Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 July 2025Main stream

Shira të rrëmbyeshëm në Korenë e Jugut, 4 viktima dhe mijëra të zhvendosur

By: Re Nato
19 July 2025 at 18:11

Autoritetet në Korenë e Jugut thanë se gati 3,000 persona ende nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që kanë goditur vendin për të katërtën ditë me radhë.

Si pasojë e motit të keq katër persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Shirat do të vazhdojnë deri të hënën në disa zona, sipas agjencisë meteorologjike të Koresë së Jugut, e cila ka paralajmëruar për rrezikun e rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve.

Deri në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm, sipas orës lokale, 2,816 persona ende nuk mund të ktheheshin në shtëpitë e tyre, sipas Ministrisë së Brendshme.

Në total, më shumë se 7,000 persona ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre në ditët e mëparshme.

Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 32-vjeçari në Shëngjin

By: Re Nato
19 July 2025 at 17:47

Një 32-vjeçar ka humbur jetën, pasi si pasojë e kontraktit me rrymën elektrike, ka rënë nga lartësia e një skele.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Shëngjin të Lezhës. Mësohet se 32-vjeçari ka qenë duke montuar skelat e një koncerti.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

By: Re Nato
19 July 2025 at 17:43

Friedrich Merz, kancelari i Gjermanisë, shpreh dyshimet e tij se Ukraina do të mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian brenda dhjetë viteve të ardhshme.

Ai thekson se në këtë moment, prioriteti kryesor dhe më urgjent është përfundimi i luftës në shkallë të gjerë që po përjeton Ukraina, e cila ka shkaktuar një krizë humanitare dhe shkatërrim masiv të infrastrukturës.

Merz shpjegon se vetëm pas mbarimit të konfliktit dhe fillimit të procesit të rindërtimit të vendit, Ukraina do të ketë mundësinë reale të përmbushë kushtet e nevojshme për anëtarësimin në BE. Ky proces i rindërtimit pritet të jetë i gjatë dhe i vështirë, por në fund të tij, sipas kancelarit gjerman, Ukraina do të jetë në një pozicion shumë më të mirë për t’u integruar në familjen evropiane.

Gjithashtu, Merz nënvizon se sa kohë që Ukraina vazhdon të jetë në gjendje lufte dhe nën sulm ushtarak, një proces i tillë është i pamundur.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian kërkon stabilitet politik dhe siguri, dy elementë që aktualisht mungojnë për shkak të konfliktit. Prandaj, për të ardhmen e Ukrainës në BE, paqja dhe stabiliteti janë parakushtet kryesore.

Kancelari thekson se Evropa duhet të mbështesë Ukrainën në këto momente të vështira, duke i ofruar ndihmë humanitare dhe ekonomike për rindërtimin, por njëkohësisht duhet të jetë realiste në pritshmëritë për integrimin e menjëhershëm të vendit në BE.

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 28 viktima

By: Re Nato
19 July 2025 at 17:18

Njëzet e tetë persona kanë vdekur pasi një anije turistike u përmbyy në Vietnam për shkak të motit të keq, sipas raportimeve lokale.

Të paktën 14 persona thuhet se janë të zhdukur pas incidentit në Gjirin Halong, një destinacion i njohur turistik në veri të vendit, thonë raportet, shkruan BBC.

Shumica e pasagjerëve thuhet se ishin vietnamezë që kishin ardhur nga Hanoi.

Shiu i rrëmbyeshëm ka penguar kërkimin për të mbijetuar, thonë ekipet e shpëtimit./abcnews.al

Trump: Së shpejti do të lirohen edhe 10 pengje të tjera nga Gaza

By: Re Nato
19 July 2025 at 16:44

“Edhe dhjetë pengje do të lirohen së shpejti nga Gaza”. Kështu është shprehur presidenti amerikan, Donald Trump, pa dhënë detaje shtesë.

Trump e bëri këtë deklaratë gjatë një darke me ligjvënës në Shtëpinë e Bardhë, duke lavdëruar përpjekjet e të dërguarit të tij të posaçëm, Steve Witkoff.

