❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Pse tani e jo mĂ« parĂ«â€, Rama nesĂ«r drejtpĂ«rdrejt nĂ« “Sy m’sy”

TIRANË, 20 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se do tĂ« zhvillojĂ« njĂ« komunikim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ«, mĂ«ngjesin e sĂ« hĂ«nĂ«s, pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« gjitha diskutimeve dhe pyetjeve tĂ« ngritura nga qytetarĂ«t, nĂ« kuadĂ«r tĂ« aksionit pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike.

“Ca thonĂ« pse tani e jo mĂ« parĂ«? Ca pse tani e jo mĂ« vonĂ«? Kurse unĂ« them: pse jo nesĂ«r njĂ« SY M’SY? NESËR pra, qĂ« nĂ« mĂ«ngjes, live padyshim, KËTU ku tjetĂ«r?”, shkruan Rama.

Ky komunikim vjen në një moment kur strukturat shtetërore po zhvillojnë aksione të gjera në gjithë vendin për të liruar hapësirat publike të zëna në mënyrë të paligjshme, kryesisht në zonat bregdetare dhe në qytetet kryesore.

/r.e/

The post “Pse tani e jo mĂ« parĂ«â€, Rama nesĂ«r drejtpĂ«rdrejt nĂ« “Sy m’sy” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu nga Dukati: Në gatishmëri të plotë për kontrollin e zjarrit dhe mbrojtjen e Llogaras


TIRANË, 20 korrik/ATSH/ Mbi 80 efektivĂ« nga Forcat e Armatosura, strukturat e emergjencave civile dhe ekipet zjarrfikĂ«se janĂ« angazhuar nĂ« vijĂ«n e parĂ« tĂ« betejĂ«s pĂ«r kontrollin e zjarrit nĂ« Dukat, nĂ« njĂ« aksion tĂ« koordinuar nga Agjencia KombĂ«tare e Mbrojtjes Civile.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ishte sot në Dukat, ku deklaroi se për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogorasë, është angazhuar një përbërje shumëplanëshe forcash nga ajri dhe toka.

“Jemi nĂ« kushte tĂ« vĂ«shtira, pasi pĂ«rpjekja zhvillohet nĂ« lartĂ«sitĂ« e Dukatit. BesojmĂ« se mund tĂ« parandalojmĂ« pĂ«rhapjen e zjarrit nĂ« pjesĂ«n tjetĂ«r. NĂ« operacion janĂ« pĂ«rfshirĂ« njĂ« helikopter nĂ« zonĂ«n e Dukatit dhe tre tĂ« tjerĂ« nĂ« zona tĂ« tjera tĂ« vendit”, tha ministri Vengu.

Ai nënvizoi se kjo është një javë intensive me shumë vatra zjarri në rajonin e Mesdheut dhe Shqipëria nuk ka qenë e përjashtuar nga kjo valë përvëluese.

“Niveli i gatishmĂ«risĂ« Ă«shtĂ« rritur nĂ« tĂ« gjithĂ« mekanizmin kombĂ«tar tĂ« emergjencave civile. TĂ« gjitha forcat nĂ« terren janĂ« nĂ« gjendje gatishmĂ«rie pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar situatĂ«n dhe pĂ«r tĂ« mbrojtur jetĂ«n, pronĂ«n dhe pasuritĂ« natyrore”, deklaroi ministri.

Kreu i AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Emergjencave Civile, Haki Çako bĂ«ri tĂ« ditur se vatra e zjarrit nĂ« Dukat u shua dy ditĂ« mĂ« parĂ«, por u aktivizua pĂ«r shkak tĂ« erĂ«rave.

Sipas tij, sfidë është mbajtja e zjarrit nën kontroll, pasi terreni është i vështirë.

Operacionet për shuarjen e zjarreve do të vijojnë në mënyrë intensive edhe në ditët në vijim.

/r.e/

The post Vengu nga Dukati: Në gatishmëri të plotë për kontrollin e zjarrit dhe mbrojtjen e Llogaras appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirimi i hapësirave publike, shkodranët mirëpresin aksionin: I drejtë dhe pak i vonuar

TIRANË, 20 korrik /ATSH/ Lirimi i hapĂ«sirave publike pĂ«rveçse po mirĂ«pritet nga qytetarĂ«t e ShkodrĂ«s, por ka dhe njĂ« mirĂ«kuptim çdo ditĂ« e mĂ« shumĂ« nga bizneset qĂ« po lirojnĂ« vullnetarisht hapĂ«sirat nĂ« shĂ«rbim tĂ« banorĂ«ve, shprehet Bashkia e qytetit.

