Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 August 2025Main stream

Takimi historik mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin, me qëllimin kryesor për të diskutuar rrugët drejt përfundimi...

By: @syritv
16 August 2025 at 21:00

Takimi historik mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin, me qëllimin kryesor për të diskutuar rrugët drejt përfundimit të luftës në Ukrainë pritet të nisë së shpejti. Trump dhe Putin kanë zbarkuar në Anchorag. Ky takim, i mbajtur në një territor simbolik dhe neutral si Alaska, pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme në përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje paqeje dhe uljen e tensioneve ndërkombëtare. Sytë e botës janë të kthyer nga ky takim që mund të shënojë një kthesë në konfliktin ruso-ukrainas. Shtëpia e Bardhë ka publikuar axhendën e takimit të dy udhëheqësve. Trump ka thënë para takimit se do ta kuptonte që në minutat e para nëse ai dhe Putini do të kishin një takim të mirë, duke thënë se përndryshe do të përfundonte shumë shpejt. Qëllimi i tij për bisedimet është të përgatisë tryezën për një takim tjetër me udhëheqësin rus dhe Presidentin e Ukrainës Zelenskyy. Ndërkohë Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se Moska do t’i paraqesë një pozicion të qartë dhe të kuptueshëm Presidentit të SHBA-së Donald Trump gjatë samitit me Presidentin rus Vladimir Putin. Lavrov foli shkurt me gazetarët ndërsa mbërriti në një hotel në Anchorage të enjten, i veshur me një pulovër me mbishkrimin 'CCCP', Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike. ... #SyriTv #SyriNet #DonaldTrump #VladimirPutin #Alakse

854 views


💾

Një stuhi e fortë me erëra të fuqishme dhe reshje të befasishme ka goditur sot plazhet e Vlorës, duke shkaktuar kaos mes pushuesve. Çadrat dhe shezlon...

By: @syritv
16 August 2025 at 21:00

Një stuhi e fortë me erëra të fuqishme dhe reshje të befasishme ka goditur sot plazhet e Vlorës, duke shkaktuar kaos mes pushuesve. Çadrat dhe shezlongët u përmbysën e fluturuan, ndërsa pushuesit u detyruan të largohen me nxitim për t’u strehuar. Situata zgjati disa minuta, por mjaftoi për të boshatisur të gjithë vijën bregdetare të qytetit. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar. ... #SyriTv #SyriNet #Vlore #Stuhi

969 views


💾

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov dukej se mbante veshur një pulovër me shkronjat “CCCP”, rusisht për BRSS, (Bashkimi i Republikave Socialiste Sovj...

By: @syritv
16 August 2025 at 21:00

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov dukej se mbante veshur një pulovër me shkronjat “CCCP”, rusisht për BRSS, (Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike), me të mbërritur në Alaskë. Lavrov do të jetë pjesë e delegacionit të Kremlinit kur presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti amerikan Donald Trump të takohen më vonë të premten në një samit të shumëpritur për të diskutuar luftën në Ukrainë. Bluza e bardhë e Lavrovit ishte fshehur me kujdes nën një xhaketë të zezë, ku vetëm shkronjat e mesme “CC” dukeshin qartë në një video të postuar në X. Regjimi aktual rus ka shfrytëzuar vazhdimisht nostalgjinë e BRSS-së për të ndjekur qëllimet e tij politike dhe imperiale, sipas ekspertëve, me Putinin që e quajti shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik "katastrofën më të madhe politike" të shekullit të 20-të gjatë një fjalimi në vitin 2005. Malli i Moskës për të kaluarën është lidhur shpesh edhe me pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022 dhe luftën që pasoi, të cilën Trump shpreson ta përfundojë në Alaska këtë të premte. ... #SyriTv #SyriNet #Alaske #trumpPutin #BRSS #SergeyLavrov

8102 views


💾

Syri Tv ishte në banesën e 14 vjeçarit të arrestuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Erald Xhejo. Një shtëpi e vjetër, me çati llamarine në fsha...

By: @syritv
16 August 2025 at 21:00

Syri Tv ishte në banesën e 14 vjeçarit të arrestuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Erald Xhejo. Një shtëpi e vjetër, me çati llamarine në fshatin Leminot të bashkisë Maliq. Dyert janë të mbyllura e kudo rreth mbizotëron heshtja. Pas krimit autori, 14 vjeçari Eneido Guri tentoi të largohej por u kap nga policia dhe u dërgua për ndihmë në spital pasi ishte dëmtuar lehtë dhe më pas është shoqëruar për në ambientet e policisë së Korçës si i akuzuar për vrasje me dashje Në orët në vijim pritet të merret në pyetje në prani të një psikologu dhe familjarëve. Në komisariat janë arrestuar dhe babai i tij, Edison Guri dhe xhaxhai Roland Guri. Ky i fundit akuzohet se ka marrë nga vendi i ngjarjes thikën me tē cilën u krye vrasja,e ka larë dhe më pas e ka fshehur,duke dashur të pengojnë kështu hetimet. Familja e autorit, është larguar nga banesa për shkak të frikës së një koflikti të mundshëm” mësohet nga banorët e lagjes. Dy fshatrat, Lemonit ku banonte autori dhe Zvirinë ku banonte viktima janë shumë pranë njëra tjetrës. ... #SyriTv #SyrNet #Korce #Maliq #vrasja14vjecarit

240.1K views


💾

Before yesterdayMain stream

Zjarret në fshatrat e Gramshit kanë krijuar një situatë kritike. Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar njoftime urgjente për evakuimin e banorëve, veçanëri...

