Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 July 2025Main stream

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

By: Rovena
20 July 2025 at 17:44

Një anije turistike u përmbyt si pasojë e një stuhie të fuqishme në Gjirin Ha Long të Vietnamit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 38 personave, përfshirë edhe fëmijë.

Anija me emrin Wonder Sea kishte në bord 48 turistë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit, gjatë një turneu në një nga destinacionet më të njohura turistike të vendit.

Ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin gjallë vetëm 11 persona deri më tani, ndërsa operacionet e kërkimit vijojnë për gjetjen e të zhdukurve. Lajmi është konfirmuar nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve e Vietnamit.

Ngjarja ndodhi në kulmin e stuhisë tropikale Wipha, e cila kishte përfshirë Detin e Kinës Jugore, duke sjellë reshje të rrëmbyeshme dhe erëra të forta që goditën zonën bregdetare.

Kjo është stuhia e tretë që prek Vietnamin këtë vit dhe pritet të godasë bregun verior të vendit në fillim të javës së ardhshme.

Gjiri Ha Long, një vend i mbrojtur nga UNESCO si Trashëgimi Botërore, është i njohur për bukurinë e tij natyrore dhe qindra ishujt e vegjël që tërheqin çdo vit mijëra turistë nga e gjithë bota./abcnews.al

Përfshihet nga flakët një anije pranë Indonezisë, 280 persona hidhen në det për t’i shpëtuar zjarrit

By: Rovena
20 July 2025 at 17:06

Një anije me 280 pasagjerë u përfshi nga flakët pranë brigjeve të Indonezisë, duke detyruar udhëtarët e frikësuar të hidhen në det të veshur me jelekë shpëtimi për të shpëtuar jetën.

Ngjarja dramatike ndodhi sot rreth orës 13:30 me orën lokale, në anijen KM Barcelona, e cila lundronte në linjën Manado–Tahunda. Zjarri shpërtheu papritur dhe u shoqërua me re të dendura tymi, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve, të cilët filluan të bërtasin dhe të qanin nga frika.

A fire broke out on the KM Barcelona VA ferry, also known as the KM Barcelona V or the Gregorius Barcelona V, at around 1:30 p.m. local time on July 20, 2025. The fire occurred off the coast of North Sulawesi, Indonesia, near Talise Island in the North Minahasa Regency. The ferry… pic.twitter.com/BmKSXy8gsO

— T_CAS videos (@tecas2000) July 20, 2025

Pamjet e filmuara nga pasagjerët me celularët e tyre u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale. Ato tregojnë flakët e mëdha që përpijnë anijen dhe njerëzit në ujë, teksa përpiqen të qëndrojnë larg mjetit që digjej. Në një nga videot më të shpërndara, shihet një burrë që shpëton një fëmijë të vogël, ndërsa tregon përjetimin tronditës, me fëmijën që kollitet në krahët e tij.

Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë. Në vendngjarje mbërritën menjëherë tre anije shpëtimi, KM Barcelona III, KM Venecian dhe KM Cantika Lestari 9F, të cilat ndihmuan në evakuimin e udhëtarëve. Për fat të mirë, nuk raportohet për viktima./abcnews.al

Izraeli urdhëron largimin e civilëve nga një zonë e Gazës, paralajmërohet ofensivë tokësore

By: Rovena
20 July 2025 at 16:27

Ushtria izraelite ka lëshuar urdhra për evakuimin e një pjese të populluar në qytetin Deir al-Balah, në Gazën qendrore, një zonë ku deri më tani nuk ka ndërmarrë një ofensivë tokësore gjatë 21 muajve të luftës kundër Hamasit.

Të dielën, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kërkuan nga banorët dhe të zhvendosurit që janë strehuar në qytet të largohen menjëherë dhe të zhvendosen drejt al-Mawasit, një zonë pranë bregdetit të Mesdheut, e caktuar nga Izraeli si “zonë e sigurt”.

Ky urdhër evakuimi ka shkaktuar panik të përhapur mes dhjetëra mijëra palestinezëve, por edhe te familjet e pengjeve izraelite, të cilat druajnë se të afërmit e tyre mund të ndodhen në këtë zonë.

