Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 July 2025Main stream

Mourinho i dëshiron tre lojtarë të PSG-së te Fenerbahce

18 July 2025 at 23:38

Jose Mourinho është i vendosur të luftojë për titullin në Superligën turke dhe drejtuesit e Fenerbahçes janë të gatshëm t’i ofrojnë të gjitha mjetet e nevojshme për të arritur këtë objektiv.

Sipas raportimeve të FootMercato, Paris Saint-Germain mund të luajë një rol të rëndësishëm në këtë projekt ambicioz të klubit nga Stambolli.

“Kanarinët” synojnë të mbajnë në ekip mbrojtësin Milan Skriniar, të cilin kërkojnë ta transferojnë përfundimisht për një shumë prej 10 milionë eurosh.

Përveç tij, Fenerbahçe ka shfaqur interes edhe për mesfushorin Marco Asensio, i cili sezonin e kaluar e kaloi gjysmën e dytë si i huazuar te Aston Villa, si dhe për sulmuesin e krahut Kang-in Lee.

Drejtuesit e klubit turk besojnë se mund ta bindin këtë treshe yjesh të bashkohen me projektin e Mourinhos, pasi asnjëri prej tyre nuk pritet të jetë titullar te PSG në sezonin e ri.

Ky operacion pritet të jetë një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos në Turqi, duke e kthyer Fenerbahçen në një nga skuadrat më konkurruese të sezonit 2025/26. /Telegrafi/

The post Mourinho i dëshiron tre lojtarë të PSG-së te Fenerbahce appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

PSG i dërgon te ekipi U21 disa nga yjet e skuadrës – dy prej tyre ishin në Kupën e Botës për Klube

17 July 2025 at 18:29

Me përfundimin e sezonit, në Paris ka nisur faza përgatitore dhe disa prej lojtarëve që nuk janë më në planet e klubit janë rikthyer në stërvitje këtë javë në Kampusin e Poissy (Yvelines).

Pas testeve mjekësore të zakonshme, lojtarët si Milan Skriniar, Marco Asensio, Nordi Mukiele, Carlos Soler, Ilyes Housni dhe Lucas Lavallée janë bashkuar me skuadrën U21 të PSG-së, më 16 korrik.

Renato Sanches dhe Randal Kolo Muani pritet t’u bashkohen më 23 korrik, pasi përfaqësuan Benficën dhe Juventusin në Kupën e Botës për Klube dhe përfituan disa ditë shtesë pushimi, shkruan Le Parissien.

Por pranisë së tyre në stërvitje nuk i mungon një notë e qartë: asnjëri prej tyre nuk pritet të qëndrojë në klub për sezonin e ardhshëm. PSG po kërkon mënyra për t’i larguar përfundimisht, me prioritet për të realizuar shitje të qëndrueshme financiarisht, e jo vetëm huazime.

Në veçanti, Kolo Muani, i cili ka kontratë me PSG deri në vitin 2028, është pranë largimit pas një huazimi të suksesshëm te Juventusi, ku realizoi 10 gola dhe 2 asiste në gjashtë muaj.

Francezi ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Torino dhe Juve ka bërë disa oferta huazimi me blerje të detyrueshme. Megjithatë, PSG kërkon që pagesa të realizohet menjëherë, jo në vitin e ardhshëm.

Përveç Juventusit, disa klube angleze janë duke monitoruar situatën, duke pritur që tregu i sulmuesve të nisë të lëvizë.

Një nga prurjet që mund të hapë “valën e parë” është transferimi i Hugo Ekitike, që ndodhet në bisedime të avancuara me Liverpoolin. /Telegrafi/ 

 

The post PSG i dërgon te ekipi U21 disa nga yjet e skuadrës – dy prej tyre ishin në Kupën e Botës për Klube appeared first on Telegrafi.

Dilema e Donnarummas, largim nga PSG pasi e duan dy gjigantë evropianë apo rinovim me kushte të reja?

17 July 2025 at 16:55

Kontrata e Gianluigi Donnarumma me Paris Saint-Germain skadon verën e ardhshme dhe e ardhmja e portierit italian mbetet e pasigurt.

Edhe pse ndihmoi klubin francez të fitonte Ligën e Kampionëve në sezonin 2024/25, rinovimi i kontratës së tij nuk është i sigurt, për shkak të kërkesave të larta për pagë.

Sipas raportimeve nga Tuttosport, disa klube të mëdha evropiane si Bayern Munich dhe Manchester City janë të interesuara për shërbimet e 26-vjeçarit.

Megjithatë, rikthimi në Serie A mbetet i vështirë, për shkak të kushteve financiare që kërkon Donnarumma, të cilat shumica e klubeve italiane nuk mund t’i përmbushin.

