Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 July 2025Main stream

“Qeveria fut në shkollë bashkitë: Një tjetër hap drejt centralizimit”

17 July 2025 at 16:48



Këshilli i Ministrave miratoi dje krijimin e Akademisë së Pushtetit Vendor. Struktura do të ketë formën e një organizate jo fitim-prurëse që parashikon të trajnojë administratën e bashkive në të gjitha nivelet, duke nisur nga kryetarët e deri tek punonjësit.

Financimi për këtë akademi do të sigurohet nga kontributi i të gjitha bashkive përmes kuotave, ndërsa qeveria do të mbulojë gjysmën e kostove për tre vitet e para. Marrëveshja me bashkitë do të ndërmjetësohet nga Arbjan Mazniku, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, i cili së fundmi po etikohet edhe si “kryebashkiak” i Shqipërisë.

Agron Haxhimali, kreu i Shoqatës Shqiptare të Bashkive u shpreh sot publikisht se ky mekanizëm duket si një përpjekje për të spostuar rolin e shoqatave të pavarura e për t’i zëvendësuar ato me një organ të centralizuar të qeverisë.   

Kujtojmë se bashkitë e vendit së fundmi janë vënë në një shënjestër të një vale “shkarkimesh” nga Kryeministri Rama, veprim që ka ngritur shqetësime për ndarjen e pushtetit qendror nga ai vendor.

Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit të Studimeve Politike i tha Citizens se ky  është një rast që na tregon se sa e rrezikshme është kur pushteti i një partie politike dhe i një politikani kapërcen limitet ligjore që i ka dhënë Kushtetuta e Shqipërisë.

“Kryetarët e bashkive janë të ndërvarur nga vullneti politik dhe deri diku i janë nënshtruar këtij vullneti politik të Kryeministrit. Në rastin konkret do të duhet që ndonjë nga bashkitë t’i adresohet Gjykatës Kushtetuese dhe duhet të kishte raste konkrete nga Shoqatat e Bashkive dhe do të duhet të kishte veprim të Departamentit të Administratës Publike dhe të komisionerëve që mbrojnë nëpunësit publik, civil, të drejtat e njeriut dhe konceptet e shtetit ligjor në Shqipëri” – nënvizoi ai.

Parimisht kjo qendër do të ndihmojë të rris kapacitetet dhe performancën e stafit, në kuadër të integrimit në BE, por ekspertët shprehin dyshime mbi këtë. Krasniqi shpjegon për Citizens se kjo nisëm e qeverisë vjen në kuadrin e një fushate përgatitje të pushtetit vendor në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale në Shqipëri.

Krasniqi thekson se kemi një mbivendosje të strukturave, pasi aktualisht kemi shkollën shqiptare të administratës publike, shkollën e drejtorëve e kurse të ndryshme të detyruara për administratën.

“Bashkimi Evropian ka vite që ka investuar për koordinimin e çështjeve të integrimit për pushtetin vendor në Shqipëri, duke hapur zyra lokale dhe trajnime të vazhdueshme, ka projekte të mëdha ndërkombëtare, shumë më të mëdha në buxhet sesa projekti i ri” – shton Krasniqi.

Krasniqi sugjeron se do të ishte e udhës që qeveria të prezantonte një draft strategjie në Parlament, ku do të duhet të kishte debat mbi sfidat e qeverisjes vendore në 10 vitet e ardhshme.

“Qoftë historia e akademisë së barinjve dhe qoftë historia e akademia e administratës publike dhe pushtetit vendor, janë nisma që duhen marrë më rezervë, janë të përkohshme, nuk janë afatgjata, nuk mendoj që do jenë efektive, por mbushje e boshllëkut ditor të akteve politike” – përmbyll Krasniqi.

Shteti trajnon shtetin

Kjo nuk është akademia e vetme që ka lindur rishtazi në vend. Qeveria e Partisë Socialiste duket se vazhdimisht ka kontribuar në riaftësimin e kastës së saj politike, nuk dihet nëse kjo lidhet me faktin se një pjesë e konsiderueshme e figurave të saj identifikuese janë nën hetim, apo për teka të pajustifikueshme të liderit.

