Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

U shpall në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet në policinë e Himarës ish-shefi i krimeve Erjon Dani

11 July 2025 at 19:52

Ish-shefi i krimeve në komisariatin nr.3 në Tiranë Erjon Dani është vetëdorëzuar në policinë e Himarës, pasi është informuar nga mediat se ndaj tij kishte një urdhër arresti të firmosur nga SPAK.

Klodiana Lala raporton se Erjon Dani dyshohet për veprat penale ndikimi të paligjshëm dhe shpërdorim të detyrës gjatë kohës që ndodhej në radhët e policisë së shtetit.

SPAK goditi ditën e sotme një grup kriminal që operonte në trafikun e drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së.

Në pranga përfunduan 8 persona, përfshi dhe Erjon Danin që u vetëdorëzua ndërsa 5 të tjerë mbeten në kërkim. Grupi kriminal u godit nga zbërthimi i komunikimeve në SKYECC.

The post U shpall në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet në policinë e Himarës ish-shefi i krimeve Erjon Dani appeared first on Sot News | Lajme.

Sfida, probleme familjare dhe thyrje zemrash, Chrysanthi Kalogeri flet per jave te ‘frikshme’

11 July 2025 at 19:37

Java që pason sjell ndryshime dhe sfida të rëndësishme për të gjitha shenjat e zodiakut, pasi Mërkuri që kthehet në prapavijë në datën 18 në Luan ndjell nevojën për reflektim dhe kujdes në komunikim.

Sipas astrologes Chrysanthi Kalogeri dhe parashikimit të saj në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, kjo vlen sidomos në fushat e krijimtarisë, financave dhe marrëdhënieve personale.

Datat 18 dhe 19 janë vendimtare për takime të papritura, rifillimin e kontakteve nga e kaluara dhe mundësi për të stabilizuar disa çështje në familje, punë dhe marrëdhënie. Kujdesi dhe durimi janë të domosdoshëm në fundjavë për të shmangur keqkuptimet dhe tensionet.

Dashi – Mërkuri që kthehet në datën 18 në prapavijë në Luan sjell pengesa në projektet krijuese për jetën e të ardhmen, me fëmijët, por mund të rikthejë dikë nga e kaluara nga i cili prisni një telefonatë ose mesazh.

Këtë javë jeni të ndikuar të lindurit në mes të shenjës. Përfitoni nga data 18-19 për të udhëtuar, për të komunikuar lidhur me realizimin e planeve, mund të keni takime që s’i prisnit dhe të afërm që s’i keni parë prej kohësh. Në këtë datë, kujdes të lindurit në fund të shenjës në çështjet që lidhen me familjen, prindërit, shtëpinë ose gjërat që kanë të bëjnë me jetën personale. Kujdes në punë dhe përditshmëri në fund të javës.

Demi – Jeni në një periudhë ku keni shanse për sferën financiare. Mërkuri që kthehet në prapavijë në Luan krijon shanse të afroheni me prindërit, familjen, të mblidheni rreth një tryeze dhe të hapni biseda për të zgjidhur problemet që kanë të bëjnë me shtëpinë dhe do të keni ndihmë dhe mbështetje financiare nga familjarët, të afërmit, ose do të shpenzoni për disa rregullime. Është një periudhë erotike sepse me Marsin në Virgjëreshë keni një atmosferë komunikimi. Kujdes në fund të javës sepse mund të rrezikohen marrëdhëniet personale ose një projekt krijues. Kini kujdes nga ana psikologjike sepse mund të keni disa presione nga rrethi juaj.

Binjakët – Jeni në një fazë ku me Uranin në shenjën tuaj, të lindurit në dy ditët e para të shenjës shikojnë që diçka po ndryshon ose ju vetë keni nevojë për liri. Afërdita në shenjën tuaj krijon shanse për të arritur me lehtësi ato që doni, por kalimi i Mërkurit në prapavijë në Luan krijon një antitezë. Mund të bini në mendime, të jeni më të tërhequr dhe të rishikoni disa plane. Keni mundësi të thelloheni, të bëni plane e mendime që mund të shihni ndryshe disa gjëra. Në datën 18-19 keni mundësi për takime të këndshme me njerëz nga e kaluara që mund t’ju japin këshilla të dobishme. Lëreni për më vonë atë që keni ndërmend dhe mos blini gjëra të reja. Kujdes me këmbënguljen dhe kokëfortësinë.

Gaforrja – Fokusoheni te vetja, por edhe te sfera profesionale e sociale. Gjatë kësaj periudhe, me Mërkurin në prapavijë do të merreni me financat dhe mund të keni pengesa. Jo se s’doni të merrni para, por mund të keni disa vonesa. Mund të merrni detyrime nga të tjerët ose do të detyroheni të shlyeni dikë. Data 18-19 sjell mbështetje ekonomike për një plan ose synim. Këtë do ta keni nga miqtë ose të afërmit. Kujdes me udhëtimet në fundjavë, mund të keni një pengesë.

Luani – Mërkuri në prapavijë në shenjën tuaj ju fton të rishikoni gjërat, të bëni introspektivë, të ndryshoni disa plane që nuk shkojnë dhe duhet të jeni më të tërhequr, të punoni me veten dhe t’i realizoni gjërat më mirë. Është momenti të krijoni sepse do të keni frymëzim. Evitoni keqkuptimet, mos reagoni menjëherë. Data 18-19 sjell shanse për të takuar miq ose njerëz të dobishëm që do t’ju ndihmojnë në realizimin e synimeve që do t’i vini në zbatim. Kujdes me financat në fundjavë.

Virgjëresha – Gjëra shumë interesante në sferën profesionale dhe sociale. Ka një antitezë në këtë periudhë, nga një anë Marsi në shtëpinë tuaj ju bën shumë aktivë, me punë e të vraponi, nga ana tjetër, Afërdita në shtëpinë e dhjetë që ka të bëjë me karrierën, anën sociale, Urani ju krijon një periudhë me aktivitet, por Mërkuri në prapavijë ju bën të zbrazët ose t’i mendoni gjërat më thellë. Kjo s’është e keqe, por është momenti të rishikoni gjërat dhe të mos reagoni menjëherë. Mendohuni dy herë para se të flisni. Evitoni bisedat e tepërta që të tjerët mund t’ju japin shkas për të thënë gjëra pas shpine. Vazhdoni të jeni të kujdesshëm në sferën financiare dhe në detyrimet që kanë të bëjnë me të tjerët.

Peshorja – Do të keni shanse të afroheni me miqtë nga e kaluara, të takoni njerëz në rrjetin social që mund t’ju ndihmojnë, madje nëse ju ka premtuar për diçka në të kaluarën dhe s’e ka realizuar, mund t’ia rikujtoni. Me Mërkurin në prapavijë është mirë të mos firmosni, të konsultoheni, por të prisni derisa të kalojë në kurs të drejtë. Është periudhë shumë e mirë ku do të afroheni me miqtë, do të udhëtoni dhe do të rishikoni planet e së kaluarës.

Akrepi – Me Mërkurin në prapavijë duhet të fokusoheni në jetën tuaj sociale, kështu që çështjet e së shkuarës, në punë, në jetën sociale, në karrierë mund të dalin në pah. Mund të keni pengesa kështu që mund të ikni në pushime. Lini mbresa sa më të mira në jetën sociale që të evitoni çdo keqkuptim. Fokusohuni te një ndihmë financiare që doni për punën, të cilën do ta gjeni në datën 18-19. Kujdes në marrëdhëniet miqësore në fund të javës.

Shigjetari – Është periudhë shumë interesante për fushën e marrëdhënieve personale ku keni kaluar në një fazë të re dhe ndikohen të lindurit në ditët e para të shenjës. Kini kujdes në punë, karrierë, jetën sociale ku mund të arrini shumë gjëra por pa konflikte me të tjerët në fund të javës. Mund të përfitoni nga data 18-19 për t’u afruar me të dashurit, të udhëtoni ose të njihni dikë. Mund të shkoni në vende që keni qenë dikur dhe sigurohuni të jeni organizuar gjithçka që të mos vraponi në momentin e fundit.

Bricjapi – Me Mërkurin në prapavijë, fokusohuni te sfera financiare dhe detyrimet ndaj të tjerëve, ndaj bankave, tatimeve dhe mos firmosni për një hua që keni kërkuar. Rishikoni nevojat në kombinim me dëshirat më të thella dhe do të korrigjoni përditshmërinë në harmoni me anën financiare që të jetë sa më rezultative. Mund të udhëtoni dhe të keni takime të rëndësishme, të takoni njerëz që do të lënë gjurmë në jetën personale dhe ndryshimin e planeve që keni për të ardhmen.

Ujori – Kryesorja është fusha e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve. Nga njëra anë mund të keni keqkuptime e largime, nga ana tjetër rikthimin e klientelës, bashkëpunimeve ose ish-it. Më 18-19 janë ditë shumë të mira për të riparuar një krizë në çift, të flisni me fëmijët dhe të zgjidhni problemet. Kini kujdes me financat në fund të javës dhe në mënyrën sesi i perceptoni gjërat brenda jush, nevojat dhe dëshirat më të thella.