Ndërsa IDF ka ndërmarrë sulme ajrore në zonë, nuk ka hyrë ende me trupa tokësore. Të dielën, ushtria izraelite hodhi fletushka nga ajri mbi disa lagje në jugperëndim të Deir al-Balahut, duke u kërkuar njerëzve të largohen menjëherë drejt jugut.

“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit po veprojnë me forcë për të shkatërruar kapacitetet dhe infrastrukturën terroriste të armikut në zonë,” thuhej në deklaratën e ushtrisë, duke shtuar se këto lagje nuk janë goditur më parë gjatë luftës.

Lagjet e prekura janë të mbushura me njerëz të zhvendosur që jetojnë në çadra dhe kushte të rënda humanitare. Burime izraelite thanë për agjencinë e lajmeve Reuters se një nga arsyet pse ushtria nuk ka hyrë më parë në këtë zonë është dyshimi se aty mund të mbahen pengje të Hamasit.

Aktualisht besohet se të paktën 20 nga 50 pengjet e mbetura në Gaza janë ende gjallë.

Pjesa më e madhe e më shumë se dy milionë banorëve të Rripit të Gazës janë zhvendosur të paktën një herë që nga fillimi i luftës në tetor të vitit të kaluar, ndërsa urdhrat e përsëritur për evakuim kanë përfshirë zona të gjera të territorit.

Urdhrat e reja për evakuim erdhën në të njëjtën ditë kur zyrtarë shëndetësorë në Spitalin Shifa të qytetit të Gazës thanë se mbi 40 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga zjarr izraelit, teksa pritnin ndihmat humanitare të OKB-së.

Sipas spitaleve në jug të territorit, edhe në pikëndarje të tjera janë raportuar viktima nga sulmet ndaj civilëve që presin ndihma. BBC ka kontaktuar ushtrinë izraelite për një reagim lidhur me këto zhvillime.

Ndërkohë, Papa Leo XIV ka bërë thirrje për një “ndërprerje të menjëhershme të barbarisë së luftës”, duke dënuar përdorimin e “forcës së pakufizuar” ndaj civilëve. Kjo deklaratë vjen vetëm disa ditë pas një sulmi vdekjeprurës izraelit ndaj të vetmes kishë katolike në Gaza, një veprim për të cilin kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shprehu “keqardhje të thellë”.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se civilët në Gaza po përballen me uri ekstreme dhe ka kërkuar një furnizim urgjent me ndihma jetike.

Që nga fundi i majit, kur nisi funksionimi i Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF), mbështetur nga SHBA dhe Izraeli, janë raportuar pothuajse çdo ditë vrasje të palestinezëve që kërkojnë ndihma. Dëshmitarët thonë se shumica janë qëlluar nga forcat izraelite, ndërsa Izraeli thotë se sistemi i ri i shpërndarjes synon të parandalojë përfitimin e Hamasit nga ndihmat.

Lufta në Gaza nisi si përgjigje ndaj sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023, ku u vranë rreth 1,200 persona dhe u morën peng 251 të tjerë.

Që atëherë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së drejtuar nga Hamasi në Gaza – një burim që edhe OKB e konsideron si më të besueshmin për statistika, mbi 58,895 persona janë vrarë nga sulmet izraelite.

Radhë të gjata pritjeje në doganë/ Fluks udhëtarësh në kufirin me Greqinë e Maqedoninë e Veriut

By: Rovena
20 July 2025 at 16:01

Personave që nga Greqia kanë hyrë në Shqipëri, por dhe ata që  kanë dalë nga vendi ynë drejt shtetit fqinj  nga  pika kufitare e Qafë Botës,  të dielën   iu është dashur  të presin disa orë  në radhë.

Kjo për shkak se autoritetet greke po punojnë vetëm me një sportel ku procedohet në të njëjtën kohë me hyrjet dhe me daljet.  Ndërkohë që  autoritetet shqiptare aktualisht  punojnë me tre sportele ato greke  pritet të marrin masa në fillim të javës së ardhshme.

Paraditen e të dielës nga pika kufitare e Qafë Botës  kaluan rreth 1400 shqiptar dhe të huaj me 460 mjete.

