miratuar janë bashkia e Tiranës, Kamzës, Durrësit, Vlorës, Elbasanit dhe Shkodrës. Gjithashtu, edhe në aspektin e investimeve, janë po prapë të njëjtat bashki që kanë realizuar investimet e tyre. Këtu mund të shtojmë edhe bashkinë e Lezhës, e cila ka performuar mirë sa i përket çështjes së investimeve”.

 

The post Ministri Malaj kërkon plane rehabilitimi deri më 20 korrik nga 8 bashkitë me probleme financiare appeared first on Revista Monitor.

Tatimet paralajmërojnë kontroll në terren për shitjen me faturë të produkteve bujqësore

8 July 2025 at 16:24

Tregtimi i produkteve bujqësore dhe blegtorale si në tregjet e shumicës dhe pakicës në vend do të duhet të shoqërohet me faturë të fiskalizuar dhe me etiketë të origjinës së mallit, në të kundërt tregtarët do të gjobiten.

Administrata Tatimore njofton tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet në sektorin e tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, me shumicë dhe pakicë se ka nisur fushatën me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e tregtarëve me qëllim formalizimin e tyre dhe ruajtjen e sigurisë ushqimore për konsumatorin.

Tatimet sqarojnë se fushata sensibilizuese do të zgjasë 2 javë.

“Duke filluar nga (datë 7 korrik 2025) Administrata Tatimore bën me dije se pasi ka analizuar të dhënat mbi aktivitetin tregtar të këtij sektori, për një periudhë 2-javore do të sensibilizojë bizneset nëpërmjet kanaleve të saj të komunikimit apo vizitave informuese në terren për përmbushjen e detyrimit ligjor për të lëshuar faturë të fiskalizuar për produktet që tregtojnë.

Sipas Ligjit Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, neni 6, pika 3; neni 7, pika 2 dhe neni 9, tatimpaguesit duhet që:

1- Çdo artikull blegtoral dhe bujqësor që disponojnë dhe tregtojnë ta shoqërojnë me faturë të fiskalizuar të blerjes, në të cilën të identifikohet dukshëm dhe qartë shitësi, si rrjedhojë edhe origjina e produktit.
2- Çdo artikull që tregtojnë ndaj konsumatorit final ta shoqërojnë me faturë të fiskalizuar, ku të jenë pasqyruar saktë dhe dukshëm emërtimi dhe çmimi i produktit”.

Pas përfundimit të fushatës ndërgjegjësuese, administrata tatimore paralajmëron kontrolle në terren, që do të shoqërohen edhe me penalizime për rastet e moslëshimit të faturave fiskale dhe mosdeklarimit të origjinës së mallit të tregtuar.

“Task-Forca e ngritur për këtë qëllim, e përbërë nga inspektorë të Hetimit Tatimor dhe inspektorë të monitorimit në terren, do të nisë kontrollet në vend për të verifikuar që çdo produkt bujqësor apo blegtoral shoqërohet me faturë tatimore të fiskalizuar.

Administrata Tatimore ju fton të deklaroni saktë dhe në mënyrë të plotë mbi aktivitetin tuaj tregtar, në përputhje me detyrimet ligjore në fuqi, në të kundërt mungesa e faturave të fiskalizuara do të sjellë penalitete sipas legjislacionit në fuqi”.

 

The post Tatimet paralajmërojnë kontroll në terren për shitjen me faturë të produkteve bujqësore appeared first on Revista Monitor.

Konfirmohet rasti i parë i sëmundjes Murtaja për kafshët në Kosovë

3 July 2025 at 15:50

 Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar njoftimin mbi dyshimet për prezencë të sëmundjes Murtaja e ripërtypësve të vegjël (dhenve dhe dhive) në një fermë në fshatin Landovicë, Komuna e Prizreni.

 Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar rastin e parë të sëmundjes PPR (Murtaja e Ripërtypësve të Vegjël) në një fermë në fshatin Landovicë, komuna e Prizrenit.

Sipas njoftimit për media, pas marrjes së njoftimit për dyshimet ekipet veterinarë kanë vendosur kufizime në lëvizjen e kafshëve në fermën e prekur dhe kanë marrë mostra për testim.

Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka konfirmuar praninë e virusit, ndërsa mostrat nga fermat përreth kanë rezultuar negative.

“Në zbatim të mandatit ligjorë bazuar në rezultat të analizave laboratorike AUV ka shpallur fshatin Landovicë vatër të infektuar, në perimetër prej 3 km nga ferma e prekur. Kjo zonë është vendosur në masë karantine, ndalim të lëvizjes se çdo kafshe, transport apo qarkullim të produkteve dhe nënprodukteve të kafshëve. Fermat përreth janë vendosur nën masën e dyshimit për hulumtim epidemiologjik, hulumtimin e burimit të infektimit dhe kontakteve të mundshme me fermën e infektuar. Janë vend në zbatim masat e biosigurisë ne ferma, si dhe dezinfektimi i fermave dhe zonave përreth sipas protokolleve veterinare”, thuhet në njoftimin e AUV.

Agjencia ka nxjerrë vendim për masa të përgjithshme që parandalojnë përhapjen e sëmundjes në gjithë territorin e Kosovës, duke përfshirë ndalimin e lëvizjes dhe tregtimit të deleve dhe dhive, si dhe detyrimin për njoftim të menjëhershëm të rasteve të dyshuara.

PPR është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek delet dhe dhitë, me simptoma si temperaturë e lartë, kollitje, diarre dhe pneumoni, duke shkaktuar dëme të mëdha në blegtori.

Sëmundja nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk përbën rrezik për shëndetin publik.

Vendimi që zbatohet në gjithë territorin e Republikës se Kosovës:

  1. Masat e përgjithshme:
  2. a) Ndalimi i lëvizjes së deleve dhe dhive nga fermat, tregtimin në tregjet e dhe shitblerjen;
  3. b) Fermerët obligonë qe menjëherë të njoftojnë veterinarin rast të ndryshimit të gjendjes shëndetësore të deleve dhe dhive në fermat e tyre,
  4. c) Praktikat veterinare janë të obliguar njoftojnë secilin rast të dyshuar me PPR tek autoriteti zyrtar AUV,
  5. d) Kryerjen e inspektime të menjëhershme të fermave të dyshuara, marrja e mostrave dhe dërgim në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë;
  6. e) Groposja e kafshëve në fermat të cilat rezultojnë të infektuara me PPR;
  7. f) Komunat obligohen të përcaktojnë lokacionet për asgjësim të kafshëve të infektuar
  8. g) Dezinfektimi i objekteve dhe zonave përreth e fermave dhe zonave përreth rasteve të shpërthimit të sëmundjes;
  9. Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja deleve dhe dhive nga fermat e lira nga kjo sëmundje në thertore të licencuara, me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë pranimin e deleve dhe dhive në hapësirat e tyre.

  1. Obligohen të gjitha Komunat, Policia e Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.
  2. Masat hynë në fuqi sot datë 03.07.2025.

The post Konfirmohet rasti i parë i sëmundjes Murtaja për kafshët në Kosovë appeared first on Revista Monitor.

Rishpërndahen 120 mln euro nga buxheti 2025, AKSHI dhe Fondi i Zhvillimit përfituesit më të mëdhenj

3 July 2025 at 15:20

Ministria e Financave ka çuar në Kuvend rishpërndarjen e 11.8 miliardë lekë nga buxheti i vitit 2025, të cilat do të shkojnë më së shumti si fonde shtesë për Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit  (AKSH) dhe Fondit Shqiptare të Zhvillimit.

Ministri i Financave, Petrit Malaj tha në Kuvend se në tërësi rishikim i buxhetit 2025, parashikon një volum të përgjithshëm të fondeve që alokohen apo rialokohen në masën prej rreth 11.8 miliardë lekë.

Nga kursimet e realizuara rreth  3.3 miliardë lekë për Agjencinë Kombëtare  të Sigurisë Kibernetike për produkte e teknologjisë  së Inteligjencës Artificiale.

Rreth 1.5 miliardë lekë shtesë shkojnë për projekte të reja infrastrukturorë për Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Gjithashtu për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit  janë parashikuar rreth 318 milionë lekë shtesë për projektet e ekipeve sportive në shkolla.

