Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Procesi në Hagë, farsë e ndyrë juridike,” avokati Beqiri: Krerët e UÇK-së po gjykohen mbi bazën e shpifjes

16 July 2025 at 23:45

TIRANË- Haga nuk i hap rrugë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Trupi gjykues i Gjykatës Speciale e rrëzoi parashtrimin e përbashkët të mbrojtjes së Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit për t’i hequr nga aktakuza të gjitha ngjarjet që sipas mbrojtjes nuk kane ndodhur gjate periudhës së konfliktit të armatosur.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, tha se heqja e periudhës para fundit të majit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999 do ta fragmentonte rastin.

12 qershori ka qenë afati i fundit kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi kanë mundur të dorëzojnë mocionin për rrëzimin e akuzave.

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së e ka konsideruar rastin e prokurorisë të dobët si dhe ka deklaruar se presin rezultat pozitiv në fund të këtij procesi gjyqësor, edhe pse diçka e tillë nuk ndodhi.

Avokati i njohur, Idajet Beqiri, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News u shpreh se gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka motive të pastra politike dhe se nuk ka asnjë provë që i bën ata përgjegjës për krime lufte.

Sipas tij, ish-krerët e UÇK-së po gjykohen mbi shpifje dhe intriga, që janë fabrikuar nga shërbimi sekret serb.

“Është një gjyq për motive politike. Ata bënë një luftë të drejtë dhe luftuan për çlirimin e Kosovës dhe ia arritën. Ata që ndihmuan shumë dhe ishin fakte nga më të rëndësishmet, sepse ishin pushkët e UÇK, që e çuan NATO të futej në Kosovë dhe ta çlironte atë.

Futja e NATO ishte rrjedhojë e UÇK-së. Vendimi i sotëm jo vetëm është një farsë, por është një farsë e ndyrë juridike. Kanë dalë prova dhe fakte që kanë rrëzuar akuzat. Ata po gjykohen mbi shpifjen dhe intrigat e shërbimit serb. Ata [serbët] duan të shfajësohen duke pretenduar se ato janë viktimat dhe jo agresorët”, theksoi ai.

Avokati u shpreh se qëndrimin i kryeministrit Albin Kurti ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i dyshimtë.

Sipas tij, kjo qeveri duhet të bënte gjithçka për të liruar njerëzit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse nuk ka asnjë provë që i bën ata fajtorë për krime lufte.

“Qeveria Kurti, sa i përket qëndrimit që po mban me krerët e UÇK dhe luftën, po mban qëndrim të dyshimtë dhe nuk i ka hije”, tha ai. /abcnews.al

OVL-UÇK: Vendimi i Speciales, zhgënjyes dhe shqetësues për drejtësinë

PRISHTINË, 16 korrik/ATSH/ Organizata e Veteranëve të Luftës ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë për të refuzuar mocionin për rrëzimin e një pjese të aktakuzës në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“OVL, SHIL, dhe SHFD kanë ndjekur me vëmendje rrëzimin e mocionit të paraqitur nga mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara. Ky vendim është zhgënjyes dhe ngjall shqetësime serioze për drejtësinë dhe paanshmërinë që kjo gjykatë pretendon ta përfaqësojë”, thuhet në reagim.

Sipas OVL-UÇK rrëzimi i mocionit është mesazh negativ për drejtësinë.

Përmes një postimi në Facebook, Organizata e Veteranëve të Luftës ka bërë thirrje për opinionin publik dhe komunitetin ndërkombëtar që të mos bien pre e narratives së shtrembëruar.

“I bëjmë thirrje opinionit publik dhe komunitetit ndërkombëtar që të mos bien pre e një narrative të shtrembëruar. Kjo gjykatë po rrezikon të shndërrohet në mjet për rishkrim të historisë, e jo në garanci të drejtësisë. Në emër të të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës, do të qëndrojmë gjithmonë në mbrojtje të së vërtetës dhe të drejtave të bashkëluftëtarëve tanë”, thuhet ndër të tjerash në reagim.

Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

/Kosovapress/

The post OVL-UÇK: Vendimi i Speciales, zhgënjyes dhe shqetësues për drejtësinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

By: Ela
16 July 2025 at 11:35

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë refuzuar plotësisht mocionin e mbrojtjes që kërkonte heqjen e disa fakteve materiale nga aktakuzave ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Mocioni kishte për qëllim të sfidonte përfshirjen e ngjarjeve që kanë ndodhur para majit të vitit 1998 […]

The post Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së appeared first on BoldNews.al.

Trupi gjykues në Hagë rrëzon mocionin e mbrojtjes së ish-eprorëve të UÇK-së

PRISHTINË, 16 korrik/ATSH/ Gjykata Speciale në Hagë ka rrëzuar mocionin e mbrojtjes së ish-eprorëve të UÇK-së, dhe i ka lënë në fuqi të gjitha akuzat.

Avokatët kishin kërkuar rrëzimin e akuzave që lidhen me periudhën e aktakuzës.

“Trupi gjykues nuk është bindur që ai ka autoritet sipas rregullës 130 për të rrëzuar pjesë të akuzave ose fakteve materiale që formojnë pjesë të aktakuzës nëse për shkaqe kohe ose për shkaqe tjera. Mbi këtë bazë, trupi gjykues rrëzon mocionin e mbrojtjes sipas rregullës 130 në tërësinë e vet”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, të mërkurën më 16 korrik.

Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Zyra e Prokurorit të Specializuar i ngarkon Thaçin dhe të tjerët me akuza për krime të pretenduara të luftës. Ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Gjykimi ndaj tyre nisi më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë. /KosovaPress/

The post Trupi gjykues në Hagë rrëzon mocionin e mbrojtjes së ish-eprorëve të UÇK-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot pritet vendimi për mocionin e mbrojtjes së Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

PRISHTINË, 16 korrik/ATSH/- Në Gjykatën Speciale në Hagë sot pritet të bëhet publik vendimi lidhur me mocionin e ekipeve mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së për të rrëzuar pjesë të caktuara të aktakuzës për krime të pretenduara të luftës.

Dymbëdhjetë qershori ka qenë afati i fundit kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi kanë mundur të dorëzojnë mocionin për rrëzimin e akuzave. Ndërkaq, Zyra e Prokurorit të Specializuar pati kohë të përgjigjet deri më 7 korrik.