Me radhë janë përballur dhe ata  persona që kanë hyrë  në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut. Në pikën kufitare të Qafë Thanës në anën e Maqedonisë së Veriut iu është dashur të presin deri në tre orë në doganë.

Sipas policisë kufitare shkak është bërë fluksi i lartë  i  udhëtarëve.  Procedurat për të hyrë në Shqipëri   kryhen vetëm në  pjesën e policisë së  Maqedonisë së Veriut. Kapaciteti i saj i përpunimit të të dhënave në sportele është shumë më i ulët se në doganën shqiptare./abcnews.al

Kontrolle intensive në det/ Brenda një javë, bllokohen 30 mjete lundruese

By: Rovena
20 July 2025 at 15:56

Në kuadër të operacionit “Siguria Detare”, Policia Kufitare, përgjatë kësaj jave ka bllokuar 30 mjete lundruares për shkelje të perimetrit të sigurisë detare.

Mjetet e bllokuara janë 18 jet ski, 7 skafe, 3 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar.12 mjete lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative 100 mijë lekë secili. Ndërkohë, nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 7 raste për t’u ardhur në ndihmë 13 shtetasve, të cilët ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre lundruese./abcnews.al

Të paktën 73 palestinezë të vrarë teksa po tentonin të merrnin ndihma

By: Rovena
20 July 2025 at 15:39

Të paktën 73 palestinezë janë vrarë teksa po tentonin të arrinin në qendrat për shpërndarjen e ndihmave në mbarë Gazën më 20 korrik, tha Ministria e Shëndetësisë në territorin palestinez.

Numri më i madh i viktimave është regjistruar në veri të Gazës, ku të paktën 67 palestinezë u vranë teksa po tentonin të arrin në një qendër të ndihmës përmes kalimit Zikim me Izraelin, tha Ministria e Shëndetësisë në Gazë dhe spitalet lokale.

Më shumë se 150 persona janë plagosur dhe disa prej tyre janë në gjendje kritike, sipas spitaleve.

Ende është e paqartë nëse ata janë vrarë nga ushtria izraelite apo nga bandat e armatosura. Por, disa dëshmitarë thanë se ushtria izraelite shtiu drejt turmës.

Vrasjet në veri të Gazës nuk ndodhën në afërsi të qendrave të shpërndarjes së ndihmës, që udhëhiqen nga Fondi Humanitar për Gazën (GHF), që mbështetet nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara. Dëshmitarët dhe punëtorët e ndihmës kanë thënë se qindra persona janë vrarë nga Izraeli teksa tentonin të arrinin në qendrat e GHF-së.

Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për vrasjet që ndodhën të dielën.

Njoftimi për vrasjen e palestinezëve vjen në kohën kur Izraeli lëshoi një urdhër të ri për evakuimin e banorëve nga pjesa qendrore e Gazës dhe disa zona të tjera, pasi tha se synon të kryejë operacione ndaj Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Zgjerimi i ofensivës, në pjesë ku Izraeli më parë nuk ka operuar, vjen teksa Izraeli dhe Hamasi po mbajnë bisedime indirekte për një armëpushim 60-ditor dhe lirimin e pengjeve.

Gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit 2023 – sulm që nxiti luftën – Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu 251 të tjerë. Nga ta, 49 ende mbahen në Gazë, përfshirë 27 që ushtria izraelite thotë se kanë vdekur.

Ndërkaq, si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 58.000 palestinezë, shumica civilë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën palestineze./REL

 

Aksioni kundër zaptimit të hapësirave/ Kryeministri Rama: Çlirim i madh për komunitetin

By: Rovena
20 July 2025 at 15:17

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel një foto që tregon lirimin e hapësirave publike të zëna më parë nga ndërtimet pa leje, duke e cilësuar këtë si një “çlirim të madh” për komunitetin dhe për këmbësorët.

Kryeministri paralajmëron gjithashtu se të gjitha ndërtimet pa leje që zënë hapësirat publike do të largohen, pavarësisht rezistencës. Ai thekson se edhe ato objekte që ende nuk janë shembur do të prishen, ndërsa ndërtuesit që nuk bashkëpunojnë do të përballen me gjoba të kripura.

