Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 July 2025Main stream

Nuk ndalen sulmet izraelite në Gaza, viktima e të plagosur

19 July 2025 at 15:56

Agjencia për Mbrojtjen Civile në Gaza raportoi se sulmet izraelite vranë të paktën 26 persona dhe lanë të plagosur mbi 100 të tjerë pranë dy qendrave të ndihmës në jug të territorit palestinez. Zëdhënësi i agjencisë, Mahmud Basal i tha AFP-së se 22 vetë u vranë në jugperëndim të Han Junisit dhe 4 të tjerë në afërsi të një qendre në veriperëndim të Rafahut, duke fajësuar “sulmet izraelite”. Ushtria izraelite bëri të ditur se po heton këto pretendime.

Për shkak të kufizimeve të vendosura ndaj mediave ndërkombëtare, raportimet për numrin e viktimave dhe detajet për sulmet e raportuara, nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Lufta në Gaza, që më 7 tetor 2023 u nxit nga sulmi ndaj Izraelit i kryer nga Hamasi, grup palestinez i shpallur “organizatë terroriste” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimi Europian ka shkaktuar një krizë të rëndë humanitare në enklavën palestineze.

Mbi 2 milion persona që jetojnë në Gaza po përballen me mungesa të furnizimeve ushqimore e të furnizimeve të tjera elementare. Në anën tjetër, mjekët kanë raportuar për rritje të madhe të rasteve të kequshqyerjes.

Raportimet për sulmet ndaj personave që kërkojnë ndihma pranë qendrave të shpërndarjes janë të përditshme dhe autoritetet palestineze fajësojnë Izraelin lidhur me këto raste. Një ditë më parë, Agjencia për Mbrojtjen Civile në Gaza bëri të ditur se ishin 9 persona që mbetën të vrarë pranë qendrës për shpërndarjen e ndihmës në veriperëndim të Rafahut.

Fondacioni Humanitar për Gazën e që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, mori përsipër shpërndarjen e ndihmës në Gaza në fund të muajit maj. Ky fondacion deklaroi se të mërkurën e kaluar, 20 persona vdiqën në Han Junis. Por, për vdekjen e tyre, fondacioni fajësoi “personat e armatosur të lidhur me Hamasin” duke pretenduar se ata shkaktuan “skena kaotike e të rrezikshme”, si dhe “qëlluan drejt personave që kërkonin ndihma”.

Më herët gjatë javës që po lëmë pas, Kombet e Bashkuara njoftuan se kanë regjistruar 875 të vrarë në Gaza. Ata po tentonin të merrnin ndihma dhe mes tyre ishin 674 që kanë humbur jetën “në afërsi të qendrave të Fondacionit Humanitar për Gazën”, që kur ky fondacion nisi operacionet për shpërndarjen e ndihmës. / abcnews.al

Misione kërkim shpëtimi/ Stërvitje e përbashkët mes forcave të armatosura dhe gardës së New Jersey

19 July 2025 at 15:39

Një stërvitje e përbashkët për misione të kërkim-shpëtimit dhe mirëmbajtjen e avionëve është zhvilluar përgjatë kësaj jave mes Forcave Ajrore të Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t.

Në një status në rrjetet sociale, ambasada amerikane thotë se bashkëpunime të tilla janë thelbësore për rritjen e kapaciteteve të përbashkëta të reagimit ndaj katastrofave apo edhe në kuadër të angazhimeve të NATO-s.

“Ata po përdorin të njëjtin helikopter Black Hawk që shpëtoi jetë gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit pas Uraganit Sandy në vitin 2012 – dhe po punojnë me të njëjtin ekip mirëmbajtjeje! Aftësia për të përballuar goditje si katastrofat natyrore është një pjesë e rëndësishme e qëndrueshmërisë së Aleatëve – pararojë e mbrojtjes së NATO-s.”

Ambicia e Shqipërisë është që brenda pesë viteve të përgatisë 32 pilotë.  Buxheti prej 52,7 miliard lekë, i dhënë për mbrojtjen,  parashikon investime edhe për përforcimin e flotës me të tjerë helikopterë, pas blerjes së Black Hawk, që aktualisht cilësohen edhe si “krenaria” e forcës ajrore.

