Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 July 2025Main stream

Vota e diasporës “dështon” të sjellë ndryshimin

16 May 2025 at 16:41

Edhe pse erdhi e para, vota e diasporës po numërohet e fundit. Pjesa më e madhe e votave të tyre deri më tani ka shkuar për Partinë Socialiste, e cila ka marrë më shumë se 78 mijë vota, ose rreth 54% të totalit të votave që erdhën nga jashtë.

Deri pasditen e së premtes ishin numëruar dhe vlerësuar mbi 145 mijë fletë votimi (74%) nga totali i tyre prej 194.889 fletësh. Mbeten pa numëruar rreth 50 mijë zarfe të ardhura nga Greqia, të cilat janë lënë më vete, për shkak të pretendimeve që lindën nga demokratët për votat e ardhura nga ky shtet.

I gjithë ky ngërç u shkaktua nga dyshimi se votat që vijnë manipuluar votat e emigrantëve në Greqi dhe zarfet e ardhura nuk janë plotësuar realisht prej tyre, por nga militantë të Partisë Socialiste.

Më 13 maj Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS) pranoi ankesën e Partisë Socialiste (PS) për shpalljen e pavlefshme të vendimit të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që diferencoi votat e Greqisë, gjatë numërimit të votës së diasporës.

Ky vendim i KAS-it nuk u zbatua deri pasditen e së premtes kur Celibashi lajmëroi zhbllokimin e procesit dhe vijimin e numërimit edhe të votave të Greqisë të shtunën, vendim i cili do të sjellë edhe rezultatin final të këtyre zgjedhjeve.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet e dyta për nga sasia e votave nga jashtë kufijve, me rreth 40 mijë e 600 vota (28%) të totalit; Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet e treta për nga votat e marra me 11 mijë e 700 mijë; e katërta listohet Partia Mundësia me mbi 5 mijë vota, rreth 3.73%.

Partitë, të cilat kanë marrë më shumë vota nga diaspora, janë ato të cilat kanë kryer më shumë takimet jashtë vendit me emigrantët.

Kujtojmë këtu PS-në, e cila realizoi mitingje të fryra në Londër, Athinë, Milano etj. Njëjtë edhe Shqipëria Bëhet ka konfirmuar më herët për Citizens 17 takime jashtë vendit gjatë fushatës elektorale, “Mundësia” një konventë në Bresica të Italisë dhe një të tillë në Londër.

Ndërsa Lëvizja Bashkë ka organizuar disa takime tepër modeste në Itali. Kjo ka sjellë që kjo e fundit të marrë vetëm 3857 vota, ose 2.68% të totalit.

Edhe pse Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet priste që vota e diasporës ta ndihmonte për marrjen e mandatit të Fierit, duke e çuar në dy numrin e mandateteve në këto zgjedhje, kjo duket se nuk do të ndodhë, vetëm nëse votat që vijnë nga Greqia të përmbysin rezultatin.

“Patronazhimi” i votës së diasporës, por edhe propaganda e rrjeteve sociale të një “Shqipërie turistike”, janë elementë që janë artikuluar nga zëra të ndryshëm që janë intervistuar edhe më herët në podkastet e Citizens.

“Më erdhi me mesazh ai formulari që i është dërguar administratës, për të dhënë me detyrim sesa njerëz kanë në diasporë, djalë xhaje, djalë halle, që nesër ti bëjnë mënyra presioni” është shprehur më herët Florian Haçkaj, një nga iniciuesit e nismës për finalizimin e votës së diasporës.

Më tej Haçkaj ka komentuar se takimet me autobuzë të nisur nga Shqipëria për në takimet e diasporës të kryeministrit janë financuar nga taksat e qytetarëve.

Duket se përveç PS, e cila ka marrë një mandat nga vota e diasporës, përpjekjet e partive të reja për besimin nga përtej kufijve kanë dështuar, edhe pse vota e diasporës është kërkuar pikërisht prej tyre më shumë.

Vota e diasporës është penguar si proces për vite me radhë nga partitë e tranzicionit, duke menduar se do të ndikonin rezultatin, pritshmëri e cila ra poshtë.

Ashtu siç e kishte parashikuar edhe më herët analisti Blendi Ceka, sa i përket votës së diasporës, ku ai theksoi se takimet duhet të jenë të orientuara drejt qarqeve zgjedhore specifike, pasi shpërndarja e votave në nivel kombëtar ka pak ndikim në rezultat.

“Takimet nëpër qytete që mbledhin diasporën ose emigrantët atje, nga pikëpamje eficencës së votës janë minimale, pasi mund të ketë diferenca në votat që marrin, por të kthehen në mandate është e vështirë,” ka artikuluar më herët Çeka.

The post Vota e diasporës “dështon” të sjellë ndryshimin appeared first on Citizens.al.

Zgjedhjet 2025: Kush do t’i marrë mandatet e partive të vogla?

15 May 2025 at 16:50

Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po shtyn për përmbylljen e numërimit brenda afatit zyrtar – mesnata e 15 majit – rezultati i partive të reja tashmë është qartësuar për mandatet që do të mbajnë në katër vitet e ardhshme të qeverisjes.

