Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Stafi i MEKI-t dhe ai i Ministrisë së Drejtësisë dhurojnë gjak

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Sot, punonjësit e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Informacionit, si edhe ata të Ministrisë së Drejtësisë iu përgjigjën ftesës së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, duke u bërë pjesë e seancës së dhurimit vullnetar të gjakut.

“Stafi i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit iu bashkua sot nismës për dhurimin e gjakut, duke treguar se përgjegjësia shoqërore dhe humanizmi janë vlera që na bashkojnë çdo ditë. Dhurimi i gjakut është një kontribut i vogël për secilin prej nesh, dhe një mundësi për ata që përballen me sfida të vështira shëndetësore”, thuhet në një postim në rrjetet sociale të MEKI-t.

Gjithashtu, edhe në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë thuhet se punonjësit e këtij institucioni iu bashkuan fushatës së dhurimit të gjakut, për të treguar solidaritet dhe përkushtim ndaj atyre që kanë më shumë nevojë.

Objektivat e fushatës për dhurimin e gjakut gjatë këtij viti janë: Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për nevojën kritike për dhurimin e gjakut dhe plazmës dhe ndikimin që ato kanë në jetën e pacientëve; inkurajimi i dhuruesve të rinj dhe ekzistues që të japin gjak rregullisht; nxjerrja në pah e ndikimit pozitiv të dhuruesve të gjakut në shëndetin dhe mirëqenien e të tjerëve nëpërmjet dhurimit të gjakut.

Nga procesi i dhurimit të gjakut nga punonjësit e ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Informa...
1 nga 27

/e.i//r.e/

The post Stafi i MEKI-t dhe ai i Ministrisë së Drejtësisë dhurojnë gjak appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Fonde nga burime të treta”/ Reagon ashpër deputeti: Para të padeklaruara në fushatë

23 June 2025 at 15:30

“Edhe në këtë fushatë që shkoi kemi patur flukse të mëdha të parave nga burimet e treta që deri më tani nuk kanë patur ndonjë detyrim të bëjnë deklarim, duhet të shkojmë drejt këtij rregullimi ligjor. Këto historitë me celularin para, ja sa harxhoj unë në ditë, dhe ja sa para më japin mua në ditë, duhet të marrë fund që zgjedhjet të mos komercializohen, por të ngelen e drejtë për të zgjedhur me votë, jo për të blerë vote”.

Financimi i Partive Politike dominoi mbledhjen e kësaj të hëne të Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Deputeti socialist Erion Brace tha se përgjatë fushatës elektorale të 11 majit subjekte politike kanë përdorur para nga burime te treta, të cilat nuk janë të deklaruara. Ndaj thote, se ka ardhur koha për ndryshime ligjore.

Gjatë prezantimit të Strategjisë Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit, Brace vuri theksin tek forcimi I kapaciteteve për të parandaluar ndërhyrjet e huaja që mund të ndikojnë në demokracinë.

“Strategjia synon të forcojë mbroj nga forma të reja të ndikim të huaj, që rrezikojnë funksionimin e shtetit të së drejtës. Shqipëria si vend kandidat për anëtarësimin në BE dhe anëtare e NATO nuk është imune ndaj këtyre formave të reja të ndërhyrjes. Pozicioni ynë gjeopolitik na bëjnë të ekspozuar ndaj rreziqeve hibride”.

Miratimi i Strategjisë Kombëtare kunder Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit do të mundësoje edhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare, ekonominë dhe infrastrukturës kritike të Shqipërisë.

The post “Fonde nga burime të treta”/ Reagon ashpër deputeti: Para të padeklaruara në fushatë appeared first on Sot News | Lajme.

Shano për ATSH-në: Nevojat për gjak mbeten ende të larta, me një dhurim të vetëm përfitojnë tre persona

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Çdo vit, shtetet anembanë botës kremtojnë Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut. Edhe në Shqipëri, kjo ditë vjen jo vetëm si një thirrje për ndërgjegjësimin ndaj nevojave për gjak të sigurt, por edhe si një falënderim për dhuruesit vullnetarë të gjakut.

Dr. Viola Shano, Shefe e Mbledhjes dhe Përpunimit të Gjakut pranë Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut (QKTGJ), thotë në një intervistë për ATSH-në se në këtë ditë të rëndësishme falë angazhimit të dhuruesve vullnetarë, në 5 mujorin e parë të vitit 2025 janë kryer 4050 dhurime vullnetare, 979 dhurime më tepër ose 32% më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Dr. Shano thotë se gjatë vitit 2024 u kryen 3071 dhurime vullnetare, në 5 mujorin e parë të vitit.

“Këto shifra tregojnë një ndërgjegjësim gjithmonë në rritje dhe një kulturë më të fortë solidariteti në shërbim të jetës. Rritja prej 32% në numrin e dhuruesve vullnetarë tregon qartë një ndërgjegjësim në rritje të qytetarëve shqiptarë për rëndësinë jetike të dhurimit të gjakut. Kjo reflekton besimin që publiku ka krijuar ndaj institucioneve shëndetësore dhe sensibilizimin në rritje për të ndihmuar pacientët në nevojë, sidomos ata me sëmundje kronike si talasemia”, cilësoi ajo.

Dr. Shano pohon faktin se “dhurimet e rregullta të gjakut ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të niveleve të hekurit në trup, veçanërisht tek burrat”.

“Kjo është treguar për të zvogëluar sëmundjen e zemrës. Megjithëse hekuri është një element thelbësor për funksionimin e duhur të trupit, hekuri i tepërt i akumuluar mund të çojë në dëmtime të tepërta oksiduese, e cila është fajtori kryesor i plakjes së parakohshme, sulmeve të zemrës, goditjeve në tru, etj”, tha Shano.

Shefja e Mbledhjes dhe Përpunimit të Gjakut QKTGJ-së thotë për ATSH se njerëzit duhet të dhurojnë vullnetarisht gjak pasi i ndihmon jo vetëm në shpëtimin e jetës së pacientëve në nevojë, por edhe kontrollojnë shëndetin e tyre përmes testimeve të vëna në dispozicion nga QKTGJ.

Ndër të tjera, Dr. Shano thekson se në vendin tonë mbetet ende të larta nevojat për gjak.

“Nevojat për gjak mbeten ende të larta, për shkak të rritjes së vazhdueshme të kërkesave nga spitalet dhe veçanërisht për pacientët me sëmundje kronike si talasemia. Mesatarisht në ditë ne kemi nevojë për 100 njësi të dhuruara që në muaj do përktheheshin me 3000 dhurime. Kjo për faktin pasi na duhet të kemi sa më shumë gjak në dispozicion në mënyrë që çdo pacient të marrë grupin që i nevojitet”, cilësoi Shano.

Gjithashtu, Dr. Shano thotë se transfuzioni i gjakut nuk është një element jetëshpëtues vetëm tek të sëmurët me talasemi, por është jetik edhe në raste aksidentesh dhe ndërhyrje kirurgjikale, sëmundjeve kronike të gjakut sikurse janë anemitë e lindura si (talasemia, drepanocitoza), gjendje shëndetësore kritike që i dedikohen sëmundjeve të gjakut si leuçemitë, apo përdorimit të kimioterapive në rastin e të sëmurëve me kancer.