Ndërsa ministria e mbrojtjes nuk përjashton edhe mundësinë e blerjes së avionëve ushtarake në të ardhmen, por kjo shihen si një plan afatgjatë.

Kreativiteti i policisë peruane/ Shkatërron grupin e drogës, të veshur si El Chapulin Colorado

19 July 2025 at 15:30

Policia peruane përdori një metodë të pazakontë për të kapur një grup shpërndarësish droge: njëri nga oficerët u maskua si personazhi i njohur televiziv El Chapulín ColoradoBuburreci i Kuq, një antihero komik i dashur në gjithë Amerikën Latine.

Sipas kolonelit Pedro Rojas, operacioni u zhvillua të enjten në një zonë ku dyshohej se shitej drogë. Gjatë aksionit, u arrestuan pesë persona dhe u sekuestruan një sasi e madhe kokaine dhe mariuane, megjithatë autoritetet nuk kanë zbuluar më shumë detaje.

Oficeri i maskuar si Chapulín Colorado përdori edhe një çekiç të madh të kuq për të thyer derën, në stilin karakteristik të personazhit që është i njohur për mënyrat e çuditshme dhe rastësore me të cilat “zgjidh” çeshtjet kriminale.

Rojas tha se personazhi u zgjodh me kujdes, pasi është rikthyer në vëmendjen e publikut përmes një seriali të ri biografik që po transmetohet në televizionet spanjishtfolëse. Seriali tregon ngritjen në famë të aktorit dhe shkrimtarit meksikan Roberto Gómez Bolaños, krijues i Chapulín Colorado.

“El Chapulín Colorado gjithmonë shfaqej aty ku nuk e prisje,” tha Rojas. “Edhe ne bëmë të njëjtën gjë.”

Pamjet e agjentit të maskuar kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale në mbarë botën. / abcnews.al /

SHBA, ligj për kriptomonedhat/ Trump: Për rregullimin e tregut dhe mbrojtjen e amerikanëve

19 July 2025 at 15:26

Presidenti Amerikan Donald Trump nënshkroi të premten ligjin historik GENIUS Act, i cili krijon kornizën e parë federale për stabilitetin e kriptovalutave ndaj dollarit amerikan, duke sjell kështu rregullime dhe mbrojte të shtuar për konsumatorët.

Ligji u miratua me mbështetje dypartiake nga  Senati më 17 qershor dhe Dhoma e Përfaqësuesve më 17 korrik. Ai përcakton si do të krijohet stabiliteti I tregut në raport me dollarin amerikan si dhe përcaktimet për rezervat e kriptomonedhave. Ligji ka specifika të qarta gjithashtu për vjedhjen e kriptomonedhave dhe pastrimin e parave përmes tyre.

Në ceremoninë e nënshkrimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump falënderoi industrinë e kriptove për punën e tyre dhe tha: “Ky është një vërtetim i madh për frymën tuaj pionere”, duke shtuar për mundësitë ekonomike e politike që mbart zgjerimi dhe fuqizimi  i kriptomonedhave .

Ligji i ri synon të rrisë besimin e konsumatorëve në industrinë e kriptomonedhave, e cila është bërë shpejt një lojtar i fuqishëm në Uashington falë donacioneve masive të fushatës dhe shpenzimeve për lobim. Miratimi i tij vjen ndërsa Trump ishte zotuar vazhdimisht ta bënte SHBA-në “kryeqytetin botëror të kriptomonedhave”.

Kreu i Shtepise se Bardhe tha se drejtuesit e industrise se kriptomonedhave ishin injoruar deri me tani, por sipas tij kjo eshte koha qe ata te marrrin  mbeshtetjen qe meritojne. /abcnews.al/ 

Siri, armëpushim me “bekimin” e Izraelit/ Forcat e sigurisë ndalojnë përplasjet mes druzëve dhe beduinëve

19 July 2025 at 15:22

Presidenti Sirian Ahmed Al Shara apo I njohur ndryshe edhe si Al Xholani shpalli kete te shtune një armëpushim të menjëhershëm në qytetin jugor Suweida, pas një jave dhune sektare që la qindra persona të vrarë . Përleshje të ashpra të armatosura janë zhvilluar në rrugët e qytetit midis fisnorëve beduinë dhe komunitetit druz, të dyja palët të akuzuara për mizori. Pamjet filmike treguan trupa të pajetë në rrugët e qytetit. Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, deklaroi: “Ky moment kërkon bashkim dhe bashkëpunim të plotë për të kapërcyer atë që po kalojmë.”

