Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 July 2025Main stream

Sherri mes dy biznesmenëve në Ksamil/ Dorian Teliti: Mungesë planifikimi dhe koordinimi nga ana e autoriteteve, shteti të marrë përgjegjësi

By: V K
20 July 2025 at 11:58

Ditën e sotme, përmes një reagimi në “Facebook”, këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike dhe njëkohësisht Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti, ka reaguar pas konfliktit të ndodhur në Ksamil mes dy biznesmenëve, për hapësirën në plazh.

Teliti ka dënuar dhunën në sy të pushuesve në jug të vendit dhe ka ngritur shqetësimin për politikat qeveritare, që sipas tij janë shkak i situatës së krijuar një ditë më parë.

Sipas tij, një ndryshim ligjor që u bë vitin e kaluar, i dha hotelerive të drejtën për të administruar çadrat në plazh, pa marrë në konsideratë bizneset ekzistuese që prej vitesh ushtronin aktivitet në të njëjtat hapësira me leje të ligjshme.

“Për 13 vite rresht, një lokal funksiononte, i cili ishte pajisur me leje në atë pjesë të plazhit për të vendosur cadrat, duke pasur një aktivitet të konsoliduar shumëvjecar me çadrat e tij. Kur pronari i hotelit kërkoi lirimin e hapësirës (në zbatim të ligjit), u përball me “rezistencën legjitime” të pronarit të lokalit, i cili kishte një histori 13-vjeçare të përdorimit të lejuar nga shteti të asaj zone”, shkruan Teliti.

“Si mundet që ligje të reja të hyjnë në fuqi dhe të zbatohen pa marrë parasysh investimet dhe aktivitetet ekzistuese”, shkruan ai, ndërsa u ka bërë thirrje që shteti të marrë përgjegjësi për situatën.

“Është koha që shteti të marrë përgjegjësitë e veta dhe të shmangë krijimin e situatave”, përfundon ai.

Reagimi i Dorian Telitit:

DHUNA DUHET NDËSHKUAR, POR KUSH E NDEZI SHKËNDIJËN E KONFLIKTIT NË KSAMIL?

Së pari, dënoj me forcë dhunën e përdorur, pasi çdo mosmarrëveshje, pavarësisht natyrës, nuk zgjidhet kurrë me sherr e dhunë. Kjo është një pikënisje e qartë dhe e pandryshueshme.

Por, le të thellohemi pak më shumë: kush e shkaktoi këtë konflikt në radhë të parë? Përgjigja na çon direkt te shteti dhe ligjet e tij. Që prej vitit të kaluar, hotelerive u është dhënë e drejta që të zotërojnë edhe çadrat e tyre në plazh. Kjo masë, ndonëse mund të ketë pasur synime të mira, la pas dore realitetin ekzistues.

Për 13 vite rresht, një lokal funksiononte, i cili ishte pajisur me leje në atë pjesë të plazhit për të vendosur cadrat, duke pasur një aktivitet të konsoliduar shumëvjecar me çadrat e tij.

Kur pronari i hotelit kërkoi lirimin e hapësirës (në zbatim të ligjit), u përball me “rezistencën legjitime” të pronarit të lokalit, i cili kishte një histori 13-vjeçare të përdorimit të lejuar nga shteti të asaj zone.

Kjo situatë nxjerr në pah një problem serioz: “mungesën e planifikimit afatgjatë dhe koordinimit nga ana e autoriteteve”.

Si mundet që ligje të reja të hyjnë në fuqi dhe të zbatohen pa marrë parasysh investimet dhe aktivitetet ekzistuese, të cilat janë zhvilluar pikërisht me bekimin dhe lejen e vetë shtetit? Kjo paqartësi dhe ndryshim i papritur i rregullave është një burim i vazhdueshëm konfliktesh dhe pasigurie për biznesin.

🇦🇱Është koha që shteti të marrë përgjegjësitë e veta dhe të shmangë krijimin e situatave të tilla ku qytetarët dhe bizneset detyrohen të bien ndesh me njëri-tjetrin për shkak të vendimeve të nxituara dhe të pakoordinuara. Dhuna në këtë rast ishte pasojë, por shkaku është shpeshherë më i thellë dhe kërkon zgjidhje politike dhe administrative.

 

The post Sherri mes dy biznesmenëve në Ksamil/ Dorian Teliti: Mungesë planifikimi dhe koordinimi nga ana e autoriteteve, shteti të marrë përgjegjësi appeared first on Albeu.com.

Plagosja e dyfishtë/ Forcat e Operacionales, FNSH-së dhe Shqiponjave zbarkojnë në Sarandë, aksion për kapjen e Ramadan Zotos

By: V K
20 July 2025 at 11:38

Ditën e sotme, rreth 50 forca policore nga Tirana, Vlora e Saranda, po zhvillojnë prej disa orësh një operacion për kapjen e 43-vjeçarit të shumëkërkuar, Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj.

I kërkuari është autor i tentativës së goditjes me armë së dy personave ditën e enjte, ndaj të cilëve hapi zjarr 4 herë duke i lënë të plagosur në një rrugë kryesore të lagjes nr.4 në Sarandë.

Kontrollet e forcave operacionale, FNSH dhe “Shqiponja” kanë zhvilluar ditën e djeshme në fshatin Gjashtë dhe sot në orët e para te mengjesit në disa banesa në rrugën “Butrinti” në Sarandë, por pa sukses.