Sipas Dr. Shanos “të dhënat tregojnë se shumicën e dhurimeve të gjakut referuar gjinisë e përbëjnë burrat”. “Kjo ndodh për disa arsye, përfshirë kufizimet mjekësore që gratë kanë më shpesh, si nivele më të ulëta hemoglobine apo periudha të shpeshta të pamundësisë për të dhuruar për shkak të shtatzënive ose ciklit menstrual. Megjithatë, pjesëmarrja e grave është në rritje falë ndërgjegjësimit dhe edukimit mbi rëndësinë e dhurimit të gjakut”, tha Shano.

Referuar të dhënave zyrtare nga QKTGJ, numri i personave që dhurojnë gjak për herë të parë ndryshon nga viti në vit, por mesatarisht rreth 35-40 % e totalit të dhuruesve vijnë nga kjo kategori.

“Ky është një tregues pozitiv për sensibilizimin dhe përfshirjen e brezave të rinj në dhurimin e gjakut, si dhe për punën e bërë në edukimin dhe promovimin e kësaj kauze jetike”, shtoi ajo.

Dr. Shano ndalet edhe te fushata sensibilizuese e qendrave lëvizëse të dhurimit të gjakut nëpër të gjithë Shqipërinë, një nismë kjo e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Aktualisht  shpërndarja e dhurimeve të gjakut në qytetet e Shqipërisë është e përqëndruar kryesisht në qendrat urbane më të mëdha si Tirana, Durrësi,  Lushnja, Shkodra, Lezha, Elbasani, Korça, Vlora, Fieri ku janë më aktive njësitë e transfuzionit dhe ku organizohen më shpesh fushata dhurimi. Deri më tani kemi ndërmarrë fushata dhurimi tek Ministria e Mbrojtjes, të gjitha Bashkitë e Shqipërisë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe Universitetet”, nënvizoi Shano.

Sipas një kalendari dhe plani pune të hartuar nga QKTGJ-ja, projektet e radhës synojnë rritjen e qëndrueshme të dhurimeve vullnetare të gjakut duke nisur me kontaktin e të gjithë dhuruesve që të kthehen edhe njëherë tjetër brenda vitit që të dhurojnë gjak, organizimin e fushatave informuese në shkolla, universitete dhe institucione shtetërore, bashkëpunim me bashkitë dhe qendrat shëndetësore në qytete të ndryshme për dhurime të organizuara në terren duke qenë se kemi dhe sezonin e verës, rritjen e komunikimit përmes rrjeteve sociale dhe mediave për të promovuar rëndësinë e dhurimit të rregullt e periodik të gjakut.

“Në çdo institucion do bëhen traditë për dhurimin e gjakut dy data, një në 6 mujorin e parë dhe një në 6 mujorin e dytë në mënyrë që ta kthejmë në një zakon të qëndrueshëm dhe të vetëdijshëm për komunitetin shqiptar”, cilësoi ajo.

Dr. Shano ndan edhe një mesazh në këtë 14 qershor 2025, përpos falënderimit për dhuruesit vullnetarë të gjakut në të gjithë Shqipërinë.

“Më e rëndësishmja dhe më e vlefshmja është pa dyshim shpëtimi i jetës. Me një dhurim të vetëm, tre persona përfitojnë prej tij. Ky është përfitimi më i madh që mund të marrim nga të qenit dhurues i gjakut”, përfundon ajo.

Nga fushata të ndryshme të dhurimit të gjakut pranë QKTGJ
1 nga 2

/e.i/ /a.g/

The post Shano për ATSH-në: Nevojat për gjak mbeten ende të larta, me një dhurim të vetëm përfitojnë tre persona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis fushata “Migrim i rregullt. Punë e sigurtë”

29 May 2025 at 18:02

Në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve migrantë dhe punësimit të rregullt dhe të ligjshëm në rajon, organizata Qendra Shqiptare për një Zhvillim të Qëndrueshëm, (ASDO) ka nisur fushatën ndërgjegjësuese “Migrim i rregullt.  Punë e sigurtë” me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, së Republikës Federale të Gjermanisë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoriatin e Punës në Shqipëri.

Fushata synon të sensibilizojë qytetarët që migrojnë për punë nga Shqipëria drejt vendeve të rajonit, si dhe ata nga vendet fqinje që punojnë në Shqipëri, por dhe bizneset, organizatat dhe institucione publike të vendit dhe të rajonit si në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë mbi rëndësinë e punësimit të rregullt dhe respektimit të të drejtave në vendin e punës.

Bashkëpunim Rajonal dhe Mbështetje Institucionale

Në kuadër të kësaj nisme, do të ndërmerret një hap domethënës për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, përmes firmosjes së një Memorandumi të Përbashkët mes Inspektorateve të Punës të vendeve të rajonit. Memorandumi do të jetë rezultat i një sërë takimesh të nivelit të lartë me përfaqësues institucionalë nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, duke shënuar një moment të rëndësishëm në përpjekjet për të koordinuar veprimet në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve migrantë.

Studime dhe Trajnime për Njohjen dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve

Në kuadër të fushatës, do të publikohet një studim i detajuar mbi punësimin e shtetasve shqiptarë në vendet e rajonit dhe të qytetarëve të rajonit në Shqipëri. Ky publikim hedh dritë mbi trendet, sfidat dhe mundësitë që lidhen me migracionin për punësim, dhe do të shërbejë si bazë për ndërhyrje më të targetuara në politikat publike dhe praktikat e inspektimit të punës.

Paralelisht, inspektorët e punës në Shqipëri do të marrin pjesë në trajnime të specializuara mbi të drejtat e migrantëve, me qëllim rritjen e kapaciteteve për të mbrojtur më mirë të drejtat e kësaj kategorie si dhe të punonjësve në tërësi.

Reforma Ligjore dhe Konsultime me Ekspertët

Një tjetër komponent i rëndësishëm i fushatës janë takimet konsultative me ekspertë ligjorë, të cilat kanë për qëllim të identifikojnë hapësirat për ndryshime dhe përmirësime në legjislacionin që rregullon veprimtarinë e Inspektoratit të Punës për sa i përket punësimit të rregullt të punonjësve migrantë.  Këto konsultime synojnë të sigurojnë një kuadër më efikas për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve migrantë dhe për të fuqizuar rolin e institucioneve përkatëse.

Një Fushatë e Gjerë Ndërgjegjësimi

Në fokus të kësaj nisme qëndron një fushatë e gjerë ndërgjegjësimi që përmes spoteve informuese, komunikimit në rrjete sociale dhe eventeve informuese synon të arrijë sa më shumë punëkërkues dhe punëdhënës, duke përçuar mesazhin e qartë: “Migrim i rregullt. Punë e sigurtë”.

Fushata është një hap konkret drejt një qasjeje më të koordinuar, më humane dhe më të qëndrueshme për migracionin në rajon, duke garantuar që çdo punëtor – kudo që të jetë – të trajtohet me dinjitet dhe drejtësi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nis fushata “Migrim i rregullt. Punë e sigurtë” appeared first on Euronews Albania.

