Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 July 2025Main stream

Hoteli në Dhërmi derdhte ujrat e zeza në përrua, procedohet administratorja

By: M C
19 July 2025 at 21:54

Rastet e ndotjes së ujrave dalin akoma më shumë në pah gjatë sezonit turistik. Prania e pushuesve dhe turistëve i jep më shumë “zë” kësaj problematike e cila neglizhohet gjatë muajve të tjerë të vitit. Një rast i tillë i ndotjes është evidentuar në Dhërmi.

Raportohet se një hotel derdhte ujërat e zeza në një përrua pranë biznesit. Kjo patjetër sjell ndotje të ambientit dhe duke krijuar një imazh negativ tek turistët. Në lidhje me këtë ngjarje është proceduar penalisht administratorja e hotelit. 46-vjeçarja me iniciale E. M. do të hetohet për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe tokës”. Ndëshkimi nuk është ndalur me kaq pasi Task-Forca e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve ka vendosur masë administrative ndaj hotelit.

The post Hoteli në Dhërmi derdhte ujrat e zeza në përrua, procedohet administratorja appeared first on Albeu.com.

Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin që po dilte nga marketi

By: M C
19 July 2025 at 21:30

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Lezhës. Burime për mediat bëjnë me dije se në lagjen “Gurra” një automjet tip “Golf” ka përplasur një shtetas, i cili ishte duke kaluar rrugën.

Thuhet se qytetari sapo kishte dalë nga një market në atë zonë ku automjeti e mori “para”. Si pasojë këmbësori mbeti i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore, ndërkohë që në vendin e ngjarjes mbërriti policia të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

The post Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin që po dilte nga marketi appeared first on Albeu.com.

Ukraina propozon raund të ri negociatash me Rusinë/ Zelensky shprehet i gatshëm për takim me Putinin

By: M C
19 July 2025 at 21:13

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi të shtunën se Ukraina i ka propozuar Rusisë mbajtjen e një raundi të ri negociatash javën e ardhshme, me qëllim arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm.

Në fjalimin e tij të përditshëm drejtuar qytetarëve ukrainas, Zelensky tha se Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Ukrainës, Rustem Umerov, ka bërë një propozim zyrtar për organizimin e takimit me përfaqësuesit rusë. Data e saktë e takimit nuk është konfirmuar ende.

“Negociatat duhet të intensifikohen dhe duhet bërë gjithçka për të arritur një armëpushim”, theksoi Zelensky, duke shtuar se është i gatshëm për një takim të drejtpërdrejtë me homologun rus Vladimir Putin. “Një takim në nivelin më të lartë është i nevojshëm për të siguruar vërtet paqen,” tha ai.

Takimi i fundit mes palëve u zhvillua në qershor, por përfundoi pa rezultat. Moska këmbënguli në dorëzimin e katër provincave lindore dhe ndërprerjen e ndihmës ushtarake nga Perëndimi, kushte që Ukraina i cilësoi si “ultimatume të papranueshme”.

Pavarësisht bllokimit, në fillim të korrikut Kremlini shfaqi gatishmëri për të rifilluar bisedimet, pas presionit në rritje ndërkombëtar. Presidenti i SHBA-së Donald Trump paralajmëroi sanksione të reja ndaj Rusisë dhe partnerëve të saj tregtarë, nëse nuk arrihej një marrëveshje paqeje brenda 50 ditëve, ndërsa njëkohësisht njoftoi rifillimin e dërgesave të armëve në Kiev, me mbështetje nga vendet e NATO-s.

Rezultati i vetëm konkret i dy raundeve të mëparshme negociatash të mbajtura në Stamboll ishte një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve dhe trupave të rënëve në luftë.

Negociatat e reja vijnë në një moment kritik për të dyja palët, ndërsa luftimet në vijën e frontit vijojnë me intensitet, dhe komuniteti ndërkombëtar shton presionin për një zgjidhje diplomatike të konfliktit.

The post Ukraina propozon raund të ri negociatash me Rusinë/ Zelensky shprehet i gatshëm për takim me Putinin appeared first on Albeu.com.

Zjarri përfshin Shkopetin, digjen dy banesa, banorët kërkojnë ndihmë urgjente

By: M C
19 July 2025 at 20:49

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Shkopetit, duke shkaktuar dëme të rënda materiale.

