Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Lufta” për Kashmirin, Sotiri: Trump joshet nga nëntoka, Turqia krahë Pakistanit

10 May 2025 at 21:57

Ekspertja e sigurisë, Juxhina Sotiri, ishte këtë të shtunë e ftuar në “Review” në Euronews Albania ku ka komentuar konfliktin mes Indisë dhe Pakistanit, i cili ditët e fundit duket se ka shqetësuar mbarë globin, duke qenë se të dy vendet janë fuqi bërthamore.

“Në këtë konflikt kemi edhe aktorë të tjerë. Turqia mbështet Pakistanin e renditur si vende myslimane, ajo është një vënd mbështetës që ka ofruar edhe dronë.

Ka edhe nëj interes tjetër që shkon me logjikën e Trump për pasuritë e nëntokës dhe ne dimë që Kashmiri, por edhe zona të tjera në rajon janë vende me resurse shumë të mira që janë joshëse për administratën e Trumpit”,-tha Sotiri.

The post “Lufta” për Kashmirin, Sotiri: Trump joshet nga nëntoka, Turqia krahë Pakistanit appeared first on Euronews Albania.

“Indi-Pakistan në teh të luftës”, Qiriazi: Si nisi konnflikti që po frikëson botën

10 May 2025 at 21:13

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare,Redion Qirjazi ishte këtë të shtunë i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku ka shpjeguar se si ka lindur konflikti mes dy fuqive bërthamore, Indisë dhe Pakistanit. Ai tha se Kashmiri ka qenë “mollë sherri” mes këtyre dy vendeve qëë prej ndarjes së territoreve.

“Ka ngjashmëri më shumë në kontekstin e pasojave të kolionalizmit. Ata fisnikët britanik e francez, pinin çaj në dhomat e tyre mondane e I ndanin kufijtë si tu donte qejfi. Këto janë pasoja, janë konflikte të hapura dhe të tilla ka edhe në Afrikën e jugut, Amerikën qendrore, apo në Amerikën e jugut. Konflikti për Kashmirin I ka shtyrë të dyja vendet të marrin armë bërthamore, ato kërcënojnë njëra-tjetrën dhe trembin edhe botën, sepse përdorimi i armëve bërthamore është kërcënim për gjithë botën”,-tha Qirjazi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Indi-Pakistan në teh të luftës”, Qiriazi: Si nisi konnflikti që po frikëson botën appeared first on Euronews Albania.

“Më kërko nudo në Google…” – Kallanxhi zbulon sa persona kërkuan për kryeministrin

9 May 2025 at 22:31

I ftuar në emisionin “Review”, eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi foli lidhur me situatën e cila është shkaktuar nga batutat, fjalët apo videot në mediat sociale gjatë fushatës se mbajtur nga partitë politike.

Kallanxhi përmend një rast kyç që sipas tij, ka goditur gjatë fushatës duke sjellë mjaft klikime dhe kërkime për atë material.

“Tashmë më duket një situatë e stabilizuar, PD dhe PS po lëvizin gati në një ritëm.

Duhet thënë që kandidatët në lista të hapura kanë bërë të pamundurën për të rënë në sy, shumë pak ia kanë dalë të bëhen viral edhe pse kanë dalë nga karakteri i tyre pasi kanë bërë video që nuk do ti kishin bërë kurrë gjatë jetës së tyre, dhe biznesmenë. Shumë pak kuptuan se çfarë është social media, duhet të ishin më sportiv.

Përveç kryeministrit që me batutën: “Më kërko mua nudo”, ishte një nga goditjet më të mëdha të fushatës sepse nëse shikojmë historikun e kërkimeve, kryeministri ka arritur pikun e kërkimeve për veten e tij ditën kur i tha të rinjve: “Më kërkoni mua nudo në Google”, dhe aty janë bërë kërkime të mëdha të tipit: “Kryeministri nudo”, tha eksperti Kallanxhi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Më kërko nudo në Google…” – Kallanxhi zbulon sa persona kërkuan për kryeministrin appeared first on Euronews Albania.

Mbyllja e mitingjeve/ Nini: Ja kush mori më shumë klikime, Rama apo Berisha

9 May 2025 at 21:56

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike mbyllin sot fushatën për zgjedhjet e 11 majit në Tiranë. Betejën e fundit elektorale dy partitë e mëdha kanë zgjedhur që të zhvillojnë në kryeqytet.

PS dhe PD e zhvilluan njëkohësisht takimin, por si paraqitet audienca e tyre online. Lidhur me këtë, Aldor Nini, eksperti IT tha në Euroneës Albania se janë më aktivë në komente dhe në transmetimet live simpatizantët e PD-së në krahasim me mbështetësit e PS-së.

Ai nënvizoi dhe një dallim mes dy partive të mëdha sa i përket audiencës online

“Ishte pak e vështirë për ta bërë këtë matje pasi ishin disa rrjete sociale: Youtube, Facebook, të miksuara.

