Real Madridit i dështon transferimi i një lojtari – mbanë sekret testet mjekësore
Abdellah Ouazane kishte arritur tashmë një marrëveshje për t’u transferuar te Real Madridi si lojtar i lirë, por gjithçka ndryshoi pas një zhvillimi të papritur.
Real Madridi ishte i bindur për cilësitë e yllit të ri holandez. Ouazane kishte shkëlqyer sezonin e kaluar duke shënuar 29 gola dhe dhënë 10 asistime, edhe pse luante si mesfushor “box to box”.
Një vëzhgues i talenteve në Madrid e kishte cilësuar atë si “një talent gjenerate”, dhe klubi kishte plane ta integronte shpejt në ekipin e parë.
Mesfushori 16-vjeçar, i konsideruar si një nga xhevahirët më premtues të futbollit holandez, fluturoi mbi 3,000 kilometra për të përfunduar transferimin te gjigantët spanjollë. Ai pritej të nënshkruante një kontratë pesëvjeçare, por më parë iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore.
Këtu gjithçka mori një kthesë të papritur: Ouazane dështoi në testet mjekësore, dhe Real Madridi vendosi të tërhiqet nga marrëveshja tashmë e arritur.
CONFIRMED: Abdellah Ouazane will NOT play for Real Madrid. The deal has DEFINITIVELY collapsed.
There’s secrecy about why he failed his medical tests. @diarioas pic.twitter.com/MuzrnYkst8
— Madrid Xtra (@MadridXtra) July 18, 2025
Detajet e sakta të problemeve shëndetësore nuk janë bërë publike. Si klubi spanjoll, ashtu edhe kampi i Ouazane-s, kanë zgjedhur të mbajnë sekret maksimal, duke e konsideruar këtë si një mënyrë për të mbrojtur privatësinë e lojtarit dhe karrierën e tij të ardhshme.
Për momentin, ëndrra e Ouazane-s për të veshur fanellën e Real Madridit është ndërprerë papritur. Megjithatë, mbetet shpresa që kjo të mos jetë fundi i rrugëtimit për të. /Telegrafi/
The post Real Madridit i dështon transferimi i një lojtari – mbanë sekret testet mjekësore appeared first on Telegrafi.