“Çlirim i madh jo vetëm për komunitetin e për këmbësorët, po edhe për ata që ulen nëpër tavolinat jashtë dhe marrin frymë lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetër edhe cilësinë e shërbimit. Ndërkohë ka ende ngrehina që i rezistojnë më kot kërkesës për t’u shkulur vetë nga mexhelisi, se në fund të tëra do ikin po do ikin bashkë me një gjobë të kripur për ndërtuesin e pamirëkuptua”, ka shkruar kryeministri Rama.

/abcnews.al 

 

 

OKB: Më shumë se 128 mijë të zhvendosur për shkak të dhunës sektare në jug të Sirisë

By: Rovena
20 July 2025 at 15:01

Të paktën 128 mijë persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të përshkallëzimit të dhunës sektare në jug të Sirisë. Kjo është bërë e ditur nga Agjencia e Migracionit e Kombeve të Bashkuara këtë të diel, më 20 korrik, në një raport të publikuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), cituar nga agjencia AFP.

Sipas raportit, numri i të zhvendosurve është rritur ndjeshëm pas një jave përplasjesh në provincën Sweida, bastion i komunitetit druz. Vetëm më 19 korrik, mbi 43 mijë persona janë larguar nga zonat e tyre për shkak të përkeqësimit të situatës.

“Deri më tani, gjithsej 128,571 individë janë zhvendosur që nga fillimi i luftimeve,” thuhet në deklaratën e IOM.

Që nga shpërthimi i dhunës të dielën e kaluar, më shumë se 900 persona janë raportuar të vrarë në Sweida. Konflikti, i karakterizuar nga tensione sektare midis druzëve dhe beduinëve, është ndërlikuar më tej nga përfshirja e qeverisë siriane të udhëhequr nga islamistët, Izraelit dhe grupeve të armatosura fisnore nga pjesë të tjera të vendit./abcnews.al

Forca e jetës në sytë e Ervinit/ 29-vjeçari që s’ka qenë asnjëherë në shkollë, por ëndërron të bëhet poet

By: Rovena
20 July 2025 at 14:32

Aq sa e trishtë, edhe frymëzuese historia e të riut nga Memaliaj. Ervin Kanani, para 29 vitesh erdhi si një bekim në familjen e Rustem dhe Teuta Kananit.

Lindi i shëndetshme, por, një temperaturë e lartë kur ishte vetëm 6 muajshë, i la gjurmë të pashlyeshme në shëndet. Ai është i diagnostikuar me spektrin autik, dhe epilepsi. Probleme të cilat i sollën mungesë të zhvillimit normal trupor, për të cilat iu desh të kryente edhe 3 operacione të vështira jashtë vendit për zgjatje e barazim të këmbëve. Ndërhyrje që i ndryshuan jetën, pasi sot Ervini mund të ecë lehtësisht.

Krahas probleme të shumta shëndetësore, Ervini në moshën 6-vjeçare humbi nënën, ndërsa vite më vonë edhe babain. Humbja e prindërve, e afroi më shumë me xhaxhin Gjergj Kanani, i cili ia shtrëngoi dorën njëherë e mirë, për të mos ia lëshuar më kurrë.

Vështirësitë e njëpasnjëshme me shëndetin, të riut i kushtuan të ardhmen. Sot është 29 vjeç, dhe nuk e ka përjetuar asnjë ditë të vetme, ndjesinë e të qenurit nxënës.

Ervini nuk ka pasur fatin e bashkëmoshatarëve për të mësuar në bankat e shkollës, por, është mirënjohës që falë miqve, ai din të lexoj dhe të shkruaj.

Si çdo fëmijë, edhe Ervini kishte dëshirat e tij për të ardhmen, ndërsa sytë i qeshin kur tregon për ëndërrat.

I riu i buzëqesh çdo dite, dhe lumturohet me gjëra të vogla që e rrethojnë, ndërsa kur është fjala për pasionet, ai përgjigjet kështu:

Pas vështirësive vjen lehtësim, Ervini sot prej 2 muajsh shkon çdo ditë në Qendrën Komunitare për Personat me Aftësi Ndryshe në Laprakë, ku kalon kohë me bashkëmoshatarët e tij. Ndërsa tregon sesi kalon një ditë të tij./abcnews.al

 

 

Messi më shumë gola se CR7/ Argjentinasi ka më shumë rrjeta se Ronaldo pa penallti

By: Rovena
20 July 2025 at 14:24

Do të mbetet ndoshta më i madhi i të gjitha kohëve për klasin dhe universalitetin.

