Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 August 2025Main stream

Jennifer Lopez-it iu refuzua hyrja në dyqanin e Chanel në Turqi pasi sigurimi “nuk e njohu”

By: D Marku
7 August 2025 at 19:57

Jennifer Lopezi iu refuzua hyrja në një dyqan Chanel në qendrën tregtare Istinye Park në Stamboll, Turqi, pasi sigurimi “nuk e njohu”.

Pasi këngëtarja, 56 vjeç, nuk u lejua të hynte në butikun luksoz, ajo shkoi në dyqanin ngjitur dhe, sipas raportimeve, shpenzoi mijëra dollarë gjatë një maratone blerjesh tre-orëshe

Ajo po shëtiste në qendrën tregtare dhe tentoi të hynte në filialin e Chanel, kur një roje sigurie i tha: “Jemi plot”.

E pa shqetësuar nga refuzimi, Jennifer u përgjigj: “Në rregull, asnjë problem,” dhe më pas hyri në një dyqan tjetër.

Sipas mediave turke, JLo më vonë u prit me mirëseardhje në Celine dhe Beymen, ku shpenzoi shumë për blerje luksoze.

Në disa fotografi, aktorja shihet e veshur me një kostum rozë glamuroz dhe syze dielli të mëdha e moderne, ndërsa ishte e rrethuar nga ekipi i saj i sigurisë.

Një burim nga industria e muzikës tha për median:

“Jennifer është padyshim jashtëzakonisht e suksesshme dhe e talentuar, por i ka qenë e vështirë të gjejë një markë me të cilën të jetë në të njëjtën gjatësi vale”.

The post Jennifer Lopez-it iu refuzua hyrja në dyqanin e Chanel në Turqi pasi sigurimi “nuk e njohu” appeared first on Albeu.com.

Sara Kolami befason me ndryshimin e saj në flokë

By: D Marku
7 August 2025 at 19:41

Sara Kolami di gjithmonë si të befasojë ndjekësit e saj.  

Këtë herë, moderatorja e njohur ka bërë një transformim të dukshëm në stilin e flokëve, duke zgjedhur një ndryshim që tërheq menjëherë vëmendjen.

Ajo ka stiluar flokët në një mënyrë jashtëzakonisht të veçantë, duke iu afruar pamjes së ikonës së famshme Marilyn Monroe, një imazh që ngjall elegancë dhe shkëlqim klasik.

Në një postim në rrjetet sociale, Sara pyeti ndjekësit e saj me një ton të lehtë dhe misterioz: “Si duhet ta quajmë?”, pa dhënë detaje të tjera për transformimin e saj, duke i lënë fansat të imagjinojnë dhe komentojnë.

Sara Kolami, e cila ishte banore në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova, ka vazhduar të jetë pjesë aktive e botës së televizionit edhe gjatë kësaj vere, përmes projektit të saj të ri “Supernova”.

Ajo ka arritur të mbajë një prani të fuqishme në ekran, duke befasuar vazhdimisht me paraqitjet e saj të guximshme dhe tërheqëse.

 

The post Sara Kolami befason me ndryshimin e saj në flokë appeared first on Albeu.com.

Zbulohet oferta sekrete e Trumpit për Putinin – këto janë detajet e marrëveshjes për armëpushim

By: D Marku
7 August 2025 at 19:19

Një plan i propozuar nga rrethi i presidentit amerikan, Donald Trump synon ndalimin e luftimeve në Ukrainë, me njohje të territoreve të pushtuara dhe lehtësim të sanksioneve ndaj Rusisë.

Një ofertë e fshehtë për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës, e iniciuar nga rrethi i Trumpit është zbuluar nga media polake Onet.

Sipas raportimit, propozimi i është dërguar Moskës dhe thuhet se është koordinuar me disa fuqi evropiane.

Sipas burimeve, oferta nuk parashikon një marrëveshje paqeje të plotë, por një armëpushim afatgjatë, me kushte që janë potencialisht të favorshme për Rusinë.

Më poshtë janë pikat kryesore të propozimit:

Armëpushim, jo paqe: Luftimet do të ndaleshin, por statusi ligjor i territorit do të mbetej i pazgjidhur.

Njohje de facto e territorit të pushtuar nga Rusia, ndërsa bisedimet zyrtare për statusin përfundimtar do të shtyhen për 49 deri në 99 vjet.

Lehtësimi i sanksioneve ndaj Rusisë, përfshirë rikthimin e eksporteve të naftës dhe gazit në Bashkimin Evropian.

Asnjë premtim për moszgjerimin e NATO-s, një çështje kyçe për Moskën.

