ESHR: MPJ, kontratë për prokurim publik për mbi 124 milionë denarë, s’ka dhënë raport se si janë shpenzuar paratë
Sipas raportit të Entit Shtetëror për Revizion, nuk ekziston evidencë se çfarë saktësisht ka marrë Qendra Sportive për rekreacion “Boris Trajkovski” nga kontratat e lidhura me Ministrinë e për adaptimin dhe rregullimin e objektit për nevojat e samitit të OSBE-së.
Revizorët kanë konstatuar se megjithëse MPJ atëherë ka realizuar prokurime publike në vlerë mbi 120 milionë denarë, megjithatë nuk ka dhënë raport për mënyrën se si janë shpenzuar saktësisht paratë.
“Pas kryerjes së procedurave për dhënien e kontratave për prokurim publik, Ministria e Punëve të Jashtme ka lidhur kontrata me vlerë prej 124.234 denarësh. Nga revizioni është konstatuar se nuk janë dorëzuar procesverbale nga MPJ-ja për të konfirmuar punët e kryera dhe pajisjet e instaluara. Nuk është vepruar as sipas dispozitave të marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy institucioneve, domethënë pajisjet dhe gjërat e instaluara në shoqëri ende nuk janë dorëzuar në posedim të saj”, thonë nga Enti Shtetëror i Revizionit.
Samiti i OSBE-së u mbajt në Shkup nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor të vitit 2023, dhe në atë periudhë ministër i Punëve të Jashtme ishte Bujar Osmani. Përveç samitit të OSBE-së, Revizioni për Qendrën Sportive “Boris Trajkovski” tregoi se akuaparku ka punuar me humbje në të kaluarën, ndërsa këtë vit nuk është në funksion fare. /Alsat/
The post ESHR: MPJ, kontratë për prokurim publik për mbi 124 milionë denarë, s’ka dhënë raport se si janë shpenzuar paratë appeared first on Telegrafi.