Dështimi i Metës në zgjedhje/ Kryemadhi: Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij

29 May 2025 at 12:18

Ilir Meta, edhe pse nga qelia, për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit garonte në listën e hapur të PD-së, ku arriti të merrte vetëm 8 mijë vota në Qarkun e Tiranës. I pyetur mbi rezultatin në zgjedhje të ish-bashkëshortit të saj, Monika Kryemadhi tha për gazetarët jashtë Kuvendit, se ajo nuk mban asnjë përgjegjësi, pasi […]

The post Dështimi i Metës në zgjedhje/ Kryemadhi: Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij appeared first on BoldNews.al.

A ia vlejtën paratë që i dhatë La Civita-së? Berisha: Drejtoi fushatën më të suksesshme në histori…

By: V K
27 May 2025 at 14:11

Ditën e sotme, në një konferencë për media,  kreu demokrat Sali Berisha, u pyet nëse investimi me drejtuesin e fushatës elektorale, Chris LaCivita, ia vlejti.

Ai theksoi se investimi ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm për fatin e Shqipërisë dhe se fushata kishte treguar qartë se zgjedhjet në Shqipëri ishin një farsë, ku vota e lirë dënohet që para se të futet në kuti.

Berisha vlerësoi rolin e LaCivita-s si të pazëvendësueshëm, duke e cilësuar si një ekspert me famë botërore, i cili solli bashkëpunim të ngushtë dhe udhëzime të vlefshme gjatë gjithë procesit.

Ai e quajti kontraktimin e LaCivita-s, si një nga veprimet më të rëndësishme që PD ka bërë në historinë e saj.

Sipas Berishës, pavarësisht përpjekjeve maksimale dhe programit transformues të prezantuar, opozita nuk mundi të fitonte për shkak të farsës elektorale që ishte në vend.

Ai shtoi se problemi i transparencës së zgjedhjeve do të trajtohet sipas afateve ligjore, duke përsëritur se përpjekja kishte qenë thelbësore dhe shumë e vlefshme për betejën që po zhvillohet në Shqipëri.

Berisha: Kontraktimi i Chris LaCivita, yllit të suksesit botëror elektoral, bashkëkryestrategut të rikthimit më të fuqishëm në historinë e njerëzimit, Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, mendoj se ishte akti më i mirë dhe më i rëndësishëm që bëri PD.

Pse? Sali Berisha ka një eksperiencë të gjatë elektorale. Shumë të pasur. Por, përsëri nëse ai do të ecte në këtë fushatë elektorale pa një ekspertizë, ai do të gabonte. Pse merret këshilltari elektorale? Merret si një garant i bashkëkohësisë së fushatës. Dhe unë besoj se ai drejtoi fushatën më të suksesshme në histori. Solli ekspertizën e tij, vlerësimet e tij, bashkëpunim i ngushtë, intensive, i frytshëm, mes partisë tonë dhe Chris LaCivita dhe udhëzimet sigurisht që janë marrë parasysh plotësisht.

Kjo tregon qartë se farsa elektorale nuk fitohet kurrë nga opozita. Dhe më shumë se kurrë u faktua në këto zgjedhje. Në këtë farsë elektorale ne patëm ekspertizën më të mirë dhe bëmë fushatën më të mirë të jetës time, paraqitëm programin më transformues, por asnjë nga këto nuk e bëri opozitën fituese të farsës.

Tani, ju shtoni problemin e transparencës. Do të bëhet transparente në afatin që parashikon ligji zgjedhor. Ai ia vlente? Ia vlente shumë sepse kjo është një betejë e një rëndësie të jashtëzakonshme për fatin e Shqipërisë. Kjo faktoi se farsa është dënim me vdekje i votës së lirë para se të hyjë në kuti. Kjo është.

The post A ia vlejtën paratë që i dhatë La Civita-së? Berisha: Drejtoi fushatën më të suksesshme në histori… appeared first on Albeu.com.

Qokë pas fushatës për koncertin e Noizy/ Shkulen pemët në 43 mijë m² te Liqeni

By: user 6
23 May 2025 at 22:12

Më datë 30 prill 2025, disa ditë para zgjedhjeve elektorale, Sekretarja e Përgjithshme e Drejtorisë Juridike të Aseteve dhe Licensimit në Bashkinë e Tiranës, Jonida Halili, firmosi nën kamoflimin e ligjit “për shfrytëzimin e hapësirës publike“ lejen për dhënien e rreth 43.000 m2 në Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës. Sheshimi i hapësirës, gërmimi duke hequr barin, shkurret dhe pemët, janë në fokus të punës që ka nisur prej disa ditësh në park, dhe kjo masakër mjedisore në mes të mushkërisë së vetme të mbetur në Tiranë, po bëhet, sepse më datë 31 maj, Noizy do të organizojë një koncert me DJ të huaj, ku do të marrin pjesë mijëra fansa të muzikës elektronike.

E gjithë kjo masakër mjedisore po bëhet në kurriz të qytetarëve të Tiranës, vetëm për t’i bërë qokën Rigels Rajkut, të cilit mesa duket nuk i mjaftojnë sheshet e mëdha që ka kryeqyteti, por i pëlqen natyra, pavarësisht dëmit që do t’i shkaktohet, duke përsëritur historinë njëlloj me të famshmin Sunny Hill të Dukagjin Lipës, babait të Dua Lipës, i cili u prit si një hero kombëtar nga kryetari i atëhershëm i bashkisë Erjon Veliaj, i cili sot është burgosur me urdhër të SPAK.

Nëse bëhet një vëzhgim i thjeshtë në google earth, në përditësimin e datës 9 prill 2022, zona për të cilën po flasim ka qenë tërësisht e pyllëzuar, por në përditësimin e datës 21 tetor 2022, dy muaj pas koncertit të Dua Lipës, vihet re se zona e ka humbur ngjyrën e gjelbërt. Në përditësimin e datës 7 tetor 2023, vihet re një ndryshim i vogël në kthimin e zonës në situatë fillestare, po ashtu dhe në muajin prill 2024, ndërsa sot, jemi në kushtet kur edhe ato pemë të mbjella pas koncertit të Dua Lipës me taskat e qytetarëve të Tiranës, janë shkulur për t’i lënë vend çakullit dhe zhavorrit, eskavatorëve, kamionëve, rrulave. Aktualisht zona e gjelbëruar në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës, është kthyer në shesh-punim për mjetet e rënda, e mbushur me materiale ndërtimi për të bërë gati terrenin për montimin e skelave, e gërryer anës saj, duke dëmtuar florën dhe faunën përreth.

“Dëmi është evident. Në një hapësirë kaq të madhe, llogaritet ekuivalente me 100 mijë banorë në Tiranë që privohen nga hapësira e gjelbër. Nuk duhet të ndodhte kjo gjë, të prishej kjo hapësirë. Ky park duhej të ruhej në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë nuk e shoh të mundshme të kthehet në gjendjen fillestare. Po të angazhohen prapë rruspak e fadromat, të heqin gjithë këtë shtresë, toka mund të vitalizohet për 1 vit, por nëse mbetet kështu do shumë vite të tjera të kthehet siç ishte”, shprehet ambientalisti Lavdosh Feruni, për të cilin, përgatitja e këtij terreni, mund të ketë të tjera prapaskena.