PSG, nga ana tjetër, ka shprehur gatishmëri të vazhdojë me portierin, por me kushte të reja financiare. Në vend të 12 milionë eurove në sezon që ai përfiton aktualisht, kampionët e Francës po planifikojnë t’i ofrojnë një pagë bazë prej 8 deri në 9 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet përmes bonuseve të lidhura me objektiva individualë dhe të ekipit.

Dilema e Donnarumma-s mbetet: të pranojë ofertën më të ulët për të vazhduar me PSG-në apo të kërkojë një aventurë të re në një tjetër klub evropian, ku oferta financiare mund të jetë më e favorshme.

Me vetëm 10 muaj të mbetura nga kontrata, vendimi pritet të merret shumë shpejt. /Telegrafi/ 

The post Dilema e Donnarummas, largim nga PSG pasi e duan dy gjigantë evropianë apo rinovim me kushte të reja? appeared first on Telegrafi.

Milani i pakompromis për yllin e tyre, Rossonerët refuzuan menjëherë ofertën e PSG-së për Leaon

16 July 2025 at 23:23

AC Milan ka hedhur poshtë çdo mundësi për shitjen e yllit portugez, Rafael Leao, duke i bërë të qartë Paris Saint-Germain se sulmuesi nuk është në dispozicion këtë verë.

Sipas Gazzetta dello Sport dhe MilanNews24, drejtuesit e kuqezinjve janë të vendosur të mbajnë 26-vjeçarin si pjesë qendrore të projektit të tyre afatgjatë.

Leao konsiderohet një element kyç në ndërtimin e Milanit të ri, dhe nuk ka asnjë interes për ta larguar atë, pavarësisht zërave që vijnë nga Franca.

Gazeta L’Équipe raportoi se PSG po përgatitej të hapte negociata për Leaon, por përgjigjja nga Milano ka qenë e qartë: “Jo faleminderit”.

Trajneri i ri, Massimiliano Allegri, dhe drejtori sportiv Igli Tare, besojnë fuqishëm në potencialin e Leaos. Sipas raportimeve, Allegri është i bindur se mund ta ndihmojë Leaon të kalojë në një nivel edhe më të lartë, duke u bërë lider i ri i ekipit.

Ndërkohë, Tare po punon në prapaskenë për të siguruar një rinovim të ri afatgjatë të kontratës së portugezit, për të qetësuar spekulimet dhe për të garantuar qëndrueshmëri në skuadër.

Leao ka kontratë me Milanin deri në vitin 2028, por kuqezinjtë kërkojnë ta zgjatin edhe më tej, duke përforcuar lidhjen me lojtarin që ka qenë vendimtar në sukseset e fundit të klubit. /Telegrafi/ 

The post Milani i pakompromis për yllin e tyre, Rossonerët refuzuan menjëherë ofertën e PSG-së për Leaon appeared first on Telegrafi.

FIFA nën kritika për shkelje të rregullave në finalen e Botërorit për Klube – a u favorizua Chelsea?

16 July 2025 at 22:22

Finalja e Kupës së Botës për Klube mes Chelseat dhe Paris Saint-Germain, e zhvilluar të dielën në New Jersey, ka nxitur debate të ashpra për mënyrën se si FIFA e trajtoi ngjarjen dhe respektimin e rregullave të lojës.

Gazetari i njohur sportiv i “The Times”, Martyn Ziegler, ka akuzuar FIFA-n për shkelje të hapur të rregullave duke lejuar një pushim të pjesës së parë prej 24 minutash, shumë më tepër se limiti i lejuar prej 15 minutash sipas “Rregullës 7” të futbollit.

Në vend të një pushimi standard, FIFA organizoi një shfaqje muzikore me Robbie Williams, duke e kthyer pjesën e ndërprerë në një spektakël të ngjashëm me “Super Bowl”, vetëm për të shtuar shkëlqimin artificial të eventit.

Ziegler ironizoi në rrjetin social X, duke pyetur: “Çfarë kuptimi ka që FIFA pretendon se respekton Rregullat e Lojës, kur i injoron ato për t’i dhënë Infantinos një shfaqje të tillë?”.

Përplasja me rregullat është e qartë: sipas IFAB-it (Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit), pushimi në pjesën e parë nuk mund të kalojë 15 minuta, përveç ndonjë pauze të shkurtër për freskim”.

Kritikët thonë se kjo është një tjetër dëshmi e komercializimit të futbollit nga FIFA dhe e vendosjes së interesave të marketingut mbi integritetin sportiv.

Edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është fotografuar me Donald Trump para trofeut, duke shtuar më tej polemikat.