Nga 20 Qershori deri më Korrik u mbajt akademia politike ku u trajnuan deputetët e rinj të PS-së, të cilët fituan mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Kjo akademi ofroi pesë module, të cilat kishin të bënin me rolin e deputetit dhe etika e përfaqësimit, funksionimin e parlamentit, marrëdhëniet ndërinstitucionale dhe ndërkombëtare, komunikimi politik, si dhe “PS dhe vizioni 2030”. Ndërsa lektorë kanë qenë emra me kontribut politik në parti si Fatmir Xhafaj, Erjon Braçe dhe Niko Peleshi, Olta Xhaçka etj.

Sipas PS – së kjo formë edukimi intelektual do të ndikojë për krijimin e një brezi të ri deputetësh që do të kontribuojnë me përkushtim për vizionin për vitet në vijim, deri më 2030.

Një vit më parë, në Prill të 2024, u krijua Akademia Politike e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Aplikimet u hapën për të gjithë të rinjtë, për të mësuar më shumë mbi historinë, idetë dhe lëvizjet e partive progresiste. Shpesh të rinj të kësaj akademie kanë kontribuar në prodhimin e materialeve filmike për propagandën qeveritare, shpesh duke “zëvendësuar” edhe rolin e medias në funksion.Kjo akademia politike e cila fillimisht u përdor për të rinjtë, tashmë po përdoret për trajnimin e deputetëve të rinj, duke përdorur të njëjtat kanale online.

Në vitin 2021, ideja e Ministres së Bujqësisë Frida Krifca, për krijimin e një Akadmie për barinjtë e vendit. Pavarësisht reagimeve që ngjalli, qeveria i doli në mbrojtje kësaj ideje, por ajo nuk u materializua kurrë.

The post “Qeveria fut në shkollë bashkitë: Një tjetër hap drejt centralizimit” appeared first on Citizens.al.

Before yesterdayMain stream

Ministri Mazniku: 26097 punonjës do të trajnohen në 3 vjet në Akademinë e Pushtetit Vendor

By: redi
16 July 2025 at 21:02

Këtë të mërkurë, Këshilli i Ministrave vendosi sot autorizimin e ministrit përgjegjës për Çështjet Vendore për negocimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes me njësitë e vetëqeverisjes vendore për krijimin e personit juridik si subjekt i kompetencave të përbashkëta me vetëqeverisjen vendore për rritjen e kapaciteteve të qeverisjes vendore të Republikës së Shqipërisë. Ministri i Shtetit për Pushtetin…

Source

Mazniku: 26 097 punonjës do të trajnohen në 3 vjet në Akademinë e Pushtetit Vendor

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot autorizimin e ministrit përgjegjës për Çështjet Vendore për negocimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes me njësitë e vetëqeverisjes vendore për krijimin e personit juridik si subjekt i kompetencave të përbashkëta me vetëqeverisjen vendore për rritjen e kapaciteteve të qeverisjes vendore të Republikës së Shqipërisë.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u shpreh në një postim në rrjetet sociale sot se, me këtë vendim të Këshillit të Ministrave çelet rruga për krijimin e Akademisë së Pushtetit Vendor, ku për herë të parë Bashkitë e Shqipërisë do të mund të themelojnë një institucion të përbashkët që do të ofrojë trajnime të vazhdueshme për administratën vendore.

Mazniku theksoi se, 50% e kostos në 3 vitet e para për punën e Akademisë do të mbulohen nga qeverisja qendrore dhe Bashkitë do të përfitojnë trajnime, zhvillim profesional të qëndrueshëm dhe forcim të kapaciteteve të tyre profesionale për dhënien e shërbimeve cilësore e të standardeve europiane për qytetarët.

Në Akademinë e Pushtetit vendore pritet të trajnohen 26 097 punonjës në 3 vjet.

/gj.m//a.f/

The post Mazniku: 26 097 punonjës do të trajnohen në 3 vjet në Akademinë e Pushtetit Vendor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pasi “ia futi” Lalit, Mazniku emërohet nga Rama “kryebashkiak” i gjithë vendit

16 July 2025 at 20:06

Qeveria ka autorizuar ministrin e Pushtetit Lokal, Arbjan Mazniku për të negociuar dhe nënshkruar me bashkitë e vendit marrëveshjen sipas të cilës do të emërohen më pas drejtuesit e rinj të njësive administrative nëpër bashkitë e vendit, të dorëhequr masivisht pas ultimatumit të dhënë nga Kryeministri Edi Rama. Sipas autorizimit, Mazniku do të jetë në krye të […]

The post Pasi “ia futi” Lalit, Mazniku emërohet nga Rama “kryebashkiak” i gjithë vendit appeared first on BoldNews.al.