Qytetarët të ndryshëm shkodranë shprehen pro aksionit të ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike të zëna nga bizneset.

“ËshtĂ« shumĂ« e drejtĂ« dhe shumĂ« e mirĂ« qĂ« tĂ« lirohen hapĂ«sirat pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ«t. Ideja dhe qĂ«llimi Ă«shtĂ« shumĂ« i mirĂ«â€, shprehet njĂ« qytetar shkodran.

“ËshtĂ« pak i vonuar”, shprehet njĂ« tjetĂ«r qytetar.

NjĂ« banor shprehet se, “boll mirĂ« e kanĂ« ba, edhe boll mirĂ« bajnĂ« qĂ« i lirojnĂ« trotuaret, rrugĂ«, pĂ«r me kalu. Skadal kanĂ« qenĂ«, po shyqyr qĂ« po lirohen”.

Prej disa ditësh, Policia Bashkiake e Shkodrës ka zbritur në terren, duke njoftuar të gjitha bizneset që kanë zënë hapësirat publike me struktura metalike dhe pode të paligjshme në zonat e dedikuara për kalimtarët.

“FalĂ«nderojmĂ« tĂ« gjitha bizneset pĂ«r mirĂ«kuptimin dhe i sigurojmĂ« qĂ« bashkia do tĂ« bĂ«jĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«n brenda rregullave pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur aktivitetin e tyre”, shprehet kryebashkiaku i ShkodrĂ«s, Benet Beci, nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale.

The post Lirimi i hapësirave publike, shkodranët mirëpresin aksionin: I drejtë dhe pak i vonuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VilĂ« romake me mozaikĂ« nĂ«n themele, Gonxhja: Riprojektohet nga arkitekt spanjoll shkolla ‘Gjergj Kastrioti’

NjĂ« nga zbulimet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme arkeologjike tĂ« dekadave tĂ« fundit Ă«shtĂ« evidentuar nĂ« DurrĂ«s, nĂ« zonĂ«n ku po rindĂ«rtohet shkolla “Gjergj Kastrioti”.

Bëhet fjalë për një vilë romake me mozaikë me motive gjeometrike, struktura muresh dhe materiale të tjera arkeologjike me vlera të jashtëzakonshme.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se menjëherë pas zbulimit, është hartuar Raporti i Gërmimit Arkeologjik të Shpëtimit nga arkeologu prof. Luan Përzhita, që i hapi rrugën konservimit dhe studimit të detajuar të gjetjeve.

“Kjo vilĂ« romake pĂ«rfaqĂ«son njĂ« pasuri tĂ« rrallĂ« pĂ«r trashĂ«giminĂ« kulturore tĂ« DurrĂ«sit dhe tĂ« gjithĂ« ShqipĂ«risĂ«, dhe krahasohet pĂ«r cilĂ«si me ato tĂ« zbuluara nĂ« ItalinĂ« jugore dhe qendrore”, tha Gonxhja.

Për të ruajtur dhe promovuar këtë pasuri, arkitekti spanjoll Toni GironÚs është angazhuar në riprojektimin e shkollës, duke ndërtuar një koncept ku ndërthuren edukimi dhe trashëgimia. Projekti i ri do të mundësojë ekspozimin publik të gjetjeve, duke i integruar ato në infrastrukturën e shkollës.

Ky është një model unik zhvillimi që synon transformimin urban dhe arsimor të qytetit, si dhe promovimin e turizmit kulturor.

Institucionet shqiptare, përfshirë Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Institutin e Arkeologjisë dhe Bashkinë e Durrësit, do të ndjekin nga afër dokumentimin, mbrojtjen dhe përfshirjen e gjetjeve në projektin e ri.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« shembull konkret i vizionit pĂ«r zhvillim tĂ« integruar urban, edukativ dhe turistik”, pĂ«rfundoi ministri Gonxhja./atsh/ KultPlus.com

Studentët e Universum pjesë e një projekti ndërkombëtar me Gjermaninë dhe Keninë

Studentët e Universum International College kanë qenë pjesë e një eksperience të jashtëzakonshme ndërkombëtare që bashkoi të rinj nga Kosova, Gjermania dhe Kenia në një projekt të përbashkët me ndikim global.