Ministria e Drejtësisë do të ketë rreth 142 milionë lekë shtesë për detyrimin që ka pasur për rikonstruksionin e godinës së institutit të Mjekësisë Ligjore.

Fonde shtesë, rreth 64 milionë lekë  të Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për blerjen e disa pajisjeve mjekësore, kryesisht skanera për strukturat universitare spitalore.

“Kemi miratuar një skeme të re Garancie Sovrane për sektorin e Bujqësisë, për një vlerë 3 miliardë lekë. Nga analiza fiskale rezulton se kjo politikë respekton kufizimet e rregullave fiskale në fuqi, pa cenuar nivelin e borxhit publik.

Në hapësirën ekzistuese të borxhit publik është akomoduar vlera e kësaj garancie prej 3 miliardë lekë, e cila plotëson kërkesën për mbështetje të sektorit të bujqësisë.” tha Malaj.

Të ardhurat totale, për periudhën 5-mujore të vitit 2025, arritën në rreth 305.92 miliardë lekë, me një realizim në masën 100.2% të planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 18.7 miliardë lekë (187 mln euro) ose 6.5% më shumë.

Në terma vjetorë, të ardhurat totale për 5-mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 40.4% të planit vjetor.

Sa i takon shpenzimeve të përgjithshme publike, për periudhën 5-mujore të vitit 2025, arritën në rreth 267.1 miliardë lekë me një realizim në masën 96.0% e planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 ky zë ka rezultuar 12.8% më i lartë ose rreth 30.2 miliardë lekë më shumë.

 

 

 

The post Rishpërndahen 120 mln euro nga buxheti 2025, AKSHI dhe Fondi i Zhvillimit përfituesit më të mëdhenj appeared first on Revista Monitor.

Ulet norma bazë e interesit nga 2.75% në 2.5%

2 July 2025 at 16:19

Banka e Shqipërisë reduktoi normën bazë të interesit në 2.5% nga 2.75% për të krijuar më shumë mundësi për qarkullimin në ekonomik duke mbajtur nën kontroll inflacionin.

Kjo është ulja e tretë e normës bazë, në dy vitet e fundit. Në vitin 2024, Banka e Shqipërisë ndryshoi kursin e politikës monetare për herë të parë që nga marsi i vitit 2022, kur kishte nisur një politikë shtrënguese, në përgjigje ndaj rritjes së shpejtë të normës së inflacionit.

Në korrik 2024, banka uli normën bazë me 0.25 pikë përqindjeje, duke e çuar në 3%. Në nëntor 2024, norma bazë u ul edhe me 0.25 pikë përqindje, duke zbritur në 2.75%.

Guvernatori tha se ekonomia po rritet afër potencialit të saj, po ai tha se, ekziston rreziku për rritjen e kostove të prodhimit dhe inflacionin në të ardhmen.

Rritja e turizmit do të jetë më e moderuar, ndërsa inflacioni kthehet në objektiv më 2026.

Guvernatori Sejko tha sot  se, zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend kanë vijuar të jenë pozitive gjatë dy tremujorëve të parë të vitit 2025. Aktiviteti ekonomik është rritur me ritme të qëndrueshme, inflacioni i çmimeve të konsumit është stabilizuar në nivele të ulëta, ndërsa tregjet financiare janë shfaqur të qeta dhe kushtet e financimit mbeten akomoduese.

Këto zhvillime kanë qenë në linjë me pritjet tona, ndonëse si ritmi i rritjes ekonomike dhe niveli i inflacionit ishin në kahun e poshtëm të tyre, tha i.

Parashikimet për zhvillimet ekonomike në të ardhmen mbeten pozitive. Vëllimi i aktivitetit ekonomik pritet të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm, me ritme të afërta me potencialin, ndërsa inflacioni pritet të kthehet në objektiv në fillim të vitit 2026.

Megjithatë guvernatori analizoi se, sfidat nga mjedisi i jashtëm mbeten një faktor i rëndësishëm rreziku. Rritja e barrierave tregtare, pasiguritë mbi drejtimin e politikave ekonomike e tregtare, si dhe intensifikimi i konflikteve gjeopolitike po dobësojnë perspektivën e ekonomisë globale, duke krijuar rreziqe potenciale për zhvillimet në vend.

Në këtë kontekst, duke synuar të krijojë kushte më të përshtatshme monetare për përmbushjen e objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve, Këshilli Mbikëqyrës e gjykoi të nevojshëm një lehtësim të qëndrimit të politikës monetare në mbledhjen e sotme.

Inflacioni i çmimeve të konsumit qëndroi në një nivel mesatar prej 2.3% gjatë muajve prill – maj. Kjo ecuri u ndikua nga një inflacion më i lartë i çmimeve të ushqimeve dhe të qirave, si dhe nga një inflacion më pak negativ i çmimit të naftës. Ndërkohë, çmimet e mallrave dhe shërbimeve të tjera kanë mbetur relativisht të qëndrueshme.

Përtej luhatjeve afatshkurtra, inflacioni vijon të qëndrojë poshtë objektivit tonë, si pasojë e presioneve të dobëta nga mjedisi i jashtëm. Rënia e inflacionit në partnerët tanë tregtarë, mbiçmimi i kursit të këmbimit, si dhe goditjet e përsëritura nga ana e ofertës, janë pasqyruar në norma të ulëta historike të inflacionit të importuar dhe të inflacionit të artikujve ushqimorë. Nga ana tjetër, presionet nga mjedisi i brendshëm shfaqen të qëndrueshme dhe mbeten në linjë me objektivin, si rezultat i një ekuilibri më të mirë mes kërkesës dhe ofertës për mallra e shërbime.

Sipas të dhënave të Instat-it, vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 3.4% në tremujorin e parë të vitit. Kjo rritje ishte me bazë të gjerë dhe u mbështet nga zgjerimi i konsumit, investimeve dhe kërkesës së huaj. Ky profil kërkese nxiti rritjen e aktivitetit ekonomik në sektorët e ndërtimit dhe të shërbimeve, ndërkohë që sektorët e industrisë dhe të bujqësisë vijuan të shfaqin tendenca tkurrëse.

Guvernatori analizoi se rritja ekonomike u shoqërua me përmirësim të mëtejshëm të tregut të punës dhe të të ardhurave të familjeve. Punësimi në sektorin jobujqësor vijoi të rritet, norma e papunësisë zbriti në 8.7%, ndërsa rritja e pagave u përshpejtua në 9.6% gjatë tremujorit të parë të vitit. Ecuria e tregut të punës sugjeron se rritja ekonomike po shoqërohet me rritje të të ardhurave të familjeve shqiptare, por ajo vijon të mbetet një faktor rreziku për rritjen e kostove të prodhimit dhe të inflacionit në të ardhmen.

Faktorët që mbështesin rritjen ekonomike paraqiten në tërësi të qëndrueshëm. Bilancet e shëndosha financiare të sektorit privat, mjedisi stimulues financiar dhe klima pozitive e besimit, po mbështesin rritjen e kërkesës së brendshme. Paralelisht me to, interesi për Shqipërinë si destinacion turistik dhe investimi, i pasqyruar në rritjen e numrit të vizitorëve dhe të investimeve të huaja direkte,  po mbështet rritjen e eksporteve shqiptare.

Në veçanti, ambienti financiar ka nxitur rritjen e ekonomisë, falë qëndrimit të kujdesshëm të politikës sonë monetare, qëndrim i cili ka arritur të balancojë kontrollin e presioneve inflacioniste me reduktimin e ndikimeve potenciale në ekonomi. Në pasqyrim të tij, normat e interesit të kredive qëndrojnë në nivele të ulëta, primet e rrezikut mbeten nën kontroll, ndërsa kursi i këmbimit ka shfaqur një qëndrueshmëri në rritje. Në të njëjtën kohë, qasja e bankave ndaj kreditimit ka vijuar të jetë pozitive, duke ndihmuar në krijimin e një mjedisi financiar të favorshëm.