Peshqit – Një fazë e mirë dhe kontradiktore. Nga ana tjetër, shtëpia e pestë me Jupiterin dhe diellin krijon shanse shumë të mira për t’u afruar me të dashurin, nga ana tjetër Marsi ju fut në konflikte me bashkëpunëtorët, bashkëshortin etj. dhe duhet të keni kujdes, sidomos të lindurit në fund të 10-ditëshit të dytë dhe fillim të 10-ditëshit të parë, kryesisht në fund të javës sepse disa acarime mund të shkojnë deri në ndarje, qoftë edhe të përkohshme. E hëna është një ditë ku mund të ndiheni optimistë, të martën të keni disa acarime, ndërsa në datën 18-19 mund të përfitoni për të rregulluar gjërat që lidhen me shtëpinë, familjen dhe të përfitoni lidhur me organizimin e përditshmërisë që të jetë sa më e dobishme për ju

The post Sfida, probleme familjare dhe thyrje zemrash, Chrysanthi Kalogeri flet per jave te ‘frikshme’ appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

11 July 2025 at 19:31

Një tërmet me magnitudë 5 ndodhi pranë brigjeve të Zakinthos në perëndim të Peloponezit në orën 19:24 të premten, (ora lokale)

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ishte me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte 60 kilometra në perëndim, në jugperëndim të Strofades dhe thellësia fokale ishte 10.8 kilometra. Deri tani nuk raportohet për viktima.

 

The post Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda appeared first on Sot News | Lajme.

Shteti s’mund të jetë një akt, por veprim i vijueshëm i institucioneve ligjore

11 July 2025 at 19:23

Nga Llesh NDOJ

Të gjithëve na kanë bërë përshtypje veprimet, si një rrufe në qiell të kthjellët, të Kryeministrit Edi Rama këto ditë të nxehta në mes të korrikut, me fokus çlirimin e hapësirave publike në bashkitë kryesore të vendit, kryesisht në ato rajone ku turizmi është parësorë në aktivitetin e tyre, si Vlora, Durrësi, Shkodra e Fieri, me paralajmërimin e tij ultimativ se aksioni do të shtrihet në të gjithë teritorin e vendit. Nuk është hera e parë që ndodh një situatë e tillë në vendin tonë, bile në shumicën e rasteve, aksione të tilla kanë patur të njejtin protagonist: Edi Ramën! Kujtojmë periudhën, tashmë të largët, kur shembeshin objektet e paligjshme në parkun “Rinia” në Tiranë, apo në shumicën e qyteteve të vendit, kur policia ndërtimore, atëherë e drejtuar nga drejtori i saj i hekurt Mitat Havari, i shembte pa mëshirë objektet e paligjshme, të cilat kishin mbirë si kërpudhat pas shiut, në një periudhë kur shteti ishte vërtetë “kap ç’të kapësh”, ngritur mbi një vizion (në fakt pa asnjë vizion!) tribal të drejtuesit të kohës Sali Berisha, i cili me dashje e me një program të mirëmenduar për karieren e tij personale, u bëri thirrje njerëzve të turren drejt çdo hapësire të lirë. Kjo mund të tipizohet plotësisht si koha e “tokë e xanun”! Ai aksion, që pasoi një periudhë të mosshtetit, edhe sot gjendet plotësisht i justifikuar në opinionin e njerëzve, por ai s’mbeti i vetmi…
Le të kujtojmë ngjarjet në Astir, apo problemet me shpronësimet për ndërtimin e Unazës së Re në Tiranë, ku pa asnjë program e asnjë marrëveshje sociale, njerëzit uleshin për të fjetur me çati mbi krye dhe gdhiheshin megjithë dyshek në rrugë e trotuare. Le të sjellim ndërmend atë nanën mirditore, simbol të qëndresës atje, që kacafytej me policinë duke shprehur dëshpërimin e saj më të thellë për djersën e humbur padrejtësisht të bijëve të saj në emigracion, që vetë shteti po ja dëmtonte pa sanjë justifikim, le të kujtojmë me dhimbje sa loti u derdh, e sa mallkime u dhanë nga njerëz të pafajshëm, të cilëve vetë shteti ua kishte “bërë me sy” të vepronin në menyrë të paligjëshme, në këmbim të një vote, apo edhe në mënyrë korruptive, ku përfaqësuesit e tij, në këmbim të mosveprimit, kishin mbushur trastat me para. E prap gjendet një justifikim: ato veprime bëheshin në emër e në interes të projekteve madhore, siç ishte Unaza e Madhe e Tiranës dhe ofronin edhe ndonjë kompromis social me të prekurit prej tyre.
Po si mund të justifikohet futja në burg e fshatarëve në skajet më të largëta të vendit, të cilët në pronën e tyre, pa penguar e dëmtuar askënd dhe thjesht për një çati mbi krye, bënin ndonjë shtesë objekti! E pajustifikuar dhe me qëllime jonjerëzore mund të karakterizohet e gjithë ajo situatë, ndonëse brenda kornizës ligjore. Përsëri protagonist është Edi Rama! Justifikimi: Duhet ndërtuar shteti ligjorë, ndryshe s’mund të integrohemi në Evropën ku synojmë të bëjmë pjesë! Prap me vete, me zë e nën zë, shumëkush i ka justifikuar këto veprime, si hapa të vegjël drejt qëllimeve të mëdha, por që deri më tash kanë rezultuar “xhirim në baltën”, që e kemi krijuar vetë vit pas viti.
Le të kthehemi tani tek aksioni aktual dhe mendësia që dukshëm qëndron pas tij. “Ylli polar” ekonomik i kësaj qeverisje, ka vite që është përcaktuar turizmi. Ky objektiv jo vetëm ekonomik, ka rezultuar i suksesshëm, të paktën në këta hapat e tij fillestarë, kur masivizimi, më shumë si eksplorim i të panjohurës se sa si përmbushje e kërkesave, ka patur efekte të mira, veçanërisht afatshkurtëra. Disa inisiativa qeveritare, më mirë të themi personale të kreut të qeverisë Rama, si ajo e investitorëve strategjikë, apo e ashtuquajtura “paketa e maleve”, rritja e pagës minimale dhe pagat referuese në punësimet në sektorin e turizmit, e ndonjë masë tjetër e ngjashme me to, mbeten për t’u përshëndetur. E tillë, për t’u pëshëndetur, është edhe masa e paralajmëruar për vënien në dispozicion të publikut pa pagesë të hapësirave në plazhe, duke licensuar për përdorimin e tyre vetëm strukturat hoteliere. Por ç’emër mund t’i vendosim shembjes në kulmin e sezonit turistik të resortit në Golem para disa viteve? Po aksionit aktual në Vlorë, Fier, Durrës e Shkodër, në pikun e sezonit turistik të shumëpritur, si mund t’ia vemë emrin? Ç’imazh kërkon të shpërndajë zoti Rama tek turistët e partnerët ndërkombëtarë me ato pamje rrenuese në Theth dhe jo vetëm aty, me lotët e njerëzve, që sa hap e mbyll sytë, iu shemben jo vetëm kursimet e jetës, por edhe ëndërrat e të ardhmes. Mendoni se ka prej tyre që kanë lënë emigracionin për ato ëndërra, me qëllim që t’a ndërtojnë jetesën në vendin e tyre.
Le të qartësohemi hapur fare, hapur para kujtdo që e lexon këtë shkrim e që mund t’më paragjykoje si anarshist, apo antishtet: Unë jam për shtetin ligjor dhe në funksion të ngritjes së tij jam i gatshëm të sakrifikoj edhe personalisht shumëçka. Por, a është ky shteti ligjorë? Më tej akoma, a bëhet shteti ligjorë me aksione të tilla, ku protagonist është një individ, qoftë ky edhe i pari i shtetit, apo shteti është (duhet të jetë, në fakt!) veprim i përditshëm vijues e ligjorë, i shtrirë njëtrajtshmërisht në të gjithë territorin ku ai e shtrin ndikimin e pushtetit të vet? Më saktë, në të gjithë territorin ku duhet t’a shtrije pushtetin e tij, pasi faktet flasin se nuk ndodh kështu. Kjo situatë e vështirë nuk ka mbërritur deri këtu në një ditë, por ka një historik kohëzgjatje që flet haptazi për mungesën e shtetit ligjorë, korruptimin e tij deri në palcë, funksionimin me orekse private e mungesën e autoritetit të ligjit. E kjo, jo vetëm në Theth, apo në skajet më të largëta të vendit, por edhe në Tiranë, në Durrës, në Vlorë, në Fier, në Elbasan, në Shkodër etj, që janë zemra e vendit, jo vetëm fizikisht, por edhe ekonomikisht e në aspektin e shtetbërjes. Ky lloj shteti që funksionon me veprime e aksione ditore, me fushata e teke individuale, sipas mendësive e humorit të një individi, qoftë ky edhe kryeministri i vendit, vetëm shtet ligjorë nuk mund të jetë! Simptomat e tij anojnë dukshëm drejt qeverisjeve autoritare, në mos me shenja diktatoriale, jo krejt për t’u neglizhuar!
Përsëri e them: Ç’i takon publikut, i duhet kthyer atij, se vetë emri “Republikë”, që vjen nga “res publica”, ose “gjerat publike”, për të cilat ngrihet e funksionon shteti, këtë nënkupton, por kjo duhet të realizohet vetëm me ligj dhe vetëm me procedure ligjore, e kurrë me aksione e fushata! Në rastin e tanishëm, më shumë se ata të cilëve u janë shembur apo do t’u shemben ndërtimet e paligjshme, të përhershme apo provizore qofshin ato, unë jam i bindur se po dëmtohet imazhi i shtetit dhe vetë perspektiva e vendit.
Kryebashkiaku i Vlorës miratoi dorëheqjet “vullnetare” të bëra me urdhër të Ramës, për 21 drejtorët e asaj bashkie, por a e ka bërë ndonjëherë analizën e pozicionit të tij si kryebashkiak zoti Dredha? Të ishte burrë i ndershëm e drejtues vizionar, ose s’do t’a kishte pranuar këtë situatë poshtëruese për të e bashkinë e tij, duke e yshtur kryeministrin t’a shkarkonte me vendim, ose i ndërgjegjshëm për përgjegjésitë e veta dhe i paaftë për të ndryshuar situatën nga brenda institucionit që i është besuar të drejtojë, duhej të jepte menjëherë dorëheqjen. Të njejtat fjalë shkojnë edhe për demokrato – socialistin e bashkisë së Shkodrës Beci, për jetëgjatin pushtetar Subashi, e këdo tjetër që pranon poshtërimin e vartësve të tij, për të mbajtur karrigen e dhuruar nga Rama. Të them të vërtetën, nuk jam simpatizant personal i kryebashkiakut të Lezhës, por kam bindjen se ai kurrë nuk do t’ia kishte lejuar vetes një poshtërim të tillë, plus që shumë veprime të modelit “aksion” i ka nisur vetë, përpara se t’i niste me porosi nga Edi Rama. Edhe pak më tej akoma: – A është ky shtet i barabartë në veprim për të gjithë?
Kurrë nuk i kam pranuar zërat që i japin qeverisjes aktuale nuanca si një qeverisje, në mos anti, jo dashamirëse me Veriun e Shqipërisë. Edhe kur më janë vënë përballë argumentat e mungesës së rrugëve, apo vënies së të vetmeve tarifa pagese posaçërisht në rrugët e veriut, nuk i kam mbajtur anën kësaj ideje, e cila fatkeqësisht nuk është thjesht një fiksion. Ja! Edhe tani shembulli merr dhenë e vihet si “çimento” speciale në themelet e një ndarjeje, që nuk duhet të ekzistoje qoftë edhe si fiksion, propogandë apo ndikim armiqësorë, quaje po deshe. Në Vlorë, pas disa ditë shfaqjeje të tipit “show” të shëmtuar me protagonist Kryeministrin, u bë gjeja e duhur: u arrit në një kontratë “win – win”, sipas së cilës bizneset do t’a vazhdojnë aktivitetin edhe këtë sezon, për t’iu nënshtruar një rregullimi të përgjithshëm në shtator. Mrekulli… edhe pse me vonesë e me mosveprim nga organet që kanë status ligjorë për t’a bërë këtë. Po pse Thethi u kthye në “Kandahar”? Pse ato kioska të vogla që shërbenin për mbijetesë, u shembën aq shpejt e aq pamëshirshëm Zoti Kryeministër? A nuk është turp për shtetin kur sheh atë malësorin e varfër që qanë me lot për gjakun (jo thjesht djersën!) e shkuar dëm? Ju e dini besoj, se malësori me zor derdh lot edhe kur i ikën djali i vetëm, por nuk e pranon tradhëtinë, pabesinë dhe fyerjen e dinjitetit njerzorë. Dhe çuditemi pastaj, kur e vetmja pjesë e harresës shqiptare që “ngjyroset blu” në zgjedhje është Veriu! Veriorët janë burra të besës, por t’i presësh ata në besë, kurrë nuk është gjetje e zgjuar!
Shteti ligjorë nuk mund të jetë aksion një apo disa ditorë, por veprim i qëndrueshëm, shteti ligjorë nuk mund të jetë veprim dhe iniciativë individësh, sado të fuqishëm e të mençur qofshin ata, por bashkëveprim institucionesh, shteti ligjorë nuk ka pse ngutet pasi ai i ka në dorë edhe gurin edhe arrën dhe mund të veprojë! I forti kurrë nuk ngutet, prej trimnie e jo prej tutet! – thotë një shprehje popullore veriore. Atëherë, pse po ngutet Edi Rama? A është vërtetë “i fortë” ai, siç e tregojnë numrat në qeverisjen e gjatë e fitoret e njëpasnjëshme me të cilat dominon gjithë jetën politike të vendit, apo është një frikacak e diktatoruc që fshihet pas shtetit, për të realizuar ambiciet e tij personale, shpesh të dyshimta.
Në se për kaq shumë vite qeverisje, shteti që ke ngritur me duart e tua nuk funksionon, jep menjëherë dorëheqjen, Zoti Kryeministër, dhe hapu rrugë zhvillimeve të reja edhe pse është tmerrësisht vonë!