Ndërkohë, FIFA nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me këtë çështje, duke lënë të hapur diskutimin për mënyrën se si po e menaxhon futbollin në prag të Kupës së Botës 2026. /Telegrafi/

The post FIFA nën kritika për shkelje të rregullave në finalen e Botërorit për Klube – a u favorizua Chelsea? appeared first on Telegrafi.

Marquinhos: Një finale e humbur nuk e prish sezonin e PSG, do ta kujtoj gjatë këtë vit

By: armand
16 July 2025 at 18:13

Duke folur për kanalet zyrtare të klubit pas humbjes në finalen e Kupës së Botës për klube, mbrojtësi dhe kapiteni i PSG, Marquinhos, foli jo vetëm për atë ndeshje por edhe për gjithë sezonin, që I kurorëzoi ata kampionë në Europë. “Është gjithmonë e vështirë të humbasësh një finale. Është e vetmja ndeshje që nuk […]

The post Marquinhos: Një finale e humbur nuk e prish sezonin e PSG, do ta kujtoj gjatë këtë vit appeared first on BoldNews.al.

Man City tejkalon Unitedin dhe Barçën në renditjen e sponsorizimeve në fanella – Real Madrid kryeson listën e përfituesve

16 July 2025 at 12:38

Real Madridi vazhdon të kryesojë listën e ekipet që përfitojnë më shumë nga sponsorët e fanellave brenda një viti, ndërsa në vendin e dytë tashmë renditet Manchester City pas marrëveshjes së rinovuar me Puma-n.

Me marrëveshjen e re shumëmilionëshe sponsorizimi që Manchester City sapo ka nënshkruar me kompaninë Puma, sipas së cilës marka sportive gjermane do të paguajë hiq më pak se 1 miliard funte (1.153 miliardë euro) gjatë 10 viteve të ardhshme, skuadra e Cityt e ka rrëzuar Manchester United nga vendi i dytë në renditjen e klubeve që fitojnë më shumë nga sponsorizimi i fanellave.

Ekipi, i drejtuar nga Pep Guardiola nga stoli dhe Ferran Soriano nga zyrat, tashmë fiton 210.5 milionë çdo vit duke shfaqur logon e Pumas (115 milionë euro), logon e linjës ajrore Etihad (74 milionë euro) dhe logon e platformës së kriptomonedhës OKX në mëngë (21.5 milionë euro).

Megjithatë, sipas gazetës Marca, Real Madridi vazhdon të mbetet ‘mbret’ i përfitimeve nga fanella, pasi fiton 120 milionë euro në vit nga Adidasi dhe nga 70 milionë euro nga kompanitë Fly Emirates dhe HP që i ka si sponsor.

Unitedi renditet në vendin e tretë me 200 milionë euro përfitime, ku 105 milionë vijnë nga Adidas, 70 nga Snapdragon dhe 21.5 nga DXC Technology, ndërsa Barcelona renditet e katërta me 183 milionë euro përfitime dhe Paris Saint-Germain i pesti me 170 milionë euro.

Në pozitën e gjashtë vjen Arsenali me 141.5 milionë euro, Bayern Munichu i shtati me 123 milionë euro, Liverpooli i teti me 102.5 milionë euro, Borussia Dortmund e nënta me 99 milionë euro dhe Tottenham Hotspur që mbyll dhjetëshen me 80 milionë euro.

Renditja e sponsorizimeve të fanellave sportive në futboll:

Real Madrid: 260 milionë euro (Adidas, Fly Emirates dhe HP)

Manchester City: 210.5 milionë euro (Puma, Etihad dhe OKX)

Manchester United: 200 milionë euro (Adidas, Snapdragon dhe DXC Technology)

Barcelona: 183 milionë euro (Nike, Spotify dhe Ambilight)

Paris Saint-Germain: 170 milionë euro (Nike, Qatar Airways dhe Snipes)

Arsenal: 141.5 milionë euro (Adidas, Fly Emirates dhe Visit Rwanda)

Bayern Munich: 123 milionë euro (Adidas, Deutsche Telekom dhe Allianz)

Liverpool: 102.5 milionë euro (Nike, Standard Chartered dhe Expedia)

Borussia Dortmund: 99 milionë euro (Puma, 1&1, Evonik dhe GLS)

Tottenham Hotspur: 80 milionë euro (Nike dhe AIA)

/Telegrafi/

The post Man City tejkalon Unitedin dhe Barçën në renditjen e sponsorizimeve në fanella – Real Madrid kryeson listën e përfituesve appeared first on Telegrafi.

