Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 July 2025Main stream

Bayerni arrin akordin me Luis Diaz, tashmë duhet bindur dhe Liverpooli

By: rozalb
18 July 2025 at 17:25

Transferimi i Luis Diaz te Bayern Munchen duket se është në fazat përfundimtare. Sulmuesi anësor kolumbian, i cili iu bashkua Liverpool-it në janar të vitit 2022 nga Porto, ka informuar drejtuesit e klubit anglez për dëshirën e tij për të kaluar në Bundesliga. Pas javësh negociatash, marrëveshja mund të mbyllet së shpejti. Bayern fillimisht ka ofruar 52 milionë euro, një shifër që më pas është…

Source

Cassano: Leao duket sikur luan për të impresionuar vajzat

By: rozalb
18 July 2025 at 17:17

Rafael Leao ka reaguar me një notë ironie ndaj disa deklaratave kritike të ish-futbollistit italian, Antonio Cassano, në lidhje me angazhimin e tij në fushë. I ftuar në podcastin “Viva el Futbòl”, Cassano kishte lënë të kuptohej se sulmuesi portugez shpesh luan më shumë për të bërë përshtypje sesa për të fituar ndeshjet: “Sikur luan për të impresionuar vajzat, jo për të ndihmuar ekipin të fitojë”…

Source

Real Madrid kërkon një emër “big” në mesfushë, ja yjet e përfolur …

By: rozalb
18 July 2025 at 16:36

Real Madridi ka shpenzuar plot 180 milionë euro këtë verë për të siguruar katër përforcime të rëndësishme: Alexander-Arnold, Carreras, Huijsen dhe Mastantuono. Por, pavarësisht këtyre lëvizjeve, madrilenët nuk janë të ngopur dhe kërkojnë ende përforcime, sidomos në mesfushë. Trajneri i ri, Xabi Alonso, ka kërkuar nga presidenti Florentino Perez një mesfushor me emër të madh…

Source

25 milionë euro në sezon, klubet nga Arabia kërkojnë portierin e City-it

By: rozalb
18 July 2025 at 16:22

Ederson Moraes, portieri i Manchester City-t, është bërë një nga emrat më të përfolur në këtë merkato vere. Sipas mediave ndërkombëtare, Al Nassr dhe Al Ittihad nga Arabia Saudite po bëjnë presion të madh për të siguruar shërbimet e brazilianit, duke e vendosur atë në krye të listës së objektivave. Portieri 31-vjeçar ka ngjallur interes edhe nga klube si Napoli dhe Galatasaray…

Source

Grabitje masive në shtëpinë e Platini, hajdutët i marrin mbi 20 trofe

By: rozalb
18 July 2025 at 16:07

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në orët e para të mëngjesit për ish-presidentin e UEFA-s, Michel Platini, i cili është zgjuar papritur rreth orës 05:30, pasi dëgjoi zhurma të çuditshme që vinin nga kopshti i banesës së tij pranë qytetit Cassis, në departamentin e Bouches-du-Rhône në Francë. Sipas raportimeve të mediave franceze RTL, dhe të konfirmuara nga RMC dhe BFMTV…

Source

Në Arabi bëjnë gati shifrën rekord, 350 milionë euro për të rrëmbyer Vinicius nga Reali

By: rozalb
18 July 2025 at 15:56

Vinicius Junior është kthyer në objektivin më të madh të futbollit saudit. Sipas burimeve pranë klubit, një super ofertë është në përgatitje për yllin brazilian të Real Madridit, i cili ka kontratë me “Los Blancos” deri në vitin 2027. Klubet saudite janë gati të ofrojnë plot 350 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit, një shifër që do ta bënte atë lojtarin më të shtrenjtë në histori…

Source

Mourinho ëndërron rikthimin në shtëpi: Një ditë do drejtoj Kombëtaren portugeze ose ndonjë klub!

By: rozalb
18 July 2025 at 13:51

Jose Mourinho ka zbuluar dëshirën e tij të madhe: të mbyllë ciklin si trajner në vendlindjen e tij, Portugali. Pas fitores 2-1 të Fenerbahçes në një ndeshje miqësore kundër Portimonense, “Special One” ka folur hapur për synimin e tij për të drejtuar një klub ose kombëtaren portugeze në të ardhmen. “Do të shkoj patjetër në Portugali. Nuk ka ndodhur ende, por do të ndodhë. Jo sepse ndjej se fundi…

Source

Stadiumi më i madh në botë s’do të presë finalen e Kupës së Botës 2030!