“Unë shoh që ky shtrim që është bërë këtu është me qëllim afatgjatë ndoshta për ta kthyer këtë territor në një territor të pjesës urbane dhe të përjashtohet nga pjesa e Parkut të Liqenit. Ndoshta dikush ka menduar diçka, ndonjë investitor strategjik të bëjë diçka këtu. Le ta bëjnë koncertin, ka sheshe plot Tirana për koncerte të tilla pa prishur parkun”, thotë ai.

Ndërhyrja me mjete të rënda në mes të Parkut të Liqenit, kanë shqetësuar jo pak edhe qytetarët e Tiranës, shumë prej të cilëve e shfrytëzojnë këtë hapësirë për qetësi dhe ajër të pastër.

“Uaaaa e tmerrshme! S’më pëlqen. Nuk ka pse të ndërhyhet te natyra për të bërë këtë gjë. Shkatërrim domethënë. 100% e padrejtë. Kjo është lulishte, është park, gjelbërim. S’e kuptoj pse është nevoja për një koncert të prishësh komplet gjelbërimin. Si nuk u rregullua ky vend apapapa. Shumë keq është. Popullësi e madhe, gjithandej beton. Këtu u mbollën disa pemë tani janë shkulur prapë. Unë s’jam dakord për asnjë pëllëmbë zhavorr këtu. Duhet të reflektojnë ata të tjerët që marrin këto vendime”.

Dhe meqë jemi te reflektimi dhe personat që marrin vendime, “Piranjat” kërkuan informacion pranë Bashkisë Tiranë, për statusin aktiv të Parkut të Liqenit, kufijtë e tij, ligjshmërinë e ndërhyrjeve dhe ndërtimeve në këtë park, mundësinë e ndotjes nga prania e mijëra personave që do të marrin pjesë në koncert dhe dëmin e mundshëm që mund të shkaktohet. Gjithashtu me një shkresë të dytë u interesuan për një studim të mundshëm me ekspertë dhe ambientalistë, dëmet apo rikuperimet, investimet, kontraktorët, përfitimet, por siç ndodh thuajse gjithmonë me Bashkinë e Tiranës dhe drejtoritë në varësi, nuk dhanë asnjë përgjigje.

Ndaj për të mësuar më shumë se pse është dhënë një leje e tillë për qokë, me pasojë shkatërrimin e mjedisit dhe pa bërë asnjë konsultim me qytetarët apo ekspertët, “Piranjat” vendosën të pyesin vetë firmëtaren, por ajo heshti, ndërsa roja i zellshëm i Bashkisë bëri detyrën dhe znj.Halili u largua pa dhënë asnjë shpjegim. Gazetari i “Piranjave” Freard Rista pati një komunikim të dytë me znj.Jonida Halili, por ajo sërish heshti, ndërsa kësaj here xhandarët nisën të praktikonin mundje greko-romake me gazetarin. /PIRANJAT

The post Qokë pas fushatës për koncertin e Noizy/ Shkulen pemët në 43 mijë m² te Liqeni appeared first on Lapsi.al.

“Shqipëria, njësoj si seriali Narcos”, Mediu tregon a ka ngelur më magji nga LaCivita: Do të vazhdojë të ndihmojë..

23 May 2025 at 22:19

Fatmir Mediu ishte i ftuar në një studio televizive ku foli rreth strategut amerikan të fushatës së opozitës Chris LaCivita dhe a mbaroi misioni i tij në Shqipëri.

Ndërsa vlerësoi figurën e LaCivita, kreu i republikanëve shtoi se do të vazhdojë punën për të çuar të vërtetat e Shqipërisë në nivelet më të larta të administratës amerikane.

Mediu shkoi dhe më tej, duke thënë se Shqipëria tashmë është bëri si në serialin e njohur Narcos dhe solli në vëmendje kërkesën e ambasadës së SHBA për të denoncuar krimin e organizuar.

“Unë kam dëgjuar dhe paçavure se sa i zoti dhe i pazoti ishte LaCivita. Fushata e PD ishte shumë e mirë. Berisha ndërtoi një komunikim shumë të mirë me qytetarët, që ishte dy hapa para strukturave të PD. Qytetarët ishin më optimist. Marrëdhënia me LaCivita do të vazhdojë për riorganizimin dhe padyshim do të synojmë të çojmë të vërtetën në SHBA.

Ka një interes të SHBA kundër luftës ndaj krimit të organizuar në Shqipëri. Nëse nuk shkëputen lidhjet e krimit me qeverinë, Shqipëria nuk bën asnjë hap përpara. Shqipëria njësoj si Narcos. Me kanabis nisi atje. E njëjta situatë është tani. Duhet të shfrytëzojmë çdo lloj momenti. Nuk ka turp më të madh në Shqipëri që nuk ka zgjedhje të lira”, tha Mediu.

 

 

The post “Shqipëria, njësoj si seriali Narcos”, Mediu tregon a ka ngelur më magji nga LaCivita: Do të vazhdojë të ndihmojë.. appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha: Rama nuk ikën nga ndërkombëtarët, por vetëm me lëvizje popullore nga shqiptarët

20 May 2025 at 21:36

Sali Berisha, i ftuar në News24, ka deklaruar se zgjedhjet e 11 majit kanë qenë një farsë elektorale e paralajmëruar edhe nga rezoluta ndërkombëtare, por theksoi se këtë gjë nuk mund ta thoshte gjatë fushatës elektorale për shkak se dekurajonte mbështetësit. Por, sipas Berishës, Edi Rama nuk largohet nga ndërkombëtarët, por vetëm me lëvizje popullore […]

The post Berisha: Rama nuk ikën nga ndërkombëtarët, por vetëm me lëvizje popullore nga shqiptarët appeared first on BoldNews.al.

BIRN: Media online “injoroi” fushatën e partive të reja në zgjedhjet parlamentare

By: user 6
19 May 2025 at 20:49

Gjatë garës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, faqet online të televizioneve, gazetave dhe portaleve i dhanë hapësirën kryesore kryeministrit Edi Rama dhe rivalit të tij kryesor Sali Berisha, duke lënë në hije partitë e reja dhe kandidatët e tyre.

Nga Besar Likmeta

Mandatet e kandidatëve në zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk janë certifikuar ende. Megjithatë, sipas rezultateve të deritanishme, në parlamentin e ardhshëm pritet të hyjnë deputetë nga tre parti të reja – Partia “Mundësia”, Lëvizja Bashkë dhe koalicioni Nisma – Shqipëria Bëhet.

Së bashku, këto tre grupime politike morën mbi 112 mijë vota brenda vendit, duke siguruar 4 deputetë në parlamentin e ardhshëm.

Megjithatë, po të lexoje mediat online gjatë fushatës elektorale, vështirë se mund ta kuptoje që këto parti garonin në zgjedhje, e aq më pak, nëse kishin shanse për të siguruar ulëse në Kuvend.

Të dhënat e dhjetëra mijë artikujve të analizuara nga BIRN – të publikuara në faqet e internetit të 9 televizioneve, 6 gazetave dhe 25 portaleve, tregojnë se mbulimi i fushatës zgjedhore u fokusua kryesisht te Partia Socialiste në pushtet dhe Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore – një grupim prej 25 partish opozitare i udhëhequr nga Partia Demokratike.