Vazhdimi i ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, që sipas burimeve raportohet se është e pranueshme për Rusinë.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Kremlini do ta pranojë këtë ofertë, ndërsa reagimet nga Ukraina dhe vendet e tjera perëndimore ende nuk janë bërë publike.

Ndryshe, Trump pritet që shumë shpejt ta takojë presidentin rus, Vladimir Putin.

The post Zbulohet oferta sekrete e Trumpit për Putinin – këto janë detajet e marrëveshjes për armëpushim appeared first on Albeu.com.

Protesta në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, Ali Ahmeti i bashkohet tubimit në Prishtinë

By: D Marku
7 August 2025 at 17:56

Kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, po merr pjesë këtë pasdite në protestën që po mbahet në sheshin qendror të Prishtinës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së dhe në kundërshtim të Gjykatës Speciale.

Mediat në Kosovë raportojnë se Ahmeti është parë teksa i bashkohet protestës i shoqëruar nga Ramiz Lladrovci.

Mijëra protestues, nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe vende të rajonit, janë mbledhur në sheshin Skënderbeu të Prishtinës dhe turmës fillimisht iu adresua kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati.

The post Protesta në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, Ali Ahmeti i bashkohet tubimit në Prishtinë appeared first on Albeu.com.

Topi i Artë 2025/ Publikohet lista e plotë e të nominuarve

By: D Marku
7 August 2025 at 17:37

Ceremonia e Topit të Artë 2025 do të zhvillohet në Théâtre du Châtelet në Paris, të hënën, më 22 shtator – një muaj më herët se zakonisht. Lista e plotë e kandidatëve për meshkuj dhe femra tashmë është publikuar.

Në krye të listave ndodhen lojtarët më të spikatur nga Paris Saint-Germain dhe Arsenal, që triumfuan në Ligën e Kampionëve për meshkuj dhe femra përkatësisht. Barcelona përfaqësohet gjerësisht në të dy kategoritë, me emra si Lamine Yamal, Alexia Putellas, Pedri, Aitana Bonmatí e të tjerë.

Fituesi i vitit të kaluar, Rodri i Manchester City, mungon këtë vit pas një dëmtimi të ligamentit të kryqëzuar që e la jashtë fushës për pjesën më të madhe të sezonit. Kështu, në vitin 2025 do të kemi një fitues të ri në kategorinë e meshkujve.

Kandidatët për Topin e Artë 2025 – Meshkuj

Lojtari Ekipi

Jude Bellingham Real Madrid
Ousmane Dembélé Paris Saint-Germain
Gianluigi Donnarumma Paris Saint-Germain
Désiré Doué Paris Saint-Germain
Denzel Dumfries Inter Milan
Serhou Guirassy Borussia Dortmund
Erling Haaland Manchester City
Viktor Gyökeres Sporting Lisbon / Arsenal
Robert Lewandowski Barcelona
Achraf Hakimi Paris Saint-Germain
Harry Kane Bayern Mynih
Khvicha Kvaratskhelia Paris Saint-Germain
Alexis Mac Allister Liverpool
Lautaro Martinez Inter Milan
Scott McTominay Napoli
Kylian Mbappé Real Madrid
João Neves Paris Saint-Germain
Nuno Mendes Paris Saint-Germain
Michael Olise Bayern Mynih
Cole Palmer Chelsea
Pedri Barcelona
Fabián Ruiz Paris Saint-Germain
Declan Rice Arsenal
Raphinha Barcelona
Mohamed Salah Liverpool
Vinícius Júnior Real Madrid
Virgil van Dijk Liverpool
Vitinha Paris Saint-Germain
Florian Wirtz Bayer Leverkusen / Liverpool
Lamine Yamal Barcelona

Favoritët për çmimin përfshijnë Dembélé, Yamal, Raphinha dhe Salah.

Dembélé udhëheq garën pas sezonit spektakolar me PSG, duke fituar tripletën (Ligue 1, Kupa e Francës dhe Liga e Kampionëve).

Barcelona, megjithë dominimin në kompeticionet vendase, pati mangësi në garat evropiane, çka mund të ndikojë negativisht në shanset e Yamal dhe Raphinha.

Mohamed Salah pati një sezon të shkëlqyer në Premier League me Liverpool, por mungesa e trofeve në kompeticionet e tjera pritet të ndikojë në garën e tij për çmimin.