Negociatorët izraelitë dhe ata të Hamasit po marrin pjesë në raundin më të fundit të bisedimeve për armëpushim që po zhvillohen në Doha që nga 6 korriku, ku po diskutohet një propozim për një armëpushim 60-ditor, i mbështetur nga SHBA.

“E kemi kthyer shumicën e pengjeve. Së shpejti do të kemi edhe dhjetë të tjerë dhe shpresojmë që gjithçka të përfundojë shpejt,” tha Trump.

Trump prej javësh ka parashikuar se një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve është e pashmangshme, por deri më tani një marrëveshje konkrete ka rezultuar e paarritshme./abcnews.al

Zjarri në Dukat, vatra ende aktive/ Shkrumbohet nga flakët një sipërfaqe e konsiderueshme

By: Re Nato
19 July 2025 at 16:23

Vijon lufta me flakët e zjarrit në malin e Dukatit. Forcat e zjarrëfikseve të Vlorës ndodhen prej orëve të para të ditës në malin e Dukatit, ku terreni i vështirë por dhe malor e bën të pamundur ndërhyrjen e automjeteve.

Zjarrëfiksit janë duke punuar me lopata apo dhe me degë peme për të izoluar flakët dhe shuar.

Nje sipërfaqe e kondiderueshme është shkrumbuar nga zjarri, i cili i ndihmuar dhe nga era po përparon duke u ngjitur në pjesën e majës së malit të fshatit Dukat.

Edhe pse parku kombëtar i Llogorasë është larg, situata mbetet nën monitorim që zjarri të mos avancojë./abcnews.al

Rusia sulmon disa qytete ukrainase me qindra dronë dhe raketa

By: Re Nato
19 July 2025 at 16:10

Rusia ka sulmuar me dronë dhe raketa Odesën në Detin e Zi dhe qytete të tjera ukrainase, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur të tjerë, thanë zyrtarët e emergjencave.

Sulmi i 19 korrikut është dëshmia e fundit që zyrtarët rusë synojnë të vazhdojnë të sulmojnë popullatën civile të Ukrainës dhe të përparojnë në fushëbetejë, teksa përpjekjet për armëpushim kanë dështuar.

Zemërimi me sulmet e vazhdueshme të Rusisë ka nxitur ndryshim të politikës nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump. Më herët gjatë javës, Trump njoftoi se deri më 2 shtator është afati që presidenti rus, Vladimir Putin të pajtohet për ndaljen e luftimeve.

Që nga marrja e detyrës në janar, Trump e kishte bërë përfundimin e luftës pothuajse 41-mujore të Rusisë kundër Ukrainës prioritet. Por, pavarësisht gjashtë telefonatave mes Trumpit dhe Putinit, tri runde bisedimesh që përfshin zyrtarë amerikanë, rusë dhe ukrainas, dhe takime mes të dërguarve të SHBA-së dhe Kremlinit, Rusia ka vazhduar sulmet ndaj Ukrainës.

Yesterday — 18 July 2025Main stream

Inteligjenca amerikane e konfirmon: Presidenti iranian u plagos në një sulm izraelit

By: Re Nato
18 July 2025 at 14:40

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian u plagos gjatë një prej sulmeve izraelite ndaj Iranit muajin e kaluar.

Burimet thanë për CBS News se raportet e mediave shtetërore iraniane janë të sakta, dhe se Pezeshkian ishte i pranishëm në një takim të Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare kur ndodhi sulmi izraelit. Mediat shtetërore raportuan se ai mori lëndime në këmbë ndërsa po ikte përmes një daljeje sigurie.

Mbetet e paqartë nëse ai ishte synuar qëllimisht në këtë sulm.

Gjatë një interviste me Tucker Carlson më herët këtë muaj, Pezeshkian pretendoi se Izraeli kishte tentuar ta vriste duke bombarduar zonën ku po mbahej takimi.

Kur u pyet nëse besonte se Izraeli kishte tentuar ta vriste, Pezeshkian u përgjigj se “po, u përpoqën. Vepruan në përputhje me këtë, por nuk arritën”.

Irani u kërkon evropianëve të heqin dorë nga kërcënimet për rikthimin e sanksioneve

By: Re Nato
18 July 2025 at 14:27

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, u ka bërë thirrje fuqive evropiane t’i ndalin kërcënimet ndaj Teheranit, përfshirë paralajmërimet për rivendosjen e sanksioneve të OKB-së.