Pak më shumë se gjysma e lajmeve për zgjedhjet parlamentare ishin në formatin e deklaratave politike të kandidatëve dhe liderëve politikë. Nga këto deklarata, 92% i përkisnin dy subjekteve kryesore politike, Partisë Socialiste dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Ndër subjektet e tjera, Partia Koalicioni Euroatlantik mori 2.6%, Partia “Mundësia” u paraqit me 1.9% dhe Koalicioni Nisma – Shqipëria Bëhet përbënte 1.3%. Të gjitha subjektet e tjera zgjedhore së bashku u trajtuan secila në pak më shumë se 1% të artikujve.

Partia Socialiste siguroi një fitore të thellë në zgjedhjet e 11 majit, duke marrë 83 deputetë nga 140 ulëse në parlament. Megjithatë, sipas vëzhguesve ndërkombëtarë të misionit të OSBE-ODIHR-it, gara nuk ishte e barabartë, për shkak të keqpërdorimit nga partia në pushtet të resurseve të administratës publike, presioneve mbi zgjedhësit dhe kontrollit mbi linjën editoriale të medias.


Media u fokusua te ‘deklarata politike’

Edhe pse Kodi Zgjedhor në Shqipëri nuk e rregullon mbulimin e medias online gjatë fushatave zgjedhore, mbulimi në mënyrë të barabartë dhe objektiv i kandidatëve u jep mundësi votuesve të bëjnë zgjedhje të informuara ditën kur do t’i drejtohen kutisë së votimit.

Numri i mediave online ka parë një shpërthim në vitet e fundit me hapjen e qindra portaleve lajmesh dhe blogjesh. Megjithatë, shumica e këtyre dritareve digjitale informacioni, nuk kanë strukturë të fortë editoriale dhe as burime të mjaftueshme njerëzore për një mbulim profesional dhe të pavarur të ngjarjeve politike komplekse, siç është fushata zgjedhore.

Nga analiza e më shumë se 29 mijë artikujve të publikuar në dy javët e para të garës elektorale nga 40 media online të përzgjedhura gjatë periudhës 11 prill deri më 10 maj, BIRN përzgjodhi 20% të tyre nëpërmjet një kampioni rastësor dhe i kodoi sipas një seti të përcaktuar indikatorësh, për të vlerësuar vizibilitetin e aktorëve politikë në media, tonin e mbulimit dhe fokusin editorial.

Në të gjithë kampionin, formati editorial më i spikatur ishte publikimi i deklaratave politike, që përbënte 54.2% të gjithë artikujve. Opinionet dhe blogjet përbënin kategorinë e dytë më të përdorur, duke zënë 21.9% të totalit. Përdorimi i tyre ishte më i lartë në edicionet online të gazetave, ku opinionet dhe komentet e firmosura nga gazetarë dhe analistë mbeten një tipar qendror.

Raportimi i drejtpërdrejtë nga eventet e fushatës – si mitingje, vizita apo takime me votuesit, mbetet i kufizuar në të gjitha platformat, duke përbërë vetëm 9.4% të artikujve gjithsej. Kjo e dhënë tregon për një angazhim të ulët editorial në raportimin nga terreni.

Ndërkohë, raportimet mbi procesin zgjedhor, përfshirë këtu procedurat administrative, votimin nga diaspora apo zhvillimet institucionale, përbënin vetëm 8.6% të artikujve, ndërsa mbulimi i debateve televizive dhe sondazheve të opinionit publik ishte 2.7% e totalit. Një pjesë e shkrimeve (3.2%) fokusohej në aktivitete administrative, si deklaratat institucionale dhe përditësime për proceset logjistike.


Shumica e deklaratave politike të reflektuara në median online i përkisnin kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Sali Berisha. Të dy liderët së bashku përbëjnë 59.3% të të gjitha deklaratave politike të publikuara gjatë fushatës. Edi Rama zinte pjesën më të madhe, duke u përmendur në 33.3% të përmbajtjes, ndërsa Sali Berisha ndiqte me 26%.

Figurat e tjera politike u shfaqën me një frekuencë më të ulët. Lulzim Basha u përmend në vetëm 2% të deklaratave, i ndjekur nga Agron Shehaj (1.8%), Ilir Meta (1.5%) dhe Elisa Spiropali (1.4%).

Edhe mbulimi i drejtpërdrejtë i aktiviteteve zgjedhore gjatë fushatës, prioritizoi partitë tradicionale dhe liderët kryesorë politikë kundrejt partive të reja që garonin në zgjedhje. Këto të fundit morën vetëm 8.7% të mbulimit total të raportimit nga terreni.

Komente negative

Më shumë se dy të tretat e shqiptarëve vlerësohet se e përdorin median online çdo ditë ose pothuajse çdo ditë. Ky tregues thekson rolin thelbësor të mediave të reja në formësimin e opinioneve të zgjedhësve shqiptarë dhe edukimin e tyre.

Ngjashëm me trendin e formateve të tjera të artikujve të publikuar nga media online gjatë 30 ditëve të fushatës elektorale, edhe kategoria e opinioneve dhe blogjeve u fokusuan kryesisht te dy subjektet kryesore që garonin në zgjedhje – Partia Socialiste dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore, të cilat dominuan thuajse në mënyrë të barabartë duke u përmendur në 45% dhe 45.4% të të gjitha artikujve të opinionit, përkatësisht. Në kontrast, subjektet e tjera elektorale u përfshinë në vetëm 9.7% të këtij lloji artikujsh.


Shumica e artikujve të opinionit u karakterizuan nga një ton negativ ose i përzier, duke përforcuar një narrativë përballjeje dhe tensioni gjatë fushatës elektorale. Artikujt që ofronin reflektime pozitive apo të nuancuara ishin të paktë.

Toni i komenteve gjatë fushatës ndaj dy subjekteve kryesore elektorale mbeti kryesisht negativ. Gati dy të tretat e përmbajtjes që i referohej Partisë Socialiste apo Aleancës për Shqipërinë Madhështore kishte një qëndrim kritik ose skeptik.

Megjithëse partitë më të vogla morën një mbulim më neutral ose të përzier, prania e kufizuar e tyre në artikujt e opinionit e reduktoi ndjeshëm mundësinë për të ndikuar në diskursin e gjerë politik, apo për të sjellë perspektiva të reja në narrativën e fushatës. /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN: Media online “injoroi” fushatën e partive të reja në zgjedhjet parlamentare appeared first on Lapsi.al.

Fushata online nuk u përkthye në votë

18 May 2025 at 16:35

Fushatat zgjedhore në Shqipëri zhvillohen në sallat fizike, por edhe në Facebook ç’ka i kushton subjekteve politike mijëra dollarë. Kandidatët për deputetë dhe partitë politike kanë paguar mbi 157 mijë dollarë kompaninë e Facebook brenda 90 ditëve për sponsorizimin e posteve të publikuara prej tyre. Zgjedhjet parlamentare kanë rezultuar “më të shtrenjta” se ato vendore të […]

The post Fushata online nuk u përkthye në votë appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet e 11 majit/ OSBE-ODHIR: Fushata përfshiu sulme personale mes kandidatëve

12 May 2025 at 15:19

Misioni i OSBE-ODHIR ka mbajtur një konferencë për shtyp lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në fjalën e tyre ata theksojnë se dita e zgjedhjeve në vija të përgjithshme ishte e qetë, por u shënjua nga një sërë incidentesh dhe problematikash.

