Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 July 2025Main stream

DMSH: Mbështetje ajrore shtesë për shuarjen e zjarrit në Zhelinë, aktivizohen dhe dy “Air traktorë”

19 July 2025 at 18:05

Në shuarjen e zjarrit mes Zhelinës dhe Erebinës, me të cilin janë përfshirë vetegjetacioni dhe shkurre e thatë, janë kyçur dy aeroplanë “Er traktor”, njoftoi Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Në terren tashmë po veprohet me një helikopter ushtarak, një kamion policie MAN me një cisternë tetë tonëshe dhe një top uji, dy pinzgauerë, një “Hermelin”, 30 ushtarë dhe disa ekipe të Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri të Shkupit së bashku me zjarrfikësit nga NJTZ të Tetovës.

Siç njoftoi paraprakisht LAMM, për shkak të zjarrit në orën 13:15, rruga rajonale Tetovë – Shkup nga mbikalimi Dobarski deri te pompa e benzinës “Xhezo Petrol” është e mbyllur për komunikacion. Komunikacioni po devijohet përgjatë autostradës Tetovë-Shkup-Tetovë pranë fshatit Grupçin dhe fshatit Zhelinë.

Gjatë ditës së sotme, deri në orën 14, në territorin e shtetit janë regjistruar gjithsej 11 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat gjashtë janë aktive, tre janë nën kontroll dhe tre janë shuar.

Përveç zjarrit në Zhelinë, janë aktive edhe zjarret në komunat Vasilevë – fshati Niviçinë, ku digjet pyll me kërcell të ulët, Makedonski Brod – fshati Greshnicë me pyll të përzier të prekur dhe vegjetacion të ulët, Prilep – midis fshatrave Careviq dhe Smolan, pyll i përzier dhe vegjetacion  të ulët. Për shkak të erës së forta, zjarri në Veles është përsëri aktiv – pranë fshatrave Xhidimirc – Krushje – Ivankovc, me degë në disa drejtime, ku është prekur pyll i përzier me kërcell të ulët të degraduar, dhe ka një zjarr në Komunën e Sarajit pranë rrethrrotullimit ku digjet bar i thatë.

The post DMSH: Mbështetje ajrore shtesë për shuarjen e zjarrit në Zhelinë, aktivizohen dhe dy “Air traktorë” appeared first on Telegrafi.

Zjarri në Zhelinë, Sejdiu: Dyshojmë se është shkaktuar qëllimisht

19 July 2025 at 16:43

Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu dyshon se zjarri në rajonin e Zhelinës, në afërsi të autostradës Shkup-Tetovë, është shkaktuar qëllimisht.

“Në bazë të informacioneve tona dhe Njësisë së Zjarrfikësve Tetovë, kanë hasur në tre goma të ndezura, për të cilat ne dyshojmë që janë qëllimisht të hedhura këtu dhe jemi duke punuar edhe me Prokurorinë dhe me Policinë e Tetovës, edhe të Grupçini kuptohet, që të gjejmë autorët e kësaj vepre të shëmtuar”, tha Sejdiu.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali tha se zjarri nuk i rrezikon vendbanime, ndërkaq theksoi se shumë shpejt pritet të vihet në kontroll.

“Momentalisht e kemi helikopterin e Ushtrisë në terren. Në ora 16 pritet dy aeroplanët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të vijnë për ndihmë për shuarjen e zjarrit. Nuk rrezikohen vendbanimet, besoj shumë shpejtë zjarrin do ta shuajmë, do ta neutralizojmë”, tha Ali.

Kujtojmë se aktualisht për shkak të zjarrit, LAMM njoftoi se rruga rajonale Tetovë-Shkup mbetet e bllokuar.

The post Zjarri në Zhelinë, Sejdiu: Dyshojmë se është shkaktuar qëllimisht appeared first on Telegrafi.

Zjarr i madh në Zhelinë, mbyllet rruga rajonale Shkup-Tetovë

19 July 2025 at 15:25

Rruga rajonale Shkup–Tetovë është mbyllur plotësisht për qarkullim në të dy drejtimet, informojnë nga LAMM.

Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të mos udhëtojnë në këtë drejtim dhe të shfrytëzojnë rrugë alternative derisa të zgjasë ndalesa.

“Që nga ora 13:15, rruga rajonale Tetovë–Shkup, në segmentin nga mbikalimi i Dobarskës deri te pompa e karburantit “Xhezo Petrol”, është e mbyllur për qarkullim për shkak të një zjarri që ka shpërthyer, ndërsa qarkullimi po devijohet nëpër autostradën TE-SH-TE, te fshatrat Grupçin dhe Zhelinë”, thonë nag LAMM.

Në afërsi të pikës së pagesës në Zhelinë ka shpërthyer zjarr, përballë fshatit Dëbërc po digjet mali.

 

The post Zjarr i madh në Zhelinë, mbyllet rruga rajonale Shkup-Tetovë appeared first on Telegrafi.