Diplomati kryesor i Teheranit shkroi të premten në X se u tha homologëve të vet nga Britania, Franca, Gjermania, si dhe shefes së politikës së jashtme të BE-së, gjatë një bisede të përbashkët telefonike se Evropa “duhet të veprojë me përgjegjësi” dhe të heqë dorë nga “politikat e shteruara kërcënuese dhe të trysnisë”.

Ai tha se BE-ja dhe grupi evropian i quajtur E3 nuk kanë “asnjë bazë morale apo ligjore” për të aktivizuar “rikthimin e menjëhershëm” të sanksioneve të OKB-së kundër Iranit.

Ditë më parë, ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, u tha ministrave të tjerë të BE-së se E3-ja është e gatshme t’i rivendosë sanksionet e OKB-së ndaj Iranit, nëse Teherani nuk shpreh “angazhim të fortë, të dukshëm dhe të qartë”.

“Të zhvillohemi drejt energjisë së rinovueshme”/ Balluku në Athinë: Përafrojmë legjislacionin me BE

By: Re Nato
18 July 2025 at 13:29

Nga Athina, ku mori pjesë në Traktatin e Komunitetit të Energjisë, Zv, kryeministrja Belinda Balluku tha se Shqipëria po punon për kuadrin ligjor që përafron sektorin e energjisë me atë të Bashkimit Europian, tanimë që jemi në prag të çeljes së grupkapitullit “Agjenda e Gjelbërt dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.

“Sot kur flitet për energjinë si një nga çështjet më të rëndësishme gjeopolitike, sot kur Europa është duke luftuar për të ruajtur kapacitetet e saj, sidomos për të krijuar kapacitete të tjera të energjisë së rinovueshme, padyshim Shqipëria ka shumë për të thënë, ka shumë për të bërë dhe për të ndihmuar edhe shtetet e tjera të cilat janë pjesë e Ballkanit Perëndimor.

Por mbi të gjitha, ne sot ndodhemi në tryezën e negociatave dhe në atë tryezë negociatash roli i Sekretariatit të Energjisë është jetësor. Është një rol i cili nuk mund të zëvendësohet dhe mbi të gjitha ne sot jemi duke bashkëpunuar për të ndryshuar edhe ato kuadre rregullatore të cilat do të na përafrojnë me ligjet e sektorit europian, por nga ana tjetër do të na ndihmojnë edhe për të përmbushur të gjitha ato kërkesa që ka agjenda e gjelbërt.”

Balluku tha se Traktati i Komunitetit të Energjisë është kthyer në një udhërrëfyes për Shqipërinë, teksa u ndal edhe tek lidhja nënujore me Italinë.

“Unë uroj shumë në këtë 20-vjetor që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të gjejnë rrugën e tyre sa më të lehtë drejt sigurimit të energjisë, nga ana tjetër sidomos përsa i përket pjesës së interkonjektivitetit që është një çështje e rëndësishme që diskutohet në tavolinat tona, por që nga ana tjetër duhet të bëjmë më shumë, ashtu siç Shqipëria tashmë është e lidhur me Maqedoninë e Veriut, me Greqinë dhe jemi duke punuar intensivisht për një lidhje nën ujore me Italinë.”

Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme  përfshijnë politikën e transportit që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë rrugore e hekurudhore, sektorin e energjisë dhe garantimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji, mbrojtjen e mjedisit dhe përballimin e ndryshimeve klimatike, përmes standardeve të larta të BE-së, rrjetet trans-evropiane dhe ndërlidhjen infrastrukturore të Shqipërisë me vendet e BE-së, si pjesë e rëndësishme e Korridoreve Evropiane./abcnews.al

USAID dhe VOA drejt mbylljes/ Plani i Trump për reduktimin e shpenzimeve merr miratimin final

By: Re Nato
18 July 2025 at 12:04

Dhoma e Përfaqësuesve  ne Shtete e Bashkuara te Amerikes e dominuar nga republikanët miratoi mengjesin e kesaj të së premtene planin e presidentit Donald Trump për të anuluar 9 miliardë dollarë në fonde për ndihmë ndërkombëtare dhe transmetime publike, duke i dhene miratimin final keshtu reduktimit te shpenzimeve qeveritare. Paketa prej 9 miliarde dollaresh preku punen e USAID , Agjencise Amerikane per Zhvillim nderkombetar ndersa tek mediat solli mbylljen perfundimtare te Zerit te Amerikes.