Deri tani, në shkallë kombëtare, “Lëvizja Bashkë” ka siguruar një mandat me rreth 20 mijë vota (1.44%); Partia “Mundësia” ka fituar dy mandate me rreth 43 mijë vota (3%); ndërsa Koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet” (3.9%) po lufton për një mandat të dytë në Fier me rreth 50 mijë vota të grumbulluara.

Partitë e tjera si “Koalicioni Euroatlantik” (1.33%), “Koalicioni Djathtas për Zhvillim” (0.39%), Aleanca Kombëtare Shqiptare (0.22%), Lëvizja Atdheu (0.15%) dhe Aleanca Demokracia e Re (0.07%) nuk kanë fituar asnjë mandat.

Partia Socialiste fitoi thellë me 83 mandate (52.33%) duke lënë prapa koalicionin e Partisë Demokratike “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me 50 mandate (33.74%).

Pas tyre, me numrin më të lartë të mandateve vjen Partia Socialdemokrate (3.19%), e cila konfirmoi tre mandate – dy në Shkodër dhe një në Tiranë – ngjashëm si në zgjedhjet e shkuara.

Lista e mbyllur, vetëm në letër

Risia e këtyre zgjedhjeve është zhvlerësimi i listave të mbyllura dhe kalimi i mandateve kandidatëve më të votuar, një praktikë e vendosur si parim mes koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet”, “Koalicionit Euroatlantik” (edhe pse nuk siguruan mandate), por deri diku dhe PSD-së.

Sipas rezultateve dhe renditjes në listat e mbyllura, Ana Dajko (Tiranë, Nisma-Shqipëria Bëhet), Sabina Jorgo (Shkodër, PSD) dhe Albana Pëllumbi (Tiranë, PSD) kanë fituar mandatin e deputetit – këta të fundit krah Tom Doshit, i listuar i pari në Shkodër.

Mirëpo Dajko, Jorgo dhe Pëllumbi – dhe pjesa vijuese në listën e mbyllur të partive përkatëse – duket se do t’ia lënë mandatet më të votuarve në listat e hapura.

Drejtuesi i “Nismës Thurje”, Endri Shabani, konfirmoi për Citizens se përmes një marrëveshjeje të brendshme, kandidati me më shumë vota në koalicionin me “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt, do të marrë mandatin, pavarësisht renditjes në listë.

Aktualisht më i votuari në listën e parapëlqyer është Lapaj (mbi 3,400 vota). Pas tij vjen Shabani (mbi 1,900 vota). Mirëpo nëse “Shqipëria Bëhet” do ta mbyllë procesin me vetëm një mandat të siguruar, deputet do të bëhet Shabani.

“Adriatiku, si angazhim personal, ka thënë publikisht dhe privatisht, në çdo takim me ne, si aleatë, që nëse [koalicioni] do të ketë vetëm një mandat, do të tërhiqet. Nëse ruhet ky trend, unë do të jem përfaqësuesi për Tiranën në Kuvend,” tha Shabani.

Citizens.al iu drejtua Lapajt për një koment lidhur me mandatin e Tiranës, por ai tha se nuk mund të komentonte pa u mbyllur procesi.

Me këtë parim, në Fier, nëse “Nisma-Shqipëria Bëhet” siguron mandatin e dytë, ai do t’i kalojë Azmer Duleviçit, i cili ka marrë mbi 1050 vota dhe jo Lefter Thomës, i pari në listë.

Edhe PSD duket se ka vendosur të ndjekë këtë logjikë. Burime të Citizens.al thanë se nga kjo parti në Tiranë, deputet do të bëhet më i votuari në listën e hapur dhe jo Albana Pëllumbi – e listuara në krye të listës së mbyllur. Aktualisht më i votuari nga PSD në Tiranë është Tedi Mula, i cili ka marrë mbi 2,100 vota.

Nëse ky parim ndiqet edhe në Shkodër – duke marrë të mirëqenë se nuk do të aplikohet për kryetarin Tom Doshi – ai që mund ta marrë mandatin pritet të jetë Besnik Brahimi, i cili ka marrë mbi 3,400 vota.

Ky parim, edhe pse duket se vlerëson demokracinë, shkel kuotën gjinore, pasi u heq të drejtën për t’u përfaqësuar në parlament tre grave.

Presioni ndaj partive të reja

Sipas Redi Muçit, i cili pritet të marrë mandatin e vetëm parlamentar nga Lëvizja Bashkë, zgjedhjet e 11 majit u karakterizuan nga “influenca masive” dhe presioni i të ashtuquajturve “patronazhistë të votës” – një strukturë brenda PS-së e denoncuar që gjatë zgjedhjeve të vitit 2021.

Ai pohon se kandidatë të Lëvizjes Bashkë janë përballur me presion për t’u tërhequr nga listat zgjedhore.

“Por sidoqoftë […] jemi të kënaqur që kemi hyrë në parlament dhe nga ky moment, nga ky hap i parë, thjesht do ndërtojmë mbi këtë,” theksoi Muçi.

Për kandidaten e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, Mirela Karabina, gara ishte e pabarabartë. Ajo tha se votuesit ishin frikësuar, ndërsa maxhoranca përdori administratën dhe mësuesit për qëllime elektorale.