Çfarë tha Donald Trump për trofeun e Botërorit për Klube, ku ka shkuar përfundimisht

15 July 2025 at 22:31

Kupa e Botës për Klube është mbyllur me fitoren bindëse të Chelseat ndaj Paris Saint-Germain, me rezultatin 3-0, në stadiumin MetLife në East Rutherford.

Megjithatë, përveç spektaklit sportiv dhe suksesit ekonomik të këtij turneu të FIFA-s, një nga protagonistët e papritur ka qenë presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Trump e ka mbajtur në Zyrën Ovale trofeun origjinal të Kupës së Botës për Klube.

Ndërkohë, Chelsea ka marrë një kopje të trofeut në Londër.

“Ata më thanë: ‘A mund ta mbani këtë trofe për pak kohë, ju lutem? Do ta vendosim në Zyrën Ovale’. Pastaj pyeta: ‘Kur do ta merrni?’. Dhe ata më thanë: ‘Nuk do ta marrim kurrë. Mund ta mbani përgjithmonë. Po bëjmë një të ri.’ Dhe në fakt, bënë një të ri. Kështu që ishte mjaft emocionuese. Por po, është në Zyrën Ovale tani”, deklaroi Trump për DAZN.

Kjo situatë ka ngjallur reagime të ndryshme në opinionin publik, pasi Donald Trump është një figurë që shpesh krijon debate dhe ndan mendimet e shoqërisë.

Tashmë mbetet për t’u parë se si do të reagojë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Në vitin 2026, Shtetet e Bashkuara do të jenë sërish në qendër të vëmendjes së futbollit botëror, pasi do të jenë një nga vendet organizatore të Kupës së Botës FIFA. /Telegrafi/

The post Çfarë tha Donald Trump për trofeun e Botërorit për Klube, ku ka shkuar përfundimisht appeared first on Telegrafi.

Chelsea mbulon me para 29 lojtarë për triumfin në Botërorin e Klubeve

15 July 2025 at 18:31

Skuadra e Chelseat do të shpërblehet bujarisht për fitoren në Kupën e Botës për Klube.

Secili nga 29 lojtarët do të marrë një bonus prej rreth 410,000 euro, një shumë e krahasueshme me shpërblimet që klubi ka paguar më parë për fitimin e Ligës së Kampionëve, shkruan Mail Sports.

Këto bonuse dërgojnë një mesazh të qartë për lojtarët aktualë dhe për përforcimet e ardhshme: suksesi në fushë shpërblehet në mënyrë bujare, edhe pse Chelsea nuk është ndër klubet që ofron pagat bazë më të larta në Ligën Premier.

Politika e klubit është e ndërtuar mbi stimuj konkretë për të nxitur performancën, duke përfshirë shpërblime për kualifikimin në Ligën e Kampionëve apo për fitimin e trofeve të rëndësishëm.

Më herët, lojtarët e Chelseat përfituan një rritje page prej afërsisht 20 për qind pas sigurimit të vendit në Ligën e Kampionëve dhe gjithashtu u shpërblyen për suksesin në Ligën e Konferencës së Evropës.

Bonuset për triumfin në Kupën e Botës për Klube janë një shtesë e mirëpritur për futbollistët dhe pritet të shërbejnë si motivim shtesë për të vazhduar performancat në nivel të lartë.

Qasja e Chelseat për të shpërblyer suksesin është pjesë kyçe e strategjisë së klubit për të tërhequr dhe mbajtur talentet më të mira, duke synuar të ndërtojë një projekt fitues dhe afatgjatë. /Telegrafi/

The post Chelsea mbulon me para 29 lojtarë për triumfin në Botërorin e Klubeve appeared first on Telegrafi.

Revolucion tek PSG-ja, Luis Enrique ka kërkuar shtatë transferime të reja

15 July 2025 at 12:52

Humbja ndaj Chelseat ka ndezur alarmin në ‘Parkun e Princave’, ku Paris Saint-Germain po planifikon të transferojë shtatë lojtarë gjatë kësaj vere. 

Sezona e jashtëzakonshme e PSG-së përfundoi në mënyrë të dhimbshme. Kampioni i Evropës, pëso një humbje të rëndë 3-0 ndaj Chelseat në finalen e Kupës së Botës për Klube të dielën. 

Ishte një goditje brutale, por edhe një thirrje për zgjim. Ka ardhur koha që drejtuesit e PSG-së të vlerësojnë seriozisht afatin kalimtar veror. 

Sipas L’Equipe, PSG planifikon të bëjë një spastrim të rëndësishëm në afatin kalimtar këtë verë përpara sezonit të ri. 