Për mbylljen e fushatave, me sa numëruam ishin diku tek 30-32 mijë shikues live për Partinë Demokratike në vende të ndryshme. Ndërkohë Rama në një vend kishte mbledhur 3.4, në një vend tjetër 4 mijë, pra më pak në transmetim live. Mendoj që ky është një rezultat që e kemi parë edhe në të kaluarën sepse videot statike që hidhen në Youtube, Instagram, Facebook, PS-ja ka një audiencë goxha të madhe që i shpërndan ato në shumë profile dhe në shumë faqe. Ato shikues që i gjenerojnë në kohë reale, ato që janë tamam simpatizantë të flaktë të PD-së, janë ato që e shikojnë në kohë reale materialin ose ato që reagojnë me interaktivitet më të lartë sesa ato të PS-së.

Rama ka arritur e më shumë video me shikueshmëri sesa PD në përgjithësi. Te PD kemi një problem që nuk mund ti numërojmë dot edhe aq saktë shikuesit sepse një simpatizant i PD-së hedh video edhe në profilin e tij personal apo të një biznesi, portali dhe ato nuk mund ti mbledhësh dot bashkë si shikueshmëri, ndërsa për videot e PS-së kam parë shumë pak që hidhen dhe shpëndahen nga persona që mund të jenë neutralë. Janë vetë struktura dhe patronazhistët që e bëjnë këtë”, tha eksperti Nini.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbyllja e mitingjeve/ Nini: Ja kush mori më shumë klikime, Rama apo Berisha appeared first on Euronews Albania.

“Reforma në drejtësi nuk preket”- Rama: Çdo hap sipas negociatave të BE

4 May 2025 at 21:55

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të tjerat edhe për reformën në drejtësi.

I pyetur se çfarë do ndodh pas 11 majit me reformën në drejtësi, kryeministri Rama u përgjigj se reforma në drejtësi nuk do preket, por do të përmirësohet në bazë të standardeve të Bashkimit Europian.

“57% e detyrave të procesit të negociatave lidhen me drejtësinë. 57% e detyrave të atij procesi që bëjmë ne në Bruksel,  lidhen më këtë gjë. Nuk do ndryshohet drejtësia. Drejtësia nuk do të preket. Arkitektura është ngritur dhe ajo nuk preket. Ama duhet të fuqizohet, duhet përmirësuar, sipas standardeve të Bashkimit Europian.

Janë të gjitha të shkruara, hapini librat e negociatave. Drejtësia e re është bebeja e Partisë Socialiste, Drejtësia e re është pjellë e drejtpërdrejtë e Partisë socialiste dhe për mirërritjen dhe qëndrueshmërinë e asaj bebeje ne jemi të vetmit që jemi interesuar. Edhe një pjesë e atyre burrave që do shkojnë në kënetë e duan drejtësinë”,-tha kryeministri Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Reforma në drejtësi nuk preket”- Rama: Çdo hap sipas negociatave të BE appeared first on Euronews Albania.

Pse i quajti burrat “çyrykë”- Rama: E kam thënë me humor dhe politikisht!

4 May 2025 at 21:43

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës të gjithë burrat si “çyrykë”, por e ka përdorur vetëm për ata që do të shkojnë të votojnë “kënetën” duke iu referuar Partisë Demokratike dhe koalicionin Aleanca e Shqipërisë Madhështore.

Megjithatë ai tha se fjalën “çyryk” e ka përdorur me batutë dhe e ka përdorur politikisht, në të njëjtën mënyrë ai tha se ka përdorur edhe fjalën “autizëm politik” për të cilën kërkoi falje pasi një nënë u ndje e ofenduar.

“Unë nuk kam etiketuar burrat si çyrykë. Unë kam thënë për të ndarë Shqipërinë në BE nga këneta. Unë  kam thënë që ne kemi 56% të grave dhe vajzave që na mbështesin, për mua është vlerësimi më i madh i mundshëm. Te burrat diferenca është më e ngushtë, dhe unë kam thënë që mbështesin kënetën sepse janë çyrykë. E kam thënë me humor, me humorin që është më shumë se gjysma e të vërtetës dhe e kam thënë politikisht, askush nuk duhet ta marr personalisht”,-tha kryeministri Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pse i quajti burrat “çyrykë”- Rama: E kam thënë me humor dhe politikisht! appeared first on Euronews Albania.

“Ne jemi Europa e Ballkanit”, Rama: Në politikën e jashtme mbajmë të njëjtën linjë

4 May 2025 at 21:31

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se Shqipëria është Europa e Ballkanit. Ai tha se në 16 maj e gjithë Europa do të mblidhet në Tiranë, megjithatë sipas tij nuk mund të kemi rëndësinë e Gjermanisë.

I pyetur rreth politikës së jashtme se si do të pozicionohet Shqipëria mes dinamikave të BE-së dhe të SHBA-ve, Kryeministri Rama tha se Shqipëria është një vend shumë i vogël për të vrarë mendjen për këtë, megjithatë duke marr si shembull konfliktin Izrael-Palestinë, Rama dhe se Shqipëria ka qëndruar dhe do të qëndrojë në të njëjtën lidhje me Bashkimin Europian.

“Ne jemi Europa e Ballkanit, në kokën time ne jemi europa e Ballkanit dhe do të punojmë që të bëhemi Europa e Ballkanit. Ama ne nuk jemi Gjermania. Po marr rastin e konfliktit në Gaza. Konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës.