“[Qytetarët] janë të frikësuar, përderisa nuk dilnin dot një foto [me mua], edhe pse u thosha që nuk është e thënë se do të votonin për ne,” shpjegon Karabina.

“Elbasani po vdes ngadalë, ndotja kancerogjene dhe sëmundjet janë në rritje. Nuk e di kur do të zgjohet vota popullore,” tha Karabina sipas së cilës partia në pushtet, PS-ja, kishte prapa edhe sipërmarrës të fuqishëm me fonde për fushatën.

Sfida e opozitës në parlamentin e ri

Erald Kapri, i cili pritet të marrë mandatin e deputetit për partinë “Mundësia” shprehet i kënaqur me rezultatin, ndonëse priste më shumë.

Partia e themeluar nga Agron Shehaj, ish-deputet i PD-së njëherësh edhe ish-kandidat për kreun e saj, grumbulloi mbi 20 mijë vota në Tiranë, duke marrë mundësinë e dy mandateve në parlament, një numër i kënaqshëm në raport me rezultatin që morën dhe partitë e tjera të reja, por që sidoqoftë është i pamjaftueshëm për të krijuar një grup parlamentar.

Përballë një “supermaxhorance” me 83 mandate, opozita duket e brishtë për të gjetur instrumentat që do të mund ta pengonin PS-në për të ndërhyrë në ligjet apo reformat që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Nisur nga kjo, Kapri theksoi se sfida e parë për opozitën e re do të jetë “mbrojtja e institucioneve të drejtësisë”.

“Ne dyshojmë që një nga shtysat e Ramës në legjislaturën e ardhshme do të jetë kufizimi i rolit të SPAK. Kjo do jetë një sfidë e madhe për opozitën, që të ruaj pavarësinë e institucioneve të drejtësisë” citoi ai.

“Mesazhi me mbi 200 mijë vota për partitë e reja është i qartë: qytetarët kërkojnë ndryshim,” përfundoi Kapri.

The post Zgjedhjet 2025: Kush do t’i marrë mandatet e partive të vogla? appeared first on Citizens.al.

Before yesterdayMain stream

Sot nis rinumërimi i 587 kutive të Fierit, “Shqipëria Bëhet” synon të marrë mandatin e Zegjinesë

By: Oldi
30 June 2025 at 08:56

Ditën e sotme (30 qershor), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të nisë procesin e rinumërimit të fletëve të votimit për qarkun e Fierit. Nga ora 09:00, në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kryeqytet do të nisë hapja e 587 kutive të votimit për të kontrolluar saktësinë e rezultateve fillestare në këtë qark që prodhon […]

The post Sot nis rinumërimi i 587 kutive të Fierit, “Shqipëria Bëhet” synon të marrë mandatin e Zegjinesë appeared first on BoldNews.al.

Fillon rinumërimi i votave për Tiranën, prezent kandidati i PD-së Ilir Alimehmeti

By: Besnik
18 June 2025 at 09:31

Ka vijuar edhe këtë të mërkurë procesi i rinumerimit të votave në pallatin e sportit “Farie Hoti”, ku radhën e ka qarku i Tiranës, nga i cili do të shqyrtohen 1,282 kuti votimi.

Rinumerimi për këto kuti do të jetë si për subjektet zgjedhore, ashtu edhe për kandidatët në qarkun e Tiranës.

Kandidati i PD-së Ilir Alimehmeti po ndjek nga afër procesin e rinumerimit të votave në ndërsa ai nuk rezultoi fitues nga numërimi fillestar megjithatë nga rinumerimi pretendon të marrë mandatin.

Po ashtu duke ndjekur të njetën procedurë është dhe kandidati fitues i Partisë Mundësia Erald Kapri.

Në dispozicion janë vendosur 24 grupe me gjithsej 63 punonjës të administratës zgjedhore, përfshirë 48 numërues dhe 15 zëvendësues.

Procesi është parashikuar të kushtojë 21 milionë lekë të rinj dhe nuk do të kërkojë buxhet shtesë, pasi do të mbulohet nga kursimet e 11 majit.

PS, PD, Mundësia dhe Shqipëria Bëhet do të kenë vëzhgues për të monitoruar rinumerimin, ndërkohë që Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit nuk u lejua nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, me argumentin se nuk është palë interesi në këtë proces.

Megjithatë, Qori iu drejtua KAS dhe kërkon të jetë prezent gjatë procesit të rinumerimit në pallatin e sportit “Farie Hoti” në Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Fillon rinumërimi i votave për Tiranën, prezent kandidati i PD-së Ilir Alimehmeti appeared first on Euronews Albania.

“Nuk jemi kundër rinumërimit”, Shehaj: PD-së nuk i janë hequr vota por i janë shtuar

By: Besnik
12 June 2025 at 22:19

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, deklaroi në emisionin “NOW me Erla Mëhillin” se nuk ka asnjë kundërshtim ndaj procesit të rinumërimit të votave.

Shehaj theksoi se rinumërimi jo vetëm që nuk përbën rrezik për humbjen e mandatit të Partisë Mundësia por përkundrazi, do të thellojë diferencën në favor të partisë së tij.

Sipas tij, Partia Mundësia ka në dispozicion pamje filmike të procesit të numërimit të votave dhe ka parë 10% të kutive në Tiranë, dhe nga ato verifikime, rezulton se Partisë Demokratike jo vetëm që nuk i janë hequr vota, por në disa raste i janë shtuar.