Parizienët nuk po i japin prioritet pozitës së portierit, përveç në rast se Gianluigi Donnarumma largohet papritur. Në mbrojtje, skuadra e Ligue 1 synon të sjellë dy qendërmbrojtës të rinj. 

Emri i Illya Zabarnyi përmendet shpesh. Mbrojtësi i Bournemouth pritet të transferohet te PSG këtë verë me një vlerë prej 60 milionë eurosh. 

Nëse Lucas Beraldo do të largohet për një ofertë minimale prej 30 milionë eurosh, do kërkohet menjëherë një zëvendësues me këmbë të majtë. 

Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh largimin e mundshëm të Milan Skriniar, si dhe renditjen e ulët të Presnel Kimpembe dhe Lucas Hernandez në hierarkinë e mbrojtjes. 

Gjithashtu, PSG dëshiron të forcojë pozicionet e mbrojtësve të krahut, pasi mungojnë zëvendësues të besueshëm për Achraf Hakimi dhe Nuno Mendes. 

Prandaj, po konsiderohen dy blerje të reja, një në krahun e djathtë dhe një në atë të majtë. 

Në mesfushë, stabiliteti mbetet prioritet: Joao Neves, Fabian Ruiz dhe Vitinha do të ruajnë vendet e tyre. 

Por klubi dëshiron të shtojë një lojtar më të pjekur, në stilin e Joshua Kimmich, i cili tani nuk është opsion pasi rinovoi me Bayern. PSG po kërkon në treg dikë që përshtatet me këtë profil.

Për sulmin, drejtori sportiv Luis Campos po eksploron dy mundësi: Victor Osimhen, i cili tani është afër Galatasarayt dhe yllin e Milanit, Rafael Leao./Telegrafi/

The post Revolucion tek PSG-ja, Luis Enrique ka kërkuar shtatë transferime të reja appeared first on Telegrafi.

PSG kualifikohet në një tjetër garë të FIFA-s që do mbahet këtë vit, por Chelsea nuk do të marrë pjesë

14 July 2025 at 21:22

Paris Saint-Germain janë tashmë të kualifikuar për një kompeticion të FIFA-s pavarësisht humbjes në finalen e Kupës së Botës për Klube kundër Chelseat të dielën. 

Fituesit e Ligës së Kampionëve 2024/2025 nuk u bënë kampionë bote, megjithëse nisën ndeshjen si favoritë, pasi Chelsea i Enzo Maresca dha një paraqitje të shkëlqyer me dy gola nga Cole Palmer dhe një gol nga Joao Pedro, duke fituar 3-0 në ‘MetLife Stadium’ në Neë Jersey. 

Lojtarët e PSG-së dhe trajneri Luis Enrique u dukën të frustruar pas përfundimit të ndeshjes, ndërsa pati një përplasje fizike mes trajnerit spanjoll dhe golashënuesit Pedro. 

Megjithatë, edhe pse rezultati ishte negativ, kampionët e Ligue 1 kanë një garë tjetër të FIFA-s për të pritur, ndërkohë që Chelsea nuk do të marrë pjesë në këtë garë, pavarësisht fitimit të Kupës së Botës për Klube. 

Fitorja në Ligën e Kampionëve, ku mposhtën Interin 5-0 në finalen e muajit maj, i ka siguruar PSG-së një vend në Kupën Interkontinentale 2025. 

Kampionët e të gjashtë konfederatave të FIFA-s, PSG, Al-Ahli, Cruz Azul, Pyramids, Auckland City dhe fituesit e Copa Libertadores 2025, do të marrin pjesë në këtë kompeticion, me finalen e caktuar për t’u zhvilluar më 17 dhjetor. 

Real Madrid janë kampionët aktualë, pasi fituan 3-0 ndaj Pachucas në dhjetor 2024. 

Në thelb, kjo garë është pasardhësi i versionit të vjetër të Kupës së Botës për Klube dhe fituesit kanë të drejtën të mbajnë shenjën e ‘FIFA Champions’ në fanellën e tyre, siç kanë bërë Liverpool, Real Madrid dhe Manchester City në sezonet e fundit./Telegrafi/

The post PSG kualifikohet në një tjetër garë të FIFA-s që do mbahet këtë vit, por Chelsea nuk do të marrë pjesë appeared first on Telegrafi.

Tronditet PSG-ja, ylli i ekipit bën kërkesë për t’u larguar menjëherë pas humbjes ndaj Chelseat

14 July 2025 at 17:33

Një lojtar i Paris Saint-Germain thuhet se ka dorëzuar kërkesën për t’u larguar nga klubi francez pas humbjes ndaj Chelseat. 

Të dielën në mbrëmje, fituesit e Ligës së Kampionëve, PSG, kishin shpresuar të shtonin në koleksionin e tyre edhe versionin e ri të Kupës së Botës për Klube të FIFA-s. 