Ne në mënyrë konstante nga fillimi deri në fund, kemi qëndruar në të njëjtën linjë me Bashkimin Europian dhe jo në të njëjtën vijë në ndonjë rast me Shtetet e Bashkuara dhe me Izraelin, këtë ua kemi bërë shumë të qartë edhe të tjerëve. Ua kemi bërë shumë të qartë edhe partnerëve strategjik, edhe miqve të Izraelit, këtu jo, kjo është vijë, ne jemi evropian dhe ne nuk lëvizim nga kjo. Sepse këtu mbyllet gjithë harku i profecisë së Gjergj Kastriotit”,-tha Edi Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Ne jemi Europa e Ballkanit”, Rama: Në politikën e jashtme mbajmë të njëjtën linjë appeared first on Euronews Albania.

“Të dielën kemi takim me historinë”, Edi Rama: Nuk diskutohen 71 mandate

4 May 2025 at 21:10

7 ditë para zgjedhjeve kryeministri Edi Rama tha për “Review” në Euronews Albania se në këto zgjedhje Partia Socialiste ka si objektiv të marrë 71 mandat, por sipas tij, kjo nuk është diçka që diskutohet.

Sipas tij të dielën nuk luftohet vetëm për 71 mandate, por mbylljen e negociatave me BE-në për anëtarësimin e Shqipërisë

“Ne si komb shqiptar, ne si popull i Shqipërisë këtu, të dielën kemi takim me historinë. Nuk është për Partinë Socialiste as për partinë e kënetës, është për historinë. Partia Socialiste, 71 mandate nuk i diskuton.

Këtu nuk bëhet fjalë për 71-shin por për një mesazh force të popullit shqiptar në raport me Europën. Për një mesazh force që të krijojmë këtu një fuqi të përqendruar deri në 2027 te negociatat. Ne na ka ndodhur ajo që nuk i ndodh çdo gjenerate. Na e solli fati në dorë që për dy vite të mbyllim negociatat me BE-në që deri dje nuk e hapte derën”,-tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Të dielën kemi takim me historinë”, Edi Rama: Nuk diskutohen 71 mandate appeared first on Euronews Albania.

“Isha artist”, Rama: U bëra kryeministër sepse bëra atë që të tjerët s’e bënë dot

4 May 2025 at 20:55

Kryeministri Edi Rama tha këtë të diel në “Review” në Euronews Albania se politika nuk është një gjë e lehtë. Ai tha se shpesh me ministrat i ndodh të diskutojë mbi zgjidhjen e problemeve dhe kur dëgjon se nuk është e lehtë, ai u përgjigjet se pikërisht se nuk është e lehtë, janë aty.

Rama tha se ai vetë nga artist u bë kryeministër, pasi të tjerët nuk i bën dot gjërat, ndaj sipas tij edhe në të dielën e ardhshme, opozita, të cilës ai i referohet si “këneta” do humbasë sërish.

“Më ndodh të dëgjoj “nuk është e lehtë”, por u them po të ishte e lehtë, do të vinte radha ty? Po të ishte e lehtë do më vinte radha mua? Pse duhet të isha unë sot kryeministri i Shqipërisë, unë isha një artist në jetën time, pse? Sepse të tjerët nuk i bën dot gjërat. Është shumë e vështirë nuk është e lehtë. Ama është shumë e vështirë kur shikon që nga ana tjetër ka vetëm ujë të ndenjur, ata i mbushin mendjen vetes se realiteti është ai që ata flasin dhe zhyten më thellë e do humbasin më thellë të dielën e ardhshme”,-tha Rama.

The post “Isha artist”, Rama: U bëra kryeministër sepse bëra atë që të tjerët s’e bënë dot appeared first on Euronews Albania.

Fushata e 10-të elektorale, Kryeministri Rama në Euronews: Ja çfarë ka ndryshuar

4 May 2025 at 20:24

Ndërkohë që jemi 7 ditë para zgjedhjeve, Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania për të folur rreth fushatës elektorale, por edhe rreth planeve të Partisë Socialiste për vazhdimin e qeverisjes në rast se në 11 maj dalin me fitore.

Rama tha se kjo është fushata e 10 elektorale e tij, “ndërsa shtoi se kjo është simfonia ë 9 dhe është nota 10, pasi njërën nuk e fituam në 2009”.

I pyetur se çfarë ka ndryshuar në 10 fushata ai tha:

“Ka ndryshuar Shqipëria, ka ndryshuar publiku, natyrisht ka ndryshuar shumë gjithë procesi i fushatës, përgatitjes. Është shumë më e thjeshtë por edhe më e sofistikuar në të njëjtën kohë. Ti ke më shumë eksperiencë dhe di shumë më mirë të planifikosh lëvizjet e të tjerëve, e të tuat. Është më qytetare mendoj. Gjithashtu ka ndryshuar edhe media, por për keq jo për mirë. Në sensin që është shumë më pak e lidhur me të tërën dhe shumë më e fokusuar te vetja. Kështu më duket mua”,-tha Rama.

The post Fushata e 10-të elektorale, Kryeministri Rama në Euronews: Ja çfarë ka ndryshuar appeared first on Euronews Albania.

“Partia Mundësia e 3-ta në zgjedhjet e 11 majit”, Shehaj: Prioritet rritja ekonomike

By: Besnik
3 May 2025 at 22:18

I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u shpreh se sondazhet janë shumë pozitive dhe tregojnë që Partia Mundësia ka punuar dhe ka bërë diçka, dhe kjo e rrit përgjegjësinë dhe entuziazmin.