By: @syritv
13 August 2025 at 19:00

Zjarret në fshatrat e Gramshit kanë krijuar një situatë kritike. Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar njoftime urgjente për evakuimin e banorëve, veçanërisht në fshatin Skënderbegas. Deri tani, gjashtë persona janë shtruar në spital dhe një 80-vjeçar, i dyshuar si shkaktar i zjarrit, ka humbur jetën. Flakët kanë përfshirë fshatrat Skënderbegas, Kullollas, Bletëz, Menkollar dhe Shimër. Evakuime po kryhen edhe në Spanesh dhe Kazie, ndërsa për shkak të terrenit të vështirë dhe përhapjes së shpejtë të zjarrit, po ndërhyhet edhe nga ajri. ... #SyriTv #SyriNet #Gramsh #Zjarr

9716 views


💾

Në qendrën e fshatit Tragjas banorët po protestojnë kundër planit të ri, i cili sipas tyre favorizon zhvillimet turistike në zonën e Dhërmiut dhe rrez...

By: @syritv
13 August 2025 at 19:00

Në qendrën e fshatit Tragjas banorët po protestojnë kundër planit të ri, i cili sipas tyre favorizon zhvillimet turistike në zonën e Dhërmiut dhe rrezikon të ulë sasitë e ujit të nevojshme për furnizimin e fshatit të tyre. Në një reagim të fortë ndaj projektit të zhvillimit që po preket zona e Tragjasit, banori dhe përfaqësuesi i komunitetit shpreh shqetësimet e tij mbi përdorimin e të dhënave të vjetra dhe mungesën e transparencës nga autoritetet. Ai denoncon manipulimin e shifrave dhe vendimet që sipas tij dëmtojnë interesat e fshatit, duke theksuar se projekti është i financuar dhe i orientuar vetëm nga interesi i bizneseve, pa marrë parasysh nevojat reale të banorëve dhe ruajtjen e trashëgimisë historike dhe ekonomike të zonës. ... #SyriTv #SyriNet #Tragjas #Proteste

6618 views


💾

Vijon të jenë aktive zjarret në Bashkinë Fushë-Arrëz, teksa zjarrfikësit vijojnë luftën me flakët edhe këtë të martë. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe ...

By: @syritv
13 August 2025 at 19:00

Vijon të jenë aktive zjarret në Bashkinë Fushë-Arrëz, teksa zjarrfikësit vijojnë luftën me flakët edhe këtë të martë. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjoje në fshatin Xath, teksa kanë kërcënuar edhe banorët dhe shtëpitë e tyre. Pamjet me dron gjatë natës që Syri TV ka siguruar tregojnë masivitetin e zjarrit që përfshiu zonën, duke pamundësuar ndërhyrjen e emergjencave civile dhe zjarrëfikësve për të ndërhyrë në terren. Zjarret janë favorizuar dhe nga era e fortë e cila ka mundësuar përhapjen e flakëve, duke djegur masive të mëdha pyjore në fshatin Xath të Bashkisë Fushë-Arrëz. Vatra e zjarrit në fshatin Xath janë përhapur gjatë natës, duke depërtuar edhe në fshatin Flet dhe zonën 'Kunorë Dardhe'. Zjarri është në sipërfaqe malore, dhe është e vështirë ndërhyrja nga toka, duke u djegur kryesisht pisha dhe bimësi e ndryshme. Gjatë mbrëmjes së të hënës, policia ka evakuar banorët dhe bagëtitë, teksa rruga Fushë-Arrëz – Bajram Curri u bllokua përkohësisht. Përgjatë natës 2 mjete zjarrfikëse, 9 zjarrfikës dhe 1 autobot uji, punonjës të pyjores, punonjës Policie, 66 forca ushtarake me 2 automjete zjarrfikëse, si edhe banorë të zonës kanë luftuar me flakët për të mbrojtur banesat dhe pyjet përreth. Situata u paraqit shqetësuese edhe në bashkinë Malësi e Madhe, ku një sipërfaqe toke është djegur në fshatin Gruemirë. ... #SyriTv #SyriNet #FusheArrez #Zjarr

23.4K views


💾

Situata me zjarret në Fushë Arrëz vijon të jetë tejet problematike, teksa në fshatin Xathë gjendja është më e rënduar. Autoritetet apelojnë për ndihmë...

By: @syritv
13 August 2025 at 19:00

Situata me zjarret në Fushë Arrëz vijon të jetë tejet problematike, teksa në fshatin Xathë gjendja është më e rënduar. Autoritetet apelojnë për ndihmë, duke shtuar se është e pamundur të ndërhyhet për shkak të terrenit të thyer, ndërsa flakët kanë përparuar drejt një fshati tjetër, Flet. Kryetari i bashkisë Hil Curri ka bërë thirrje për ndërhyrje nga ajri por deri tani pushteti qëndror nuk i është përgjigjur edhe pse situata është tepër kritike në këtë zonë. 'Është situatë e tmerrshme, jam pa fjalë. S’;ka ndërhyrje as nga ajri, vetëm me mjetet që kemi vetë dhe Bashkinë e Pukës'. Vatra e zjarrit është përhapur më shumë ndërkohë është dashur edhe evakuimi i banorëve në disa banesa të rrezikuara. Sipas shërbimeve zjarrfikëse që kanë mbërritur nga Puka, flakët po kërcënojnë banesat që prej mbrëmjes së kaluar, ndërsa është bërë i mundur evakuimi i banorëve. 'Qeveria duhet të ndërhyjë, kam njoftuar ministrin për ndërhyrje pasi është sipërfaqe e madhe dhe jemi në gjendje emergjence të shkallës numër 1', u shpreh kryebashkiaku i Fushë Arrëzit. ... #SyriTv #SyriNet #FusheArrez #Zjarr #HilCurri

1575 views


💾

❌
❌