Megjithatë, ata u mposhtën thellë 3-0 nga Chelsea, falë golave të Cole Palmer dhe Joao Pedro. 

Pas ndeshjes, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u pa duke qëndruar përkrah lojtarëve të Chelseat gjatë ceremonisë së ngritjes së trofeut. 

Në vijim të finales, një raport nga media franceze L’Equipe zbuloi se një lojtar i PSG-së ka dorëzuar kërkesë zyrtare për largim nga klubi. 

Bëhet fjalë për mbrojtësin 21-vjeçar Lucas Beraldo, i cili kërkon të largohet nga ‘Parku i Princave’ për të pasur më shumë minuta në fushë. 

Pavarësisht se iu bashkua klubit vetëm 18 muaj më parë nga skuadra braziliane Sao Paulo, Beraldo tashmë ka kërkuar të largohet. 

Sipas raportit, Beraldo është i lumtur në Paris, por është i gatshëm të ndërmarrë një hap të guximshëm për të dëshmuar vlerat e tij diku tjetër, me synimin për të bindur trajnerin e Brazilit për përfshirje në skuadrën për Kupën e Botës 2026. 

Mbrojtësi e nisi titullar ndeshjen e së dielës, por pati vështirësi për të përballuar sulmuesit Palmer dhe Pedro. 

Thuhet se PSG është befasuar nga kërkesa për largim e Beraldos, por ka vendosur ta pranojë kërkesën e tij nën disa kushte. 

Që Beraldo të largohet, PSG duhet më parë të sigurojë një zëvendësues në mbrojtje,  me yllin e Bournemouth, Illia Zabarnyi, si objektivin kryesor./Telegrafi/

The post Tronditet PSG-ja, ylli i ekipit bën kërkesë për t’u larguar menjëherë pas humbjes ndaj Chelseat appeared first on Telegrafi.

Trump e mori një medalje të destinuar për fituesit e Kupës së Botës së Klubit, ai nuk heziton ta fus në xhep

14 July 2025 at 15:59

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar sërish polemika pas finales së Kupës së Botës për Klube, ku mori një medalje që ishte menduar për lojtarët e ekipit fitues.

Trump mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së trofeve pasi Chelsea mundi PSG-në 3-0 në finale. Ai ishte në shoqërinë e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, dhe gruas së tij, Melania, dhe gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve ai mori pjesë aktive, megjithëse zyrtarisht nuk kishte një rol në ceremoni.

Pas ceremonisë, Trump pranoi medaljen që ia dorëzoi Gianni Infantino. Presidenti e mbajti për vete, si një dhuratë simbolike nga kjo ngjarje e madhe.

 

Donald Trump took Madueke medal 😭😭

pic.twitter.com/blIfSd4jyf

— Janty (@CFC_Janty) July 13, 2025

FIFA ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare, dhe Chelsea nuk donte të komentonte mbi situatën.

Kujtojmë që Chelsea mposhti Paris Saint Germain në finale me rezultatin 3-0 dhe fitoi titullin kampion bote. /Telegrafi/ 

The post Trump e mori një medalje të destinuar për fituesit e Kupës së Botës së Klubit, ai nuk heziton ta fus në xhep appeared first on Telegrafi.

Formacioni më i mirë i Kupës së Botës për Klube: Dominim nga futbollistët e Chelseat dhe PSG-së

14 July 2025 at 15:44

Chelsea ka fituar Kupën e Botës për Klube, duke shkëlqyer në finalen kundër PSG-së me një fitore të pastër 3-0 dhe duke treguar dominim të plotë gjatë gjithë turneut.

Pas përfundimit të garës, është përzgjedhur edhe formacioni më i mirë i turneut, ku spikasin lojtarë nga skuadra kampione, por edhe nga ekipet më të mira pjesëmarrëse.

Në portë qëndron Yassine Bounou i Al Hilal, i cili me pritjet e tij vendimtare ndihmoi skuadrën saudite të arrijë një rezultat historik.

Mbrojtja përbëhet nga dyshja e PSG-së, Achraf Hakimi dhe Marquinhos, si dhe Thiago Silva i Fluminenses dhe Marc Cucurella i Chelseat, të cilët dhanë siguri e përvojë në prapavijë.

The best of the best 👌
DAZN Editorial’s Team of the Tournament 🔥

GLOBAL HOME OF FOOTBALL | Every Match. Every Moment. | https://t.co/i0K4eUu4lJ | #FIFACWC #TakeItToTheWorld pic.twitter.com/neKbHBebuo

— DAZN Football (@DAZNFootball) July 14, 2025

Në mesfushë janë përzgjedhur Vitinha i PSG-së dhe dirigjenti i Chelseat, Enzo Fernandez, që udhëhoqën lojën në mesin e fushës me elegancë dhe intensitet.

