Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 July 2025Main stream

Zjarr në Dukat/ Flakët po përhapen drejt majës së malit, rrezikohet Parku i Llogarasë

By: M C
19 July 2025 at 17:58

Kjo e shtunë e 19 Korrikut ka nisur me “luftë” për shuarjen e flakëve të zjarrit në malin e Dukatit.

Ndërkohë gjatë orëve të pasdites, flakët kanë marrë përmasa më të mëdha, ndërsa për shkak të erës së fortë po përhapen drejt majës së malit.

Nëse era do të vijojë të fryjë nga verilindja, rrezikohet edhe Parku Kombëtar i Llogarasë.

Një numër i madh pishash, bredhash dhe lloje të tjera pemësh janë shkrumbuar nga zjarri. 20 forca të zjarrfikësve ndodhen në mal, ndërkohë që kërkohet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve. Për shkak të terrenit të vështirë, është e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse, ndërkohë që po punohet me lopata dhe degë peme për të izoluar flakët.

The post Zjarr në Dukat/ Flakët po përhapen drejt majës së malit, rrezikohet Parku i Llogarasë appeared first on Albeu.com.

Humbën jetën tr*gjikisht në lumin Shkumbin, u jepet sot lamtumira e fundit dy vëllezërve të mitur

By: M C
19 July 2025 at 17:23

Dy vëllezërit e mitur që humbën jetën pasi u mbytën tragjikisht në lumin Shkumbin do të përcillen pasditen e sotme në banesën e fundit. Dy të miturve do tu jepet lamtumira e fundit nga familjarët dhe të afërmit. Mësohet se në ceremoninë mortore kanë marrë pjesë edhe persona që nuk i njihnin të miturit. Ata janë shprehur se ndihen shumë keq për ngjarjen.

“E morëm vesh dhe erdhëm. Nuk i njohim. Erdhëm për ngjarjen, shumë e rëndë. Shumë keq ndihemi. Kanë ardhur shumë.”, u shpreh një qytetar.

Të pranishëm kanë qenë edhe ish-kolegë ose kolegë të prindërve të viktimave. Një person ka marrë pjesë në ceremoni pasi ka punuar me babain e djemve teksa theksoi se ai i ka rritur fëmijët me sakrifica.

“Është njeri shumë i mirë, merret me ndërtim. Na vjen keq, moshë e re. Kanë qenë të rregullt, ai vetë mundohej me sakrifica për t’i rritur e edukuar, për të bërë më të mirën për ta.”, u shpreh ai.

Ngjarja tragjike ndodhi në sy të nënës së të miturve. Ata së bashku me nënën e tyre po ruanin bagëtitë kur në një moment janë futur për tu larë në lumin Shkumbin. Fëmijët sapo janë futur për tu larë i ka marrë rrjedha e lumit. Nëna menjëherë kërkoi ndihmë por përpjekjet për ti nxjerrë të gjallë nga uji ishte e kotë pasi ata nuk arritën të mbijetonin.

The post Humbën jetën tr*gjikisht në lumin Shkumbin, u jepet sot lamtumira e fundit dy vëllezërve të mitur appeared first on Albeu.com.

Princ Leka drejt martesës së dytë me fotografen, çifti planifikojnë ceremoni private

By: M C
19 July 2025 at 17:08

Vera ka nisur edhe për Princ Lekën dhe familjen e tij. Në rrjetet e tij sociale, ka qenë vetë trashëgimtari i fronit që na ka sjellë një pjesë të pushimeve që është duke bërë në jug të vendit, me vajzën e tij, por edhe partneren, Blerta Celibashi.

Vetë Leka ka një natyrë shumë diskrete dhe preferon që në rrjetet sociale të zbulojë pak nga jeta e tij e përditshme, por duket se këtë verë e ka thyer rregullin. Në Instagramin e tij, nuk mungojnë foto të Geraldinës, teksa është duke shijuar ditët buzë detit. Nga ana tjetër, në postime janë edhe shkrepjet e Blertës dhe vajzës së tij, duke na zbuluar kështu raportin e mirë që vajza e tij ka me bashkëjetuesen.

Familja ka zgjedhur Ksamilin për të pushuar këtë verë, një zgjedhje kjo thuajse e përhershme e Princit, ndonëse vitet e shkuara ka preferuar që mos të shpërndajë shumë shkrepje, si për të shijuar këtë destinacion privat, pa shumë publik, qoftë edhe virtual.

