Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 July 2025Main stream

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

By: E.K
19 July 2025 at 19:34

Të paktën 30 persona u plagosën, shtatë prej tyre në gjendje kritike, pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish që po prisnin në radhë jashtë një klubi nate në East Hollywood, në orët e para të së shtunës, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angeles. Ngjarja ndodhi përpara lokalit muzikor “The Vermont Hollywood”, […]

The post Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë appeared first on FaxWeb.

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

By: E.K
19 July 2025 at 18:50

Nga të dhënat e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 18:00 janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 dhe janë aktive 11. Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në: * Në […]

The post Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira appeared first on FaxWeb.

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

By: E.K
19 July 2025 at 18:36

Një shqiptar, i dënuar më parë për vjedhje dhe i dëbuar dy herë nga Mbretëria e Bashkuar, ka sfiduar sërish autoritetet britanike, duke publikuar video në rrjete sociale, ku shfaqet duke drejtuar një Benz Mercedes luksoz me targa të personalizuara në rrugët e Londrës. 28-vjeçari Dorian Puka filmoi veten duke treguar targën e re ‘DO24 AMG’, që […]

The post I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund appeared first on FaxWeb.

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

By: E.K
19 July 2025 at 18:08

Friedrich Merz, kancelari i Gjermanisë, shpreh dyshimet e tij se Ukraina do të mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian brenda dhjetë viteve të ardhshme. Ai thekson se në këtë moment, prioriteti kryesor dhe më urgjent është përfundimi i luftës në shkallë të gjerë që po përjeton Ukraina, e cila ka shkaktuar një krizë humanitare […]

The post Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme appeared first on FaxWeb.

Tragjedi në Tomorrowland: Gruaja kanadeze humb jetën gjatë festivalit

By: E.K
19 July 2025 at 18:03

Një grua kanadeze, 35 vjeçe, humbi jetën pak orë pasi nisi festivali i muzikës elektronike Tomorrowland, në qytetin Boom pranë Antwerpës, Belgjikë. Ajo ishte pjesë e dhjetëra mijëra të pranishmëve që morën pjesë në natën e hapjes. Zyra e prokurorit në Antwerp konfirmoi se po heton vdekjen e gruas, e cila u dërgua menjëherë në […]

The post Tragjedi në Tomorrowland: Gruaja kanadeze humb jetën gjatë festivalit appeared first on FaxWeb.

Shëngjin/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, 32-vjeçari bie nga skela dhe humb jetën

By: E.K
19 July 2025 at 17:56

Një 32-vjeçar ka humbur jetën në Lezhë. Sipas policisë, i riu ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka rënë nga skela duke ndërruar jetë. Shëngjin/Informacion paraprak Rreth orës 16:45, në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pranë bustit “Willson”, dyshohet se, si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, ka rënë nga lartësia […]

The post Shëngjin/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, 32-vjeçari bie nga skela dhe humb jetën appeared first on FaxWeb.

Popoviç dërgohet në paraburgim për 48 orë, Serbia kërkon lirimin e tij

By: E.K
19 July 2025 at 17:54

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se ka njoftuar Brukselin për ndalimin e zëvendësdrejtorit të kësaj zyreje Igor Popoviç, nga autoritetet e Kosovës një ditë më parë, duke kërkuar “lirimin e menjëhershëm” të tij. Policia e Kosovës ka njoftuar se Popoviç është dërguar në mbajtje prej 48-orësh dhe i njëjti dyshohet për veprën […]

The post Popoviç dërgohet në paraburgim për 48 orë, Serbia kërkon lirimin e tij appeared first on FaxWeb.

Përpjekja për konstituimin e Kuvendit, përfundon takimi mes Kurtit dhe Limajt

By: E.K
19 July 2025 at 17:25

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, zhvilloi sot takimin me liderin e Nismës, Fatmir Limajn, si përpjekje për të arritur një marrëveshje që do ta nxirrte vendin nga bllokada institucionale që zgjat prej muajit prill. Nuk dihet nëse ka dakordim mes palëve për marrëveshje.

The post Përpjekja për konstituimin e Kuvendit, përfundon takimi mes Kurtit dhe Limajt appeared first on FaxWeb.