Ministri Mazniku dhe kryebashkiaku Llatja: Asistencë falas për e-Albania në çdo cep të bashkisë Elbasan

By: redi
16 July 2025 at 17:00

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi këtë të mërkurë një vizitë në sportelet e bashkisë Elbasan, ku ofrohet asistencë për përdorimin e portalit e-Albania. I shoqëruar nga kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, ministri Mazniku u njoh nga afër me funksionimin e këtyre zyrave dhe bashkëbisedoi me qytetarë dhe stafin. Llatja theksoi se bashkia Elbasan ka një rrjet prej 19…

Source

Rama: Nga e hëna, do të konfiskohet çdo shishe qumështi apo bulmet pa faturë

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensbilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gjë, sepse duke filluar nga java e ardhshme do të konfiskohet çdo lloj shisheje qumështi apo bulmeti pa faturë.

Rama tha se është e patolerueshme nga pikëpamja e ligjit tatimor, por edhe e rrezikshme që në këtë fazë të vitit, me temperatura të larta që mund të shkaktojnë edhe helmime, në një situatë që është plotësisht e evitueshme.

“Duke filluar nga e hëna e ardhshme, nuk ka më paralajmërime, por sekuestrime të çdo lloj produkti bulmeti dhe qumështi pa faturë në të gjitha dyqanet e tregjet”, tha Rama.

Në mbyllje të fjalës së tij, Rama i falënderoi të gjithë për durimin, ndërsa kërkoi që këto takime në grupe më të vogla të bëhen më shpesh mes drejtuesve të qarqeve dhe kryetarëve të bashkive pa dallim, edhe ata të opozitës që të punojnë për fshatin.

“Siç e tha konsensuali Dhimo Kote, domatja dhe gështenja nuk kanë parti edhe mbi të gjitha nga informacionet që kemi, si kur është puna te domatja, si kur është te gështenja, socialistët dhe demokratët janë të gatshëm që t’i hanë që të dyja”, tha Rama.

Nga takimi i Kryeministrit Edi Rama me kryetarët e bashkive
1 nga 3

/e.i/j.p/

The post Rama: Nga e hëna, do të konfiskohet çdo shishe qumështi apo bulmet pa faturë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Projekti Matra G2G me ambasadën holandeze, Mazniku: Hap drejt integrimit BE-së, ku 70% e legjislacionit zbatohet në nivel vendor

By: redi
4 July 2025 at 19:40

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka treguar më shumë për projektin Matra G2G, në bashkëpunim me ambasadën holandeze. Sipas Maznikut, është një hap drejt integrimit në BE dhe që 70% e legjislacionit zbatohet në nivel vendor. ”Me projektin Matra G2G, në bashkëpunim me Ambasadën Holandeze, forcojmë më tej kapacitetet e pushtetit vendor për shërbime më transparente…

Source

“Matra G2G”, Mazniku: Forcojmë kapacitetet e bashkive për shërbime më cilësore për qytetarët

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore zhvilloi në Tiranë aktivitetin zyrtar të nisjes së projektit Matra G2G, “Drejt qeverisjes lokale demokratike: Shqipëria dhe Holanda”, një iniciativë dypalëshe që synon të forcojë kapacitetet e qeverisjes vendore në Shqipëri, përmes rritjes së cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike në mënyrë gjithëpërfshirëse, transparente dhe me llogaridhënie.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku tha se me këtë projekt, synohet forcimi i kapaciteteve të pushtetit vendor për shërbime më transparente, gjithëpërfshirëse dhe më cilësore për qytetarët.

Mazniku u shpreh se me këtë projekt hidhet një tjetër hap i rëndësishëm drejt integrimit europian, ku 70% e legjislacionit zbatohet në nivel vendor.