Përfaqësuesja e OSBE-ODHIR, Farah Karimi nënvizoi se incidentet përfshinin debate mes kandidatëve.

“Fushata u përqëndrua te sulmet personale mes kandidatëve dhe liderëve, duke i qëndruar larg debatit për programet e partive.

SPAK nga ana tjetër luajti një rol pozitiv për luftën ndaj krimeve zgjedhore në kuadër të platformës së bashkëpunimit me KQZ-në dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Ne jemi të hapur për të bashkëpunuar me Parlamentin e ri dhe me të gjitha partitë që morën pjesë në këtë proces zgjedhor”, tha Karimi.

Më tej u fol edhe mbi disa pika të konstatimeve që përfaqësuesit kanë kryer më konkretisht në procesin zgjedhor.

“Populli shqiptar tregoi angazhim të fortë ndaj demokracisë, klimë tejet të polarizuar, ata dolën, morën pjesë dhe bënë që zëri i tyre të dëgjohet. Që nga votuesit që votuan për herë të parë, deri tek votuesit nga jashtë shtetit, deri tek vëzhguesit, ata janë zemra e këtij procesi demokratik. Në këtë frymë, në respekt të njerëzve do ndaja disa nga pikat e konstatimeve. Zgjedhjet e 2025, ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, ndodhën në një klimë tejet të polarizuar dhe kandidatët nuk patën mundësi të barabarta. Patën mundësi të bënin fushatë në mënyrë të lirshme edhe pse disa raportuan se kishin pasur intimidim”, thuhet në fjalën e një prej përfaqësuesve të OSBE-ODHIR-it.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zgjedhjet e 11 majit/ OSBE-ODHIR: Fushata përfshiu sulme personale mes kandidatëve appeared first on Euronews Albania.

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

10 May 2025 at 19:14

Politologu Ilir Kalemaj, në MCN tha se fushata e Edi Ramës është ndërtuar mbi një imazh të personalizuar, duke lënë në hije Partinë Socialiste. Sipas tij, deklaratat kontradiktore për mandatet dhe taktikat për të demotivuar votuesit opozitarë tregojnë pasiguri dhe përpjekje për kontroll elektoral. Ai shtoi se premtimet për integrimin në BE nuk mbështeten në […]

The post Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri appeared first on BoldNews.al.

DW: Rama e nisi fjalimin e së premtes me ofendime, Berisha më i përmbajtur

By: user7
10 May 2025 at 13:16

E premtja (9 maj) në Tiranë ishte mbyllja e një dite plot ngjarje. Paradite vëmendjen e mori “Giro d’Italia”, një ndër garat më të rëndësishme sportive të çiklizmit, itinerari i së cilës nisi nga Shqipëria. Ndërsa në mbrëmje radhën e patën mitingjet e dy partive më të mëdha politike në vend, ku militantët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, mbështetën për të fundit herë për këtë fushatë forcat politike të preferuara dhe dëgjuan fjalime të gjata nga udhëheqësit politikë, Edi Rama dhe Sali Berisha.

Fjalimet e së premtes mbrëma u karakterizuan nga e njëjta gjuhë e përdorur që në krye të fushatës: kreu i PS-së, Edi Rama,  njëkohësisht drejtues i qeverisë që prej vitit 2013, me një retorikë të përshkallëzuar ofendimesh ndaj kundërshtarëve politikë, por këtë herë edhe ndaj zgjedhësve, dhe nga ana tjetër, Sali Berisha, në dukje më i përmbajtur se në të shkuarën, por pa lënë pas gjuhën agresive ndaj kundërshtarit.

PS qeverisëse premton, se vetëm me të shkohet në BE

Ligjërimi politik i tyre zbehu edhe gjatë kësaj fushate thelbin e programeve politike të premtuara, megjithatë secila parti kishte kartën e saj për të bindur votuesit. Partia Socialiste premtoi se vetëm me të në krye të qeverisë edhe për një mandat të katërt, vendi do të mund të futet në Bashkimin Europian dhe të vijojë me rrugën e reformave. Madje kryeministri Rama e personalizoi fushatën, në logon e së cilës këtë herë u shkrua: “Vetëm me Edin dhe Partinë Socialiste”.

PD premton ta bëjë Shqipërinë madhështore

Ndërsa demokratët dhe aleatët e tyre besojnë se në rast fitoreje, “do ta bëjnë Shqipërinë madhështore”, një filozofi politike kjo e kopjuar nga fushata amerikane e presidentit Trump, që synon ta bëjë Amerikën madhështore (Make America great again). Theksi i programit të demokratëve, në opozitë që nga viti 2013, është rigjallërimi i ekonomisë.

Retorikë folklorike dhe diskriminuese

Për Partinë Socialiste, fushata nisi me epitetin “buf kënete”, të cilin kryeministri Rama ia vuri rivalit të tij më të hershëm politik, Berishës. Në daljet e tij të përnatshme në emisionet politike të mbrëmjes, Rama e mbrojti strategjinë e tij të komunikimit me faktin se ndër vite Berisha e ka sulmuar më shumë personalisht, se politikisht. “Është shumë e vështirë të merresh me kundërshtarë që janë jashtë çdo lloj formati në aspektin etik. Që të ulin dhe të ngrenë nga mëngjesi deri në darkë, nga viti në vit, me të gjitha të zezat e kësaj bote, që të shajnë, që të akuzojnë, që s’kanë lënë gjë pa thënë, dhe nuk të lënë të gjallë e të vdekur të familjes pa të përmendur. Tani si të sillesh me këta? E vetmja mënyrë është karikatura dhe satira. Nuk ka mënyrë tjetër. Unë nuk mundem kurrë dhe s’e kam bërë asnjëherë që t’i sulmoj kundërshtarët me akuza dhe me sharje që janë të natyrës penale. Unë e kam dhe prirje të karikaturizoj, të satirizoj dhe është një formë komunikimi për të kundërgoditur, por pa u përzier me llumin e gjuhës dhe komunikimit politik” – tha Rama pak ditë më parë.

Fushata pasoi me të tjera epitete të Ramës, i cili këtë fushatë, solli si risi edhe tubimet politike vetëm me gra, ku ofendonte dhe shante burrat me termin “çyryk”, “xhuxh”, “autik politik” e dhjetëra epitete të tjera.

“Nëse Rama i 2013-ës na vinte me një ligjërim me më shumë argumente dhe të kombinuara me rafinim estetik dhe zbavitje, 12 vite më pas, stili i Ramës jo vetëm që nuk frymëzon më, por duket se ka rënë në “batakun” e viralitetit; humori fyes e sharjet, nuk janë asgjë më shumë se përpjekje për të vepruar me logjikën e rrjetit, të mobilizojë emocione në kurriz të argumentave racionalë” – thotë për DW Irena Myzeqari, pedagoge e shkencave të komunikimit.

Edhe për politologun Ermal Hasimja, fushata më profesionale dhe më e përgatitur e Ramës ka qenë ajo e vitit 2013. “Pas saj, niveli i ligjërimit të tij i është përshtatur dukshëm nivelit mediokër të votuesit mesatar”.