Ramadan Zoto i njohur si Dane, plagosi me pistoletë Gëzim Hajdaraj 33 vjeç dhe Ernest Lama 25 vjeç, të dy nga Kamza, pas një konflikti të mbartur. Edhe Hajdaraj ishte gjithashtu i armatosur por nuk arriti të kundërpërgjigjej. Dy të plagosurit u transportuan në gjendje të rëndë me helikopter drejt Tiranës.

Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë në Shqipëri e Greqi. Emri i tij përmendet për herë të parë si dëshmitar në një ngjarje të vitit 1997, kur një i ri nga Saranda u përplas me armë me një efektiv policie në tregun e qytetit.

Në prill 2005 ai vrau me armë zjarri shqiptarin Pushkin Kuspa në Athinë, ndërsa 3 vite më pas shkëmbeu zjarr me policinë greke. Në Greqi rezulton i përfshirë edhe në grabitje me armë. Në 2019 u kap me një automjet të vjedhur, armë e drogë në Athinë, ndërsa pas daljes nga burgu u zhvendos në Sarandë.

Në Shqipëri rezulton i proceduar një herë për “prishje të qetësisë publike” dhe i arrestuar më pas për “goditje për shkak të detyrës.”

Bashkë me Zoton, policia kërkon edhe 3 persona për “përkrahje të autorit të krimit”. Njeri është vëllai i tij, Erjon Canaj 36 vjeç dhe dy shokët Artan Murtaj 43 vjeç dhe Klaus Jaçaj 31 vjeç, të tre me precedentë të ndryshëm penalë.

The post Plagosja e dyfishtë/ Forcat e Operacionales, FNSH-së dhe Shqiponjave zbarkojnë në Sarandë, aksion për kapjen e Ramadan Zotos appeared first on Albeu.com.

Tentoi të fuste me kamion në Shqipëri verë e shampanjë pa i deklaruar në doganë, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

By: V K
20 July 2025 at 11:15

Ditën e sotme, është finalizuar operacioni policor i koduar “Qelqi”. Në vijim të kontrolleve intensive në hyrje/dalje, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit, në bazë të analizës së riskut dhe kundër paligjshmërive në kufi, u krye kontroll në hyrje të Shqipërisë, në kamionin që drejtonte shtetasi Sh. G., 42-vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli në automjet u konstatun arka me verë dhe shampanjë, të dyshuara të kontrabanduara me qëllim shitjen në Shqipëri, sepse nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Shtetasi Shpëtim Gubere synonte t’i fuste mallrat në Shqipëri, pa i deklaruar në PKK, konform ligjit.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, në kuadër të operacionit “Qelqi”, 42-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe mallrat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

The post Tentoi të fuste me kamion në Shqipëri verë e shampanjë pa i deklaruar në doganë, arrestohet 42-vjeçari në Durrës appeared first on Albeu.com.

Dy tërmete të fuqishme në Rusi, paralajmërohet cunami

By: V K
20 July 2025 at 10:54

Mëngjesin e sotëm, 20 korrik, dy tërmete të fuqishme goditën brigjet lindore të Rusisë, ndërsa autoritetet paralajmëruan një cunami në rajonin e Kamchatka.

Tërmeti më i madh u regjistrua me magnitudë 7.4, në një thellësi prej vetëm 20 kilometrash nën sipërfaqen e detit, rreth 140 kilometra larg qytetit Petropavlovsk-Kamchatsky.

 

 

Ndërsa tërmeti tjetër u regjistrua me magnitudë 6.7, të njëjtën zonë, me pak minuta diferencë.

Autoritetet ruse kanë bërë të ditur se një cunami pritet të godasë zonën e Aleutskyt. Ekipet e emergjencës janë vënë në gatishmëri, ndërsa paslëkundjet e vazhdueshme po tronditin rajonin.

Ndërkohë, edhe Hawaii u vendos në një vëzhgim të përkohshëm për cunami nga Qendra e Paralajmërimeve të Paqësorit, por paralajmërimi u anulua disa orë më vonë nga autoritetet amerikane.

Kamchatka ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit të Paqësorit”, një zonë në formë patkoi që shtrihet përgjatë Oqeanit Paqësor dhe që njihet si një nga rajonet më aktive në botë për tërmete dhe vullkane.

Pozicioni i saj bregdetar e bën këtë rajon shumë të ndjeshëm ndaj cunameve që shkaktohen nga tërmetet nënujore, siç ndodhi edhe këtë herë, duke ngritur shqetësime për të gjitha vendet përreth Oqeanit Paqësor, përfshirë edhe Hawaii, megjithëse ndodhet mijëra kilometra larg.

The post Dy tërmete të fuqishme në Rusi, paralajmërohet cunami appeared first on Albeu.com.

Lionel Messi udhëheq fitoren e Inter Miamit në New York (VIDEO)

By: V K
20 July 2025 at 10:44

I udhëhequr nga një Lionel Messi i mrekullueshëm me dy gola dhe një asist, Inter Miami, shkatërroi New York Red Bulls me rezultatin 5-1 të shtunën në ndeshjen e fundit të MLS para pushimit All-Star.

New Yorkers, të cilët teknikisht luajnë në New Jersey, në stadiumin Sports Illustrated në Harrison, e nisën shumë mirë dhe kaluan në epërsi në minutën e 15-të me një gol nga Alexander Hack.