Megjithatë, zbatimi i armëpushimit është i paqartë, pasi raportet e pakonfirmuara sugjerojnë se luftëtarët e dy besimeve e kanë shkelur disa here marreveshje.

Forcat e sigurisë së brendshme siriane u vendosën në Suweida për të ndalur përplasjet – një veprim i aprovuar nga Izraeli, për sa kohë që druzët do të mbroheshin.

Komuniteti druz në Suweida ndjek një besim unik dhe sekret, i cili buron nga Islami Shiit, dhe ka mosbesim të thellë ndaj qeverisë në Damask. Ata janë pakicë në Siri, ashtu si në Izrael dhe Liban. Izraeli ndërhyri në konflikt më herët këtë javë duke goditur forcat qeveritare dhe ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes në Damask, duke shpallur mbështetje për druzët.

Të shtunën, ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar hodhi dyshime mbi premtimet e reja të presidentit Sharaa për mbrojtjen e pakicave, duke thënë në një postim në rrjete sociale: “Është shumë e rrezikshme të jesh pjesë e një pakice në Siri. Kjo është vërtetuar vazhdimisht në gjashtë muajt e fundit.”
“Komuniteti ndërkombëtar ka detyrimin të garantojë sigurinë dhe të drejtat e pakicave në Siri.” Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR), me qendër në Britani, 718 persona janë vrarë që nga shpërthimi i dhunës të dielën e kaluar.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, deklaroi se zyra e tij ka marrë raporte të besueshme për shkelje të rënda, përfshirë ekzekutime të menjëhershme dhe vrasje arbitrare gjatë përplasjeve. Midis autorëve të dyshuar janë forcat e sigurisë, elementë të lidhur me qeverinë e përkohshme, si dhe luftëtarë lokalë druz dhe beduinë. Komisioneri I Larte I OKB kerkoi ndalje te dhunes dhe daljen perpara drejtesise per personat pergjegjes.

Presidenti sirian Ahmed Al Shara  premtoi se të gjitha palët përgjegjëse do të përballen me drejtësinë, pa përjashtim:“Qeveria jonë është e përkushtuar për të mbrojtur të gjitha pakicat dhe sektet në vend. Askush nuk do t’i shpëtojë përgjegjësisë – tha Al Xholani. / ABCNEWS.AL

“I forti” i Pogradecit dhunon kryeplakun/ Jetmir Muçollari e dhunon pasi i kërkoi të lirojë hapësirat e zaptuara

19 July 2025 at 15:09

Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka degraduar në përplasje fizike në fshatin Tushemisht në Pogradec. Jetmir Muçollari pronar i “Hotel Driloni”, ka dhunuar kryetarin e fshatit, i cili i ka kërkuar lirimi e hapësirës të zënë prej tij.

Ndërkohë, që operacioni është shtrirë në të gjithë vendin, 52 vjeçari ka zgjeruar aktivitetet e tij në fshatin turistik, duke zaptuar hapësirat deri në prishjen e urave në parkun e Drilonit, duke sjellë ankesa tek banorët e zonës.

Mësohet se Ilirjan Tasellari në cilësinë e kryetarit të fshatit i ka kërkuar Muçollarit të heqë tavolinat e vendosura prej tij në urat e drurit në parkun e Drilonit.

Por, 52 vjeçari ka kundërshtuar lirimin e hapësirës, ndërsa bahskë me të birin Johan Muçllari kanë përdorur dhunën. Në këto pamje shihet momenti kur at e bir, dhunojnë kryetarin e fshatit Ilirjan Tasellari, ndërsa në konflikt janë përfshirë edhe persona të tjerë.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka sqaruar se kanë nisur procedimin penal ndaj personave të përfshirë në konflikt për motive pronësie.

Babë e bir, Jetmir dhe Johan Muçollari janë emra të njohur në zonën e Pogradecit për përplasjet e tyre. Dy vite më parë, Johan Muçollari i është bërë atentat. Po ahstu disa vite më parë, hotel Voloreka në pronësi të familjes Muçollari ishte shënjestër e plumbave.

