Leona Lewis jep një performancë spektakolare përkrah mbretëreshave drag pas nderimit me OBE nga Mbreti Charles
Vetëm pak ditë pasi u nderua me titullin OBE nga Mbreti Charles për kontributin në muzikë dhe bamirësi, Leona Lewis u shfaq më joshëse se kurrë në një performancë mahnitëse në klubin legjendar GAY në Londër, të shtunën mbrëma.
Këngëtarja 40-vjeçare, e njohur për zërin e saj të jashtëzakonshëm dhe stilin elegant, u ngjit në skenë me një fustan të zi ngjitur pas trupit, të kombinuar me një xhaketë lëkure të varur mbi supe.
Pamjen e plotë e përfundoi me këpucë platformë me print zebre, një çantë dore me xixa dhe vathë të mëdhenj, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve, shkruan DailyMail.
Leona elektrizoi publikun me disa prej hiteve të saj më të mëdha, ndërsa në skenë iu bashkuan mbretëresha drag, duke e kthyer natën në një festë energjike dhe përplot emocione.
Performanca u prit me entuziazëm nga fansat, të cilët festuan përkrah saj suksesin dhe ndikimin e saj në skenën muzikore.
Vetëm disa ditë më parë, Leona mori Urdhrin e Perandorisë Britanike në një ceremoni në Kështjellën Windsor, në njohje të arritjeve të saj në muzikë dhe angazhimit në kauza bamirësie.
Ajo është një nga fitueset më të suksesshme të X Factor, me këngë të paharrueshme si “Bleeding Love”, “Run” dhe “Better In Time”, si dhe një mbështetëse aktive e organizatave si WWF, Teenage Cancer Trust dhe Prince’s Trust.
Në të njëjtën ceremoni u nderua edhe Myleene Klass, e cila mori titullin MBE për punën e saj në fushën e shëndetit të grave dhe ndërgjegjësimit mbi abortin spontan, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në thyerjen e tabuve dhe mbështetjen emocionale për gratë në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/
The post Leona Lewis jep një performancë spektakolare përkrah mbretëreshave drag pas nderimit me OBE nga Mbreti Charles appeared first on Telegrafi.