Kandidatët për Topin e Artë 2025 – Femra
Lojtarja Ekipi
Sandy Baltimore Chelsea
Barbra Banda Orlando Pride
Aitana Bonmatí Barcelona
Lucy Bronze Chelsea
Klara Bühl Bayern Mynih
Mariona Caldentey Arsenal
Sofia Cantore Washington Spirit
Steph Catley Arsenal
Temwa Chawinga Kansas City Current
Melchie Dumornay Olympique Lyonnais
Emily Fox Arsenal
Cristina Girelli Juventus
Esther González NJ/NY Gotham FC
Caroline Graham Hansen Barcelona
Hannah Hampton Chelsea
Pernille Harder Bayern Mynih
Patri Guijarro Barcelona
Amanda Gutierres Palmeiras
Lindsey Heaps Olympique Lyonnais
Chloe Kelly Manchester City / Arsenal
Frida Leonhardsen-Maanum Arsenal
Marta Orlando Pride
Klara Mateo Paris FC
Ewa Pajor Barcelona
Clàudia Pina Barcelona
Alexia Putellas Barcelona
Alessia Russo Arsenal
Johanna Rytting Kaneryd Chelsea
Caroline Weir Real Madrid
Leah Williamson Arsenal

Arsenali dominoi Evropën me dy tituj të Ligës së Kampionëve nën drejtimin e Renée Slegers, përfshirë edhe fitoren kundër Barcelonës në finalen e Lisbonës. Lojtare si Russo, Kelly dhe Williamson ishin gjithashtu pjesë e suksesit të Anglisë në Kampionatin Evropian për Femra.

Në garë për çmimin janë edhe emra të tjerë të mëdhenj si Barbra Banda, Temwa Chawinga, Pernille Harder, Mariona Caldentey dhe Sandy Baltimore.

Në pritje të një mbrëmjeje spektakolare më 22 shtator, vëmendja tashmë është e përqendruar te performancat që vendosin fatin e Topit të Artë 2025.

The post Topi i Artë 2025/ Publikohet lista e plotë e të nominuarve appeared first on Albeu.com.

Çfarë ndodhi mes tyre? Rozana Radi flet për raportin me Gjestin

By: D Marku
7 August 2025 at 17:21

Rozana Radi ka reaguar së fundmi lidhur me raportin e saj me Gjestin, duke sqaruar se mes tyre nuk ka më asnjë lloj komunikimi. E pyetur nëse kanë folur apo kanë pasur ndonjë kontakt në rrjete sociale, këngëtarja u shpreh:

“Jo, nuk kam folur me Gjestin. Nuk e kam në Instagram, as nuk më ka. Nuk kemi asnjë lloj kontakti.”

Megjithatë, pavarësisht mungesës së komunikimit, Rozana nuk nguron t’i urojë të mirat:

“Uroj që të jetë mirë dhe të ketë sukses në gjërat që po bën, siç ia kam uruar përherë.”

Deklarata e saj konfirmon përfundimisht distancën mes tyre, por njëkohësisht tregon se nuk ka asnjë ndjenjë keqdashëse, përkundrazi, një urim i sinqertë për të ardhmen e tij.

The post Çfarë ndodhi mes tyre? Rozana Radi flet për raportin me Gjestin appeared first on Albeu.com.

Lojtari më i shtrenjtë në botë! Lamine Yamal lë pas të gjithë yjet e tjerë të futbollit

By: D Marku
7 August 2025 at 16:55

Lamine Yamal është lojtari më i shtrenjtë në botë. Talenti i Barcelonës ka lënë pas të gjithë yjet e tjerë të futbollit, duke marrë vendin e parë në renditjen e përditësuar nga faqja e specializuar në tregun e transferimeve, “Transfermark”.

Vetëm 18 vjeç, kartoni i Lamine Yamal vlerësohet 200 milion euro. Një shifër e çmendur, por që nuk i afrohet aspak klauzolës 1 miliard euro që e mban të lidhur me Barcelonën, pasi firmosi rinovimin e kontratës. Për t’u kthyer sërish te renditja e futbollistëve më të shtrenjtë, sulmuesi spanjoll le pas Jude Bellingham.

Mesfushori anglez vlerësohet 180 milion euro, aq sa Erling Haland dhe Kylian Mbappe, por për shkak të moshës, ai i paraprin sulmuesin norvegjez të Manchester City dhe atij francez të Real Madrid. Pesësja e parë e klasifikimit plotësohet me Vinicius Junior. Real Madrid dominon me katër lojtarë në dhjetë vendet e para, pasi në listën e futbollistëve me vlerë kartoni më të lartë se 100 milion euro bën pjesë edhe Federico Valverde. Pjesë e këtij “klubi” janë edhe talentet e tjera të futbollit botëror si Bukayo Saka, Pedri, Florian Virtz dhe Jama Musiala.