Faza e parë e këtij projekti nisi në Kosovë, ku studentë nga Gjermania udhëtuan drejt kampusit të Universum për të punuar së bashku me studentët tanë në tema me rëndësi sociale dhe kulturore. Për një javë, kampusi i Universum u kthye në një qendër të energjisë rinore, shkëmbimit të ideve dhe punës kreative ndërkulturore.

Pas kësaj faze, studentët e Universum së bashku me studentët nga Kenia udhëtuan në Gjermani, ku vazhduan punën në projekt dhe morën pjesë në aktivitete të shumta akademike, kulturore dhe sociale. Gjatë qëndrimit atje, ata prezantuan rezultatet e punës së tyre, u përfshinë në panele ndërkombëtare dhe ndërtuan rrjete të reja bashkëpunimi me studentë nga vende të ndryshme të botës.

Ky projekt tregoi edhe një herë se studentët e Universum janë të gatshëm të përfaqësojnë denjësisht Kosovën në çdo cep të globit, me profesionalizëm, kreativitet dhe vizion të qartë për të ardhmen.unnamed (1).jpg

🌐 Universum International College vazhdon tĂ« jetĂ« lidere nĂ« ofrimin e mundĂ«sive ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r studentĂ«t e saj, pĂ«rmes projekteve ndĂ«rkombĂ«tare, bursave Erasmus+ dhe bashkĂ«punimeve globale qĂ« forcojnĂ« arsimin dhe krijojnĂ« qytetarĂ« tĂ« botĂ«s

Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu! 

PĂ«r mĂ« shumĂ« informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, info@universum-ks.org ose ndiqni UNI – n në facebook & instagram./KultPlus.com

“Dua poezi, por jo pa njerĂ«zi”. Egla Ceno i kthen reston Mimoza Ahmetit

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuar mbrĂ«mĂ« nĂ« ‘’Goca dhe Gra’’ dhe dukej qartĂ« qĂ« nuk kishte ndonjĂ« simpati tĂ« madhe pĂ«r Egla Cenon. Kjo u konfirmua nĂ« momentin qĂ« aktorja Egla Ceno i kĂ«rkoi poetes Mimoza Ahmeti qĂ« t’i vendoste njĂ« autograf nĂ« njĂ« nga librat qĂ« kishte sjellĂ« me vete, por Mimoza refuzoi duke thĂ«nĂ« e prerĂ«: Jo.

Aktorja ka zgjedhur ta ironizojë këtë veprim të shkrimtares ndaj saj, ku përmes një postimi shkruan se po i shkruan nga fundi i krevatit të spitalit ku është shtruar nëna e saj.

“Ti je artiste dhe siç e dimĂ« tashmĂ«, artistĂ«t nuk janĂ« tĂ« detyruar tĂ« jenĂ« njerĂ«z”, shkruan Egla duke shtuar se veprimi i shkrimtares ishte “njĂ« simfoni hipokrizie e shoqĂ«ruar me simptoma tĂ« njĂ« narçizmi tĂ« veshur me ‘poezi’ dhe ftohtĂ«si qĂ« as metaforat nuk e ngrohin dot”.

Reagimi i plotë i Egla Ceno:

E dashur Moza, ose më saktë: Moza që u ngrit mbi dorëshkrimet e një epoke, që hëngri metafora me lugë floriri e na mësoi të mos i kërkojmë dedikim poetëve, sepse ata janë mbi ne, si retë, si mjegulla, si keqkuptimi.

Po të shkruaj një letër publike nga fundi i një shtrati spitali ku shtrirë është nëna ime, sepse
 le të themi që ti e meriton.

Moza e dashur, të ndoqa me kureshtje naive (impenjimi do kishte qenë i tepërt) gjatë intervistës që më ra për pjesë të të bëj, ku erdhe bashkë me librin tënd, plot 5 kopje, ndoshta për ta treguar, ndoshta për ta lexuar, ndoshta thjesht për të patur diçka që të mbash në dorë.

Unë në një akt njerëzor tu afrova me stilolaps në dorë, me lutjen e heshtur të një lexuesi që kërkon një dedikim dhe ti nuk ma dhe. Keqardhje? Jo. Habi? As që bëhet fjalë. Ti je artiste dhe siç e dimë tashmë, artistët nuk janë të detyruar të jenë njerëz.