Deri më tani raportohet se dy banesa janë djegur plotësisht, fatmirësisht pa pasur persona brenda tyre në momentin e shpërthimit të flakëve.

Zjarri ka shpërthyer më shumë se një orë më parë dhe aktualisht ndodhet jashtë kontrollit. Banorët e zonës po përballen vetë me flakët, duke u përpjekur të mbrojnë shtëpitë e tyre me mjete rrethanore, ndërsa bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente nga zjarrfikësit dhe autoritetet përkatëse.

The post Zjarri përfshin Shkopetin, digjen dy banesa, banorët kërkojnë ndihmë urgjente appeared first on Albeu.com.

“Më hoqën nga skena, punoja në llaç”/ Rrëfimi i rrallë mes lotësh i Laxarelës: Më ndau i dashuri nga frika e regjimit

By: M C
19 July 2025 at 20:37

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Laxarela Deti, e ftuar këtë të shtunë në studion e “S’e Luan Topi”, rrëfue sfidat dhe momentet e vështira gjatë sistemit komunist.

Ajo kujton persekutimin që ka përjetuar si pasojë e ‘biografisë’. Mes lotësh, ajo thotë se në ato vite të errëta ‘edhe muret kishin vesh’, ndaj detyroheshin të vetëcensuroheshin.

“Prindërit nuk na thoshin gjë atëherë, na thoshin që kanë veshë edhe muret, dhe ne nuk kuptonim gjë. Por, e shikoja që kishte një ngërç, se unë këndoja në festival të pionerëve, merrja edhe çmime e duartrokiti. Shihte dhe ajo vajza tjetër. Ajo filmohej, unë jo. Shkova në shkollë ndërtimi, punoja në llaç. Motra ime punonte në rrobaqepësi, më merrte ajo në punoja që këndoja unë aty. Prindërit kanë vuajtur shumë, është e vështirë kur i kujton ato kohë”.

Kjo situatë ndikoi edhe në raportin me dashurinë e jetës, Benin.

“Ishte një periudhë që u kris marrëdhënia, ishte 1985. Më hoqën nga skena atë vit. Beni u tremb, nuk folëm për ca kohë, se e kuptova që s’më merrte. Pas ca kohësh, u ulëm diku në Tiranë, më tha unë nuk do martohem, ti do martohesh? Jo, i thashë unë. Nuk donte të më lëndonte”, kujton këngëtarja.

The post “Më hoqën nga skena, punoja në llaç”/ Rrëfimi i rrallë mes lotësh i Laxarelës: Më ndau i dashuri nga frika e regjimit appeared first on Albeu.com.

VIDEO+EMRAT/ Sh*rri në klubin e natës në Palasë, identifikohen dy “protagonistët” e konfliktit, njëri me të shkuar kr*minale

By: M C
19 July 2025 at 20:25

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me konfliktin e dhunshëm të regjistruar në klubin e njohur në Palasë, “Lollipop”. Raportohet se në këtë sherr janë përfshirë Alban Papushi dhe Valter Përshpalaj. Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes së tyre.

Papushi rezulton se është një person aktiv në fushën e biznesit ku ka një pikë këmbimi valuator dhe një biznes automjetesh. Nga ana tjetër Valter Përshpalaj është person me precedentë penale dhe me “eksperiencë” sa i përket konflikteve. Mësohet se ai ka qenë i përfshirë në një tjetër konflikt në vitin 2021.

Në atë kohë Valter Pershpalaj u shpall në kërkim për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Plagosje e lehtë”. Gjithashtu mësohet se ai përveç se ka precedentë penalë në vendin tonë, Përshpalaj ka qenë problematik edhe në Itali. Ai rezulton se në vitin 2015, ka marrë pjesë dhe në një vjedhje vile.

Çfarë ndodhi në “Lollipop”?

Sherri në klubin e natës “Lollipop” nisi me një përplasje mes disa djemsh të cilët ishin të akomoduar te zona VIP e klubit të natës. Shkaqet e këtij sherri ende nuk dihen por personat që kanë qenë të pranishëm në vendngjarje e kanë konfirmuar se janë përdorur armë.

Para përdorimit të armëve personat e përfshirë në ngjarje janë përleshur duke përdoru çdo gjë që u ka dalë para teksa kanë përdor gota dhe sendet që kishin pranë. Gjithçka ka agravuar më pas kur personat kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar.