Strategjia “afër grave, larg burrave”

Hasimja nuk mendon se Rama ka bërë studime serioze për të rrëmbyer votën e elektoratit femëror. “Siguria që shpalos Rilindja në fushatë të bën të mendosh se ajo shpreson se do të mund të kontrollojë maksimalisht votën e administratës që është e tejfryrë me militantë socialistë. Elementë si ai i njëfarë prioriteti te elektorati femëror vjen nga perceptimi se popullariteti i Ramës është më i lartë te femrat.

Për politologun Ermal Hasimja, fushata më profesionale dhe më e përgatitur e Ramës ka qenë ajo e vitit 2013Fotografi: privat
Sa për retorikën fyese ndaj burrave, Hasimja e konsideron: “Folklorike”. Është një nga pikat ku Rama i lejon vetes të argëtohet me atë pjesë të elektoratit që ai e di se ua ka marrë votën në mënyra të tjera” – thotë ai për DW. “Nëse do të mundohemi t’i vëmë një emër shkencor sjelljes së Ramës këto zgjedhje, ajo do të ishte “gender targeting”, ose ndryshe, pozicionimin e tij si kampion të kauzës dhe progresit femëror. Në pamje të parë, qasje të tilla prodhojnë ilaritet ndër turma, çka edhe Rama po kërkon këto zgjedhje. Por në nivel logjik kjo përbën një anti-tezë gjinore, pra ‘të fuqizojmë duke denigruar’. Nëse Rama mendon se po vulos votën e grave, në fakt ai mund të jetë duke mobilizuar një reagim problematik në perceptimin publik, sepse amplifikon stereotipet gjinore” – thotë Myzeqari.

“Berisha, më pak agresiv”

Hasimja, dikur këshilltar i Berishës në kohën kur ky i fundit ishte kryeministër, thotë se këtë fushatë, “retorika e Berishes ishte relativisht më e qetë se e herëve të tjera, me shumë gjasa e ndikuar nga këshilltarët e komunikimit dhe nevoja për të kuruar imazhin e tij të një lideri agresiv”.

Përveç sloganit së frymëzuar nga amerikanët, Partia Demokratike në këtë fushatë punësoi si këshilltar kryesor të fushatës Chris LaCivita, një ndër figurat kryesore që ideuan fushatën e presidentit Trump në vitin 2024. Për militantët demokratë, roli i LaCivitës shihet edhe si një shpresë që ai të ndikojë për heqjen e statusin “Non grata” të Berishës nga Shtetet e Bashkuara.

Për pedagogen e shkencave të komunikimit Myzeqari, retorika e përdorur nga kreu opozitar Berisha ka qenë “e ashpër, konfrontuese dhe e mbushur me tone emocionale”. “Përdoren shpesh terma si “regjim”, “kapje e shtetit”, “tradhti kombëtare”, të cilat synojnë të mobilizojnë mbështetësit, duke krijuar ndjesinë e një beteje ekzistenciale kundër mazhorancës. Kjo lloj retorike ka qëllim të ngjallë zemërim, revoltë dhe angazhim masiv, por nga ana tjetër, mund të largojë publikun gri që kërkon tone më konstruktive dhe zgjidhje reale”.

Teksa bën një analizë të ligjërimit politik të Berishës ndër vite, ish-këshilltari Hasimja thotë: “Berisha ka prirjen të jetë agresiv në komunikim dhe të polarizojë narrativën politike në bardhë e zi. Kush nuk është me të, është vegël e Ramës. Por ka mësuar disi nga analiza e perceptimit të opinionit dhe kjo reflektohet së fundi në një reduktim të agresivitetit dhe fokusim te programi”.

Të dielën (11 maj) shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit, nga numrat e së cilave do të kuptohet nëse programet apo retorika politike kanë pasur më shumë ndikim tek zgjedhësit./DW

The post DW: Rama e nisi fjalimin e së premtes me ofendime, Berisha më i përmbajtur appeared first on Lapsi.al.

FOTOLAJM/ Beteja e audiencës, Berisha humb Tiranën përballë Ramës

By: xhir jeta
9 May 2025 at 21:04

Edi Rama dhe Sali Berisha mbyllën thuajse në të njëjtën orë fushatën elektorale në Tiranë, por gara zhvillohet edhe në rrjetet sociale.

Në fjalimet Live në Facebook, kreu i PD Berisha lë shumë për të dëshiruara në krahasim me kryesocialistin Rama.

Duket qartë se Rama, për nga shikueshmëria, e ka lënë shumë pas Berishën

Partia Mundësia mbyll fushatën! Shehaj: Kemi filluar të shkundin politikën shqiptare

By: Ardit
9 May 2025 at 19:51

Partia Mundësia ka mbyllur mbrëmjen e sotme (9 maj) fushatën elektorale në Pallatin e Kongreseve. Drejtuesi i kësaj force politike, Agron Shehaj, gjatë fjalës së tij është shprehur se ky është vetëm fillimi i punës së tyre dhe se më 11 maj, ditën e zgjedhjeve, do të nisë ndryshimi për të cilin vendi ka nevojë. […]

The post Partia Mundësia mbyll fushatën! Shehaj: Kemi filluar të shkundin politikën shqiptare appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ PS dhe PD mbyllin fushatën njëkohësisht në Tiranë, nisin mitingjet

9 May 2025 at 19:34

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të mbyllin njëkohësisht fushatën mbrëmjen e sotme, ku do të mbajnë mitingje në Tiranë, për t’ia lënë më pas vendin heshtjes zgjedhore gjatë së shtunës. Kanë nisur mitingjet, ku Partia Socialiste po e mban tek fusha e sportit tek Parku Olimpik në Tiranë, ndërsa Partia Demokratike tek “Bulevardi i […]

The post VIDEO/ PS dhe PD mbyllin fushatën njëkohësisht në Tiranë, nisin mitingjet appeared first on BoldNews.al.

Fushëbetejat përcaktuese të 11 majit: Maxhoranca vendoset në Tiranë

By: Ardit
9 May 2025 at 17:41

Palët politike janë duke bërë llogaritë e fundit mbi informacionin e siguruar nga makineritë elektorale përkatëse, ku perceptimi i përgjithshëm është se fati i zgjedhjeve të 11 majit do të varet nga dy faktorë: gatishmëria e elektoratit gri për të dalë në votime në mbështetje të ndonjërës prej palëve si dhe efekti aritmetikor i votave […]

The post Fushëbetejat përcaktuese të 11 majit: Maxhoranca vendoset në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Fushata e PS dhe imazhi i fëmijëve, aktivitetet nën hijen e shkeljes së ligjit

By: FAKTOJE
9 May 2025 at 18:00

Nga Fatbardha Nergjoni Një postim më 25 Prill i ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, për një aktivitet zhvilluar gjatë orarit mësimor me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave nëntëvjeçare në Elbasan dhe Berat, ka ngritur debate mbi përdorimin e fëmijëve në fushatë zgjedhore.