Si rezultat, kreditimi ka vijuar të rritet në mënyrë të qëndrueshme. Portofoli i kredisë për sektorin privat u rrit me rreth 16.2% gjatë pesë muajve të parë të vitit, duke shfaqur një shpërndarje të mirë në segmentet kryesore të tij dhe një rritje të ndjeshme të kredisë për investime. Në të njëjtën kohë, cilësia e portofolit të kredisë mbetet e lartë, me raportin e kredive me probleme që vijon të qëndrojë në nivele të ulëta, rreth 4.1%.

Trendi pozitiv i zhvillimeve në sektorin real dhe në tregjet financiare ofron një bazë solide për një rritje të shpejtë e të qëndrueshme të ekonomisë shqiptare në të ardhmen.

Përditësimi i parashikimeve konfirmon pritjet tona të mëparshme për një rritje të ekonomisë pranë potencialit në horizontin afatmesëm. Kjo rritje do të vijojë të mbështetet nga kërkesa e brendshme, e përkrahur nga një treg i qëndrueshëm pune, nga klima pozitive e besimit, si dhe nga kushtet akomoduese të financimit. Kërkesa e huaj pritet të kontribuojë pozitivisht, kryesisht përmes rritjes së turizmit, ndonëse zgjerimi i këtij të fundit pritet të vijojë me një ritëm më të moderuar.

Inflacioni parashikohet të kthehet gradualisht në objektiv, duke arritur nivelin 3% në fillim të vitit 2026. Kjo ecuri pritet të pasqyrojë normalizimin e inflacionit të importuar dhe presionet e qëndrueshme nga ekonomia e brendshme, në linjë me rritjen ekonomike pranë potencialit dhe pritjet e ankoruara për inflacionin.

Balanca e rreziqeve për inflacionin mbetet simetrike në afatin e mesëm. Në veçanti, tensioni gjeopolitik dhe vijimi apo intensifikimi i luftërave tregtare janë rreziqe të kahut të sipërm për inflacionin, ndërkohë që rënia e inflacionit në Eurozonë dhe një ecuri më e dobët e ekonomisë së saj në raport me pritjet përbëjnë rreziqe të kahut të poshtëm. Nga ana tjetër, qëndrueshmëria në nivele të ulëta e inflacionit të huaj dhe të atij jobazë, vijojnë të gjenerojnë nivele më të ulëta inflacioni në raport me pritjet tona dhe paraqesin rreziqe të kahut të poshtëm në afatin e shkurtër, tha guvernatori.

 

 

 

The post Ulet norma bazë e interesit nga 2.75% në 2.5% appeared first on Revista Monitor.

AKB: Bizneset po ikin jashtë Kosovës, vetëm për në Shqipëri u larguan 600 prej tyre

28 June 2025 at 14:42

 

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, ka shprehur shqetësim, siç thotë ai për trendin e vazhdueshëm të largimit të kapitalit dhe bizneseve të Kosovësdrejt tregjeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian.

 

Aleanca Kosovare e Bizneseve, është shprehur e shqetësuar lidhur me situatën ekonomike në vend duke thënë se bizneset e vendit po ikin jashtë Kosovës, dhe se ky trend, është i vazhdueshëm.

Nga AKB është thënë edhe se, vetëm për në Shqipëri janë larguar 600 biznese.

Sipas AKB investimet e drejtpërdrejta nga Kosova në Shqipëri për vitin 2024 arritën rreth 100 milionë euro – një rritje prej 32% krahasuar me vitin paraprak

‘‘Bizneset po investojnë jashtë – Kosova po humb brenda. Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shpreh shqetësimin e saj të thellë për trendin e vazhdueshëm të largimit të kapitalit dhe bizneseve kosovare drejt tregjeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian. Sipas disa të dhënave , në vitit 2024 në Shqipëri ikën rreth 600 ndërmarrje aktive me kapital nga Kosova. Investimet e drejtpërdrejta nga Kosova në Shqipëri për vitin 2024 arritën rreth 100 milionë euro – një rritje prej 32% krahasuar me vitin paraprak. Stoku total i investimeve kosovare atje ka arritur vlerën rreth 450 milionë eurove nga viti 2020’’, thuhet në postim.

Tutje, nga AKB shprehet edhe se trendi në fjalë nënkupton pasoja direkte të kushteve për zhvillim të brendshëm të vendit.

‘‘Ky trend nuk përfaqëson vetëm rritjen e interesit për tregje të reja, por është edhe pasojë direkte e kushteve të pafavorshme për zhvillim të brendshëm në Kosovë. Bizneset kosovare largohen për shkak të: mungesës së përkrahjes institucionale, pasigurisë ligjore dhe procedurale, mungesës së stimujve ekonomikë për kapitalin vendor me politika të shtrejta dhe diskriminuese, dhe konkurrencës jo të barabartë në tregun vendor’’, vijohet më tej.

Pos kësaj, AKB e ka vlerësuar këtë si alarm serioz për institucionet e Kosovës, dhe se njëjta, ka kërkuar hartim urgjent të një Pakti Ekonomik Kombëtar.

‘‘AKB thekson se ky është një alarm serioz për institucionet e Kosovës. Në vend të mbrojtjes së kapitalit dhe të ndërmarrjeve vendore, politikat aktuale po i detyrojnë ato të kërkojnë mbijetesë jashtë vendit. Në këtë drejtim, AKB: Kërkon hartimin urgjent të një Pakti Ekonomik Kombëtar, ku përfshihen institucionet publike, sektori privat dhe diaspora; Fton Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës të ndërmarrin reforma strukturore që mundësojnë ambient tërheqës për investime të brendshme; Paralajmëron për pasojat afatgjata ekonomike dhe sociale që vijnë nga shpërndarja e kapitalit dhe rënia e besimit në ekonominë vendore. Kapitali është gjaku i ekonomisë – dhe Kosova nuk mund të përparojë duke e humbur gjakun e saj afarist tha në fund kryetari I AKB-së z.Agim Shahini”.

The post AKB: Bizneset po ikin jashtë Kosovës, vetëm për në Shqipëri u larguan 600 prej tyre appeared first on Revista Monitor.

Deopozitat i kthehen rritjes në maj, në një vit janë shtuar 1,2 mld euro kursime në banka

27 June 2025 at 10:02

Kursimet në lekë i janë rikthyer rritjes së lehtë në maj, pas tkurrjes që shënuan për dy muaj radhazi. Edhe tendenca e depozitave në monedhën e përbashkët ishte në rritje.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur, stoku i kursimeve në lekë në fund të muajit maj ishte 645 miliardë lekë, me një rritje prej 0.73%, ose rreth 5 miliardë lekë më shumë në krahasim me muajin e mëparshëm, duke rikuperuar plotësisht rënien e muajit prill.

Në ecurinë e majit ka ndikuar rritja e depozitave të korporatave financiare, që janë zgjeruar me 1.6 miliardë lekë, ose 1.75% më shumë. Edhe kursimet e rezidentëve kanë vijuar tendencën rritëse.
Me bazë vjetore (maj 2025/maj 2024), depozitat në monedhën vendase janë rritur me 9.5%, ose gati 56 miliardë lekë më shumë.

Euro ka vijuar të jetë dhe në maj një monedhë e preferuar për të kursyer.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në monedhën e përbashkët arriti në 8.1 miliardë euro në fund të muajt prill, me një rritje prej 78 milionë eurosh, ose gati 1% më shumë se muaji i mëparshëm.
Rritja është ndikuar si nga korporatat private e publike, ashtu dhe individët.

Me bazë vjetore (maj 2025/maj 2024), depozitat në monedhën e përbashkët janë rritur me 8.2%, ose 618 milionë euro më shumë.

Banka e Shqipërisë e raporton totalin e kursimeve (lekë plus valutë) të konvertuara në lekë. Në fund të majit, stoku total i depozitave ishte 1.38 trilionë lekë, me një rritje me bazë vjetore prej 84 miliardë lekësh, ose 6.45% më shumë.

Stabilizimi i euros ka ulur ndikimin që rënia e kësaj të fundit dha në tkurrjen e kursimeve në valutë në momentin që ato raportohen në euro.