Policia ka konfirmuar se ka patur një sherr por në asnjë moment nuk e përmend se janë përdorur armë. Nga paniku i krijuar shumë persona janë plagosur teksa kanë tentuar të largohen duke u përplasur ose rrëzuar me njëri-tjetrin. Policia e Vlorës në njoftim thjesht ka konfirmuar se ka ndodhur një sherr dhe se një persona ka mbetur i plagosur lehtë teksa po largohej nga vendngjarja. I plagosuri nuk është pjesë e ngjarjes.

The post VIDEO+EMRAT/ Sh*rri në klubin e natës në Palasë, identifikohen dy “protagonistët” e konfliktit, njëri me të shkuar kr*minale appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Çfarë ndodhi mes Edit dhe Anisës? Detaji që ngriti dyshime tek ndjekësit

By: M C
19 July 2025 at 19:42

Vetëm pak ditë pasi rrjetet sociale shpërthyen me aludime për një romancë mes Edit dhe Anisës, dy ish-banorë të “Big Brother VIP Kosova 3”, gjërat duket se kanë marrë një tjetër kthesë.

Mesazhe të koduara, vendndodhje të përbashkëta dhe përqafime në publik kishin ndezur dyshimet se mes tyre kishte lindur diçka më shumë sesa miqësi. Por tani, gjithçka duket e shuar.

Fansat kanë vënë re se të dy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, dhe kjo lë të kuptohet se lidhja e përfolur mund të ketë marrë fund para se të konfirmohej zyrtarisht. Arsyet e prishjes së raportit mbeten të paqarta, por krizat, siç duket, kanë nisur që herët.

The post FOTO/ Çfarë ndodhi mes Edit dhe Anisës? Detaji që ngriti dyshime tek ndjekësit appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Sherri i dhunshëm në Ksamil, reagon Policia: Arrestohet autori që rrahu me sende të forta pronarin e një hoteli

By: M C
19 July 2025 at 19:26

Policia ka reaguar lidhur me konfliktin e dhunshëm që u regjistrua sot mes dy personave në plazhin e Ksamilit, ku një burrë rrahu me grushte dhe sende të forta pronarin e një hoteli të zonës në sy të familjarëve të tij.

Uniformat blu bëjnë me dije se lidhur me ngjarjen ka rënë në pranga autori Agim Taraj.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se autori rezulton të jetë person me precedent penal.

Ndërkohë policia njofton se po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë të dyshuar si persona të përfshirë në këtë konflikt.

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 12:45, në Ksamil, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është dhunuar me sende të forta shtetasi A. P. Menjëherë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë është bërë shoqërimi i shtetasit A.T, si dhe po punohet per identifikimin dhe shoqerimin e personave te tjere të dyshuar si persona të përfshirë në këtë konflikt.

The post EMRI/ Sherri i dhunshëm në Ksamil, reagon Policia: Arrestohet autori që rrahu me sende të forta pronarin e një hoteli appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ “O plehrë çfarë ke bërë”- Konflikt i dhunshëm mes dy personave në plazhin e Ksamilit, pushuesi goditet me grushte në sy të familjes

By: M C
19 July 2025 at 19:10

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur këtë të shtunë në plazhin e Ksamilit.

Burime bëjnë me dije se një pushues është goditur me grushte nga një person.

Personi në fjalë dhe rrahur pushuesin në sy të fëmijëve të tij dhe të bashkëshortes së tij.

Siç duket edhe në video pushuesi ka marrë lëndime në kokë. Në video dëgjohet familjarja e të lënduarit, e cila filmon autorin dhe i thotë “o plehrë çfarë ke bërë..do ta shikosh”.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Ndërkaq gazetari Igli Çelmeta raporton se personi që goditi pushuesin është shoqëruar në polici.

The post VIDEO/ “O plehrë çfarë ke bërë”- Konflikt i dhunshëm mes dy personave në plazhin e Ksamilit, pushuesi goditet me grushte në sy të familjes appeared first on Albeu.com.

SPAK çon në gjyq skemën e “mashtrimit me mikrokreditë”, Arben Meskuti, Elda dhe Olsi Ibro “kokat” e grupit kriminal

By: M C
19 July 2025 at 18:58

Me një akuzë 211 fletë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka “kopsitur” dosjen për në gjyq për 17 të akuzuarit për skemën e mashtrimit me mikrokreditë.