E pra, Moza e madhe, nĂ«se njĂ« lexues nuk e meriton njĂ« dedikim, pse ta marrĂ« librin? Dhe nĂ«se njĂ« autore nuk e sheh tĂ« arsyeshme tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« dedikim, pse ta sjellĂ« librin nĂ« televizor? Sepse, nĂ« fund tĂ« fundit, kjo Ă«shtĂ« njĂ« simfoni hipokrizie e shoqĂ«ruar me simptoma tĂ« njĂ« narçizmi tĂ« veshur me “poezi” dhe ftohtĂ«si qĂ« as metaforat nuk e ngrohin dot. Ti nuk mĂ« le dot si “pemĂ«â€, mĂ« le si dikĂ« qĂ« po i kĂ«rkonte dedikim dikujt qĂ« ka stil pĂ«rbuzjen si art. Dhe ky Ă«shtĂ« zhanĂ«r mĂ« vete. Me pĂ«rshĂ«ndetje tĂ« pĂ«rmbajtura, njĂ« lexuese qĂ« do poezi, por jo pa njerĂ«zi. m.p.

Zjarret në Gjirokastër, 11 persona procedim penal për zjarrvenie të qëllimshme

Policia e Gjirokastrës ka nisur procedimin penal për 16 raste të zjarreve të qëllimshme gjatë verës duke vendosur nën hetim 11 persona të dyshuar si autorë të tyre. Zjarret e vendosura si shkak i përhapjes në një sipërfaqe të madhe kanë kërcënuar jetën dhe pronën e qytetarëve.

“Aktualisht kemi hartuar njĂ« plan masash pĂ«r tĂ« bashkĂ«punuar me pushtetin lokal, zjarrfikĂ«set dhe me gjithĂ« strukturat e tjera ligjzbatuese, kushdo qĂ« konstatohet qĂ« vendos zjarre do tĂ« procedohet pĂ«r zjarrvĂ«nie tĂ« qĂ«llimshme dhe do tĂ« referohen materialet nĂ« prokurori pĂ«r ndjekje tĂ« mĂ«tejshme”, u shpreh Altin Demiraj, Drejtues i Rendit dhe SigurisĂ« Publike.

Midis personave të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme ka blegtorë, barinj apo banorë të fshatrave malorë të Gjirokastrës.

“Apeli ynĂ« Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« gjithĂ« bĂ«jmĂ« kujdes aq mĂ« tepĂ«r blegtorĂ«t dhe barinjtĂ« pĂ«r tĂ« mos djegur kullotat por tĂ« zbatojnĂ« ligjin pĂ«r djegiet e kontrolluara duke marĂ« leje tek organet kompetente”, shtoi Demiraj.

Vitin e kaluar zjarret e verës shkaktuan dëme të mëdha në bashkitë e Gjirokastrës dhe Dropullit duke e bërë të domosdoshëm ndëshkimin ligjor të rasteve të zjarrvënieve të qëllimshme. m.p.

Bayern-Liverpool, 99% e kryer! Po vjen transferimi 75 mln euro!

Liverpool bëhet gati të shesë Luis Diaz. Me blerjen spektakolare të Ekitike, klubi anglez duhet të shesë disa lojtarë dhe kolumbiani ka oferta.

Nicolo Schira raporton se Bayern po pĂ«rgatit ofertĂ«n e tretĂ« pĂ«r sulmuesin anĂ«sor tĂ« “TĂ« kuqve”, plot 75 mln euro. Luis Diaz ka rĂ«nĂ« dakord me bavarezĂ«t pĂ«r njĂ« kontratĂ« tĂ« vlefshme deri nĂ« 2030.

Oferta e parë e Bayern ishte 52 mln euro. Liverpool refuzoi. Oferta e dytë ishte rreth 67 mln euro, sërish e refuzuar. E treta, e vërteta? m.p.

E konfirmon Kremlini: Putin, i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të lëvizë drejt një zgjidhjeje për paqe me Ukrainën, por objektivi kryesor i Moskës është që të arrijë qëllimet e saj. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për televizionin shtetëror më 20 korrik.

Peskov tha se bota tani Ă«shtĂ« mĂ«suar me retorikĂ«n ndonjĂ«herĂ« “tĂ« ashpĂ«r” tĂ« presidentit amerikan, Donald Trump, por shtoi se Trump gjithashtu ka nĂ«nvizuar se do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« kĂ«rkojĂ« njĂ« marrĂ«veshje paqeje me RusinĂ«.