Aksident i trefishtë në Maliq, dy të plagosurit nisen drejt spitalit

19 July 2025 at 14:30

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Symiz. Tre automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të sqaruar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit. Trafiku në zonë është normalizuar pas ndërhyrjes së forcave të rendit.

 

 

Makina mësyn mes turmës në Los Angeles, të paktën 28 të plagosur

19 July 2025 at 14:17

Të paktën 28 persona u plagosën kur një automjet hyri mes një turme njerëzish në bulevardin Santa Monica në Los Angeles,  mëngjesin e së shtunës, njoftoi Shërbimi i Zjarrfikësve i qytetit.

Sipas autoriteteve, tre persona janë në gjendje kritike, ndërsa gjashtë të tjerë kanë pësuar lëndime serioze.

Pamjet e postuara në rrjetin X tregojnë rrugë të bllokuara nga policia dhe të plagosur që transportoheshin me ambulanca drejt spitaleve.

Ende nuk ka detaje zyrtare mbi shkakun e incidentit apo identitetin e drejtuesit të mjetit. Autoritetet po hetojnë rrethanat dhe nuk kanë dhënë ndonjë informacion nëse përplasja ka qenë e qëllimshme.

Ndotën mjedisin nga shkarkimi i ujëravë të ndotur të hotelit/ Dhërmi, procedohet administratorja

19 July 2025 at 14:13

Në vijim të planit të masave për mbrojtjen e mjedisit në zonat turistike, si dhe në zbatim të bashkëpunimit ndërinstitucional për kontrollin dhe ndëshkimin e shkeljeve mjedisore, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, konkretisht të Stacionit të Policisë Dhërmi, në bashkëpunim me Task-Forcën e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, ushtruan verifikime në një subjekt hotelier në fshatin Dhërmi.

Gjatë kontrollit të ushtruar më datë 18.07.2025, u konstatua se impianti i trajtimit të ujërave të ndotura i këtij hoteli ishte jashtë funksionit dhe si pasojë, një pjesë e ujërave të ndotura derdhej në një përrua pranë objektit, duke shkaktuar ndotje të ambientit përreth.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal, në gjendje të lirë, për administratoren e hotelit, shtetasen E. M., 46 vjeçe, banuese në Vlorë, për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe tokës”, parashikuar nga neni 201 i Kodit Penal.

Ndërkohë, nga ana e Task-Forcës së Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Tiranë, u vendos masë administrative ndaj subjektit, për shkeljen e konstatuar. / abcnews.al

Dashuria për “rrënjët”/ Të lindur në Zvicër, por kjo nuk i pengoi të mësonin gjuhën shqipe

19 July 2025 at 14:07

Hana  ka lindur dhe po rritet në Zvicër, por kjo nuk e ka penguar  të flasë shumë mirë shqip.

“Të dua më pëlqen më shumë.”

Në shkollë  komunikon në frëngjisht, me shoqet mund të flasë dhe gjermanisht e anglisht, por me tu kthyer në shtëpi  i kthehet dhe shqipes.

Me  babain  nga Korça dhe nënën  nga Shkodra ndonëse  të larguar  prej 25 vitesh  nga Shqipëria  nuk  flet gjuhë të huaj.

“Kur kam lindur mami dhe babi më kanë folur shqip, e kam pas si gjuhë e parë.”

Kështu ka mësuar  shqip  dhe Melisa  me origjinë nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut, por e lindur në Zvicër.

“E kam pas me dëshirë se është gjuha jeme, gëzohem kur kam mundësi ta flas.”

Mësimet e marra në shtëpi  të dy  14 vjeçaret  dy herë në javë I thellojnë  në  shkollat shqipe.

“E flasim në shtëpi me prindërit e mi dhe me vëllain tem dhe shkoj në shkollën shqip që ta mësoj gramatikisht, ta  flas, ta lexoj.  Ne duam të vazhdojmë traditën, ta ruajmë gjuhën tone.”

Pjesë e nje grupi prej 20 nxënësish shoqëruar nga mësues të tyre  Hana dhe  Melisa  kanë  ardhur në Shqipëri për tu njohur nga afër me  historinë e kulturën e vendit.

“Janë njerëz nga Zyrihu nga gjithkund që nuk flasin të njejtën gjuhë në Zvicër e kishim obligim me fol shqip se nuk u kuptojshim.”, tha Hana.

