Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 July 2025Main stream

Helmoi shqiptarët me ushqime të skaduara, Skifter Tagani pronar edhe i një kompanie tjetër

By: Elva
19 July 2025 at 16:38

Një aktivitet i rëndë kriminal është zbuluar në fabrikën “Master AL” në Vorë, pronë e Skifter Taganit, i cili rezulton të jetë edhe pronar i kompanisë “ANTER SHPK”, e cila merret me prodhimin e biskotave dhe çokollatave. Hetimet tregojnë se Skifter Tagani grumbullonte ushqime të skaduara nga tregje të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe […]

The post Helmoi shqiptarët me ushqime të skaduara, Skifter Tagani pronar edhe i një kompanie tjetër appeared first on BoldNews.al.

SHBA ndërmjetëson armëpushimin me Izraelin, Siria dislokon trupa në Suveida

By: Elva
19 July 2025 at 15:58

Forcat e Ministrisë së Brendshme të Sirisë kanë nisur dislokimin në Suveida, sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara që synon të shmangë ndërhyrjen e mëtejme të ushtrisë izraelite në provincën e banuar me shumicë druze. Izraeli ka bombarduar forcat e ministrisë siriane si në Suveida ashtu edhe në Damask më herët gjatë […]

The post SHBA ndërmjetëson armëpushimin me Izraelin, Siria dislokon trupa në Suveida appeared first on BoldNews.al.

U kap me kokainë dhe armë, arrestohet shqiptar me të shkuar kriminale në Itali

By: Elva
19 July 2025 at 15:45

Policia italiane ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar në zonën e Bolonjës, i cili u kap në flagrancë me mbi 11 kilogramë kokainë dhe një armë zjarri të llojit pistoletë. Sipas autoriteteve, i arrestuari kishte qenë më parë i dënuar për vrasje dhe shfrytëzim prostitucioni. Operacioni u krye nga Skuadra e Policisë së Bolonjës, pas një […]

The post U kap me kokainë dhe armë, arrestohet shqiptar me të shkuar kriminale në Itali appeared first on BoldNews.al.

Sherr për pronën në Tushemisht, 4 persona rrihen me sende të forta

By: Elva
19 July 2025 at 15:19

Një sherr për motive pronësie është regjistruar ditën e sotme në fshatin Tushemisht të Pogradecit, ku janë përfshirë katër persona, përfshirë edhe kryetarin e fshatit. Sipas Policisë, në konflikt janë përfshirë: Ilirjan Tasellari, 53 vjeç (kryetar i fshatit), Prokop Pilinçi, 35 vjeç, Johan Muçllari, 26 vjeç dhe Jetmir Muçllari, 52 vjeç. Sherri ka agravuar në […]

The post Sherr për pronën në Tushemisht, 4 persona rrihen me sende të forta appeared first on BoldNews.al.

Përplasen tre automjete në Maliq, dy të plagosur

By: Elva
19 July 2025 at 14:53

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së shtunës në afërsi të fshatit Symizë, në njësinë administrative të Maliqit, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në […]

The post Përplasen tre automjete në Maliq, dy të plagosur appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Makina përplas turmën në Los Angelos, 28 të plagosur

By: Elva
19 July 2025 at 14:26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur herët në mëngjesin e së shtunës në East Hollywood, ku një automjet u përplas me një grup njerëzish pranë West Santa Monica Boulevard, rreth orës 02:00, sipas njoftimit të Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angeles (LAFD). Si pasojë, 28 persona kanë mbetur të plagosur. Tre ndodhen në gjendje kritike, […]

The post VIDEO/ Makina përplas turmën në Los Angelos, 28 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Shqiptari u arratis me pranga në duar, autoritet zvicriane ende në kërkim

By: Elva
19 July 2025 at 13:54

Policia zvicerane vijon kërkimet për 23-vjeçarin shqiptar që u arratis  në Baden, ndërsa ishte nën shoqërimin e një roje sigurie. I riu arriti të largohej me pranga në duar, pak para se të hipte në një automjet të transportit. Sipas zëdhënësve të Policisë Kantonale të Aargaut dhe Cyrihut, operacioni për kapjen e të arratisurit është […]

The post Shqiptari u arratis me pranga në duar, autoritet zvicriane ende në kërkim appeared first on BoldNews.al.