Në fashikujt e dosjes voluminoze, me firmën e prokurorit të çështjes, Edvin Kondili, rezulton se janë 17 emra të cilët Prokuroria e Posaçme i akuzon për tre vepra penale: “Mashtrimit me pasoja të rënda”, “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, vepra të cilat sipas ligjit shqiptar parashikojnë deri në 15 vite burg.

Emrat e të akuzuarve janë:

Elda Ibro

Arben Meskuti

Alban Kote

Aldo Daka

Albert Gega

Olsi Ibro

Andis Gjoka

Vasil Bakallbashi

Yliana Sejfo

Indrit Çuberi

Rigels Bejko

Altin Vako

Helidon Xhindi

Fatos Alimadhi

Lefter Canaj

Roland Deda

Endri Myftari

Spak ka zbuluar një sistem të sofistikuar kompjuterik që përndiqte debitorët në gjithë Shqipërinë nga grupi që udhëhiqte Olsi Ibro, 45-vjeçari i cili në korrik të vitit të kaluar ndërmori aktin ekstrem duke konsumuar fostoksinë dhe më pas duke u hedhur nga një pallat në ndërtim në rrugën “Ramazan Shijaku” në Tiranë ku dhe gjeti vdekjen e menjëhershme. Gjithashtu, dhe nga bashkëshortja e tij, Elda Ibro si dhe Arben Meskuti.

Deri më tani lidhur me këtë dosje në qeli janë tre nga 17 të akuzuarit nga SPAK. Priten zhvillime të rëndësishme në lidhje me këtë çështje sensitive, që pas disa vitesh hetimi çon para bankës së të akuzuarve 17 persona, ku më i rëndësishmi në akuzë, Olsi Ibro, nuk jeton më.

The post SPAK çon në gjyq skemën e “mashtrimit me mikrokreditë”, Arben Meskuti, Elda dhe Olsi Ibro “kokat” e grupit kriminal appeared first on Albeu.com.

Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 32-vjeçari në Shëngjin

By: M C
19 July 2025 at 18:28

Një 32-vjeçar ka humbur jetën, pasi si pasojë e kontraktit me rrymën elektrike, ka rënë nga lartësia e një skele.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Shëngjin të Lezhës. Mësohet se 32-vjeçari ka qenë duke montuar skelat e një koncerti.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 32-vjeçari në Shëngjin appeared first on Albeu.com.

Zjarr në Dukat/ Flakët po përhapen drejt majës së malit, rrezikohet Parku i Llogarasë

By: M C
19 July 2025 at 17:58

Kjo e shtunë e 19 Korrikut ka nisur me “luftë” për shuarjen e flakëve të zjarrit në malin e Dukatit.

Ndërkohë gjatë orëve të pasdites, flakët kanë marrë përmasa më të mëdha, ndërsa për shkak të erës së fortë po përhapen drejt majës së malit.

Nëse era do të vijojë të fryjë nga verilindja, rrezikohet edhe Parku Kombëtar i Llogarasë.

Një numër i madh pishash, bredhash dhe lloje të tjera pemësh janë shkrumbuar nga zjarri. 20 forca të zjarrfikësve ndodhen në mal, ndërkohë që kërkohet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve. Për shkak të terrenit të vështirë, është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse, ndërkohë që po punohet me lopata dhe degë peme për të izoluar flakët.

The post Zjarr në Dukat/ Flakët po përhapen drejt majës së malit, rrezikohet Parku i Llogarasë appeared first on Albeu.com.

Humbën jetën tr*gjikisht në lumin Shkumbin, u jepet sot lamtumira e fundit dy vëllezërve të mitur

By: M C
19 July 2025 at 17:23

Dy vëllezërit e mitur që humbën jetën pasi u mbytën tragjikisht në lumin Shkumbin do të përcillen pasditen e sotme në banesën e fundit. Dy të miturve do tu jepet lamtumira e fundit nga familjarët dhe të afërmit. Mësohet se në ceremoninë mortore kanë marrë pjesë edhe persona që nuk i njihnin të miturit. Ata janë shprehur se ndihen shumë keq për ngjarjen.

“E morëm vesh dhe erdhëm. Nuk i njohim. Erdhëm për ngjarjen, shumë e rëndë. Shumë keq ndihemi. Kanë ardhur shumë.”, u shpreh një qytetar.