By: rozalb
18 July 2025 at 13:29

Edhe pse po ndërtohet posaçërisht për Kupën e Botës 2030 dhe pritet të jetë stadiumi më i madh në botë, Grand Stade Hassan II në Marok nuk do të presë finalen e këtij turneu madhështor. Kupa e Botës 2030 do të shënojë 100-vjetorin e edicionit të parë të Botërorit të zhvilluar në vitin 1930 dhe për herë të parë do të mbahet në tri shtete: Spanjë, Portugali dhe Marok, duke u shtrirë në dy kontinente.

Source

Hidhet shorti për Kategorinë e Parë, kalendari i plotë me 33 javët futbollistike

By: rozalb
18 July 2025 at 13:21

Departamenti i Garave në FSHF hodhi sot shortin e kampionatit të Kategorisë së Parë për sezonin 2025-2026. Të pranishëm në hedhjen e shortit ishin përfaqësuesit e 12 klubeve pjesëmarrëse të këtij edicioni, të cilët kanë mësuar nga goglat kundërshtarët që do të kenë përballë gjatë këtij edicioni. Në këtë edicion të ri, që do të ngrejë siparin më 23 gusht 2025 dhe është planifikuar të mbyllet më…

Source

Milani piketon Estupinian si zëvendësuesin e Theo Hernandez

By: rozalb
18 July 2025 at 13:15

Milani ka bërë zgjedhjen e tij për të zëvendësuar Theo Hernandez, në rast se francezi largohet gjatë merkatos së verës. Objektivi kryesor për krahun e majtë është Pervis Estupinan, mbrojtësi i kombëtares së Ekuadorit dhe lojtar i Brighton në Premier League. Klubi kuqezi ka bërë tashmë hapin e parë konkret, duke dërguar një ofertë zyrtare prej 12 milionë eurosh plus bonuse. Një shumë e ulët në…

Source

Liverpooli arrin akordin me sulmuesin e Frankfurtit, mungojnë vetëm detajet

By: rozalb
18 July 2025 at 12:33

Liverpool është shumë pranë sigurimit të një përforcimi të bujshëm në repartin ofensiv, teksa Hugo Ekitike, sulmuesi i talentuar i Eintracht Frankfurt, ka shprehur dëshirën për t’u bashkuar me “The Reds” në sezonin e ardhshëm. Sipas burimeve pranë klubit, 23-vjeçari francez ka rënë dakord në parim për transferimin, ndërsa aktualisht pritet që të gjendet gjuha e përbashkët edhe mes dy klubeve.

Source

Zbulohet lista e largimeve te Juventusi, synon të arkëtojë mbi 100 milionë euro

By: rozalb
18 July 2025 at 12:12

Merkatoja e verës në kampin bardhezi pritet të sjellë disa largime të rëndësishme, teksa Juventus synon të pastrojë skuadrën nga lojtarët që nuk bëjnë më pjesë në planet afatgjata të klubit. Dusan Vlahovic mbetet emri më i nxehtë në listën e largimeve. Situata e tij është e hapur prej muajsh dhe drejtuesit e Juves janë në pritje të një oferte konkrete për të zgjidhur përfundimisht të ardhmen e…

Source

U dëmtua që në ditën e parë të stërvitjes, por Hysaj qetëson Sarrin

By: rozalb
18 July 2025 at 11:47

Pas frikës fillestare për një dëmtim në pulpë, Elseid Hysaj ka marrë lajme pozitive: analizat kanë përjashtuar çdo lloj dëmtimi muskulor dhe mbrojtësi shqiptar është rikthyer në stërvitje në qendrën sportive të Formellos. Aktualisht ai po stërvitet në mënyrë graduale. Pasi qëndroi pushim gjatë seancës së mëngjesit, Hysaj po punon veçmas në shoqërinë e Zaccagni. Ky i fundit është parë me atlete…