Por Messi ishte përgjegjës për zhbllokimin e ekipit të Floridës, i cili shkoi në pushim tashmë 3-1 në avantazh falë një goli nga Jordi Alba – me asist nga Messi – dhe një dopiete nga Telasco Segovia nga Venezuela.

Për më tepër, numri 10 i Albiceleste siguroi fitoren e Inter Miami me dy gola në pjesën e dytë. Leo Messi, në një formë të shkëlqyer, ka shënuar dymbëdhjetë gola në shtatë ndeshjet e tij të fundit në ligë, përfshirë gjashtë dygolësha.

Ai gjithashtu ka shënuar 18 gola në 18 ndeshje këtë sezon të MLS.

Ekipi i Javier Mascheranos u rikuperua gjithashtu nga humbja 3-0 që pësuan të mërkurën kundër Cincinnatt, i cili do të jetë kundërshtari i tyre i radhës në ligë më 27 korrik, pasi MLS feston ndeshjen e saj All-Star me Liga MX më 23.

Siç është zakon në çdo ndeshje jashtë fushe të Inter Miamit, tribunat u lyen me rozë teksa shkruan një tjetër episod të “Messimania” në MLS.

The post Lionel Messi udhëheq fitoren e Inter Miamit në New York (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Në koma prej 20 vitesh, ndërron jetë në moshën 36-vjeçare “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite

By: V K
20 July 2025 at 10:08

Princi saudit Al-Waleed bin Khalid Al-Saud, është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare, pasi kaloi më shumë se dy dekada në koma pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Londër në vitin 2005, kur ishte vetëm 15-vjeç.

I njohur gjerësisht si “Princi i fjetur”, Al-Waleed pësoi një hemorragji cerebrale dhe gjakderdhje të brendshme në tru si pasojë e aksidentit tragjik.

Prej asaj kohe, ai u mbajt në jetë me aparatura, por nuk arriti kurrë të rikuperohej plotësisht apo të rifitonte ndërgjegjen.

Vdekja e tij u bë e ditur nga babai i tij, Princi Khaled bin Talal Al Saud, përmes një postimi prekës në rrjetin social X (ish-Twitter), ku citoi një varg nga Kurani dhe tha:

“Me zemra që besojnë në vullnetin dhe caktimin e Allahut, dhe me trishtim të thellë, e njoftojmë ndarjen nga jeta të djalit tonë të dashur: Princit Al-Waleed bin Khaled bin Talal bin Abdulaziz Al Saud. Allahu e mëshiroftë”,

The post Në koma prej 20 vitesh, ndërron jetë në moshën 36-vjeçare “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite appeared first on Albeu.com.

Sherri mes bznesmenëve në Ksamil/ Arrestohen tre persona, procedohet edhe një i mitur (EMRAT)

By: V K
20 July 2025 at 09:25

Policia ka arrestuar tre persona, në lidhje me konfliktin e ndodhur ditën e djeshme në Ksamil, ku u dhunua Albert Pashaj, ndërsa një 17-vjeçar është proceduar.

Procedohet penalisht edhe bashkëshortja e 46-vjeçarit të dëmtuar, pasi shkaktoi dëme materiale në “beach bar”-in e njërit prej të arrestuarve.

Në vijim të zbardhjes së plotë të rrethanave të konfliktit të ndodhur ditën e djeshme, në Ksamil, dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes, me qëllim vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

Agim Taraj., 43-vjeç, banues në Berat, Silvjan Sulku., 18-vjeç, banues në Dibër dhe Aldo Zeqiraj., 35-vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, një shtetas i mitur, 17-vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, pranë një plazhi publik në Ksamil, shtetasin A. P., 46-vjeç, banues në Tiranë, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Gjithashtu, lidhur me këtë ngjarje, u referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” dhe nisi procedimi penal për shtetasen O. P., 40-vjeçe, pasi pas konfliktit kjo shtetase ka dëmtuar ambientin duke shkatërruar pajisje dhe sende të tjera në “beach bar”-in e shtetasit të arrestuar A. T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

The post Sherri mes bznesmenëve në Ksamil/ Arrestohen tre persona, procedohet edhe një i mitur (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Aksident në Sarandë/ Makina përplaset me motorin, plagoset në kokë 22-vjeçari (EMRAT)

By: V K
20 July 2025 at 09:07

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:50, një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën “Studenti”, pranë barit “Ali Pasha” në qytetin bregdetar të Sarandës.

Sipas të dhënave zyrtare, 22-vjeçari Klauid Hadëri, i cili po drejtonte një motor, është përplasur me një automjet tip “Smart”, që drejtohej nga 20-vjeçari Orlando Koshi.

Si pasojë e përplasjes, Hadëri ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar menjëherë në urgjencën e spitalit rajonal, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e qarkullimit rrugor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë kryer testin e alkoolit për drejtuesit e mjeteve, ku rezultoi se të dy kishin nivel 0.00 mg/l.

Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, i cili ndodhi në minutat e fundit të ditës së shtunë.

The post Aksident në Sarandë/ Makina përplaset me motorin, plagoset në kokë 22-vjeçari (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Paga 500 euro dhe strehim/ Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

By: V K
20 July 2025 at 08:32

Nga Gana në Tiranë, gjatë këtij sezoni turistik është shtuar ndjeshëm numri i punonjësve të pastrimit dhe shërbimit në bare e restorante.