“Pavarësisht se PD pretendon mandatin tonë, është e drejtë që të numërohen votat. Unë s’dal kurrë kundër numërimit të votave, sepse duhet të jemi të hapur për transparencë. Ajo që mund të them është kjo: nuk besoj se rinumërimi sjell ndryshim të madh sa i takon procesit të numërimit të votave për subjektet politike. Ne kemi verifikuar 10% të votave në Tiranë, pasi kemi të gjitha pamjet filmike të tyre, dhe mund të them që Partisë Demokratike nuk i është hequr asnjë votë, përkundrazi i janë shtuar vota. Është një numër i vogël që mund të jenë edhe gabime njerëzore. Numrat janë të papërfillshëm dhe s’ndikojnë rezultatin. Unë jam i bindur që në fund të numërimit, diferenca mes votave që i duhen PD-së për të marrë mandatin tonë jo vetëm që s’do të zvogëlohet, por do të rritet. Kështu që procesi i rinumërimit le të vazhdojë,” tha Shehaj.

The post “Nuk jemi kundër rinumërimit”, Shehaj: PD-së nuk i janë hequr vota por i janë shtuar appeared first on Euronews Albania.

PD kërkon mandatin e Mundësisë/ Shehaj: Bërtasin për farsë, por duan ta vjedhin vetë

By: user 8
26 May 2025 at 17:26

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pas deklaratave nga Partia Demokratike se do të kërkojnë rinumërim të votave të pavlefshme në Tiranë me qëllim marrjen e mandatit të 14 dhe duke i hequr Mundësisë mandatin e dytë.

Sipas Agron Shehajt, dy mandatet e fituara në mënyrë të ndershme dhe të padiskutueshme në Tiranë janë objekt i një tentative për vjedhje në tavolinë. Sipas Shehajt, ajo që po ndodh është një përpjekje e dëshpëruar e partive të vjetra që refuzojnë ndryshimin.

Shehaj thekson se Partia Mundësia do të mbrojë çdo votë të qytetarëve, ashtu siç e ka bërë edhe më parë përballë presioneve politike apo policore.

Reagimi: 
Dy mandate. Dy votëbesime. Të ndershme. Të padiskutueshme. Dhe askush nuk do t’i rrëmbejë. Askush.

Ajo që po përpiqen të bëjnë është një grabitje. Një tjetër përpjekje e dëshpëruar nga partitë e vjetra që nuk duan të ndryshojnë.

Nuk mund të bërtasësh për farsë zgjedhore, dhe pastaj të vjedhësh një mandat në tavolinë. Kjo është hipokrizi. Dhe nuk do të ndodhë!

E kemi thënë më parë dhe po e themi sërish: votat tuaja nuk preken. Çdo votë për Partinë Mundësia është një votë për ndryshimin, dhe nuk do të preket, nuk do të tjetërsohet, nuk do të vidhet.

The post PD kërkon mandatin e Mundësisë/ Shehaj: Bërtasin për farsë, por duan ta vjedhin vetë appeared first on Lapsi.al.

Nënkryetarja e Shehajt: S’do ja sygjeroja Agronit të kandidonte për Bashkinë Tiranë

20 May 2025 at 22:06

E ftuar në “Now me Erla Mëhillin” nënkryetarja e partisë Mundësia, Barbara Doda tha se nuk do ia sugjeronte Agron Shehajt kandidimin për të marrë drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Ajo tha se nuk do e sugjeronte këtë lëvizje, pasi sipas saj Agron Shehaj si kryetar i partisë duhet të bëjë betejën e tij në Parlament.

“Unë nuk do ja sugjeroja. Ai është kryetari i Partisë Mundësia, betejën duhet ta bëjë në parlament, aq më tepër kur synon të bëhet kryeministër i vendit, Unë nuk do ja sugjeroja personalisht, por nëse Agroni do donte të kandidonte pa dyshim unë do e mbështesja”,-tha Doda.

E peytur nëse ka figura të tjera që mund të kandidojnë nëse mbahen zgjedhjet për Bashkinë e Tiranë ajo tha:

“Patjetër që ka. Ne jemi një parti serioze, e treguam në këto zgjedhje dhe me potencialin që kemi në Tiranë, nuk mund ta përjashtoj që do të kandidonim për Bashkinë e Tiranës”,-shtoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nënkryetarja e Shehajt: S’do ja sygjeroja Agronit të kandidonte për Bashkinë Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Media online ‘injoroi’ fushatën e partive të reja në zgjedhjet parlamentare

19 May 2025 at 07:19

Mandatet e kandidatëve në zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk janë certifikuar ende. Megjithatë, sipas rezultateve të deritanishme, në parlamentin e ardhshëm pritet të hyjnë deputetë nga tre parti të reja – Partia “Mundësia”, Lëvizja Bashkë dhe koalicioni Nisma – Shqipëria Bëhet. Së bashku, këto tre grupime politike morën mbi 112 mijë vota brenda vendit, […]

The post Media online ‘injoroi’ fushatën e partive të reja në zgjedhjet parlamentare appeared first on Reporter.al.

