Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 July 2025Main stream

Qendrat shëndetësore verore, Rama: Sezon turistik i sigurt

By: redi
19 July 2025 at 19:27

Në zonat turistike të vendit, si në bregdet ashtu dhe në zonat malore, janë hapur qendra shëndetësore verore për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët, që frekuentojnë vendin gjatë këtij sezoni veror. Kryeministri Edi Rama poston në rrjete sociale një video nga qendra shëndetësore verore në plazhin e Drimadhes në jug të vendit, që është në shërbim çdo ditë për…

Source

💾

30 forca të ushtrisë i bashkohen operacionit, vatrat e zjarrit në Belishovë të Mallakastrës drejt shuarjes

By: redi
19 July 2025 at 19:14

Vatrat aktive të zjarrit në kodrat e Belishovës janë drejt neutralizimit të plotë. Që nga ora 5:30 e mëngjesit të sotëm 30 forca të ushtrisë iu bashkuan operacionit për shuarjen e flakëve. Përballja me flakët ka vijuar deri në orën 19:00, ku shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës, Fierit, Albpetrolit, Forcave të Armatosura dhe Regjimentit të këmbësorisë së Jugut, kanë punuar në terrenin e…

Source

Hapësirat publike/ Tabaku: Qeverisja me aksione rrit informalitetin! Shteti tenton të tregojë forcën me biznesin e vogël

By: redi
19 July 2025 at 18:30

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku komenton aksionin më të fundit të marrë nga qeveria, për lirimin e hapësirave publike, një aksion që ka kulmuar në kryeqytet, me lirimin e 20 mijë metrave katrorë sipas kryeministri Edi Rama. Për të një qeverisje e tillë me aksione, është shkak për rritjen edhe më të madhe të informalitetit, ndërsa ka shtuar se shteti ka tentuar që të tregojë forcën me biznesin e…

Source

“Daskan, gjak ilir”, burri i Dafinës tregon kuptimin që ka emri i djalit

By: redi
19 July 2025 at 18:16

Dafina Zeqiri dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji kanë ndarë me publikun një detaj domethënës dhe emocional: kuptimin e emrit të të birit, Daskan një emër i veçantë që menjëherë ka ngjallur kuriozitet dhe komente në rrjetet sociale. Kreshniku ka shpjeguar domethënien e këtij emri të rrallë: “Daskan, emër me rrënjë ilire, që mbart forcën e burrërisë, nderit dhe udhëheqjes. Një emër që tingëllon…

Source

Ngërçi në Kuvend, përfundon takimi Kurti-Limaj. Do të ndërrohet kandidati?

By: redi
19 July 2025 at 17:48

Ka përfunduar takimi mes dy liderëve të partive politike, NISMA dhe Vetëvendosje, të Fatmir Limajt me Albin Kurtin. Nuk ka informacione rreth marrëveshjes të mundshme mes tyre. Kuvendi i Kosovës është në situatë të ngërçit politik, pasi legjislatura e nëntë nuk ka arritur ende konstituimin e institucionit legjislativ të Kosovës. Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese u ka lënë hapësirë 30 ditë…

Source

Sebep një copë tokë, sherr mes kryeplakut të fshatit Tushemisht dhe pronarëve të një hoteli

By: redi
19 July 2025 at 17:42

Pronari i hotel “Driloni” në Pogradec, Jetmir Muçllari dhe djali i tij 26-vjeçar, Johan Muçllari, janë përfshirë në episod dhune me kryeplakun e Tushemishtit, Ilirjan Tasellari si edhe një person tjetër, Prokop Pilinçi. Të katërt këta persona janë vënë nën hetim nga Policia. Përplasja fizike mes tyre ndodhi pranë parkut të Drilonit dhe motiv duket të ketë një sherr të vjetër për një rrugë që e…

Source

Prindërit ishin në alarm, Policia gjen 8-vjeçarin e humbur në plazhin e Shëngjinit