Pas një periudhe të ngarkuar në jetën private, pas përfundimit të gjyqit me ish-bashkëshorten, Elia Zaharia, tashmë çifti jo vetëm që del hapur, por me ta është edhe Geraldina, që mesa duket ka një lidhje të mirë edhe me partneren e babait të saj.

The post Princ Leka drejt martesës së dytë me fotografen, çifti planifikojnë ceremoni private appeared first on Albeu.com.

Prekëse! Egla Ceno rrëfen momentet e vështira: Mami pësoi ishemi

By: M C
19 July 2025 at 16:34

Aktorja dhe fituesja e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka ndarë një moment shumë të ndjeshëm me ndjekësit e saj, duke treguar se nëna e saj ka përjetuar një ishemi të papritur, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve dhe stafit të urgjencës, ajo tashmë është në duar të sigurta dhe po merr kujdesin e nevojshëm.

Në një postim emocional, Egla shpreh mirënjohjen e saj të thellë për mjekët dhe stafin e urgjencës së Beratit, si edhe për stafin e QSUT-së dhe Spitalit të Neurologjisë. Ajo falënderon në mënyrë të veçantë mjekët dhe personelin që kujdesen për nënën e saj me përkushtim, profesionalizëm dhe butësi.

“Jeni njerëzit më të rëndësishëm për jetën e mamit tim që nga mëngjesi i sotëm. Jeni simfoni jete,” shkruan aktorja, duke listuar edhe disa nga emrat që kanë qenë pjesë e trajtimit: Bledi Hysenbelli, Enkeleda, Silvi, Geri, Besime, shoferi i ambulancës, doktoresha Kristela e Neurologjisë, si dhe doktor Genci Çakçiri.

Egla e mbyll mesazhin e saj me fjalët prekëse: “Faleminderit për shpresën. Në duart tuaja, mami mori një shans të dytë. Mirënjohja ime është e thellë.”

The post Prekëse! Egla Ceno rrëfen momentet e vështira: Mami pësoi ishemi appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Kuptimi i fuqishëm pas emrit të djalit të Dafinës Zeqiri, e shpjegon bashkëshorti i saj

By: M C
19 July 2025 at 16:17

Pas publikimit të fotos së parë të këmbëve të vogla të foshnjës, ndjekësit e Dafinës Zeqiri dhe partnerit të saj janë kuriozë për emrin e veçantë që çifti i ka vendosur djalit të tyre: Daskan.

Bashkëshorti i Dafinës, Kreshnik Gjergji ka ndarë në një koment kuptimin simbolik dhe historik të këtij emri:

“Daskan – Emër me rrënjë ilire, që mbart forcën e burrërisë, nderit dhe udhëheqjes. Një emër që tingëllon lashtësi, si zëri i një prijësi fisnor. Daskan është emër – është krenari, është gjak ilir.”

Ky koment është përqafuar gjerësisht nga ndjekësit si një shpjegim me peshë për një emër që sjell krenari dhe trashëgimi kulturore.

The post FOTO/ Kuptimi i fuqishëm pas emrit të djalit të Dafinës Zeqiri, e shpjegon bashkëshorti i saj appeared first on Albeu.com.

Rusia sulmon Ukrainën me më shumë se 300 dronë, një i vdekur dhe 6 të plagosur

By: M C
19 July 2025 at 16:06

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi mëngjesin e sotëm se Rusia ka ndërmarrë një sulm masiv ajror ndaj Ukrainës gjatë natës, duke përdorur mbi 300 dronë dhe më shumë se 30 raketa.

Sipas tij, sulmet filluan të premten në mbrëmje dhe zgjatën deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, të cilat prekën rajonet Donetsk, Kirovohrad, Dnipro, Sumy, Kherson, Volyn, Zaporizhzhia, Mykolaiv, Odesa dhe Zhytomyr.

Nga sulmi, një person ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në qytetin portual jugor të Odesës dhe zonën përreth, ku një ndërtesë apartamentësh u dëmtua, sipas Zelenskyy.

Po ashtu, infrastruktura kritike është dëmtuar rëndë në rajonin jugor në Sumy, duke lënë mijra familje pa energji elektrike.