Vendimi për mocionin pritet ta përcaktojë edhe rrjedhën e vazhdimit të këtij procesi gjyqësor.

Mbrojtja e ish-eprorëve të UÇK-së e ka konsideruar rastin e prokurorisë të dobët si dhe ka deklaruar se presin rezultat pozitiv në fund të këtij procesi gjyqësor.

Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Zyra e Prokurorit të Specializuar i ngarkon Thaçin dhe të tjerët me akuza për krime të pretenduara të luftës. Ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Gjykimi ndaj tyre nisi më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Specialja është kritikuar në vazhdimësi për redaktime të shumta dhe mbyllje për publikun.

Edhe Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj ka shprehur shqetësime rreth punës së Gjykatës Speciale. Qelaj ka ngritur dyshimet e tij nëse në Speciale po respektohen parimet e gjykimit të drejtë dhe të paanshëm./KosovaPres/

The post Sot pritet vendimi për mocionin e mbrojtjes së Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së në Hagë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës

PRISHTINË, 14 korrik/ATSH/ Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vendosi t’i ulë dënimin në 13 vjet burg Pjetër Shalës, i gjetur fajtor për krime lufte, të kryera në vitin 1999.

Paneli rrëzoi shumicën e pikave të ankesës së Shalës, por gjeti shkelje në aktgjykimin e Themelores.

Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u dënua me 18 vjet burg në korrik të vitit 2024, pasi u gjet fajtor për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme në Fabrikën e Metalit në Kukës – pjesa veriore e Shqipërisë.

Sipas aktakuzës, ai dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së morën pjesë në ndalimin dhe keqtrajtimin e të dyshuarve për bashkëpunim me Serbinë dhe të atyre që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.

Viktimat, sipas aktakuzës, ishin subjekt i dhunës fizike dhe psikologjike, përfshirë kërcënimet me vdekje, poshtërimet dhe ngacmimet.

Gjykata e urdhëroi Shalën të paguante edhe 208 mijë euro si kompensim për tetë viktima, ndërsa e shpalli të pafajshëm për veprën penale të trajtimit çnjerëzor.

Mbrojtja e tij e apeloi si aktgjykimin, ashtu edhe urdhrin për zhdëmtimin e viktimave.

Megjithatë, vendimi për këtë të fundit nuk do të përfshihet në aktgjykimin që do të jepet sot.

Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura ndryshe si Gjykata Speciale, punojnë me ligjet e Kosovës, por prokurorët dhe gjyqtarët e tyre janë ndërkombëtarë.

Gjykata u themelua në vitin 2015 për të hetuar ish-pjesëtarët e UÇK-së, të cilët dyshohet se kanë kryer krime lufte dhe krime të tjera nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Selia e Speciales u vendos në Hagë të Holandës, për shkak të shqetësimeve se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk është mjaftueshëm i pavarur për të hetuar krimet e luftës, si dhe për shkak të dyshimeve për kërcënimin e dëshmitarëve.

Deri më tani, Gjykata Speciale shpalli dy aktgjykime për krime lufte, ndaj Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës, dhe dy tjera për pengim të administrimit të drejtësisë, ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.

Aktualisht, është duke vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputetit Rexhep Selimi dhe dy ish-kryetarëve të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi – që të gjithë ish-pjesëtarë të UÇK-së – të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. /rel/

The post Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Apeli në Hagë shpall sot vendimin për Pjetër Shalën

14 July 2025 at 11:04

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpall sot aktgjykimin në rastin e Pjetër Shalës, i dënuar për krime lufte, të kryera në vitin 1999.

Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u dënua me 18 vjet burg në korrik të vitit 2024, pasi u gjet fajtor për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme në Fabrikën e Metalit në Kukës – pjesa veriore e Shqipërisë.

Sipas aktakuzës, ai dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së morën pjesë në ndalimin dhe keqtrajtimin e të dyshuarve për bashkëpunim me Serbinë dhe të atyre që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.

Viktimat, sipas aktakuzës, ishin subjekt i dhunës fizike dhe psikologjike, përfshirë kërcënimet me vdekje, poshtërimet dhe ngacmimet.

Gjykata e urdhëroi Shalën të paguante edhe 208 mijë euro si kompensim për tetë viktima, ndërsa e shpalli të pafajshëm për veprën penale të trajtimit çnjerëzor.

Mbrojtja e tij e apeloi si aktgjykimin, ashtu edhe urdhrin për zhdëmtimin e viktimave. Megjithatë, vendimi për këtë të fundit nuk do të përfshihet në aktgjykimin që do të jepet sot. Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura ndryshe si Gjykata Speciale, punojnë me ligjet e Kosovës, por prokurorët dhe gjyqtarët e tyre janë ndërkombëtarë.

Gjykata u themelua në vitin 2015 për të hetuar ish-pjesëtarët e UÇK-së, të cilët dyshohet se kanë kryer krime lufte dhe krime të tjera nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Selia e Speciales u vendos në Hagë të Holandës, për shkak të shqetësimeve se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk është mjaftueshëm i pavarur për të hetuar krimet e luftës, si dhe për shkak të dyshimeve për kërcënimin e dëshmitarëve.

Deri më tani, Gjykata Speciale shpalli dy aktgjykime për krime lufte, ndaj Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës, dhe dy tjera për pengim të administrimit të drejtësisë, ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.

Aktualisht, është duke vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputetit Rexhep Selimi dhe dy ish-kryetarëve të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi – që të gjithë ish-pjesëtarë të UÇK-së – të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

PD: Pse qeveria fsheh shpenzimet e fluturimeve të Ramës drejt Hagës?

By: Elva
12 July 2025 at 11:28

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka ngritur shqetësime mbi mungesën e transparencës për shpenzimet e kryeministrit Edi Rama gjatë udhëtimeve të tij zyrtare. Sipas Vangjelit, fluturimi i fundit i Ramës drejt Hagës, ku mori pjesë në samitin e NATO-s, u realizua me një avion charter VIP të markës Gulfstream G IVSP, i […]

The post PD: Pse qeveria fsheh shpenzimet e fluturimeve të Ramës drejt Hagës? appeared first on BoldNews.al.