Unioni i Shoqatave të Infermierëve: Në Maqedoni mungojnë 6 mijë infermierë, në proces punësimi janë 240

19 July 2025 at 13:40

Unioni i shoqatave të infermierëve, i udhëhequr nga Shoqata “Për ne”, apelon që të hapen konkurse për punësimin e infermierëve, pasi në vend mungojnë 6.000 të tillë.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se janë në proces punësimet e 240 infermierëve dhe se është planifikuar që në periudhën e ardhshme të punësohet numër dyfish më i madh i infermierëve në institucionet publike shëndetësore në të gjithë shtetin.

“Sipas të dhënave nga Instituti për Shëndet Publik, në Maqedoni ka 9.200 infermierë, që do të thotë se bëhet fjalë për një numër shumë të vogël në krahasim me numrin e banorëve. Në vend mungojnë rreth 40 për qind e infermierëve dhe nëse duhet të jemi 14.000-15.000 infermierë, atëherë mungojnë rreth 6.000”, thotë në një deklaratë për Agjencionin e Lajmeve, kryetarja e Unionit të Shoqatave, Gordana Beshlioska.

Ajo thekson se kohët e fundit ka një trend të largimit të infermierëve tanë drejt Sllovenisë dhe Kroacisë, ku ka dhoma të infermierëve, arsimi iu njihet, të ardhurat personale janë shumë më të larta, ka konkurse të hapura në mënyrë të vazhdueshme dhe mund të punësohesh menjëherë.

“Nuk mund t’i lejoni infermierët të largohen në pension, të keni infermierë me kontrata vepre, të mos i punësoni për vite të tëra në spitale. Ky është një paradoks i paparë. Në këtë mënyrë, ne vetë i detyrojmë të ikin. Në spitalet e vendeve të rajonit ka rikualifikime nga një specializim në tjetrin, i trajnojnë dhe i avancojnë për të plotësuar njësitë kritike dhe kujdesin intensiv”, thotë Beshlioska dhe thekson se duhet të ketë konkurse të vazhdueshme, ashtu siç ka në Serbi, Kroaci dhe vendet e tjera të rajonit.

The post Unioni i Shoqatave të Infermierëve: Në Maqedoni mungojnë 6 mijë infermierë, në proces punësimi janë 240 appeared first on Telegrafi.

Në Koçan sot do të marshohet për të 15-tën herë radhazi për tragjedinë në “Pulse”

19 July 2025 at 13:00

Shoqata Qytetare “16 Mars 2025 Koçani”, katër muaj pas tragjedisë në diskotekë “Puls” ku vdiqën 62 persona, përfshirë gjashtë fëmijë, do të mbajë Marshin e 15-të të Engjëjve – një marsh dhimbjeje dhe lufte për drejtësi.

Marshimi do të fillojë në orën 18:50, me një pikë grumbullimi në Parkun e Revolucionit.

“Katër muaj pas tragjedisë më të madhe në historinë e kohëve të fundit të vendit tonë, ne, prindërit dhe familjet e fëmijëve të vdekur tragjikisht, ju informojmë se më 19 korrik 2025, do të mbahet Marshimi i pesëmbëdhjetë i Engjëjve – një marsh dhimbjeje dhe lufte për drejtësi. Marshimi do të fillojë në orën 18:05 – një kohë që përfaqëson simbolikisht reagimin e vonë dhe, për fat të keq, fatal institucional. Ju ftojmë me zemër të hapur të bashkoheni me ne – të marshojmë së bashku në heshtje, një heshtje që simbolizon një kujtesë të fortë se një tragjedi e tillë nuk duhet të ndodhë më kurrë – as për një fëmijë të vetëm, as për një nënë beqare”, thuhet në deklaratën e Shoqatës së Qytetarëve 16 Mars 2025 Koçani.

Gjykata Penale njoftoi dje se paraburgimi i të pandehurve për zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçani është zgjatur, dhe Prokuroria Themelore Publike Shkup do të zhvillojë pjesën e mëtejshme të procedurës.

Sipas aktakuzës, 34 individë dhe tre persona juridikë të akuzuar për zjarrin në diskotekën “Pulse” akuzohen për krime të rënda kundër sigurisë publike.

Midis të pandehurve janë pronarë baresh, menaxherë, inspektorë, kryetarë bashkish, anëtarë të sigurisë dhe nëpunës civilë. Për shkak të provave të pamjaftueshme, procedura është ndërprerë për 11 persona, përfshirë dy ish-ministra.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars të këtij viti, 62 persona humbën jetën, përfshirë gjashtë fëmijë, dhe mbi 200 u plagosën.

The post Në Koçan sot do të marshohet për të 15-tën herë radhazi për tragjedinë në “Pulse” appeared first on Telegrafi.