Shehaj shpalosi programin e “Partisë Mundësia” dhe tregoi prioritetin më të madh të saj, ku tha se prioritet i vetëm dhe kryesor është rritja ekonomike në vend, dhe theksoi se Partia Mundësia do të jetë partia e tretë për nga numri i votave në Shqipëri.

“Ne kemi një prioritet më të madhin që është rritja ekonomike, sepse nga aty buron dhe vendoset e ardhmja e vendit, dhe çdo gjë që ne mendojmë se duhet bërë duhet të ndihmojë rritjen ekonomike. Duke u rritur ekonomia, rriten pensionet, rriten rrogat, rritet çdo gjë. Dhe në qeverisjet e fundit, dështimi më i madh ka qenë mungesa e rritjes ekonomike. Kush mund ta rrisë, ministrat apo politikanët? Jo, përkundrazi, këta e kanë penguar. Prandaj ne themi që rritjen ekonomike do ta bëjnë bizneset, që nga sipërmarrësit deri te punëtorët e thjeshtë – do vijë gjithçka nga sektori privat”, tha Shehaj.

Shehaj tha se do të kursejnë shpërdorimin e parave të shqiptarëve, duke e larguar shtetin nga bërja e disa gjërave, pasi sipas tij shteti nuk është një sipërmarrës i mirë. Një problem të madh ai cilësoi edhe hyrjen në vend të parave të krimit. Ai tha se zgjidhja e problemeve në Shqipëri mund të vijë nga qytetarët dhe jo nga politikanët. Ai theksoi se ka një projekt politik afatgjatë dhe ambicioz.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Partia Mundësia e 3-ta në zgjedhjet e 11 majit”, Shehaj: Prioritet rritja ekonomike appeared first on Euronews Albania.

Shabani: “Nisma Shqipëria Bëhet” synon ti pamundësojë qeverisjen Ramës dhe Berishës

By: Besnik
3 May 2025 at 21:57

Pas Altin Qorit dhe Lulzim Bashës, këtë të shtunë, në studion e emisionit “Review”, ishte i ftuar edhe një nga përfaqësuesit e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Endri Shabani.

Ai theksoi se prioriteti kryesor i këtij koalicioni është që Shqipëria të bëhet një vend për të ardhmen e fëmijëve, pasi qeverisjet e PD dhe PS kanë shpopulluar vendin. Shabani gjithashtu deklaroi se synohet të ngrihet një tribunal për pronën, i ngjashëm me SPAK-un.

Në lidhje me numrin e votave dhe mandateve, ai tha se synimi i koalicionit është që as Rama, as Berisha të mos arrijnë të fitojnë 70 mandate.

“E rëndësishme është të nxjerrim jashtë sa më shumë pleq të politikës dhe besoj se Rama nuk do t’i marrë 70 mandate. Unë do doja të qeverisim që nesër dhe jemi gati të qeverisim që nesër, por nëse shifrat e sondazheve janë të afërta, do të thotë që Rama nuk formon dot qeveri, do të thotë që Berisha nuk formon dot qeveri, që do të thotë 15 përqind janë 300 mijë vota dhe do të thotë 300 mijë njerëz që besojnë se Shqipëria ka nevojë t’i japë fund tranzicionit politik”, tha Shabani.

Ai përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me Ramën, Berishën dhe Ilir Metën, duke shtuar se çdo i ri, njeri i ndershëm ka derën e hapur për të formuar një qeveri koalicioni dhe për të transformuar Shqipërinë.

“Nuk do bashkojmë vota me Sali Berishën, Edi Ramën dhe Ilir Metën. Këta janë jashtë këtij ekuacioni ashtu si dhe ish-ministrat e tyre. Çdo i ri, e re, njeri i ndershëm ka derën e hapur për të formuar një qeveri koalicioni për të transformuar Shqipërinë,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shabani: “Nisma Shqipëria Bëhet” synon ti pamundësojë qeverisjen Ramës dhe Berishës appeared first on Euronews Albania.

Basha: S’bashkëpunoj me Ramën e Berishën, vota për PD për të nxjerrë Metën nga burgu

By: Besnik
3 May 2025 at 21:12

I ftuar në studion e emisionit “Review”, drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, foli për programin elektoral dhe theksoi se lufta kundër korrupsionit është prioritet kryesor i këtij koalicioni.

Basha shpalosi gjithashtu synimet e Koalicionit Euroatlantik, në rast se ai bëhet pjesë e qeverisjes pas zgjedhjeve të 11 majit ndërsa përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi me Edi Ramën dhe Sali Berishën, pas zgjedhjeve.

“Do të qeverisim me të gjithë faktorët politikë që ndajnë parimet dhe bindjet tona themelore për të ardhmen e vendit, sidomos për luftën kundër korrupsionit. Sigurisht, preferojmë ata që ndajnë dhe qëllimet tona programore. Nuk qeverisim me Ramën, nuk qeverisim me Berishën, sepse ne përjashtojmë automatikisht persona të korruptuar, persona që nuk mbështesin 100% SPAK-un dhe persona që nuk janë 100% në sinkron me SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe,” tha Basha.