Ne seancen e votimit pati 216 persona qe votuan pro shkurtimit te shpenzimeve dbe 213 vota kunder. Ne mesin e votave kunder ishin edhe dy republikan , Brian Fitzpatrick nga Pennsylvania dhe Mike Turner nga Ohio . Vendimi i aministrates Trump  ishte miratuar pak ditë më parë edhe në Senat me 51 vota pro dhe 48 kunder.

Republikanet e pershkruan kete hap si nje hap drejt arsyeshmerise Fiskale, ndersa lideri i pakices Hakeem Jeffries, paralajmeroi se shkurtimi I ketij financimi do te kete ndikim negative tek siguria dhe roli nderkombetar I Shteteve te Bashkuara ne mbare boten, duke e kritikuar masen si goditje per informacionin emergjent qe shperdnahet ne zonat rurale.

Shkurtimet e financimit nga Administrata e Donald Trump perfshijne rreth 8 miliarde dollare per programe te ndihmes nderkombetare permes USAID dhe organizatave si OKB dhe OBSH si dhe 1,1 miliarde dollare per Korporaten e Transmetimeve Publike qe perfshin financimin per Zerin e Amerikes.

Pas votimit në Dhomën e Perfaqesuesve , projektligji u dërgua për nënshkrim tek Presidenti Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë .

Demokratët e konsideruan këtë “ditë të errët” për amerikanët që mbështeten te transmetimet publike në raste emergjencash natyrore. Kritika është shprehur se veprimi bie ndesh me procesin dypartiak të miratimit të buxhetit. Nga ana tjetër, republikanët pritet të hasin rezistencë në Senat për miratimin e financimit të ardhshëm, pasi nevojiten 60 vota për të vazhduar funksionimin e qeverisë pas shtatorit ./abcnews.al

Sulmet kibernetike të Iranit/ Kryeministri Rama: Përballemi çdo ditë me rrezikun kibernetik

By: Re Nato
18 July 2025 at 11:44

Kryeministri Edi Rama thotë se ndaj institucioneve shtetërore ka çdo ditë sulme kibernetike nga Irani.

Nga Berati, në një takim me përfaqësues të teknologjisë, Rama u shpreh se nuk mund të lejohen që të sulmohen banka apo spitale private.

“Ne jemi në luftë, kemi çdo ditë sulme sistematike. Ishte jashtë sistemit të mbrojtjes, ne nuk mund ta lejojmë këtë gjë. Nesër mund të sulmojnë një bankë, spital, mund të përbëjë problem të madh. Si të ndërtojmë një sistem, ku nga një anë t’i vendosim detyrim institucioneve, që të kenë një përqindje investimi në teknologji. Me sektorin privat, të shohim që investimi të jetë i zbritshëm nga taksat.”, theksoi Rama./abcnews.al

“Të pavarur në shërbimet digjitale”/ Rama: Progres në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike

By: Re Nato
18 July 2025 at 10:41

Kryeministri Edi Rama, nga Berati, në takim me përfaqësues të teknologjisë, deklaroi se sektori publik ka shënuar progres në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike, por diçka e tillë nuk ka ndodhur në sektorin privat.

Rama u shpreh se tashmë sektori publik, është i pavarur në shërbimet digjitale.