Djali i Kadri Veselit reagon ndaj deklaratës së Kurtit

3 July 2025 at 18:38

Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe njërit prej liderëve historikë të UÇK-së, Kadri Veselit, Klestori Veseli, i është përgjigjur kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Kurti në një emision televiziv tha se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) “ka disa kryetarë dhe disa prej tyre marrin instruksione nga Haga”.

Klestori e cilësoi këtë deklaratë si të pavend dhe aspak dinjitoze, duke thënë se ajo rëndon gjendjen emocionale të familjes së tij dhe të bashkëluftëtarëve të babait të tij, të cilët tash e disa vite po përballen me sfida të mëdha.

“Për familjen tonë dhe familjet e bashkëluftëtarëve të babait, që po ballafaqohemi me sfida jo të lehta tash e disa vite, deklaratat e tilla jo vetëm që na rëndojnë gjendjen neve, por nuk i bëjnë nder as vetë kryeministrit në detyrë”, shkroi ai në Instagram.

Ai shtoi se kryetari i PDK-së është Memli Krasniqi dhe se Kurti e çdo aktor tjetër politik nuk duhet të shmangin debatin politik konstruktiv.

“Kurti e kushdo tjetër në skenën politike, nuk kanë pse t’i frikësohen debateve konstruktive politike”, u shpreh ai.

Ndaj deklaratës së Kurtit, gjatë ditës së enjte ka pasur reagime./Telegrafi/

The post Djali i Kadri Veselit reagon ndaj deklaratës së Kurtit appeared first on Telegrafi.

Gazetari shqiptar në Rusi: Samiti i Hagës u prit vakët në Moskë, çfarë mendon Putini

By: Besnik
27 June 2025 at 21:29

Gazetari shqiptar në Rusi, Misha Pumo, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë për Balkan Talks në Euronews Albania, ku komentoi se si u prit në Moskë samiti i NATO-s në Hagë dhe reagimet lidhur me të.

Sipas gazetarit Pumo, samiti i Hagës u prit në një mënyrë të qetë dhe të vakët nga Rusia, por u evidentua fakti që në këtë samit nuk iu dha shumë hapësirë Ukrainës, duke e lënë të veçuar.

Gazetari tha se ka premia pozitive për vazhdimin e bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe për këtë ishte treguar i gatshëm edhe presidenti Putin.

“Rezultatet e samitit u pritën vakët ose qetë, ku reagimi ishte i tillë që për Rusinë pak rëndësi ka nëse u vendos kuota 5 përqind ose jo, dhe Putini tha se Rusia nuk shqetësohet as frikësohet nga kjo gjë. E priti qetësisht pa krijuar polemika. Mediat këtu në Rusi kanë vënë në dukje një stepje ose kalim menjëanë të temës së Ukrainës. U vu re që Zelensky u ftua vetëm në një darkë dhe nuk ishte në mbledhjen e punës të këtij samiti. Ndoshta kjo është nga trysnia që ka bërë Trumpi për pjesëmarrësit e këtij samiti. Mediat ruse nuk lanë jashtë vëmendjes fotografinë ku Trumpi dhe Zelensky u vunë në cepë nga njëri-tjetri që mos të kishin kontakt të afërt, duke theksuar se kjo tregon se edhe Evropa është lodhur nga kjo luftë mes Rusisë dhe Ukrainës. Putin ka deklaruar se është gati për të vazhduar bisedimet e paqes. Zëdhënësi i tij ka deklaruar se sa të bëhet shkëmbimi i fundit i robërve të luftës, jemi gati të vazhdojmë bisedimet dhe ka të ngjarë që vendi pritës i këtyre bisedimeve të jetë përsëri Turqia,” tha zoti Pumo.

Gazetari Misha Pumo solli dhe një lajm të fundit nga terreni i luftimeve, ku tha se ushtria ruse ka marrë një zonë të pasur me litium në Ukrainë, zonë që mban emrin e njohur Shevçenko.

“Merz deklaroi se ndihma ndaj Ukrainës është në limite, ndërsa Macron bëri thirrje për dialog me Rusinë, por po shihet se deklaratat janë që duhet të shfrytëzohet mundësia për paqe. Përparimi i forcave ruse vazhdon të jetë i ngadalshëm por më i shpejtë se në muajt e mëparshëm. Një lajm i ri është se forcat ruse kanë marrë kontrollin e një qendre banimi me emrin Shevçenko. Kjo zonë është një nga më të mëdhatë e pasur me litium dhe dyta në Ukrainë,” tha gazetari Pumo.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gazetari shqiptar në Rusi: Samiti i Hagës u prit vakët në Moskë, çfarë mendon Putini appeared first on Euronews Albania.

“Thirreni Baba”/ Darka e familjes mbretërore holandeze që ndryshoi sjelljen e Trump

By: user 4
27 June 2025 at 14:04

Presidenti u prit me nderime mbretërore nga mbreti dhe mbretëresha e Holandës dhe nga Mark Rutte, sekretari i përgjithshëm i aleancës, i quajtur edhe ‘përshpëritësi i Trump-it’

Bruno Waterfield / The Times

Nuk kishte dyshim: mbijetesa e aleancës 75-vjeçare ishte në rrezik. Por me Iranin që qëllonte me raketa mbi bazat amerikane dhe Evropën sërish të përçarë për shpenzimet e mbrojtjes, a do të paraqitej presidenti i Shteteve të Bashkuara?

Por në fund të javës, në NATO po e quanin Donald Trump-in “baba”.
Përfundimi i një samiti që shumëkush kishte frikë se do të përfundonte me përplasje dhe fyerje, në fakt solli lehtësim për udhëheqësit evropianë. “Nuk doli jashtë kontrollit,” tha Dick Schoof, kryeministri i Holandës, duke përshkruar një “përzierje lehtësimi dhe gëzimi”.

Një diplomat shkoi edhe më tej: “Ia dolëm të kalonim nëpër një fushë me mina. Kishte aq shumë që mund të shkonte keq, duke filluar me faktin nëse do të vinte apo jo. Nuk pati përplasje, marrëveshja u arrit dhe atmosfera ishte e mirë – edhe pse ndoshta paksa e ekzagjeruar për shijet më të ndjeshme.”

