E vërteta pas vdekjes së Dan Rivera-s: “Annabelle” nuk ishte në dhomën e tij të hotelit
Pavarësisht thashethemeve në rrjete sociale, kukulla e famshme “e pushtuar” Annabelle nuk ishte në dhomën e hotelit ku humbi jetën hetuesi paranormal Dan Rivera.
Lajmi u konfirmua nga mjeku ligjor i Adams County, Francis Dutrow, i cili tha për PEOPLE se kur mbërriti në vendngjarje më 13 korrik, nuk kishte asnjë kukull të tillë në dhomë. Ai shtoi gjithashtu se Annabelle nuk ka qenë fare në atë dhomë.
Rivera, 54 vjeç, ishte një nga hetuesit kryesorë të New England Society for Psychic Research dhe ndodhej në Gettysburg si pjesë e turit “Devils on the Run”. Ai kishte deklaruar se nuk ndjehej mirë dhe ishte kthyer në dhomën e tij, ku më vonë u gjet i pajetë nga stafi i hotelit.
Policia e Pensilvanisë njoftoi se nuk kishte asgjë të dyshimtë në vendngjarje, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes do të përcaktohet pas autopsisë, që pritet të zgjasë rreth 8-10 javë.
Annabelle është bërë e njohur përmes filmave horror dhe historive të shumta, që sipas shoqatës, datojnë që nga viti 1968.
The post E vërteta pas vdekjes së Dan Rivera-s: “Annabelle” nuk ishte në dhomën e tij të hotelit appeared first on iconstyle.al.