The post Shteti s’mund të jetë një akt, por veprim i vijueshëm i institucioneve ligjore appeared first on Sot News | Lajme.

“Gjendje e rëndë ligjore”, Romeo Kara ngre alarmin: Meta përballet me tre akuza të rënda, pritet të…

11 July 2025 at 19:11

Pas më shumë se 10 muajsh në burg, Meta është ankuar në Gjykatën Kushtetuese ku kërkon lirinë, fill pas ndryshimit të masës së sigurisë për Malltezin dhe Salianjin.

Avokati Romeo Kara tha për  një emision televiziv se procesi ndaj Metës ka shkelur garancitë kushtetuese dhe se situata e tij nuk është e lehtë.

“Kushtetuta ka dhënë disa garanci, siç jep për institucionet jep dhe për individët. Do të goditet pjesa e procesit gjyqësor që ka shkelur garancitë kushtetuese. Unë mendoj që nuk jemi akoma në komunikim zyrtar që janë mbyllur hetimet. Nëse janë mbyllur dhe prokuroria nuk ndryshon qëndrimin, janë bindur që janë kryer veprat penale.

Mendoj duke pasur parasysh procesin, mendoj që nuk do ndryshojë gjë kundrejt Metës. Ngërçi tregon që Gjykata më e lartë lidhur me kushtetueshmërinë është vetë jo në kushtetueshmërinë e plotë. Mund të lërë në fuqi gjendjen e arrestit, mund të konstatojë paligjshmërinë dhe duhet parë si do ta gjykojë gjykata. E shoh gjendjen e tij jo të lehtë.”

Në analizën e tij me elementë juridikë, avokati tha se akuzat ndaj Metës janë të rënda dhe se po bindin akuzën që personi i ka kryer këto vepra.

“Akuzat ndaj Metës janë në të tjera vendime, ndryshe nga Salianji dhe Malltezi. Meta akuzohet për tre vepra të rënda penale, kemi një sërë faktesh që po pasurohen me prova të cilat janë hetuar në kohë të gjatë dhe po bindin akuzën që personi i ka kryer këto vepra.”

 

 

The post “Gjendje e rëndë ligjore”, Romeo Kara ngre alarmin: Meta përballet me tre akuza të rënda, pritet të… appeared first on Sot News | Lajme.

Momentet e fundit të 35-vjeçarit përpara se të “thithej” nga turbina e aeroplanit në Bergamo (Video)

11 July 2025 at 18:55

Një ngjarje tragjike ka nodhur në një nga aeroportet e Italisë. Siç shihet edhe në video Andrea Russo 35 vjeç gjeti vdekjen në pistën e aeroportit Orio al Serio në Bergamo, pasi u “thith” nga një motor i avionit. Incidenti tragjik ndodhi të martën kur 35-vjeçari arriti të anashkalonte të gjitha pikat e kontrollit të sigurisë dhe të arrinte te avioni, por ishte tepër vonë, pasi avioni po përgatitej për ngritje.

Në videon që po qarkullon në internet, rruga e 35-vjeçarit është qartësisht e dukshme, ai fillimisht vrapon përgjatë pistës drejt aeroplanit, ndërsa oficerët e sigurisë janë përreth tij, por askush nuk e ndalon. Autoritetet po hetojnë rastin, ku skenari më i mundshëm është vetëvrasja, dhe për këtë arsye po përqendrohen në orët e fundit të 35-vjeçarit.

The post Momentet e fundit të 35-vjeçarit përpara se të “thithej” nga turbina e aeroplanit në Bergamo (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

“Kryeministër, kryebashkiak dhe kryetar Kuvendi”, Baçi akuzon Ramën për kapje totale të pushteteve: Duhet të shkojmë..

11 July 2025 at 17:55

Analisti Agim Baçi ishte i ftuar në  një emision televiziv, i pyetur  për zhvillimet më të fundit në vend, shkarkimet dhe dorëheqjet e kërkuara nga kryeministri Edi Rama për drejtorët e bashkive dhe njësive administrative, u shpreh se kryeministri i ka bashkuar të gjitha pushtetet në një dorë.