Ndërkaq, mesfushori i Barcelonës, Gavi, ka shprehur publikisht mbështetjen për shokun e skuadrës, Lamine Yamal, duke e cilësuar 18-vjeçarin si një nga pretendentët kryesorë për të fituar Topin e Artë 2025.

The post Lojtari më i shtrenjtë në botë! Lamine Yamal lë pas të gjithë yjet e tjerë të futbollit appeared first on Albeu.com.

Nga të gjitha anët drejt Prishtinës, qytetarët fillojnë të mblidhen për protestë

By: D Marku
7 August 2025 at 16:28

Qytetarë të shumtë kanë filluar të mblidhen për protestën e organizuar nga veteranët për të kundërshtuar veprimet e Gjykatës Speciale. Protesta pritet të fillojë në orën 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Disa komuna kanë ofruar transport falas për qytetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në protestë, ndërsa një pjesë e tyre tashmë kanë arritur në Prishtinë.

Protestuesit mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe pankarta të ndryshme në përkrahje të pjesëtarëve të UÇK-së.

Ndryshe, organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një konferencë të mbajtur të mërkurën u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në protestë, në mbrojtje të luftës çlirimtare

The post Nga të gjitha anët drejt Prishtinës, qytetarët fillojnë të mblidhen për protestë appeared first on Albeu.com.

Ledri Vula bën thirrje për të dalë sonte në protestën kundër padrejtësisë

By: D Marku
7 August 2025 at 16:11

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin sot në protestë.

Ai është në mesin e figurave publike që mbështet këtë thirrje, përmes një postimi në ‘InstaStory’.

Përmes ndikimit të tij në rrjetet sociale, Ledri i është bashkuar zërave të shumtë publikë ndaj kësaj iniciative.

Qytetarë të shumtë tashmë kanë filluar të mblidhen në kryeqytet për protestën e sotme.

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbajnë sot një protestë në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:00 në kundërshtim të padrejtësive nga Gjykata Speciale dhe raportimeve se dosje e dokumente të Serbisë po përdoren nga Gjykata Speciale në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një konferencë të mbajtur të mërkurën u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në protestë, në mbrojtje të luftës çlirimtare.

The post Ledri Vula bën thirrje për të dalë sonte në protestën kundër padrejtësisë appeared first on Albeu.com.

I njohur si ‘Pele i Palestinës’, vritet në Gaza futbollisti Suleiman Al-Obeid

By: D Marku
7 August 2025 at 15:56

Suleiman Ahmed Zaid al-Obaid, i njohur ndryshe si “Pele i Palestinës” është vrarë në moshën 41-vjeçare. Ish-kapiteni i ekipit kombëtare të Palestinës humbi jetën në pritje të ndihmave humanitare dhe sipas autoriteteve në Gaza, ai u vra nga një sulm izraelit “që synonte civilët”. Al-Obeid lë pas pesë fëmijë dhe një trashëgimi futbollistike të pasur me talent.

Karriera e tij filloi me Khadamat Al-Shati, përpara se të vazhdonte me Al-Amari në Bregun Perëndimor dhe Club Deportivo Gaza. Me mbi 100 gola, përfshirë një goditje spektakolare me kokë kundër Jemenit në vitin 2010, Al-Obeid ishte një nga yjet më të ndritshëm në futbollin palestinez, duke luajtur 24 ndeshje për ekipin kombëtar dhe duke përfunduar dy herë si golashënuesi më i mirë në ligën lokale (2015-16 dhe 2016-17).

“Suleiman Al-Obaid, një ish-lojtar i ekipit kombëtar të Palestinës, u vra në një sulm izraelit që synonte civilët që prisnin ndihmë humanitare në jug të Gazës”, tha në një deklaratë Shoqata e Futbollit të Palestinës (PFA).

The post I njohur si ‘Pele i Palestinës’, vritet në Gaza futbollisti Suleiman Al-Obeid appeared first on Albeu.com.

Dikush provokoi duke lëshuar muzikë ruse, një sherr i dhunshëm filloi mes pushuesve në një plazh të Odesas, Ukrainë

By: D Marku
7 August 2025 at 15:11

Një përleshje ka shpërthyer në një plazh të Odesas, qytet ky i njohur bregdetar dhe i goditur rëndë nga lufta.

Sipas mediave të huaja, përplasja ndodhi pas një grindjeje të ashpër.

Siç thuhet më tej, shkak për konfliktin ishte luajtja e muzikës ruse, e cila është e ndaluar publikisht në Ukrainë për shkak të pushtimit.

Përleshja u shndërrua në një rrahje masive, ku disa prej pushuesve u përfshinë duke u përplasur me grushte dhe duke u kapur për flokë.