Takimi u zhvillua në prani të përfaqësuesve të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, me prezencë të Ambasadorit të Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, përfaqësues të MEKI, AKSHI, ASPA, SHKBSH, SHKQSH, përfaqësues të bashkive Elbasan, Kavajë dhe Korçë, si dhe projekteve ndërkombëtare me fokus në pushtetin vendor.

Sipas ministrit Mazniku, projekti synon të mbështesë ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe funksionale përmes forcimit të institucioneve vendore dhe ngritjes së kapaciteteve në nivel lokal, me fokus tek ofrimi i shërbimeve më të mira për qytetarët, veçanërisht për gratë dhe grupet më të cenueshme të shoqërisë.

“Zbatimi i projektit do të përfshijë trajnimin e trajnerëve, organizimin e 24 seminareve në të gjitha bashkitë e vendit, si dhe mbështetje praktike në katër bashki pilot: Shkodër, Kavajë, Elbasan dhe Korçë. Fushat kryesore ku përqendrohet ndërhyrja përfshijnë qeverisjen digjitale, zhvillimin ekonomik lokal, integritetin dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale”, thuhet në njoftimin e Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.

Projekti zbatohet nga një konsorcium i përbërë nga Akademia e Hagës për Qeverisje Lokale, Helvetas Shqipëri dhe VNG International, me financim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, dhe do të zgjasë deri në fund të vitit 2028.

Ai synon të nxisë përmirësime të qëndrueshme në administratën vendore dhe të rrisë besimin e qytetarëve te institucionet publike.

Prezantimi i projektit Matra G2G, në prani të përfaqësuesve të institucioneve kombëtare dhe ndë...
1 nga 13

/e.i//r.e//a.f/

The post “Matra G2G”, Mazniku: Forcojmë kapacitetet e bashkive për shërbime më cilësore për qytetarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri Mazniku me kryebashkiakun e Chambery: Bashkëpunim për financime europiane

By: redi
23 June 2025 at 17:24

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku këtë të hënë priti në një takim në Tiranë, kryetarin e bashkisë Chambery, ish-ministër për Çështjet Europiane i Francës, Thierry Repentin. Mazniku tha se gjatë takimit u diskutua për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënies mes Shqipërisë dhe Francës, veçanërisht përmes bashkëpunimit të qyteteve tona në fushat e rinisë…

Source

FOTO/ Nën hetim nga SPAK, Arbjan Mazniku takim privat “kokë më kokë” me Ulsi Manjën

23 June 2025 at 12:46

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto, ku dy ministrat e Edi Ramës janë duke zhvilluar një takim “kokë më kokë” në një kafene. Bëhet fjalë për ish-nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, aktualisht ministër i Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. Ky mund të konsiderohet një takim i zakonshëm mes dy […]

The post FOTO/ Nën hetim nga SPAK, Arbjan Mazniku takim privat “kokë më kokë” me Ulsi Manjën appeared first on BoldNews.al.

“Dosja kaloi nga Prokuroria e Tiranës”/ Gazetarja zbulon ministrin që po hetohet nga SPAK

16 June 2025 at 22:30

Gazetarja Klodiana Lala, në emisionin “Të Paekspozuarit” zbuloi ministrin që po hetohet nga SPAK. Ajo tha se SPAK ka bërë një lapsus në njoftimin e bërë për termin “ministri”, pasi sipas saj i referohej ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Por ndërkohë, Lala tha se Prokuroria e Tiranës ka konfirmuar se ministri Arbjan Mazniku është person nën hetim […]

The post “Dosja kaloi nga Prokuroria e Tiranës”/ Gazetarja zbulon ministrin që po hetohet nga SPAK appeared first on BoldNews.al.

A është Arbjan Mazniku ministri që po hetohet nga SPAK?

By: user 4
15 June 2025 at 14:39

Në media është zbuluar emri i ministrit që aktualisht po hetohet nga SPAK, fakt të cilin prokuroria e posaçme e zbuloi në regjistrin e transparencës së institucionit për muajin prill, ku për herë të parë u njoftua publikisht se një ministër i kabinetit Rama është subjekt i hetimit penal.