By: redi
19 July 2025 at 17:31

Policia e Shtetit gjeti dhe ua ktheu prindërve një fëmijë që kishte humbur në Shëngjin. Reagimi i menjëhershëm i Policisë dhe i vrojtuesve të plazhit bëri të mundur gjetjen e një fëmije që ishte larguar nga prindërit, në plazhin e Shëngjinit. Punonjësit e Policisë në Shëngjin i dorëzuan familjes, në gjendje të mirë shëndetësore, fëmijën 8-vjeçar nga Kosova. Salla Operative e DVP Lezhë u njoftua…

Source

Rama poston video nga liqeni i Roshnikut në Berat, frekuentohet nga pushues që shëtisin me varka

By: redi
19 July 2025 at 17:25

Liqeni në fshatin Roshnik, 12 kilometra larg Beratit është një destinacion i shkëlqyer për të kaluar një fundjavë të këndshme në mes të natyrës dhe për të shijuar shëtitje me varka. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga liqeni i Roshnikut që gjendet i rrethuar nga një pamje mahnitëse e mbushur me pyje, ndërsa në këtë sezon po frekuentohet nga pushues që shëtisin me varka. Krahas liqenit…

Source

LZHK thirrje Ramës: Dëmshpërble banorët e Thethit

By: redi
19 July 2025 at 17:05

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar është përfshirë në situatën që po ndodh në Theth, ku bashkëkryetari i saj, Ekrem Spahiu i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të ndalojë aksionet për pastrimin e territorit nga objektet pa leje në Theth dhe të dëmshpërblejë banorët për investimet e kryera. Në një deklaratë, Spahiu i kërkoi kryeministrit të mos ndërhyrë në punët e pushtetit vendor.

Source

Vëllezërit që u mbytën në lum përcillën në banesën e fundit, banorët: Ngjarje shumë e rëndë

By: redi
19 July 2025 at 16:59

Janë përcjellë për në banesën e fundit dy vëllezërit e mitur që u mbytën pasditen e së premtes në lumin Shkumbin në Labinot-Fushë të Elbasanit. Miq dhe të afërm të familjes janë mbledhur për t’u dhënë lamtumirën e fundit. Të pranishëm në ceremoninë mortore, përveç të afërmve, janë edhe njerëz të tjerë që ndonëse nuk kanë lidhje gjaku, thonë se u shokuan nga ngjarja. “E morëm vesh dhe erdhëm.

Source

Bizneset në Shkodër lirojnë hapësirat publike, Beci poston fotot: Të hënën strukturat e bashkisë në terren

By: redi
19 July 2025 at 16:15

Edhe në Shkodër, si në çdo bashki të vendit, po vijon lirimi i hapësirave publike. Në Shkodër bizneset po vijojnë edhe sot çmontimin e strukturave nga hapësirat publike vullnetarisht. Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci teksa ka shpërndarë foto të punës që po bëhet, bën të ditur se të hënën, punonjësit e Bashkisë Shkodër do të jenë në terren. “Punonjësit e bashkisë do të zbatojnë…

Source

Kritikat e Ramës? Kryebashkiaku i Vlorës, Dredha: Zero tolerim për zaptuesit e hapësirave publike

By: redi
19 July 2025 at 15:38

Aksioni që nisi nga Vlora për çlirimin e hapësirave publike, kryebashkiaku Ermal Dredha thotë se nuk do të ndalet dhe se banorët e bizneset kryesisht i janë prgjigjur pozitivisht thirrje së autoriteteve. Për të ka ardhur koha që territori të çlirohet sa më shpejt, edhe pse vetë e pranon se zinxhiri i institucioneve përgjegjëse për kontrollin ka mbyllur sytë prej kohësh. Mesazhi është i qartë thotë…

Source

Videot në rrjet të manovrave të rrezikshme, Policia e Vlorës masa për drejtuesit e mjeteve

By: redi
19 July 2025 at 15:21

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë reagoi sot në lidhje me dy video të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqen manovra të rrezikshme parakalimi në dy segmente rrugore të ndryshme në qarkun Vlorë. Në aksin rrugor “Dhimiter Konomi”, drejtuesi i një automjeti ka kryer parakalim të gabuar ndaj mjeteve që lëviznin ngadalë për shkak të ngarkesës së trafikut, në kundërshtim me nenin 146, pika 11…