Përleshja e tyre ishte ndalur vetëm kur një tjetër pushues ishte futur midis tyre.

The post Dikush provokoi duke lëshuar muzikë ruse, një sherr i dhunshëm filloi mes pushuesve në një plazh të Odesas, Ukrainë appeared first on Albeu.com.

‘Miss ShBA’ akuzon kongresmenin republikan Cory Mills se e ka shantazhuar me publikimin e videove intime

By: D Marku
7 August 2025 at 14:45

Mbretëresha aktuale e bukurisë në ShBA, Lindsey Langston, ka ngritur akuza serioze ndaj kongresmenit republikan Cory Mills (R-Fla.), duke e akuzuar se e ka kërcënuar me publikimin e videove intime dhe fotove nudo – si dhe se ka premtuar se do t’u bëjë dëm burrave që ajo mund të frekuentojë në të ardhmen – pas përfundimit të lidhjes së tyre në fillim të këtij viti, kur ajo mësoi se ai po shoqërohej me një grua tjetër.

Langston, e cila u kurorëzua si ‘Miss ShBA’ në tetor, raportoi përpjekjen për shantazh seksual në Zyrën e Sherifit të Qarkut Columbia (Florida) më 14 korrik, sipas një dokumenti të siguruar nga The New York Post.

“Nga data 20 shkurt 2025, Cory ka kontaktuar Lindsey disa herë përmes disa llogarive të ndryshme, duke e kërcënuar se do të publikojë imazhe dhe video intime të saj, përfshirë video të regjistruara të saj dhe Cory-t gjatë marrëdhënieve seksuale”, thuhet në raportin e policisë.

Kërcënimet, sipas raportit, janë bërë kur Cory kishte dyshuar se Lindsey kishte nisur të frekuentohej me dikë tjetër pas ndarjes.

Langston, 25 vjeç, ka dorëzuar screenshot-e të mesazheve në tekst dhe në Instagram të dërguara nga Mills, të cilat më pas u futën në dosjen e provave dhe u dërguan për hetim të mëtejshëm në Departamentin e Zbatimit të Ligjit në Florida (FDLE), sipas një zëdhënësi të zyrës së sherifit.

Avokati Anthony Sabatini, i cili më herët ka përfaqësuar shkurtimisht Langston dhe kishte garuar kundër Mills në zgjedhjet paraprake të republikanëve në vitin 2022, ka publikuar të paktën tre nga mesazhet e dyshuara në rrjetin social X, duke i cilësuar si “shkelje penale të ligjit për shantazh seksual në Florida – një krim i shkallës së dytë”.

Në një nga mesazhet, Mills i shkruante Langston-it: “Mund t’i dërgoj edhe atij disa video të tuat… oh, i kam ende ato”.

Mills dhe Langston, e cila mban edhe postin e përfaqësueses republikane të shtetit në parti, ishin në një lidhje që nga nëntori i vitit 2021 dhe kishin nisur të bashkëjetonin në New Smyrna Beach, Florida, që nga maji 2024, pas pretendimeve të Mills se kishte finalizuar divorcin me bashkëshorten e tij të larguar, Rana Al Saadi.

Por në shkurt të vitit 2025, aktivistja republikane iraniano-amerikane, Sarah Raviani, deklaroi se “partneri i saj prej më shumë se një viti” e kishte “kapur, shtyrë dhe e kishte nxjerrë jashtë nga dera” në të njëjtin apartament luksoz në Uashington ku banonte Mills, sipas një raporti policor të parë nga NBC Washington.

Raviani – e cila sipas raportit kishte “shenja të dukshme në krah që dukeshin të freskëta” – nuk pranoi të ngrejë akuza penale dhe më pas lëshoi një deklaratë ku e cilësonte incidentin si “një çështje personale”, duke shtuar se kishte qenë “shumë e lodhur nga udhëtimi”, “kishte konsumuar alkool”, dhe se shenjat në trup i atribuoheshin “kushteve mjekësore si ekzemat apo aktivitetet gjatë udhëtimit tim të fundit në Dubai”.

“Edhe pse situata ishte emocionalisht e tensionuar, nuk pati përplasje fizike”, shtoi Raviani.

Sidoqoftë, raporti i policisë që NBC kishte parë theksonte se Raviani u kishte lejuar oficerëve të dëgjonin një telefonatë të regjistruar, ku Mills e udhëzonte atë “të gënjente për origjinën e shenjave në trup” dhe se vetë ai “kishte pranuar para policëve që situata kishte degraduar nga verbale në fizike”

Langston përballej me Mills pas publikimit të lajmit për incidentin me Raviani-n, por ai e kishte mohuar kategorikisht se ishte në një marrëdhënie romantike me një tjetër grua dhe kishte pretenduar se “media e kishte trilluar historinë”, sipas raportit të sherifit.