“Mënyra si sillet zoti Rama, qoftë duke kërkuar shkrirjen e AKU në një mbledhje, as në mbledhje qeverie po në një forum politik, qoftë dhe duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve apo krerëve të njësive administrave, Rama është dhe kryeministër, kryebashkiak, kryetar parlamenti, pra i ka bashkuar të gjitha pushtetet në një dorë”, tha Baçi.

Sipas tij, Rama sot kërkon një platformë tjetër politike në një kohë kur nuk ka dhënë llogari në parlament për qeverisjen, duke munguar në interpelancat e ndryshme që ka kërkuar opozita.

“Më e ndershme do të ishte të shkonim në zgjedhje të parakoheshme të paktën lokale lokale dhe të pranonte që pushteti lokal sipas logjikës së tij ka dështuar.

 

 

Jo të ndërronte brenda ditës disa emra. Aty duhet të zëvendësohet koncepti politik, nuk janë korrupsion individual, largimet në grup janë filozofi. Rama po pranon që koncepti i tij politik për pushtetin lokal ka dështuar”, tha analisti Agim Baçi.

Agim Baçi: Mënyra si sillet zoti Rama, qoftë duke kërkuar shkrirjen e AKU në një mbledhje, as në mbledhje qeverie po në një forum politik, qoftë dhe duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve apo krerëve të njësive administrave, Rama është dhe kryeministër, kryebashkiak, kryetar parlamenti, pra i ka bashkuar të gjitha pushtetet në një dorë.

Ne kemi në një krah parlamentin që nuk e ka ushtruar të drejtën e vet kushtetuese për të përmirësuar qeverisjen duke kontrolluar qeverisjen, duke kontrolluar institucionet kushtetuese, ministrat dhe kryeministrin në interpelanca të ndryshme të kërkuara nga opozita, por ka pranuar që kryeministri të shkojë 1 herë në 6 muaj a më pak në parlament dhe të mos japë llogari sa herë i është kërkuar interpelanca dhe ai të mos paraqitet dhe mazhoranca ta justifikojë mungesën e tij, dhe tani është përballë situatës që kërkon një platformë tjetër politike.

Më e ndershme do të ishte të shkonim në zgjedhje të parakoheshme të paktën lokale lokale dhe të pranonte që pushteti lokal sipas logjikës së tij ka dështuar.

Jo të ndërronte brenda ditës disa emra. Aty duhet të zëvendësohet koncepti politik, nuk janë korrupsion individual, largimet në grup janë filozofi. Rama po pranon që koncepti i tij politik për pushtetin lokal ka dështuar.

Po ti emëronte kryetarët do i kishte shkarkuar por duke qenë se zgjidhen nga populli, do të shkonim në zgjedhje lokale.

Parimisht derisa i ka hequr nëpunësit që i ka vendosur vetë, në njëfarë mënyre ka pranuar dështimin e këtyre kryebashkiakëve.

 

 

 

The post “Kryeministër, kryebashkiak dhe kryetar Kuvendi”, Baçi akuzon Ramën për kapje totale të pushteteve: Duhet të shkojmë.. appeared first on Sot News | Lajme.

I nxehti “pushton” Shqipërinë, ja sa shkojnë temperaturat ditën e nesërme

11 July 2025 at 17:44

Ditën e Shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta kalimtare nga orëtv e mesditës kryesisht në relievet malore nga orët e meditës.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 34 gradë celcius, ndërsa ato minimale deri në 14 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 8-10 m/s.

The post I nxehti “pushton” Shqipërinë, ja sa shkojnë temperaturat ditën e nesërme appeared first on Sot News | Lajme.

OKB: 798 palestinezë të vrarë në 6 javë në pikat e ndihmës në Gazë

11 July 2025 at 17:37

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut tha të premten se ka regjistruar të paktën 798 vrasje gjatë gjashtë javëve të fundit në pikat e shpërndarjes së ndihmave në Rripin e Gazës.

Ajo tha se vrasjet kanë ndodhur në pikat që menaxhohen nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i mbështetur nga SHBA dhe Izraeli, si dhe pranë autokolonave të drejtuara nga organizata të tjera ndihmash.

GHF-ja përdor kompani private amerikane të sigurisë dhe logjistikës për të sjellë furnizime në Gazë, duke anashkaluar sistemin e udhëhequr nga OKB-ja, për të cilin Izraeli pretendon se është shfrytëzuar nga militantët e udhëhequr nga Hamasi për t’i plaçkitur ndihmat e destinuara për civilët.

Hamasi – i cili është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – i mohon akuzat e Izraelit. Pas vrasjes së qindra civilëve palestinezë që përpiqeshin të arrinin te pikat e ndihmës së GHF-së në zona ku operojnë forcat izraelite, Kombet e Bashkuara e cilësuan këtë model ndihme “thellësisht të pasigurt” dhe në kundërshtim me standardet e paanshmërisë humanitare.

“(Nga 27 maji) deri më 7 korrik, kemi regjistruar 798 vrasje, përfshirë 615 pranë pikave të Fondacionit Humanitar të Gazës dhe 183, me shumë gjasë, përgjatë rrugëve të autokolonave të ndihmës”, tha zëdhënësja e zyrës së OKB-së (OHCHR), Ravina Shamdasani, në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

GHF-ja, që filloi të shpërndante paketa ushqimore në Gazë në fund të majit pasi Izraeli hoqi një bllokadë 11-javore të ndihmës, i tha Reutersit se shifrat e OKB-së janë “të rrejshme dhe çorientuese”.

Ajo e mohon se incidente vdekjeprurëse kanë ndodhur në pikat e saj shpërndarëse.

“Fakti është se sulmet më vdekjeprurëse në vendet e ndihmës kanë qenë të lidhura me autokolona të OKB-së”, tha një zëdhënës i GHF-së.

“Zgjidhja përfundimtare është më shumë ndihma. Nëse OKB-ja dhe organizata të tjera humanitare do të bashkëpunonin me ne, ne mund t’i ndalonim ose t’i pakësonim ndjeshëm këto incidente të dhunshme”, tha ai.

Ushtria izraelite i tha Reutersit se është duke e hetuar numrin e madh të viktimave dhe se ka ndërmarrë hapa për t’i minimizuar përplasjet mes palestinezëve dhe Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), duke vendosur gardhe, tabela paralajmëruese dhe hapur rrugë shtesë.

OHCHR-ja tha se shifrat e saj bazohen në burime si informacione nga spitalet në Gazë, varrezat, familjet, autoritetet shëndetësore palestineze, OJQ-të dhe partnerët e saj në terren.

Shumica e plagëve të palestinezëve pranë pikave të shpërndarjes së ndihmës të regjistruara nga OHCHR që nga 27 maji ishin plagë nga armë zjarri, tha Shamdasani.

“Ne kemi ngritur shqetësime për krime mizore që mund të jenë kryer dhe për rrezikun që krime të tjera mizore të ndodhin aty ku njerëzit po presin në radhë për ndihma jetike si ushqimi”, tha ajo.

Izraeli ka deklaruar se forcat e tij veprojnë pranë vendeve të ndihmës për të parandaluar që furnizimet të bien në duart e militantëve me të cilët është në luftë që nga sulmi i udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023./REL

 

The post OKB: 798 palestinezë të vrarë në 6 javë në pikat e ndihmës në Gazë appeared first on Sot News | Lajme.

“Në Shqipëri nuk ka demokraci”, Kraja: Rama sillet si menaxher autoritar, vetë i emëron dhe i shkarkon të gjithë

11 July 2025 at 17:22

Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Partisë Demokratike, Akil Kraja, në një intervistë për  një emision televiziv ka lëshuar akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe mënyrës së administrimit të pushtetit nga Kryeministri Edi Rama. Kraja u shpreh se Kryeministri po vepron si një menaxher autoritar, duke marrë përsipër të gjithë zinxhirin e vendimmarrjes.

“Kryeministri sillet si një menaxher i cili thotë: ‘Unë i emëroj individët, unë i vendos stafet, unë përcaktoj objektivat e instancave, qofshin këto qendrore apo vendore – dhe për pasojë, ashtu siç i vendos, ashtu i heq’,” deklaroi Kraja.

Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Theth, ai solli në vëmendje faktin se godina të promovuara nga Bashkia u shembën vetëm pak muaj më vonë, nga i njëjti pushtet që i kishte vlerësuar më parë.“Ka një diskordancë të tmerrshme në këtë drejtim,” theksoi ai, duke i bërë thirrje opinionit publik të mos bjerë pre e paragjykimeve dhe etiketimeve politike.

Në mënyrë të veçantë, Kraja ndaloi te situata në Elbasan, të cilën e përshkroi si “një Çernobil shqiptar”. Sipas tij, ndotja e ajrit është kancerogjene dhe përbën një rrezik serioz që prek jo vetëm Elbasanin, por edhe zona të tjera si Lushnja, Rrogozhina e Fieri.

“Pasojat kanë zgjatur për ditë të tëra, janë të tmerrshme. Më besoni, është një Çernobil,” deklaroi ai.