Basha thumboi PD dhe Partinë e lirisë ku theksoi se vota për koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është votë për të nxjerrë Ilir Metën nga burgu. Basha shtoi se koalicioni Euroatlantik ka për qëllim të imponojë programin e tij në qeverisjen e ardhshme dhe se nuk janë të interesuar për karrige, por për të ofruar një alternativë qeverisëse për shqiptarët. Ai deklaroi se Shqipëria mund të arrijë objektivat e saj ekonomikë vetëm duke luftuar korrupsionin.

“Koalicioni Euroatlantik është nisur për të qeverisur vendin. Sa i përket mandateve që presim të marrim, kemi kalkulimet tona brendshme dhe ato janë shumë më tepër se sa japin sondazhet, por numra nuk mund të them për momentin. Gjithsesi, shoh një rritje të madhe të mbështetjes dhe qytetarët do ta garantojnë me votën e tyre fuqinë për të realizuar programin tonë në qeverisjen e ardhshme. Ne presim mbështetje më të madhe në qarkun e Tiranës,” tha Basha.

Basha gjithashtu foli për votën e diasporës, duke thënë se do të ishte shumë mirë që ajo të bëhej përmes votimit elektronik. Ai shtoi se procesi i votimit të diasporës, siç u bë këtë vit, është plot me kurthe dhe të papritura, dhe nuk është shumë optimist por pranoi se pret mbështetje edhe nga diaspora.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Basha: S’bashkëpunoj me Ramën e Berishën, vota për PD për të nxjerrë Metën nga burgu appeared first on Euronews Albania.

Altin Qori: Lëvizja Bashkë synon një shtet social dhe luftë kundër korrupsionit

By: Besnik
3 May 2025 at 20:32

I ftuar në studion e emisionit Review këtë të shtunë, kreu i Lëvizjes Bashkë, Altin Qori, tha se strategjia e kësaj partie është që të shkojnë ata te qytetari.

Qori foli dhe për prioritetet kryesore të kësaj partie, ku tha se programi i tyre ndahet në katër shtylla.

“Programi ynë ndahet në katër shtylla: 176 faqe program, si askush tjetër në këto 34 vite pluralizëm politik: shtet zhvillimor, shtet social, shtet i së drejtës dhe demokraci pjesëmarrëse. Na duhet një shtet që i orienton kapitalet drejt bujqësisë, industrisë, shërbimeve të kualifikuara që ndihmojnë shërbimet si shëndetësia, arsimi, politikat e strehimit, pensionet dinjitoze. Një shtet i së drejtës që lufton korrupsionin dhe informalitetin, dhe na duhet demokraci pjesëmarrëse për një qytetari që të ngrejë gjithmonë zërin dhe jo një herë në katër vjet,” tha Qori.

Qori tha se politikanët janë fund e kryer të korruptuar, ndërsa industria dhe bujqësia kanë degraduar. Ai shtoi se shqiptarët po largohen gjithnjë e më shumë nga vendi, ndërkohë që sipas tij kemi pensionet më të ulëta dhe informalitetin më të lartë në punë. Ai theksoi gjithashtu se arsimi dhe shëndetësia janë në gjendje të mjerueshme, dhe nëse nuk ke para, është e vështirë të marrësh shërbimet e nevojshme.

Sipas tij, zgjidhjet që ofron Lëvizja Bashkë janë që investimet të orientohen drejt bujqësisë dhe industrisë. Ai tha se duhet luftuar korrupsioni duke mbështetur institucionet e drejtësisë dhe krijuar institucione të reja për ta parandaluar atë. Po ashtu, tha se do të duhen politika sociale për të vendosur minimumin jetik dhe për një luftë të madhe ndaj evazionit fiskal dhe informalitetit në punë.

Ai theksoi se Lëvizja Bashkë ka një reputacion të mirë dhe në të gjitha takimet elektorale, qytetarët e presin shumë mirë, pavarësisht se cilës parti i përkasin, qofshin ata dhe kundërshtarët e mëdhenj nga Partia Demokratike ose Partia Socialiste. Ndërkohë, ai tha se motoja e fushatës së tyre është: “E reja po lind.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Altin Qori: Lëvizja Bashkë synon një shtet social dhe luftë kundër korrupsionit appeared first on Euronews Albania.

“Kontrata 6 milion dollarë”, pedagugu Prifti kritikon PD: Problem me kartën morale

By: Besnik
27 April 2025 at 21:48

I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, pedagogu Rezart Prifti foli në lidhje me kontratën e zbuluar nga mediat të PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se kjo kontratë është me “zero fryte për njerëzit” dhe këtu ai ishte i ashpër me këtë gjë, duke u shprehur se: “Çfarë më intereson mua kjo kontratë ose çfarë të mire më sjell?”

Ai tha gjithashtu se, edhe sikur ajo t’i heqë “non gratan” Berishës, prapë është “zero për njerëzit”, sepse “non grata” nuk ka lidhje me shqiptarët.

“E gjithë kjo kontratë, që nuk besoj se është thjesht për La Civitan për të bërë menaxherin e mediave sociale të PD, kjo kontratë s’na jep pikë shtesë as mua, as Partisë Demokratike. Me 6 milion dollarë nuk është problem paraja aty, sepse këta hedhin në Shqipëri 8 herë më shumë sesa ajo shuma, vetëm në një ditë harxhohen 3 mijë euro në fushatë, vetëm llallë e kafe që blihen këtu 8 mijë euro. Nuk është çështja aty, mund t’ja heqin edhe njollën Berishës, po mua çfarë më ndihmon kjo gjë, si i ri, si profesor, si ekspert, si sipërmarrës, çfarë më ndihmon kjo gjë, unë këtë pyetje kam,” tha ai.