Ndërsa, edhe një ndërtesë banimi dhe infrastruktura kritike u dëmtua gjithashtu në qytetin indor të Pavlohrad në rajonin e Dnipropetrovsk, sipas Zelenskyy

“Eliminimi i objektivave është ende duke vazhduar, dronët mbeten në ajër”, paralajmëroi Zelenskyy. “Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar pas sulmit.”

The post Rusia sulmon Ukrainën me më shumë se 300 dronë, një i vdekur dhe 6 të plagosur appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 19 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
18 July 2025 at 23:48

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në dashuri sot priten biseda të ndjeshme me partnerin, ndaj mundohuni të tregoni mirëkuptim. Në punë, do të keni mundësi të zgjidhni një çështje të vjetër që ju ka shqetësuar prej kohësh. Shëndeti mund të jetë pak i luhatshëm, ndaj mos e neglizhoni pushimin dhe kujdesuni për veten. Financat duken të qëndrueshme, por shmangni shpenzimet impulsive gjatë ditës.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Sot ndiheni të afërt me partnerin ose dikë të veçantë mund të hyjë në jetën tuaj. Në aspektin profesional, do të gjeni mbështetje nga kolegët për një projekt të rëndësishëm. Shëndeti është i mirë, por duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje ushqyerjes. Në anën financiare, mund të merrni një lajm të vogël pozitiv që ju jep më shumë siguri.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Çështjet e zemrës mund të sjellin surpriza të këndshme, veçanërisht nëse jeni të hapur për biseda të sinqerta. Në punë, një ide e re mund të vlerësohet nga eprorët dhe të hapë rrugë të reja. Shëndeti kërkon më shumë aktivitet fizik, ndaj merrni kohë për veten. Financat janë të qëndrueshme, por është mirë të bëni një planifikim më të detajuar të shpenzimeve.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Sot lidhjet romantike kërkojnë më shumë durim dhe mirëkuptim, pasi mund të lindin keqkuptime të vogla. Në punë, do të ndiheni të motivuar për të përfunduar detyra të rëndësishme dhe të arrini rezultate të mira. Shëndeti është i mirë, por mos e nënvlerësoni lodhjen mendore. Financat janë të balancuara, por është koha të mendoni për kursime afatgjata.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri, sot është dita ideale për të shprehur ndjenjat dhe për të forcuar lidhjet ekzistuese. Në ambientin e punës ju pret një surprizë pozitive ose një vlerësim nga drejtuesit. Shëndeti është në gjendje të mirë, por mos e teproni me aktivitete fizike. Në aspektin financiar, mund të merrni një ofertë interesante që ja vlen të analizohet me kujdes.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Ndjenjat tuaja do të jenë të balancuara sot, duke ju mundësuar një komunikim të mirë me partnerin. Në punë, mund të hasni disa sfida, por përkushtimi juaj do të shpërblehet. Shëndeti kërkon më shumë kujdes për sistemin nervor, ndaj shmangni stresin e tepërt. Financat janë të qëndrueshme, por mos harroni të bëni llogari të sakta para çdo shpenzimi.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Marrëdhëniet romantike janë në qendër të vëmendjes sot, dhe një bisedë e thellë do të sjellë qartësi. Në punë, do të keni mundësi të përmirësoni marrëdhëniet me kolegët dhe të arrini një marrëveshje të rëndësishme. Shëndeti është i mirë, por kushtojini vëmendje ushqimit të shëndetshëm. Financat janë stabile, por një shpenzim i papritur mund t’ju detyrojë të rishikoni buxhetin.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Sot ndiheni më të afërt me partnerin dhe është momenti i duhur për të zgjidhur mosmarrëveshje të vogla. Në aspektin profesional, do të ndjeni presion për të përfunduar detyra, por do t’ia dilni me sukses. Shëndeti është i mirë nëse i kushtoni rëndësi pushimit. Në planin financiar, shmangni investimet e nxituara dhe qëndroni të kujdesshëm me shpenzimet.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Jeta sentimentale sot do të jetë plot energji pozitive, veçanërisht për ata që kërkojnë diçka të re. Në punë, do të merrni njohje për përpjekjet tuaja dhe mund të shfaqen mundësi për avancim. Kujdesuni për shëndetin, sidomos ndaj lodhjes dhe mungesës së gjumit. Financat janë të mira, por bëni kujdes me huatë ose borxhet.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Sot ndjeni nevojën të jeni më të hapur me ndjenjat tuaja, gjë që do të përmirësojë marrëdhëniet personale. Në punë, një takim i rëndësishëm mund të sjellë mundësi të reja bashkëpunimi. Shëndeti është i mirë, por mos e neglizhoni aktivitetin fizik. Financat janë të qëndrueshme, por është momenti të mendoni për investime me risk të ulët.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në dashuri, sot është ditë e mirë për të forcuar besimin dhe për të bërë plane të përbashkëta me partnerin. Në aspektin profesional, do të keni energji për të përballuar sfida dhe për të përmbyllur projekte të mbetura pezull. Shëndeti është i favorshëm, por kujdesuni për hidratimin. Financat janë nën kontroll, ndaj mund të lejoni ndonjë shpenzim të vogël për veten.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Marrëdhëniet personale sot kërkojnë më shumë vëmendje, ndaj kushtojini kohë njerëzve të dashur. Në punë, mund të përballeni me vonesa të vogla, por asgjë që nuk zgjidhet me durim. Shëndeti është i mirë, por mos e teproni me ushqimet e rënda. Në aspektin financiar, shmangni spekulimet dhe qëndroni në kursin tuaj të zakonshëm.