Ndër të tjera, Kraja komentoi edhe aktin e hedhjes së molotovit në Theth, duke e cilësuar si një “tërmet të ekuilibrave lokalë”, që rrezikon zhvillimin ekonomik dhe social të komuniteteve të vogla.

“Në vend që të ndërtojmë një shoqëri demokratike, po jetojmë dita-ditës në një realitet që s’ka lidhje me demokracinë,” përfundoi ai.

Kraja:

Kryeministri sillet si një menaxher i cili thotë: unë i emëroj individët, unë i emëroj individët. Unë i emëroj stafet, unë i vendos piketat objektive të instancave, qofshin këto qendrore apo vendore e për pasojë ashtu siç unë i vendos, ashtu i heq.

Vetë Bashkia në Theth ka promovuar këto godina të cilat 1 apo 2 muaj më vonë u shembën pikërisht nga i njëjti pushtet që i promovonte deri dje.

Pra, ka një diskordancë të tmerrshme në këtë drejtim nga ku unë besoj se është jetike të mos biem pre e paragjykimeve dhe e koloritit partiako-politiko-militesk e kështu me radhë që shpeshherë etiketohet politika e Tiranës, që po, edhe në këto raste të dëgjojmë sa më shumë zërat lokalë, sipërmarrës lokalë, punëtorët e thjeshtë lokalë, mjekët lokalë.

Rasti i Elbasanit, p.sh., është një tragjedi, është një Çernobil ajo që ka ndodhur në Elbasan. Është një problematikë lokale sigurisht, por që shkon deri në Lushnje, Rrogozhinë, Elbasan, Fier, me një ndotje kancerogjene, të tmerrshme të ajrit.

Pasojat kanë zgjatur për ditë të tëra, s’di ç’të them, besoni, pasojat janë të tmerrshme. Më besoni, është një Çernobil, përsëri pra, problematikat lokale.

Ju folët për Molotovin në Theth, një fshat kaq i vogël pra që të flasim për Molotov, shkatërrime. Ai është një tërmet i ekuilibrave lokalë, i zhvillimit ekonomik, pra sërish një ç’ekuilibrim i tmerrshëm, i tronditshëm i zhvillimit normal të një shoqërie e cila presupozohet të jetë demokratike, e cila rezulton dita-ditës që nuk është e tillë.

The post “Në Shqipëri nuk ka demokraci”, Kraja: Rama sillet si menaxher autoritar, vetë i emëron dhe i shkarkon të gjithë appeared first on Sot News | Lajme.

“Vetë kryeministër, vetë kryepolic, vetë kryebashkiak”, Berisha akuzon Ramën: Ka marrë peng pushtetin vendor, vepron..

11 July 2025 at 17:04

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shkel Kushtetutën dhe pavarësinë e pushtetit vendor, duke vendosur se kush rri e kush ikën nga detyra ne Bashkitë që drejtohen nga socialistët.

Gjatë një konference me gazetarët, Berisha deklaroi se kryeministri sot ka të gjitha pushtetet në dorë, ndaj sillet në këtë mënyrë.

“Ramaduro është vetë kryeministër, vetë kryeprokuror, vetë kryepolic, vetë kryetar bashkie, ndaj ai sillet në këtë mënyrë. Nuk ka diskutim që marrja e kompetencave të qeverisë vendore nga qeveria qendrore është një akt i rëndë antikushtetues dhe është një shkelje e hapur e Kartës së Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, të firmosur nga Shqipëria”, tha Berisha.

Kryetari i PD përsëriti se opozita nuk i njeh zgjedhjet e nuk e njeh fitoren e PS, ndaj nuk do të ulet me qeverinë për të ribërë reformën territoriale.

“PD nuk njeh legjitimitetin e Edi Ramës si kryeministër dhe nuk mund të pranojë të ulet me të”, u shpreh Kryetari i PD.

E vetmja reforme në të cilën PD do të marrë pjesë në shtator është reforma zgjedhore.

“PD nuk mund të pranojë legjitimitet karrigesh mbi farsa elektorale”, deklaroi Berisha.

Sot Sali Berisha paraqiti para gazetarëve dhjetëra fatura të kompanisë postare DHL që i përkasin Greqisë ku mungonte firma e qytetarit që kishte marrë fletën e votimit.

“Siç e shihni, zarfet nuk u dorëzuan tek qytetarët, por në mënyrë kriminale u grumbulluan në një qendër, e cila i përdori ato për të plotësuar votat për PS-në”, tha ai.

Sipas Berishës, procesi i votës së diasporës është procesi më i deformuar në zgjedhjet e 11 majit.

 

 

The post “Vetë kryeministër, vetë kryepolic, vetë kryebashkiak”, Berisha akuzon Ramën: Ka marrë peng pushtetin vendor, vepron.. appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja e Renis Dobrës/ Disa persona dyshohet se iu prezantuan si policë, zbardhen pistat e hetimit të prokurorëve

11 July 2025 at 16:53

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me hetimet e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit. Sipas gazetarit Enver Doçi, Prokuroria e Dibrës po heton në dy pista që lidhen me aktivitetin e të riut në Gjermani dhe në Shqipëri. Gjithashtu bëhet me dije se Dobra ka qenë i dënuar me burgim për disa muaj nga autoritetet gjermane dhe dyshohet se ka qenë i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Konkretisht pista e parë e hetimit ka të bëjë me dënimin e Dobrës në Gjermani dhe lidhjet që ka pasur me persona të tjerë gjatë qëndrimit në këtë shtet. Ndërsa pista e dytë ka të bëjë me konflikti që ka pasur në Tiranë me të rinjtë e tjerë në Tiranë.

Siç raportohet Dobra është rikthyer në Shqipëri rreth 6 muaj më parë, ndërsa nga hetimet e prokurorisë rezulton se 23-vjeçari 1 muaj më parë ka qenë në Tiranë dhe është përfshirë në një sherr me disa të rinj. Por pista kryesore e hetimit mbetet Ddyshimet për përfshirjen e 23-vjeçarit Renis Dobra në trafikimin e lëndëve narkotike në Gjermani.

Gjithashtu dëshmia e babait të Renisit mund të hedhë dritë mbi të vërtetën pasi ka qenë personi i fundit që ka komunikuar me 23-vjeçarin. Po ashtu bëher me dije se më 8 korrik rreth orës 21:36 Renisi i ka dërguar një mesazh babait të tij, ku e ka pyetur për një darkë familjare. Rreth 300 metra larg banesës së familjes Dobra, te afërm te tyre qe kanë qenë me makinë pas 23-vjeçarit kanë parë që disa persona që dyshohet se janë prezantuar si policë kanë marrë me vete te riun.

Aty menjëherë kanë njoftuar babane e djalit i cili është nisur për në Policinë e Matit, për të pyetur nëse djali i tij ishte shoqëruar nga policia. Pasi policia mohoi të ketë shoqëruar të riun, babai i djalit ka kryer një kallëzim për zhdukjen e tij dhe më pas është kthyer sërish në fshatin Zenisht. Mëngjesin e 9 korrikut babai i 23-vjeçarit është nisur drejt rrugës Burrel-Milot, ku tek Ura e Ulzës ka gjetur një prej pandoflave të djalit.

Rreth 2 km nga Ura e Ulzës, në rrugën që të çon drejt Milotit ka vërejtur që një makinë ka dalë nga rruga. Babai ka dyshuar se ka qenë makina e tij, ndërsa një banor i zonës i ka pohuar se ka dëgjuar zhurmën e rrëshqitjes së mjetit në zonë. Më pas kanë njoftuar policinë, e cila gjeti buzë Liqenit të Shkopetit trupin e pajetë të 23-vjeçarit Renis Dobra.

The post Vrasja e Renis Dobrës/ Disa persona dyshohet se iu prezantuan si policë, zbardhen pistat e hetimit të prokurorëve appeared first on Sot News | Lajme.

Njohja e pensioneve para ‘93, si bëhet aplikimi dhe dokumentimi i viteve të punës, ja kategoritë përfituese

11 July 2025 at 15:54

Qeveria shqiptare ka hedhur hapin e radhës drejt njohjes dhe vlerësimit të kontributit të qytetarëve, që kanë punuar ndër vite në institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet bujqësore të periudhës komuniste.

Me miratimin e rregullores së re “Për zbatimin e ligjit nr. 7/2025” me urdhër të ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, u jepet fund një herë e mirë padrejtësive të kahershme, duke rikthyer dinjitetin dhe të drejtën e mohuar për shumë individë, të cilët pavarësisht viteve të punës, kanë mbetur për dekada jashtë skemës së pensioneve. Në shumë raste, vitet e punës janë dokumentuar jo saktë, regjistrat gjenden të paplotë ose janë djegur gjatë trazirave të ‘97-ës. Ligji do të lehtësojë njohjen e periudhave të sigurimit, duke zgjidhur problemet me dokumentacionin e vjetër dhe duke shmangur pengesat administrative.