Temat e ndarjes ishin të shumta – sidomos ngurrimi i Evropës për të mbështetur bombardimet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit, veprime që presidenti francez Macron dhe të tjerë i cilësuan si të paligjshme. Pastaj kishte edhe çështje më afër shtëpisë: spanjollët, nën udhëheqjen e kryeministrit të dobësuar Pedro Sánchez, po ngulmonin për të mos rritur shpenzimet për mbrojtjen. Një deklaratë përfundimtare e samitit, me një gjest të qartë ndaj Uashingtonit, pohonte se anëtarët më në fund do të angazhoheshin të shpenzonin 5% të PBB-së për mbrojtjen – një kërkesë e hershme e Trump-it.

Sánchez, i tronditur nga një skandal korrupsioni në vend dhe vazhdimisht në titujt e mediave për arsye negative, dukej i vendosur të tregonte sovranitetin spanjoll duke i rezistuar Trump-it. Mund të dukej mirë për opinionin publik spanjoll, por për NATO-n ishte problematike.

Ankthi u shtua ndërkohë që armëpushimi në Lindjen e Mesme rrezikonte të shpërbëhej. Pastaj ndodhi edhe një rrjedhje informacioni kur një kanal televiziv raportoi se Trump do të qëndronte gjatë natës si mysafir i mbretit holandez. Nuk ishte si skandali i Watergate-it, por çdo siklet duhej shmangur. “A do të vijë? Derisa ta shoh në tapetin e kuq, nuk e besoj,” tha një zyrtar. “Jam vërtet i tmerruar.”

Mark Rutte, sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe shpesh i quajtur “fluisteraar” apo “përshpëritësi i Trump-it”, nuk po linte asgjë në dorë të rastësisë. “Urime dhe faleminderit për veprimin tuaj vendimtar në Iran,” i shkroi Trump-it para se ky të hipte në Air Force One. “Tani po fluturoni drejt një tjetër suksesi të madh në Hagë,” shtoi ai, ndërkohë që vetë po përballej me kritika për faktin se praktikisht po i jepte mbështetjen e NATO-s veprimeve të Trump-it në Lindjen e Mesme. Mesazhi përfundonte me një premtim: “Evropa do të paguajë SHUMË, ashtu siç duhet, dhe ky do të jetë suksesi juaj!”

Trump po vinte, por ishte në humor të keq. “Ata nuk dinë çfarë dreqin po bëjnë,” tha ai për Izraelin dhe Iranin kur u nis nga Shtëpia e Bardhë për në Hagë. Dhe u bë edhe më keq: gjatë fluturimit transatlantik, ai vuri në dyshim nëse SHBA do të ndërhynte automatikisht për të ndihmuar aleatët evropianë si Spanja, në kuadër të nenit 5 të NATO-s për mbrojtjen e ndërsjellë. “Varet nga përkufizimi juaj,” tha ai.

Por holandezët, ashtu si kombet e tjera që ende kanë familje mbretërore, kishin një “armë sekrete”. Pas zbritjes nga avioni presidencial me kapele të bardhë “MAGA”, Trump u dërgua menjëherë për t’u pritur me ceremoni të plota nga mbreti Willem-Alexander. Në sallën e portokalltë të pallatit Huis ten Bosch u shtrua një darkë me ton të pjekur, mish viçi dhe tortë çokollate.

Trump u ul mes mbretit dhe Giorgia Meloni-t, kryeministres italiane populiste dhe një nga të paktat admiruese evropiane të presidentit. Ai po e shijonte momentin. Kishte një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit për të festuar. “Kisha një pamje të mirë,” tha Schoof. “Presidenti ishte shumë i gjallë në bisedë, atmosfera ishte e çlirët.”

Një atmosferë edhe më e qetë e priste Trump-in aty ku do kalonte natën.
Ai kishte marrë një ftesë të paprecedentë nga çifti mbretëror holandez për të kaluar natën në pallatin e tyre të shekullit të 17-të, të vendosur mes pyjeve të gjelbërta në Hagë.
Të nesërmen në mëngjes, Trump pati mëngjes me mbretin Willem-Alexander dhe mbretëreshën Maxima, të cilët i përshkroi si “njerëz të bukur dhe spektakolarë”. I ftuar të fliste me superlativa për Trump-in, mbreti holandez u përgjigj shkurt: “Çfarë ndodh në pallat, mbetet në pallat.”

Pastaj erdhi momenti që për shumë njerëz do të përkufizonte vizitën e Trump-it në Holandë. Duke folur krah për krah me Rutte-n, Trump po diskutonte se si fuqitë e Lindjes së Mesme po silleshin “si dy fëmijë në oborrin e shkollës”. “Babi ndonjëherë duhet të përdorë gjuhë të ashpër,” ndërhyri Rutte, duke iu referuar përdorimit të fjalës “fuck” nga Trump më parë. Trump u entuziazmua dhe kamerat e filmuan sekretarin amerikan të shtetit Marco Rubio duke tundur kokën me mosbesim dhe duke qeshur.

Paprítur, Trump u bë shumë i gjallë dhe atmosfera u përmirësua. Sánchez hoqi dorë nga kundërshtimet dhe vendosi të mos përmendë objektivat e shpenzimeve, por të flasë për kontributin e rëndësishëm ushtarak të Spanjës në aleancë, duke premtuar përmbushjen e objektivave operacionale. Shumë udhëheqës, përfshirë edhe Sir Keir Starmer, theksuan blerjet ushtarake nga SHBA, si avionët luftarakë F-35 dhe sistemet mbrojtëse Patriot.

Rutte, megjithatë, do të përballej me kritika për qasjen e tij nënshtruese ndaj Trump-it. Ai pranoi se komenti i tij ishte “pak çështje shijeje”. Por presidenti nuk kishte ndonjë ankesë. “Ai më pëlqen,” tha Trump për holandezin. “Dhe nëse nuk më pëlqen, do kthehem dhe do e godas fort. Ai e tha me shumë dashuri. Ti je babi im.” Për shumë njerëz që punonin pas skenës, kjo ishte tepër. “Na thanë që Rutte ishte një ‘përshpëritës i Trump-it’, por kjo është e pahijshme,” tha një diplomat.