“Ne kemi një kulturë shumë të mrekullueshme, nuk mund ta barazosh me asnjë kulturë tjetër.”, tha Melisa.

Programi   “Jam Shqiptar” organizohet  nga Agjencia Kombëtare e Diasporës  dhe  për nxënësit  kjo është një përvojë e veçantë që u jep mundësinë të prekin nga afër atë çka mësojnë në shkollat shqipe në Zvicër.

Rreth 1800 nxënës ndjekin shkollat shqipe thuajse në të gjitha Kantonet e Zvicrës. Vaxhid  Sejdiu  mësues I gjuhës shqipe dhe letërsisë prej rreth tre dekadash në Zvicër tregon se si fëmijët mësojnë me tekste  të posaçme.

“Të gjithë janë nxënës të rregullt në shkollat e vendit, por përvec kësaj mësojnë gjuhën amëtare që i themi ne  ose gjuha e parë, mësimi në Zvicër zhvillohet dy orë mësimore në javë që do të thotë 8 orë në muaj.

Nëse i vijojnë rregullisht nga klasa e parë  në 8- 9 arrijën ta mësojnë, ta ruajnë dhe ta mbajnë gjallë gjuhën shqipe  në familjet e tyre.

Për herë të parë  fëmijët shqiptar kanë tekste shkollore për këtë lloj mësimi.  Janë tekste të përshatshme dhe shumë të dobishme për organizmin  e këtyre orëve mësimore dhe janë të ndara mbi bazën e niveleve, i parë, i dytë dhe i tretë.”

I larguar prej rreth 36 vitesh nga vendlindja, Kumanova e Maqedonisë së Veriut dhe I vendosur prej vitit  1989 në Zvicër    Sejdiu ndanë këtë mesazh  për të gjithë  ata që jetojnë jashtë vendit.

“Mesazhi im është për të gjithë shqiptarët të behemi bashkë të ruajmë gjuhën shqipe të ruajmë kulturën kombëtare identitetin kombëtar. 

Ata që vijnë nga mërgata porsa të kthehen ti përvelin mëngët ti orientojnë fëmijët e etyre drejt shkollave shqipe. 

Këtë vit që startojmë në gusht se Zvicra starton herët shpresoj se do të kemi më tepër nxënë  më tepër pika skollore që do ti bashkojnë  fëmijët se Zvicra ka fëmijë e prindër nga të gjitha trojet shqiptare dhe gjuha shqipe na bashkon.”

Qazim Laçi kalon në Turqi/ Mesfushori kuqezi do të luajë këtë vit tek Rizespor

19 July 2025 at 13:20

I ka marrë maksimumin karrierës deri tani.

Qazim Laçi jo më kot është një nga lojtarët kryesorë në mesfushën e kombëtares së Shqipërisë, ndërsa tani I vjen një hap më lart në jetën e tij të futbollit.

Njëzetenëntëvjeçari do të bashkohet me Rizesporin në Superligën e Turqisë, duke I dhënë fund aventurës së tij në Republikën Çeke.

Me 40 ndeshje me fanelën kuqezi, dhe me katër gola, ai I ka bindur drejtuesit e klubit, skuadra e të cilit arriti vendin e 9-të në elitën turke dhe që padyshim ka pretendime për më shumë, pse jo për të arritur kualifikimin në Kupat e Europës.

Laçi ishte tek Sparta e Pragës në Çeki për 3 sezone, duke luajtur gjithsej 113 ndeshje, me 6 gola e sidomos me 18 asistë, duke qenë padyshim njëri nga lojtarët më të mirë të skuadrës.

Ai provoi të luante në fazën e grupeve në Champions, si dhe në grupet në Ligën e Europës, duke fituar dy herë titullin kampion në Çeki dhe një herë Kupën e këtij vendi.

Më herët, 29-vjeçari luajti në Francë për Ajasion, në të dyja ligat, si dhe në Greqi. / abcnews.al /

Shembet godina në Vlorë/ Dredha: Aksioni do të vijojë, deri në lirimin e hapësirave publike

19 July 2025 at 13:09

Në Vlorë ka vijuar edhe këtë të shtunë aksioni për lirimin e hapësirave publike, të zëna në mënyrë të paligjshme.