Filipçe: Nga OBRM-PDUKM duhet të tregojnë nëse kanë një plan serioz për zhbllokimin e eurointegrimeve

19 July 2025 at 11:40

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipce, komentoi deklaratën e Kryeministrit Hristijan Mickoski për paraqitjen e një rezolute të përbashkët me Bullgarinë në Parlamentin Evropian për gjuhën maqedonase, theksoi se çështje kaq serioze diskutohen si propozim në Parlament, ku marrin pjesë të gjitha partitë politike.

“Unë besoj se është jashtëzakonisht e pavlerë të bëhen propozime kaq serioze nga konferencat e zakonshme për shtyp. Është shumë serioze dhe e rëndësishme që çështja të jetë vetëm një temë dhe një përpjekje për një lloj interesi të përditshëm politik partiak nga OBRM-PDUKM. Unë besoj se duhet të bëhet si propozim në Parlament sepse është diçka në të cilën duhet të marrin pjesë të gjitha partitë politike. Nëse ka një propozim kaq serioz, ne do ta mbështesim absolutisht”, tha Filipçe.

Duke vepruar kështu, Filipce theksoi se OBRM-PDUKM i detyrohet publikut një shpjegim se çfarë plani kanë për zhbllokimin e integrimit evropian.

“OBRM-PDUKM duhet të thotë nëse ka një plan serioz, nëse ka një plan serioz për aktivitet diplomatik, nëse ka një plan serioz për zhbllokimin e integrimit evropian”, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

The post Filipçe: Nga OBRM-PDUKM duhet të tregojnë nëse kanë një plan serioz për zhbllokimin e eurointegrimeve appeared first on Telegrafi.

VLEN: Pas më shumë se 40 vjetësh, medreseja do të funksionojë si shkollë e barabartë me të tjerat në sistemin arsimor në RMV

19 July 2025 at 11:00

Nga ky shtator, Medreseja “Isa Beu” do të jetë zyrtarisht si shkollë e mesme e barabartë në sistemin arsimor të Maqedonisë së Veriut, pas më shumë se 40 vjetësh funksionimi jashtë kornizës ligjore, kështu sqarojnë nga koalicioni VLEN.

Shtojnë se vendimi i Qeverisë për miratimin e Propozim Ligjit është rezultat i përkushtimit të VLEN-it për zgjidhje ligjore e jo politika ditore.

“Ky hap i vonuar do t’i japë fund diskriminimit institucional dhe do t’u hapë rrugë të rinjve për të vazhduar studimet me diploma të njohura zyrtarisht.

Nga takimet me përfaqësuesit e Medresesë dhe BFI-së, është theksuar entuziazmi dhe falënderimi për këtë vendim, i cili ka rikthyer besimin dhe interesimin për regjistrim në këtë institucion arsimor.

Sa për dijeni, Ligji për shkollat fetare është hartuar në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, i cili u jep të drejtë bashkësive fetare të themelojnë shkolla. Është reflektuar dhe çdo sugjerim i mëparshëm institucional nga ministritë përkatëse, në një proces të hapur dhe profesional.

VLEN siguron përkushtimin për ta çuar deri në fund këtë proces, me miratimin e ligjit në Kuvend dhe zbatimin e tij që nga ky vit shkollor.

Për VLEN-in, pushteti është amanet dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve. Prandaj, do të vazhdojmë të jemi zë i barazisë dhe garant i të drejtave për çdo institucion që i përket trashëgimisë dhe identitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

The post VLEN: Pas më shumë se 40 vjetësh, medreseja do të funksionojë si shkollë e barabartë me të tjerat në sistemin arsimor në RMV appeared first on Telegrafi.

LAMM: Deri në 45 minuta pritje në vendkalimet kufitare për hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut

19 July 2025 at 09:46

Fundjava dhe temperaturat e larta padyshim bëjnë që një numër i madh qytetarësh të nxitojnë drejt Greqisë fqinje, drejt detit.

LAMM raporton për gjendjen e rrugëve këtë mëngjes.

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.

Në pikën kufitare Tabanocë, koha e pritjes është 35 minuta, në pikën kufitare Dojran, koha e pritjes është 15-25 minuta, dhe në pikën kufitare Bogorodicë, koha e pritjes për hyrje është 15 minuta, dhe për dalje nga vendi, koha e pritjes është 45 minuta.

Në pikat e tjera kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Është në fuqi ndalimi i qarkullimit të automjeteve të rënda, nga 1 korriku deri më 31 gusht, gjatë fundjavës dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.

The post LAMM: Deri në 45 minuta pritje në vendkalimet kufitare për hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut appeared first on Telegrafi.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

19 July 2025 at 09:05

Moti sot do jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriperëndimi.

Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu.

Temperatura e mëngjesit është 22 gradë Celsius, teksa ajo maksimale ditore do të arrijë në 35 gradë Celsius.

