Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 July 2025Main stream

Fjalimi fyes kundër UÇK-së/ Igor Popoviç dërgohet në paraburgim, Serbia kërkon lirimin e tij

By: Ela
19 July 2025 at 16:58

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se ka njoftuar Brukselin për ndalimin e zëvendësdrejtorit të kësaj zyreje Igor Popoviq, nga autoritetet e Kosovës një ditë më parë, duke kërkuar “lirimin e menjëhershëm” të tij. Policia e Kosovës ka njoftuar se Popoviq është dërguar në mbajtje prej 48-orësh dhe i njëjti dyshohet për veprën […]

The post Fjalimi fyes kundër UÇK-së/ Igor Popoviç dërgohet në paraburgim, Serbia kërkon lirimin e tij appeared first on BoldNews.al.

Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit

By: Ela
19 July 2025 at 16:45

Është viti 2025 dhe zona të tëra në kryeqendrën e vendit, në Tiranë, furnizohen me ujë përmes autobotëve. Kjo pasi prej më shumë se një jave, në rubinetët e banorëve nuk rrjedh asnjë pikë ujë… Banorët thonë se janë kthyer në mesjetë edhe për nevojat më bazike. “Shkojmë andej nga gardhet për të mbaruar punë, […]

The post Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit appeared first on BoldNews.al.

Media britanike: Shqiptari që nuk mund të deportohet tall Ministrinë e Brendshme me makinë 80.000£

By: Ela
19 July 2025 at 16:24

Një hajdut i dënuar shqiptar që nuk mund të deportohet e ngacmoi Ministrinë e Brendshme me një targë të personalizuar në Mercedesin e tij prej 80,000 £. Dorian Puka, 28 vjeç, i cili është burgosur dhe deportuar dy herë nga Mbretëria e Bashkuar për vjedhje me thyerje, filmoi veten duke hequr mbulesën e targës së […]

The post Media britanike: Shqiptari që nuk mund të deportohet tall Ministrinë e Brendshme me makinë 80.000£ appeared first on BoldNews.al.

Të shtënat me armë në koncertin e tij në Palasë, reagon Yll Limani

By: Ela
19 July 2025 at 16:07

Momente paniku dhe kaosi janë regjistruar mbrëmjen e djeshme (18 korrik) në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku po këndonte Yll Limani. Sipas dëshmive të të pranishmëve, ngjarja ka nisur pas një sherri mes dy grupeve brenda lokalit, i cili ka degjeneruar në përplasje fizike. Dyshohet se gjatë konfliktit është përdorur edhe armë zjarri, […]

The post Të shtënat me armë në koncertin e tij në Palasë, reagon Yll Limani appeared first on BoldNews.al.

4 vatra zjarri vijojnë ende aktive, dëme të mëdha në pyje dhe ullishte

By: Ela
19 July 2025 at 15:50

Situata me zjarret mbetet ende problematike në vendin tonë. 20 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë 4 prej tyre vijojnë të jenë ende aktive. 52 hektarë me shkurre dhe bimësi, si dhe rreth 90 rrënjë ullinj janë djegur si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë vendin tonë në 24 orët e […]

The post 4 vatra zjarri vijojnë ende aktive, dëme të mëdha në pyje dhe ullishte appeared first on BoldNews.al.

Plagosi 2 persona për llogari të mafias turke, kapet në Athinë “killeri” shqiptar me pagesë/ EMRI

By: Ela
19 July 2025 at 15:42

Policia greke ka zbardhur atentatin ndaj një shtetasi turk ndodhur në 13 korrik në Athinë. Në prangat e policisë ka rënë një 22-vjeçar shqiptar nga Vau i Dejës, i identifikuar si Alesio Biba, i cili kishte funksionuar nën urdhrat e një tjetër turku të arrestuar për 6 vrasje. Si ndodhi ngjarja Ngjarja ndodhi në 13 […]

The post Plagosi 2 persona për llogari të mafias turke, kapet në Athinë “killeri” shqiptar me pagesë/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

PL: Sistemi i drejtësisë, instrument politik për ndëshkimin e opozitës

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu u shpreh sot se “sistemi i drejtësisë në Shqipëri është i kapur dhe përdoret si instrument politik për ndëshkimin e opozitës dhe mbrojtjen e pushtetit”.