Të matura sipas monedhave përkatëse, në një vit depozitat në lekë janë rritur me 56 miliardë lekë (rreth 560 mln euro) dhe ato në euro me 618 milionë euro, me një total prej 1.17 miliardë euro që janë shtuar në sistem për një vit.

Burimi: BSH

The post Deopozitat i kthehen rritjes në maj, në një vit janë shtuar 1,2 mld euro kursime në banka appeared first on Revista Monitor.

Ekonomia po rritet, por punësimi ishte me rënie janar-mars 2025

25 June 2025 at 16:44

Shkalla e punësimit erdhi më rënie në tremujorin e parë 2025 në krahasim me të njëjtin periudhë të një viti më parë, për shkak të rënies së fortë të punësimit në sektorin e bujqësisë.

Sipas të dhënave të INSTAT shkalla e punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart ishte 58,3 %. Numri i të punësuarve për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i parë i vitit 2024 në tremujorin e parë 2025, është ulur me 0,8 %.

Në terma vjetorë, punësimi është ulur me 9,3 % në sektorin e bujqësisë, ndërsa është rritur me 0,1 % në sektorin e industrisë dhe me 6,4 % në sektorin e shërbimeve.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e parë 2025, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart është rritur me 0,3 %. Punësimi ulet me 2,7 % në sektorin e bujqësisë dhe me 0,8 % në sektorin e industrisë, ndërsa është rritur me 3,3 % në sektorin e shërbimeve.

Shkalla zyrtare e punësimit për popullsinë 15–64 vjeç është 69,5 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, kjo shkallë është rritur me 1,2 pikë përqindje, dhe në raport me tremujorin e katërt 2024, rritja është 1,1 pikë përqindje.

Shkalla zyrtare e papunësisë për popullsinë 15 vjeç e lart është 8,7 %. Ky tregues është ulur me 0,1 pikë përqindje si në tremujorin e parë të vitit 2024, ashtu edhe me tremujorin e mëparshëm. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15–64 vjeç, është 76,7 % në tremujorin e parë 2025.

Ky tregues është rritur me 1,2 pikë përqindje si në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2024, ashtu edhe me tremujorin e katërt 2024.

Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 70,9 %, ndërsa për burrat ky tregues është 82,8 %.

Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 12,0 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është rritur me 1,5 pikë përqindje, dhe për burrat me 0,9 pikë përqindje.

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 54,5 %.

Ky tregues është ulur me 0,5 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, ndërsa është rritur me 0,9 pikë përqindje, në krahasim me tremujorin e katërt 2024. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e parë 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 85,0 %.

Shkalla e punësimit për burrat e grup-moshës 15-64 vjeç është 75,8 %, ndërsa për gratë është 63,3 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e punësimit është rritur për burrat me 1,4 pikë përqindje dhe për gratë me 1,0 pikë përqindje.

Në tremujorin e parë të vitit 2025 shkalla e punësimit të të rinjve është 44,8 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, shkalla e punësimit të të rinjve është rritur me 0,9 pikë përqindje dhe në krahasim me tremujorin e katërt 2024 ështe rritur me 1,4 pikë përqindje. Për popullsinë 30- 64 vjeç, në tremujorin e parë 2025, shkalla e punësimit është 78,6 %.

Në tremujorin e parë të vitit 2025, shkalla zyrtare e papunësisë është 7,6 % për burrat dhe 9,8 % për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e papunësisë është rritur me 0,4 pikë përqindje për gratë, ndërsa është ulur me 0,6 pikë përqindje për burrat.

Shkalla e papunësisë për të rinjtë 15–29 vjeç është 17,9 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, ky tregues është ulur me 2,4 pikë përqindje, dhe në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2024 është ulur me 1,3 pikë përqindje.

Për grupmoshën 30–64 vjeç, shkalla e papunësisë është 7,5 %. Në terma vjetorë, ky tregues është rritur me 0,4 pikë përqindje, dhe krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024 është rritur me 0,3 pikë përqindje.

Popullsia ekonomikisht jo-aktive Në tremujorin e parë të vitit 2025, 17,2 % e popullsisë ekonomikisht joaktive në moshë pune (15–64 vjeç) është e angazhuar për të përmbushur detyrat shtëpiake, 12,3 % është në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 15,2 % është në paaftësi të përhershme për punë.

Gjithashtu, 2,5 % e popullsisë ekonomikisht joaktive në këtë grupmoshë deklaron se nuk po kërkon punë pasi beson se nuk ka punë të disponueshme, dhe për këtë arsye klasifikohet si të papunë të dekurajuar.

Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 72,7 % të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 1,1 % klasifikohen si të papunë të dekurajuar.

Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç, ky grup përbën 15,0 % të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grup-moshe.

 

Burim: INSTAT

 

Burim: INSTAT

 

Burim: INSTAT

 

Burim: INSTAT

The post Ekonomia po rritet, por punësimi ishte me rënie janar-mars 2025 appeared first on Revista Monitor.

Kosova futet në kolaps energjetik, nga nesër vetëm energji nga importi

20 June 2025 at 15:39

 Operatori për Furnizim me Energji, KESCO, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të kursejnë energjinë elektrike, për shkak se pritet që nga 21 qershori të ketë mungesë të theksuar të prodhimit vendor. Kjo është një situatë e paprecedentë, në 25 vitet e Kosovës së pasluftës.

 

Nga nesër, 21 qershor, e në ditët në vijim pritet që të nisë një mungesë e theksuar e prodhimit vendor të energjisë elektrike. KESCO ka paralajmëruar se në rastin më ekstrem, kjo do të nënkuptojë që e gjithë sasia e energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë do të duhet të mbulohet përmes importit.

Përmes një njoftimi, KESCO ka theksuar se është duke ndërmarrë të gjitha përpjekjet për të siguruar furnizimin e nevojshëm dhe për të garantuar qëndrueshmëri në sistem, pavarësisht sfidave të mëdha logjistike dhe kostos së lartë të energjisë në tregjet ndërkombëtare.

Marrë parasysh vështirësitë për import të një sasie kaq të madhe sa e parasheh KESCO, është bërë thirrje urgjente për kursim të rrymës.

“Megjithatë, importimi i një sasie kaq të madhe paraqet vështirësi të konsiderueshme si nga aspekti teknik, ashtu edhe ai financiar. Për të minimizuar ndikimin e kësaj situate, KESCO u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që të aplikojnë masa të menjëhershme të kursimit të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.

Kompania në fjalë ka bërë me dije se është duke u përpjekur e duhur për sigurimin e energjisë elektrike në treg.

“KESCO njofton se është informuar për një mungesë të theksuar të prodhimit vendor të energjisë elektrike që pritet të ndodhë nesër dhe në ditët në vijim. Në rastin më ekstrem, kjo do të nënkuptojë që e gjithë sasia e energjisë elektrike për konsumatorët në Kosovë do të duhet të mbulohet përmes importit. Pavarësisht sfidave të mëdha logjistike dhe kostos së lartë të energjisë në tregjet ndërkombëtare, KESCO është duke ndërmarrë të gjitha përpjekjet për të siguruar furnizimin e nevojshëm dhe për të garantuar qëndrueshmëri në sistem”, është thënë në njoftimin e KESCO-së.

Një ditë më parë, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), njoftoi se kishte dalë nga sistemi në mënyrë të paplanifikuar njësia A3 e Termocentralit Kosova A. Po ashtu, disa ditë më parë kishte pasur probleme në njësinë A5 të këtij termocentrali, ndërkaq njësia A4 është në remont që nga 16 maji i këtij viti.

Por, gjatë së premtes, KEK-u tha se ka arritur të fusë në funksion njësinë A3.

Aktualisht, jashtë funksionit janë dy blloqet tjera. A4 është në remont nga muaji maj, teksa A5 është ndalur si pasojë e humbjeve të ujit në kaldajë.

Për A5 nuk është dhënë ndonjë afat se kur do të kthehet në funksion.

Kosova nuk mund ta sigurojë energjinë e nevojshme për banorët e saj vetëm me prodhimin nga KEK-u.

Një nga arsyet është vjetërsia me dekada e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B, që funksionojnë me qymyr.

Përmes dy termocentraleve, Kosova ka kapacitet prodhimi prej rreth 800 megavat rrymë në orë, ndërkaq pjesa tjerë importohet.