“Zero, non grata s’është fare personale e shqiptarëve. Po ta thotë një i djathtë këtë, sepse tjerrja e leshit për kaq vite me radhë rreth kësaj ka hequr shumë energji dhe fokus, aq shumë gjëra sa jemi bërë qesharake. Ç’më duhet mua kjo?”

Pedagogu Prifti tha se kjo kontratë mund të jetë rregulluar dhe e kopsitur ligjërisht, por ama problemi i opozitës është me kartën morale.

“Moralisht, me këtë kontratë 6 milion dollarëshe bien kauzat e opozitës dhe ajo duhet të shpjegojë se si u mblodhën këto para”.

Prifti tha se më mirë do të ishte që këto para të shpenzoheshin brenda vendit në fushatën e PD-së sesa jashtë, pasi nuk kanë asnjë vlerë, por është turp dhe kosto morale për opozitën.”

“Dua ta shoh në perspektivë tjetër kontratën. Besoj se nga ana ligjore janë në rregull, pasi e kanë parë se çfarë thotë ligji amerikan, që thotë se po tejkaloi njëfarë limiti shuma. Po kur deklarohet se këtë shumë e kanë mbledhur 20 mijë donatorë, këta e kanë kopsitur çertifikatë, por ama këta mund ta kenë shmangur problemin me ligjin, por kanë problem me kartën morale. Po ta thotë një i djathtë këtë gjë, dreqi e mori, opozita e ka problemin me kartën morale,” tha pedagogu.

LEXONI  GJITHASHTU:

The post “Kontrata 6 milion dollarë”, pedagugu Prifti kritikon PD: Problem me kartën morale appeared first on Euronews Albania.

Analisti: PS dhe PD kanë oferta të ulëta politike, po dekurajojnë votuesin shqiptar

By: Besnik
27 April 2025 at 21:25

Në emisionin “Review”, analisti Lavdrim Lita komentoi situatën aktuale politike, duke theksuar se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë një ofertë të ulët për qytetarët, e cila, sipas tij, dekurajon masivisht votuesit.

Lita theksoi se Kryeministri Edi Rama po përpiqet të dekurajojë votuesit e opozitës, ndërsa Sali Berisha nuk ka arritur të ngrejë një vrull shoqëror për ndryshim, por është fokusuar te besnikët e tij tradicionalë.

Lita shpjegoi arsyet se pse ndodhin këto fenomene dhe theksoi se situata aktuale është pasojë e një produkti të bashkëpunimit midis PS dhe PD. Ai po ashtu theksoi se pasojat e ndryshimeve kushtetuese, si dhe mbyllja e Kodit Zgjedhor në korrik të vitit të kaluar, kanë sjellë përdorimin e listave të mbyllura, të cilat kanë mbyllur gjithashtu mundësitë për konkurrencë të brendshme në partitë politike.

Në këtë mënyrë, ato kanë favorizuar individë besnikë që janë të gatshëm të bëjnë gjithçka në parlament sipas udhëzimeve të liderëve të partisë.

“Rama dhe Berisha kanë dhënë raste ku dinë të bashkëpunojnë. Produktet dhe pasojat që diskutojmë sot janë pasojë e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 dhe mbylljes së kodit zgjedhor në korrik të vitit të kaluar, ku u miratuan listat e mbyllura. Ky ndryshim ka mbyllur edhe partitë politike, duke futur në to besnikët nga njëra anë, dhe anonimet e suksesshme nga ana tjetër, të cilët janë të gatshëm të bëjnë çfarëdo në Parlament sipas urdhrave të shefit. Oferta e të dyja palëve është e ulët dhe e dekurajon në masë të madhe votuesin. Rama po përpiqet të dekurajojë votuesit e opozitës që të dalin në zgjedhje, dhe duke mos dalë as shumica heshtur, ai e ka fitoren pothuajse në xhep. Berisha duhej të kishte pasur një qasje ndryshe, jo destruktive, në këtë fushatë. Kjo do të thoshte të ngrihej një vrull shoqëror për ndryshim, por për shkak të karrierës politike, problemeve me ligjin, me ndërkombëtarët ai nuk mund të bënte një qasje pozitive. Për të bërë këtë, do duheshin figura të reja, por ai zgjodhi besnikët e tij, si Jozefina Topalli, Edmond Spaho, Edi Paloka dhe njerëzit e gardës së vjetër të PD, të cilët i flasin militantëve dhe jo shoqërisë së studiuar jashtë, e cila përbën një numër të caktuar në sektorin privat ose publik. Ky është problemi, pasi partitë e mëdha luajnë me letra të hapura dhe duhet të zgjedhësh të keqen më të vogël”, tha Lita.

Ndërsa sa i përket Lulzim Bashës. Lita tha se ai është angazhuar në një fushatë të gjerë mediatike dhe një fushatë në terren, ku ka përzgjedhur kandidatë që kanë një mbështetje të caktuar në qarqet përkatëse. Këta kandidatë kanë nga 3.000 deri në 5.000 vota personale dhe Basha synon që partia e tij të fitojnë 3 deri në 4 mandate deputetësh.