Në qendër të këtij vendimi janë ish-punonjësit e institucioneve shtetërore, të ishndërmarrjeve shtetërore, ndërmarrjeve bujqësore dhe ish-kooperativave bujqësore, të cilët për arsye të ndryshme, kryesisht të mungesës së dokumentacionit apo të parregullsive administrative gjatë viteve të tranzicionit, nuk kanë mundur të përfshihen në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe si rrjedhojë nuk kanë përfituar pensionin e pleqërisë, ose përfitime të tjera sociale.

Rregullorja përcakton qartë procedurat për njohjen e këtyre periudhave si vite sigurimi në sistemin e sigurimeve shoqërore. Ajo parashikon kritere të detajuara që duhet të plotësojnë kërkuesit, si dhe dokumentacionin e nevojshëm për të vërtetuar periudhën e punësimit dhe lidhjen e tyre me institucionet përkatëse. Në fokus është jo vetëm saktësia ligjore, por edhe lehtësimi i barrës dokumentare, duke pranuar edhe forma alternative të provës si deklarata noteriale, dëshmi nga dëshmitarë, certifikata familjare, vërtetime nga arkivat apo institucionet vendore. Një nga risitë e kësaj rregulloreje është mundësia që aplikimi të bëhet në mënyrë të thjeshtuar përmes platformës digjitale “e-Albania”, duke shmangur burokracitë dhe vonesat që për shumë vite kanë bllokuar qindra kërkesa në sistemin e sigurimeve.

Aplikuesit, pas dorëzimit të dokumenteve, do të shqyrtohen nga strukturat përkatëse të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, i cili do të ketë detyrimin të japë vendimin përfundimtar për njohjen ose jo të periudhës së kërkuar. Përfitues të drejtpërdrejtë të kësaj nisme janë individë që kanë qenë të angazhuar në punë gjatë periudhave të funksionimit të kooperativave bujqësore, ndërmarrjeve shtetërore industriale apo bujqësore, ku puna shpesh kryhej pa një kontratë të rregullt pune, por ishte pjesë e kontributit kolektiv dhe detyrimit qytetar të kohës. Në shumë raste, këta persona kanë punuar për vite me radhë në sistemin bujqësor apo industrial të organizuar nga shteti, por nuk kanë qenë të regjistruar si të siguruar, gjë që sot pengon përfitimin e pensionit.

Ndërkohë, rregullorja parashikon dhe kufizime të qarta për të shmangur abuzimet. Kështu, përjashtohen nga përfitimi personat që janë dënuar me vendim gjykate për vepra penale që nuk lidhen me bindjet politike, si dhe ata që nuk kanë pasur një lidhje të vërtetueshme me vendbanimin dhe vendpunimin gjatë periudhës për të cilën kërkojnë njohje. Ky akt nënligjor vjen si një plotësim i shumë kërkesave dhe shqetësimeve të ngritura nga qytetarët, organizatat e pensionistëve dhe shoqëria civile ndër vite, duke qenë një nga hapësirat më të rëndësishme të rivlerësimit të kontributit historik të shtresave të neglizhuara në tranzicionin shqiptar.

Në thelb, ai sjell jo vetëm një përmirësim në mirëqenien ekonomike të mijëra familjeve, por edhe një formë e vonuar drejtësie sociale dhe respekti institucional për punën që është bërë në kushte të vështira dhe në periudha kur ndihmat sociale dhe siguria e punës ishin të kufizuara. Pritet që zbatimi i kësaj rregulloreje të sjellë një valë të re aplikimesh në muajt në vijim, me Institutin e Sigurimeve Shoqërore, që ka marrë masa për të përballuar fluksin dhe për të ofruar asistencë teknike dhe ligjore për aplikantët në nevojë. Njëkohësisht, qytetarët që kanë çështje të hapura në gjykatë për të njëjtën periudhë, kanë të drejtë të kërkojnë rikthimin e dosjes për shqyrtim administrativ sipas rregullores së re, duke kursyer kohë dhe kosto procedurale.

Me këtë vendim, shteti shqiptar u kthen një borxh të gjatë moral dhe social qindra mijëra qytetarëve të tij – një shenjë që puna e bërë, edhe pse në rrethana të tjera politike e ekonomike, nuk harrohet dhe meriton të vlerësohet. Duhet nënvizuar se ligji nuk ka fuqi prapavepruese. Referuar deklaratave nga përfaqësuesit e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, përfitues do të jenë vetëm ata që dalin rishtazi në pension dhe jo të tjerë, të cilët e kanë kërkuar të drejtën e tyre në rrugë administrative apo gjyqësore. Ndërkohë që edhe ata individë që janë në proces ankimimi administrativ apo gjyqësor kanë të drejtë të shmangin këto procedura, pasi janë objekt përfitimi të ligjit.

KATEGORITË QË PËRFITOJNË NGA ZBATIMI I LIGJIT JANË:

Ata që kanë plotësuar moshën për pension pas hyrjes në fuqi të ligjit.
Persona që ende nuk kanë marrë pension, edhe pse kanë mbushur moshën.
Aplikantë, të cilëve u është refuzuar pensioni për mungesë periudhe sigurimi.
Përfitues të pensionit, të cilëve nuk u janë njohur disa vite pune dhe kanë bërë ankim.
Persona që janë në proces gjyqësor për vërtetimin e periudhave të punësimit.

NJIHEN VITET E PUNËS

Deri më datë 01.10.1993 – Në institucionet dhe ish-ndërmarrjet shtetërore.
Deri më datë 17.10.1992 – Në ish-ndërmarrjet bujqësore.
Deri më datë 19.07.1991 – Në ish-kooperativat bujqësore.

The post Njohja e pensioneve para ‘93, si bëhet aplikimi dhe dokumentimi i viteve të punës, ja kategoritë përfituese appeared first on Sot News | Lajme.

Si i përvetësoi “Alko Impex” fondet e mirëmbajtjes së rrugëve? Emri i Ballukut në skemë

10 July 2025 at 22:56

Në korrik 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të shpallte thirrje për tenderat e mirëmbajtjes, ku një ndër përfituesit kryesorë do të ishin kompanitë e Arbër Abazit.

“Vetting” ka zbuluar se për këta tendera, për të cilët ka patur ankesë edhe te Komisioni i Prokurimit Publik janë shpallur fituesit nga ish drejtori i ARRSH-së Ergys Verdho, njeri i afërt me Ballukun, i cili ka kaluar administrator te Hekurudha shqiptare. Nga këto kontrata, për lotin 4, 12 dhe 13 ka patur ankesa nga kompanitë konkurruese, duke pretenduar se në disa raste janë favorizuar nga Ergys Verdho.

Sipas inxhinierit Romeo Nazarko, probleme me Autoritetin Rrugor Shqiptar lidhet me mënyrën se si funksionon Bordi i këtij institucioni. “Bordi ka autoritetin ta vendosi drejtorin e përgjithshëm të ARRSH-së me shpatulla pas muri, por nuk e bën. Kjo gjë sjell edhe mundësitë që drejtuesi i ARRSH-së ti realizojë tenderat sipas “porosive” nga lart”, u shpreh inxh. Nazarko.

Tenderi i parë lidhet me mirëmbajtjen e rrugëve të Rajoni Verior, Loti XII: “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga “Kuben- Vasie” me fond limit 117 milionë lekë. Nga mesi i dhjetorit 2020, Verdho do të shpallte fitues kompanitë “ALKO” me ofertë 114 milionë lekë, me ofertë më të lartë se kompania tjetër “DODA R”, e cila kishte ofruar 113 milionë lekë, ose 1 milionë lekë më pak se kompanitë “ALKO”.

Kompania “DODA-R” do të paraqiste ankesën te ARRSH-ja se vlerësimi me pikë ishte i padrejtë, duke nënvizuar faktin se vlerësimi për ofertën më ekonomike zë peshën kryesore, si edhe kishte të njëjtën eksperiencë në realizimin e kontratave të tilla. Gjithsesi bie në sy fakti se ARRSH-ja, i ka kërkuar kësaj kompanie që të paraqitet pranë zyrave qendrore për ankesën, ndërkohë që mund të ishte bërë procesi në mënyrë elektronike për shkak të pandemisë. Ashtu si ARRSH-ja, edhe Komisioni i Prokurimit Publik ka refuzuar ankesën e kompanisë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Marrëveshjen Kuadër për mirëmbajtjen e e rrugëve të Rajonit Verior, Loti XIII: “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga “Peshkopi – Ura e Muhurit, Ura e Muhurit – Draj Reç (Kufi me Kukësin), Peshkopi- Ushtelence” me fond limit 112 milionë lekë. Ky tender është fituar nga bashkimi i kompanive “ALKO” me ofertë 109 milionë lekë, përsëri me ofertë më të lartë se kompania garuese, në këtë rast “SIRETA -2F” shpk.

Kjo e fundit ka paraqitur ankesë, por vendimi i Ergys Verdhos nuk është ndryshuar, duke i dhënë përsëri fonde publike kompanive të lidhura me Arbër Abazin, ku nuk mungojnë edhe fondet e akorduara nga Evis Berberi. Sipas kryetarit të Shoqatës së Gjeodetëve inxhinier Romeo Nazarko, tenderat e mirëmbajtjes kanë të njëjtën skemë si tenderat e tjetër të Autoritetit Rrugor Shqiptar. “Ne shohim plot rrugë në jug dhe në veri të Shqipërisë që nuk mirëmbahen. Por ky nuk është problemi më i madh pasi rreziku real janë rrugët që kanë defekte në projektim, tek të cilat shoferët e rinj rrezikojnë shumë. Po nuk folëm sot, nesër do të jetë tepër vonë për brezat që po vijnë”, tha për “Vetting” inxhinieri Nazarko.