Partia “Mundësia” siguron dy mandate, Shehaj: E pamundura ndodhi

17 May 2025 at 19:55

Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku subjekti i tij politik arriti të sigurojë dy mandate në Kuvend.

Shehaj e cilësoi këtë rezultat si një fitore historike dhe theksoi se është thyer një mur që më parë dukej i pakalueshëm.

“E pamundura, ndodhi. Pavarësisht frikës së mbjellë natë për natë, pavarësisht një sistemi të ngritur për të mos lënë askënd të ri të ngjitet, pavarësisht propagandës, pushtetit dhe establishmentit. Luftuam, u përballëm dhe ia dolëm.

Dy mandate. 50 mijë qytetarë që na besuan. Pa premtime boshe. Pa lojëra. Pa pazare. Pa “më jep të të jap”. Kemi thyer një mur që dukej i pakalueshëm. Por puna e vërtetë fillon tani.

Ne do të jemi aty, me zë, me fakte, me qëndresë. Për çdo qytetar që na dha votën. Për çdo shqiptar që pret më shumë. Për të gjithë ata që na kanë ndjekur nga larg, që kanë shpresuar, por nuk kanë besuar plotësisht se ndryshimi ishte i mundur…

Nuk ka më kohë për të qëndruar spektatorë apo për të pritur një shpëtimtar. Ejani! Bashkohuni me ne! Me mbështetjen tuaj, çdo gjë është e mundur. Partia Mundësia është opozita e shekullit 21. E ndershme. E vërtetë. Moderne. E vendosur”, deklaroi Shehaj.

Ai shprehu mirënjohje ndaj votuesit, vëzhguesit, kandidatët, përkrahësit në diasporë dhe të gjithë ata që, sipas tij, e mbështetën Partinë Mundësia qoftë publikisht apo në heshtje.

“Partia Mundësia është opozita e shekullit 21. Një opozitë që sheh nga e ardhmja, një e ardhme që na përfshin të gjithëve,” përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Partia “Mundësia” siguron dy mandate, Shehaj: E pamundura ndodhi appeared first on Euronews Albania.

Shehaj: Fituam dy mandate, 50 mijë qytetarë na besuan

TIRANË, 17 maj /ATSH/ Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj reagoi sot pas numërimit të votave nga diaspora në qarkun e Tiranës.

Shehaj shprehet se, “e pamundura, ndodhi. Pavarësisht frikës së mbjellë natë për natë, pavarësisht një sistemi të ngritur për të mos lënë askënd të ri të ngjitet, pavarësisht propagandës, pushtetit dhe establishmentit. Luftuam, u përballëm dhe ia dolëm. Dy mandate. 50 mijë qytetarë që na besuan. Pa premtime boshe. Pa lojëra. Pa pazare. Pa “më jep, të të jap””.

“Kemi thyer një mur që dukej i pakalueshëm. Por puna e vërtetë fillon tani. Ne do të jemi aty, me zë, me fakte, me qëndresë. Për çdo qytetar që na dha votën. Për çdo shqiptar që pret më shumë. Për të gjithë ata që na kanë ndjekur nga larg, që kanë shpresuar, por nuk kanë besuar plotësisht se ndryshimi ishte i mundur…”, thekson ai në një postim në rrjetet sociale.

Shehaj shprehet se Mundësia është opozita e shekullit 21.

“Nuk ka më kohë për të qëndruar spektatorë apo për të pritur një shpëtimtar.

Ejani! Bashkohuni me ne!  Me mbështetjen tuaj, çdo gjë është e mundur. Partia Mundësia është opozita e shekullit 21. E ndershme. E vërtetë. Moderne. E vendosur. Një opozitë që sheh nga e ardhmja, një e ardhme që na përfshin të gjithëve”, thekson ai.

Shehaj gjithashtu falënderoi votuesit dhe të gjithë ata që kanë mbështetur Partinë Mundësia.

“Faleminderit nga zemra çdo votuesi, vëzhguesi, koordinatori, kandidati, kandidati nga diaspora, ambasadorëve të Partisë Mundësia, pjesëmarrësve në takime dhe të gjithë atyre që na kanë mbështetur, haptazi apo në heshtje. Faleminderit të gjithëve!”, shkruan Shehaj.

/r.e/

The post Shehaj: Fituam dy mandate, 50 mijë qytetarë na besuan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fituan 2 mandate nga 50 mijë vota, Shehaj: Partia Mundësia është opozita e shekullit 21

By: redi
17 May 2025 at 17:27

Partia Mundësia në zgjedhjet e 11 majit, arriti të sigurojë dy mandate në qarkun e Tiranës dhe në rank kombëtar kanë marrë mbi 50 mijë vota. Kreu i partisë, Agron Shehaj ka bërë reagimin e tij nga ambientet e numërimit të votës së diasporës, duke e cilësuar rezultatin si një moment të ri për opozitën. ”Puna e vërtetë fillon tani. Ne do të jemi aty, me zë, me fakte, me qëndresë. Për çdo qytetar që…

Source

Agron Shehaj: Luftuam, u përballëm dhe ia dolëm. Jemi opozita që sheh nga e ardhmja

By: user 5
17 May 2025 at 17:27

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku shprehet se ‘e pamundura, ndodhi’.

