Tepelena në flakë #foryoupage #lajmeshqip #a2cnn #albania

4740 views
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj. Në ngjarje janë përfshirë një automjet tip “Benz”, me të cilin udhëtonin disa turistë të huaj, dhe një mikrobus i linjës Libohovë, shkruan A2 CNN. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa ende nuk raportohet për numrin dhe gjendjen e të lënduarve. Në vendngjarje po shkojnë shërbimet e policisë dhe ekipet mjekësore për të ofruar ndihmën e nevojshme. #foryoupage #lajmeshqip #a2cnn #albania #A2CNN #politic
7921 views
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para rreth pesë muajsh, kur ministrat e Mbrojtjes nënshkruan një deklaratë të përbashkët më 18 mars në Tiranë. Ministritë e Mbrojtjes nga Kosova dhe Shqipëria konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se grupe të ekspertëve po punojnë për planin e zbatimit të deklaratës. Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, thotë se më 18 korrik në Tiranë është mbajtur takimi i grupit zbatues “për ta zbërthyer planin në nivel operacional”. Nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, e cila ishte mikpritëse e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, thanë se në shtator të këtij viti do t’u paraqitet për miratim ministrive të Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë udhëzuesi i cili është drejt finalizimit. Në deklaratën që u nënshkrua nga ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ai i Shqipërisë, Pirro Vengu, dhe i Kroacisë, Ivan Anushiq, u vendosën katër pika bashkëpunimi: Promovimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimi për industrinë përkatëse; Rritja e ndërveprueshmërisë nëpërmjet edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve; Kundërpërgjigja ndaj kërcënimeve hibride dhe rritja e qëndrueshmërisë; Ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin euroatlantik. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip
3170 views
Jetojmë në kohën e konsumizimit... asaj ku reklamat dhe ofertat na ndjekin kudo ndërsa dëshira për më shumë na shtyn të blejmë pa pushim. Në këtë realitet, blerësi shpesh ndjehet i humbur në një labirint produktesh që premtojnë shumë, po që herezi zhgënjejnë. Përballja me mashtrimet dhe abuzimet nuk është më një rastësi, por një sfidë e përditshme. Për të mbrojtur sa më shumë qytetarët, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hedhur në konsultim publik projektligjin “Për mbrojtjen e konsumatorit”. #a2cnn #ekonomi #be #konsumator #blerje
4973 views
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po premton hapa të rinj për të trajtuar mungesën e strehimit dhe krimin në Uashington, duke bërë që kryetari i bashkisë së qytetit të shprehë shqetësime në lidhje me përdorimin e mundshëm të Gardës Kombëtare për të patrulluar rrugët në kryeqytetin e vendit. Trump shkroi në një postim në mediat sociale se do të mbante një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar planet e tij për ta bërë Distriktin e Kolumbias "më të sigurt dhe më të bukur se kurrë më parë", shkruan A2. "Të pastrehët duhet të largohen, MENJËHERË", shkroi Trump të dielën. "Ne do t'ju japim vende për të qëndruar, por LARG kryeqytetit. Kriminelët, nuk keni pse të largoheni. Ne do t'ju fusim në burg aty ku ju takon", shkroi Trump. #a2cnn #shba #donaldtrump #washington
4994 views
Porti i Durrësit po përballet prej një jave me një fluks të lartë pasagjerësh dhe mjetesh që vijnë me tragete nga brigjet italiane. Sipas të dhënave nga autoriteti portual, nga data 6 gusht vetëm në Portin e Durrësit kanë mbërritur në vendin tonë rreth 30 mijë pasagjerë dhe 10 mijë automjete. Për të përballuar këtë fluks, përveç shtimit të linjave të trageteve, Porti i Durrësit ka marrë masa për përpunimin sa më të shpejtë të pasagjerëve dhe mjeteve, duke funksionuar me kapacitete të plota. Një fluks i tillë pritet të vazhdojë deri në mesin e këtij muaji, për të vijuar më pas me fluksin që kthehet në kahun e kundërt, atë të daljes nga vendi. #A2cnn #durres #fluks #turizem
3863 views
Një shpërndarës kokaine që shiste doza të lëndës narkotike në lagje të ndryshme të qytetit, është arrestuar në Përmet. 33-vjeçarit i është sekuestruar një sasi kokaine e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe 1 peshore elektronike. Policia po ashtu ka proceduar 2 shtetas që kishin blerë doza, nga i arrestuari. #a2cnn #permet #droge #polici
829 views
Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli sot tenderin për projektin e ndërhyrjeve në bregun perëndimor të lumit Buna, që do të transformojë dhe rikualifikojë zonën përgjatë rrugës që lidh Shkodrën me Shirokën. Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe estetike të zonës, duke e shndërruar atë në një qendër të re turistike të veriut të Shqipërisë. Ndërhyrja do të përfshijë një sërë objektivash të rëndësishëm, mes të cilëve urbanizimi i zonës, ndërtimi i pedonales buzë lumit, dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore. Po ashtu, plani parashikon krijimin e shtigjeve që lidhin lumin e Bunës me malin e Taraboshit, si dhe ndërtimin e një shkallareje që do të mundësojë ngjitjen drejt majës së malit. #A2cnn #shkoder #turizem #shiroke
5840 views
Pesë gazetarë që punonin për Al Xhazirën në Gaza u vranë në një sulm izraelit, në atë që sipas televizionit ishte një goditje e shënjestruar, pranë spitalit të Al Shifas në qytetin e Gazës. Mes të vrarëve është edhe korrespondenti i profilit të lartë Anas al-Sharif, të cilin Izraeli e ka akuzuar së është pjesëtar i Hamasit. Në një reagim, ushtria izraelite tha se kishte shënejstruar Al Sharif, me pretendimin se ai drejtonte një celulë të Hamasit dhe ishte i përfshirë në sulme raketore kundër Izraelit. Por Al Xhazira mohon raportimet se gazetarët e vet janë të lidhur me Hamas, ndërsa e cilësoi vrasjen e dy korrespondentëve dhe 3 operatorëve, si një tjetër sulm flagrant dhe të paramenduar ndaj lirisë së shtypit. Duke e quajtur Al Sharif si një prej reporterëve më të guximshëm, Al Xhazira shtoi se sulmi ishte një përpjekje e dëshpëruar për të heshtur zërat kundër në prag të pushtimit të plotë të Gazës. #a2cnn #gaza #sulm #gazetar #AlJazira
10.9K views