Source

Duka uron Vllazninë: Kualifikim i merituar, shpresoj për ecuri të gjatë

By: rozalb
18 July 2025 at 10:52

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka uruar shkodranët. Postimi: Urime Vllaznisë për kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Conference League! 🇦🇱⚽ Një fitore e bukur në transfertë ndaj Daugavpils…

Source

Before yesterdayMain stream

Partizani eliminohet nga Conference League, mundet nga ekipi estonez në shtesë

By: rozalb
17 July 2025 at 22:40

Partizani është eliminuar nga Conference League që në raundin e parë kualifikues, pas humbjes 0-1 ndaj Nõmme Kalju në stadiumin “Air Albania”. Ndeshja e parë në Estoni ishte mbyllur me rezultatin 1-1, ndërsa për të përcaktuar skuadrën që do të avanconte më tej, u deshën 120 minuta lojë dramatike në Tiranë. Takimi u karakterizua nga shumë emocione dhe raste, por mungoi saktësia përpara portës.

Source

Një tjetër lojtar largohet nga Egnatia, pritet kalimi në Arabi

By: rozalb
17 July 2025 at 16:39

Pas një sezoni jo shumë aktiv në Shqipëri, Jazan Madani pritet të jetë largimi i radhës nga kampionët në fuqi të Superiores, Egnatia. Sipas mediave në Arabinë Saudite, mbrojtësi 20-vjeçar është pranë rikthimit te Al Ahli, klubi që zotëron kartonin e tij. Madani nuk ishte i grumbulluar për turin e parë të Ligës së Kampionëve, çka shtoi dyshimet për të ardhmen e tij në Rrogozhinë.

Source

Fulham dhe Besiktas gati të rrëmbejnë Taremin, mund të zhbllokojnë Lookman

By: rozalb
17 July 2025 at 16:07

Tek Interi po afrohet një moment vendimtar për të ardhmen e Mehdi Taremit. Sulmuesi iranian, i ardhur verën e kaluar si lojtar i lirë nga Porto, është informuar prej kohësh nga klubi se nuk bën më pjesë në planet teknike për sezonin e ri. Vetë lojtari e ka pranuar situatën dhe është shprehur i gatshëm të largohet, pa penguar klubin në procesin e transferimit. Megjithatë, nëse nuk gjendet një…

Source

Luis Diaz kërkon largimin nga Liverpool, Bayerni bën gati një ofertë të re

By: rozalb
17 July 2025 at 15:39

E ardhmja e Luis Diaz është gjithnjë e më larg “Anfield”. Sulmuesi kolumbian është në qendër të merkatos së verës, me Bayern Munich që e ka vendosur si një nga objektivat kryesorë për repartin ofensiv. Këtë javë, gjigantët gjermanë kanë paraqitur një ofertë të parë pranë 70 milionë eurove për të siguruar shërbimet e 27-vjeçarit, por Liverpool e ka refuzuar, duke e konsideruar të pamjaftueshme…

Source

Galatasaray akord me Napolin për një klauzolë anti-Juventus

By: rozalb
17 July 2025 at 14:59

Sipas burimeve të afërta me klubin turk të Galatasarayt, janë shënuar përparime të rëndësishme në tratativat me Napolin për transferimin e Victor Osimhen në Stamboll. Negociatat mes palëve kanë hyrë në fazën përfundimtare, me disa detaje të reja që mund të ndikojnë pozitivisht në mbylljen e marrëveshjes. Një nga kushtet kryesore që Napoli kërkonte është klauzola “anti-Itali”…

Source

Santos mund Flamengon me gol të Neymar, debuton dhe djali i Robinhos

By: rozalb
17 July 2025 at 14:23

Një fitore dramatike në minutat e fundit i ka dhënë shpresë Santosit në kampionatin brazilian. Goli vendimtar u realizua nga Neymar në minutën e 85-të, duke i siguruar fitoren ndaj Flamengos dhe duke nxjerrë ekipin nga zona e rënies. I rikthyer pas një dëmtimi të gjatë, ylli brazilian luajti për herë të parë 90 minuta të plota pas pesë muajsh. Pas ndeshjes, Neymar u shpreh i entuziazmuar për…

Source

❌
❌