Prodhim ka edhe përmes burimeve të ripërtërishme, por në sasi më të vogla.

Por, sa kushton rryma në bursat ndërkombëtare?

Për fat të mirë, çmimi i rrymës është në trend të rënies në bursat ndërkombëtare, tash e tri ditë.

Në bursën hungareze HUPX, ku blen Kosova, çmimi mesatar për një megavat-orë të energjisë elektrike gjatë ditës së sotme është 88 euro e 28 centë, teksa gjatë orëve të pikut, ku konsumi është në nivelin më të lartë, çmimi është 48 euro e 44 centë,

Dje, çmimi ka qenë 90 euro e 2 centë, përkatësisht 60 euro e 61 centë. Të mërkurën çmimi për një megavat në orë të energjisë ka qenë 95 euro e 15 centë, teksa në orët e pikut 64 euro e 11 centë.

Nesër çmimi për një megavat në orë parashihet të bie në 73 euro e 85 centë, teksa për orët e pikut në 27 euro e 51 centë.

 

The post Kosova futet në kolaps energjetik, nga nesër vetëm energji nga importi appeared first on Revista Monitor.

Shërbimet, rriten me 11.3% shitjet për pasuritë e paluajtshme, ia kalojnë turizmit

16 June 2025 at 15:47

Sektori i pasurive të paluajtshme ka pasur ecurinë më të mirë në aktivitetin e shërbimeve në tremujorin e parë të vitit, sipas të dhënave të INSTAT, që publikoi statistikat afatshkurtra për sektorin e shërbimeve.  Shitjet e këtij sektori u rritën me 11.3%, ndërsa në aktivitetin Hotele, indeksi shënoi rritje 5,7 %. Për agjencitë e udhëtimit, indeksi shënoi ulje 7,4 %. Në rritje ishte aktiviteti i bareve e restoranteve me 11.9% dhe transporti magazinimi e posta me 11.6%. sektori i hotelerisë kryesona në punësim, që u rrit me 8.6% në tremujorin e parë.

Rritje të fortë kanë shënuar dhe pagat, ku kryeson sektori i hotelerisë dhe pasurive të paluajtshme, me 26.2%, i ndjekur nga transporti me 14.9% dhe baret e restorantet me 12.4%.

INSTAT njoftoi se për herë të parë pesë aktivitete të reja ekonomike: programim dhe shpërndarje, pasuri të paluajtshme, aktivitete ligjore dhe kontabiliteti, sigurim dhe hetim, si dhe administrim zyrash dhe shërbime mbështetëse.

Shitjet

Indeksi i shitjeve neto në volum në tremujorin e parë 2025, krahasuar me tremujorin e parë 2024 paraqitet si më poshtë:

  • Në aktivitetin Tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, indeksi shënoi rritje 3,8 %;
  • Në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, indeksi shënoi rritje 11,6 %;
  • Në aktivitetin Hotele, indeksi shënoi rritje 5,7 %;
  • Në aktivitetin Bar-Restorante, indeksi shënoi rritje 11,9 %;
  • Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, indeksi shënoi ulje 2,1 %;
  • Në aktivitetin Pasuritë e paluajtshme, indeksi shënoi rritje 11,3 %;
  • Në aktivitetet Ligjore dhe të kontabilitetit, indeksi shënoi rritje 4,9 %;
  • Në aktivitetet Arkitekturë dhe Inxhinierike, indeksi shënoi rritje 1,0 %;
  • Në aktivitetin Agjenci udhëtimi, indeksi shënoi ulje 7,4 %;
  • Në aktivitetet e Sigurimit dhe hetimit, indeksi shënoi rritje 1,5 %;
  • Në aktivitetin Administrim zyrash,mbeshtetje administrative, indeksi shënoi rritje 14,3 %.

 

Rritet punësimi në hotele

Indeksi i punësimit në tremujorin e parë 2025, krahasuar me tremujorin e parë 2024 paraqitet si më poshtë:

  • Në aktivitetin Tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, indeksi shënoi rritje 3,4 %;
  • Në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, indeksi shënoi rritje 2,4 %;
  • Në aktivitetin Hotele, indeksi shënoi rritje 8,8 %;
  • Në aktivitetin Bar-Restorante, indeksi shënoi rritje 2,6 %;
  • Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, indeksi shënoi rritje 1,5 %;
  • Në aktivitetin Pasuritë e paluajtshme, indeksi shënoi rritje 6,6 %;
  • Në aktivitetet Ligjore dhe të kontabilitetit, indeksi shënoi rritje 1,9 %;
  • Në aktivitetet Arkitekturë dhe Inxhinierike, indeksi shënoi rritje 2,0 %;
  • Në aktivitetin Agjenci udhëtimi, indeksi shënoi rritje 3,9 %;
  • Në aktivitetet e Sigurimit dhe hetimit, indeksi shënoi ulje 1,3 %;
  • Në aktivitetin Administrim zyrash,mbeshtetje administrative, indeksi shënoi rritje 1,0 %.

 

Pagat rriten ndjeshëm në hoteleri e bare

Indeksi i pagave në tremujorin e parë 2025, krahasuar me tremujorin e parë 2024 paraqitet si më poshtë:

    • Në aktivitetin Tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, indeksi shënoi rritje 22,1 %;
    • Në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, indeksi shënoi rritje 14,9 %;
    • Në aktivitetin Hotele, indeksi shënoi rritje 26,2 %;
    • Në aktivitetin Bar-Restorante, indeksi shënoi rritje 12,4 %;
    • Në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, indeksi shënoi rritje 10,3 %;
    • Në aktivitetin Pasuritë e paluajtshme, indeksi shënoi rritje 26,2 %;
    • Në aktivitetet Ligjore dhe të kontabilitetit, indeksi shënoi rritje 10,6 %;
    • Në aktivitetet Arkitekturë dhe Inxhinierike, indeksi shënoi rritje 9,8 %;
    • Në aktivitetin Agjenci udhëtimi, indeksi shënoi rritje 13,8 %;
    • Në aktivitetet e Sigurimit dhe hetimit, indeksi shënoi rritje 2,5 %;
    • Në aktivitetin Administrim zyrash,mbeshtetje administrative, indeksi shënoi rritje 7,1 %.

https://monitor.al/industria-e-nis-2025-me-renie-11-ndertimi-ne-rritje/

Burim: INSTAT

 

Burim: INSTAT

The post Shërbimet, rriten me 11.3% shitjet për pasuritë e paluajtshme, ia kalojnë turizmit appeared first on Revista Monitor.

Industria e nis 2025 më rënie 11%, ndërtimi në rritje

16 June 2025 at 15:36

Sektori i prodhimit shënoi rënie të fortë për sektorin e industrisë dhe rritje të qëndrueshme për ndërtimin në tremujorin e parë 2025.  Treguesit e shitjeve në industri ranë me 10 për qind duke reflektuar dobësitë në eksporte të sektorin dhe falimentin  në këtë sektor.

 

Industria, shitjet rënie vjetore 11 % në 3-mujorin e parë

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 10,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 2,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 4,8 %. Fondi i pagave shënoi rritje 2,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Energji elektrike, shitjet rënie 2%

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 2,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa  indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 6,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 6,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 3,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Furnizimi me ujë dhe trajtimi i mbetjeve, rënie 1%

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 0,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 1,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, teksa Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 4,3 %.

 

Ndërtimi, shitjet dhe prodhimi rriten mbi 7%

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 7,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve në ndërtim shënoi rritje 3,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 16,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

https://monitor.al/sherbimet-rriten-me-11-3-shitjet-per-pasurite-e-paluajtshme-ia-kalojne-turizmit/

The post Industria e nis 2025 më rënie 11%, ndërtimi në rritje appeared first on Revista Monitor.

Popullsia zbret në 2.36 mln banorë, nga emigracioni dhe rënia e lindjeve

12 June 2025 at 18:38

Popullsia në vend ka vijuar të tkurret më tej pas matjeve të Censit 2024. INSTAT raportoi treguesin e ri të popullsisë.
Popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2025 rezulton 2.363.314 banorë, duke pësuar rënie me 1,2 %, krahasuar me 1 Janar 2024.