Katërsheja e sulmit është e jashtëzakonshme: Pedro Neto dhe Cole Palmer nga Chelsea, të cilët ishin vendimtarë në fitimin e trofeut, si dhe Jhon Arias i Fluminenses dhe Gonzalo Garcia i Real Madridit, që u dalluan me gola e asistime.

Ky formacion përfaqëson më të mirët e Kupës së Botës për Klube 2025, një turne ku cilësia, intensiteti dhe spektakli nuk munguan. /Telegrafi/ 

The post Formacioni më i mirë i Kupës së Botës për Klube: Dominim nga futbollistët e Chelseat dhe PSG-së appeared first on Telegrafi.

Skenë e pabesueshme: Trump refuzoi të largohej nga podiumi gjatë festimit të lojtarëve të Chelseat, reagimi i Palmer është fantastik

14 July 2025 at 09:54

Chelsea bëri histori pas fitores 3:0 ndaj Paris Saint-Germain, duke u shpallur fituesi i parë i Kupës së Botës për Klube në formatin e ri.

Megjithatë, momenti historik u zbeh disi nga një situatë e pazakontë me Presidentin amerikan, Donald Trump, i cili ia vodhi vëmendjen londinezëve gjatë ceremonisë së ndarjes së trofeut.

Trump ishte i pranishëm si mysafir nderi dhe kishte rolin për të dorëzuar trofeun, por pas këtij akti, ai refuzoi të largohej nga podiumi i fituesit.

¡EL CHELSEA ES CAMPEÓN DEL MUNDO! 🏆

NI TRUMP SE QUIERE IR DE LA FIESTA 😅#FIFACWC #TakeItToTheWorld pic.twitter.com/94vKeWmL60

— DAZN Fútbol (@DAZNFutbol) July 13, 2025

Futbollistët e Chelseat, përfshirë kapitenin Reece James dhe golashënuesin Cole Palmer, mbetën të habitur nga qëndrimi i gjatë i Trump në skenën e festimeve.

James kërkoi nga bashkëlojtarët që të prisnin largimin e tij përpara se të vazhdonin me fotot dhe festën, ndërsa fytyra e Palmer u bë virale për reagimin e tij të çuditur.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e ftoi për t’u larguar, por Trump qëndroi më gjatë sesa ishte parashikuar dhe u largua vetëm pasi trofeu u ngrit lartë nga futbollistët e Chelseat.

I LOVE COLE PALMER. SAYING WHY IS TRUMP HERE 😭😭😭

pic.twitter.com/JVdZZVNlNI

— Conn (@ConnCFC) July 13, 2025

Ngjarja u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë tifozë reaguan ndaj momentit të sikletshëm që e prishi festën e Chelseas në skenën më të madhe. /Telegrafi/

 

The post Skenë e pabesueshme: Trump refuzoi të largohej nga podiumi gjatë festimit të lojtarëve të Chelseat, reagimi i Palmer është fantastik appeared first on Telegrafi.

Cole Palmer – djaloshi që i vendos finalet

13 July 2025 at 23:45

Nëse ekziston një lojtar që mund t’i besohet skenës së madhe dhe presionit të finales, ai është padyshim Cole Palmer.

Ylli i ri i Chelseat po vazhdon të ndërtojë një reputacion si “njeriu i ndeshjeve të mëdha”, duke qenë vendimtar në momentet më të rëndësishme.

Palmer ka shënuar tetë pjesëmarrje në gola në finale, një statistikë mbresëlënëse për një lojtar që sapo ka nisur të shkëlqejë në nivelin më të lartë. Palmer ishte i pandalshëm, duke shënuar dy gola dhe asistuar në tjetrin, duke udhëhequr londinezët drejt suksesit historik në turneun me formatin e ri.

Kjo ishte finalja e radhës ku ai bën diferencën, duke e çuar numrin e golave të tij në finale në 10, një rekord absolut për një lojtar të moshës së tij.


Rekordi i Palmer në finale 

🏆 Community Shield kundër Arsenalit – ⚽

🏆 Superkupa e Europës kundër Sevillas – ⚽

🏆 Finalja e Carabao Cup ndaj Liverpoolit – ❌

🏆 Finalja e Euro 2024 ndaj Spanjës – ⚽

🏆 Liga e Konferencës kundër Real Betis – 🅰🅰

🏆 Kupa e Botës për Klube ndaj PSG-së – ⚽⚽🅰


Palmer u shpall “Lojtari i Ndeshjes”. Me këtë fitore, Chelsea mbyll një sezon historik me dy trofe ndërkombëtarë – dhe një Palmer që po sfidon legjendat. /Telegrafi/ 

The post Cole Palmer – djaloshi që i vendos finalet appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Chelsea 3-0 PSG: Palmer mban kurorën

13 July 2025 at 23:39

Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për Klube.  