The post Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 18 July 2025Main stream

Bastisje në Kërçovë, privohen nga liria dy persona pasi posedonin lëndë narkotike

18 July 2025 at 22:42

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njofton se dje (17.07.2025) në Kërçovë, zyrtarët e policisë nga Zyra e çështjeve të jashtme kriminale në Kërçovë i privuan nga liria E.P. (30) dhe A.P. (60) nga Kërçova.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Kërçovë, në shtëpi u gjetën dhe u sekuestruan një qese me një substancë pluhur të bardhë dhe një peshore. Ndërkohë, në një pusetë para shtëpisë u gjetën dhe u sekuestruan 51 pako më të vogla me një substancë pluhur dhe dy pako plastike më të mëdha me një substancë të bardhë të kokrrizuar”.

“Të dy u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.

 

The post Bastisje në Kërçovë, privohen nga liria dy persona pasi posedonin lëndë narkotike appeared first on Telegrafi.

LSDM bën të ditur edhe disa emra të kandidatëve me të cilët do të garojë në zgjedhjet lokale

18 July 2025 at 20:40

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe sot ka bërë të ditur dhe disa nga emrat e tjerë që do të garojnë në zgjedhjet lokale të tetorit.

Emrat e bërë publik janë për 16 komuna, teksa bie në sy emri i ish-ministres së Mjedisit Jetësor, Kaja Shokova, e cila do të garojë për qytetin e Shkupit.

Përveç Shukovës, emrat e tjerë të kandidatëve që sot i bëri publik Filipçe janë:

Komuna e Manastirit – Metodija Kunovski
Komuna e Vallandovës – Pero Kostadinov
Komuna e Vinicës – Goce Milevski
Komuna e Zrnovcit – Vanço Mitev
Komuna e Kavadarcit – Viktor Velevski
Komuna e Karposhit – Maja Mojsova Miovska
Komuna e Kisella Vodës – Goran Trajkovski
Komuna e Mavrovë-Rostushës – Anes Ahmeti
Komuna e Novosellës – Petar Spasov
Komuna e Petrovecit – Elizabeta Zelenikovska
Komuna e Prilepit – Petra Lukarovska
Komuna e Radovishit – Risto Spasov
Komuna e Sveti Nikollës – Dejan Giçev
Komuna e Çashkës – Goran Stojanovski
Komuna e Bërvenicës – Svetllana Mitrevska Angellkovska

Kujtojmë se shumica e partive kanë filluar me publikimin e emrave të kandidatëve për zgjedhjet komunale, vetëm edhe disa prek tyre janë duke zhvilluar anketa për emrat final që do të garojnë në zgjedhjet e tetorit.

The post LSDM bën të ditur edhe disa emra të kandidatëve me të cilët do të garojë në zgjedhjet lokale appeared first on Telegrafi.

Shqiptohen mbi pesë vite burgim për shtetasen e Brazilit e cila ndërmjetësonte vajza për prostitucion në Shkup

18 July 2025 at 20:03

Gjykata Themelore Penale në Shkup sot solli aktvendim për tre nga gjithsej katër të dyshuarit në rastin për ndërmjetësimin e vajzave nga Brazili për prostitucion në Shkup.

De Jesus Neves Marliene, shtetase e Brazilit, u dënua me burg në kohëzgjatje prej pesë vjet e gjashtë muaj, ndërsa të dyshuarin të tretë, Sabedin Demiri dhe të dyshuarit e katërt Nemanja Mihajlovski, shtetas të Maqedonisë së Veriut, u është shqiptuat aktvendim alternativ, gjegjësisht një vit burg dhe një vit e gjashtë muaj nëse kryejnë vepra penale në tre vitet e ardhshme.

Gjykata në seancën e sotme solli vendim që të ndahet procedura për të akuzuarin e dytë Maan Mahmalad, shtetas i Maqedonisë së Veriut, sepse vetëm ai nuk e pranoi fajin nga katër të dyshuarit.

Sipas akuzës për brazilianet u krijuan profile ku postoheshin numra telefoni, çmimet e shërbimeve seksuale dhe shërbimeve shtesë, si dhe foto me përmbajtje eksplicite.

De Jesus Neves Marliene, tha se i kontrollonte profilet, kontaktonte me klientë potencialë, organizoi orarin ditor të klientëve për secilën vajzë, si dhe ka përcaktuar kohëzgjatjen e shërbimeve, e cila lëvizte nga 150 euro për gjysmë ore, 200 euro për një orë, 300 euro për dy orë, 450 euro për tre orë dhe 800 euro për gjithë natën për shërbime seksuale, teksa nga fitimi total ajo ka ndaluar 30 për qind të shumës për vete.

The post Shqiptohen mbi pesë vite burgim për shtetasen e Brazilit e cila ndërmjetësonte vajza për prostitucion në Shkup appeared first on Telegrafi.

MPB me njesi të re të specializuar për sigurinë kibernetike

18 July 2025 at 18:50

Pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme është formuar njësi e re e specializuar e sigurisë kibernetike.

Ajo do të jetë përgjegjëse për mbrojtjen dhe monitorimin gjithëpërfshirës të sistemeve të informacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të kryejë analiza të vazhdueshme dhe zbulimin në kohë të kërcënimeve kibernetike, do të kryejë instalimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e sigurisë së infrastrukturës së IT-së së ministrisë.