Të pranishëm kanë qenë edhe ish-kolegë ose kolegë të prindërve të viktimave. Një person ka marrë pjesë në ceremoni pasi ka punuar me babain e djemve teksa theksoi se ai i ka rritur fëmijët me sakrifica.

“Është njeri shumë i mirë, merret me ndërtim. Na vjen keq, moshë e re. Kanë qenë të rregullt, ai vetë mundohej me sakrifica për t’i rritur e edukuar, për të bërë më të mirën për ta.”, u shpreh ai.

Ngjarja tragjike ndodhi në sy të nënës së të miturve. Ata së bashku me nënën e tyre po ruanin bagëtitë kur në një moment janë futur për tu larë në lumin Shkumbin. Fëmijët sapo janë futur për tu larë i ka marrë rrjedha e lumit. Nëna menjëherë kërkoi ndihmë por përpjekjet për ti nxjerrë të gjallë nga uji ishte e kotë pasi ata nuk arritën të mbijetonin.

The post Humbën jetën tr*gjikisht në lumin Shkumbin, u jepet sot lamtumira e fundit dy vëllezërve të mitur appeared first on Albeu.com.

Princ Leka drejt martesës së dytë me fotografen, çifti planifikojnë ceremoni private

By: M C
19 July 2025 at 17:08

Vera ka nisur edhe për Princ Lekën dhe familjen e tij. Në rrjetet e tij sociale, ka qenë vetë trashëgimtari i fronit që na ka sjellë një pjesë të pushimeve që është duke bërë në jug të vendit, me vajzën e tij, por edhe partneren, Blerta Celibashi.

Vetë Leka ka një natyrë shumë diskrete dhe preferon që në rrjetet sociale të zbulojë pak nga jeta e tij e përditshme, por duket se këtë verë e ka thyer rregullin. Në Instagramin e tij, nuk mungojnë foto të Geraldinës, teksa është duke shijuar ditët buzë detit. Nga ana tjetër, në postime janë edhe shkrepjet e Blertës dhe vajzës së tij, duke na zbuluar kështu raportin e mirë që vajza e tij ka me bashkëjetuesen.

Familja ka zgjedhur Ksamilin për të pushuar këtë verë, një zgjedhje kjo thuajse e përhershme e Princit, ndonëse vitet e shkuara ka preferuar që mos të shpërndajë shumë shkrepje, si për të shijuar këtë destinacion privat, pa shumë publik, qoftë edhe virtual.

Pas një periudhe të ngarkuar në jetën private, pas përfundimit të gjyqit me ish-bashkëshorten, Elia Zaharia, tashmë çifti jo vetëm që del hapur, por me ta është edhe Geraldina, që mesa duket ka një lidhje të mirë edhe me partneren e babait të saj.

The post Princ Leka drejt martesës së dytë me fotografen, çifti planifikojnë ceremoni private appeared first on Albeu.com.

Prekëse! Egla Ceno rrëfen momentet e vështira: Mami pësoi ishemi

By: M C
19 July 2025 at 16:34

Aktorja dhe fituesja e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka ndarë një moment shumë të ndjeshëm me ndjekësit e saj, duke treguar se nëna e saj ka përjetuar një ishemi të papritur, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve dhe stafit të urgjencës, ajo tashmë është në duar të sigurta dhe po merr kujdesin e nevojshëm.

Në një postim emocional, Egla shpreh mirënjohjen e saj të thellë për mjekët dhe stafin e urgjencës së Beratit, si edhe për stafin e QSUT-së dhe Spitalit të Neurologjisë. Ajo falënderon në mënyrë të veçantë mjekët dhe personelin që kujdesen për nënën e saj me përkushtim, profesionalizëm dhe butësi.

“Jeni njerëzit më të rëndësishëm për jetën e mamit tim që nga mëngjesi i sotëm. Jeni simfoni jete,” shkruan aktorja, duke listuar edhe disa nga emrat që kanë qenë pjesë e trajtimit: Bledi Hysenbelli, Enkeleda, Silvi, Geri, Besime, shoferi i ambulancës, doktoresha Kristela e Neurologjisë, si dhe doktor Genci Çakçiri.