Shehaj siguroi dy mandate, të për cilën shprehet se është ‘thyer një mur që dukej i pakalueshëm’, ndërsa shton se ‘puna e vërtetë fillon tani’.

Ndër të tjera, Agron Shehaj falënderon votuesit, vëzhguesit, kandidatët dhe këdo që e ka mbështetur.

Reagimi i Shehaj:

E pamundura, ndodhi.

Pavarësisht frikës së mbjellë natë për natë, pavarësisht një sistemi të ngritur për të mos lënë askënd të ri të ngjitet, pavarësisht propagandës, pushtetit dhe establishmentit.

Luftuam, u përballëm dhe ia dolëm.

Dy mandate. 50 mijë qytetarë që na besuan. Pa premtime boshe. Pa lojëra. Pa pazare. Pa “më jep të të jap”. Kemi thyer një mur që dukej i pakalueshëm. Por puna e vërtetë fillon tani.

Ne do të jemi aty, me zë, me fakte, me qëndresë. Për çdo qytetar që na dha votën. Për çdo shqiptar që pret më shumë.

Për të gjithë ata që na kanë ndjekur nga larg, që kanë shpresuar, por nuk kanë besuar plotësisht se ndryshimi ishte i mundur…

Nuk ka më kohë për të qëndruar spektatorë apo për të pritur një shpëtimtar. Ejani! Bashkohuni me ne!
Me mbështetjen tuaj, çdo gjë është e mundur. Partia Mundësia është opozita e shekullit 21. E ndershme. E vërtetë. Moderne. E vendosur.

Një opozitë që sheh nga e ardhmja, një e ardhme që na përfshin të gjithëve. Faleminderit nga zemra çdo votuesi, vëzhguesi, koordinatori, kandidati, kandidati nga diaspora, ambasadorëve të Partisë Mundësia, pjesëmarrësve në takime dhe të gjithë atyre që na kanë mbështetur, haptazi apo në heshtje.
Faleminderit të gjithëve!

The post Agron Shehaj: Luftuam, u përballëm dhe ia dolëm. Jemi opozita që sheh nga e ardhmja appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit në foto

16 May 2025 at 14:53

Të dielën e 11 majit, shqiptarët votuan për zgjedhjet parlamentare.  Korridoret e shkollave apo palestrave të përshtatura në qëndra votimi për qytetin e Tiranës ishin të tejmbushura me votues kryesisht gjatë orëve të paradites, pasuar nga një rënie e fluksit të votuesve gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Pavarësisht se fillimisht u duk se pjesëmarrja […]

The post Zgjedhjet parlamentare të 11 majit në foto appeared first on Reporter.al.

Projeksioni/ Kandidatët që kanë siguruar mandatin nga votat e numëruara deri më tani

By: Besnik
15 May 2025 at 20:51

Me vetëm 11 kuti të mbetura për t’u numëruar, rezultati në rang kombëtar ka pësuar disa ndryshime të vogla.

Partia Socialiste ka shkuar në 83 mandate, ndërsa Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka zbritur në 50 mandate.

Ndërkohë, Partia Mundësia ka siguruar mandatin e saj të dytë.

Partia Socialdemokrate ka arritur në tre mandate, ndërsa Nisma “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit kanë fituar nga një mandat secila.

Më poshtë paraqiten emrat e deputetëve të rinj sipas projeksioneve, bazuar në votat e numëruara deri në këto momente – konkretisht, janë numëruar 5,214 nga 5,225 kuti në total dhe 137,706 vota të diasporës nga 194,889 gjithsej.

Partia Socialiste – 83 mandate

Qarku Tiranë

  1. Edi Rama
  2. Ogerta Manastirliu
  3. Elisa Spiropali
  4. Lindita Nikolla
  5. Taulant Balla
  6. Adea Pirdeni
  7. Albana Koçiu
  8. Igli Hasani
  9. Delina Ibrahimaj
  10. Ilva Gjuzi
  11. Iris Luarasi
  12. Erion Malaj
  13. Blendi Gonxhja – 20,009 vota
  14. Erion Braçe – 17,102 vota
  15. Ervin Hoxha – 16,727 vota
  16. Fatmir Xhafaj – 11,365 vota
  17. Xhemal Qefalia – 8,415 vota
  18. Anila Denaj – 6,647 vota
  19. Blerina Gjylameti – 5,296 vota

Qarku Berat

  1. Ervin Demo
  2. Enriketa Jaho
  3. Hysen Buzali – 8,209 vota
  4. Fadil Nasufi – 6,327 vota
  5. Hatixhe Konomi – 3,372 vota

Qarku Dibër

  1. Blendi Klosi
  2. Alma Selami
  3. Agron Malaj – 12,616 vota

Qarku Durrës

  1. Klodiana Spahiu
  2. Milva Ekonomi
  3. Loer Kume
  4. Skënder Pashaj
  5. Aurora Mara
  6. Arkend Balla – 18,649 vota
  7. Ani Dyrmishi – 11,574 vota
  8. Etleva Budini – 4,031 vota

Qarku Elbasan

  1. Arbjan Mazniku
  2. Bora Muzhaqi
  3. Ermal Elezi
  4. Adi Qose
  5. Evis Kushi
  6. Sara Mila – 18,626 vota
  7. Saimir Hasalla – 9,361 vota
  8. Olsi Komici – 9,020 vota
  9. Aulona Bylykbashi – 8,315 vota
  10. Agron Gaxho – 5,969 vota