Cole Palmer me dy gola dhe Joao Pedro me një tjetër ishin ata që u përkujdesën për epilogun përfundimtar të kësaj sfide.   

Lojtari më i mirë në këtë ndeshje sipas Sofascore ishte Cole Palmer, i cili u vlerësua me notën 9.5 pas dy golave dhe asistimit të dhuruar. 

Me paraqitje tejet pozitive u vlerëusa edhe portieri Robert Sanchez i cili mori notën 8.5 pas gjashtë pritjeve të cilat ndihmuan që Chelsea të mos pësojë gol fare në finale. 

CP10.

— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 13, 2025

Paraqitje pozitive patën gjithashtu edhe Malo Gusto (7.7) dhe Levi Colwill dhe Joao Pedro (7.0). 

Në anën tjetër tek PSG-ja lojtari më i vlerësuar në fushë ishte Desire Doue i cili mori notën 7.2 

Dështimi i ndeshjes doli të jetë Goncalo Ramos i PSG-së i cili për 17 minuta lojë mori notën 6.0. 

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja skuadrave: 

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve, Chelsea 3-0 PSG: Palmer mban kurorën appeared first on Telegrafi.

Skandaloze: Luis Enrique sulmon yllin e Chelseat pas përfundimit të ndeshjes

13 July 2025 at 23:23

Chelsea mori një fitore të thellë me rezultat 3-0 ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për Klube. 

Që nga minuta e parë ‘Blutë e Londrës’ treguan vendosmëri në këtë ndeshje, duke mos lënë në dyshim çështjen e fituesit. 

Cole Palmer me dy gola dhe Joao Pedro me një tjetër ishin ata që u përkujdesën për epilogun përfundimtar të kësaj sfide. 

Sidoqoftë, pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit situata eskaloi në fushë me të dy taboret që u përplasën me njëri-tjetrin. 

I’m crying at Luis Enrique headloss 😭pic.twitter.com/gHl3kmPffZ

— WolfRMFC (@WolfRMFC) July 13, 2025

Në fakt ishte trajneri Luis Enrique ai i cili u përfshi në një përplasje me ekipin e Chelseat, duke sulmuar Joao Pedron. 

Kështu u desh intervenimi i sigurimit në mënyrë që situata të mos eskalonte më tutje./Telegrafi/

The post Skandaloze: Luis Enrique sulmon yllin e Chelseat pas përfundimit të ndeshjes appeared first on Telegrafi.

Skandaloze: Luis Enrique sulmon yllin e Chelseat pas përfundimit të ndeshjes

By: S SH
13 July 2025 at 23:52

Chelsea mori një fitore të thellë me rezultat 3-0 ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për Klube.

Që nga minuta e parë ‘Blutë e Londrës’ treguan vendosmëri në këtë ndeshje, duke mos lënë në dyshim çështjen e fituesit.

Cole Palmer me dy gola dhe Joao Pedro me një tjetër ishin ata që u përkujdesën për epilogun përfundimtar të kësaj sfide.

I’m crying at Luis Enrique headloss 😭pic.twitter.com/gHl3kmPffZ

— WolfRMFC (@WolfRMFC) July 13, 2025

Sidoqoftë, pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit situata eskaloi në fushë me të dy taboret që u përplasën me njëri-tjetrin.

Në fakt ishte trajneri Luis Enrique ai i cili u përfshi në një përplasje me ekipin e Chelseat, duke sulmuar Joao Pedron.

Kështu u desh intervenimi i sigurimit në mënyrë që situata të mos eskalonte më tutje.

The post Skandaloze: Luis Enrique sulmon yllin e Chelseat pas përfundimit të ndeshjes appeared first on Albeu.com.

Chelsea fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

By: armand
13 July 2025 at 23:17

Chelsea ka mposhtur 3-0 PSG-në dhe ka fituar Kupën e Botës për Klube, kompeticion i zhvilluar për herë të parë në këtë format. Goli i parë i finales është shënuar në minutën e 22-të. Malo Gusto pasi i merr topin në krah Nuno Mendes shkon drejt portës, provon të shënojë vetë në tentativën e parë, […]

The post Chelsea fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, i jep leksion futbolli PSG-së në finale appeared first on BoldNews.al.

❌
❌