Ekspertët e burimeve njerëzore, parashikojnë që numri i punonjësve të huaj do të vazhdojë të rritet, për shkak të zhvillimit të turizmit.

Edhe pse Shqipëria vijon të shihet si një vend tranzit për kalimin drejt BE-së, ekspertët bëjnë thirrje për hartimin e politikave afatgjata që do të synojnë integrimin social dhe profesional të punëtorëve të huaj.

Fatima, 28-vjeçe, është një nga punonjëset më të reja në bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, në zemër të kryeqytetit.

Prej pak javësh, ajo është e punësuar si pastruese, duke qenë një nga dy vajzat e reja të ardhura nga Afrika e Jugut për të punuar në këtë lokal.

Sipas saj, arsyeja kryesore që e shtyu të emigrojë drejt Shqipërisë është papunësia e lartë në vendin e origjinës.

“Ndihem mirë në Shqipëri dhe dua të vazhdoj të punoj për të ndihmuar familjen time”, – thotë Fatima, duke theksuar qëllimin ekonomik të qëndrimit të saj.

Menaxheri i lokalit, Arturi, konfirmon se kjo është hera e parë që ky biznes punëson punonjëse të huaja.

Vendimi për të punësuar punonjës të huaj është marrë për shkak të mungesës së fuqisë punëtore vendase, veçanërisht në periudhën e verës, kur të rinjtë shqiptarë shpesh largohen drejt zonave bregdetare për punë sezonale apo edhe jashtë vendit.

Megjithatë, Arturi thekson se është i pakënaqur me rendimentin e punës të punonjëseve të huaja, duke e cilësuar si një sfidë të re për menaxhimin e stafit dhe cilësinë e shërbimit.

Bizneset vendase të shërbimit në bare dhe restorante janë ndër të parët që po ndjekin një trend të ngjashëm me shumë shtete europiane, ku për shkak të emigracionit të lartë dhe mungesës së fuqisë punëtore, po punësojnë punëtorë nga vendet afrikane.

Prania e punonjësve të huaj, kryesisht të rinj të shteteve afrikane në këtë sezon veror, po shihet jo vetëm te bizneset e zonave kryesore të Tiranës si ish-Blloku apo qendra, por edhe në vende turistike, përfshirë Korçën, Lezhën, Shëngjinin, Gjirin e Lalëzit apo Sarandën.

Sektori i pastrimit dhe ai i shërbimeve në bare dhe restorante vijojnë të mbeten ndër më të prekurit nga mungesa e punëtorëve vendas.

Punëtorët e huaj shpesh janë të gatshëm të marrin punë që vendasit i shmangin dhe me pagesë të ulëta.

Në një prej operatorëve privatë që operon në mirëmbajtjen dhe pastrimin e qytetit të Pogradecit, prej disa javësh janë të punësuara tri të reja nga shteti afrikan i Ganës.

Të punësuarat pohuan se përfitojnë një pagesë neto prej 370 eurosh, ndërsa kompania iu siguron akomodimin për fjetjen dhe ushqimin.

Prej kohësh kompania është përballur me vështirësi për gjetjen e punonjësve vendas për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve publike të qytetit, pasi shumë prej të punësuarve vendas janë larguar, për shkak të punës së vështirë dhe pagesës së ulët.

Edhe kompanitë call center po i kthejnë sytë nga Afrika për punësime. Lorenc Goga, administrator i një prej kompanive call center, pohon se në vend ende vijojnë të ndihen vështirësitë për rekrutimin e të rinjve, veçanërisht për njohësit e gjuhës italiane.

Zoti Goga, theksoi se është duke studiuar mundësinë për punësime të punonjësve të huaj, përfshirë edhe shtetet afrikane, por marrja e vendimit është e vështirë, pasi të huajt nuk e njohin gjuhën italiane.

Në total, në vitin 2023, numri i shtetasve të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 21,460, sipas të dhënave të INSTAT. Krahasuar me 2022, numri i tyre u rrit në 18%.

Ndërsa numri i të huajve me leje qëndrimi për arsye punësimi në vitin 2023 arriti në 10,360 të huaj.

Krahasuar me 2022, numri i tyre u rrit rreth 31%.

Paga 500 euro dhe strehim; Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

Në bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, paga mujore për punonjëset e reja fillon nga 500 euro dhe përfshin edhe shpenzimet për akomodim dhe ushqim, një skemë që përdoret gjithnjë e më shumë për të tërhequr punonjës nga jashtë, në kushtet kur tregu vendas nuk ofron mjaftueshëm staf për punë të tilla.

Erald Pashaj, Drejtor Ekzekutiv në “EPPC Albania & Kosova”, një nga kompanitë më të mëdha të konsulencës për burime njerëzore, pohon se paga mesatare neto për punonjësit e huaj në Shqipëri luhatet në vlerat nga 500 deri në 520 euro në muaj, përfshirë akomodimin për fjetje dhe ushqim.

