Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

PSG me “shtatë shpirtra”/ Bayern ishte superior, por kampionët e Europës ia dolën

By: Rovena
5 July 2025 at 23:49

Një skuadër e madhe fiton edhe kur luan keq.

Paris SG luajti ndeshjen më të vështirë të sezonit, një përballje e denjë për finalen e Championsit, dhe në fund mundi Bayern 2-0.

Kampionët e Europës dhe të Francës ndoshta nuk e kishin parë veten në vështirësi më të madhe se kaq, ndërsa bavarezët bënë presion vdekësor për shumë e shumë minuta në stadiumin “Mercedes Benz” në Atlanta, në duelin çerekfinal të Kupës së Botës për Klubet.

Vrulli gjerman ishte kaq I madh saqë të besuarit e trajnerit Luis Enrike humbën më shumë topa sesa u kishte ndodhur në të gjitha ndeshjet e mëparshme në këtë edicion.

Gjithsesi, PSG pati meritë të madhe sepse nuk u dorëzua, edhe pse nuk mundi të dilte nga rrethimi I Bayern.

Harkimet radhazi nuk bënë asnjë punë, pasi të gjithë u zotëruan nga mbrojtësit e francezëve.

Kjo histori ishte në të dyja pjesët, edhe pse parizienët patën gjithashtu mundësitë e tyre me anë të Kvarackelias, Fabian Ruizit apo sulmuesve Barkola e Dembele.

Fatkeqësi për kampionen e Gjermanisë që ylli I saj më I dalluar, Xhamal Musiala, u dëmtua në fund të pjesës së parë. Po ashtu, ishte i saktë loja e pozicionit jashtë loje e PSG-së që bëri të pavlefshëm dy gola të kundërshtarëve.

Në fund, kampionia e Europës ishte më e freskët dhe më e rrezikshme në kundërsulm e në sulmet e saj.

Due shënoi për 1-0, pasi Nevesh i mori topin Harri Kejnit. Bayern nuk e ndihmoi as kartoni I kuq për Uilliam Paçon në 82’, dhe madje as I kuqi tjetër kundër Lykas Ernandezit në minutën e dytë shtesë.

Dembele dyfishoi shifrat në të 96-ën, dhe bavarezët e mbyllën duke kërkuar penallti, e cila nuk u dha pasi u përdor VAR-i.

Siç e thamë në fillim, një skuadër e madhe fiton edhe kur luan keq, dhe ky Paris SG duket më i rrezikshëm se kurrë në rrugën drejt trofeut të Kupës së Botës për Klubet./abcnews.al

Bayern kalon i pari, Dortmund dhe Inter presin mbrëmjen

By: redi
21 June 2025 at 15:25

Bayern Munchen është skuadra e parë që siguroi matematikisht kalimin për ne fazën tjetër të botërorit të klubeve. Kampionët e Gjermanisë mposhtën 2-1 Boca Juniors në një ndeshje shumë të bukur e me shumë raste. Fitore të rëndësishme në grupin C mori dhe Benfica që shënoi 6 gola në portën e modestëve të Auckland City. Me katër pikë, Benfica mban vendin e dytë pas Bayern dhe kualifikimi do të…

Source

Bayern Munich insiston për Leao, Milani me pretendime të qarta

By: armand
20 June 2025 at 18:34

Emri i Rafael Leao vazhdon të jetë në radarin e Bayern Munich. Sipas asaj që shkruajnë mediat, drejtuesit bavarez e shikojnë sulmuesin portugez si pasues të mundshëm të Leroy Sané. Milani menjëherë e bëri të qartë se nuk dëshiron të marrë në konsideratë asnjë shkëmbim, kërkon vetëm para në dorë. Kuqezinjtë janë të prerë, presin […]

The post Bayern Munich insiston për Leao, Milani me pretendime të qarta appeared first on BoldNews.al.

Botërori i klubeve: Bayern fiton 10-0 Auckland City, PSG “poker” Atletico Madrid

By: fra nc
16 June 2025 at 10:49

10 gola ka realizuar Bayerni në ndeshjen e parë të luajtur në Botëorin e klubeve që po mbahet në Amerikë, me ekipin e Kompany që u tregua i pamëshirshëm ndaj një skuadre ku diferencat ishin të mëdha, madje dhe mungesat, për faktin se një pjesë e lojtarëve kundërshtarë kishin angazhime të tjera. Kjo gjë nuk e pengoi kampionin e Gjermanisë që të shënonte plot 6 gola që në fraksionin e parë ku u regjistrua dopietë nga Coman dhe Olise, por shënuan gjetën golin gjithashtu dhe Muller e Boeyl.