Lionel Messi është ende në garë me një Pele apo Maradona për të hyrë në histori si numri 1 i futbollit botëror, diçka që nuk nënkupton vetëm gola, por gjithsesi edhe në këtë element ai është i jashtëzakonshëm.

Me dy rrjetat e shënuara në ndeshjen e radhës së Ligës Profesioniste të futbollit amerikan, kampioni i botës arriti në 764 goditje të sakta nga loja, pra duke përjashtuar penalltitë.

Ky është rekordi botëror i momentit, pasi i mbiquajturi “Pleshti” ka një më shumë sesa Kristiano Ronaldo që është ndalur në 763. Jo vetëm kaq, por argjentinasi ia ka dalë në 167 ndeshje më pak sesa CR7.

Falë kontributit të Mesit, ekipi i tij, Inter i Majemit fitoi 5-1 në fushën e ekipit nga Nju Jorku, Red Bull.

Leo pati dy rrjeta e dy asistë, ndërsa Segovia shënoi dy të tjera. Forma e tij është tepër e madhe këto kohë pasi ka gjashtë dygolësha në 7 ndeshjet e fundit.

Në të gjithë karrierën, magjistari i futbollit ka realizuar 872 gola, 66 më pak sesa Ronaldo, por duke luajtur plot 168 ndeshje më pak, e duke pasur mesatare më të mirë golash për ndeshje, apo minutash për ndeshje.

Po ashtu, Mesi ka 385 asiste, ndërsa Kristiano ka arritur deri në 257./abcnews.al

Gjermania fiton “llotarinë”/ Europiani i femrave, vajzat e Francës mundën pas penalltive

By: Rovena
20 July 2025 at 14:07

Ndoshta futbolli po kthehet në shtëpi. Gjermania, kombëtarja më e madhe në historinë e futbollit të femrave në Europë, dhe e dyta më e famshmja në botë pas Shteteve të Bashkuara, dhe tashmë arriti në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian.

Vajzat teutone nuk e patën aspak të lehtë, por kjo skuadër ka ditur të fitojë mes vështirësive, ashtu si edhe kombëtarja e djemve.

Në çerekfinale u mund Franca, veçse vetëm pas penalltive. Në prani të mbi 34 mijë spektatorëve në “St. Jakob Park” të Bazelit, francezet kaluan të parat në epërsi kur Gejoro ekzekutoi saktë 11-metërshin në 15’.

Barazimi erdhi shpejt, pas vetëm 10 minutave kur realizoi Nysken. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund të 90 minutave, madje as pas shtesave, veçse futbolli u tregua i padrejtë me Francën.

Një nga ekipet më të mira të këtij turneu pati epërsi të ndjeshme edhe pse përballë ishte një rival i madh.

Francezet mbajtën topin 75 për qind, diçka vërtet e jashtëzakonshme, dhe bënë 18 gjuajtje, nga të cilat 9 në kuadrat.

Vajzat gjermane e gjetën portën kundërshtare vetëm dy herë, por në fund fituan.

Tek penalltitë pati më pak gabime sesa në ndeshjet e tjera, me Francën që humbi dy dhe Gjermaninë vetëm një.

Tashmë, shpresohet të fitohet një tjetër titull pas dy herë si kampione e botës, një herë si kampione olimpike dhe plot 8 herë si kampione e Europës.

Në gjysmëfinale, në 23 korrik, ekipi i trajnerit Kristian Vyk do të kenë përballë kampionen e botës në fuqi, Spanjën, ndërsa dueli tjetër në 22 korrik është Angli-Itali./abcnews.al

Oleksandr Usyk nuk ka rival/ Boksieri i madh ukrainas, tani kampion absolut i botës

By: Rovena
20 July 2025 at 13:45

Nuk dihet nëse mund të krahasohet me një Muhamed Ali apo Majk Tajson, por është ai legjenda e sotme e boksit profesionist.