Source

Flakët në Dukat rrezikojnë Parkun Kombëtar të Llogarasë, kërkohet ndërhyrje nga ajri

By: redi
19 July 2025 at 15:17

Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën e Sotiranit, në fshatin Dukat, Njësia Administrative Orikum. Ndaj dhe në terren po punojnë 10 forca zjarrfikëse dhe 3 punonjës të shërbimit pyjor. Për shkak të terrenit të thyer dhe bimësisë së dendur, forcat në terren e kanë të vështirë ta vendosin situatën nën kontroll. Bashkia Vlorë ka kërkuar ndërhyrje nga ajri me helikopter dhe angazhimin e 30…

Source

Yesterday — 18 July 2025Main stream

Sherri Lapaj-Shabani për mandatin, Agim Baçi: Dogjën prespektivën e së ardhmes politike

By: redi
18 July 2025 at 22:00

Debati mes Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit, për analistin Agim Baçi do t’i kushtojë më shumë se një mandat. Për të nëse do të flitet për numrin më të madh të votave në zgjedhjet e 11 majit, Lapajt i takon mandati, por sipas analistit, ai do duhej t’i qëndronte deklaratës që bëri, se nëse do të merrte një mandat atëherë nuk do të hynte në Parlament. ”Lapaj nuk do të kishte humbur asgjë nëse do…

Source

E takoi në koncert, ndahet nga jeta Floriani fansi më i veçantë i Gjestit

By: redi
18 July 2025 at 21:47

Një prej fansave më të veçantë të Gjestit, Floriani, ka ndërruar jetë. Ai ishte fans i tij gjatë qëndrimit në Big Brother, madje në javët e fundit të jetës realizoi ëndrrën ta takojë Gjestin në një prej koncerteve të tij. Gjesti ndau një video nga momenti i tyre bashkë gjatë koncertit dhe shkroi: U prehsh në paqe.

Source

Bujar Osmani: Shqiptarët po trajtohen si qytetarë të dorës së dytë

By: redi
18 July 2025 at 21:45

Nënkryetari i BDI në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani flet për zhvillimet e fundit politike në vendin e tij dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në muajin tetor. Për të këto zgjedhje po konsiderohen si referendum, pasi prej muajsh tashmë ka një strategji për të përjashtuar shqiptarët. Osmani rrëfen se dhe kryeministri Mickoski përdor tone të papranueshme edhe ndaj tij duke…

Source

Netanyahu fton Papa Leonin në Izrael! Kardinali Pizzaballa hyn në Gaza me 500 ton ndihma

By: redi
18 July 2025 at 21:38

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një bisedë telefonike me Papën Leone XIV, gjatë së cilës e ka ftuar atë për një vizitë në Izrael. Netanyahu e ka informuar Atin e Shenjtë se po punohet intensivisht për lirimin e pengjeve që ndodhen ende në Rripin e Gazës dhe se negociatat ndodhen në një fazë të avancuar. “Jemi pranë një marrëveshjeje”, ka deklaruar ai. Negociatat po ecin në…

Source

Vëllezërit u mbytën në lumin Shkumbin, i afërmi i familjes: I gjeti roja i hidrocentralit te një gropë

By: redi
18 July 2025 at 21:05

Fëmijët kanë qenë duke ruajtur bagëtitë dhe së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg. Paraprakisht raportohet se viktimat janë vëllezër 7 dhe 9 vjeç. Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të…

Source

Regjistrohen tre vatra zjarri në Çerravë të Pogradecit

By: redi
18 July 2025 at 20:50

Zjarret në vend vijonë dhe sot flakët ranë edhe në fshatin Çerravë të Pogradecit, duke shkaktuar shqetësim për banorët dhe rrezik për zonën përreth. Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) Pogradec, punonjës të shërbimeve të Bashkisë dhe vullnetarë u angazhuan në terren për përballimin e situatës. Falë organizimit dhe ndërhyrjes së koordinuar, u arrit të izolohen dhe më pas të…

Source

❌
❌