Egla e mbyll mesazhin e saj me fjalët prekëse: “Faleminderit për shpresën. Në duart tuaja, mami mori një shans të dytë. Mirënjohja ime është e thellë.”

The post Prekëse! Egla Ceno rrëfen momentet e vështira: Mami pësoi ishemi appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Kuptimi i fuqishëm pas emrit të djalit të Dafinës Zeqiri, e shpjegon bashkëshorti i saj

By: M C
19 July 2025 at 16:17

Pas publikimit të fotos së parë të këmbëve të vogla të foshnjës, ndjekësit e Dafinës Zeqiri dhe partnerit të saj janë kuriozë për emrin e veçantë që çifti i ka vendosur djalit të tyre: Daskan.

Bashkëshorti i Dafinës, Kreshnik Gjergji ka ndarë në një koment kuptimin simbolik dhe historik të këtij emri:

“Daskan – Emër me rrënjë ilire, që mbart forcën e burrërisë, nderit dhe udhëheqjes. Një emër që tingëllon lashtësi, si zëri i një prijësi fisnor. Daskan është emër – është krenari, është gjak ilir.”

Ky koment është përqafuar gjerësisht nga ndjekësit si një shpjegim me peshë për një emër që sjell krenari dhe trashëgimi kulturore.

The post FOTO/ Kuptimi i fuqishëm pas emrit të djalit të Dafinës Zeqiri, e shpjegon bashkëshorti i saj appeared first on Albeu.com.

Rusia sulmon Ukrainën me më shumë se 300 dronë, një i vdekur dhe 6 të plagosur

By: M C
19 July 2025 at 16:06

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi mëngjesin e sotëm se Rusia ka ndërmarrë një sulm masiv ajror ndaj Ukrainës gjatë natës, duke përdorur mbi 300 dronë dhe më shumë se 30 raketa.

Sipas tij, sulmet filluan të premten në mbrëmje dhe zgjatën deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, të cilat prekën rajonet Donetsk, Kirovohrad, Dnipro, Sumy, Kherson, Volyn, Zaporizhzhia, Mykolaiv, Odesa dhe Zhytomyr.

Nga sulmi, një person ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në qytetin portual jugor të Odesës dhe zonën përreth, ku një ndërtesë apartamentësh u dëmtua, sipas Zelenskyy.

Po ashtu, infrastruktura kritike është dëmtuar rëndë në rajonin jugor në Sumy, duke lënë mijra familje pa energji elektrike.

Ndërsa, edhe një ndërtesë banimi dhe infrastruktura kritike u dëmtua gjithashtu në qytetin indor të Pavlohrad në rajonin e Dnipropetrovsk, sipas Zelenskyy

“Eliminimi i objektivave është ende duke vazhduar, dronët mbeten në ajër”, paralajmëroi Zelenskyy. “Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar pas sulmit.”

The post Rusia sulmon Ukrainën me më shumë se 300 dronë, një i vdekur dhe 6 të plagosur appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 19 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
18 July 2025 at 23:48