“Drejtësia me regji në Shqipëri dokumentohet qartë në raportin e prezantuar në Kongresin e SHBA për përdorimin e 270 mln euro te USAID nga Soros për të kapur drejtësinë dhe burgosur opozitën”, u shpreh Haxhiu në një deklaratë për mediet.

Sipas saj, “sot kjo nuk është më vetëm një denoncim i opozitës”.

“Kjo është një e vërtetë e dokumentuar dhe e artikuluar qartazi në Kongresin Amerikan, ku u ekspozua para botës ajo që shqiptarët e ndiejnë çdo ditë: drejtësia në Shqipëri ka rënë peng i një regjie politike të sponsorizuar nga fondet ndërkombëtare, por e kontrolluar nga një dorë e vetme: Edi Rama”, shtoi ajo.

Haxhiu theksoi se “me dhjetëra milionë dollarë nga USAID dhe fondacione të afërta me Soros-in u përdorën për të ndërtuar një sistem drejtësie që nuk lufton korrupsionin, por mbron korrupsionin në pushtet”.

“Partia e Lirisë qëndron krah qytetarëve dhe çdo individi që dhunohet nga ky sistem i kalbur. Dhe kjo përballje nuk është vetëm për Ilir Metën, është për çdo shqiptar që kërkon një vend me dinjitet, liri dhe të drejtë. Koha e drejtësisë me regji po shkon drejt fundit”, tha ajo.

/m.m/

The post PL: Sistemi i drejtësisë, instrument politik për ndëshkimin e opozitës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Lini, vendbanimi palafit më i hershëm i zbuluar ndonjëherë në Europë

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Një nga zbulimet më të jashtëzakonshme arkeologjike po ndodh në brigjet e liqenit të Ohrit, në fshatin piktoresk të Linit në Pogradec.

Kryeministri Edi Rama ndau sot fotot e prof. Adrian Anastasit nga Lini, ndërsa bëri të ditur se Lini konsiderohet vendbanimi palafit më i hershëm i zbuluar ndonjëherë në Europë.

“Sipas arkeologëve nga Universiteti i Bernës dhe Instituti Shqiptar i Arkeologjisë, jeta në këtë vend daton nga 8000 deri në 4000 vjet p.e.s., duke e bërë Linin vendbanimin palafit më të hershëm të zbuluar ndonjëherë në Europë”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se gërmimet në zonën e Buqezës kanë nxjerrë në dritë struktura të hershme prej druri nën ujë dhe gjurmë të një komuniteti që përdorte me zgjuarsi burimet natyrore nga bujqësia dhe blegtoria, te peshkimi dhe gjuetia.

Kryeministri citoi prof. Albert Hafner nga Universiteti i Bernës, i cili u shpreh: “Ky projekt, i cili u miratua në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale dhe që falë bashkëpunimit me IKTK, sot e kemi të shpallur zonë arkeologjike nënujore
“Lini është të paktën 500 vjet më i vjetër se çdo vendbanim i këtij lloji i zbuluar më parë në Itali apo Spanjë”.

Rama tha se kjo është një tjetër arsye për të qenë krenarë për thesaret që mbart toka shqiptare.

/m.m/

The post Rama: Lini, vendbanimi palafit më i hershëm i zbuluar ndonjëherë në Europë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bizneset në Shkodër lirojnë hapësirat publike, Beci: Të hënën strukturat e bashkisë në terren

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Lirimi i hapësirave publike po vijon në të gjitha bashkitë e vendit.

Në Shkodër bizneset po vijojnë edhe sot çmontimin e strukturave nga hapësirat publike vullnetarisht.

Ndërsa ndau fotot nga lirimi i hapësirave publike, kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci bëri të ditur se të hënën, punonjësit e Bashkisë Shkodër do të jenë në terren.

“Punonjësit e bashkisë do të zbatojnë vendimin ndaj të gjithë atyre që nuk i janë përgjigjur thirrjes për lirimin vullnetar të këtyre hapësirave, të cilat po u kthehen qytetarëve”, theksoi Beci.