“Presidenti Putin ka folur disa herĂ« pĂ«r dĂ«shirĂ«n e tij qĂ« zgjidhja pĂ«r UkrainĂ«n tĂ« arrihet sa mĂ« shpejt me mjete paqĂ«sore. Ky Ă«shtĂ« njĂ« proces i gjatĂ«, kĂ«rkon pĂ«rpjekje dhe nuk Ă«shtĂ« i lehtĂ«â€, tha Peskov pĂ«r gazetarin e televizionit shtetĂ«ror, Pavel Zarubin.

“GjĂ«rat mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r ne janĂ« arritja e objektivave tona. Objektivat tona janĂ« tĂ« qarta,” shtoi ai.

Të hënën, Trump doli me një një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë, duke premtuar një valë të re ndihme ushtarake për Ukrainën, përfshirë sistemet e mbrojtjes raketore Patriot.

Ai gjithashtu i dha Rusisë një afat prej 50 ditësh për të pranuar një armëpushim, përndryshe tha se Moska do të përballet me sanksione të reja. Ndërkaq Ukraina, që po përballet me luftën e nisur nga Rusia më 2022, i ka ofruar Moskës që të mbajnë bisedime për paqe në javët në vijim.

“Duhet tĂ« bĂ«het gjithçka qĂ« tĂ« arrihet njĂ« armĂ«pushim”, tha presidenti ukrainas, Voldoymyr Zelensky mĂ« 19 korrik. m.p.

A po e forcon Donald Trump Evropën?

Koha ikën shpejt: 1 gushti është afati i fundit i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Pastaj vendosen tarifa prej 30 përqind në mosmarrëveshjen tregtare me Bashkimin Evropian nëse nuk ka zgjidhje në konfliktin për tarifat me evropianët. Trumpi fillimisht e kishte kërcënuar BE-në me tarifa ndëshkuese prej 50 përqind duke filluar nga 9 korriku. Por dy ditë para kësaj date, Shtëpia e Bardhë e zgjati afatin deri në fillim të gushtit. Negociatat me Bashkimin Evropian janë në vazhdim.

Mbetet tĂ« pritet, nĂ«se do tĂ« ketĂ« njĂ« pĂ«rshkallĂ«zim me tarifa tĂ« larta nga ana e SHBA. E paqartĂ« Ă«shtĂ« po ashtu, se me çfarĂ« masash do tĂ« reagonte BE-ja. Por, pavarĂ«sisht presionit tĂ« madh tĂ« ushtruar nga administrata amerikane nĂ«n Trumpin nĂ« muajt e fundit, investorĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« tani po e shohin ekonominĂ« amerikane me mĂ« shumĂ« skepticizĂ«m dhe, nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, po tregojnĂ« interes nĂ« rritje pĂ«r EvropĂ«n – dhe veçanĂ«risht pĂ«r ekonominĂ« mĂ« tĂ« madhe tĂ« BE-sĂ«, GjermaninĂ«.

Ndërsa indeksi i aksioneve amerikane S&P 500 ka fituar vetëm rreth shtatë përqind që nga fillimi i vitit, barometri i tregut gjerman të aksioneve DAX është rritur me pothuajse 20 përqind, duke vendosur rekorde të reja në këtë proces. Që kur Trumpi mori detyrën, dollari amerikan ka humbur më shumë se dhjetë përqind të vlerës së tij kundrejt euros.

Shtetet e Bashkuara po pĂ«rballen me kritika: Fondi Monetar NdĂ«rkombĂ«tar (FMN) ka kritikuar mundĂ«sinĂ« e daljes jashtĂ« kontrollit tĂ« borxhit amerikan. Presidenti i BankĂ«s Federale Gjermane, Joachim Nagel, paralajmĂ«roi nĂ« samitin financiar tĂ« G7 nĂ« Kanada pĂ«r trazira tĂ« reja nĂ« tregjet financiare, nĂ«se mosmarrĂ«veshja tregtare me Shtetet e Bashkuara nuk zgjidhet. “NdonjĂ«herĂ«, nĂ« ditĂ« tĂ« caktuara, kisha ndjesinĂ« se nuk ishim larg njĂ« krize drastike nĂ« tregjet financiare”, tha kreu i BankĂ«s Qendrore gjermane. MĂ« parĂ« ishte ZĂ«vendĂ«sdrejtoresha Menaxhuese e FMN-sĂ«, Gita Gopinath, e cila kishte paralajmĂ«ruar nĂ« njĂ« intervistĂ« me Financial Times se deficitet buxhetore tĂ« SHBA-sĂ« ishin shumĂ« tĂ« mĂ«dha dhe se vendi duhej tĂ« pĂ«rballonte barrĂ«n e borxhit “gjithnjĂ« nĂ« rritje”.