Sipas gazetarit Elton Qyno bëhet fjalë për ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor dhe ish-nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, shtëpia e të cilit madje është kontrolluar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Fillimisht, hetimet ndaj Maznikut ishin përqendruar në dyshimet për shpërdorim detyre gjatë ushtrimit të funksioneve në Bashkinë e Tiranës. Për këto çështje ai u mor në pyetje nga oficerët e BKH, në kohën kur denoncimet e opozitës u përqëndruan në aferat e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës. Por tre muaj përpara zgjedhjeve parlamentare, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë shkuar më tej, duke u paraqitur me një mandat kontrolli në banesën e tij, me synim sekuestrimin e provave të mundshme.

Nuk dihen ende detajet konkrete të provave që janë sekuestruar, por hetimet për Maznikun raportohet se janë në dy drejtime. Një pjesë lidhet me një procedurë tenderuese të dyshuar si fiktive për rikonstruksionin e rrugës “Xhon Belushi” në zonën e Freskut, gjatë kohës kur Mazniku mbante postin e nënkryetarit të bashkisë. Mbi këtë çështje, ai është marrë tashmë në pyetje.

Detajet/ Mazniku u mor 4 orë në pyetje, pse çështja mund ti kalojë SPAK-ut

Por më e rëndësishmja është se hetimet janë shtrirë edhe tek marrëdhëniet kontraktore mes Bashkisë së Tiranës dhe restorantit “The Home”, një subjekt privat në bashkëpronësi të bashkëshortes së Maznikut, znj. Marinela Lika. Sipas hetimeve paraprake, gjatë viteve 2021–2022, restoranti ka përfituar rreth 800 mijë euro nëpërmjet tenderëve të fituar nga Bashkia e Tiranës dhe kompania publike “Tirana DC” ka raportuar gazetari Qyno.

Berisha: Skandal i ri, Bashkia e Tiranës financoi restorantin e grave të Fugës dhe Maznikut

Në thelb të hetimeve qëndrojnë disa skema të dyshuara të shpërdorimit të detyrës, të mbështetura nga një lidhje familjare, një klishe që përsëritet tashmë në rrethet e qeveritarëve në Tiranë, kur pushtetari që ka në dorë fondet i kanalizon ato tek NIPT-i i familjarëve të tij.

“The Home” i ka përfituar fondet gjatë kohës kur Mazniku mbante postin e kryetarit të Këshillit Administrativ të kësaj të fundit. Dyshimet e prokurorisë janë tek konflikti i interesit, sipas një skeme të ngjashme si ajo e “Gzonës” së Ilir Beqajt.

Mazniku e ka mbajtur funksionin e kryetarit të Këshillit Administrativ të “Tirana DC” deri në gusht të vitit 2024 dhe sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, aktualisht subjekti “The Home” është vendosur nën masë sigurimi për shkak të detyrimeve tatimore të papaguara, që kapin vlerën e 27 milion lekëve të vjetra. Masa është vendosur më 9 shtator 2024 dhe njoftimi është përcjellë zyrtarisht tek administratori i biznesit, shtetasi Ledion Çollaku.

Interesante është se goditja e Maznikut i shkon për shtat edhe zhvillimeve në Partinë Socialiste, pasi ai njihet si njeriu me lidhje të ngushta miqësore dhe profesionale me Erion Veliaj.

Që në vitet e hershme të Mjaft-it, Arbjan Mazniku ka qenë ndër bashkëudhëtarët më të afërt të Lali Erit në projektin e G99, më pas në rrugëtimin politik në Partinë Socialiste, në bashkëpunimin në Bashkinë e Tiranës dhe së fundmi si një kontakt i besuar i Erjon Veliajt që kërkonte vazhdimisht “Arbin e madh” për t’i kaluar mesazhet tek Edi Rama.

Rasti “Veliaj”/ Mazniku nuk guxon t’i dalë në mbrojtje mikut të tij

Ndaj rrethimi i Maznikut me agjentë të BKH dhe prokurorë të SPAK nuk mund të jetë një rastësi, kur kjo duket në vazhdën e eleminimit të besnikëve të Erjon Veliajt, të cilët tashmë nuk i gjen më as në grupin parlamëntar dhe as në Bashkinë e Tiranës./Lapsi.al

The post A është Arbjan Mazniku ministri që po hetohet nga SPAK? appeared first on Lapsi.al.