Por a po mirëmbahen rrugët nga kompanitë “Alko”?
Një nga tenderat e mirëmbajtjes që ka shfaqur probleme me zbatimin është kontrata  për mirëmbajtjen e rrugëve të Rajonit Qendror, Cërrik – Shalës – Belsh – Vlashuk, Belsh – Fierzë – Kosovë e vogël. Nga verifikimet e “Vetting” rezulton se një pjesë e kësaj rruge nuk është mirëmbajtur duke shkelur rregullat e mirëmbajtjes. Në kontratën e nënshkruar mes ARRSH-së dhe kompanive “ALKO” kërkohet që të vendoset sinjalistika, të rehabilitohet rruga dhe të rregullohet pjesa e bimësisë që devijon në rrugë.

Por kjo rrugë, e cila ka lëvizje është lënë në harresë, duke ngritur pikëpyetje për sigurinë.

Alko Impex, falsifikues dokumentesh
ALKO është eleminuar në disa tendera sepse ka falsifikuar dokumentet për të fituar garën, por në disa raste ka arritur të fitojë tenderat, duke mos plotësuar kushtin për xhiron vjetore. Ka qenë tenderi për “Ndërtim trotuari përgjatë rrugës nacionale (ndriçim, gjelbërim” Prrenjas i organizuar nga Bashkia e Prrenjasit në vitin 2017, ku sipas dokumenteve të siguruara nga “Vetting”, kompania “Alko Impex General Construction” ka paraqitur dokumente të falsifikuara për punime të ngjashme.

Konkretisht, kjo kompani, e cila e ka bazën në Kosovë dhe ka si aksioner Imer Ademin dhe administrator Arbër Abazin, ka paraqitur si shembull i një pune të ngjashme për tenderin që garonte, kontratën me Ministrinë e Infrastrukturës në Kosovë me vlerë 3.5 milionë euro. Por Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka komunikuar me Ministrinë e Infrastrukturës në Kosovë, ku ka zbuluar se kontrata e lidhur nga kompania ishte me vlerë 153 mijë euro, gjë e cila e skualifikon automatikisht konmpaninë.

Por çfarë ka ndodhur?
Asnjë masë nuk është marrë ndaj kompanisë, e cila nuk e ka herën e parë që ka fallsifikuar dokumentet për të garuar dhe për të fituar tenderat publikë. Nga të dhënat zyrtare rezulton se kompanitë “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” dhe “ALKO-IMPEX General Construction”, në shumicën e rasteve kanë dalë të fituara nga ankesat te Komisioni i Prokurimit Publik, nën drejtimin e Jonaid Myzyrit. Por teksa Evis Berberi ndodhet në burg për akuzat me tenderat dhe pastrim parash, para disa ditësh është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për korrupsion edhe kreu i KPP-së Jonaid Myzyri për një nga tenderat e ARRSH-së duke u pezulluar nga detyra.

Disa nga bashkëpunëtorët më të afërt të Ballukut janë arrestuar ose janë nën hetim nga SPAK, por shkeljet e kësaj kompanie dhe favorizimet nga zv/kryeministrja Balluku qëndrojnë larg shqetësimeve të Drejtësisë, ku mos të harrojmë se dita ditës këto kompani fuqizohen ekonomikisht në dëm të konkurrencës.

“Vetting” ka bërë një kërkesë për informacion në Prokurorinë e Posacme përsa i përket ecurisë së hetimeve për denoncimin ndaj Ballukut nga gazetari i ndjerë Kastriot Myftaraj. Në kthim-përgjigje për “Vetting”, SPAK ka zbuluar se në 10 nëntor 2021 ka regjistruar kallëzimin penal nr. 303, për veprën penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal nga shtetasi Kastriot Myftaraj ndaj shtetases Belinda Balluku. Por sipas të dhënave mediatike, i ndjeri Myftaraj është paraqitur në SPAK në 3 nëntor 2021, ndërkohë ka një javë diferencë midis padisë dhe regjistrimit të saj në regjistrin e SPAK-ut.
Prokuroria e Posaçme do të zbulonte se po në të njëjtën datë, më 10 nëntor 2021, i ndjeri Myftaraj ka paraqitur një kërkesë për t’u tërhequr nga kallëzimi i tij ndaj ministres Balluku. Në përgjigje SPAK deklaron se pavarësisht tërheqjes nga kallëzimit të Kastriot Myftaraj, ka vazhduar me verifikimet. Por ajo që ka shtuar dyshimet dhe misterin me këtë rast është fakti se brenda 4 ditësh në kohë rekord SPAK ka sqaruar çdo gjë, pasi sipas Prokurorisë së Posaçme janë kryer verifikimet e kallëzimit nga Myftaraj duke vendosur mosfillimin e procedimit penal më 15 nëntor 2021 pasi pretendimet e të ndjerit nuk kishin elementë penalë të falsifikimit. Në mbyllje të letrës, Prokuroria e Posaçme shton se vendimi i është njoftuar menjëherë kallëzuesit, ku rezulton se Myftaraj nuk ka ushtruar ankim në Gjykatë.

Sipas avokatit Llangozi, Prokuroria e Posaçme duhet të ecë me hetimet pasi vonesat ngrenë shumë pikëpyetje. “Ne kemi rastin e ish-zv/kryeministrit Ahmetajt, dosja flinte në Prokurori dhe vetëm pasi u bë publike në media pati zhvillime. Mendoj se SPAK-u duhet të jetë më funksional me hetimet pasi vonesat e gjata nuk japin drejtësi në masën e duhur”, tha avokati Llangozi.

“Vetting” i ka bërë një kërkesë për informacion Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave që në muajin shkurt 2025. Prej 5 muajsh, institucioni që drejtohet nga Evgjeni Bashari ruan me fanatizëm dosjet e drejtorave dhe zv/ministrave të Ballukut, duke penguar verifikimin e fakteve që ekspozojnë konfliktet e interesit dhe indiciet për korrupsion.

Mjegullaja rreth hetimeve ndaj Ballukut dhe standardi i këtyre hetimeve ndaj bashkëpunëtorëve të numrit dy të qeverisë shqiptare ngrenë pikëpyetje për vetë procesin. E gjithë garda e Ballukut goditet dalëngadalë, duke i trajtuar rastet si korrupsion individual ndërkohë që raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Agjencisë së Prokurimeve Publike dhe provat që ka sjellë “Vetting” tregojnë se përfituesit më të mëdhenj janë kompanitë Alko Impex dhe kompanitë e familjarëve të kabinetit të Ballukut, si Drejtori i Kabinetit në zv/kryeministri Ermal Nufi.

 

The post Si i përvetësoi “Alko Impex” fondet e mirëmbajtjes së rrugëve? Emri i Ballukut në skemë appeared first on Sot News | Lajme.

Pse Rama u kujtua tani për Thethin? Ina Zhupa zbulon kulisat: Në lojë disa investitorë strategjikë, e duan…

10 July 2025 at 22:34

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e ftuar në  një studio televiziv, komentoi atë që po ndodh në Theth këto ditë.

“E para është arroganca e një pushteti në mandatin e katërt, që nuk i intereson asgjë. Nuk i intereson imazhi i Shqipërisë, nuk i intereson jeta e qytetarëve dhe nuk i intereson zbatimi i ligjit. Kjo ndodh sepse nuk e var fatin politik te qytetarët”, tha fillimisht Zhupa.

“E dyta, nga bindja që kam dhe informacionet që kam, në Theth po luhet me disa investitorë strategjikë, të cilët e duan zonën të boshatisur”, theksoi më tej deputetja demokrate.

Sipas saj, këta investitorë janë “me shumë mundësi austriakë”.

“Se cilët janë do t’i shikojmë në ditët në vijim. Asnjë lëvizje e Edi Ramës nuk është lëvizje për interes qytetar, por gjithmonë janë lëvizje që kanë mbrapa një interes klientelist. Mund të jetë lobim ndërkombëtar, mund të jenë para “cash”, mund të jenë interesa të lidhura me familjarë të tij, por asnjëherë nuk bën lëvizje për interes të qytetarit”, u shpreh Ina Zhupa.

The post Pse Rama u kujtua tani për Thethin? Ina Zhupa zbulon kulisat: Në lojë disa investitorë strategjikë, e duan… appeared first on Sot News | Lajme.

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

10 July 2025 at 22:13

Avokati dhe ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, shpjegoi në  një emision televiziv nëse Erion Veliaj mund të shkarkohet nga detyra, pasi mbeti në qeli.

Ai tha se Veliaj mund të shkarkohet sipas tre skenarëve dhe më i mundshmi është propozimi i Këshillit Bashkiak, që qeveria ta shkarkojë, pasi nuk është paraqitur në punë për të paktën tre muaj, siç e parashikon ligji.

