Aksident i trefishtë në Maliq, dy persona të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Symizë në Maliq, pasi tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët po dërgohen me urgjencë drejt spitalit të Korçës. Nuk dihen ende rrethanat, policia sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes.