Oleksandr Usyk do të zhvillojë duelin e dytë me Daniel Dubois në Wlembley, aty ku do të rikonfirmohet se kush do të jetë kampioni i padiskutueshëm në peshat e rënda – që aktualisht i takon ukrainasit.
Usyk kishte fituar në vitin 2023 në Poloni me një nokaut teknik në raundin e nëntë, ndërsa tani anglezi kërkon hakmarrje – pasi kishte thënë se në duelin e parë ishte vjedhur nga gjyqtarët qëlejuan ukrainasin të këndellej nga goditja në stomak.
Të dy boksierët nuk e kishin të lehtë pasi të durosh grushtet e kundërshtarit, posaçërisht kur flitet për peshat e rënda nuk është aspak e lehtë, kjo mund të shikohet edhe në videon e mëposhtme:
Goditja e peshave të rënda është aq e mrekullueshme, por aq edhe e pamëshirshme, aq shkatërruese sa edhe e bukur. Mund të ketë pasoja katastrofike, por mund të krijojë edhe heronj.
Kështu rikthehemi për të analizuar artin e grushtit të peshës së rëndë dhe shkenca që qëndron pas tij, ku mund të shkaktojë dëmtime të tmerrshme.
Lexo po ashtu: Konfirmohet ora e saktë për duelin historik të boksit, Usyk – Dubois
Boksi është një botë në vete edhe pse zhvillohet brenda një ringu të vogël, ku ne manualin e boksit profesionit ekzistojnë vetëm gjashtë grushte, por mendojeni pak këtë.
Një numër telefoni i zakonshëm te ne ka gjashtë shifra në dispozicion, por brenda atyre gjashtë ju mund të bëni shumë kombinime dhe boksi është i njëjtë. Ka vetëm gjashtë grushte në dispozicion, por me ato gjashtë grushte boksieri mund të bëjë më shumë se 1.000 kombinime, shkruan Telegrafi.
Gjuajta dhe nokauti:
Për të jap një grusht të fortë është i rëndësishëm qëndrimi dhe balancimi i trupit dhe pastaj vjen godita e fuqishme. Por, humbjen e vetëdijes kur merr një goditje të rëndë në mjekër është e panjohur, por ka një mendim shkencor edhe për këtë.
Vendi më i mirë për të dhënë një nokaut është mjekra dhe besohet se vjen nga forca rrotullues rreth sisteimit të trurit, gjë që mund të shkaktojë mungesën e vetëdijes.
Lexo po ashtu: Dueli i vitit mes Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois në rrezik anulimi
Pra, nëse gjuani nga një hapësirë e shkurtë në fundin e mjekrës, atëherë forca rrotulluese do të transmetohet në pjesën e poshtme të nofullës dhe rrjedhimisht vazhdon drejt trurit. Kur ju merrni goditje, ju humbni kontrollin muskulor, gjë që shkakton tundjen e këmbëve.
Forca:
Nokdauni dallon prej peshave në boks dhe normalisht në peshat e rënda nokauti mund të vijë më lehtë dhe për këtë ka një arsye shumë të thjeshtë.
Është sikur të krahasosh një Mini Cooper me një kamion të rëndë. Edhe pse të dy janë duke lëvizur me një shpejtësi të njëjtë, përplasja e tyre me një objekt është e ndryshme.
Nisur nga kjo nuk do të thotë se një boksier i peshës së lehtë, apo të mesme nuk mund të jap një grusht të fortë, por në rast se një boksier i peshave të renda gjuan duke përdorur edhe peshën e tij, goditja mund të jetë shkatërruese.
Shpejtësia e dorës së boksierit mund të arrijë rreth tetë deri në 10 metra për sekondë, e cila është pothuajse e barabartë me shpejtësinë e një sprinteri të nivelit të lartë. Kombinoje atë shpejtësi me forcë domethënëse dhe efektet mund të jenë vdekjeprurëse.
Në një eksperiment i është kërkuar disa bokseve të gjuajnë me gjithë forcën një objektiv dhe grushti i tyre ka prodhuar rreth 3,000 Newtons (matës, sa më i lartë është N, aq më e fortë është gjuajta nga grushti), transmeton Telegrafi.
Dubois peshon 110 kilogramë dhe kështu është në gjendje të prodhojë rreth 5,000 Newtons, duke marrë parasysh që boksierët që janë përdorur për studim shkencor kanë qenë larg tij me madhësi dhe forcë.
Është e vështirë të krahasosh mes sporteve, por një ndërhyrje në ragbi është 1.500 Newton, por e mjaftueshme për të kuptuar se çfarë fuqie kalon në grushtin e boksierit në një moment të caktuar.
Dëmtimi:
Më lartë e kuptuat se çfarë mund të shkaktojë një grusht i një boksieri të peshave ë rënda, por me këtë rast lind pyetja, sa ndihmojnë dorezat e boksit, për çfarë realisht shërbejnë ato? A e ulin rrezikun?
Dorëzat moderne të boksit janë të dizajnuara për të mbrojtur dorën e luftëtarit, ato zvogëlojnë lëndimet sipërfaqësore të fytyrës. Megjithatë, dorëzat moderne i jep mundësi boksierit të gjuajë grushta të forta në kokë e kundërshtarit pa dëmtuar duart, por ato nuk ulin rrezikun e dëmtimit të trurit për pjesëmarrësit.
Tani të kujtojmë edhe në herë fjalët e Leggs kur u nokautua nga Joshua në vitin 2014 dhe të mundohemi të kuptojmë atë çka ka ndjerë Usyk në duelin e parë.
“Kur u përpoqa të ngrihem në këmbë as nuk arrija të shikoja. Tre muaj kisha lëndim të nervave në anën që më goditi, ndërsa për dy muaj nuk kisha ndenja, isha i mpirë”.
Një grusht i një boksieri të kategorisë së lehtë krahasohet me goditjen e topin statik (jo në lëvizje) me këmbë:
Një grusht i një boksieri të kategorisë së mesme krahasohet me atë të Conor McGregor në lëvizje:
Një grusht i një boksieri të kategorisë së rëndë krahasohet me shkelmin rrotullues në Taekwondo. /Telegrafi/
The post Shkenca pas grushtit të boksierit të kategorisë së rëndë: Të grushtohesh nga Dubois, është më keq sa që mendoni appeared first on Telegrafi.