“Kjo njësi do të jetë një shtyllë kyçe në mbrojtjen e sovranitetit digjital të MPB-së si institucion që menaxhon vëllimin më të madh dhe më të ndjeshëm të të dhënave personale të qytetarëve të vendit. Siguria e këtyre sistemeve është çështje jo vetëm e kapacitetit institucional, por edhe e stabilitetit të shtetit dhe besimit të qytetarëve. Të gjitha aktivitetet e njësisë së sapokrijuar synojnë avancimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së infrastrukturës së brendshme të IT-së të vetë Ministrisë, me fokus ekskluzivisht në mbrojtjen e sistemeve të saj të informacionit. Për herë të parë, Ministria ka blerë pajisje moderne teknike dhe softuerike për monitorimin proaktiv, zbulimin dhe parandalimin e sulmeve kibernetike, duke hedhur kështu themelet për mbrojtje sistemike dhe afatgjatë”, theksoi ministri Toshkovski.

Sipas Toshkovskit, me këtë iniciativë, Ministria e Punëve të Brendshme vendos një standard të ri të mbrojtjes kibernetike, që nënkupton një mburojë sigurie moderne, të qëndrueshme dhe të fuqishme që përmbush sfidat e sotme dhe siguron besimin publik se të dhënat e qytetarëve gëzojnë mbrojtje të lartë.

 

The post MPB me njesi të re të specializuar për sigurinë kibernetike appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

17 July 2025 at 22:50

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua me deputetin e Bundestagut Gjerman, Tilman Kuban, i shoqëruar nga drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer në Shkup, Daniell Braun.

Në takim u shpreh kënaqësia e veçantë për realizimin e vizitës, si dhe për interesin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë për përparimin e Maqedonisë së Veriut. Kryetari Gashi e theksoi rolin e rëndësishëm të Gjermanisë në mbështetjen e qëllimeve tona strategjike – anëtarësimin në NATO dhe procesin e integrimit evropian.

Në këtë drejtim, u përshëndet emërimi i Manuel Saracin si i dërguar special për Ballkanin Perëndimor, i cili paraqet konfirmim të mëtejshëm të angazhimit të Gjermanisë ndaj rajonit. U theksua rëndësia e Procesit të Berlinit, i iniciuar nga kancelarja Merkel, si dhe rezultatet pozitive që i sjell brenda kuadrit rajonal.

Gashi shprehu mirënjohje për Rezolutën e Bundestagut të vitit 2023, e cila konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe afirmon identitetin, kulturën dhe gjuhën maqedonase.

Deputeti Kuban, i cili është emëruar edhe zëdhënës për çështjet evropiane në Bundestag, i përcolli Kryetarit përshëndetjet e ngrohta nga ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Johan Vaderpull, me iniciativën e të cilit u realizua vizita, me qëllim që të demonstronte vullnetin e qartë të qeverisë aktuale gjermane për të çuar përpara procesin e zgjerimit. Theksoi se nevojitet vizion i ri për zgjerimin dhe për përshpejtimin e rrugës evropiane të vendit tonë. Në këtë kontekst, theksoi se është me rëndësi të veçantë të hapet Klasteri Fondamentet dhe të arrihet përparimi i vërtetë në fushat, të tilla si reforma e administratës publike, gjyqësori, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe se në aspektin e miratimit të legjislacionit të nevojshëm, është e rëndësishme të ketë proces paraprak të konsultimit të gjerë me faktorët relevantë shoqërorë. Bashkëbiseduesit ranë dakord që marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe midis dy parlamenteve do të vazhdojnë të avancohen në periudhën e ardhshme, si në nivel kryetarësh dhe deputetësh, ashtu edhe përmes shkëmbimit të suksesshëm të përvojave në nivel ekspertësh në kuadër të projektit për sigurim të pavarur parlamentar dhe fushave të tjera me interes të ndërsjellë. Një vlerësim iu dha punës së suksesshme të Fondacionit Konrad Adenauer në Shkup dhe kontributit të tyre në proceset demokratike në dekadat e fundit.

The post Gashi-Kuban: Rezoluta e Bundestagut të vitit 2023, konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE appeared first on Telegrafi.

Gjykimi i “Shteklit” dhe grupit të tij, shtyhet për më 7 gusht

17 July 2025 at 22:25

Fillimi i procesit gjyqësor për Rade Trajkovski-Shtekli dhe nëntë persona tjerë të akuzuar për tregti me drogë shtyhet për më 7 gusht për shkak të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Rade Trajkovski-Shtekli.

Siç informon gjyqtari Ilija Tërpkov, Trajkovski në mëngjes ishte i pakomunikueshëm dhe i çorientuar, prandaj urgjentisht duhej të transferohet në Qendrën Klinike. Sulme të tilla, siç plotësoi, kishte edhe gjatë ditës së djeshme.