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, nën ‘kthetrat’ e SPAK/ 3 muaj para zgjedhjeve iu kontrollua banesa, në fokus…

15 June 2025 at 15:00

Fillimisht hetimet ndaj Maznikut, janë fokusuar vetëm tek tenderat e bashkisë dhe nisur nga dyshime për abuzime me detyrën, SPAK dhe BKH-ja, kanë kryer 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare një kontroll në banesën e zyrtarit të Lartë.

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari i lartë që është vënë nën hetim nga prokuroria e posaçme SPAK.

Nuk dihet me saktësi se çfarë është gjendur nga ana e SPAK në banesë, por  tashmë është në pritje të një dosje tjetër kundër Arbjan Maznikut, e cila do transferohet për moskompetencë nga prokuroria e Tiranës drejt SPAK.

Madje për llogari të kësaj dosje, Mazniku, në cilësinë e ish-nën/kryetarit të bashkisë së Tiranës, është marrë në pyetje lidhur me hapjen e procedurave të dyshuara si fiktive të një tenderi për rikonstruksionin e rrugës ‘Xhon Belushi’ që ndodhet në zonën e ‘Freskut’.

Por tashmë nuk është vetëm kjo, pasi SPAK, ka përqendruar hetimet ndaj Maznikut dhe tek disa praktika tenderuse mes bashkisë së Tiranës dhe restorantit ‘The Home’ që është në bashkëpronësi të bashkëshortes së Maznikut, shtetases, Marinela Lika.

Kurse disa praktika të tjera që janë në verifikim e sipër nga SPAK, lidhet me tenderat që ‘The Home’ ka fituar. Bëhet fjalë për tendera me vlerë rreth 800 mijë euro me kompaninë publike ‘Tirana DC’ dhe Bashkinë e Tiranës gjatë viteve 2021-2022.

SPAK ka ngritur dyshime të forta për një konflikt të pastër të interesi dhe korrupsionit, për shkak se në kohën kur janë zhvilluar, Mazniku, ka mbajtur postin e nënkryetarit të bashkisë Tiranë.

Ndër të tjera gjatë kësaj kohe, Mazniku ka mbajtur në kompaninë ‘Tirana DD’, postin e rëndësishëm si Kryetar i Këshillit Administrativ, post nga i cili u larguar në muajin Gusht 2024.

Sipas dyshimeve të SPAK, Arbjan Mazniku si Kryetar i Këshillit Administrativ në kompaninë ‘Tirana DC’ lëvronte fondet përfituese e të cilave ishte Bar-Restonati ‘The Home’ që ndodhet në qendër të Tiranës, dhe që bashkë menaxhohet nga gruaja e tij, Marinela Lika.

Një skemë thuajse e qartë si ajo e ngritur nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj me restorantin e njohur ‘Gzona’. Aktualisht biznesi ‘The Home’ që zotërohet 50 për qind nga Marinela Lika, është vendosur në masë sigurimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Rajoni Qendror, pasi rezulton të mos ketë paguar detyrimet tatimore në vlerën prej 27 milion lekë të vjetra.

Kërkesa për vendosjen e masës së detyrimit tatimor është vendosur në 9 shtator 2024, duke njoftuar dhe administratorin e këtij subjekti tregtar, Ledion Çollaku.

The post Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, nën ‘kthetrat’ e SPAK/ 3 muaj para zgjedhjeve iu kontrollua banesa, në fokus… appeared first on Sot News | Lajme.

Ministri Mazniku: Tirana po forcohet gjithnjë e më shumë si destinacion strategjik për inovacion

By: redi
3 June 2025 at 20:08

Ministri Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku thotë se Tirana po forcohet gjithnjë e më shumë si destinacion strategjik për inovacion. ”Nga Plug and Play te College of Europe, Tirana po forcohet gjithnjë e më shumë si destinacion strategjik për inovacion, krijimtari, kapital dhe kulturë. Te Piramida, me entuziazëm mirëpritëm miqtë e DLD (Digital Life Design), një nga konferencat më…

Source

Ministri Mazniku: Shqipëria, shembull inovator i përdorimit të Inteligjencës Artificiale