The post Horoskopi 19 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Pritet zbulimi i sekreteve të klimës së Tokës, akulli 1.5 milionë vjeçar do të shkrihet

By: M C
18 July 2025 at 23:36

Një bërthamë akulli që mund të jetë më e vjetër se 1.5 milion vjet ka mbërritur në Britani, ku shkencëtarët do ta shkrijnë me kujdes për të zbuluar të dhëna jetike mbi historinë klimatike të planetit.

Ky cilindër i akullt, i nxjerrë nga thellësitë e Antarktidës Lindore, është konsideruar si akulli më i vjetër i planetit dhe përmban informacion të paprecedentë mbi përqendrimet e dioksidit të karbonit, temperaturat dhe modelet e erës që datojnë më shumë se një milion vjet më parë.

Akulli është dërguar në British Antarctic Survey në Kembrixh, ku ekipi i udhëhequr nga Dr. Liz Thomas do ta analizojë me metoda të avancuara gjatë një procesi që zgjat shtatë javë. Ata do të përdorin teknologji si spektrometri masiv me plazmë të lidhur induktivisht (ICPMS) për të analizuar mbi 20 elementë kimikë dhe izotope në lëngun e shkrirë të akullit.

Kjo bërthamë mund të zbulojë se si ka ndryshuar klima globale gjatë Tranzicionit të Pleistocenit të Mesëm (800,000 – 1.2 milion vjet më parë), kur ciklet e akullnajave ndryshuan nga çdo 41,000 në çdo 100,000 vjet. Kjo është një nga pyetjet më të mëdha të pazgjidhura në shkencën e klimës.

Bërthamat e akullit PNRA/IPEV 15 që duken si të ngrira dhe kanë diametër rreth 15 cm janë brenda kanaleve metalike. Ato janë të grumbulluara mbi rafte druri dhe metali.

Gjithashtu, shkencëtarët kërkojnë të kuptojnë se si kanë reaguar shtresat e akullit dhe nivelet e detit në të kaluarën, në një periudhë kur përqendrimet natyrore të CO₂ mund të kenë qenë po aq të larta sa janë sot.

Projekti përfshin institucione nga Britania, Gjermania, Zvicra, Italia dhe Franca. Akulli u shpuar në një zonë rreth 40 km nga baza kërkimore Concordia, u nda në segmente 1 metër dhe u transportua me anije e më pas me furgon frigoriferik në Evropë.

Në total, janë nxjerrë 2.8 km akull, sa tetë Kulla Eiffel të grumbulluara njëra mbi tjetrën.

The post Pritet zbulimi i sekreteve të klimës së Tokës, akulli 1.5 milionë vjeçar do të shkrihet appeared first on Albeu.com.

Ukraina riatdheson 1,000 trupa në kuadër të një marrëveshjeje me Rusinë

By: M C
18 July 2025 at 23:20

Ukraina ka riatdhesuar 1,000 trupa të saj bazuar në një marrëveshje të arritur me Rusinë në Stamboll, njoftoi më 17 korrik Shtabi Koordinues për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës.

“Sipas palës ruse, trupat u përkasin qytetarëve të Ukrainës, përfshirë ushtarë”, tha Shtabi Koordinues në Telegram.