Seanca e sotme, e caktuar për në orën 10, së pari ishte shtyrë për në 11. Por edhe pas shtyrjes, i pandehuri ende nuk ishte dërguar në spital.

“Nga burgu morëm informacion se i pandehuri ende nuk është dërguar në spital, sepse presin asistim nga MPB. Duke qenë se ai ende nuk është dërguar dhe gjykata nuk mund të presë tërë ditën për t’u dërguar në mjek i pandehuri, gjykimi shtyhet për më 7 gusht”, tha gjyqtari Tërpkov.

Pas shtyrjes, prokurorja Verica Berzhecka Kërsteva, ka informuar se në ndërkohë, Shtekli ka dorëzuar raport psikiatrik se nuk është i aftë të ndjekë gjykimet, ndërsa prokurorja informoi se edhe Prokuroria do të kryejë ekspertizë në lidhje me atë rrethanë dhe do të kërkojë mbledhje përgatitore për të krahasuar ekspertizat.

Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dorëzoi aktakuzë kundër 10 personave për shitje të drogës, kryesisht në lagjen e Shkupit, Aerodrom.

Hetimi ka zgjatur pothuajse një vit dhe përfshinte masa të veçanta hetuese. Së pari janë përfshirë 16 persona, por shtatë prej tyre kanë lidhur marrëveshje dhe kanë marrë dënime me burg prej 3 deri 3,5 vjet.

Siç njoftuan paraprakisht nga Prokuroria, grupi është organizuar mirë, me role qartë të ndara – nga furnizimi deri te shitja e kokainës dhe marihuanës.

Sipas hetimit, droga është ruajtur në banesa me qira, ndërsa është shitur me çmim prej 4.500 deri 6.000 denarë për një gramë kokainë dhe 200 deri 300 denarë për një gramë marihuanë. Ata kanë komunikuar përmes Snapchat-it, ndërsa dëshmi të rëndësishme ishin marrë përmes sistemit “Cellebrite” për analizë të telefonave, donacion nga SHBA.

The post Gjykimi i “Shteklit” dhe grupit të tij, shtyhet për më 7 gusht appeared first on Telegrafi.

Rritja e vazhdueshme e çmimeve, Mickoski: Deri në fund të muajit do të kemi një model veprimi dhe do të dihet se çfarë masa do të ndërmarrim

17 July 2025 at 20:41

Deri në fund të muajit duhet të dihet modeli se si do të reagohet në rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore. Kryeministri Hristijan Mickoski sot në deklaratë për mediat tha se ende po kryhen analiza dhe se po shqyrtohen disa qasje, pa zbuluar detaje të mëtejshme.

“Parametrat ende po analizohen, kemi tregues të qartë se ku është inflacioni bazë që ndikon në inflacionin përfundimtar. Pres që deri në fund të këtij muaji ta kemi konceptualizuar modelin dhe nëse ky trend vazhdon edhe në muajt në vijim, do të kemi masa. Po shqyrtojmë disa qasje. Po konsultohemi me profesorë, dhe ata po bëjnë analiza, edhe ne po bëjmë analiza edhe me Inspektoratin e Tregut. Po flasim edhe me zinxhirët e marketeve, kështu që na duhet një qasje e përbashkët, të mos e shohim veten si palë të ndryshme, por ta shohim problemin në mënyrë holistike për të arritur një zgjidhje të përhershme, tha Mickoski në një konferencë të përbashkët për shtyp në Qeveri me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale Zlatko Perinski.

Sipas Mickoskit, është shumë më e rëndësishme të shihet se nga vjen problemi me rritjen e çmimeve dhe të reagohet aty, në vend që të merren masa afatshkurtra.

“Pjesa më e madhe e fokusit tonë është te inflacioni bazë. Është më e lehtë të zbatohet një masë që do të japë rezultate në afat të shkurtër, por tani po e analizojmë më hollësisht për të parë se nga vjen problemi. Interesi ynë si Qeveri është të kemi qytetarë të kënaqur që do të kenë çmimet më të ulëta në Evropë, por pyetja është nëse kjo është realisht e mundur. Do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që qytetarët, brenda mundësive tona, të kenë çmimet më të ulëta në Evropë, por duhet të hyjmë në bazë, në themel”, tha Mickoski.

Më 7 korrik, kryeministri paralajmëroi se do të kryhet një analizë e detajuar e inflacionit bazë, pas së cilës do të dalin me masa të sakta dhe të synuara.

“Nuk jemi të kënaqur që kjo po ndodh, por duhet të bëjmë një analizë të detajuar në fushën e inflacionit bazë sepse bisedova me disa profesorë të ekonomisë dhe përfundimi është se pjesa e produkteve që krijojnë këtë inflacion ndoshta në raportin furnizues-market nuk është rritur aq shumë, sa në inflacionin bazë dhe në fushën e inflacionit të shërbimeve. Shumë shpejt do të ketë masa që duam të jenë të sakta dhe të synuara. Nuk duam që ato të jenë masa që do të shkaktojnë stuhi”, tha Mickoski në konferencën për shtyp në Qeveri.