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në dashuri sot priten biseda të ndjeshme me partnerin, ndaj mundohuni të tregoni mirëkuptim. Në punë, do të keni mundësi të zgjidhni një çështje të vjetër që ju ka shqetësuar prej kohësh. Shëndeti mund të jetë pak i luhatshëm, ndaj mos e neglizhoni pushimin dhe kujdesuni për veten. Financat duken të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet impulsive gjatë ditës.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Sot ndiheni të afërt me partnerin ose dikë të veçantë mund të hyjë në jetën tuaj. Në aspektin profesional, do të gjeni mbështetje nga kolegët për një projekt të rëndësishëm. Shëndeti është i mirë, por duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje ushqyerjes. Në anën financiare, mund të merrni një lajm të vogël pozitiv që ju jep më shumë siguri.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Çështjet e zemrës mund të sjellin surpriza të këndshme, veçanërisht nëse jeni të hapur për biseda të sinqerta. Në punë, një ide e re mund të vlerësohet nga eprorët dhe të hapë rrugë të reja. Shëndeti kërkon më shumë aktivitet fizik, ndaj merrni kohë për veten. Financat janë të qëndrueshme, por është mirë të bëni një planifikim më të detajuar të shpenzimeve.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Sot lidhjet romantike kërkojnë më shumë durim dhe mirëkuptim, pasi mund të lindin keqkuptime të vogla. Në punë, do të ndiheni të motivuar për të përfunduar detyra të rëndësishme dhe të arrini rezultate të mira. Shëndeti është i mirë, por mos e nënvlerësoni lodhjen mendore. Financat janë të balancuara, por është koha të mendoni për kursime afatgjata.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri, sot është dita ideale për të shprehur ndjenjat dhe për të forcuar lidhjet ekzistuese. Në ambientin e punës ju pret një surprizë pozitive ose një vlerësim nga drejtuesit. Shëndeti është në gjendje të mirë, por mos e teproni me aktivitete fizike. Në aspektin financiar, mund të merrni një ofertë interesante që ja vlen të analizohet me kujdes.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Ndjenjat tuaja do të jenë të balancuara sot, duke ju mundësuar një komunikim të mirë me partnerin. Në punë, mund të hasni disa sfida, por përkushtimi juaj do të shpërblehet. Shëndeti kërkon më shumë kujdes për sistemin nervor, ndaj shmangni stresin e tepërt. Financat janë të qëndrueshme, por mos harroni të bëni llogari të sakta para çdo shpenzimi.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Marrëdhëniet romantike janë në qendër të vëmendjes sot, dhe një bisedë e thellë do të sjellë qartësi. Në punë, do të keni mundësi të përmirësoni marrëdhëniet me kolegët dhe të arrini një marrëveshje të rëndësishme. Shëndeti është i mirë, por kushtojini vëmendje ushqimit të shëndetshëm. Financat janë stabile, por një shpenzim i papritur mund t’ju detyrojë të rishikoni buxhetin.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Sot ndiheni më të afërt me partnerin dhe është momenti i duhur për të zgjidhur mosmarrëveshje të vogla. Në aspektin profesional, do të ndjeni presion për të përfunduar detyra, por do t’ia dilni me sukses. Shëndeti është i mirë nëse i kushtoni rëndësi pushimit. Në planin financiar, shmangni investimet e nxituara dhe qëndroni të kujdesshëm me shpenzimet.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Jeta sentimentale sot do të jetë plot energji pozitive, veçanërisht për ata që kërkojnë diçka të re. Në punë, do të merrni njohje për përpjekjet tuaja dhe mund të shfaqen mundësi për avancim. Kujdesuni për shëndetin, sidomos ndaj lodhjes dhe mungesës së gjumit. Financat janë të mira, por bëni kujdes me huatë ose borxhet.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Sot ndjeni nevojën të jeni më të hapur me ndjenjat tuaja, gjë që do të përmirësojë marrëdhëniet personale. Në punë, një takim i rëndësishëm mund të sjellë mundësi të reja bashkëpunimi. Shëndeti është i mirë, por mos e neglizhoni aktivitetin fizik. Financat janë të qëndrueshme, por është momenti të mendoni për investime me risk të ulët.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në dashuri, sot është ditë e mirë për të forcuar besimin dhe për të bërë plane të përbashkëta me partnerin. Në aspektin profesional, do të keni energji për të përballuar sfida dhe për të përmbyllur projekte të mbetura pezull. Shëndeti është i favorshëm, por kujdesuni për hidratimin. Financat janë nën kontroll, ndaj mund të lejoni ndonjë shpenzim të vogël për veten.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Marrëdhëniet personale sot kërkojnë më shumë vëmendje, ndaj kushtojini kohë njerëzve të dashur. Në punë, mund të përballeni me vonesa të vogla, por asgjë që nuk zgjidhet me durim. Shëndeti është i mirë, por mos e teproni me ushqimet e rënda. Në aspektin financiar, shmangni spekulimet dhe qëndroni në kursin tuaj të zakonshëm.

The post Horoskopi 19 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Pritet zbulimi i sekreteve të klimës së Tokës, akulli 1.5 milionë vjeçar do të shkrihet

By: M C
18 July 2025 at 23:36

Një bërthamë akulli që mund të jetë më e vjetër se 1.5 milion vjet ka mbërritur në Britani, ku shkencëtarët do ta shkrijnë me kujdes për të zbuluar të dhëna jetike mbi historinë klimatike të planetit.

Ky cilindër i akullt, i nxjerrë nga thellësitë e Antarktidës Lindore, është konsideruar si akulli më i vjetër i planetit dhe përmban informacion të paprecedentë mbi përqendrimet e dioksidit të karbonit, temperaturat dhe modelet e erës që datojnë më shumë se një milion vjet më parë.