Në rajon, paga mesatare neto më e lartë për punonjësit e huaj ofrohet në Serbi në nivelin e 750 eurove në muaj, pasi rekrutimet janë më të organizuara./Monitor

The post Paga 500 euro dhe strehim/ Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Mesfushori i Kombëtares Julian Shehu, shënon një supergol në kampionatin polak (VIDEO)

By: V K
20 July 2025 at 08:06

Mesfushori shqiptar Julian Shehu, realizoi një gol spektakolar në minutën e 40-të të sfidës kundër Zagłębie Lubin, takim i vlefshëm për javën e parë të kampionatit polak.

Me një gjuajtje të fuqishme dhe të saktë nga jashtë zone, Shehu dërgoi topin në trekëndëshin e portës, duke ndezur entuziazmin në “Stadion Widzewa”.

26-vjeçari shqiptar u bë kështu lojtari i parë që shënon për Widzew në këtë sezon të ri, duke dhënë sinjalet se do të jetë një element kyç për skuadrën.

Festimi i tij nuk kaloi pa u vënë re! Shehu zgjodhi të tregojë krenarinë për origjinën, duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare me duar, mes brohoritjeve të tifozëve në stadium.

Pjesë e formacionit titullar në këtë sfidë ishte edhe Lindon Selahi, një tjetër shqiptar i Kosovës që ka luajtur për kuqezinjtë dhe që i është bashkuar Widzew Łódź gjatë merkatos së verës, pas transferimit nga kampionët e Kroacisë, HNK Rijeka.

Një fillim premtues për dyshen shqiptare në Poloni, që pritet të japin kontribut të rëndësishëm në ambiciet e klubit për sezonin e ri.

 

💫Stunning strike by Juljan Shehu for Widzew Łódź in the season opener ⚽️🇦🇱🇵🇱 pic.twitter.com/zlBv3XGj2q

— Kuq e Zi 🇦🇱⚽️ (@KuqeZiFootball) July 19, 2025

The post Mesfushori i Kombëtares Julian Shehu, shënon një supergol në kampionatin polak (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Ndahet nga jeta At Nikolla Marku, Prifti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare “Shën Maria” në Elbasan

By: V K
20 July 2025 at 08:01

Mbrëmjen e djeshme, më 19 korrik 2025, në orën 22:00, u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë At Nikolla Marku, prifti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare “Shën Maria” në Elbasan.

Një humbje e madhe jo vetëm për komunitetin ortodoks, por për të gjithë qytetin e Elbasanit që e njohu nga afër përkushtimin e tij të rrallë, shpirtin e butë dhe urtësinë që e karakterizonte në çdo hap të jetës.

Lindur dhe rritur në Elbasan, At Nikolla, i përkiste atij brezi të klerikëve që e jetuan thirrjen shpirtërore jo si titull, por si mision.

Për dekada me radhë, ai shërbeu me përkushtim dhe përulësi në Kishën “Shën Maria”, në lagjen Kala të Elbasanit, një nga institucionet më të vjetra të besimit ortodoks në vend.

E ktheu këtë kishë jo vetëm në një vend shërbese, por në një qendër të gjallë shpirtërore ku njerëzit gjenin paqe, fjalë të mençura dhe një dorë të hapur për ndihmë.

Gjithë jeta e tij ishte e lidhur me komunitetin në gëzime e në dhimbje, në festa e në periudha të vështira, At Nikolla ishte aty, i thjeshtë, i dashur dhe gjithmonë i gatshëm të dëgjonte, të këshillonte dhe të shërbente me ndershmëri. Me një etikë të lartë shpirtërore dhe morale, ai nuk e ndau asnjëherë fenë nga dashuria për njeriun.

Pritja për ngushëllime po bëhet në Kishën “Shën Maria”, aty ku ai kaloi gjithë jetën në shërbim të Zotit dhe të njerëzve.

Ndërkohë, ceremonia mortore do të mbahet sot, më 20 korrik, në orën 17:00, ku familjarë, miq, bashkëqytetarë dhe besimtarë do t’i japin lamtumirën e fundit një figure të shenjtë të qytetit.

Humbja e At Nikollës lë një boshllëk të madh, por kujtimi i tij do të jetojë gjatë, në historinë e kishës, në kujtesën e komunitetit dhe në çdo zemër që u prek nga fjala dhe shërbesa e tij.

U prehsh në paqe, At Nikolla. Qofsh i përjetshëm në kujtimet e atyre që të deshën dhe të nderuan. Drita dhe mëshira e Zotit qofshin mbi shpirtin tënd.

The post Ndahet nga jeta At Nikolla Marku, Prifti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare “Shën Maria” në Elbasan appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Durrës/ U kërkoi të mos luajnë me top pranë pushuesve, të rinjtë dhunojnë rojen e plazhit (VIDEO)

By: V K
20 July 2025 at 07:51

Një sherr mes disa të rinjve dhe rojes së plazhit në qytetin bregdetar në Durrës, ka agravuar në përplasje fizike.

Sipas raportimeve, punonjësi u ka kërkuar të rinjve të mos luajnë me top pranë pushuesve, pasi i shqetësojnë.

Pushuesit mësohet se janë konfliktuar me një punonjës çadrash në plazhin e Kavalishencës në Durrës.

Punonjësi u ka kërkuar të rinjve që të mos luajnë më top pranë pushuesve të tjerë, pasi ata kanë shprehur shqetësimin e tyre.

Kjo nuk është pritur aspak mirë nga të rinjtë dhe janë konfliktuar deri në përplasje fizike.

Situata është vënë nën kontroll nga pushuesit e tjerë, të cilët kanë ndërhyrë për të qetësuar konfliktin.