Fishekzjarrët kthehen në rrezik në një festë në Gjermani, 19 të plagosur

By: Elva
19 July 2025 at 13:43

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë një feste në qytetin e Dyseldorfit, në Gjermani, ku 19 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të pakontrolluar të fishekzjarrëve. Katër prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike, ndërsa mes tyre raportohet të jetë edhe një fëmijë. Sipas dëshmitarëve, disa nga fishekzjarrët devijuan nga trajektorja […]

The post Fishekzjarrët kthehen në rrezik në një festë në Gjermani, 19 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Al Jazeera: Izraeli vrau 50 palestinezë pranë një qendre ndihmash në Gazë

By: Elva
19 July 2025 at 13:25

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi ajror izraelit pranë një qendre ndihmash në veri të qytetit Rafah, në Rripin e Gazës. Lajmi është konfirmuar nga Kompleksi Mjekësor Nasser dhe është raportuar nga rrjeti Al Jazeera. Sipas burimeve nga terreni, bombardimi ndodhi në një zonë të populluar me civilë të […]

The post Al Jazeera: Izraeli vrau 50 palestinezë pranë një qendre ndihmash në Gazë appeared first on BoldNews.al.

Dyshohet për 13 vjedhje, arrestohet “hajduti i biçikletave” në Tiranë

By: Elva
19 July 2025 at 12:56

Një 46-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në rrugën “Kastriotët” në Tiranë, teksa po vidhte një biçikletë në hyrje të një pallati. Bëhet fjalë për shtetasin F. B., i cili dyshohet gjithashtu si autor i 12 vjedhjeve të tjera të ngjashme të ndodhura gjatë muajve qershor dhe korrik në zona të ndryshme të kryeqytetit. […]

The post Dyshohet për 13 vjedhje, arrestohet “hajduti i biçikletave” në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë 

By: Elva
19 July 2025 at 12:46

Një vatër zjarri është aktivizuar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 në zonën e Sotiranit, në fshatin Dukat, Njësia Administrative Orikum. Sipas njoftimit të strukturave të Bashkisë Vlorë, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me bimësi të dendur dhe po avancon drejt zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Llogarasë. Për shkak të terrenit të thyer […]

The post Zjarr në Dukat, rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë  appeared first on BoldNews.al.

Nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës, dështon seanca e 49-të

By: Elva
19 July 2025 at 11:48

Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan për të 49-tën herë me radhë për të konstituuar përbërjen parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Seanca e së shtunës u mbajt mes paralajmërimeve se më vonë gjatë ditës kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të takohet me udhëheqësin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në përpjekje për […]

The post Nuk ka konstituim të Kuvendit të Kosovës, dështon seanca e 49-të appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Renis Dobrës/ “Arrest me burg” për Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokën

By: Elva
19 July 2025 at 11:25

Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokën, të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra. Trupi i pajetë i të riut u gjet më 9 korrik pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur një ditë më parë, më 8 korrik […]

The post Vrasja e Renis Dobrës/ “Arrest me burg” për Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokën appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 18 July 2025Main stream

Bloomberg: Rama shemb gjysmë milioni ndërtime, protesta dhe zemërim në Theth

By: Elva
18 July 2025 at 14:29

Agjencia amerikane Bloomberg i ka kushtuar një artikull të zgjeruar aksioneve të fundit të qeverisë shqiptare për shembjen e ndërtimeve pa leje, duke theksuar planet ambicioze të Kryeministrit Edi Rama dhe zemërimin në rritje të qytetarëve, sidomos në zonat veriore të vendit. Sipas Bloomberg, Rama po ndjek një plan për të shembur deri në gjysmë […]

The post Bloomberg: Rama shemb gjysmë milioni ndërtime, protesta dhe zemërim në Theth appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Kavajë dogji 10 hektarë tokë, procedohet penalisht i moshuari

By: Elva
18 July 2025 at 13:54

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një sipërfaqe toke në fshatin Helmës të Kavajës, duke shkaktuar dëme të mëdha në mjedis dhe ekonomi bujqësore. Sipas policisë, 60-vjeçari Y. T., banues në fshatin Helmës, dyshohet se ka ndezur zjarr për djegien e degëve të pemëve të prera në pronën e tij, por flakët janë […]

The post Zjarri në Kavajë dogji 10 hektarë tokë, procedohet penalisht i moshuari appeared first on BoldNews.al.