Oleksandr Usyk vazhdon të nderojë atdheun e tij, Ukrainën, dhe ja ku arriti fitoren e radhës, duke u bërë sërish kampion absolut I botës në peshat e rënda.

Rivali i tij aspak për t’u hedhur poshtë, britaniku Daniel Dybua, nuk rezistoi dot më shumë se pesë raunde, edhe pse lufta u zhvillua në ringun e ngritur në stadiumin “Uembli” të Londrës.

Usyk pati epërsi, siç ka ndodhur edhe në duelet e së kaluarës ndaj të tillëve si Entoni Xhoshua apo Tajson Fjuri, gjithashtu anglezë, me shkathtësi të jashtëzakonshme të këmbëve, dhe reflekse tepër të shpejta.

Nokauti në raundin e pestë ishte i dyfishtë, dhe rezultat logjik i asaj që po ndodhte brenda litarëve, ndërsa ukrainasi ka tani brezat e të 4 federatave kryesore të boksit profesionist, IBF, IBO, WBC dhe WBO.

Edhe pse 38-vjeçar ai duket në formë të shkëlqyer, dhe mban rekordin si i vetmi boksier që ka dalë tri herë kampion absolut i botës.

Ish-kampion i botës, ish-kampioni i Europës, dhe ish-kampion olimpik si amator, Usik ka bilancin e papërlyer me 24 fitore në 24 ndeshje, pra mbetet i pathyer e do të synojë ta mbyllë karrierën i tillë, si dikur Roki Marçiano apo Flojd Mejuedhër./abcnews.al

Ukraina shënjestron Moskën/ 142 dronë rrëzohen gjatë natës, dëme në disa zona të kryeqytetit rus

By: Rovena
20 July 2025 at 13:39

Kryeqyteti rus u zgjua nga sulmet ukrainase me dronë në orët e para të së dielës. Disa ndërtesa në Moskë dhe periferitë e saj u dëmtuan si pasojë e shpërthimeve.

Si rezultat i sulmit, të gjitha aeroportet e Moskës pezulluan përkohësisht operacionet

Banorët në qytetin periferik të Zelenograd raportuan se dëgjuan shpërthime. Në fshatin Golube, vendasit thanë se shpërthimet ishin aq të fuqishme sa muret dhe dritaret u drodhën në shtëpitë e tyre.

Në rajonin e Kalugës, banorët raportuan gjithashtu se kishin dëgjuar fluturime të zhurmshme të dronëve dhe pretenduan se sistemet e mbrojtjes ajrore ishin aktivizuar.

Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergey Sobyanin, pretendoi se mbrojtja ajrore ruse se rrëzoi të paktën 16 dronë që po shkonin drejt qytetit.

Më vonë, Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se forcat ruse rrëzuan 142 mjete ajrore pa pilot gjatë natës, përfshirë 27 mbi rajonin e Moskës.

Megjithatë siç ndodh zakonisht, autoritetet ruse nuk e publikuan shkallën e dëmit të shkaktuar.

Sulmet ukrainase vijnë pak kohë pasi në mediat ndërkombëtare u raportua se presidenti amerikan Donald Trump, kishte pyetur homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky nëse mund të sulmonte Moskën. Diçka e tillë u mohua nga presidenti amerikan, megjithatë Perëndimi po lëviz me shpejtësi për të furnizuar Ukrainën me sisteme armatimi me rreze të gjatë, që mund të godasin edhe brenda Rusisë./abcnews.al

 

 

Pastrohet kanali i Siavit/ Një prej shkaktarëve kryesorë të përmbytjeve në Vlorë

By: Rovena
20 July 2025 at 13:34

Forca të ushtrisë, punonjës të bashkisë së Vlorës , por edhe mjete të firmave private kanë nisur një aksion të gjerë pastrimi në kanalin e Siavit.

Një prej kanaleve kulluese kryesore të qytetit.

Sipas kryetarit të Bashkisë së Vlorës kjo ndërhyrje po kryhet në sezon veror për të parandaluar përmbytje si ato të një viti më pare.

Sipas ministrit të mbrojtjes ndërhyrja do të vijojë në pikat më problematike të qytetit.