The post E rëndë në Durrës/ U kërkoi të mos luajnë me top pranë pushuesve, të rinjtë dhunojnë rojen e plazhit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë problem për Shqipërinë/ Si po plaket forca e punës, rreth 50% rënie e popullsisë nga 15 deri në 19-vjeç

By: V K
20 July 2025 at 07:46

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë ndër vite, janë faktorë kyç që po ndikojnë te mplakja e fuqisë punëtore në vend dhe thellimi i hendekut te bizneset për mosplotësim stafesh.

Fenomeni është global. Revista “The Economist”, së fundmi në një shkrim, analizonte shkaqet e rritjes së plakjes së popullsisë nga rënia e lindshmërisë.

Deri në vitin 2050, parashikohet një rënie prej 340 milionë banorësh të popullsisë në moshë pune që përbën grupmoshat nga 15 deri në 64-vjeç.

Rënia do të shtrihet në shtetet e kontinenteve Amerikës, Europës, përfshirë edhe shtetet e mëdha aziatike, si Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Përjashtim nga fenomeni i plakjes së forcës punëtore do të bënin vetëm shtetet e Afrikës Nënsaharine, ku ritmet e rënies së lindjeve ishin shumë të ulëta dhe ardhja e tranzicionit demografik, është ende disa dekada larg.

Po si ka ndryshuar numri i popullsisë në moshë pune në dekadën e fundit në Shqipëri?

Nga rezultatet e Censit të Popullsisë 2023, rezultoi se popullsia në moshë pune në vend kishte pësuar tkurrje të thellë krahasuar me vitin 2011.

Numri total i popullsisë në moshë pune nga 1,903,987 persona në vitin 2011 arriti në 1,555,080 persona në vitin 2023, që përbën një ulje prej rreth 349 mijë vetash ose 18,3%.

Rënia e numrit të popullsisë në moshë pune, është më e lartë se tkurrja e totalit të popullsisë prej gati 14% që rezultoi në Censin 2023, krahasuar me rezultatet e Censit 2011.

Referuar të dhënave, konstatohet se ulja e numrit të popullsisë në moshë pune, është më e theksuar te grupmoshat e reja nga 15 deri në 29-vjeç.

Për grupmoshën e parë, nga 15 deri në 19-vjeç, rezulton se rënia është 46,8% krahasuar me rezultatet e Censit 2011.

Për grupmoshën 20 deri në 24-vjeç, rënia është 41,2%. Ndërsa për grupmoshën nga 25 deri në 29 vjeç, tkurrja është me 24,9%.

Rënia e numrit të popullsisë në moshë pune te grupmoshat e reja, sipas ekspertëve, u vlerësua se erdhi nga emigracioni masiv i të rinjve dhe rënia e lindshmërisë në dekadën e fundit.

Ndërsa te grupmoshat më të vjetra nga 55 deri në 64-vjeç ka rritje të popullsisë në moshë pune.

Rritja më e lartë është për grupmoshën nga 60 deri në 64-vjeç. Rritja është 48,8%. Për grupmoshën nga 55 deri në 64-vjeç (grupmosha afër moshës së daljes në pension) numri i popullsisë në moshë pune është rritur me 9,6%.

Sipas ekspertëve, kjo rritje tregon plakje të popullsisë aktive, jo sepse ka më shumë lindje, por sepse ata që kanë qenë të rinj në 2011 tani kanë kaluar në këto grupmosha.

Të dhënat e INSTAT për shkallën e pjesëmarrjes në forcat e punës në Shqipëri, në periudhën 2019–2024 tregojnë një tendencë të plakjes së fuqisë punëtore.

Grupi më aktiv në tregun e punës mbetet ai i moshës 25-54-vjeç, me shkallë pjesëmarrjeje të lartë dhe në rritje, nga 83,2% në 3-mujorin e parë të 2019-s, arriti në 87,6% në fund të vitit 2024.

Në të njëjtën kohë, pjesëmarrja e grupmoshës 55-64 vjeç është rritur ndjeshëm – nga 62,9% në 2019 në mbi 75% në vitin 2024, duke dëshmuar një prani gjithnjë e më të madhe të punonjësve më të moshuar në tregun e punës.

Ndërkohë, të rinjtë (15-24-vjeç) vazhdojnë të kenë pjesëmarrje të ulët dhe të paqëndrueshme, që luhatet nga 32 deri në 40%.

Kjo tregon për vështirësi të kësaj grupmoshe për t’u integruar në tregun e punës, ç`ka mund të lidhet me arsimin, papunësinë, emigracionin ose mungesën e mundësive të përshtatshme për këtë kategori.

Një zhvillim interesant është rritja e pjesëmarrjes edhe në grupmoshën mbi 65-vjeç, ku në dy tremujorët e parë të vitit 2024 arrihen nivele mbi 25%, një rritje e ndjeshme krahasuar me rreth 14-16% që ishte në vitet 2019–2020.

Krahas kësaj, edhe grupi 20-64-vjeç ka shfaqur rritje të qëndrueshme, duke arritur në mbi 81% pjesëmarrje në fund të vitit 2024, që konfirmon një tendencë të përgjithshme të zgjerimit të angazhimit të popullsisë në moshë pune./ Monitor

The post Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë problem për Shqipërinë/ Si po plaket forca e punës, rreth 50% rënie e popullsisë nga 15 deri në 19-vjeç appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
20 July 2025 at 07:36

Sot, më 20 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.2 lekë.