Operacioni është zhvilluar në lagjen “Kushtrimi”, ku Inspektoriati për Mbrojtjen e Territorit ka ndërhyrë në një ndërtim pa leje.  Gjatë aksionit nuk është hasur kundërshtim nga banorët.

Kryebashkiaku Ermal Dredha, deklaroi se çdo ndërtim apo zënie pa leje do të trajtohet sipas ligjit.

Inspektoriati për Mbrojtjen e Territorit ka evidentuar edhe objekte të tjera në Vlorë, të cilat pritet të shemben në ditët në vazhdim.

Qëllimi i këtij operacioni, i cili ka nisur prej disa ditësh në vend është rikthimi i hapësirave publike në funksion të qytetarëve, me qëllim përmirësimin e standardeve urbane në qytet.

/ abcnews.al

Frenimi i luftës/ BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse

19 July 2025 at 13:03

BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë rënë dakord të ulin çmimin maksimal të naftës ruse, në një përpjekje për të kufizuar më tej aftësinë e Kremlinit për të zhvilluar luftë kundër Ukrainës.

BE-ja ka rënë dakord të ulë çmimin maksimal për eksportet e naftës nga deti në 47.60 dollarë nga 60 dollarë për fuçi, si pjesë e asaj që shefja e saj e politikës së jashtme, Kaja Kallas, e quajti “një nga paketat më të forta të sanksioneve kundër Rusisë deri më sot”, sipas The Guardian.

Paketa përfshin kufizime mbi tubacionet dhe bankat ruse, si dhe eksportet e teknologjisë në vend.

“Po ushtrojmë më shumë presion mbi industrinë ushtarake të Rusisë, bankat kineze që mundësojnë shmangien e sanksioneve dhe bllokimin e eksporteve të teknologjisë së përdorur në dronë”, tha Kallas.

BE-ja tha se do të sigurojë që kufiri lëvizës të jetë gjithmonë 15% më i ulët se çmimi mesatar i tregut për naftën bruto Urals, përzierja kryesore e eksportit rus. Shtetet anëtare të BE-së blenë rreth 21.9 miliardë euro (18.1 miliardë paund) naftë dhe gaz rus në vitin 2024 .

Kufiri i ri do të zbatohet nga 3 shtatori, që do të thotë se kompanitë – ndërmjetësit e sigurimeve dhe transportuesit brenda BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar nuk mund të veprojnë për të lehtësuar shitjet mbi kufirin.

“Ky hap vendimtar për të ulur kufirin e çmimit të naftës bruto do të synojë të ardhurat e Rusisë nga nafta dhe do të rrisë presionin mbi Putinin duke shfrytëzuar dobësinë e tij më të madhe – ndërkohë që do të mbajë të qëndrueshëm tregjet e energjisë”.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se po “ndërmerr veprime vendimtare për të ndërprerë tubacionin e furnizimit me naftë të Putinit” dhe se deri më tani ka sanksionuar më shumë se 250 anije përgjegjëse për transportimin e furnizimeve ruse me energji.

Kufiri fillestar u prezantua në dhjetor 2022 nga grupi i vendeve G7, por qeveria e Donald Trump nuk është e gatshme ta nënshkruajë. BE-ja ka futur gjithashtu një ndalim për investimet në tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe 2.

Nord Stream 1 u bë i papërdorshëm në shtator 2022 pas një serie shpërthimesh nënujore për të cilat askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Grabiste biçikleta dhe motomjete/ Tiranë, arrestohen 46 vjeçari, autor i 12 vjedhjeve

19 July 2025 at 12:40

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhes së pronës dhe pasurisë. U kap në flagrancë duke vjedhur një biçikletë, në hyrje të një pallati, vihet në pranga 46-vjeçari. 46-vjeçari dyshohet dhe si autor i 12 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë muajit qershor dhe korrik.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Komisariatet 2 dhe 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin F. B., 46 vjeç.

Ky shtetas u kap në flagrancë duke vjedhur një biçikletë, në hyrje të një pallati në rrugën “Kastriotët”.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës qershor-korrik 2025, ka vjedhur 12 motomjete elektrike/biçikleta, në lagje të ndryshme të Tiranës. / abcnews.al/

Spanja më pranë titullit/ “Furitë e Kuqe”, në gjysmëfinale në Europianin e femrave

19 July 2025 at 12:25

Nuk kanë diskutuar asgjë deri tani. Spanja nuk është kampione e Europës në futboll për femra, por gjithsesi është kampione e botës, ndaj edhe pretendimet i ka gjithmonë të mëdha.