Pjesa e dytë vijoi po njësoj me bavarezët që e kthyen portën kundërshtare në një tabelë qitje, ku Musiala regjistroi tripletë, në fund ishte Muller që vulosi triumfin 10-0, me Bayernin që merr 3 pikët e para në grup. Ndeshja e radhës është ajo ndaj Boca Juniors. Dueli më interesant deri më tani ka qenë ai mes kampionëve në fuqi të Champions League PSG dhe Atletico Madrid, i fituar nga francezët në shifrat 4-0.

Një dominim absolut nga të besuarit e Luis Enrique që hedhin kandidaturën edhe në botërorin e klubeve si një nga ekipet pretendente. Pjesa e parë u mbyll me golat e Vitinha dhe Ruiz, ndërsa në fraksionin e dytë Mayulu dhe Lee Kang In me 11 metërsh vulosën pokerin e golave. Deri më tani në botërorin e klubeve janë luajtur 5 përballje.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Botërori i klubeve: Bayern fiton 10-0 Auckland City, PSG “poker” Atletico Madrid appeared first on Euronews Albania.

Goditje në merkato nga Man City, Bayerni përforcon mbrojtjen

By: fra nc
30 May 2025 at 14:29

Transferimin e tij e kërkonte me ngulm prej 1 viti dhe tani është realitet, Trent Alexander Arnold është blerja më e re e Realit të Madridit, me britanikun që bëhet blerja e dytë zyrtare në epokën Alonso. Los Blancos kanë njoftuar në rrjetet sociale se mbrojtësi anësor ka firmosur një kontratë deri në qershor të 2031-it, ndërsa cilësohet një ndër futbollistët me më tepër potencial në atë repart. 26-vjeçari ishte pjesë e Liverpool aty ku ka fituar 9 trofe, mes tyre Premier Leaguen 2 herë dhe Champions League.

Ai pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Xabi Alonso që në botërorin e klubeve që nis më 14 qershor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lëvizje në merkato janë bërë dhe nga skuadra të tjera si Manchester City apo Bayern. Qytetarët kanë arritur akordin me mesfushorin e Milanit, Tijjani Reijnders për një vlerë prej 70 milionë eurosh. Oferta e parë prej 60 milionë euro u refuzua nga kuqezinjtë, të cilët më pas arritën akordin me drejtuesit e Manchester Cityt.

Bayerni i Mynihut njoftoi se Jonathan Tah, mbrojtësi gjerman është blerja më e re, ndërsa klubi vijon tratativat me sulmuesit Eze dhe Leao, ku priten zhvillime. Merkato ende nuk ka nisur zyrtarisht, por skuadrat kanë projektuar listat me lojtarët që dëshirojnë.

The post Goditje në merkato nga Man City, Bayerni përforcon mbrojtjen appeared first on Euronews Albania.

Bayern në kërkim të një sulmuesi anësor, 3 kandidatët kryesorë në listën e Kompany

By: armand
27 May 2025 at 20:24

Tashmë nuk është më sekret, Bayenr Munich po kërkon të përforcohet me një sulmues anësor për sezonin e ri për të udhëhequr repartin sulmues me emra si Harry Kane, Jamal Musiala dhe Michael Olise. Vincent Kompany kërkon të krijojë një linjë sulmuese të frikshme, që do ta ndihmojë shumë ekipin të synojë Champions League sezonin […]

The post Bayern në kërkim të një sulmuesi anësor, 3 kandidatët kryesorë në listën e Kompany appeared first on BoldNews.al.

Presidenti i Bayern Munich dorëzohet për Wirtz: Ka marrë rrugën drejt Premier League!

By: armand
25 May 2025 at 15:11

Liverpool-i po përgatit një marrëveshje rekord për të siguruar shërbimet e Florian Wirtz. Me Manchester City dhe Arsenalin të gatshëm të shpenzojnë shuma të mëdha këtë verë për të kapërcyer hendekun, kampionët e Anglisë janë të gatshëm të paguajnë shifra marramendëse për mesfushorin e Bayer Leverkusen, i lindur në vitin 2003, i kërkuar nga gjysma […]

The post Presidenti i Bayern Munich dorëzohet për Wirtz: Ka marrë rrugën drejt Premier League! appeared first on BoldNews.al.

Borussia Dortmund arrin zonën Champions në fotofinish

By: redi
17 May 2025 at 17:57

Java e fundit e Bundesligës ka dhuruar emocione deri në sekondat e fundit të javës së fundit. Me Bayernin e shpallur kampion prej disa javësh, vëmendja ishte te lufta për vendin e katërt në klasifikim, që çon në Champions League. Dortmund bëri detyrën duke mundur me shifrat 3-0 Holstein Kiel dhe kapërceu vetëm Freiburgun në renditje. Ky i fundit u mund në shtëpi 1-3 nga Eintracht Frankfurt…

Source

Bayern Mynih feston titullin e 34-të, Harry Kane më në fund kampion

By: Besnik
5 May 2025 at 14:25

Bayern Mynih është shpallur kampion i Bundesligës gjermane për herë të 34-të në histori ndërsa ky është titulli i parë për sulmuesin britanik Harry Kane.

