Ka diell? Shfrytëzoje! Mjekët: Rrezet ndihmojnë trupin të prodhojë vitaminë D, por kujdes
Edhe pse Shqipëria është një vend me shumë diell, shumica e shqiptarëve vuajnë nga mungesa e vitaminës D. Në kulmin e verës dhe të pushimeve në plazh, mjekët këshillojnë që të mos shmangim rrezet e diellit, përkundrazi.
“Sa më i fortë dielli, aq më mirë për prodhimin e vitaminës D në organizëm,” – thotë mjeku endokrinolog Dashamir Gjergji. Sipas tij, ekspozimi në diell ndihmon trupin të përthithë këtë vitaminë jetike për imunitetin, shëndetin e kockave dhe parandalimin e sëmundjeve kronike.
Por ka një paralajmërim për ata me sëmundje kronike, ata duhet të kenë kujdes me ekspozimin.
Gjergji shton se kremrat mbrojtës dëmtojnë procesin e prodhimit natyral të vitaminës D. “Nxirja natyrale është mbrojtja më e mirë. Dhe zgjat më shumë,” thotë ai, duke theksuar se orët më të mira për t’u rrezitur janë ato të pasdites, deri në perëndim.
“Vitamina D është një ndër antioksidantët më të fuqishëm, na mbron nga shumë sëmundje, përfshirë edhe disa lloje kanceri,” përfundon mjeku.
The post Ka diell? Shfrytëzoje! Mjekët: Rrezet ndihmojnë trupin të prodhojë vitaminë D, por kujdes appeared first on iconstyle.al.