Të dhënat e Entit shtetëror të statistikës tregojnë se shpenzimet e jetesës në qershor janë rritur për 4,5 për qind në nivel vjetor, ndërsa çmimet në pakicë për 3,7 për qind.

The post Rritja e vazhdueshme e çmimeve, Mickoski: Deri në fund të muajit do të kemi një model veprimi dhe do të dihet se çfarë masa do të ndërmarrim appeared first on Telegrafi.

Iseni i reagon Ademit: Po shpërndanë dezinformata, nuk është fshirë asgjë që garanton përfaqësimin e shqiptarëve në MPB

17 July 2025 at 18:42

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, i ka replikuar deputetit të BDI-së, Arbër Ademi, kjo, pasi Ademi gjatë ditës tha se po fshihet neni 96 nga Ligji për polici, nen që parasheh përfaqësim të drejtë dhe adekuat në këtë institucion.

Sipas Isenit, kjo është një dezinformatë e turpshme dhe se e vërteta flet krejtësisht ndryshe.

Iseni sqaron se asgjë që garanton përfaqèsimin adekuat nuk është fshirë.

Ja dhe postimi i tij I plotë:

DEZINFORMATË E TURPSHME, E VËRTETA FLET KREJTËSISHT NDRYSHE!
Sot, një ish-deputet që për 20 vite ishte pjesë e pushtetit që e braktisi përfaqësimin e shqiptarëve në polici, ka zgjedhur të manipulojë opinionin publik me një shpifje të radhës.
Arbër Ademi po përhap panik të qëllimshëm duke pretenduar se me propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për Policinë po fshihet neni 96, i cili garanton përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të komuniteteve në këtë institucion. Kjo është një DEZINFORMATË dhe një përpjekje për të mashtruar qytetarët shqiptarë!
E vërteta është kjo:
Asnjë parim i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat nuk është fshirë, përkundrazi, është përforcuar në Ligjin për Ministrinë e Punëve të Brendshme, i cili është aktualisht në procedurë parlamentare. Ky ligj, si ligj bazë (lex generalis) në raport me Ligjin për Policinë (lex specialis), në nenin 8 e përcakton qartë:
Neni 8
(1) Gjatë punësimit në Ministri janë të përfaqësuar në mënyrë të drejtë dhe adekuate edhe qytetarët që i përkasin të gjitha komuniteteve, duke respektuar kriteret e profesionalizmit dhe kompetencës.
(2) Gjatë punësimit në Ministri respektohet parimi i barazisë gjinore.
Kjo do të thotë që nuk fshihet asnjë nga parimet që rregulloheshin në nenin 96 të Ligjit për Policinë, përkundrazi, ato janë të garantuara në një ligj më të lartë dhe më të gjerë që rregullon funksionimin e gjithë Ministrisë.
Për më tepër, sipas standardeve juridike dhe Rregullores për hartimin e ligjeve, nuk lejohet që e njëjta normë të përsëritet në dy ligje që trajtojnë të njëjtën materie. Kjo është arsyeja pse dispozita është vendosur në ligjin më të gjerë dhe jo më në Ligjin për Policinë, për të shmangur dublimin juridik.
Prandaj, i bëj thirrje Arbër Ademit që të ndalojë me gënjeshtrat dhe frikësimin e shqiptarëve. Ai dhe partia e tij kanë pasur dekada për ta zbatuar përfaqësimin e drejtë por nuk e bënë. Tani nuk kanë të drejtë morale të flasin në emër të shqiptarëve.
Unë, si zëvendësministër i Punëve të Brendshme, garantoj se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, profesionalizmi dhe barazia gjinore do të jenë parime themelore dhe të paprekshme të çdo ligji dhe çdo institucioni nën këtë Ministri.

The post Iseni i reagon Ademit: Po shpërndanë dezinformata, nuk është fshirë asgjë që garanton përfaqësimin e shqiptarëve në MPB appeared first on Telegrafi.

Banka Popullore: Ulen kompensimet për kryerjen e pagesave në vend dhe në SEPA

16 July 2025 at 22:48

Në kuadër të aktiviteteve për modernizimin e sistemit të pagesave dhe inkurajimin e pagesave elektronike, Këshilli i Bankës Popullore në seancë miratoi vendim për një model krejtësisht të ri për tarfifimin e bankave për kryerjen dhe nivelizimin e pagesave në Sistemin Ndërbankar të Pagesave të Maqedonisë

Modeli, siç informojnë nga Banka Popullore, bazohet në parimet dhe praktikat e bankave qendrore në Eurosistem për kompensime fikse dhe të parashikueshme sipas vëllimit të transaksioneve, të cilat, thonë, krijohet një hapësirë për thjeshtim dhe ulje të kompensimeve që bankat i paguajnë nga klientët për kryerjen e pagesave elektronike përmes sistemeve të pagesave në vend.