LEXONI  GJITHASHTU:

The post Analisti: PS dhe PD kanë oferta të ulëta politike, po dekurajojnë votuesin shqiptar appeared first on Euronews Albania.

Kandidatja për deputete: Legalizimet problem në Laprakë, ka një “projekt të fshehtë”

26 April 2025 at 22:01

Ilda Zhulali kandidatja për deputete e PD-ASHM tha në “Review” në Euronews Albania se në zonën e Laprakës në Tiranë vijon të jetë problem shumë i madh legalizimi i banesave.

Sipas saj ka shumë qytetarë të cilët ende nuk kanë në dorë asnjë dokument për të vërtetuar pronësinë e tyre.

“Shumica në zonën e Laprakës vazhdojnë edhe pas 12 vitesh nuk e kanë letrën e legalizimit të banesës së tyre në dorë. Jo vetëm kaq por kjo zonë rrezikohet nga një projekt i fshehtë i bërë nga Edi Rama dhe Erion Veliaj për të bërë shembjen e disa banesave në zonën e shinave të trenit për të shembur banesat nga 40 metra në të dyja anët e shinave. Këta njerëz do kenë të njëjtin fat si banorët e 5 majit, që nuk kanë asnjë letër në dorë U ka shkuar fadroma, u ka shembur shtëpitë, maksimumi do marrin ndonjë bonus si të pastrehë”,-tha Zhulali.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kandidatja për deputete: Legalizimet problem në Laprakë, ka një “projekt të fshehtë” appeared first on Euronews Albania.

“Duhet pastruar administrata!” Aga: Njerëzit po ikin, funksionarët shtohen

26 April 2025 at 21:46

Kandidati për deputet i PD-ASHM Ethem Aga ishte këtë të shtunë i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se administrata duhet pastruar.

Ai tha se do të bëhet një audit nëse koalicioni PD-ASHM fiton zgjedhjet në 11 maj, pasi sipas tij ka njerëz që jetojnë jashtë shtetit e marrin rrogë në administratë.

“Ore duhet pastruar kjo administrata nga hajdutët, patronazhistët, sekserët. E kemi lënë administratën me 82 mijë. Me ardhjen tonë në pushtet do të bëhet një audit. Ka njerëz që jeotjnë jashtë shtetit dhe marrin rrogën në Shqipëri. Administrata jonë ka qenë eficiente, ne deri në 2013 kemi pasur 82 mijë njerëz në administrarë. Si shpjegohet që ka 1 milione 100 mijë njerëz më pak, që janë larguar nga ky vend dhe ka 100-1500 mijë funksionarë më tepër”,-tha Aga.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Duhet pastruar administrata!” Aga: Njerëzit po ikin, funksionarët shtohen appeared first on Euronews Albania.

Nga “SOLD OUT” në “SOUL DEEP”: Një përvojë që nuk e prisja nga një komedi shqiptare

By: Iconstyle
25 April 2025 at 18:18

Një review personale nga një spektatore që shkoi për të qeshur dhe doli me zemrën plot

Kur dëgjova për Luli & Goni Lemes, mendova se do ishte një komedi klasike shqiptare: egzagjerime, parodizma e butaforizma. Thashë me vete, “mirë, po shkoj të qesh pak”.

Nuk e dija që po hyja në një histori që do më mbante me buzëqeshje, por do më linte edhe me një gropë emocioni në stomak.

Filmi nuk qëndron vetëm në sipërfaqe. Mes batutave dhe situatave komike, ka momente ku salla hesht. Një fjali e thjeshtë. Një shikim. Një ndalesë. Dhe menjëherë kupton që je duke parë një vepër që e njeh shpirtin shqiptar shumë më mirë sesa pretendon.

Një sallë që qeshte me zë dhe pastaj heshte e zhytur në mendime

Ka një arsye pse kinematë shqiptare rrallëherë kanë parë këtë lloj reagimi. Jo për nga numri i biletave të shitura por për ndjesinë që “Luli & Goni Lemes” po lë tek publiku. Diçka e papritur. E ngrohtë. E thellë.

Nga momenti kur Luli (Margent Caushi) shfaqet në ekran, e kupton që ky personazh nuk është thjesht budallai i zakonshëm që shërben për humor. Ka një dhimbje nën ato sytë e tij të pafajshëm, një histori që nuk thuhet menjëherë por që ndihet.

Goni (Dejvis Myslymi) nga ana tjetër, është ai djali i mamasë që kemi parë të gjithë rreth nesh por ajo që e bën interesant është përplasja e tij e brendshme, e njeriut që do të rritet, por nuk di si. Dhe Lemja (Aurela Gaçe)… oh Lemja! Është një forcë e natyrës. E mrekullueshme, komike, e bezdisshme dhe e dashur në të njëjtën kohë. Një portret brilant i shumë nënave shqiptare që duan më të mirën, por e shkatërrojnë nga përkujdesja e tepruar, me humorin e saj unik dhe dashurinë që të mbyt e të shpëton njëkohësisht. Një karakter që me shumë gjasa do bëhet referencë në komeditë shqiptare për vite me radhë.