Ministri i Jashtëm i Iranit thirrje fuqive evropiane: Ndalin kërcënimet ndaj Teheranit

By: Elva
18 July 2025 at 13:33

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, u ka bërë thirrje fuqive evropiane t’i ndalin kërcënimet ndaj Teheranit, përfshirë paralajmërimet për rivendosjen e sanksioneve të OKB-së. Diplomati kryesor i Teheranit shkroi të premten në X se u tha homologëve të vet nga Britania, Franca, Gjermania, si dhe shefes së politikës së jashtme të BE-së, gjatë […]

The post Ministri i Jashtëm i Iranit thirrje fuqive evropiane: Ndalin kërcënimet ndaj Teheranit appeared first on BoldNews.al.

Po ndërtonin pa leje, arrestohen inxhinieri dhe një punonjës te “Kodra e Diellit”

By: Elva
18 July 2025 at 12:42

Policia ka arrestuar dy persona në Tiranë pasi u kapën duke kryer ndërtuar, pas një banese ekzistuese në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”. Në pranga ranë N. V, 37 vjeç dhe A. D, 28 vjeç, përkatësisht inxhinieri që drejtonte punimet dhe 1 punonjës. Gjithashtu u shpallë në kërkim pronari i banesës, shtetasi S. I., […]

The post Po ndërtonin pa leje, arrestohen inxhinieri dhe një punonjës te “Kodra e Diellit” appeared first on BoldNews.al.

Sherr dhe kanosje me telefon, një i arrestuar në Tiranë, dy në kërkim

By: Elva
18 July 2025 at 12:20

Policia ka arrestuar  një 30-vjeçar dhe kanë shpallur në kërkim dy persona të tjerë, për përfshirje në dy ngjarje të ndryshme. Sipas njoftimit zyrtar, është arrestuar shtetasi A. M., 30 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi E. H., po 30 vjeç. Të dy dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me sende të […]

The post Sherr dhe kanosje me telefon, një i arrestuar në Tiranë, dy në kërkim appeared first on BoldNews.al.

Ceno Klosi “mbytet” në kanalet e Strategjikëve/ KLSH: Favorizoi “Gjikuria” në kontratën 4 mln euro

By: Elva
18 July 2025 at 12:10

Nga Boldnews.al Ceno Klosi, një prej deputetëve të rinj të Partisë Socialiste dhe bashkëpunëtor i ngushtë i zv.kryeministres Belinda Balluku, mund të ketë probleme serioze me ligjin penal. Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka konstatuar tolerime të shumta dhe abuzive që ai i ka bërë kompanisë “Gjikuria”, gjatë kohës që drejtonte Agjencinë Kombëtare të […]

The post Ceno Klosi “mbytet” në kanalet e Strategjikëve/ KLSH: Favorizoi “Gjikuria” në kontratën 4 mln euro appeared first on BoldNews.al.

Bashkëshorti i saj u bë viral duke u përqafuar me punonjësen! Gruaja e biznesmenit “merr masa”

By: Elva
18 July 2025 at 10:42

Megan Kerrigan Byron,  e ka gjetur veten në qendër të një stuhie në internet pas një videoje virale që përfshinte bashkëshortin e saj, Andy Byron, drejtor ekzekutiv i firmës teknologjike Astronomer me seli në Cincinnati. Sipas mediave te huaja, Megan e ka hequr mbiemrin “Byron” nga emri i saj i plotë në platformat sociale. Ky […]

The post Bashkëshorti i saj u bë viral duke u përqafuar me punonjësen! Gruaja e biznesmenit “merr masa” appeared first on BoldNews.al.

❌
❌