“Unë jam shumë krenar që kemi bërë progres. kemi Cloud tonë në shërbimet tona digjitale, jemi të pavarur. Por jam i vetëdijshëm sa boshllëqe kemi, sidomos në sektorin privat. Ndërkohë që po forcojmë mbrojtjen tonë në sektorin publik, sektori privat nuk po ecën me të njëjtin ritëm. Mund të kemi një ofertë për sektorin privat. Ajo që do ju kërkoja, është që të jeni totalisht të hapur. Ne ju kemi ftuar që të na flisni shumë hapur. Ju e keni edhe lirinë të thoni atë që doni, që mendoni, nuk keni varësi nga ne. Mendoj që ia vlen të kemi një Këshill, një forum, ku të mblidhemi 1 herë në vit, për të diskutuar mbi çështjen dhe mbi të rejat, qofshin për mirë, qofshin të keq”, theksoi ai./abcnews.al

VIDEO/ Tritoli në Tiranë, pamjet brenda lokalit. Dëmet që shkaktoi lënda plasëse

By: Re Nato
18 July 2025 at 10:25

ABC News ka siguruar pamje nga lokali në Rrugën e Durrësit, ku në orët e para të mëngjesit u vendos një sasi lëndë plasëse.

Nga pamjet shihet se janë shkaktuar dëme materiale, teksa është dëmtuar xhami i portës hyrëse në lokal.

Ndërkaq, pronari i lokalit, Arbër Sinani ka deklaruar në polici se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë vënë tritolin dhe shtoi se nuk ka konflikte me askënd.

Arbër Sinani për disa kohë ka jetuar në Gjermani, ku dyshohet se mund të ketë qenë i përfshirë në aktivitet ilegal me lëndë narkotike. Dyshohet se mund të ketë përplasje me persona të tjerë në lidhje me konfliktet për drogën.

Kamerat e sigurisë në lokal nuk janë të pajisura me DVR, çka e bën të vështirë punën e hetuesve për identifikimin e aktorëve të dyshuar.

Ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e bizneseve të tjera në zonë./abcnews.al

Plagosja në Sarandë, pas një sherri/ Zbardhet ngjarja, shpallen në kërkim 4 persona

By: Re Nato
18 July 2025 at 10:07

Zbardhjet ngjarja në Sarandë, ku dy persona u plagosën mbrëmjen e së enjtes.

Shpallen në kërkim 4 shtetas të përfshirë në këtë ngjarje, njëri prej të cilëve tentoi të vriste me armë zjarri dy shtetasit.

Mësoht se plagosja u bë pas një sherri mes tyre.

Ndërkaq, një prej të plagosurve u arrestua, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë.

Në vendngjarje u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 gëzhoja arme zjarri, një armë zjarri pistoletë tip “Beretta” dhe një krehër me 9 fishekë./abcnews.al

Tritoli në Tiranë, pronari i lokalit: Nuk kam dijeni se kush mund ta ketë bërë, s’kam konflikte

By: Re Nato
18 July 2025 at 09:28

Një lokali në Tiranë i është vendosur tritol. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit. Lënda plasëse ishte vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.

Burime pranë grupit hetimor sqaruan për gazetaren e ABC News, Bleona Sari se pronari i lokalit, Arbër Sinani, ka deklaruar në polici se nuk ka dijeni kush mund të jenë autorët që i kanë vendosur sasinë e tritolit në biznesin e tij, ai ka thënë se nuk ka konflikte.

Arbër Sinani për disa kohë ka jetuar në Gjermani, ku dyshohet se mund të ketë qenë i përfshirë në aktivitet ilegal me lëndë narkotike. Dyshohet se mund të ketë përplasje me persona të tjerë në lidhje me konfliktet për drogën.

Kamerat e sigurisë në lokal nuk janë të pajisura me DVR, çka e bën të vështirë punën e hetuesve për identifikimin e aktorëve të dyshuar.

Ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e bizneseve të tjera në zonë.

Lëvizte me armë zjarri, pranga 28-vjeçarit në Vaun e Dejës

By: Re Nato
18 July 2025 at 09:25

Vau i Dejës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brezi”.

Kapet në flagrancë me armë zjarri pistoletë, në fshatin Nënshat, vihet në pranga 28-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit me municion luftarak.

Në vijim të aksioneve policore me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në kuadër të operacionit “Brezi”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.

Për këtë rast u vu në pranga shtetasi E. P., 28 vjeç, banues në fshatin Nënshat.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Nënshat, duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që i posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të metejshme.

Tritol lokalit në Tiranë/ Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale

By: Re Nato
18 July 2025 at 08:37

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.Tri

❌
❌