Ne foto: Nga postimi i ministres për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi Imazhi i femijes eshte mbuluar nga Faktoje

Kodi Zgjedhor

Sipas 91 të Kodit Zgjedhor “me përdorim të ‘burimeve njerëzore’ kuptohet përdorimi i detyruar në fushatë zgjedhore i administratës së institucionit brenda orarit të punës për qëllime zgjedhore, si dhe përdorimi i detyruar dhe i organizuar brenda orarit mësimor i nxënësve të sistemit shkollor parauniversitar në fushatë zgjedhore. Me përdorim të burimeve njerëzore kuptohet gjithashtu premtimi ose ofrimi i përfitimeve nëpunësve publikë, ose nxënësve për të marrë pjesë në veprimtari që lidhen me fushatën zgjedhore jashtë orarit të punës ose mësimit, si dhe ushtrimi i presionit ndaj tyre për këtë qëllim”.

Aktiviteti me fëmijët

Edhe pse u paraqit si një aktivitet kulturor në funksion të “Shtëpisë së Evropës”, motoja përputhej me atë të fushatës së PS-së për integrimin europian.  Aktiviteti u zhvillua gjatë orarit mësimor, ku grupe nxënësish të aftë në pikturë nga shumica e shkollave nëntëvjeçare të qytetit iu bashkuan aktivitetit në parkun “Rinia” në Elbasan dhe në pjesën historike në Berat.

Njoftimi në KQZ

Në nenin 92 të Kodit Zgjedhor thuhet se, “institucionet publike, qendrore dhe vendore, si dhe agjencitë dhe/ose ndërmarrjet shtetërore, janë të detyruara të raportojnë në KQZ të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën katër muaj para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve”.

Aktiviteti u njoftua në KQZ (sipas ligjit) por me orar të ndryshëm nga ai real.

Në KQZ njoftohej për orën 19.00 ndërkohë drejtues lokalë të PD në Elbasan, publikuan edhe video të nxënësve që lëviznin drejt parkut “Rinia” gjatë orarit të mësimit. Edhe pamjet e përcjella nga vetë postimi i ministres Muzhaqi nuk flasin për një aktivitet zhvilluar në perëndim të diellit.

Përdorimi

Rastet e përdorimit të imazhit të fëmijëve janë shtuar gjatë kësaj fushate, me postime të ngjashme nga kandidatë të tjerë. Deputetja aktuale e PS Evis Kushi ka dalë në disa postime me fëmijë në rrjetet e saj sociale pa u përpjekur të mbulojë imazhet e tyre.

Nga postimi i deputetes se PS Evis Kushi. Imazhi i femijës është mbuluar nga Faktoje.al
Nga postimi i deputetes se PS, Evis Kushi. Imazhi i femijes eshte mbuluar nga Faktoje.al

Njëjtë edhe për kandidatin e PD në Elbasan, Aurel Bylykbashi.

Ky i fundit është shfaqur në një postim në Instagram ndërsa interviston një fëmijë gjatë aktiviteteve të fushatës.

Ne foto: Kandidati i PD, Aurel Bylykbashi Imazhi i femijes mbuluar nga Faktoje

Ndërsa Kodi Zgjedhor nuk e ndalon qartazi përdorimin e fëmijëve në imazh, ligji për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës e ndalon ekspozimin publik pa pëlqimin e kujdestarëve ligjore dhe vendos interesin më të lartë të fëmijës mbi çdo vendimmarrje.

Shkelja

Gentjan Sejrani, aktivist nga Elbasani dhe avokat, thotë për Faktoje.al se përdorimi i nxënësve është i ndaluar në fushatë.

“Është e ndaluar që fëmijët të përdoren për fushatë elektorale. Nëse do shohim kush janë përgjegjës për këtë gjë, kemi dy përgjegjës dhe së pari janë partitë politike dhe së dyti janë drejtuesit e shkollave që i dërgojnë fëmijët për të qenë pjesë e aktiviteteve, që mund të interpretohen si fushatë elektorale”, thotë ai.

Sejrani deklaron gjithashtu se ”partitë politike që denoncojnë raste të përdorimit të fëmijëve si ai i Partisë Demokratike në Elbasan, të mos mjaftohen vetëm në deklarata në rrjetet sociale por të denoncojnë dhe të ndihmojnë hetimet që SPAK nisi por që u mbyll pasi nuk u vërtetua si aktivitet elektoral”

The post Fushata e PS dhe imazhi i fëmijëve, aktivitetet nën hijen e shkeljes së ligjit appeared first on Faktoje.al.

“Xhiro e fundit”, sot mbyllet fushata/ PS dhe PD mitingje përmbyllëse në mbrëmje

By: xhir jeta
9 May 2025 at 15:13

Dy mitingje dhe ca bicikleta në mes. Jo ato të Erion Veliajt dhe bashkisë, por të qindra sportistëve nga e gjithë bota. Gara e  Giro D’Italia, ka cliruar qendrën e Tiranës nga mitingjet elektorale duke i spostuar ato në dy skajet e Tiranës. Socialistët do e mbyllin në fushën e blertë pranë Parkut Olimpik, me sloganin e fushatës, flamujt europiane, ndërsa demokratët me shpresa dhe këshilltarë amerikanë.

Por Giro d’Italia duket se ka vendosur jo pak në siklet të dyja kampet. Bllokimi i rrugëve, po shtyn edhe oraret. Kryesocialisti Rama ka ftuar mbështetësit socialistë të mblidhen në 19:30 në Komunën e Parisit. Por nëse postimi i Ramës ishte një ftesë e thjeshtë me orarin e korigjuar, Sali Berisha u duk më i tensionuar para kamerave.

“Ju lutem, kohën e kam të kufizuar sot, vetëm një ose dy pyetje”

Pas një dite të gjate dje, kur njerëzit e tij u munduan të bindin opinionin se Berisha nuk është më i padëshiruar për Amerikën, sot doktori bëri një përpjekje të fundme të bindte gazetarët, se të hënën pas zgjedhjeve, nuk do jepte dorëheqjen. Përkundrazi:

“Kjo do të jetë konferenca e ime e fundit si kryetar opozite, mbasi pas datës 12 maj kjo opozitë, bëhet mazhorancë e Shqipërisë.E keni ndjerë dhe ju dhe e ka ndjerë çdo shqiptar këtë. Kjo është ndjesia më reale. Por në mënyrën më të frikshme e ka ndjerë Edi Rama.”

Por si gjithmonë, surprizat ruhen në ditët e fundit. Nëse ajo e Cavutos nuk ngjiti edhe aq, ka gjithmonë kohë për sot pasdite:

“Sonte, kësaj fushate fantastike, që u zhvillua për një muaj, duhet t’i vendosim kurorën më të bukur në ballin e saj, në ballin e Shqipërisë.”

Por megjithëse do mbajë një fjalim, nuk do jetë Cris la Civita ylli i mbrëmjes blu

Përkrah Stresit, rivalit të Noizyt, ylli në ngritje i Partise Demokratike thirri njerëzit sot pasdite, por me kujdes stafi thotë se mitingu do jetë gati pak më vonë se ora 19:00. Shkak përmendet xhiro d’Italia dhe vështirësitë e trafikut. Por vështirësia më e madhe, ajo e mbledhjes së njerezve, lehtësohet me rënien e diellit dhe afrimit e natës. Kjo fushatë po mbaron, ashtu si nisi. Një seri gjysmë të vërtetash, gjysmë gafash. Dhe një faturë kostosh që në 12 maj do jetë më e lartë se 6 milionë dollarë”/abcnews.al

❌
❌