Sipas Departamentit tĂ« Thesarit tĂ« SHBA-sĂ«, Shtetet e Bashkuara kanĂ« njĂ« mal masiv borxhesh prej mĂ« shumĂ« se 36 trilionĂ« dollarĂ«sh. Vitin e kaluar, kjo shumĂ« arriti nĂ« mĂ« shumĂ« se 120 pĂ«rqind tĂ« produktit tĂ« brendshĂ«m bruto (PBB) – pothuajse dyfishi i kuotĂ«s sĂ« borxheve nĂ« Gjermani. Borxhe tĂ« reja shtohen çdo vit.

SHBA shihet me sy gjithnjë e më kritik

Ekonomisti Hans-Werner Sinn beson se hapsĂ«sirat pĂ«r modelin aktual tĂ« borxheve amerikan po zvogĂ«lohet. “AmerikanĂ«t duhet tĂ« shtrĂ«ngojnĂ« rripat. Ky standard jetese, kjo botĂ« e pĂ«rbĂ«rĂ« nga qendra tregtare dhe pak fabrika, nuk mund tĂ« rezistojĂ« mĂ« nĂ« planin afatgjatĂ«â€, tha ish-Presidenti i Institutit Ifo me seli nĂ« Mynih nĂ« njĂ« intervistĂ« me DË.

Kryeekonomisti i OrganizatĂ«s BotĂ«rore tĂ« TregtisĂ« (OBT), Ralph Ossa shprehet, se mund ta kuptojĂ« qĂ« SHBA-tĂ« po kĂ«rkojnĂ« mĂ«nyra pĂ«r tĂ« ulur deficitin tregtar me BE-nĂ«. Por edhe ai mendon si shumica e kolegĂ«ve tĂ« tij. “Nga njĂ« perspektivĂ« ekonomike, tĂ« gjithĂ« ekonomistĂ«t nĂ« thelb bien dakord se tarifat nuk janĂ« mjeti i duhur pĂ«r tĂ« adresuar deficitet tregtare”, tha Ossa pĂ«r DË.

Qasjen e SHBA-së Ossa e krahason me një individ privat që blen më shumë sesa fiton përmes punës së tij dhe për këtë arsye hyn në borxhe.

“Dhe nĂ«se unĂ«, si Ralph, kam njĂ« problem me borxhet – pĂ«r shembull, sepse blej shumĂ« makina – atĂ«herĂ« padyshim qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« mundĂ«si tĂ« taksosh makinat nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« mos blej aq shumĂ«. Por padyshim qĂ« nuk Ă«shtĂ« mĂ«nyra mĂ« e drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r tĂ« adresuar problemin”, thotĂ« Ossa, duke pĂ«rshkruar qasjen e SHBA-sĂ«.

Ndryshon atmosfera kundrejt Europës e Gjermanisë

Politika agresive tregtare dhe tarifore e Trumpit po i tremb investitorĂ«t dhe po i bĂ«n t’i hedhin sytĂ« nga Evropa. Stefan Wintels, drejtues i bankĂ«s shtetĂ«rore gjermane tĂ« zhvillimit KfË, nĂ« njĂ« intervistĂ« tĂ« kohĂ«ve tĂ« fundit me gazetĂ«n “Handelsblatt” tha se “e vĂ«rej nĂ« aktivitete promovuese nĂ« rrugĂ« nĂ« Nju Jork, LondĂ«r dhe Cyrih se interesi i investitorĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ« pĂ«r GjermaninĂ« po rritet. ShumĂ« investitorĂ« institucionalĂ« kanĂ« mbiinvestime nĂ« SHBA dhe do tĂ« donin tĂ« investonin mĂ« shumĂ« nĂ« EvropĂ« e brenda EvropĂ«s, veçanĂ«risht nĂ« Gjermani”.

VetĂ«m brenda pak muajsh, atmosfera ndaj EvropĂ«s dhe GjermanisĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rmbysur plotĂ«sisht mes investitorĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ«. “NĂ« mĂ« shumĂ« se 30 vjet pĂ«rvojĂ« profesionale, nuk kam parĂ« kurrĂ« njĂ« ndryshim kaq tĂ« shpejtĂ« tĂ« mentalitetit. Ne duhet tĂ« bĂ«jmĂ« gjithçka qĂ« mundemi pĂ«r tĂ« shfrytĂ«zuar kĂ«tĂ« moment pozitiv pĂ«r GjermaninĂ« dhe EvropĂ«n”, tha drejtori ekzekutiv i KfË.