Euro, blihet me 97 lekë dhe shitet 97.8 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.6 lekë, ndërsa në shitje me 104.8 lekë.

Paundi britanik, blihet me 111.4 lekë dhe shitet me 112.8 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 60.5 lekë, ndërsa në shitje me 62 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 20 Korrik 2025/ Vijon i nxehti ekstrem, temperatura mbi 40 gradë celcius

By: V K
20 July 2025 at 07:15

Ditën e sotme, do të vijojë i nxehti afrikan në të gjithë territorin shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta, do të mbizotërojnë në të gjithë territorin, ku sërish goditen nga vlera ekstreme qarku i Beratit dhe Gjirokastrës me temperatura mbi 40 gradë celcius.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të herëpashershme në të gjithë vendin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin Verior dhe Verilindor, duke rrezikuar reshje të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, ku zonat malore do të shënojnë deri në 11°C, por mbeten kostante maksimumet duke u ngjitur sërish në vlerën 40°C në qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

The post Parashikimi i motit 20 Korrik 2025/ Vijon i nxehti ekstrem, temperatura mbi 40 gradë celcius appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 19 July 2025Main stream

Plagosi 2 persona për llogari të mafias turke, kapet në Athinë vrasësi shqiptar me pagesë (EMRI)

By: V K
19 July 2025 at 15:57

Policia greke, ka zbardhur atentatin ndaj një shtetasi turk ndodhur në 13 korrik në Athinë.

Në prangat e policisë ka rënë një 22-vjeçar shqiptar nga Vau i Dejës, i identifikuar si Alesio Biba, i cili kishte funksionuar nën urdhrat e një tjetër turku të arrestuar për 6 vrasje.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ndodhi në 13 korrik në lokalin “Filloas” në rrugën “Tripoleos” në Athinë, ku nga të shtënat me armë zjarri mbeti i plagosur 48-vjeçari turk Volkan Ertas dhe polici grek Dh. P, bashkëshorti i pronares së lokalit. Ndaj turkut, i cili ishte shënjestër i atentatit, u qëllua 4 herë me pistoletë. Një plumb kapi atë dhe një tjetër kapi rastësisht policin grek, duke mbetur të dy të plagosur.

Viktima e atentatit zbuloi për policinë se kishte shkuar aty, pasi shtetasi turk i burgosur Suleyman Dalgic, i kishte thënë se do të merrte një automjet nga një person, si shkëmbim i një borxhi që i kishte. Personi i panjohur që do takonte, i ka kërkuar Ertas ta ndiqte dhe ky i fundit, ndoshta duke ndjerë rrezik, ka devijuar rrugën duke u futur në lokal. Pikërisht aty, ndaj tij është hapur zjarr.

Pas hetimeve dhe dëshmive, policia identifikoi si autor të tentativës së vrasjes, shtetasin shqiptar Alesio Biba, 22 vjec, nga Vau i Dejës. Gjatë tentativës për arrestimin e tij, Biba, në sy të policëve, hodhi në tokë dhe theu telefonin celular. Gjatë kontrollit të banesës, atij iu gjetën dhe sekuestruan arma e krimit, 1 pistoletë “Grand Power MK7” me një krehër me 15 fishekë, 1 krehër pa fishekë, 29 fishekë, 1 fishek “Luger”, 1 celular “Samsung”, 4 paketa të katër numrave celularë, 1 letër A4 me udhëzime për GPS Tracker makinash dhe 1 kartë SIM.

Gjatë marrjes në pyetje, Biba ka deklaruar se ishte pikërisht ai autor i ngjarjes dhe kishte si synim vetëm të plagoste Volkan Ertas.

Sipas policisë greke, urdhëruesi i ngjarjes, Suleyman Dalgic, ndodhet në burgun e Larisas, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 6 shtetasve turq në tetor 2023 në Artemida të Greqisë. Gjatë kontrollit të qelisë së tij, nuk u gjet asnjë send i paligjshëm. 6 turqit ishte pjesë e grupit kriminal mafioz “Daltons” në Turqi. Dalgic akuzohet se është personi që i ka nxjerrë ata në pritë.

The post Plagosi 2 persona për llogari të mafias turke, kapet në Athinë vrasësi shqiptar me pagesë (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Sherr i dhunshëm për pronën në Pogradec, konflikti agravon deri në përdorimin e sendeve të forta

By: V K
19 July 2025 at 15:42

Ditën e sotme, një sherr për motive pronësie është regjistruar në fshatin Tushemisht të Pogradecit, ku janë përfshirë katër persona, përfshirë edhe kryetarin e fshatit.

Sipas Policisë, në konflikt janë përfshirë: Ilirjan Tasellari, 53-vjeç (kryetar i fshatit), Prokop Pilinçi, 35-vjeç, Johan Muçllari, 26-vjeç dhe Jetmir Muçllari, 52-vjeç.

Sherri ka agravuar në përdorimin e sendeve të forta, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk ka pësuar dëmtime serioze.

Të katër personat janë proceduar penalisht për konfliktin

The post Sherr i dhunshëm për pronën në Pogradec, konflikti agravon deri në përdorimin e sendeve të forta appeared first on Albeu.com.