Shkëmbimi u konfirmua nga Vladimir Medinsky, kreu i delegacionit rus në Stamboll, i cili pohoi më tej se Ukraina dorëzoi 19 trupa të ushtarëve rusë si pjesë e marrëveshjes.

Sipas marrëveshjes së arritur më 2 qershor në Stamboll, Rusia dhe Ukraina u dakortsuan të për riatdhesimin e rreth 6,000 trupave të ushtarëve dhe qytetarëve ukranias.

Ky shkëmbim u kryer në disa faza dhe përfundoi më 16 qershor e 6,057 trupa të kthyer në Ukrainë sipas marrëveshjes.

Kievi më vonë deklaroi se Moska përfshiu trupa të disa ushtarëve të vrarë në transferim. Nga ana tjetër, Ukraina i ktheu Rusisë tre ushtarë të vrarë rus.

Megjithatë, dy raundet e bisedimeve të paqes ruso-ukrainase në Stamboll në maj dhe qershor dështuan të arrinin ndonjë përparim drejt përfundimit të armiqësive, megjithëse të dyja palët arritën marrëveshje për shkëmbime të reja të të burgosurve, duke përfshirë shkëmbimin më të madh të luftës që përfshinte 1,000 robër nga secila palë.

Kievi i ka kërkuar vazhdimisht Moskës të miratojë një formulë shkëmbimi të të burgosurve “të gjithë për të gjithë”. Ndërsa mbi 5,000 ukrainas janë kthyer nga robëria ruse që nga marsi i vitit 2022, Rusia vazhdon t’i rezistojë një shkëmbimi gjithëpërfshirës.

The post Ukraina riatdheson 1,000 trupa në kuadër të një marrëveshjeje me Rusinë appeared first on Albeu.com.

Etiketoi UÇK-në si “organizatë terroriste”, arrestohet në Kosovë zyrtari serb

By: M C
18 July 2025 at 23:09

Igor Popoviç, përfaqësues i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, është arrestuar të premten nga Policia e Kosovës, pas një deklarimi që ka bërë në Rahovec kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), raportojnë mediat në Kosovë.

Popoviç është ndihmës i Petar Petkoviç, shefit të kësaj Zyre në Serbi. Përgjatë deklarimit të tij, Popoviç e ka quajtur UÇK-në organizatë “terroriste”.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ishte forcë politiko–ushtarake e cila ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga sundimi serb në periudhën 1990-1999. Radio Evropa e Lirë ka kërkuar konfirmim prej Policisë së Kosovës lidhur me raportimet për arrestim, por ende nuk ka marrë përgjigje./ REL

The post Etiketoi UÇK-në si “organizatë terroriste”, arrestohet në Kosovë zyrtari serb appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 18 July 2025Main stream

Trump nënshkruan ligjin për kriptomonedhat

By: M C
18 July 2025 at 22:51

Pak çaste para se të firmoste ligjin e ri për rregullimin e kriptomonedhave, presidenti amerikan Donald Trump falënderoi publikisht një nga një të gjithë ata që kontribuuan në hartimin e të ashtuquajturit ligj GENIUS, duke shtuar me humor të njohurin e tij: “E quajtën kështu për nderin tim”, tha Trump, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Ai e përshkroi ligjin si “të jashtëzakonshëm” dhe theksoi se është rezultat i një pune të gjatë dhe të përkushtuar:

“Ky është një ligj i fuqishëm… kemi punuar shumë fort për këtë”, deklaroi ai, duke falënderuar të gjithë të përfshirët.

Nënshkrimi i ligjit u shoqërua edhe me mesazhe me nuancë politike dhe ekonomike, ku Trump la të kuptohej se së shpejti do të ketë zhvillime të rëndësishme në tregtinë ndërkombëtare.

“Kur u dërgoj një letër ku thuhet se do të paguajnë 35% ose 40% tarifa doganore, kjo është në vetvete një marrëveshje,” theksoi ai, duke shtuar:

“Pastaj do të na telefonojnë për të parë nëse mund të bëjmë një marrëveshje ndryshe – si për shembull të hapin tregun e tyre për ne.”

Deklaratat e Trump vijnë në një moment kur kriptomonedhat dhe rregullimi i tyre janë bërë temë e debatit publik dhe ekonomik në SHBA, veçanërisht për rolin që ato mund të luajnë në ekonominë dixhitale të së ardhmes.

The post Trump nënshkruan ligjin për kriptomonedhat appeared first on Albeu.com.