Evropa po tĂ«rheq gjithashtu edhe gjigantĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ« investimesh si Blackstone, menaxhuesi mĂ« i madh i aseteve financiare alternative nĂ« botĂ«. Drejtori ekzekutiv i Blackstone, Steve Schwarzman, njoftoi planet pĂ«r tĂ« investuar deri nĂ« 500 miliardĂ« dollarĂ« (437 miliardĂ« euro) nĂ« EvropĂ« gjatĂ« dhjetĂ« viteve tĂ« ardhshme. NĂ« njĂ« kohĂ« trazirash gjeopolitike, Evropa po bĂ«het gjithnjĂ« e mĂ« tĂ«rheqĂ«se pĂ«r investitorĂ«t – jo vetĂ«m pĂ«r shkak tĂ« paketave tĂ« investimeve shumĂ«miliardĂ« euro pĂ«r infrastrukturĂ«n dhe mbrojtjen nĂ« Gjermani.

“Ne e shohim kĂ«tĂ« si njĂ« mundĂ«si tĂ« shkĂ«lqyer pĂ«r ne,” tha kreu i Blackstone-t, SchĂ«arzman, pĂ«r Bloomberg TV nĂ« fillim tĂ« qershorit. “Ata po fillojnĂ« tĂ« ndryshojnĂ« qasjen e tyre, gjĂ« qĂ« ne besojmĂ« se do tĂ« çojĂ« nĂ« norma mĂ« tĂ« larta rritjeje.”

Gjermania magnet investimesh

Evropa po pĂ«rfiton qĂ« tani nga perspektiva e re drejt kontinentit tĂ« vjetĂ«r. NĂ« konferencĂ«n e investorĂ«ve “SuperReturn International” nĂ« fillim tĂ« qershorit, mijĂ«ra investitorĂ« tĂ« mĂ«dhenj u mblodhĂ«n nĂ« Berlin, duke pĂ«rfshirĂ« fonde pensionesh, kompani sigurimi dhe fonde shtetĂ«rore nga e gjithĂ« bota – me asete nĂ«n menaxhim qĂ« arrinin nĂ« total afĂ«rsisht 46 trilionĂ« euro.

Sipas Bloomberg-ut, menaxherët nga investitorë të mëdhenj si BC Partners, Permira dhe Brookfield Asset Management folën në favor të Evropës si një vend investimi për shkak të rritjes së rreziqeve ekonomike globale. Dhe gjigandi financiar me seli në Nju Jork, Apollo Global Management, i cili tashmë ka investuar afërsisht 100 miliardë dollarë nga asete të tij prej afërsisht 800 miliardë dollarësh në Evropë, planifikon të përfshihet edhe më shumë, veçanërisht në Gjermani, gjatë dhjetë viteve të ardhshme.

“Ne shohim mundĂ«si qĂ« vetĂ«m nĂ« Gjermani tĂ« mund tĂ« investojmĂ« 100 miliardĂ« dollarĂ« gjatĂ« 10 viteve tĂ« ardhshme”, tha Presidenti i Apollo-s, Jim Zelter, pĂ«r Financial Times, duke shtuar se kjo Ă«shtĂ« “njĂ« shifĂ«r qĂ« do tĂ« jetĂ« e vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u tejkaluar kudo nĂ« botĂ«â€. (DW) m.p.

Dosja e SPAK: ÇfarĂ« donte Ilir Meta me ministrin e Katarit? (detajet)

Biznesmeni shqiptaro-amerikan, Adrian Shatku, duke përfituar nga njohja e afërt e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, ka përfituar duke zhvilluar edhe takime zyrtare nën orientimin e ish-Presidentit.

Biznesmeni Shatku ka hyrĂ« nĂ« bisedime me njĂ« person i quajtur Ali Soufan, drejtor ekzekutiv i Soufan Group, tĂ« cilit i ka kĂ«rkuar nĂ« emĂ«r tĂ« Ilir MetĂ«s, nĂ«se ai dhe ministri i financave tĂ« Katarit janĂ« gati pĂ«r t’u takuar me MetĂ«n, mĂ«son Ora News nga dosjet hetimore tĂ« SPAK.

Gjithashtu, biznesmeni Shatku i ka kërkuar këtij personi që të sigurojë edhe një pajisje anti-përgjimi për Ilir Metën.