Schoof, si organizator i samitit, e përshkroi mbledhjen e NATO-s si “historike”, por ishte më pak i sigurt se si historia do ta gjykojë këtë lavdërim të tepruar. “Nuk e di,” pranoi ai. “Për ne, samiti duhej të ishte i suksesshëm. Bën gjithçka për t’i qetësuar udhëheqësit. Disa më shumë se të tjerët.”

Nuk ishte vetëm fakti që evropianët po paguanin më shumë që e gëzonte Trump-in. Edhe nofka e re e gëzonte. Shtëpia e Bardhë publikoi një video ku presidenti përshëndet liderët e ndryshëm të aleancës, e shoqëruar me një këngë të Usher-it, ku ai këndon: “so all my ladies, say, ‘Hey, hey, hey, daddy’.”

Pas këngës, doli në shitje edhe “TRUMP DADDY shirt” zyrtar – një bluzë që shitet nga Komiteti Kombëtar i Trump-it, një mjet për mbledhjen e fondeve, ku 77% e të ardhurave shkojnë për fushatën “Never Surrender” të Trump-it, që përdoret për shpenzime ligjore, konsulenca, udhëtime, staf dhe për mbështetjen e kandidatëve.
Me një donacion minimal prej 35 dollarësh, mund të blesh një bluzë portokalli me fytyrën e Trump-it dhe fjalën e vetme “DADDY” me shkronja të mëdha të zeza. Ngjyra e bluzës ndoshta është zgjedhur për të nderuar vendin e origjinës së Rutte-s.

“Kur Biden ishte president, na TALLNIN në skenën botërore,” shkroi Trump në një email për mbështetësit. “Por falë presidentit tuaj të preferuar (MUA!) na respektojnë sërish. Pak më parë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, më quajti DADDY në skenën botërore. Sa bukur! Kështu që për një kohë të kufizuar, dua që JU të keni bluzën zyrtare TRUMP DADDY!”

The post “Thirreni Baba”/ Darka e familjes mbretërore holandeze që ndryshoi sjelljen e Trump appeared first on Lapsi.al.

Rama me avion të ri drejt Hagës, pagesa disa dhjetëra mijëra dollarë (VIDEO)

By: user 4
26 June 2025 at 15:18

Pamjet e Edi Ramës që zbret nga një avion “TC EMR” në aeroportin Schiphol në Hagë, të publikuara nga dosja.al dëshmojnë për një udhëtim luksi me një model Gulfstream G IVSP VIP, ku çdo orë përkthehet në shifra të konsiderueshme parash për ekonominë e një familjeje të zakonshme në Shqipëri.

Qiraja e këtij avioni – që varion prej $6,500 deri në $7,500 për një orë – përfshin gjithçka: ekuipazhin, karburantin, catering VIP dhe ndonjë shërbim ekstra si de-icing ose transfer privat. Duke e zgjeruar pagesën për fluturimin e plotë, bëhet fjalë për kosto që kapin disa dhjetëra mijëra dollarë vetëm për një udhëtim nga Tirana në Hagë dhe anasjelltas. Vetë “TC EMR” konsideruar një markë e konfirmuar në fluturimet e luksit në aeroportet ndërkombëtare.

Edhe më parë, kryeministri ka udhëtuar me avionët e Air Albania në vizita zyrtare, por ky “TC-EMR” është një rast i veçantë.

Duhet thënë se TC-EMR nuk është në pronësi të qeverisë shqiptare. Ai është operuar nga Zafer Air, një kompani me bazë në Stamboll, e cila ofron këtë avion për përdorim charter.

Pamjet bien ndesh me përpjekjet e Ramës që lëvdon jetën e thjeshtë, mohon ngasjen për luksin dhe privilegjet e pushtetit, për t’u shfaqur si një njeri që mjaftohet me orët e gjata në studion e tij artistike, mes pikturave dhe poçeve të baltës.

Pak javë më parë, kur fluturoi drejt Londrës mediat pranë qeverisë publikuan faturat e biletave të avionit me të cilin kishte udhëtuar familja Rama, ndërsa përpjekjet e medias që publikoi pamjet për të bërë transparencë mbi pagesën e avionit me të cilin ai fluturoi në Hagë, kanë mbetur pa përgjigje.

Në raste si këto, duken qesharake edhe qëndrimet e mëparshme të kryeministrit, kur ai flet për shkurtim shpenzimesh të qeverisë dhe një lloj përbuzjeje për luksin që i garantojnë pagesat nga buxheti i shtetit.

“Udhëtimet, po të betohem nëse do kisha mundësi t’i këpusja me thikë dhe t’i minimizoja, do t’i minimizoja me qejfin më të madh, se janë udhëtime pune, nuk janë udhëtime qejfi. Më vjen zor dhe habitem, çfarë fluturimi luksi? Të gjitha fluturimet e mia private, me familjen, edhe sot që flasim, edhe gjatë gjithë kohës, i bëj vetëm në economics si të gjithë të tjerët, të gjitha.

Fluturimet e punës, me avionin që pata mundësi të kem, janë fluturime pune, janë shkurtim kohe, shkurtim shpenzimesh. Me marrëveshjen që kemi për atë avion, nuk shpenzojmë asnjë lekë më shumë për shtetin, sesa çfarë është shpenzuar në mesatare çdo vit nga kryeministrat.”

Sipas të dhënave të mbledhura nga disa operatorë ndërkombëtarë që japin me qira këtë model avionësh, çmimi për çdo orë fluturimi llogaritet mesatarisht nga 6,500 deri në 7,500 dollarë amerikanë dhe duke marrë për bazë distancën Tiranë–Hagë, rreth 1,800 kilometra në vijë ajrore, një fluturim mesatar zgjat rreth 3 orë e 10 minuta. Me një përllogaritje të thjeshtë, udhëtimi vetëm vajtje kushton mbi 20,000 dollarë. Nëse udhëtimi është vajtje-ardhje, atëherë fatura kalon bindshëm shifrën e 40 mijë dollarëve – pa përfshirë ndalesat teknike, tarifat e pistës apo ndonjë kapriço protokollare shtesë.