I humbur një javë më parë, gjendet trupi i dekompozuar i 72-vjeçarit në Seman

By: M C
18 July 2025 at 22:35

Në tokat e fshatit Sektor Seman, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit M. Sh., 72 vjeç, banues në Fier.

Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 12.07.2025, nga Komisariati i Policisë Fier, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij për largim nga banesa.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

The post I humbur një javë më parë, gjendet trupi i dekompozuar i 72-vjeçarit në Seman appeared first on Albeu.com.

Mbytja e të miturve në Shkumbin, flet i afërmi: Njërin nga fëmijët e kishte në krah punëtori i hidrocentralit, tjetrin policia! Prindërit po çmenden

By: M C
18 July 2025 at 22:18

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në lumin Shkumbin, ku dy të mitur, një 7 dhe tjetri 9 vjeç u mbytën teksa laheshin.

I afërmi i fëmijëve, ka folur për mediat dhe ka treguar se një prej fëmijëve e gjeti një punëtor i hidrocentralit aty pranë dhe e mbante në krahë ndërsa fëmijën tjetër e mbante policia.

Sakaq, i afërmi i viktimave raporton se prindërit e fëmijëve janë në gjendje të rënduar pas humbjes së jetës së djemve të tyre.

Sipas raportimeve, fëmijët kishin dalë me nënën e tyre për të kullotur bagëtitë në zonë ndërsa papritur të miturit janë futur për tu larë në lumë, por fatkeqësisht humbën jetën.

“Isha te puna, pash policinë, pash që po vinin me vrap. Një zotëri që punon te hidrocentrali, njëri fëmijë kishte në krah. Pash të ëmën që po përplasej këtej, të atin nuk e di nga ikte më… I njoh, i kam njerëzit e mi, u turra dhe unë me vrap.

Kanë bagëtitë, i nxjerrin këtej zallit, me ato mbahen. Prindërit mbajnë lopët, këta mbajnë bagëtitë e imëta, delet.

Më tutje është bërë një grop e madhe, kanë bërë një pritë, dhe aty i kishte gjet roja i hidrocentralit. Njërin fëmijë e kishte polici në krah, ja mora i bëra frymëmarrje artificiale, nuk jepet reagim fare. Vinin çdo ditë te puna ime mbushnin ujë, rrinin aty kur ishte vap”, tha ai.

The post Mbytja e të miturve në Shkumbin, flet i afërmi: Njërin nga fëmijët e kishte në krah punëtori i hidrocentralit, tjetrin policia! Prindërit po çmenden appeared first on Albeu.com.

FOTO/ “Hape derën!”- Sherr me stjuardesën gjatë fluturimit, ky është 23-vjeçari shqiptar që alarmoi pasagjerët në avion

By: M C
18 July 2025 at 21:55

I riu në foto është Mario Nikprelaj, 23-vjeçari shqiptar i cili u konfliktua me një stjuardesë dhe tentoi të hapte derën e daljes së emergjencës ndërsa avioni i SkyWest Airlines ishte në ajër.

SkyWest Airlines u detyrua të bëjë një ulje emergjente në Cedar Rapids, Iowa, rreth orës 18:00 të së enjtes.

Sipas dëshmitarëve dhe komunikimeve me kullën e kontrollit të Aeroportit të Iowa-s Lindore, Nikprelaj ishte përfshirë në një konflikt fizik me një anëtare të ekuipazhit, ndërkohë që përpiqej të hapte derën. Fatmirësisht, ekuipazhi dhe pasagjerët ndërhynë me shpejtësi duke parandaluar një tragjedi.

Pas uljes, Nikprelaj u shoqërua nga policia jashtë avionit, siç dëshmohet në një video të publikuar nga një pasagjer në rrjetet sociale.


Nikprelaj u dërgua në qendrën e paraburgimit të qarkut Linn dhe përballet me akuza për prishje të rendit, sulm, posedim të paligjshëm të ilaçeve me recetë, shkelje fiskale dhe ngacmim në shkallën e parë.

Policia e Cedar Rapids ka bërë të ditur se janë të mundshme edhe akuza të tjera, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Nikprelaj, banues në Nebraska dhe i vetëquajtur reper në ngjitje, nuk është i panjohur për autoritetet. Në vitin 2020, në moshën 18-vjeçare, ai u arrestua në Michigan pasi vodhi një borëpastruese ndërkohë që ishte pa këmishë dhe pa këpucë.