Qarku Fier

  1. Belinda Balluku
  2. Petrit Malaj
  3. Kiduina Zaka
  4. Erjo Mile
  5. Ana Nako
  6. Ceno Klosi – 16,638 vota
  7. Klevis Jahaj – 12,696 vota
  8. Asfloral Haxhiu – 11,622 vota
  9. Antoneta Dhima – 6,860 vota
  10. Elton Korreshi – 5,966 vota
  11. Zegjine Caushi – 4,074 vota
  12. Dhimitër Kruti – 3,629 vota

Qarku Gjirokastër

  1. Mirela Furxhi
  2. Termet Peçi – 9,468 vota
  3. Piro Dhima – 6,902 vota

Qarku Korçë

  1. Niko Peleshi
  2. Romina Kuko
  3. Genti Lakollari
  4. Ilirian Pendavinji – 10,133 vota
  5. Bledi Como – 9,478 vota
  6. Besa Spaho – 6,691 vota

Qarku Kukës

  1. Eduard Shalsi

Qarku Lezhë

  1. Ulsi Manja
  2. Ermal Pacaj
  3. Marjeta Neli – 6,745 vota

Qarku Shkodër

  1. Marjana Koceku
  2. Onid Bejleri
  3. Xhenis Cela
  4. Bujar Rexha

Qarku Vlorë

  1. Bledar Çuçi
  2. Zamira Sinaj
  3. Erjona Ismaili
  4. Pirro Vengu
  5. Damian Gjiknuri – 10,031 vota
  6. Vullnet Sinaj – 8,757 vota
  7. Ardit Bido – 7,360 vota
  8. Vasil Llajo – 4,894 vota
  9. Brunilda Mersini – 4,892 vota

Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 50 mandate

Qarku Tiranë

  1. Sali Berisha
  2. Flamur Noka
  3. Albana Vokshi
  4. Belind Këlliçi
  5. Tedi Blushi
  6. Jozefina Topalli
  7. Fatmir Mediu
  8. Edi Paloka
  9. Erisa Xhixho
  10. Mesila Doda
  11. Klevis Balliu
  12. Besart Xhaferi
  13. Jorida Tabaku – 16,467 vota

Qarku Berat

  1. Enno Bozdo
  2. Zija Ismaili

Qarku Dibër

  1. Xhelal Mziu
  2. Denisa Vata

Qarku Durrës

  1. Oerd Bylykbashi
  2. Artan Luku
  3. Manjola Luku
  4. Gent Strazimiri
  5. Igli Cara
  6. Arian Ndoja – 8,209 vota

Qarku Elbasan

  1. Tomor Alizoti
  2. Edmond Haxhinasto
  3. Klodiana Çapja
  4. Blendi Himci

Qarku Fier

  1. Gazment Bardhi
  2. Luan Baçi
  3. Brunilda Haxhiu
  4. Saimir Korreshi

Qarku Gjirokastër

  1. Tritan Shehu

Qarku Korçë

  1. Ivi Kaso
  2. Ledina Alolli
  3. Bledjon Nallbati
  4. Fidel Kreka – 6,523 vota

Qarku Kukës

  1. Flamur Hoxha
  2. Shkëlqim Shehu – 7,493 vota

Qarku Lezhë

  1. Agron Gjekmarkaj
  2. Elda Hoti
  3. Gjin Gjoni – 8,873 vota
  4. Kastriot Piroli – 5,632 vota

Qarku Shkodër

  1. Luciano Boçi
  2. Kliti Hoti
  3. Greta Bardeli
  4. Ramadan Likaj
  5. Bardh Spahia – 9,414 vota

Qarku Vlorë

  1. Bujar Leskaj
  2. Vangjel Dule
  3. Ina Zhupa

Partia Socialdemokrate (PSD) – 3 mandate

Qarku Shkodër

  1. Tom Doshi
  2. Sabina Jorgo

Qarku Tiranë

  1. Albana Pellumbi

Partia Mundësia – 2 mandate

Qarku Tiranë

  1. Agron Shehaj
  2. Erald Kapri

Lëvizja Bashkë – 1 mandat

Qarku Tiranë

  1. Redi Muçi

Nisma “Shqipëria Bëhet” – 1 mandat

Qarku Tiranë

  1. Ana Dajko

LEXONI GJITHASHTU:

The post Projeksioni/ Kandidatët që kanë siguruar mandatin nga votat e numëruara deri më tani appeared first on Euronews Albania.

Partia Mundësia siguron mandatin e dytë në Tiranë, flet Agron Shehaj

By: Besnik
15 May 2025 at 16:45

Duket se Partia Mundësia ka siguruar mandatin e dytë në Tiranë, ndërkohë që ka ende vota të panumëruara nga diaspora.

Duke folur për këtë, kryetari i kësaj partie, Agron Shehaj, tha se komentet për mandatin e dytë do t’i japë sapo të zyrtarizohet rezultati, por tha se, në vija të përgjithshme, mandati i dytë është i siguruar, përjashto ndonjë çudi të madhe.