Dhe ja ku mbërrijmë tek pyetja politike, që nuk ka nevojë për debat parlamentar: kush paguan? Nëse fatura mbulohet nga fondet publike, atëherë publiku ka të drejtë të dijë përse u zgjodh një avion privat me kosto të tillë? Nëse shpenzimi mbulohet nga vetë z. Rama apo nga ndonjë sponsor joformal, atëherë pyetjet kalojnë në sferën e transparencës dhe konfliktit të interesit./Lapsi.al

The post Rama me avion të ri drejt Hagës, pagesa disa dhjetëra mijëra dollarë (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

FOKUS – Trump: Putin t’i japë fund luftës, po shqyrtojmë dërgimin e raketave ”Patriot”

HAGË, 26 qershor /ATSH-AdnKronos/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi nga Samiti i NATO-s se do të shqyrtonte mundësinë e furnizimit të Kievit me më shumë raketa ”Patriot”, për të cilat Ukraina ka nevojë për t’u mbrojtur nga sulmet ruse.

”Presidenti rus Vladimir Putin duhet t’i japë fund kësaj lufte”, shtoi Trump.

Komentet e Trump erdhën pas një takimi 50-minutësh me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në kuadër të një samiti të NATO-s në Hagë.

Të dy udhëheqësit e përshkruan atë si një hap pozitiv në një konflikt që presidenti i SHBA-së e quajti “më të vështirë se luftërat e tjera”.

Trump tha në një konferencë për shtyp se raketat ”Patriot” ishin shumë të vështira për t’u siguruar, por do të shohim nëse mund t’i vëmë disa në dispozicion.

Presidenti i SHBA-së la gjithashtu të hapur mundësinë e ofrimit të më shumë ndihme ushtarake për Kievin.

I pyetur nëse Uashingtoni do të kontribuonte me më shumë para’ për mbrojtjen e Ukrainës këtë vit, Trump tha se “sa i përket financimit, do të shohim se çfarë ndodh”.

Zelensky tha para takimit se Ukraina ishte e gatshme të blinte më shumë raketa ”Patriot”, edhe nëse SHBA-të ishin të gatshme t’i dhuronin ato.

Ai i quajti bisedimet me dyer të mbyllura me Trump “të gjata dhe thelbësore”, ndërsa presidenti i SHBA-së tha se takimi “nuk mund të kishte qenë më i këndshëm”./  /os/

The post FOKUS – Trump: Putin t’i japë fund luftës, po shqyrtojmë dërgimin e raketave ”Patriot” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Në vitin 2027, për herë të parë, do të mbahet në Tiranë, Samiti i NATO-s.

Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, nga Haga (Holandë) ku edhe u zhvilluan sot punimet e samitit të nivelit të lartë të NATO-s me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të Aleancës.

“Hagë, Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027”, shkruan Kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale.

I pranishëm në punimet e këtij samiti, Kryeministri Edi Rama ndau edhe momente nga ceremonia e mikpritjes zyrtare nga Mark Rutte, sekretar i përgjithshëm i NATO-s dhe Dick Schoof, kryeministër i Mbretërisë së Holandës.

Po ashtu, Rama ndau pamje nga fotoja familjare përkrah liderëve botërorë, si presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, presidenti i Francës Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan etj.

Krerët e NATO-s u mblodhën për të trajtuar një sërë çështjesh me të cilat përballet Aleanca.

Në deklaratën e lëshuar nga krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s që morën pjesë në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut në Hagë, u riafirmua angazhimi i palëkundur për mbrojtjen për mbrojtjen kolektive, siç përcaktohet në Nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit – se një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve.

Tjetër pikë e deklaratës ishte edhe bashkimi përballë kërcënimeve dhe sfidave të thella të sigurisë, në veçanti kërcënimit afatgjatë të paraqitur nga Rusia për sigurinë euroatlantike dhe kërcënimit të vazhdueshëm të terrorizmit, aleatët angazhohen të investojnë 5% të PBB-së çdo vit në kërkesat thelbësore të mbrojtjes.

Krerët e shteteve riafirmuan angazhimin e përbashkët për të zgjeruar me shpejtësi bashkëpunimin industrial të mbrojtjes transatlantik dhe për të shfrytëzuar teknologjinë në zhvillim dhe frymën e inovacionit për të avancuar sigurinë tonë kolektive.

Samiti i ardhshëm i NATO-së do të zhvillohet në Turqi në vitin 2026 e më pas në vitin 2027 do të zhvillohet në Shqipëri.

/m.q/j.p/

The post Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027-ën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sanchez këmbëngul: 2% e PBB-së për mbrojtje është e mjaftueshme për Spanjën

By: Elva
25 June 2025 at 17:39

Në përfundim të Samitit të NATO-s në Hagë, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka theksuar se vendi i tij do të përmbushë angazhimet ndaj aleancës, por konsideron se shpenzimet aktuale prej 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto janë të mjaftueshme dhe të qëndrueshme për ekonominë spanjolle. Sanchez, i cili javën e kaluar kërkoi përjashtimin e […]

The post Sanchez këmbëngul: 2% e PBB-së për mbrojtje është e mjaftueshme për Spanjën appeared first on BoldNews.al.

Trump në samitin e NATO-s: Mendojmë se konflikti mes Iranit dhe Izraelit ka mbaruar, ishte vetëm një luftë 12-ditore

By: M C
25 June 2025 at 16:25

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e nisi fjalimin e tij duke falënderuar Holandën për organizimin e samitit të NATO-s dhe duke lavdëruar ushtrinë amerikane. Ai përshëndeti sërish sulmet amerikane ndaj centraleve bërthamore iraniane.

“Ky ushtrim i jashtëzakonshëm i forcës amerikane i ka hapur rrugën paqes me një marrëveshje historike armëpushimi të hënën vonë”, thotë ai.

Më tej Trump ka folur sërish për rolin e tij në ndërmjetësimin e një armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit.

“Dhe, ne e quajmë atë lufta 12-ditore. Fola me disa njerëz. Mendoj se ky tingëllonte si emri i duhur. Ishte një luftë 12-ditore. Dhe mendojmë se ka mbaruar. Nuk mendoj se do t’i hakmerren njëri-tjetrit. Nuk mendoj kështu.”shton ai.

Ai thotë se SHBA-të gjithashtu kanë riafirmuar besueshmërinë e parandalimit amerikan, i cili është si asnjë tjetër.