“Në të njëjtën kohë, Këshilli i Bankës Popullore vendosi tarifë për pagesat e organeve shtetërore në euro me vendet nga SEPA në një shumë fikse prej 3 euro për transaksion për urdhëresat e iniciuara në mënyrë elektronike dhe 5 euro për urdhëresat e iniciuara në letër. Kompensimet e ulëta dhe fikse për transaksion, krahasuar me tarifat e ndryshueshme në varësi të shumës së transaksionit që imponohen nga marrëveshjet komplekse korresponduese me bankat e huaja, do të çojnë në kursime të konsiderueshme për shtetin gjatë kryerjes së pagesave ndaj organeve shtetërore me vendet evropiane, thuhet në kumtesën e sotme nga Banka Popullore.

Vendimi, i marrë në seancën e djeshme, thonë nga Banka, është marrë në kontekstin e anëtarësimit të vendit tonë në SEPA dhe fazës së vazhdueshme të harmonizimit me standardet evropiane, ndërsa me të cilëm krijohet bazë për një ulje më të gjerë të shpenzimeve të pagesave ndërkufitare në euro, si nga Banka Popullore për organet shtetërore ashtu edhe nga bankat për klientët e tyre.

“Banka Popullore edhe më tej do të vazhdojë të punojë në mënyrë aktive për thjeshtimin dhe uljen e shpenzimeve të pagesave në vend dhe në vendet e SEPA-s me qëllimin përfundimtar të ofrimit të shërbimit më të mirë për qytetarët dhe një mjedisi të favorshëm afarist për kompanitë”, thekson Banka Popullore.

Në të njëjtën seancë, Këshilli i Bankës Popullore miratoi edhe Raportin për rreziqet në sektorin bankar për tremujorin e parë të vitit 2025.

Këshilli i Bankës Popullore e miratoi edhe Vendimin për vendosjen e një sistemi të ri për mbledhjen dhe dorëzimin e të dhënave nga bankat dhe kursimoret. Sistemi i ri ISIDORA do të mundësojë të dhëna më gjithëpërfshirëse dhe me cilësi më të lartë për statistikat monetare, mbikëqyrjen dhe stabilitetin financiar, në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare. Me zbatimin në faza, sistemi do të zëvendësojë praktikën aktuale dhe do të kontribuojë në raportim më efikas, fleksibël dhe më të thjeshtë.

The post Banka Popullore: Ulen kompensimet për kryerjen e pagesave në vend dhe në SEPA appeared first on Telegrafi.

QMK: Tre zjarre aktive, një është shuar si dhe një është nën kontroll

16 July 2025 at 20:50

Aktive janë tri zjarre në sipërfaqe të hapur deri në orën 12:00, nga gjithsej pesë gjatë ditës së sotme, informoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Është shuar një, ndërsa nën kontroll është një zjarr në vend të hapur.

QMK njoftoi se aktive janë zjarret në Komunën Veles në fshatrat Xhidimircë – Krushjë – Ivankovci ku po digjet pyll i përzier, në Komunën Makedonski Brod ndërmjet fshatit Creshnevë, Llokvicë, Krapë po digjet pyll i degraduar ahu, shkurre dhe vegjetacion i ulët edhe në Komunën Vasilevë në fshatin Niviçinë ku po digjet pyll me kërcell të ulët.

Nën kontroll është vendosur zjarri në Komunën Dojran në fshatin Nikoliç ku po digjet pyll me kërcell të ulët.

Është shuar një zjarr në Komunën Çuçer Sandevë në fshatin Gornjan ku u dogj pyll me kërcell të ulët.

The post QMK: Tre zjarre aktive, një është shuar si dhe një është nën kontroll appeared first on Telegrafi.

Aliu: Ndërtimi i spitalit të Kërçovës do të fillojë për tre muaj

16 July 2025 at 20:10

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu paralajmëroi se ndërtimi i spitalit të Kërçovës nis pas tre muajve, pas vendimeve të sjella ditë më parë nga Qeveria.

Aliu tha se janë ndarë 18 milionë euro, ndërsa për rikonstruimin e spitalit të Tetovës dhe ndërtimin e dy reparteve të reja tha se do të kushtojë 40 milonë euro.

“Procedura është si vijon: ne kemi kaluar këtë rritjen e buxhetit, tani presim nga institucionet financiare në botë që të aplikojë për këtë kërkesë që ne e bëjmë si shtet, kjo zgjatën dy javë, pas dy jave do të kemi nga të gjithë institucionet, ato mund të jenë banka komerciale mund të jenë fonde, pastaj do të shohim se kush është oferta më e përshtatshme për shtetin, do të lidhet kontrata dhe do të fillohet”, tha ministri Aliu

Ai premtoi dhe zgjidhjen e problematikës së punonjësve shëndetësorë me kontrata, mirëpo nuk përmendi kohë se kur mund të gjindet një zgjidhje e tillë.

 

The post Aliu: Ndërtimi i spitalit të Kërçovës do të fillojë për tre muaj appeared first on Telegrafi.

❌
❌