Këto pretendime I vërtetoi edhe një herë me fitoren 2-0 ndaj skuadrës së vendit organizator, Zvicrës. Epërsia ishte dërrmuese, por gjithsesi suksesi erdhi vonë.

Atenea del Kastijo shënoi të parin në 66’ dhe Klaudia Pina dyfishoi shifrat pesë minuta më vonë.

Spanjollet I lejuan vetes të humbisnin edhe një penallti, e sërish t’ia dilnin mbanë. Del Kastijo ka 8 gola në 8 ndeshjet e fundit që ka luajtur për kampionet e botës.

Për zviceranet, ylli me origjinë shqiptare, Riola Xhemaili, luajti vetëm 4 minuta në shtesë, kur nuk kishte më asnjë shpresë. Një vendim i habitshëm i trajneres së shquar suedeze, Sundhage.

“Furitë e Kuqe” mbajtën topin 73 për qind në stadiumin “Vankdorf” të Bernës, si dhe patën 23 gjuajtje gjithsej ndaj vetëm 4 të Zvicrës, e madje 6 në kuadrat, ndërsa vendaset asnjë.

Spanja ndoshta është favorite e Europianit, ndonëse kampione në fuqi është Anglia. Jo më kot ka vetëm fitore dhe ka shënuar më shumë gola se të gjithë 16.

Tashmë, në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesen e çiftit Francë-Gjermani, ndërsa sfida tjetër është Angli-Itali. / abcnews.al /

Asani kalon Dakun/ Ylli që luan në Korenë e Jugut ka tani më shumë gola

19 July 2025 at 12:08

Ishte një realizim I thjeshtë, edhe pse I përsosur. Jasir Asani vazhdon biznesin e tij të futbollit në Korenë e Jugut, dhe pavarësisht problemeve të ekipit, ai po e merr veten çdo ditë e më shumë.

Goli në kampionat, në ndeshjen Suon-Kuangju, ishte I shtati për këtë sezon, dhe I dha mundësinë yllit ofensiv të krahut që të bëhet shënuesi më I mirë I këtij edicioni sa I përket lojtarëve shqiptarë.

Në total, Asani ka 16 rrjeta, duke lënë tashmë prapa heroin e sulmit, Mirlind Daku. Shqiptari nga Kosova arriti në 15 në Rusi.

Futbollisti nga Shkupi I ka ndarë rrjetat e tij me 7 në ligën koreanojugore dhe 7 në Championsin e Azisë, ku arriti vetëm një gol prapa Këpucës së Artë, dhe u kualifikua deri në çerekfinale, në sezonin që Kuangju e pati debutues. Daku nga ana tjetër I ka që të 15 goditjet e sakta në portë në Premier Ligën e Rusisë.

Gjithsesi, sulmuesi I kombëtares është më lart sesa Asani në elementin tjetër ofensiv, tek asistet. Ai ka 8 pasime për gol, gjithnjë në kampionatin rus, duke pasur 23 kontribute për gol, më I miri në Rusi.

Asani ka vetëm dy asistë, pra arrin në 18 kontribute për gol, pesë më pak sesa Daku. / abcnews.al / 

Lëvizte me armë zjarri silenciator gati për qitje/ Kombinat, vihet në pranga 30 vjeçari. Në banesë iu gjetën…

19 July 2025 at 11:49

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, rreth veprimtarive kriminale të një shtetasi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Punishtja”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi H. N., 30 vjeç, banues në Kombinat.

30-vjeçari u kap në flagrancë duke lëvizur në qendër të Kombinatit me armë zjarri me silenciator, gati për qitje.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan armën e zjarrit me silenciator, një armë zjarri pushkë, municion luftarak, doza kokaine dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Në vijim të veprimeve, në afërsi të banesës së të arrestuarit, u zbulua një punishte që dyshohet se përdorej nga 30-vjeçari për prodhimin e silenciatorëve për armë të ndryshme dhe më pas dyshohet se ua shiste personave të ndryshëm për kryerje të krimeve kundër personit dhe pronës.

❌
❌