The post Trump në samitin e NATO-s: Mendojmë se konflikti mes Iranit dhe Izraelit ka mbaruar, ishte vetëm një luftë 12-ditore appeared first on Albeu.com.

Vendet e NATO-s zotohen të investojnë 5% të PBB-së në armatime

By: user 4
25 June 2025 at 15:06

Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s janë zotuar të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 5% të Produktit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035.

Ky zotim është pjesë e Deklaratës përfundimtare të Samitit të Hagës, e cila u miratua nga 32 vendet anëtare të Aleancës, në të cilën përfshihet gjithashtu një angazhim i qartë për mbrojtjen kolektive sipas Nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit, “një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve”.

Deklarata thekson gjithashtu mbështetjen e fortë për Ukrainën, duke e cilësuar sigurinë e saj si një komponent kyç të sigurisë së NATO-s. Megjithatë deklarata nuk ka një dënim të drejtpërdrejtë për Rusinë, edhe pse dokumenti përfshin një referencë të qartë për “kërcënimin afatgjatë që paraqet Rusia për sigurinë euroatlantike”.

Për të përmbushur objektivat e reja, Aleatët do të ndajnë të paktën 3.5% të PBB-së për shpenzime direkte të mbrojtjes, ndërsa 1.5% e PBB-së do të shkojë për mbrojtjen e infrastrukturës kritike, qëndrueshmëri civile, inovacion dhe forcim të bazës industriale të mbrojtjes. Çdo vend do të paraqesë plane vjetore, ndërsa progresi do të rishikohet në vitin 2029.

Gjithashtu, NATO angazhohet për të zhvilluar bashkëpunimin industrial në fushën e mbrojtjes, duke hequr barrierat tregtare dhe duke shfrytëzuar teknologjinë dhe inovacionin në përmirësimin e kapaciteteve kolektive.

Në fund të deklaratës, Aleanca falënderoi Mbretërinë e Holandës për mikpritjen dhe bëri të ditur se samiti i radhës do të mbahet në Turqi në vitin 2026, ndjekur më pas samiti tjetër në Shqipëri.

The post Vendet e NATO-s zotohen të investojnë 5% të PBB-së në armatime appeared first on Lapsi.al.

Trump takim “kokë më kokë” me Erdogan në Hagë, zbardhen diskutimet

By: fra nc
25 June 2025 at 11:46

Presidenti amerikan Donald Trump, takua në Hagë të Holandës me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan dhe Trump u takuan pas një darke të organizuar nga mbreti holandez Willem-Alexander dhe bashkëshortja e tij në nder të liderëve dhe bashkëshorteve të tyre që morën pjesë në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s të mbajtur në Hagë.

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura për mediat në Pallatin Mbretëror. Sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimit e Presidencës së Turqisë, gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe SHBA-së, por dhe çështje rajonale e globale.

Erdogan deklaroi se të dy vendet kanë potencial të madh në fusha të ndryshme, veçanërisht në energji dhe investime, dhe se avancimi i bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes do të lehtësonte arritjen e objektivit të vëllimit të përgjithshëm tregtar prej 100 miliardë dollarësh.

Ai vuri në dukje se ka mirëpritur armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit, i cili u arrit pas përpjekjeve të presidentit amerikan dhe uroi që ai të jetë i përhershëm. Presidenti turk theksoi rëndësinë e dialogut të ngushtë në përfundimin e tragjedisë humanitare në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur dhe në zgjidhjen paqësore të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump takim “kokë më kokë” me Erdogan në Hagë, zbardhen diskutimet appeared first on Euronews Albania.

10 mijë ushtarë në gatishmëri! Si po ruhen liderët e NATO-s në Hagë

25 June 2025 at 08:50

Pas më shumë se një viti përgatitjesh intensive, më në fund nis samiti i NATO-s në Hagë, Holanda. Kjo është hera e parë që Holanda organizon një samit kaq të rëndësishëm të aleancës ushtarake të themeluar në vitin 1949.

Mbi 150 figura shtetërore, mijëra forca sigurie, dhe mijëra gazetarë do të jenë pjesë e një prej operacioneve më të mëdha të sigurisë në historinë e vendit. Këto janë 15 fakte që tregojnë kompleksitetin dhe madhështinë e ngjarjes:

  1. *Mysafirë të nivelit të lartë*

Rreth 150 krerë shtetesh, kryeministra dhe ministra nga më shumë se 40 vende do të marrin pjesë. Në total, rreth 6000 persona do të përfaqësojnë vendet e tyre.

  1. *Masat ekstreme të sigurisë*

Për të garantuar sigurinë do të angazhohen 27,000 policë dhe rreth 10,000 ushtarë, duke përfshirë një numër të madh motoristësh dhe anëtarë të xhandarmërisë.

  1. *Kostoja e samitit*

Kostoja totale është mbi 183 milionë euro, pothuajse dyfish i shpenzuar më parë. Shumica e kostove lidhen me masat e sigurisë.

  1. *Mbyllja e rrugëve*

Rreth 60 kilometra rrugë do të jenë të mbyllura ose të kufizuara gjatë samitit, veçanërisht pranë aeroportit Schiphol dhe në Hagë.

  1. *Siguria për presidentin amerikan*

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sjell rreth 1000 persona që përbëjnë stafin e tij të sigurisë, kuzhinierë dhe anëtarë të Shërbimit Sekret.

  1. *Lideri më i ri dhe më i vjetër*

Lideri më i ri që merr pjesë është UJakov Milatovic , 39 vjeç, nga Mali i Zi, ndërsa presidenti më i vjetër është Donald Trump, 79 vjeç.

  1. *Kërkesat për akustikën*

Dhoma e takimeve është dizajnuar me kërkesa strikte për akustikë të mirë dhe izolim nga pergjimet duke përdorur standardin ISO 354.

  1. *Hapësira ajrore e mbyllur*

Një zonë rreth 16 kilometrash rreth Hagës do të ketë kufizime në fluturime për shkak të sigurisë.

  1. *Mbrojtja ajrore në terren*

Helikopterë luftarakë dhe radarë janë dislokuar në zona të ndryshme si parkingje, klube fluturimi, madje edhe klube golfi.

  1. *Kontrolli për pajisje spiunazhi*

Para takimeve do të kontrollohen dhomat për pajisje përgjuese dhe nuk do të lejohen kamera apo pajisje të tjera të ngjashme.