U gjet me drejtoreshën e kompanisë, CEO-s mund t’i kushtojë 30 mln dollarë përqafimi

By: E.K
19 July 2025 at 17:21

Një përqafim i kapur rastësisht në ekranin gjigant të “Kiss Cam” gjatë një koncerti të Coldplay mund të rezultojë fatal për jetën personale dhe profesionale të Andy Byron, CEO i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer. Byron, 50 vjeç, u filmua teksa përqafohej ngushtë me Kristin Cabot, drejtoreshë e burimeve njerëzore në të njëjtën kompani. Dyshja […]

The post U gjet me drejtoreshën e kompanisë, CEO-s mund t’i kushtojë 30 mln dollarë përqafimi appeared first on FaxWeb.

Trump: Së shpejti do të lirohen edhe 10 pengje të tjera nga Gaza

By: E.K
19 July 2025 at 17:20

“Edhe dhjetë pengje do të lirohen së shpejti nga Gaza”. Kështu është shprehur presidenti amerikan, Donald Trump, pa dhënë detaje shtesë. Trump e bëri këtë deklaratë gjatë një darke me ligjvënës në Shtëpinë e Bardhë, duke lavdëruar përpjekjet e të dërguarit të tij të posaçëm, Steve Witkoff. Negociatorët izraelitë dhe ata të Hamasit po marrin […]

The post Trump: Së shpejti do të lirohen edhe 10 pengje të tjera nga Gaza appeared first on FaxWeb.

Berlin: Biznesmeni Serb dënohet me 5 vjet burg

By: E.K
19 July 2025 at 17:15

Një sipërmarrës ndërtimi nga Berlini me origjinë nga Serbia u dënua me pesë vjet heqje lirie për evazion fiskal me vlerë miliona dollarë. Në Serbi ai paraqitej si bamirës. Si drejtor de facto i një kompanie ndërtimi, serbi i dënuar shkaktoi dëme prej gati 15 milionë eurosh përmes punës së paligjshme, tha kryetarja e trupit […]

The post Berlin: Biznesmeni Serb dënohet me 5 vjet burg appeared first on FaxWeb.

Anija turistike përmbyset mes stuhisë në Vietnam, të paktën 27 viktima

By: E.K
19 July 2025 at 17:13

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën pasi një anije turistike u përmbys në Gjirin Ha Long të Vietnamit, sipas raportimeve nga media shtetërore. Anija “Wonder Sea”, e cila mbante 53 persona në bord, përfshirë pesë anëtarë të ekuipazhit, u përmbys të shtunën rreth orës 14:00 me orën lokale, si pasojë e erërave të forta. […]

The post Anija turistike përmbyset mes stuhisë në Vietnam, të paktën 27 viktima appeared first on FaxWeb.

Masakër në Gaza! Të paktën 90 të vrarë nga sulmet izraelite, mes tyre edhe civilë që prisnin ndihma humanitare

By: E.K
19 July 2025 at 17:02

Gaza po përjeton një tjetër ditë të përgjakshme. Të paktën 90 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite që nga agimi i së premtes, kanë konfirmuar burime mjekësore për rrjetin Al Jazeera. Në mesin e viktimave janë 36 civilë që po prisnin ndihma humanitare në një nga pikat e shpërndarjes. Bombardimet kanë përfshirë disa zona […]

The post Masakër në Gaza! Të paktën 90 të vrarë nga sulmet izraelite, mes tyre edhe civilë që prisnin ndihma humanitare appeared first on FaxWeb.

Fëmija 8-vjeçar nga Kosova humbet në plazhin e Shëngjinit, gjendet pas një ore nga policia

By: E.K
19 July 2025 at 16:59

Një fëmijë 8-vjeçar nga Kosova, që ishte larguar nga prindërit në plazhin e Shëngjinit, u gjet pas rreth një ore kërkimesh nga policia dhe vrojtuesit e plazhit. Policia thotë se pas njoftimit të nënës së fëmijës, shërbimet policore që patrullojnë me biçikleta u angazhuan menjëherë dhe e lokalizuan të miturin pranë një hoteli. “Reagimi i […]

The post Fëmija 8-vjeçar nga Kosova humbet në plazhin e Shëngjinit, gjendet pas një ore nga policia appeared first on FaxWeb.