Akulli është dërguar në British Antarctic Survey në Kembrixh, ku ekipi i udhëhequr nga Dr. Liz Thomas do ta analizojë me metoda të avancuara gjatë një procesi që zgjat shtatë javë. Ata do të përdorin teknologji si spektrometri masiv me plazmë të lidhur induktivisht (ICPMS) për të analizuar mbi 20 elementë kimikë dhe izotope në lëngun e shkrirë të akullit.

Kjo bërthamë mund të zbulojë se si ka ndryshuar klima globale gjatë Tranzicionit të Pleistocenit të Mesëm (800,000 – 1.2 milion vjet më parë), kur ciklet e akullnajave ndryshuan nga çdo 41,000 në çdo 100,000 vjet. Kjo është një nga pyetjet më të mëdha të pazgjidhura në shkencën e klimës.

Bërthamat e akullit PNRA/IPEV 15 që duken si të ngrira dhe kanë diametër rreth 15 cm janë brenda kanaleve metalike. Ato janë të grumbulluara mbi rafte druri dhe metali.

Gjithashtu, shkencëtarët kërkojnë të kuptojnë se si kanë reaguar shtresat e akullit dhe nivelet e detit në të kaluarën, në një periudhë kur përqendrimet natyrore të CO₂ mund të kenë qenë po aq të larta sa janë sot.

Projekti përfshin institucione nga Britania, Gjermania, Zvicra, Italia dhe Franca. Akulli u shpuar në një zonë rreth 40 km nga baza kërkimore Concordia, u nda në segmente 1 metër dhe u transportua me anije e më pas me furgon frigoriferik në Evropë.

Në total, janë nxjerrë 2.8 km akull, sa tetë Kulla Eiffel të grumbulluara njëra mbi tjetrën.

The post Pritet zbulimi i sekreteve të klimës së Tokës, akulli 1.5 milionë vjeçar do të shkrihet appeared first on Albeu.com.

Ukraina riatdheson 1,000 trupa në kuadër të një marrëveshjeje me Rusinë

By: M C
18 July 2025 at 23:20

Ukraina ka riatdhesuar 1,000 trupa të saj bazuar në një marrëveshje të arritur me Rusinë në Stamboll, njoftoi më 17 korrik Shtabi Koordinues për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës.

“Sipas palës ruse, trupat u përkasin qytetarëve të Ukrainës, përfshirë ushtarë”, tha Shtabi Koordinues në Telegram.

Shkëmbimi u konfirmua nga Vladimir Medinsky, kreu i delegacionit rus në Stamboll, i cili pohoi më tej se Ukraina dorëzoi 19 trupa të ushtarëve rusë si pjesë e marrëveshjes.

Sipas marrëveshjes së arritur më 2 qershor në Stamboll, Rusia dhe Ukraina u dakortsuan të për riatdhesimin e rreth 6,000 trupave të ushtarëve dhe qytetarëve ukranias.

Ky shkëmbim u kryer në disa faza dhe përfundoi më 16 qershor e 6,057 trupa të kthyer në Ukrainë sipas marrëveshjes.

Kievi më vonë deklaroi se Moska përfshiu trupa të disa ushtarëve të vrarë në transferim. Nga ana tjetër, Ukraina i ktheu Rusisë tre ushtarë të vrarë rus.

Megjithatë, dy raundet e bisedimeve të paqes ruso-ukrainase në Stamboll në maj dhe qershor dështuan të arrinin ndonjë përparim drejt përfundimit të armiqësive, megjithëse të dyja palët arritën marrëveshje për shkëmbime të reja të të burgosurve, duke përfshirë shkëmbimin më të madh të luftës që përfshinte 1,000 robër nga secila palë.

Kievi i ka kërkuar vazhdimisht Moskës të miratojë një formulë shkëmbimi të të burgosurve “të gjithë për të gjithë”. Ndërsa mbi 5,000 ukrainas janë kthyer nga robëria ruse që nga marsi i vitit 2022, Rusia vazhdon t’i rezistojë një shkëmbimi gjithëpërfshirës.

The post Ukraina riatdheson 1,000 trupa në kuadër të një marrëveshjeje me Rusinë appeared first on Albeu.com.

❌
❌