Mbushja me mbeturina e kanalit të Siavit një ndër kanalet kryesore kulluese në Vlorë ishte një prej shkaqeve kryesore për përmbytjet në Vlorë vitin e shkuar./abcnews.al

Thatësira godet Ballkanit/ Mungesë uji, dëme në bujqësi dhe paralajmërime për valë të re nxehtësie

By: Rovena
20 July 2025 at 13:24

Thatësira e hershme që filloi që në muajin në maj ka prekur njerëzit, kafshët dhe të korrat në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Në rajon ka pasur kufizime të ujit dhe energjisë, ndërprerje në rrjedhën e lumenjve dhe probleme në bujqësi.

Një thatësirë e rëndë ka lënë mbi një mijë lopë dhe kuaj pa ujë në një mal në Serbinë juglindore, duke i detyruar autoritetet të dërgojnë furnizime emergjente.

Në Suva Planina, që në serbisht do të thotë Mali i Thatë, pronarët e bagëtive thanë se nuk mbajnë mend që burimet të jenë tharë ndonjëherë para mesit të gushtit.

Të alarmuar, autoritetet sollën kamionë uji të enjten dhe punëtorët përdorën tuba për të mbushur një pellg nga rezervuarët për kafshët e etura.

Në Bosnjën fqinje, meteorologët kanë thënë se qershori i këtij viti mund të regjistrohet si më i thati në historinë e kohëve të fundit, duke shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi.

Në Kroacinë lindore, autoritetet shpallën masa emergjente në disa komuna përgjatë kufirit me Hungarinë për t’u përballur me efektet e thatësirës.

Kultivuesit e perimeve në vend kanë paralajmëruar se shumë prej tyre mund të falimentojnë.

Më parë në korrik, si Shqipëria ashtu edhe Kosova raportuan mungesa uji që ndikuan edhe në prodhimin e energjisë elektrike në Shqipëri.

Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimi i klimës po përkeqëson frekuencën dhe intensitetin e nxehtësisë dhe thatësirës në pjesë të Evropës, duke e bërë rajonin më të prekshëm ndaj ndikimeve në shëndetin e njerëzve dhe ndaj zjarreve.

Një valë e re nxehtësie pritet në Ballkanin Perëndimor në ditët në vijim./abcnews.al

VIDEO/ Fluksi i sezonit turistik, radhë në pikën kufitare të Qafë-Botës

By: Rovena
20 July 2025 at 13:04

Edhe pse sot krahasuar me ditë më parë vihet re një rënie e lehtë e numrit të qytetarëve që presin në radhë në pikën kufitare të Qafë-Botës, situata mbetet ende problematike.

Paraditen e sotme kanë kaluar kufirin 1436 shtetas shqiptarë dhe të huaj si dhe 460 mjete. Shkak i kësaj situate të krijuar vijon të mbetet ende dogana greke, mënyrës së saj të organizimit të punës. Në doganën greke operohet  vetëm me një sens qarkullimi, pra në të njëjtën kohë në hyrje dhe dalje dhe kjo sjell pritje të gjata për udhëtarët në të dy krahët e kufirit.

Pala greke vijon të operojë vetëm me një sportel, ndërsa pala shqiptare me tre sportele. Në fillim të javës pritet zëvendësimi i personelit në doganën greke dhe marrja e masave për lehtësimin e qarkullimit në Pikën Kufitare të Mavromatit. Kur natyrisht edhe fluksi i lëvizjes pritet të rritet në ditët në vijim për shkak të kulnimit  të sezonit veror.

Kërcënohet drejtori i IKMT Shkodër/ I vendoset kurorë mortore te porta e banesës së prindërve

By: Rovena
20 July 2025 at 12:49

Persona të paidentifikuar i kanë vendosur kurorë mortore në derën e banesës. Policia dhe prokuroria ka nisur hetimet.

Një kurorë mortore, simbol i qartë kërcënimi, është lënë në portën e banesës së prindërve të Emilian Nikës, drejtor i IKMT-së Shkodër.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Sektor të Velipojës dhe është denoncuar menjëherë në polici. Nika është një nga zyrtarët që ka drejtuar aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit një operacion që ka hasur kundërshtime të forta nga banorët e zonës.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për rastin, ndërsa pista e vetme e hetimit është ajo për shkak të detyrës./abcnews.al

❌
❌