Ndërkohë që policia Bashkiake Shkodër, ka njoftuar të gjitha bizneset për lirimin vullnetar të këtyre hapësirave, në të kundërt do të veprohet sipas ligjit deri në lirimin e plotë të tyre.

Ndërhyrjet në Shkodër janë pjesë e aksionit të gjerë për lirimin e hapësirave publike në mbrojtje të komuniteteve.

/m.m/

The post Bizneset në Shkodër lirojnë hapësirat publike, Beci: Të hënën strukturat e bashkisë në terren appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Plani i ri për hapësirat publike, Rama: 75% këmbësorët, 25% njësia e shërbimit

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Lirimi i hapësirave në qytete dhe plazhet publike në të gjithë vendin, si edhe i hapësirave të përbashkëta mes pallateve pritet të sjellë më shumë hapësira në shërbim të qytetarëve, si edhe një bashkëjetesë brenda standardeve për të gjithë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna për lirimin e hapësirave publike në Tiranë.

Kryeministri bëri të ditur se sipas planit të punës vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara.

Ndërkohë, Rama theksoi se “puna nuk do të ndalet më as në kryeqytet, as në qytetet e tjera ku ka marrë kot ky fenomen dhe as në bregdet e në zonat e mbrojtura jo e jo”.

Kryeministri informoi se “ndërkohë po punohet me projektet e Rilindjes Urbane 2.0 për të cilën janë angazhuar shumë arkitektë të huaj e vendas”.
Ndërsa për vendosjen e tavolinave jashtë, Rama bëri të ditur se “së shpejti do t’u jepet të gjithëve plani i ri, me formulën bazë 75% të hapësirës këmbësorët 25% njësia e shërbimit”.
“Dhe nuk do të lejohet asnjë lloj strukture e ndërtuar në trotuare, përveçse në rastet e hapësirave të bollshme e vetëm atje ku ka një projekt të mirëfilltë urbanistik”, shtoi Rama.
Pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin, edhe në Tiranë po hiqen tavolinat, karriget apo tendat nga trotuaret, të cilat cenonin sigurinë e qytetarëve dhe këmbësorëve.
Lirimi i hapësirave publike shihet si një hap i domosdoshëm për rritjen e shërbimit, funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.
Gjatë gjithë muajit korrik lirimi i hapësirave publike do të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror.

/a.f/

 

The post Plani i ri për hapësirat publike, Rama: 75% këmbësorët, 25% njësia e shërbimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Misionet e kërkim-shpëtimit, ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey asiston FA

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey-t ishin në Shqipëri këtë javë duke punuar me Forcat Ajrore për të mirëmbajtur avionët dhe për t’u përgatitur për misione kërkimi dhe shpëtimi.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se ata po përdorin të njëjtin helikopter Black Hawk që shpëtoi jetë gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit pas Uraganit Sandy në vitin 2012, dhe po punojnë me të njëjtin ekip mirëmbajtjeje.

“Aftësia për të përballuar goditje si katastrofat natyrore është një pjesë e rëndësishme e qëndrueshmërisë së Aleatëve, pararojë e mbrojtjes së NATO-s”, thuhet në njoftimin për shtyp të ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

/m.m//a.f/

The post Misionet e kërkim-shpëtimit, ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey asiston FA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro-Kordić: Zgjerim i bashkëpunimit në shërbim të flukseve turistike

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot një takim me ministren e Turizmit të Malit të Zi, Simonida Kordić.

Kumbaro theksoi se në fokus të takimit ishte zgjerimi edhe më tej i bashkëpunimit mes dy vendeve tona në shërbim të flukseve turistike.

“Vizitorët nga Mali i Zi janë ndër grupet më të mëdha dhe më të qëndrueshme gjatë gjithë vitit, teksa dakordësuam evente të përbashkëta B2B mes turoperatorëve të dy vendeve, për ta zgjeruar edhe më tej ofertën turistike”, u shpreh Kumbaro.