Skuadra e Vincent Kompany u kurorëzua kampione nga shtëpia, pasi Leverkusen, me një hap të gabuar ndaj Freiburgut, i dha mundësinë bavarezëve të festojnë dy javë para fundit.

Me një diferencë prej 8 pikësh, asgjë nuk mund të ndryshojë më, duke bërë që Leverkusen ta dorëzojë shumë shpejt titullin, përballë një Bayerni që këtë sezon është përballur me shumë probleme.

Megjithatë, këto vështirësi nuk e penguan ekipin rekordmen të Gjermanisë të arrijë titullin e 34-t.

Bayern ka fituar 11 tituj radhazi që nga viti 2012. Sezonin e kaluar ishin “aspirinat” e Xabi Alonsos që fituan kampionatin, por këtë vit trofeu kthehet sërish në Mynih.

Në 32 javë të kampionatit gjerman këtë sezon, Bayern numëron 23 fitore, 7 barazime dhe vetëm 2 humbje.

Me 93 gola të shënuar dhe vetëm 32 të pësuar, bavarezët konfirmohen si skuadra me sulmin dhe mbrojtjen më të mirë në ligë.

Sfida e fundit ishte ajo ndaj Leipzig, që u mbyll në barazim 3-3, ndërsa mbeten edhe dy ndeshje: kundër Moenchengladbach në shtëpi dhe Hoffenheim në transfertë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bayern Mynih feston titullin e 34-të, Harry Kane më në fund kampion appeared first on Euronews Albania.

Bayern, kampion nga divani/ Bavarezët kthehen te triumfi në Bundesligë, trofeu i 34 në histori

By: xhir jeta
5 May 2025 at 12:45

Pritjes i erdhi fundi. Pas gati një viti, Bayern Munich hapi shampanjën për të festuar titullin kampion në Bundesligë.

Ky ishte trofeu i 34 në historinë e klubit bavarez, që thellon më shumë dominimin në futbollin gjerman.

E nëse të Bayern janë mësuar me triumfin, ky ishte I pari për Harry Kane, që pavarësisht karrierës spektakolare, nuk kishte jetuar asnjëherë më parë një sukses të tillë. Dhe jo më kot, anglezi ishte njeriu i festës.

Pasi dorëzoi titullin sezonin e shkuar, Bayern e rimori shpejt dhe me meritë në këtë edicion. Skuadra e drejtuar nga Vincent Company mbajti shumë gjatë vendin e parë, ndërsa me 76 pikë mbylli garën, 4 javë nga fundi i sezonit.

Meritë edhe rivalëve të Bayer Leverkusen, që barazuan 2-2 në fushën e Freiburg, duke i dhuruar titullin Bayern Munich./

 

Bayern “prek” titullin, por Leverkusen shtyn festën

By: redi
26 April 2025 at 21:07

Bayern Munich thuajse ka siguruar fitimin e titullit kampion në Bundesligën gjermane. Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany triumfoi pastër me rezultatin 3-0 ndaj Mainz në shtëpi, për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt trofeut. Golat e shënuar nga Sane, Olise dhe Dier i dhënë triumfin Bayernit, që mban vendin e parë me 75 pikë. Bavarezët kanë shtyrë festën e titullit, për shkak të fitores 2…

Source

Interi eliminon Bayernin nga Championsi, përballet me Barcelonën në gjysmëfinale

By: armand
16 April 2025 at 22:59

Inter mjaftohet me barazimin 2-2 në “San Siro” në ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munich dhe pret biletën për në gjysmëfinale pas fitores në ndeshjen e parë 1-2 në “Allianz Arena”. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në fillim të pjesës së dytë janë shënuar tre gola të shpejtë. Goli i […]

The post Interi eliminon Bayernin nga Championsi, përballet me Barcelonën në gjysmëfinale appeared first on BoldNews.al.

Preferon Interin apo Bayern në gjysmëfinale? Ja si përgjigjet trajneri i Barcelonës

By: armand
16 April 2025 at 20:41

Edhe pse humbi 3-1 në ndeshjen e kthimit, Barcelona u kualifikua për në gjysmëfinalet e Champions League, pas fitores 4-0 në sfidën e parë dhe rezultati i përgjithshëm ishte 5-3 në favor të katalanasve. Barcelona do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Inter-Bayern Munich, sfida që fillon pas pak dhe luhet në “San […]

The post Preferon Interin apo Bayern në gjysmëfinale? Ja si përgjigjet trajneri i Barcelonës appeared first on BoldNews.al.