Armëpushim i ndërmjetësuar nga SHBA-ja: Siria forcon praninë ushtarake në Suveida

By: E.K
19 July 2025 at 16:55

Forcat e Ministrisë së Brendshme të Sirisë kanë nisur dislokimin në Suveida, sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara që synon të shmangë ndërhyrjen e mëtejme të ushtrisë izraelite në provincën e banuar me shumicë druze. Izraeli ka bombarduar forcat e ministrisë siriane si në Suveida ashtu edhe në Damask më herët gjatë […]

The post Armëpushim i ndërmjetësuar nga SHBA-ja: Siria forcon praninë ushtarake në Suveida appeared first on FaxWeb.

Alarm në Dukat: zjarri rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë!

By: E.K
19 July 2025 at 16:24

Forcat zjarrfikëse të Vlorës ndodhen prej orëve të para të ditës në malin e Dukatit, ku terreni i vështirë dhe malor e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete. Zjarrfikësit po punojnë me lopata dhe degë pemësh për të izoluar dhe shuar flakët. Me qindra pisha, bredha dhe pemë të tjera janë shkrumbuar nga zjarri, i […]

The post Alarm në Dukat: zjarri rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë! appeared first on FaxWeb.

Gjyqi për vrasjen e Renis Dobrës/Momenti kur Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri dalin nga salla e gjyqit

By: E.K
19 July 2025 at 16:14

Gjyqi për vrasjen e Renis Dobrës, momenti kur Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrri dalin nga salla e gjyqit Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me debatet e forta të ndodhur në seancën me dyer të mbyllura për caktimin e masës së sigurisë për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin. Për më shumë se 3 orë […]

The post Gjyqi për vrasjen e Renis Dobrës/Momenti kur Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri dalin nga salla e gjyqit appeared first on FaxWeb.

💾

Përkeqësohet situata e në parkun Kombëtar “Lurë mali Dejës”, zjarri rrezikon stanet me 100 krerë bagëti të imtë, gjedhë e koshere blete

By: E.K
19 July 2025 at 16:01

Zjarri i cili u shfaq rreth 2 javë më parë në afërsi të liqenit të luleve në Lurë ka marrë përmasa të mëdha teksa ka kaluar deri në Zall Gjoçaj. Flakët kanë përshkuar deti tani dhjetra hektar pyje me pishë të zezë, ah e bimësi tjetër. Me gjithëse po punohet nga toka me dhjetra forca […]

The post Përkeqësohet situata e në parkun Kombëtar “Lurë mali Dejës”, zjarri rrezikon stanet me 100 krerë bagëti të imtë, gjedhë e koshere blete appeared first on FaxWeb.

Zjarret në Vend: 4 vatra ende aktive, dëme të mëdha në pyje dhe ullishte

By: E.K
19 July 2025 at 15:47

Situata me zjarret mbetet ende problematike në vendin tonë. 20 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit. 4 prej tyre vijojnë të jenë ende aktive. Në zonën e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar të Lurës janë dy vatra zjarri, njëra po zhvillohet në drejtim të Lurës, ndërsa tjetra nga krahu […]

The post Zjarret në Vend: 4 vatra ende aktive, dëme të mëdha në pyje dhe ullishte appeared first on FaxWeb.

Bie numri i pushuesve në Tushemisht, operatorët: Shkak punimet në Drilon dhe mungesa e parkimit

By: E.K
19 July 2025 at 15:40

Në kulmin e sezonit veror, Tushemishti, një nga fshatrat më të bukur dhe të vizituar të Pogradecit, po përballet me mungesë të theksuar pushuesish. Operatorët turistikë në këtë zonë, hotele, restorante dhe biznese të tjera të lidhura me turizmin,  shprehen të shqetësuar, duke pohuar se krahasuar me vitet e kaluara, këtë verë fluksi ka rënë […]

The post Bie numri i pushuesve në Tushemisht, operatorët: Shkak punimet në Drilon dhe mungesa e parkimit appeared first on FaxWeb.

❌
❌