“Duhet të ndajmë procesin penal ndaj Veliajt dhe masën e sigurimit me çështjen e shkarkimit nga Këshilli i Ministrave. Kushtetuta dhe ligji parashikon mbarimin e mandatit, midis të tjerave, të  shkarkimit. Parashikohen tre raste të shkarkimit. Kur kryetari shkel ligjin ose Kushtetutën. Rasti dy, kur dënohen me vendim të formës së prerë. Rasti i tretë kur nuk paraqitet në punë më shumë se tre muaj dhe me kërkesë të Këshillit Bashkiak. Pra ka dy raste për Veliajn, shkelja e rëndë e ligjit dhe Kushtetutës dhe shkarkimi.

Shkarkimi mund të bëhet nga Këshilli Ministrave, nëse vlerëson që Veliaj, pavarësisht çështjes penale, ka kryer shkelje të rënda të ligjit ose Kushtetues. Ligji ua ka lënë dy institucioneve, Këshillit të Ministrave dhe Këshillit të Bashkisë, që nëse kryetari nuk paraqitet në punë 3 muaj, të bëjë kërkesë Këshillit të Ministrave për shkarkim.

Nëse në rastin e parë është në vlerësimin e Këshillit të Ministrave, rasti i dytë them se janë kushtet, pasi Veliaj nuk është praqitur në punë. Ligji nuk thotë nëse është mungesë e arsyeshme ose jo. Nëse nuk paraqitet në punë 90 ditë, ai duhet të shkarkohet.

Më lejoni të sjell rastin e shkarkimit të kryetarit të bashkisë Vaut të Dejës. Ai u shkarkua menjëherë, të nesërmen e kallëzimit, pasi e kallëzoi policia. Përmenda rastin e zotit Zef Hila, pasi ka ngjashmëri. Këshilli Ministrave nisi procedurë administrative. GJK thotë se procedura administrative është e veçantë nga procedura penale, pra mund të nisë.

Diskutimi është, a e ka shkelur ligjin Veliaj? Nëse po, a duhet Këshilli i Ministrave të iniciojë procedurë administrative? Nëse nuk e ka shkelur, duhet të presim përfundimin e procedimit penal.

Pra ligji të referon te pika e tretë, mosparaqitja në punë. Sa kohë çështja vazhdon, mendoj se jemi në kushtet e pikës tre, por edhe pikës një”-tha Muçi.

The post A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi appeared first on Sot News | Lajme.

Dorëheqja e drejtorëve nëpër bashki/ Gazetari bën deklaratën e fortë: Ja çfarë po paralajmëron Rama

10 July 2025 at 21:41

Në një emision televiziv komentoi dorëheqjet dhe shkarkimet e drejtorëve në disa bashki të vendit.

Ai theksoi se shumë nga këta drejtorë janë në pozita që nga koha kur PS ishte në opozitë dhe janë “kalcifikuar” në poste të ndryshme. Hitaj sugjeroi se kryeministri Edi Rama ndoshta po paralajmëron bashkëqeverisje lokale, edhe me përfshirjen e figurave nga e djathta në zona si Durrësi dhe Vlora.

Ai gjithashtu mohoi se drejtuesit e larguar janë përfaqësues të grupeve kriminale, duke vlerësuar se nëse do të ishin të tilla, Rama nuk do të kishte mundësi t’i largonte.

Arbër Hitaj: Një pjesë janë drejtorë, që nga koha kur PS ka qenë në opozitë, sepse Vlora dhe Durrësi kanë qenë bastione të së majtës. Drejtorët mund të kenë kohë në ato poste dhe janë kalcifikuar në këto pozicione. Kryetarët e bashkisë janë të rinj relativisht, edhe në Vlorë, edhe në Durrës, edhe në Fier. Rama iu ka bërë një “nder” kryetarëve të bashkive. Ka zgjedhur këtë mënyrë, që t’ju hiqte barrën e rivaliteteve brenda partisë.

 

 

Ndoshta Edi Rama po paralajmëron një bashkëqeverisje lokale, sepse shumë të djathtë kanë kaluar majtas së fundmi. Mund të jetë bashkëqeverisje lokale edhe në Durrës. Durrësi vjet kishte problem serioz me plehrat, edhe Vlora ka pasur probleme me djegien e landfillit. Nuk besoj se ata drejtorë janë përfaqësues të bandave, se të ishin, Rama nuk i hiqte dot.

 

 

The post Dorëheqja e drejtorëve nëpër bashki/ Gazetari bën deklaratën e fortë: Ja çfarë po paralajmëron Rama appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident i rëndë në vend/ Motorri me targa të huaja përplaset me biçikletën, dy drejtuesit përfundojnë në spital

10 July 2025 at 20:53

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në zonën e njohur si “NShG-ja”.

Një motor me targa të huaja, i drejtuar nga 32-vjeçari Agim Serani.

ani, është përplasur me një biçikletë, që drejtohej nga shtetasi Afrim Likaj, 54 vjeç.

Përplasja mes mjetit motorik dhe biçikletës ka shkaktuar lëndime për të dy drejtuesit, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit.

Fatmirësisht, burime zyrtare bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit.

The post Aksident i rëndë në vend/ Motorri me targa të huaja përplaset me biçikletën, dy drejtuesit përfundojnë në spital appeared first on Sot News | Lajme.

“Zyrtarët justifikojnë zaptimet me vendim të Ramës”, Karamuço ngre alarmin:Duhet të shkojnë në burg, kanë marrë lekët..

10 July 2025 at 20:46

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se përgjime ambientale diktuan paligjshmërinë, në lidhje me zaptimin e hapësirës publike nga biznese private.

Në  një emision televiziv, Karamuço u shpreh se persona përgjegjës për territorin, u thonin pronarëve të bizneseve se gjërat do të rregullohen me vonë.

Karamuço shtoi se personat që kanë marrë ryshfet duhet të shkojnë në burg.

“Ka përgjime ambientale gjatë këtyre 72 orëve, ku persona përgjegjës me autoritet shtetëror që duhet ta kishin kontrolluar me kohë këtë territor, u justifikohen këtyre operatorëve të paligjshëm, me faktin që tani kjo është vendimmarrje e kryeministrit, do na e bëni hallall, por do rregullohet më vonë. Pastaj, këta persona i gjen në shpurën e ministrave që shkojnë në disa prej qyteteve dhe evidentojnë zonat, dhe janë të zverdhur, kanë marrë lekët. Ne kemi masën e parë, ndaj biznesit të paligjshëm, por duhet të heqim shpurën mbrapa që kanë dy paga, një në shtet dhe një në privat. Disa prej tyre duhet të shkojnë në burg. Ne duhet t’i heqim nga administrata zgjedhore. Duke i pasur si numërues, deputetët i promovojnë. Nëse shmanget, është një nga gjërat, që politika dhe vendimmarrja bëhet më e qëndrueshme. Nuk duhet të bëjmë fushata. Këta pronarët e lokaleve të shohin në sy, a e keni seriozisht? Ai shkon e prish në drekë dhe në darkë me pronarin, shohin se si do e bëjnë. Kjo duhet të përfundojë një herë e mirë.”, theksoi ai.

 

 

 

The post “Zyrtarët justifikojnë zaptimet me vendim të Ramës”, Karamuço ngre alarmin:Duhet të shkojnë në burg, kanë marrë lekët.. appeared first on Sot News | Lajme.

Dorëheqje masive në Vlorë, shpallen 12 vende të lira drejtuesish

10 July 2025 at 20:37

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, ka publikuar në rrjetet sociale dhe në faqen zyrtare të institucionit listën e vendeve vakante për pozicionet drejtuese brenda bashkisë. Ky veprim shënon fazën e parë të dorëheqjeve të drejtuesve aktualë, një proces që sipas burimeve zyrtare pritet të përfundojë plotësisht deri më 15 korrik.

Sipas një burimi nga brenda institucionit, dorëheqjet po realizohen me faza të njëpasnjëshme për të shmangur një kolaps funksional në aktivitetin e përditshëm të bashkisë. Qëllimi është garantimi i vazhdimësisë së shërbimeve dhe organizimi efikas i procesit të zëvendësimeve.

Të gjithë të interesuarit, të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, brenda afateve të përcaktuara, në çdo shpallje, për pozicionet si më poshtë:
• Drejtor në Drejtorinë e Projekteve të Huaja, Integrimit Europian dhe Diasporës
• Drejtor në Drejtorinë e Auditimit të Brendshëm
• Drejtor në Drejtorinë e Protokoll-Arkivës
• Kryeinspektor në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit
• Drejtor në Policinë Bashkiake
• Drejtor në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike
• Drejtor në Ndërmarrjen e Gjelbërimit
• Drejtor në Ndërmarrjen e Pastrimit
• Drejtor në Drejtorinë e Mbrojtjes Civile)
• Drejtor në Qendrën Kulturore të Fëmijëve
• Drejtor në Shtëpinë e Foshnjes
• Drejtor në Teatrin “Petro Marko”

 

The post Dorëheqje masive në Vlorë, shpallen 12 vende të lira drejtuesish appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