1 nga 4

/m.m//a.f/

The post Kumbaro-Kordić: Zgjerim i bashkëpunimit në shërbim të flukseve turistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vangjeli: KOKSH në krizë të thellë legjitimiteti

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli u shpreh sot se “sistemi sportiv shqiptar është vendosur përballë një tjetër rasti alarmant abuzimi dhe ndërhyrjeje politike”.

“Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), i cili duhet të ishte një strukturë autonome dhe e depolitizuar, po përballet me një krizë të thellë legjitimiteti dhe integriteti. Drejtuesi aktual i KOKSH, Fidel Ylli, vazhdon të mbajë detyrën pavarësisht vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, e cila është rrëzuar në mënyrë të paprecedentë nga Gjykata e Apelit në Shqipëri”, tha Vangjeli.

Sipas saj, ky është “një vendim që ngre shqetësime të thella për integritetin e sistemit gjyqësor dhe për respektimin e standardeve ndërkombëtare në sport”.

“Së fundmi, edhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka pezulluar të gjitha marrëdhëniet juridike me KOKSH duke thelluar më tej krizën institucionale”, shtoi najo.

Vangjeli theksoi se “në një akt që përforcon kontrollin politik mbi sportin, Parlamenti miratoi me nxitim ndryshime në ligjin ‘Për Sportin’, të propozuara nga vetë kreu aktual i KOKSH”.

“Ky ndryshim i jep Komitetit një rol të ri dhe të diskutueshëm në organizimin e aktiviteteve jashtë orarit mësimor, duke cenuar kompetencat e federatave dhe duke vënë në pikëpyetje transparencën e përdorimit të fondeve publike”, shtoi ajo.

/m.m//a.f/

The post Vangjeli: KOKSH në krizë të thellë legjitimiteti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria dhe Austria, bashkëpunim në fushën e drejtësisë

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), Bernd Brünner dhe ekipin e tij.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i konsoliduar mes Shqipërisë dhe Austrisë në fushën e drejtësisë, i cili ka sjellë rezultate të prekshme në procesin e vettingut, ofrimin e ndihmës juridike dhe promovimin e zgjidhjeve alternative të mosmarrëveshjeve përmes ndërmjetësimit.

Palët ndanë vizionin për hapa të rinj dhe përcaktuan prioritetet e përbashkëta që do të forcojnë më tej shtetin e së drejtës dhe do të garantojnë një akses më të gjerë të qytetarëve në drejtësi.

1 nga 2

/m.m//a.f/

The post Shqipëria dhe Austria, bashkëpunim në fushën e drejtësisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prishja e ndërtimeve pa leje, Beci: Pastrohet në kohë rekord qendra e Thethit

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Pas aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, në një kohë rekord është pastruar edhe territori nga mbetjet inerte i qendrës së Thethit.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ndau sot foto nga fusha në qendër të Thethit, e cila pas një pastrimi të plotë në kohë rekord është mbjellë sërish me bar për t’i rikthyer pamjen e saj natyrore.

Ndërkohë, Beci informoi se puna vijon nga forcat e ushtrisë dhe Bashkia Shkodër edhe për pastrimin e zonave të tjera përreth.

Në Theth po vijon me mbështetjen e forcave të xhenjos pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin ngritur mbi 100 ngrehina pa leje, nga ato me mure, tek ato me konstruksion metalik e me dru, në shkelje të ligjit për zonat e mbrojtura.

/m.m//a.f/

The post Prishja e ndërtimeve pa leje, Beci: Pastrohet në kohë rekord qendra e Thethit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro: Qeparoi, kryevepër e arkitekturës fshehur mbi shkëmbinjtë pranë brigjeve të Jonit

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Qendra historike e fshatit Qeparo, ndodhet në bregdetin e Himarës dhe është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.

Ajo pasqyron një harmoni të rrallë mes arkitekturës dhe peizazhit natyror. E vendosur mbi kodra me pamje mahnitëse, ajo ruan kujtimet e një jete të thjeshtë mesdhetare dhe trashëgiminë e pasur kulturore të zonës.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela dhe Kumabro ndau sot pamje nga Qeparoi i Vjetër, të cilin e cilësoi një kryevepër të arkitekturës fshehur mbi shkëmbinjtë e ullinjtë shekullorë, skalitur pranë brigjeve të Jonit.