Rënia e popullsisë është rezultat i dy komponentëve kryesorë demografikë:

• Shtesës natyrore, që për vitin 2024 ishte pozitive me +1.208 lindje më shumë se vdekje;

• Migracionit neto, i cili mbeti negativ me -28.836 persona.

Raporti gjinor në lindje u rrit nga 106,8 në vitin 2023 në 107,8 në 2024.

Përllogaritjet e popullsisë më 1 Janar 2025 tregojnë se vetëm qarku i Tiranës shënoi rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë me 0,2%.

Uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Shkodër (-2,5 %) dhe Kukës (-2,3 %). Tirana, Fieri dhe Elbasani kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej.

Më 1 Janar 2025, Tirana zë rreth 32,2 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë qarku më i populluar i vendit, ndjekur nga Fieri dhe Elbasani me nga 9,9 % dhe 9,6 % përkatësisht.

 

The post Popullsia zbret në 2.36 mln banorë, nga emigracioni dhe rënia e lindjeve appeared first on Revista Monitor.

Eurozonës i shtohet një tjetër, Bullgaria nis me euron në 2026

4 June 2025 at 17:52

Pas disa vitesh pritje dhe sfida me inflacionin, Bullgaria ka marrë dritën jeshile nga Banka Qendrore Europiane (BQE) për t’u bërë anëtarja e 21-të e eurozonës, duke nisur nga 1 janari 2026. Vendimi përfundimtar pritet të merret nga ministrat e Financave të BE-së në korrik.

“Ky vlerësim pozitiv i konvergjencës hap rrugën që Bullgaria të prezantojë euron më 1 janar 2026 dhe të bëhet shteti i 21-të anëtar i BE-së që i bashkohet zonës euro,” tha në një deklaratë kryeekonomisti i BQE-së, Philip Lane.

Vendimi përfundimtar i takon ministrave të Financave të Bashkimit Evropian, të cilët pritet ta miratojnë këtë hap në fillim të korrikut.

Pas përfundimit të procesit politik, përfaqësuesit e bankës qendrore bullgare do të ftohen të marrin pjesë si vëzhgues në strukturat e BQE-së, përfshirë Këshillin Drejtues që përcakton normat e interesit, deri në anëtarësimin zyrtar.

Bullgaria ka vite që përpiqet t’i bashkohet monedhës së përbashkët, por data e anëtarësimit është shtyrë disa herë, kryesisht për shkak të mosplotësimit të disa kritereve të rëndësishme, veçanërisht atij të inflacionit.

Këtë herë, vendi arriti të plotësojë kriterin për inflacionin, me një normë 12-mujore prej 2.7% në prill, pak më poshtë se vlera e referencës prej 2.8%.

Megjithatë, inflacioni pritet të përshpejtohet në vitin 2025, me një mesatare vjetore prej 3.6%, por Komisioni Europian parashikon që ai të rikthehet nën 2% në vitin 2026.

The post Eurozonës i shtohet një tjetër, Bullgaria nis me euron në 2026 appeared first on Revista Monitor.

Investimi 10 mln euro në startup-in e Mira Muratit shkon në Kuvend, Malaj: Përfitimet afatgjata

3 June 2025 at 15:43

Ministri i Financave,  Petrit Malaj, prezantoi sot në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat aktin normativ për ndryshimet në buxhetin 2025, i cili siguron alokimin e një fondi prej 1 miliard lekësh (10 mln euro) pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Fondi i është akorduar Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit  në cilësinë e aksionerit të vetëm të Korporatës së Investimeve Shqiptare, për financimin e pjesëmarrjes së qeverisë shqiptare në startup-in “Machine Thinking Lab”.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Malaj theksoi se një investim i tillë duhet parë edhe nga pikëpamja e përfitimeve më afatgjata, qofshin ato ekonomike, por edhe të një historie suksesi që vjen nga një sipërmarrëse shqiptare me kontribut të rëndësishëm botëror në fushën e inteligjencës artificiale.

Nga ana tjetër, Ministri vuri në dukje faktin se akti normativ ruan të paprekur deficitin buxhetor, i cili pas ndryshimeve të mësipërme në të ardhura dhe shpenzime, vazhdon të qëndrojë në nivelin rreth 68 miliardë lekë, sikundër është miratuar edhe në buxhetin fillestar 202.

Efekti financiar, që u mbulua nga rritja në të njëjtën masë (pra, 1 miliard lekë) e të ardhurave jotatimore në zërin “Të ardhura nga tjetërsimi i pasurive të konfiskuara”, kjo, si rezultat i derdhjes në buxhetin e shtetit të të ardhurave të mbledhura nga ana e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK/MB), në zbatim të legjislacionit në fuqi për këtë qëllim.

Malaj tha se, realizimi me urgjencë i këtij Akti Normativ erdhi edhe nga fakti se projekti duhej të financohej në një kohë sa më të shpejtë, me qëllim që të fillonte zbatimin dhe të siguroheshin përfitimet e nevojshme.

“Të ndodhur në kushtet e një afati të ngushtë kohor në dispozicion, por edhe për shkak të rëndësisë strategjike të kësaj pjesëmarrjeje, të argumentuar teknikisht nga MEKI/KISH sh.a përmes shkresave të tyre respektive, Ministria e Financave përgatiti rishikimin e ligjit të Buxhetit për vitin 2025, me qëllim akomodimin e vlerës së përcaktuar, pjesë e programit “Mbështetje për Inovacionin dhe Teknologjinë, tha ministri i Financave.

Thinking Machines Lab, start up-i i inteligjencës artificiale u themelua nga Mira Murati, ish-Drejtoreshë Teknologjike e OpenAI (organizata që krijoi ChatGPT) dhe ka në përbërje një ekip prej rreth 30 studiuesish dhe inxhinierësh nga OpenAI, Meta, Mistral dhe Character.AI, (përfshirë ish-drejtorin kryesor të kërkimit të OpenAI, Bob McGrew, dhe studiuesin kryesor për shumë nga modelet kryesore të inteligjencës artificiale të OpenAI, Alec Radford). Kompania mbështetet gjithashtu nga emra të mëdhenj si Andreessen Horoëitz (A16z) – një nga fondet më të mëdha në Silicon Valley dhe Sequoia Capital, një investitor lider në teknologji, por edhe investitorë të tjerë individualë.

Thinking Machines Lab po mbledh fonde nga investitorë të ndryshëm, me një objektiv prej 2 miliardë dollarësh. Deri tani, janë siguruar 1.7 miliardë dhe pritet që kjo kompani të ketë një vlerë prej 10 miliardë dollarësh e në të ardhmen në një shifër që mund të tejkalojë edhe 50 miliardë dollarë.

Nga ana tjetër, përfshirja e qeverisë shqiptare në këtë fazë të hershme ofron potencial të konsiderueshëm fitimi, veçanërisht nëse Thinking Machines Lab realizon një dalje të suksesshme në bursat ndërkombëtare (IPO apo blerje).

The post Investimi 10 mln euro në startup-in e Mira Muratit shkon në Kuvend, Malaj: Përfitimet afatgjata appeared first on Revista Monitor.

Sa ju kushtojnë fluturimet direkte në Estoni dhe Lituani

3 June 2025 at 14:05

Linja ajrore kombëtare e Letonisë, airBaltic, ka nisur sot dy destinacione të reja direkte nga Tirana, duke lidhur kryeqytetin shqiptar me Tallinin (Estoni) dhe Vilniusin (Lituani).

Këto fluturime të reja plotësojnë rrjetin e linjës në rajon, duke iu shtuar lidhjes ekzistuese me Rigën (Letoni), e cila nisi në sezonin veror të vitit të kaluar. Me këtë zhvillim, airBaltic njoftoi se forcon pozicionin e saj si një nga opsionet kryesore për lidhjet direkte të Shqipërisë me rajonin e Balltikut.

Të dhënat e publikuara për çmimet e biletave vajtje-ardhje gjatë muajve qershor–shtator tregojnë një tendencë interesante të pozicionimit të linjës në treg.
Nga të tre destinacionet, Vilnius rezulton të ketë çmimet më të ulëta përgjatë gjithë periudhës.