Inzaghi: Ta harrojmë avantazhin e Mynihut, e njohim vlerën e Bayernit

By: armand
15 April 2025 at 18:56

Interi rikthehet në fushë për të mbrojtur avantazhin 2-1, të arritur në ndeshjen e parë ndaj Bayern Munich. Simone Inzaghi foli në konferencë për shtyp nga “Appiano Gentile”, përpara ndeshjes së kthimit çerekfinale të Champions League, që do të luhet nesër prej orës 21:00 në “San Siro”. “Unë do të thosha që më shumë se […]

The post Inzaghi: Ta harrojmë avantazhin e Mynihut, e njohim vlerën e Bayernit appeared first on BoldNews.al.

Interi shënon i pari në “Allianz Arena”, Lautaro ndëshkon Bayernin

By: armand
8 April 2025 at 21:42

Ka ardhur goli i parë i mbrëmjes në Champions League. Në “Allianz Arena”, Bayern Munich po përballet me Inter-in, në ndeshjen e parë të çerekfinaleve në Champions League. Në minutën e 37-të, Interi zhbllokon rezultatin pas një super aksioni, të finalizuar me shumë sukses. Carlos Agusto pason brenda në zonë, Thuram asiston me finte për […]

The post Interi shënon i pari në “Allianz Arena”, Lautaro ndëshkon Bayernin appeared first on BoldNews.al.

Bayern-Inter/ Harry Kane “fal” zikaltrit, godet shtyllën i vetëm përballë portierit

By: armand
8 April 2025 at 21:37

Bayern Munich dhe Interi  po përballen prej orës 21:00 në duelin çerekfinal në Champions League. Sfida e parë në Gjermani vendos përballë dy klube gjigante në Europë të cilët synojnë edhe trofeun. Vendasit kishin mundësinë e artë për të kaluar në avantazh në minutën e 26-të. Harry Kane i gjendur i vetëm përballë portierit të […]

The post Bayern-Inter/ Harry Kane “fal” zikaltrit, godet shtyllën i vetëm përballë portierit appeared first on BoldNews.al.

💾

Bayern Munich-Inter dhe Arsenal-Real, zbardhen formacionet zyrtare

By: armand
8 April 2025 at 19:54

Sonte do të luhen ndeshjet e para të sfidave çerekfinale në Champions League. Në “Emirates”, Arsenali pret kampionin në fuqi të Europës, Real Madridin. Të dyja ekipet vijnë me mungesa të shumta, por në sfida si kjo nuk ka nevojë për motivim, kushdo që luan, është i detyruar të japë më të mirë në fushë. […]

The post Bayern Munich-Inter dhe Arsenal-Real, zbardhen formacionet zyrtare appeared first on BoldNews.al.

Müller shpreh hapur pakënaqësinë me Bayern: Nuk më pëlqyen disa lajme në javët e fundit

By: armand
6 April 2025 at 11:54

Thomas Müller, pas 25 vitesh te Bayern, në verë largohet përfundimisht dhe me shumë mundësi do të provojë një aventurë të fundit në SHBA. Bayern dje zyrtarizoi mbylljen e karrierës së tij në futbollin europian dhe ky ishte lajm shokues në Gjermani, sepse pritej që sulmuesi gjerman të vijonte edhe për një sezon. Mediat gjermane […]

The post Müller shpreh hapur pakënaqësinë me Bayern: Nuk më pëlqyen disa lajme në javët e fundit appeared first on BoldNews.al.

Bayerni në emergjencë totale, ndaj Interit rrezikon edhe Guerreiro

By: rozalb
2 April 2025 at 16:30

Bayern Munich po përballet me një emergjencë totale në mbrojtje në prag të ndeshjes çerekfinale të Championsit, ndaj enterit. Trajneri i bavarezëve Vincent Kompany, pas disfatës së Alphonso Davies (këputje ligamenti kryqëzor), Hiroki Ito (frakturë metatarsale që do ta mbajë jashtë për tre muaj), Dayot Upamecano (problem kërci i gjurit që do ta mbajë atë të paktën një muaj jashtë fushave)…

Source

Dëmtimet e Davis dhe Upamekanos me kombëtaret, Bayerni kërkon miliona euro nga FIFA

By: Ardit
28 March 2025 at 21:41

Nuk është hera e parë që një lojtar i Bayernit lëndohet gjatë një pushimi ndërkombëtar. Ekipi nga Mynihu ka pasur shumë raste të tilla në të kaluarën. Megjithatë, mungesat e Davis dhe Upamekanos janë një problem serioz, duke pasur parasysh situatën aktuale. Dy mbrojtësit do të mungojnë për muaj të tërë. Sezoni aktual ka përfunduar […]

The post Dëmtimet e Davis dhe Upamekanos me kombëtaret, Bayerni kërkon miliona euro nga FIFA appeared first on BoldNews.al.

❌
❌