Qendra historike e fshatit Qeparo ruan një shtrirje urbane dhe ansambël karakteristik banesash të shekujve XVIII-XIX, të cilat pasqyrojnë mënyrën tradicionale të ndërtimit në zonat bregdetare.

Një karakteristikë e qendrës historike të Qeparoit është rrjeti rrugor me kalldrëm. Rrugicat pasqyrojnë mënyrën e organizimit shoqëror dhe ekonomik të qytetit.

Qeparoi është nga fshatrat më të vjetër të bregdetit shqiptar dhe ofron dëshmi të jetës dhe kulturës së banorëve vendas, ndër shekuj. Qendra historike e këtij fshati përfshin disa monumente kulture të shpallura, mes tyre banesa tradicionale dhe objekte fetare.

/m.m//a.f/

 

The post Kumbaro: Qeparoi, kryevepër e arkitekturës fshehur mbi shkëmbinjtë pranë brigjeve të Jonit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Përshtypje frymëzuese të vizitorëve të huaj nga bregdeti i Durrësit

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Qyteti bregdetar i Durrësit po pret një numër të shtuar turistësh të huaj gjatë kësaj vere, të cilët po shijojnë përtej bregdetit edhe sitet kulturore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale përshtypjet frymëzuese të disa vizitorëve të huaj nga bregdeti i Durrësit.

“Ne jemi nga Palm Springs në Kaliforni. Historia e këtij qyteti na duket mahnitëse. Durrësi ka relike të mrekullueshme nga e shkuara. Është një qytet shumë interesant për t’u vizituar”, u shpreh një çift amerikan.

“Jemi nga Bazilikata. Kemi qenë këtu të paktën 3-4 herë. Karakteristika si deti, vendi, shëtitjet dhe gjithashtu njerëzit mikpritës na ka bërë që të sjellim edhe dy njerëz të tjerë dhe të rikthehemi me të tjerë”, shtuan dy turistë të tjerë.

“Hera jonë e parë që vijmë këtu. Kemi ardhur dje kështu që nuk kemi vizituar shumë megjithatë ka shkuar mirë. Njerëzit janë përpjekur të na kuptojnë dhe ndihmojnë. Është shumë bukur dhe ka shumë gjëra për të parë”, thanë disa turiste të huaja.

Durrësi konsiderohet një nga qytetet më të mëdha bregdetare në vend, duke pasur një fluks të lartë të turistëve.

Me një vijë bregdetare të gjatë, Durrësi ofron gjithçka nga sitet kulturore te pushimet familjare, rëra kurative e deri tek aventurat dhe sportet ujore.

/m.m//a.f/

The post Rama: Përshtypje frymëzuese të vizitorëve të huaj nga bregdeti i Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 18 July 2025Main stream

“AI Albania 2030”, Rama: Hartojmë draftprogramin me përfaqësues të sektorit

TIRANË, 18 korrik/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama ftoi sot përfaqësuesit e sektorit të teknologjisë dhe inovacionit që të hartojnë draftprogramin “AI Albania 2030”, se ku do të jetë Shqipëria me inteligjencën artificiale në vitin 2030.

Duke folur mbi konkluzionet pas takimit maratonë në Berat me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe startup-eve, Rama tha se të gjithë ata që janë në  këtë sektor dhe duan të japin kontributin e tyre mund të ofrojnë draftprogramin e “AI Albania 2030”.

“Mund të na e prezantojnë, ta diskutojmë dhe miratojmë dhe ta çojmë në parlament, duke e shndërruar në program pune të qeverisë në bashkëpunim me ju”, tha Rama, ndërsa informoi edhe mbi mbajtjen e një Kuvendi të përbashkët të paktën një herë në katër muaj për të gjitha problematikat dhe risitë e sektorit.