Aksident në Maliq/ Përplasen tre automjete, lëndohen dy të persona

By: V K
19 July 2025 at 15:21

Pasditen e sotme, një aksident rrugor është regjistruar në afërsi të fshatit Symizë, në njësinë administrative të Maliqit, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

The post Aksident në Maliq/ Përplasen tre automjete, lëndohen dy të persona appeared first on Albeu.com.

Fenomeni Yamal, në 48 orë shiten 700 mijë fanella, Barça fiton shifra të frikshme

By: V K
19 July 2025 at 15:17

Tek Lamine Yamal, Barcelona sheh pasuesin e Messi-t në çdo aspekt, jo vetëm në fushë, por dhe jashtë sajë. Drejtuesit e klubit bluagrana po kujdesen që Yamal të jetë imazhi i ri i klubit, e tashmja dhe e ardhmja, kjo tregohet qartë nga kontrata e fundit që firmosi talenti spanjoll, një kontratë deri në 2031, 20 milionë euro në sezon dhe mbi të gjitha fanella me numrin 10-të.

Kjo është një super kontratë, me shumë kosto, të paktën kjo ide të krijohet, por Yamal është kthyer në një fenomen të futbollit botëror, një lojtar që po frymëzon miliona të rinj në të gjithë botën.

Vetëm në 48 orë pas kontratës së tij të re, Barcelona ka fituar jo pak por 10 milionë euro, vetëm nga shitja e fanellave.

Sipas mediave spanjolle, fanella e re e Yamal me numrin 10 është shitur në 170 vende të ndryshme të botës, afro 700 mijë fanella, ç`ka do të thotë 10 milionë euro përfitime për klubin blaugrana.

Ky trend pritet të vijojë edhe për shumë kohë, me Yamal që pritet të kthehet në imazhin më të madh jo vetëm të Barcelonës por dhe të futbollit botëror.

Në sytë e të gjithë botës, sulmuesi spanjoll shihet si pasuesi i dyshes së famshme, Messi-Ronaldo.

The post Fenomeni Yamal, në 48 orë shiten 700 mijë fanella, Barça fiton shifra të frikshme appeared first on Albeu.com.

I shkaktoi buxhetit të shtetit dëm 500 mijë euro/ SPAK: Jonaid Myzyri ndërhyri në mënyrë të paligjshme në tender…

By: V K
19 July 2025 at 14:56

SPAK akuzon titullarin e Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri dhe vartësit e tij se kanë ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në vendimmarrje, duke shpallur fitues të tenderit për mirëmbajtjen e rrugës Rreshën-Ura e Repsit bashkimin e operatorëve ekonomikë që kishin paraqitur ofertën më të lartë, duke shkaktuar një dëm prej afro 500 mijë eurosh buxhetit të shtetit.

“Komisioni i Prokurimit Publik nuk ka zbatuar drejt ligjin, pasi me vendimet e tij nuk ka udhëzuar autoritetin kontraktor të korrigjojë shkeljet e mundshme apo të ndalojë sjelljen e jashtëligjshme të saj, por në mënyrë të drejtpërdrejtë ka ndërhyrë duke i diktuar autoritetit kontraktor mënyrën e vlerësimit të operatorëve ekonomikë”, thuhet në dosje.

SPAK shton se gjatë hetimit ka rezultuar se Komisioni i Prokurimit Publik ka diktuar autoritetin kontraktor, në këtë rast Autoritetin Rrugor Shqiptar, që bashkimi i operatorëve ekonomikë Alb Shpresa, Mela dhe Xhast, si dhe operatori ekonomik Jubica, të vlerësohen më pak se bashkimi i operatorëve ekonomikë AEK Munella dhe Drini-1, me qëllim që ky i fundit të renditet me pikë më të lartë dhe të rezultojë fitues.

“Tejkalimi i kompetencave të KPP ka sjellë trajtim të pabarabartë të operatorëve ekonomikë pjesëmarrës, duke cenuar konkurrencën ndërmjet tyre dhe duke dëmtuar efikasitetin në procedurat e prokurimit publik, si dhe duke shkaktuar një dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në vlerën mbi 47 milionë lekë”, theksohet në dosje.

Dëmi i shkaktuar është diferenca mes ofertës së dhënë nga bashkimi i operatorëve ekonomikë Alb Shpresa, Mela dhe Xhast, e cila fillimisht u vlerësua nga autoriteti kontraktor si më e larta me pikë, dhe bashkimit të operatorëve ekonomikë AEK Munella dhe Drini-1, i cili pas rivlerësimit të bërë nga autoriteti kontraktor dhe pas dy vendimeve të njëpasnjëshme të KPP, u rendit me pikë më të larta.

Sipas SPAK, Komisioni i Prokurimit Publik duhet të orientonte autoritetin kontraktor për anulimin e procedurës, me qëllim rihapjen e saj, duke iu dhënë mundësinë operatorëve ekonomikë që të plotësonin kriteret e vendosura prej tij të konkurrojnë.

Jonaid Myzyri, është marrë i pandehur bashkë me pesë vartësit e tij për akuzën e shkeljes së barazisë, në tendera dhe është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme./BW

 

The post I shkaktoi buxhetit të shtetit dëm 500 mijë euro/ SPAK: Jonaid Myzyri ndërhyri në mënyrë të paligjshme në tender… appeared first on Albeu.com.

❌
❌