Megjithatë, Langston më pas kishte gjetur një llogari në rrjetet sociale që i përkiste gruas tjetër dhe kishte parë foto të saj me Cory-n, sipas të njëjtit raport policor.

The post ‘Miss ShBA’ akuzon kongresmenin republikan Cory Mills se e ka shantazhuar me publikimin e videove intime appeared first on Albeu.com.

Sezoni i dytë i njërit prej serialeve më të njohura të Netflix është publikuar tashmë: Kritikët thonë se është më i mirë se i pari

By: D Marku
7 August 2025 at 14:19

Seriali “Wensday” u rikthye në Netflix pas një pauze trevjeçare dhe kritikët thonë se pritja ia vlejti, duke i dhënë sezonit të dytë vlerësime më të mira se të parit.

Sezoni i dytë, pjesa e parë e të cilit u publikua sot (6 gusht) dhe pjesa e dytë do të jetë e disponueshme më 3 shtator, mori kryesisht vlerësime të shkëlqyera në Rotten Tomatoes. Aktualisht, gjysma e parë e sezonit të dytë ka një vlerësim prej 86 përqind, krahasuar me vetëm 73 përqind për sezonin e parë, i cili përfundoi më 23 nëntor 2022.

Sipas kritikëve, episodet e reja janë “të shijshme dhe të shthurura” dhe “jashtëzakonisht të këndshme”.

Jenna Ortega rikthehet për sezonin e dytë si Wednesday Addams, një vajzë me fuqi psikike, ndërsa përballet me armiq të rinj dhe një mister të frikshëm në Akademinë Nevermore. Seriali i Netflix u krijua nga Alfred Gough dhe Miles Millar, bazuar në personazhet ikonikë të Charles Addams, dhe u prodhua dhe u drejtua nga Tim Burton.

Kasta e larmishme përfshin emra si: Isaac Ordonez si Pugsley Addams, Luis Guzmán si Gomez Addams dhe Catherine Zeta-Jones si Morticia Addams, plus aktorë të rinj si Steve Buscemi si Drejtor Barry Dort, Christopher Lloyd si Profesor Orloff, Joanna Lumley si gjyshe Hester Frump dhe Lady Gaga si Rosaline Rothwood.

Vicky Jessop (London Evening Standard) tha me entuziazëm: “Vepra e fundit e Tim Burton mbetet çuditërisht perverse dhe përpin si një lugë sheqer të helmuar. Diçka kaq problematike sigurisht që nuk është e mirë për ne, por ne gjithmonë do të kthehemi për më shumë.”

“Një pritje pothuajse trevjeçare do të kishte shkatërruar një serial më të keq”, fillon Ed Power (Daily Telegraph), “por një sezon i dytë tepër i këndshëm vërteton se ia vlente pritja”. Aramide Tinubu (Variety) pajtohet, duke shkruar, “Plot entuziazëm dhe thellësi, sezoni mbetet po aq emocionues sa i pari”.

Sezoni i parë i serialit “Wenday” mori 12 nominime për çmimet Emmy 2023, duke fituar katër prej tyre: Muzika më e Mirë Origjinale, Kostumet më të Mira Bashkëkohore për një Serial, Skenografia më e Mirë për një Program Bashkëkohor dhe Grimi më i Mirë Bashkëkohor.

The post Sezoni i dytë i njërit prej serialeve më të njohura të Netflix është publikuar tashmë: Kritikët thonë se është më i mirë se i pari appeared first on Albeu.com.

Arbana Osmani shijon pushimet familjare në të njëjtin resort luks ku po qëndron edhe Dua Lipa

By: D Marku
7 August 2025 at 13:40

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja nga pushimet verore, ku shfaqet në momente të qeta dhe të lumtura me familjen e saj.

Ajo po i kalon këto ditë të nxehta të gushtit në jug të Shqipërisë, përkatësisht në Kep Merli – një ndër resortet më luksoze dhe të përzgjedhura të rivierës shqiptare.

Arbana është e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, regjisori Eduart Grishaj, si dhe tre fëmijët e saj, duke krijuar një atmosferë relaksi dhe ngrohtësie familjare.

Fotografitë e postuara e tregojnë Arbanën në ambientet ekskluzive të resortit, me pamje mahnitëse të detit dhe natyrës përreth, ku ajo shijon kohën me të dashurit e saj.

Nuk mungojnë as momentet tërheqëse nga plazhi dhe mbrëmjet romantike në perëndim të diellit.