By: redi
28 May 2025 at 16:04

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka marrë pjesë në Forumin Global për Inovacionin në Sektorin Publik, i organizuar në Uashington. ”Shqipëria sot është një shembull inovator i përdorimit të Inteligjencës Artificiale në funksion të integrimit evropian e shërbimeve publike”. Sipas Maznikut, në këtë forum të organizuar nga Banka Botërore, u diskutua edhe mbi përvojën e…

Source

Mazniku: PS do të arrijë 84 mandate, marrim deputetin e 9-të në Vlorë

By: Besnik
12 May 2025 at 23:22

Duke folur në një lidhje live për Euronews Albania, Arbjan Mazniku, drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, tha se sipas projeksioneve të tyre, Partia Socialiste pritet të kalojë 83 mandate, dhe se presin që të fitojnë edhe mandatin e 9-të në Vlorë, duke arritur një total prej 84 mandateve.

“Mandati i 83 është i sigurt dhe do të merret përsëri. Po bëjmë analizën bazuar në numrin e votave, që janë 16%, dhe ai mandat do të merret nga PS. Por nuk mbaron këtu, do të shkojmë në 84 mandate, pasi do të marrim mandatin e 9-të në Vlorë, ndërkohë që Partia Demokratike do të marrë vetëm tre mandate në Vlorë,” tha Mazniku.

Sa i përket Elbasanit, Mazniku theksoi se PS kishte individë me profesione të ndryshme, ndërsa kundërshtari i tyre, sipas tij, nuk mund të merrte më shumë se 5 mandate. Ai shtoi se qytetarët ishin të mençur dhe dinin të bënin zgjedhjen e duhur.

“Unë besoj se në këto zgjedhje faktor kryesor ishte organizimi i PS, një strukturë horizontale që mban komunikim të vazhdueshëm me qytetarët. PS ka një strukturë që jeton sistematikisht me njerëzit gjatë katër viteve. PS kishte në terren një skuadër të re dhe ka kapacitetin të rinovohet në mënyrë sistematike me njerëz të rinj,” u shpreh Mazniku.

Ai gjithashtu theksoi se mund të ketë pasur demokratë që janë ndjerë të papërfaqësuar dhe kanë vendosur të votojnë për Partinë Socialiste në këto zgjedhje.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mazniku: PS do të arrijë 84 mandate, marrim deputetin e 9-të në Vlorë appeared first on Euronews Albania.

Mazniku poston videon: Librazhdi me 5 yje, për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste

By: redi
6 May 2025 at 16:39

Ministri dhe drejtuesi politik i PS-së për qarkun Elbasan, Arbjan Mazniku ka postuar një video të takimit përmbyllës që u mbajt nga PS sot në Librazhd. ”Librazhdi me 5 yje, për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, për Shqipërinë Europiane”,-shkruan Mazniku. Nga ana tjetër, kryesocialisti Edi Rama ironizoi Tomor Alizotin, drejtuesin politik të PD në qarkun e Elbasanit, i cili pak ditë më parë…

Source

💾

Elbasan, rezultati në dorë të faktorit “non grata”

4 May 2025 at 20:16

Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e vitit 2021 në Qarkun e Elbasanit me rezultatin në mandate 8 me 6 dhe me tepricë votash për tetë mandate. Kësaj here, objektivi i tyre i deklaruar është mandati i nëntë, por për ta realizuar këtë do të nevojitet të kthejnë edhe disa mijëra votues të opozitës në anën e […]

The post Elbasan, rezultati në dorë të faktorit “non grata” appeared first on Reporter.al.

“Do t’ju hamë të gjallë…”, Mazniku flakë për flakë me Alizotin: Gjuhë humbësish, diskurs kënete

2 May 2025 at 21:49

Fraza “do t’ju hamë për së gjalli”, që drejtuesi politik i PD, Tomor Alizoti shprehu me tone të larta gjatë takimit përmbyllës të fushatës në Elbasan, për rivalin e tij nga kampi i majtë, Arbjan Mazniku është gjuhë humbësish.

Duke nënvizuar fillimisht se nuk merret me analizën e tipologjisë së kundërshtarit, Mazniku tha se në fushatën e 9-të ku po merr pjesë, ai nuk e kishte menduar ndonjëherë “që do vinte një ditë që do të më vinte keq për kundërshtarin”.