Sipas policisë, ai ishte përfshirë më herët në një përplasje fizike me të dashurën e tij, dhe pas incidentit, vodhi një borëpastruese që ishte në funksion, pa e ditur se ajo kishte sistem GPS dhe kamera të brendshme. Ai u lokalizua dhe arrestua shpejt.

Në atë rast, ai u akuzua për vjedhje automjeti, dhunë në familje dhe shkelje të provës, ndërsa policia shtoi se ai kishte rezistuar edhe më parë ndaj arrestimit.

The post FOTO/ “Hape derën!”- Sherr me stjuardesën gjatë fluturimit, ky është 23-vjeçari shqiptar që alarmoi pasagjerët në avion appeared first on Albeu.com.

Vijon zjarri në Belishovë, dhjetëra hektarë të djegura, era favorizon flakët

By: M C
18 July 2025 at 21:24

Vatra e zjarrit në Belishovë të Mallakastrës vijon të jetë aktive.

Flakët, që kanë nisur që në mesditë, kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre, pisha dhe ullishte, duke shkrumbuar dhjetëra hektarë.

Shërbimet zjarrfikëse, të ndihmuara nga mjetet e ushtrisë, po punojnë në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer kodrinor. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve në disa drejtime, duke e bërë të vështirë izolimin dhe vënien nën kontroll të tyre.

Ndërkohë, aktive mbeten edhe vatrat e zjarrit në kodrat e Gorishovës, por me intensitet më të ulët.

The post Vijon zjarri në Belishovë, dhjetëra hektarë të djegura, era favorizon flakët appeared first on Albeu.com.

Sara Hoxha, Gjesti, Egli apo kryeministri Rama? Ja kush ka fituar më shumë ndjekës në Instagram këtë javë

By: M C
18 July 2025 at 21:09

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.

Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë qenë në vëmendjen e të gjithëve këtë javë bazuar edhe zhvillimeve të fundit. Kanë fituar apo kanë humbur më shumë ndjekës brenda kësaj jave?! Le të shohim renditjen më poshtë…Artisti i njohur Gjesti një javë më parë numëronte 607 mijë ndjekës dhe tani ka 605 mijë ndjekës, kjo e rendit atë në vendin e fundit. Gjatë kësaj jave ai ka humbur 2 mijë ndjekës.

Më pas kemi Egli Takon, ish-finalisten e edicionit të katërt të “Big Brother VIP” që nuk ka pasur asnjë ndryshim nga java e kaluar. Ajo vazhdon të ketë po 371 ndjekës. Në vendin e tretë këtë javë është Franceska Murati, e cila gjithashtu nuk ka pasur asnjë ndryshim nga java e kaluar. Në rrjetin e saj social vazhdon të ketë po 151K.

Në vend të dytë në “Social Top 5” për këtë javë, renditet kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili nuk ka pasur një ndryshim të numrit të ndjekësve nga java e kaluar me 637 mijë ndjekës.

Në vend të parë për këtë javë është Sara Hoxha, e cila ka fituar plot 3 mijë ndjekës më shumë. Nga 590K, tani ajo ka shkuar në 593K në Instagramin e saj.

The post Sara Hoxha, Gjesti, Egli apo kryeministri Rama? Ja kush ka fituar më shumë ndjekës në Instagram këtë javë appeared first on Albeu.com.

DETAJE/ Dy vellezërit e mitur u mbytën në Shkumbin, Policia e Elbasanit: Trupat po dërgohen për ekspertizë mjeko-ligjore

By: M C
18 July 2025 at 20:36

Policia e Elbasanit ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e rëndë që ndodhur pasditen e kësaj të premteje në lumin Shkumbin ku dy të mitur (vëllezër) u mbytën.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur aksidentalisht ndërsa trupat e pajetë të të miturve 7 dhe 9 vjeç, po transportohen për ekspertizë mjeko-ligjore.

Thuhet se dy të miturin kishin dalë për të ruajtur bagëtitë ndërsa një moment janë futur në lumë për tu larë, por fatkeqësisht janë mbytur.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave.

Njoftimi i Policisë

Në fshatin Labinot Fushë, dyshohet se janë mbytur aksidentalisht në lumin Shkumbin dy fëmijë të moshës 7 dhe 9 vjeç (vëllezër).

Trupat e pajetë po transportohen për ekspertizë mjeko-ligjore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave.