Detaji që bie në sy është se në të njëjtin resort po pushon edhe artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila po ashtu ka publikuar pamje nga Kep Merli, duke e kthyer këtë destinacion në një pikë takimi të yjeve të njohur shqiptarë.

Pushimet e Arbanës vijnë pas një sezoni të ngarkuar me angazhime televizive, dhe këto momente relaksi duken të mirëpritura nga ndjekësit e saj që kanë vërshuar me komente pozitive në rrjetet sociale

The post Arbana Osmani shijon pushimet familjare në të njëjtin resort luks ku po qëndron edhe Dua Lipa appeared first on Albeu.com.

Misteri që rrethon vdekjen e një stilisteje në New York: Ajo u gjet e vdekur në një jaht luksoz

By: D Marku
7 August 2025 at 13:30

Martha Nolan-O’Slattara, një biznesmene 33-vjeçare dhe themeluese e markës së rrobave të banjës East x East, e cila jetonte në Manhattan dhe kishte një prani të fortë në mediat sociale, u gjet e vdekur në një varkë në Montauk Yacht Club në Long Island.

Policia e Qarkut Suffolk tha se një burrë telefonoi 911 pak pas mesnatës të martën, duke raportuar një grua të pavetëdijshme në varkë.

Disa kalimtarë të rastësishëm u përpoqën të ofronin ndihmën e parë dhe të kryenin reanimacionin kardiopulmonar, por ndihmësit mjekësorë që mbërritën në vendngjarje e shpallën të vdekur. Identiteti i gruas u konfirmua nga policia të mërkurën.

Zyra e mjekut ligjor paraprak nuk ka arritur në një përfundim të qartë mbi shkakun e vdekjes së 33-vjeçares, pasi autoritetet ia kanë caktuar çështjen divizionit të vrasjeve për hetime të mëtejshme. Zyra e mjekut ligjor të Qarkut Suffolk pritet të vazhdojë me një autopsi në ditët në vijim.

Sipas një raporti në New York Post, një anëtar i Klubit të Jahteve Montauk thuhet se dëgjoi zëra nga skela vonë të hënën në mbrëmje, disa orë para se të gjendej trupi i Nolan-O’Slattara. Deri më tani, autoritetet nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht këtë dëshmi, por po shqyrtojnë të gjitha mundësitë.

Martha Nolan-O’Slattara ishte me origjinë nga Irlanda dhe u zhvendos në Nju Jork për të ndjekur ëndrrat e saj të biznesit.

The post Misteri që rrethon vdekjen e një stilisteje në New York: Ajo u gjet e vdekur në një jaht luksoz appeared first on Albeu.com.

Ana Lika zbulon për herë të parë portretin e vajzës së saj, Marvel

By: D Marku
7 August 2025 at 11:49

Ana Lika ka ndarë për herë të parë me ndjekësit në Instagram portretin e vajzës së saj, Marvel, e cila sot feston 6-mujorin e lindjes. Ana publikoi një foto të ëmbël ku shihet duke përqafuar vogëlushen, e cila vesh një fustan të bardhë me zemra të kuqe.

“Mrekullia ime Marvel. Ti sot bën 6 muajshe dhe unë nuk e di se sa shpejt kanë kaluar këto muaj. Nuk ngopem me buzëqeshjen tënde (dhe tulet e tua). Faleminderit që më dhe emrin ‘mami’”, shkruan Ana në postim, duke ndarë dy foto të vajzës.

Ana shton: “Më fal që të nxori mami me fytyrë në Insta, se e di që e ke qef privatësinë”.

The post Ana Lika zbulon për herë të parë portretin e vajzës së saj, Marvel appeared first on Albeu.com.

Egla Ceno ndan lajmin prekës për gjendjen shëndetësore të nënës së saj

By: D Marku
7 August 2025 at 11:30

Aktorja dhe fituesja e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka ndarë me ndjekësit e saj një përditësim të dhimbshëm mbi gjendjen shëndetësore të mamasë. Përmes një story në Instagram, ajo tregoi se nëna e saj është jashtë rrezikut për jetën, por fatkeqësisht ka mbetur e paralizuar pas një ishemie.

“Mami është jashtë rrezikut por ka mbetur e paralizuar pas ishemisë. Tani po luftojmë bashkë që të përmirësohet. Po ndjekim çdo hap të mjekimit,”-shkroi Egla.
Aktorja është shprehur se është e vendosur të ndjekë çdo trajtim për përmirësimin e gjendjes së nënës së saj, duke treguar forcë dhe solidaritet familjar në një moment delikat.