  1. *Kuzhinierët e fluturimit*

Janë sjellë kuzhinierë nga jashtë për të përmbushur standardet e larta të ushqimit dhe kërkesat dietike të mysafirëve.

  1. *Akustika e dhomave*

Takimet do të zhvillohen në ambiente me akustikë të përsosur për të siguruar dëgjimin e qartë pa ndërhyrje teknologjike të panevojshme.

  1. *Ruajtja e ndërtesave historike*

Ngjarja mbahet në ndërtesa me vlerë historike, me masa të kujdesshme për ruajtjen e tyre.

  1. *Zona të ndara për median*

Gazetarët do të kenë zona të veçanta për të shmangur ndërhyrjet dhe për të ruajtur rendin dhe sigurinë.

  1. *Prova dhe përgatitje përfundimtare*

Në ditët para samitit janë bërë prova të shumta teknike dhe sigurie për të siguruar një event pa probleme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post 10 mijë ushtarë në gatishmëri! Si po ruhen liderët e NATO-s në Hagë appeared first on Euronews Albania.

Mbahet Samiti i NATO-s në Hagë, çfarë do vendosë Aleanca për shpenzimet e mbrojtjes

25 June 2025 at 08:25

Liderët e NATO-s mblidhen sot  në Hagë për një samit që duket i përgatitur posaçërisht për Presidentin amerikan Donald Trump, me shpresën nga aleatët evropianë se një premtim për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje do ta bindë atë të heqë dyshimet për angazhimin e tij ndaj aleancës. dje lideret moren pjesen ne pritjen e organizuar nga mbreti i Holandes dhe dargen zyrtare ku i pranishem ishte dhe presidenti i Ukraines Zelensky.

Samiti pritet të miratojë një synim të ri për shpenzime mbrojtjeje prej 5% të PBB-së – një përgjigje ndaj kërkesës së Trump dhe ndaj frikës në rritje të evropianëve se Rusia përbën një kërcënim gjithnjë e më të drejtpërdrejtë për sigurinë e tyre pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.

Zyrtarët e NATO-s shpresojnë që konflikti mes Izraelit dhe Iranit, si dhe bombardimet amerikane mbi objektet bërthamore iraniane fundjavën e kaluar, të mos e errësojnë rëndësinë e këtij takimi, i cili zhvillohet nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në qytetin e tij të lindjes.

Trump ka kërcënuar se nuk do t’i mbrojë vendet anëtare të NATO-s nëse ato nuk i përmbushin objektivat e shpenzimeve dhe shtoi më tej dyshimet gjatë rrugës për në samit duke refuzuar të konfirmojë qartë mbështetjen për Nenin 5 të traktatit të NATO-s, që garanton mbrojtjen e përbashkët.

Duke folur për gazetarët në bordin e Air Force One, Trump tha se “ka shumë përkufizime” të Nenit 5.

“Unë jam i përkushtuar të shpëtoj jetë. Jam i përkushtuar për jetën dhe sigurinë. Do t’ju jap një përkufizim të saktë kur të mbërrij atje,” tha ai.

NGA 2% NË 5% E PBB-së PËR MBROJTJE

Objektivi i ri – që do të arrihet brenda 10 viteve të ardhshme – është një rritje e madhe nga qëllimi aktual prej 2% të PBB-së, megjithatë do të matet ndryshe.

3.5% e PBB-së do të shpenzohen për mbrojtjen thelbësore (trupa, armë, etj.)

1.5% e PBB-së për masat mbështetëse, si siguria kibernetike, mbrojtja e infrastrukturës kritike dhe përshtatja e rrugëve e urave për përdorim ushtarak.

Të gjitha vendet anëtare të NATO-s kanë nënshkruar deklaratën që përfshin objektivin e ri, me përjashtim të Spanjës, e cila thotë se nuk ka nevojë të arrijë atë nivel shpenzimesh për të përmbushur angazhimet ndaj aleancës – një qëndrim që u kontestua nga Rutte.

Megjithatë, Rutte pranoi një kompromis diplomatik me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, si pjesë e përpjekjeve të tij për t’i siguruar Trump një fitore diplomatike dhe ta bëjë samitin të ecë pa pengesa.

KOMUNIKIM PRIVAT ME TRUMP

Trump ndau publikisht një mesazh privat nga Rutte, në të cilin ky i fundit e lavdëron për “veprimin vendimtar në Iran” dhe e uron për suksesin e tij:

“Ti do të arrish diçka që ASNJË president amerikan për dekada me radhë nuk e ka arritur,” i shkroi Rutte.
“Evropa do të paguajë SIÇ DUHET, dhe kjo do të jetë fitorja jote.”

Për të kënaqur Trumpin, Rutte e mbajti samitin të shkurtër, me një deklaratë përfundimtare të fokusuar vetëm te premtimi për rritje të shpenzimeve.
Teksti pritet të përmendë Rusinë si kërcënim dhe të konfirmojë mbështetjen për Ukrainën, por pa u ndalur gjatë te këto çështje – për shkak se Trump ka qenë më i butë ndaj Moskës dhe më pak mbështetës ndaj Kievit sesa paraardhësi i tij, Joe Biden.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy mori pjesë vetëm në një darkë joformale para samitit, jo në takimin kryesor të së mërkurës. Trump tha se ka gjasa të takohet me Zelenskiyn më vete.

Zelenskiy kishte planifikuar të takohej me Trumpin javën e kaluar në Kanada, por takimi u anulua pasi Trump u largua para kohe nga samiti i G7, duke përmendur krizën në Lindjen e Mesme.

Zelenskiy dhe ekipi i tij thanë se duan të diskutojnë me Trump për blerjen e armëve amerikane, përfshirë sistemet raketore Patriot, si dhe shtimin e presionit ndaj Moskës përmes sanksioneve më të ashpra.

Ndërkohë, Kremlini akuzoi NATO-n për militarizim të shfrenuar dhe për portretizimin e Rusisë si “djalli i ferrit” për të justifikuar rritjen masive të shpenzimeve për mbrojtje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbahet Samiti i NATO-s në Hagë, çfarë do vendosë Aleanca për shpenzimet e mbrojtjes appeared first on Euronews Albania.

❌
❌