The post DETAJE/ Dy vellezërit e mitur u mbytën në Shkumbin, Policia e Elbasanit: Trupat po dërgohen për ekspertizë mjeko-ligjore appeared first on Albeu.com.

Deputetja e Nismës Socialdemokrate: Nëse propozohet emri i Fatmir Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

By: M C
18 July 2025 at 20:14

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku i ka thënë të premten Radios Evropa e Lirë se takimi mes kryetarit të kësaj partie, Famir Limaj dhe kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, do të zhvillohet në pasditen e së shtunës, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për konstituim të Kuvendit të Kosovës.

Seanca e re për konstituim të Kuvendit do të mbahet të shtunën në orën 11:00. Deri më tani, 48 përpjekje kanë rezultuar të pasuksesshme.

“Ne qëndrojmë me kërkesën tonë, që mendojmë se është e arsyeshme, për pozitën e kryetarit të Kuvendit. Votat i kemi. Nëse propozohet emri i Fatmir Limajt, atëherë të hënën mund të konstituohet Kuvendi”, tha Izmaku për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, deri më tani nuk ka ndonjë sinjal të qartë nga Lëvizja Vetëvendosje se mund të arrihet një marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, por “ekziston një ambient pozitiv”.

“Por, nuk mund të them se si do të jetë vendimmarrja. Situata është e paparashikueshme”, ka thënë mes tjerash ajo. Më herët gjatë ditës, Limaj është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Ky takim vjen në prag të përfundimit të afatit kushtetues të përcaktuar me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO124/25, i cili obligon deputetët që të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve, konkretisht deri më 26 korrik”, është thënë në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca.

Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, por ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh tutje nëse partitë nuk merren vesh deri atëherë.

Osmani ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në javën e ardhshme, nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohet brenda këtyre ditëve.

Situata është bllokuar pasi Partia Demoratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit nga kryesuesi i seancës Avni Dehari është jokushtetuese.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon që për Albulena Haxhiun, të propozuar për kryeparlamentare, të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara.

Ajo nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme. Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë protestuar disa herë para ndërtesës së Kuvendit duke i thirrur deputetët në përgjegjësi.

The post Deputetja e Nismës Socialdemokrate: Nëse propozohet emri i Fatmir Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi appeared first on Albeu.com.

Ngjarje e rëndë në Elbasan, po ruanin bagëtitë dhe u futën për t’u larë, mbyten 2 vëllezërit e mitur në lumin Shkumbin

By: M C
18 July 2025 at 19:55

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit Shkumbin.

Sipas informacioneve paraprake, fëmijët ndersa ruanin bagëtitë së bashku me një familjare të tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.

Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë.

Ngjarja ka tronditur gjithë zonën, ndërsa familjarët ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike të afërm e bashkëfshatarë të viktomave .

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie. Praprakisht raportohet se viktimat ja vëllezër 8 dhe 10 vjeç.

The post Ngjarje e rëndë në Elbasan, po ruanin bagëtitë dhe u futën për t’u larë, mbyten 2 vëllezërit e mitur në lumin Shkumbin appeared first on Albeu.com.

Ish-punonjësja e Ministrisë së Financave, thirrje publike ish-kolegëve: Kontrolloni, për muajin tetor 2014 nuk janë paguar sigurimet

By: M C
18 July 2025 at 19:34

Ish-punonjësja e Ministrisë së Financave Anila Boshnjaku ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruan se nga një kontroll që ka bërë në e-Albania, rezulton se për muajin tetor 2014, nuk janë paguar siguracionet.

Boshnjaku i sugjerin publikisht ish-kolegëve të saj që të bëjnë një kontroll për atë muaj, por edhe në përgjithësi sepse siç thotë “ndodh edhe kështu”.

Ky mesazh eshte per ish-koleget e mi te Ministrise se Financave: Nga nje kontroll qe bera ne e-Albania, me rezulton qe per muajin tetor 2014 nuk jane paguar sigurimet. ju sugjeroj te beni nje kontroll per ate muaj, por pse jo edhe ne pergjithesi se ja qe ndodh edhe keshtu. Nuk di pse e si, por…. ju pershendes!

The post Ish-punonjësja e Ministrisë së Financave, thirrje publike ish-kolegëve: Kontrolloni, për muajin tetor 2014 nuk janë paguar sigurimet appeared first on Albeu.com.

❌
❌