Degradimi i gjuhës, nervave, komunikimit, ndërkohë që duhet të ishte një fushatë që të bazohej në ide, koncepte, si ta zhvillojmë qarkun dhe ta çojmë përpara qarkun e Elbasanit, që është padyshim një qark që ka probleme, që ta bëjmë avangard, në një kohë kur ne jemi dy vite larg mbylljes së negociatave sipas ambicies tonë dhe të KE-së. E kur ne premtojmë që në 4 vjet të ulemi në tryezën e barabartë me vendet e tjera të Be-së, diskursi: “Ju hamë të gjallë”, është fiks një diskurs i dalë nga këneta”, u shpreh Mazniku.

Mazniku deklaroi më tej, se një forcë politike që e ndjen humbjen, siç sipas tij është PD në zgjedhjet e 11 Majit, bën premtime pa i vendosur në peshoren e kostove.

“Ka një diferencë të madhe midis një force politike qeverisëse dhe një force politike që e di vet që nuk ka për të ardhur në qeveri. Një forcë që e di që nuk do vij në qeveri ku hyn PD, i lëshojnë premtimet si simite. Pra thjesht thonë po e them edhe një gjë unë, punë e madhe, as  nuk bën njeri hesap sa kushtojnë, nga vijnë këto të ardhura”, tha Mazniku.

I vendosur përballë faktit se këtë ua thoshte Sali Berisha si kryeministër, socialistëve për premtimet e tyre gjatë fushatës së 2013-ës, Mazniku tha se PS në ato zgjedhje e dinte që do të dilte fituese dhe nuk i devijoi premtimeve të saj kur e mori pushtetin.

“Diferenca e vetme është që ne i bëmë. Diferenca tjetër ishte që ne e dinim që do vinim në qeveri dhe ne i morëm përsipër ato angazhime. Ne thamë do shtojmë 300 mijë vende pune, e morëm me 1 milionë dhe tani janë 1 milionë e 300 mijë, që para tre vitesh. Paga minimale ka qenë 150, është sot 400. Secili prej treguesve të ekonomisë së vendit është 2.5 herë më i madhe volumi i ekonomisë së Shqipërisë. Të ardhurat për frymë janë 3 herë më të mëdha”, theksoi Mazniku.

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Elbasanit po ashtu tha se qytetarët e shohin mirë diferencën në programe mes mazhorancës dhe opozitës.

“Qytetarët dhe mediat kanë sy në ballë dinë të shohin se kush ka program, kush ka ide dhe program dhe kush flet për të ngrënët të gjallë apo të pjekur. Apo kush flet si do e integrojmë vendin në BE, si do bëjmë atë motoparkun në Elbasan, si do të bëjmë Korridorin e 8, si do sjellim hekurudhën, si do rikualifikojmë Kalanë dhe zonën e Metalurgjikut, si do rrisim prodhimin bujqësor në fushën dhe Elbasanin dhe zonën e Cërrikut, çfarë do bëjmë për të çuar më shumë turistë në Gramsh dhe Librazhd, si do rivatilizojmë industrinë e mbrojtjes për t’i dhënë jetë Gramshit. Pra kemi diskutim që lidhet me hallet e njerëzve specifikë, me njerëz realë, me nevojën për zhvillim, me potencialin e jashtëzakonshëm që qarku ka, me mundësinë për të shkuar përpara si një realitet dhe jo një ëndërr”, nënvizoi ai.

The post “Do t’ju hamë të gjallë…”, Mazniku flakë për flakë me Alizotin: Gjuhë humbësish, diskurs kënete appeared first on Sot News | Lajme.

Mazniku: PS në Elbasan synon 9 mandate, PD lobim në SHBA për hallin e liderit të saj! Ku janë gjetur paratë?

By: redi
1 May 2025 at 18:05

Drejtuesi politik i PS-së për qarkun Elbasan, Arbjan Mazniku thotë se në këtë qark më 11 maj do të marrim 9 mandate. Ai iu përgjigj edhe sulmeve të Tomor Alizotit, i cili kërcënoi PS duke thënë ”Do t’ju hamë të gjallë”. Mazniku tha se Alizoti përdorur një gjuhë moçali tipike të kënetës. ”Fushata është duke shkuar mirë dhe ne jemi duke takuar njerëzit në të gjitha njësit administrative dhe unë…

Source

❌
❌