The post Egla Ceno ndan lajmin prekës për gjendjen shëndetësore të nënës së saj appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

“Mbretëresha ime, shoqja ime e vërtetë” – Yllka Kuqi inspirohet nga Atifete Jahjaga teksa pozon me të njëjtën veshje si ajo

By: D Marku
6 August 2025 at 19:40

Këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me disa fotografi të publikuara së fundmi, ku shihet e veshur me një fustan elegant të verdhë – identik me atë që pak javë më parë e kishte veshur ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në përshkrimin e postimit në Instagram, Yllka shpreh dashurinë dhe respektin për Jahjagën, duke e quajtur “presidentja ime e dashur” dhe “mikesha ime e vërtetë”.

Ajo shton me krenari se ato ndajnë jo vetëm të njëjtin stil dhe madhësi, por edhe të njëjtin shpirt.

“Presidentja ime e dashur, mbretë resha ime, shoqja ime e vërtetë. Të dua”, ka shkruar mes të tjerash interpretuesja e hitit “Je Dashnia”.

Ky gjest i veçantë ka ngjallur reagime të shumta pozitive nga ndjekësit e këngëtares, të cilët i kanë përshkruar të dyja si “dy yje” dhe “të bukura brenda e jashtë”.

Komentet e admirimit dhe mbështetjes vërshuan, duke e vlerësuar veprimin si një shfaqje të rrallë solidariteti dhe miqësie mes grave të suksesshme shqiptare

The post “Mbretëresha ime, shoqja ime e vërtetë” – Yllka Kuqi inspirohet nga Atifete Jahjaga teksa pozon me të njëjtën veshje si ajo appeared first on Albeu.com.

Horror në Argjentinë! Iu ofronte punë të pastrehëve më pas i vriste në shtëpinë e tij dhe i digjte, arrestohet 37-vjeçari

By: D Marku
6 August 2025 at 19:10

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur provincën veriperëndimore të Jujuy në Argjentinë, ku drejtësia ka nisur një hetim penal ndaj një 37-vjeçari, i dyshuar për vrasjen seriale dhe copëtimin e trupave të të paktën pesë viktimave.

Autoritetet kanë zbuluar në shtëpinë e tij kocka, gjak, copa lëkure, madje edhe një pjesë të hundës njerëzore, pas analizës së pamjeve të kamerave të sigurisë dhe hetimeve të mëtejshme.

Një adoleshent 16-vjeçar, i nipi i të dyshuarit, i cili ndodhej në pronë, ka thënë para policisë se dëshiron të tregojë të vërtetën. Ai ka përshkruar me detaje makthet që kanë ndodhur në atë shtëpi, duke thënë se xhaxhai i tij ftonte viktimat, që kryesisht ishin persona të pastrehë dhe të moshuar, për t’i punësuar dhe më pas i vriste me mizori, duke i copëtuar dhe duke i djegur mbetjet.

Prokuroria po vazhdon hetimet, duke analizuar mbetjet e gjetura dhe duke mbledhur mostra ADN nga familjarët e të zhdukurve për të bërë krahasime dhe zbardhur këtë skandal të rëndë.

I dyshuari ndodhet tashmë në paraburgim, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

The post Horror në Argjentinë! Iu ofronte punë të pastrehëve më pas i vriste në shtëpinë e tij dhe i digjte, arrestohet 37-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Brad Pitt në zi: Ndërron jetë nëna e tij, Jane Etta Pitt

By: D Marku
6 August 2025 at 18:37

Një humbje e madhe ka prekur aktorin e njohur Brad Pitt. Nëna e tij, Jane Etta Pitt, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Sipas raportimeve, Jane ka ndërruar jetë gjatë ditëve të fundit, ndërsa një anëtar i familjes ka ndarë një mesazh prekës në Instagram, duke konfirmuar lajmin e hidhur.

Brad Pitt ka pasur gjithmonë një lidhje shumë të ngushtë me nënën e tij, të cilën e ka konsideruar si “shtyllën e familjes”. Vetëm pesë vite më parë, Jane kishte organizuar një mbledhje të madhe familjare ku ishin bashkuar të gjithë të afërmit.

Jane Pitt, një këshilluese familjare në pension, nuk ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, por ka shoqëruar djalin e saj në disa evente të rëndësishme në tapetin e kuq, përkrah bashkëshortit të saj, William.

Familja Pitt ende nuk ka bërë një deklaratë zyrtare për publikun, ndërsa fansat nga e gjithë bota kanë nisur të shprehin ngushëllimet e tyre.

The post Brad Pitt në zi: Ndërron jetë nëna e tij, Jane Etta Pitt appeared first on Albeu.com.

❌
❌