Në qershor, një udhëtim vajtje-ardhje për në Vilnius kushton nga 225 € deri në 325 €, ndërsa në korrik dhe gusht çmimet luhaten mes 193 € dhe 346 €.
Shtatori është muaji më ekonomik, me tarifa që nisin nga vetëm 149 €, duke e bërë Vilniusin një alternativë tërheqëse për udhëtarët që kërkojnë destinacione më pak të shtrenjta pas sezonit turistik.

Riga, si destinacioni i parë i hapur nga kompania në Shqipëri, paraqitet më e kushtueshme në muajin e parë të fluturimeve. Në qershor, çmimet e vajtje-ardhjes arrijnë deri në 821 €, ndërsa më e lira është 238 €. Megjithatë, në korrik vërehet një ulje domethënëse, me tarifa që shkojnë nga 234 € në 424 €.
Gushti rezulton muaji më i leverdishëm për këtë destinacion, me çmime që variojnë nga 134 € deri në 404 €, përpara se të ngjiten sërish në shtator në intervalin 155 € – 776 €.

Kjo tendencë sugjeron një përpjekje të kompanisë për të rritur konkurrueshmërinë gjatë sezonit të lartë turistik.

Ndërkohë, Tallin si destinacion i sapohapur shfaq çmime fillestare më të larta. Në qershor, një udhëtim vajtje-ardhje kushton nga 278 € deri në 652 €, por në korrik çmimet bien ndjeshëm në intervalin 222 € – 358 €.

Gushti ruan një nivel të ngjashëm, me tarifa nga 285 € në 364 €, ndërsa për shtatorin ende nuk ka të dhëna të plota, çka mund të lidhet me programimin e vonuar të fluturimeve për atë periudhë.

Përveç fluturimeve direkte, airBaltic ofron edhe alternativa me ndalesë (tranzit) drejt këtyre tre qyteteve, por koha e pritjes varion ndjeshëm, nga 5 deri në 17 orë, në varësi të datës dhe orarit të udhëtimit.

Kompania është në pronësi shumicë të shtetit Letonez, me 97.97% të aksioneve në zotërim të qeverisë, ndërsa 2.03% zotërohet nga investitorë privatë. Zgjerimi i shtrirjes së saj në Shqipëri tregon ambicien e airBaltic për të krijuar një prani të qëndrueshme në tregun e Europës Juglindore dhe për të ndërtuar lidhje më të forta mes rajonit të Baltikut dhe Ballkanit Perëndimor. A.T

 

 

The post Sa ju kushtojnë fluturimet direkte në Estoni dhe Lituani appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria drejt një “pushtimi” turistik: Deri në 30 milionë vizitorë të huaj deri në vitin 2030

2 June 2025 at 15:55

Pritet që numri i vizitorëve të huaj në vend të trefishohet gjatë viteve në vijim, shkruan media britanike The Express.

Një vend europian mund të përballet së shpejti me një fluks të papërballueshëm turistësh që mbërrijnë në brigjet e tij.

Shqipëria ka përjetuar një bum të vërtetë turistik vitet e fundit, me hapje të shumta hotelesh dhe plazhet e saj me rërë që janë shndërruar në destinacione të preferuara të influencerëve në rrjetet sociale.

Në vitin 2015, mbi tre milionë turistë vizituan Shqipërinë. Ky numër u rrit në katër milionë në 2017 dhe në gjashtë milionë në 2019. Pas pandemisë, shifrat kanë shpërthyer, me rreth 10 milionë vizitorë të regjistruar në vitin 2023 – një rritje prej 56% krahasuar me periudhën para pandemisë.

Kjo e ka kthyer Shqipërinë në destinacionin me rritjen më të shpejtë turistike në Europë, ndërsa qeveria parashikon deri në 30 milionë vizitorë të huaj deri në vitin 2030.

Për krahasim, kjo shifër do të tejkalonte numrin e turistëve që aktualisht vizitojnë Portugalinë apo Kroacinë.

Në nivel global, Shqipëria renditet e treta për rritjen më të shpejtë të turizmit, pas Katarit dhe Porto Rikos.

Katari ka shënuar një rritje prej 89% të vizitorëve në periudhën 2019–2023, ndërsa Porto Riko 58%, pak më shumë se Shqipëria.

Mes investitorëve të huaj që po hyjnë në tregun turistik shqiptar janë Jared Kushner dhe bashkëshortja e tij Ivanka Trump, të cilët së fundmi kanë marrë dritën jeshile për ndërtimin e një hoteli luksoz me vlerë 1.4 miliardë dollarë në ishullin e Sazanit.

Megjithatë, nuk mungojnë shqetësimet. Uesli Didani nga portali lokal Saranda Web tha për The Telegraph se disa aspekte të bumit turistik po ecin me ritme më të shpejta se sa mund të përballohen.

Ai theksoi: “Disa projekte ndërtimi janë realizuar pa planifikim të mirëfilltë. Në zona bregdetare si Saranda, ka pasur raste të dëmtimit të mjedisit, për shkak të hedhjes së mbetjeve të ndërtimit në det.”

Uesli Didani shtoi se banorët vendas po mbeten gjithnjë e më shumë jashtë tregut të pronave, një tendencë e ngjashme me atë që është parë në destinacione turistike si Majorka, për shkak të ndikimit të vizitorëve të huaj.

“Turizmi masiv ka rritur ndjeshëm çmimet në zonat bregdetare, duke e bërë të papërballueshme qiranë dhe shërbimet për banorët,” u shpreh ai.

Shqipëria ka qenë prej kohësh një thesar i fshehur për turistët në Europë, duke ofruar atraksione unike si Syri i Kaltër – një burim malor natyror me bukuri mahnitëse, teleferikun Dajti Ekspres që i çon vizitorët në majë të malit, si dhe Parkun Kombëtar të Butrintit, një pasuri arkeologjike me shtresa historike që shtrihen nga periudha helenistike deri në atë bizantine.

Megjithatë, plazhet me rërë dhe resortet bregdetare të Shqipërisë, së bashku me temperaturat e larta gjatë verës, e bëjnë vendin një destinacion gjithnjë e më tërheqës për turistët ndërkombëtarë.

The post Shqipëria drejt një “pushtimi” turistik: Deri në 30 milionë vizitorë të huaj deri në vitin 2030 appeared first on Revista Monitor.

Bie me 13% sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në kryeqytet në janar-mars

30 May 2025 at 19:40

Pasi arriti rekord në vitin 2024, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi ka shënuar rënie në tremujorin e parë të vitit.

Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në kryeqytet në periudhën janar-mars u dhanë 72 leje ndërtimi, me një sipërfaqe prej rreth 201 mijë metra katror.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipërfaqja ka rënë me 13.3%. Së bashku me tremujorin e parë 2023, këto janë nivelet më të ulëta që janë dhënë që nga viti 2018.

Në 2024-n, sipërfaqja e lejeve të ndërtimi arriti një nivel rekord prej mbi 1.9 milionë metra katror. Kjo është sipërfaqja më e lartë e dhënë ndonjëherë për ndërtim për kryeqytetin, të paktën që nga viti 2005, kur INSTAT raporton të dhënat për Tiranën.

Në krahasim me vitin e mëparshëm, sipërfaqja e dhënë për ndërtimn në 2024-n u rrit me rreth 36%, ndërkohë që është dhe rreth 7% më e lartë se në 2022, kur shënohej rekordi i deritanishëm me 1.8 milionë metra katror.

Tirana pritet të ketë një bum tjetër ndërtimesh, sipërfaqja e lejeve arrin rekord 1.9 mln m² në 2024

Më pak leje në rang vendi

Sipas njoftimit të INSTAT, Në tremujorin e parë të vitit 2025, janë miratuar 258 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, duke shënuar një ulje prej 17,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur u miratuan 311 leje.

Sipërfaqja totale e parashikuar për ndërtimet në këtë tremujor, është 335.137 m², duke shënuar një ulje prej 6,3 %, në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2024 (357.585 m²).

Vlera e përafërt e projekteve të miratuara (që përfshin si ndërtesat ashtu edhe punimet inxhinierike) arriti në
20,1 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 47,6 %, krahasuar me një vit më parë (13,6 miliardë lekë).