Sara (Fjoralba Ponari) është një përzierje e brishtësisë dhe revoltës. Një nga gjërat që vlerësova më shumë është që ndryshe nga shumë filma shqiptarë, nuk kishin zgjedhur të merrnin një vajzë të bukur ekrani për ta përdorur si kukull për asetet e saj femërore por personazhi i saj vinte si një simbol i forcës së gruas për të mos ju dorëzuar rrethanave.

Arjola Demiri vinte në ekran në një karakter unik të paeksploruar më parë por që sërish i shërbente historisë për të përçuar disa mesazhe në kundrapuntë me botën dhe mendësinë e personazheve të tjerë.

Skenat që s’të dalin nga mendja

Nuk do të zbuloj shumë, por ka disa momente në film kur gjithçka që është ndërtuar si komedi, thyhet për një çast… dhe nuk ka më asgjë për të qeshur. Dhe pikërisht aty ndodhi diçka me mua. Nuk isha më një spektatore që po shihte një film, isha dikush që po përjetonte një ndjesi që kishte kohë pa e ndier.

Kam dëgjuar dikë në rreshtin pas meje të pëshpëriste: “Nuk e prisja të më prekte kaq shumë…”

As unë!

Një film që bashkon, jo thjesht argëton

Ka një arsye pse njerëzit po grumbullohen para kinemave nëpër qytete, pse pas shfaqjes, audienca nuk çohet menjëherë, por rri edhe pak, sikur nuk do të largohet ende nga ajo botë.

Në Tiranë, të rinjtë dhe familjet e tyre vinin për herë të dytë apo të tretë dhe çdo herë qeshnin njësoj si herën e parë.

Ndoshta është sepse personazhet janë kaq të vërtetë. Ndoshta sepse Luli na kujton pafajësinë e shpirtit shqiptar. Apo ndoshta sepse Lemja është çdo nënë që ka ëndërruar më shumë për djalin e saj sesa për veten.

Luli & Goni Lemes është një kujtesë që kinemaja jonë, kur është e ndershme dhe e bërë me dashuri, mund të jetë edhe komike, edhe poetike, edhe thellësisht njerëzore.

Ky film nuk është vetëm një sukses komercial. Është një pasqyrë. Është ndjesi. Është kujtim.

Dhe në fund të fundit, është dëshmi që kur një film bëhet me zemër dhe me të vërtetën tonë kolektive… publiku përgjigjet.

Nëse nuk e keni parë ende, shkoni. Jo për të ndjekur trendin, por për të përjetuar një ndjesi që vjen rrallë në kinematë tona. Dhe nëse e keni parë, mund ta kuptoni pse po e shkruaj këtë dhe pse akoma qesh kur më kujtohen skenat dhe batutat! Filmi është për të gjitha moshat kështu që nëse doni të kaloni një mbrëmje plot të qeshura me gjithë familjen, kjo është shenja që prisnit që të shkoni tani!

The post Nga “SOLD OUT” në “SOUL DEEP”: Një përvojë që nuk e prisja nga një komedi shqiptare appeared first on iconstyle.al.

Logu: Shembujt e mazhorancës nxitën shkelje të fshehtësisë së votës së diasporës

By: Besnik
20 April 2025 at 21:30

I ftuar në emisionin Review, në Euronews Albania, përfaqësuesi juridik i PD-së tha se ata kanë apeluar të gjithë votuesit nga diaspora që të mos e publikojnë votën e tyre pasi kjo gjë është problematike dhe përbën shkleje ligjore.

Logu e cilësoi trendin e publikimit të votës nga disa emigrantë si pasojë e shembullit të dhënë nga vetë eksponentët e mazhorancës që sipas tij kanë krijuar përshtypjen e gabuar se publikimi i votës është i pranueshëm, duke nxitur kështu një sjellje të rrezikshme në procesin zgjedhor.

“Unë kam theksuar që votuesit nga diaspora duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos fotografojnë apo të bëjnë video të mënyrës se si kanë votuar, sepse kjo, qartazi, përbën vepër penale dhe rrezikon që ata të merren në përgjegjësi penale. Pavarësisht përpjekjeve dhe mundësive që kemi, nuk arrijmë dot ta çojmë mesazhin te çdo zgjedhës, por ky fenomen në fakt filloi me një postim të Ramës, ku publikoi një foto të një familje nga diaspora që kishte marrë zarfin, ku ishte një zgjedhës me bashkëshorten që kishte publikuar një zarf të fletës së votimit. Më datë 17, zoti Rama dhe zoti Klosi patën një takim në Dibër, ku zoti Klosi tha: “Vota e parë erdhi nga Dibra dhe patronazhisti ynë na njoftoi se është votë për të majtën”.Kur votuesit shohin këto shembuj, mendojnë se nuk është ndonjë gjë problematike të bësh një postim nga dashamirësia ndaj një subjekti të caktuar politik. Por në fakt, edhe veprime të tilla të thjeshta mund të kenë pasoja ligjore, pasi cenojnë parimin e fshehtësisë së votës.” tha përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu.

Ai tha se PD vijon ti bëjë apel votuesve nga diaspora që mos të publikojnë votën e tyre dhe të ruajnë parimin kushtetues për votë të barabartë dhe të fshehtë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Logu: Shembujt e mazhorancës nxitën shkelje të fshehtësisë së votës së diasporës appeared first on Euronews Albania.

❌
❌