“Janë votat nga Greqia që nuk janë numëruar. Besoj që nuk do ndodhë ndonjë çudi e madhe që rezultati të ndryshojë. Mandatin e dytë do ta komentoj kur të mbyllet përfundimisht numërimi. Kur të kemi rezultatin përfundimtar, do flasim”, tha Shehaj.

I pyetur nëse bëri gabim që nuk u bashkua me Lapajn dhe Qorin për të formuar një opozitë më të madhe, Shehaj tha se nëse do të ndodhte kjo, do të humbte identiteti i Partisë Mundësia, pasi do të bëhej një bashkim partish dhe nuk do të kuptohej vlera e askujt.

“E dinim që në fillim që sistemi është i vështirë për partitë e vogla. I bie që t’i shkrijmë partitë në një parti, ndërkohë që ne kishim krijuar një parti për të mos i shkrirë të tjerat — dhe kështu s’do e kuptonim dot peshën tonë”, tha Shehaj.

Për procesin ai tha se do të flasë pas përfundimit të numërimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Partia Mundësia siguron mandatin e dytë në Tiranë, flet Agron Shehaj appeared first on Euronews Albania.

Fitorja absolute e PS: Më pak vota, më shumë mandate

15 May 2025 at 07:09

Në një situatë që duket se përbën deformim të madh të vullnetit të votuesve, Partia Socialiste e Shqipërisë po siguron 83 mandate parlamentare, ndërsa mori praktikisht 52% të votave. Të 83 mandatet parlamentare përbëjnë 59% të parlamentit dhe diferenca është shkaktuar nga padrejtësitë sistemike të instaluara nga Rama dhe Berisha, fillimisht në një marrëveshje në […]

The post Fitorja absolute e PS: Më pak vota, më shumë mandate appeared first on Reporter.al.

Partitë e reja hapin për herë të parë një dritare drejt Parlamentit

14 May 2025 at 09:18

Duke sfiduar një sistem të konceptuar për t’i mbajtur larg Parlamentit, partitë e vogla pa lidhje me pushtetin pritet të marrin 155 mijë vota në këto zgjedhje si dhe së paku 3 mandate deputetësh, duke hapur një dritare për në parlament për herë të parë nga jashtë radhës së elitës. Tre nga partitë e vogla […]

The post Partitë e reja hapin për herë të parë një dritare drejt Parlamentit appeared first on BoldNews.al.

“Luftë” deri në minutën e fundit, Partia Mundësia i merr mandatin e 14-të PD-së

By: Besnik
13 May 2025 at 21:11

Në Tiranë, po vijon numërimi i votave për zgjedhjet e 11 majit, ku deri tani janë numëruar 1250 kuti nga gjithsej 1282 që ka qarku.

Nga përllogaritjet e votave deri tani, Partia Socialiste ka siguruar 19 mandate, ndërsa Partia Demokratike ka fituar vetëm 13 mandate, duke humbur një mandat që kishte më parë.

Po ashtu, Partia Mundësia ka arritur të sigurojë dy mandate të siguruara.

Mandatet për Tiranën shpërndahen si më poshtë:

  • Partia Socialiste (PS): 19 mandate

  • Partia Demokratike (PD): 13 mandate

  • Partia Mundësia: 2 mandate

  • Lëvizja Bashkë, Shqipëria Bëhet, dhe Partia Socialdemokrate (PSD) secila nga një mandat.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 147,580 vota, ose 35.01%. Ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka marrë 201,960 vota, që përbëjnë 47.91% të votave të numëruara. Partia Mundësia ka marrë 21,132 vota, ose 5.01%.

Deri më tani, përqindjet dhe numri i mandateve janë si më poshtë: 1250 kuti të numëruara nga 1282 në total

  • Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM): 147,580 (35.01%)

  • Lëvizja Bashkë (BASHKE): 11,393 (2.70%)

  • Lëvizja Atdheu (LA): 736 (0.17%)

  • Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 8,187 (1.94%)

  • Partia Socialiste e Shqipërisë (PS): 201,960 (47.91%)

  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB): 13,006 (3.09%)

  • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 1,028 (0.24%)

  • Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 515 (0.12%)

  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 1,844 (0.44%)

  • Partia Mundësia (MUNDESIA): 21,132 (5.01%)

  • Partia Socialdemokrate (PSD): 14,132 (3.35%)

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Luftë” deri në minutën e fundit, Partia Mundësia i merr mandatin e 14-të PD-së appeared first on Euronews Albania.

Numërohen 61 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 deputetë, ‘Mundësia’ e Shehajt merr mandatin e dytë në kryeqytet

By: M C
13 May 2025 at 20:06

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1221 qendra votimi nga 1282 gjithsej si dhe 16798 zarfe të diasporës nga 42384 gjithsej.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS-ja kryeson me 199633 vota, duke blinduar 19 mandate.

Ndërsa demokratët me 146152 votat e marra deri tani kanë 14 mandate, duke ia rimarrë Partisë Mundësia.

Partia Mundësia ka marrë mandatin e dytë, teksa ka grumbulluar 20921 vota.

Ndërkohë që në Parlament futet edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt.

The post Numërohen 61 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 deputetë, ‘Mundësia’ e Shehajt merr mandatin e dytë në kryeqytet appeared first on Albeu.com.

❌
❌