Ndërtimet për banim përbëjnë pjesën më të madhe të lejeve të reja, me 188 leje dhe sipërfaqe ndërtimi 215.418 m².
• Ndërtesat jo-rezidente (si hotele, ndërtesa tregtare dhe industriale) zënë pjesën tjetër me 70 leje dhe 119.719 m² sipërfaqe.
• Qarku i Tiranës mban peshën kryesore me 72 leje ndërtimi të reja dhe 201.237 m², ndonëse me rënie nga një vit më parë.
• Rritje domethënëse e vlerës së projekteve ndërtimore u regjistrua në qarqet Durrës, Vlorë dhe Fier.

Burim: INSTAT

Burim: INSTAT

The post Bie me 13% sipërfaqja e lejeve të ndërtimit në kryeqytet në janar-mars appeared first on Revista Monitor.

Gjobat deri në 20 mln euro në ligjin për të dhënat personale ngrenë pikëpyetje tek biznesi

8 May 2025 at 12:29

Penalitetet deri në 20 milionë euro që parashikohen në kuadrin ligjor për të dhënat personale hyrë në fuqi në fillim të këtij viti duket se kanë shqetësuar komunitetin e biznesit.

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale pranoi këtë të enjte në një takim organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë se pika e penaliteteve është ndoshta ajo që ka krijuar më shume panik, nisur edhe nga pyetjet që janë marrë nga bizneset në këtë fazë kur po diskutohet metodologjia.

Në fjalën e tij Kryekomisioneri Besnik Dervishi tha se si ligji ashtu edhe aktet nënligjore janë pjesë e një procesi të gjerë konsultimesh që kanë përfshirë edhe biznesin dhe se në thelb është parandalimi i shkeljeve të lidhura me të dhënat personale. Z.Dervishi tha se ky është ligji i parë në vend që përafrohet plotësisht në masën 100 për qind me Bashkimin Europian dhe kjo përbën edhe sfidën e kryesore që lidhet me zbatimin.

“Duhet të ndryshojmë qasjen ndaj mbrojtjes së të dhënave personale, një praktikë për të krijuar besim mes biznesit dhe qytetarit” tha z.Dervishi duke shtuar se zyra që ai drejton do të krijojë module të posaçme trajnimi të lidhura me një zbatim sa më të mirë të ligjit.

Në fjalën e mbajtur para anëtarëve të AmCham, Komisioneri Dervishi theksoi se ligji i ri 124/2024, sjell një sërë risish thelbësore në mbrojtjen e të dhënave personale, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë mbi bizneset si kontrollues dhe përpunues, pasi ata duhet të sigurojnë transparencë të plotë për mënyrën sesi i përpunojnë dhe administrojnë këto të dhëna.

“Ligji i ri i siguron mbrojtje më të mirë për subjektet e mbrojtjes së të dhënave dhe gjithashtu përcakton më qartë të drejtat dhe detyrimet e çdo kontrolluesi dhe përpunuesi. Ligji zgjeron të drejtat e individëve mbi të dhënat e tyre, duke përfshirë: Të drejtën për akses dhe përmirësim të të dhënave; të drejtën për të mos iu nënshtruar vendimeve automatike; si edhe të drejtën për t’u harruar, që detyron bizneset dhe platformat online të fshijnë të dhëna që nuk janë më të nevojshme për qëllimin për të cilin janë mbledhur,” theksoi Komisioneri Dervishi.

Ai nënvizoi se bizneset duhet të marrin masa më të forta për të mbrojtur të dhënat personale kundër humbjes, aksesit të paautorizuar ose keqpërdorimit. Gjithashtu ligji kërkon nga bizneset të caktojnë një Nënpunës për Mbrojtjen e të Dhënave (DPO), i cili do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen e përputhshmërisë me ligjin dhe për t’u siguruar që masat e duhura janë zbatuar.

“Përveç detyrimeve ligjore, është thelbësore që të gjithë ne të ndryshojmë qasjen ndaj mbrojtjes së të dhënave personale. Kjo nuk është vetëm një kërkesë ligjore, por një praktikë e domosdoshme për të ndërtuar besimin mes bizneseve dhe qytetarëve. Të dhënat personale janë një aset i çmuar dhe mbrojtja e tyre duhet të jetë një prioritet për çdo organizatë,” nënvizoi më tej në fjalën e tij z. Dervishi.

Drejtorja e Kabinetit në zyrën e Komisionerit Besa Velaj i dha përgjigje disa prej pyetjeve të lidhura me Metodologjinë e Përllogaritjes së Masave të Sanksioneve Administrative nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Ajo sqaroi se pavarësisht kërkesës së biznesit për një katalog të shkeljeve potenciale kjo është e pamundur të bëhet pasi natyra dhe dinamika e shkeljeve ndryshon shumë dhe ato do të vlerësohen rast pas rasti.

Edhe mënyra sesi përllogaritet penaliteti mban parasysh sipas saj një sërë elementësh qe lidhet me klasifikimin ku bën pjesë biznesi, serioziteti, xhiro. Po kështu përveç kësaj. Elementë të tjerë që ndikojnë janë natyra e shkeljes, kohëzgjatja e saj, rëndësia e shkeljes.

Dhimitër Shuli Anëtar i Komitetit Dixhital në Dhomën Amerikane të Tregtisë sqaroi detyrimet dhe sfidat që sjell ligji i ri për bizneset i cili provon një qasje më të kujdesshme ndaj përpunimit të të dhënave personale.

Ai nënvizoi disa hapa që mund të ndërmarrë biznesi lidhur me një qasje më efektive drejt përputhshmërisë duke e lidhur me listën e të dhënave, pse duhet ky informacion, siguria e tyre, transparenca dhe garantimi i të drejtave të individëve për mbrojtjen e të dhënave si dhe të dihet të menaxhohet rasti i cenimit të të dhënave duke lajmëruar edhe Komisionerin brenda 72 orësh.

https://monitor.al/te-dhenat-personale-diskutohet-metodologjia-per-gjobat-mund-te-arrijne-deri-ne-20-mln-euro/

https://monitor.al/si-do-te-llogariten-sanksionet-per-shkeljen-e-te-dhenave-personale/

The post Gjobat deri në 20 mln euro në ligjin për të dhënat personale ngrenë pikëpyetje tek biznesi appeared first on Revista Monitor.

S’ka prodhim vendas, rriten çmimet në prill, inflacioni arrin në nivelin më të lartë në 14 muaj

8 May 2025 at 11:56

Çmimet në muajin prill kanë shënuar një rritje përtej tendencës sezonale, teksa zakonisht në këtë periudhë fillojnë e ulen për shkak të daljes së prodhimeve vendase.

Këtë vit, ecuria negative e sektorit të bujqësisë dhe çuarja e një pjesë të prodhimit kanë bërë që inflacioni të arrijë në 2.3% në prill, që është niveli më i lartë në 15 muaj, që nga marsi i vitit 2024, i ndikuar kryesisht nga çmimet e ushqimeve. Gjithsesi, ai vijon të mbetet poshtë objektivit të shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3%.

Banka e Shqipërisë ndërkohë në mbledhjen e fundit vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë në 2.75%, që është instrumenti i Bankës për të kontrolluar inflacionin, ndërsa guvernatori paralajmëroi se ekonomia ka shfaqur tendenca ngadalësimi në tre muajt e parë të vitit.

BSH mban normën bazë në 2.75%, Sejko: Rritja ekonomike është ngadalësuar lehtë në tremujorin I

Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Prill 2025, arriti 119,8 kundrejt muajit Dhjetor 2020. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2025 është 2,3 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2025, krahasuar me Mars 2025 është 0,1 %.

Rritja nga ushqimet

Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,29 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,24 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” ndikuan me +0,22 pikë përqindje, “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,19 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,14 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,10 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,04 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,03 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,02 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Transporti” me -0,16 pikë përqindje.

 

Burim: INSTAT

 

The post S’ka prodhim vendas, rriten çmimet në prill, inflacioni arrin në nivelin më të lartë në 14 muaj appeared first on Revista Monitor.

❌
❌