“Ministrin e Shtetit për Inteligjencën artificiale do ta zgjedhim me pjesëmarrjen tuaj nëse do të arrini të krijoni model të IA që të zgjedhë ministrin. Ky do jetë hapi i parë drejt momentit historik kur Shqipëria do jetë e para që të ketë qeverinë të tërën me ministra e kryeministër me inteligjencë artificiale. Aty do kalojmë në nivel tjetër, do punojë IA dhe gjithë ne të tjerët do bëjmë muhabet për politikën pa pasur mundësi të marrim asnjë vendim”, iu drejtua Rama të pranishmëve.

Ndërkohë, Kryeministri bëri të ditur se “ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin si dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit do të angazhohen për të hartuar marrëveshjen kuadër mes qeverisë dhe sektorit të teknologjisë dhe inovacionit”.

Kryeministri shtoi se “duhet të hapim një kapitull të ri duke siguruar akses në gjithë strukturat e qeverisë për të pasur të mundur që të keni bazën e nevojshme të të gjitha të dhënave”.

“Kjo për të ndërtuar proceset që pastaj do të sjellin modele të inteligjencës artificiale që do të na shërbejnë ne për t’i shërbyer publikut dhe ju për punën tuaj, si dhe për promovimin e produkteve tona”, shtoi ai.

Rama vlerësoi veçanërisht përpjekjet që po bën ky sektor për të përfituar nga afrimi dhe anëtarësimi në BE.

“Organizata e krijuar brenda sektorit me një numër të konsiderueshëm anëtarësh po bën një punë domethënëse për të marrë gjithë ekspertizën e duhur që të marrë përfitime nga fondet e BE-së, duke paraqitur projekte të besueshme”, tha Rama.

Sipas tij, “ky është një shembull fantastik për të gjithë sektorin privat”.

Po ashtu, kryeministri theksoi se në muajin shtator në Tiranë do arrijmë t’i japim botës së arkitekturës bashkëkohore një inovacion që vjen nga një start up shqiptarësh dhe që do të ndryshojë shumë mënyrën se si funksionon gjithë sektori dhe studiot e arkitekturës botërisht.

“Me shumë gëzim dhe shumë përgjegjësi do të angazhohem personalisht dhe me strukturat përkatëse për të parë nëse mund të ndërtojmë në Shqipëri me këtë teknologji të re të propozuar nga start up-i në fjalë muzeun e parë tërësisht me inteligjencë artificiale”, tha Rama.

/j.p/r.e/

The post “AI Albania 2030”, Rama: Hartojmë draftprogramin me përfaqësues të sektorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit


TIRANË, 18 korrik/ATSH/ Dyfishimi i hapësirave publike në plazhet e Durrësit ka shtuar përgjegjësitë e institucioneve vendore për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga aksioni për lirimin e plazheve publike në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

“Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit, duke u ofruar qytetarëve dhe turistëve më shumë akses përgjatë pushimeve verore”, u shpreh kryeministri krahas videos.

Prej datës 15 qershor ka nisur operacioni “Plazhe të Pastra”, përmes të cilit Agjencia Kombëtare e Bregdetit mbështet 8 bashki bregdetare në pastrimin e plazheve, përfshi edhe Durrësin.

Nisur nga fakti se Durrësi ka një vijë bregdetare mjaft të gjatë këtë vit plazhet publike janë konceptuar të ndërprera me ato private, me qëllim që pushuesit të kenë mundësi t’i aksesojnë në segmente të ndryshme.

Po ashtu Bashkia ka pajisur të gjitha këto hapësira me sinjalistikën e duhur në terren.

/m.m/j.p/

The post Rama: Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elton Ilirjani nuk përmbahet: Më joshin burrat shqiptarë, kanë atë shikimin që ‘do të shqyej’…

By: Ela
18 July 2025 at 15:29

Biznesmeni i njohur, Elton Ilirjani, ka dhënë një intervistë për “Pushime On Top” me Lei Kraja. Moderatorja i ka bërë disa pyetje ‘pikante’ modelit, i cili si gjithmonë ka qenë shumë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë me përgjigjet e tij. Pjesë nga intervista: Ti ke folur shumë për meshkujt shqiptarë, si të duken këtë verë? […]

The post Elton Ilirjani nuk përmbahet: Më joshin burrat shqiptarë, kanë atë shikimin që ‘do të shqyej’… appeared first on BoldNews.al.

❌
❌