Referuar dosjes hetimore, Adrian Shatku, me ndërmjetësim të Ilir Metës, është takuar me ministrat e Energjisë dhe Ekonomisë të Mbretërisë së Marokut në datën 31 Tetor 2014, ditë kur Ilir Meta zhvillonte takim zyrtar në Marok.

Në provat e kqyrura, rezulton se Adriani i ka kërkuar Monika Kryemadhit që të organizojë mundësisht në shtëpi takimin midis Ilir Metës dhe ambasadorit të Katarit dhe investitorit të CIT.

Nga ana tjetĂ«r, Adrian Shatku ka mbajtur lidhjet midis John Moreira, drejtues ekzekutiv i ‘JPM Strategic Solution’ dhe LĂ«vizjes Socialiste pĂ«r Integrim (aktualisht Partia e LirisĂ«), ku nĂ« tĂ« paktĂ«n dy raste Ă«shtĂ« dokumentuar se ka ndĂ«rmjetĂ«suar ardhjen nĂ« ShqipĂ«ri tĂ« John Moreira dhe dy personave tĂ« tjerĂ« tĂ« quajtur Patrik dhe Kate.

John Moreira ka kryer takime strategjike me ministrat e LSI-së në vitin 2014, ka bërë sondazhe për zgjedhjet lokale të vitit 2015 për LSI-në, ndërsa Patrik dhe Kate kanë trajnuar të rinjtë e LRI-së në kampin e Jalës.

Shqiptarja.com ka zbuluar më herët se kompanitë në pronësi të biznesmenit shqiptaro-amerikan Adrian Shatku, kanë përfituar me ndihmën e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit leje për 2 projekte me vlerë miliona Euro në Shqipëri, atë për futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjekionit të transferimit të thirrjeve telefonike.

Gjithashtu, nga hetimet e SPAK është zbuluar edhe se Monika Kryemadhi ka shpenzuar 240 mijë Dollarë për veshje, bileta avioni dhe akomodime në hotele për 3 vite, përmes një karte krediti që i ishte vendosur në dispozicion nga biznesmeni Shatku. m.p.

Papa dĂ«non “barbarinĂ«â€ nĂ« Gaza, 73 palestinezĂ« vriten teksa prisnin ushqimet

Papa Leoni XIV ka dĂ«nuar ashpĂ«r luftĂ«n nĂ« Gaza, duke e quajtur “barbari” pĂ«rdorimin pa dallim tĂ« forcĂ«s, teksa Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« nĂ« Gaza raportoi se tĂ« paktĂ«n 73 palestinezĂ« janĂ« vrarĂ« duke pritur radhĂ«n pĂ«r ushqim pranĂ« pikĂ«s kufitare tĂ« Zikimit me Izraelin.

67 prej tyre u vranë nga zjarri izraelit, ndërsa spitali al-Shifa raportoi pranimin e 48 viktimave dhe 150 të plagosurve që kërkonin ndihma. Ushtria izraelite nuk ka komentuar.

GjatĂ« lutjes sĂ« EngjĂ«llit tĂ« Zotit, Papa tha: “I bĂ«j thirrje komunitetit ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« respektojĂ« tĂ« drejtĂ«n humanitare dhe tĂ« mbrojĂ« civilĂ«t, si dhe tĂ« ndalojĂ« pĂ«rdorimin pa dallim tĂ« forcĂ«s, ndĂ«shkimin kolektiv dhe zhvendosjen e detyruar tĂ« popullsisĂ«.”

Ai shprehu gjithashtu trishtimin për sulmin mbi kishën katolike në Gaza, ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën dhjetë të tjerë.

Agjencia e OKB-sĂ« pĂ«r refugjatĂ«t palestinezĂ«, UNRWA, akuzoi Izraelin pĂ«r “uritin e civilĂ«ve nĂ« Gaza”, duke kĂ«rkuar heqjen e bllokadĂ«s dhe lejimin e ndihmave humanitare.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka dhënë urdhër evakuimi për disa zona në Gaza qendrore, ku besohet se mbahen edhe pengjet izraelite.

Lufta që filloi më 7 tetor 2023 ka shkaktuar mbi 58,800 vdekje palestineze dhe rreth 141,000 të plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

The post Papa dĂ«non “barbarinĂ«â€ nĂ« Gaza, 73 palestinezĂ« vriten teksa prisnin ushqimet first appeared on JavaNews.al.

Vila romake e zbuluar në Durrës ndryshon projektin e shkollës

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, vizitoi këtë të dielë më 20 korrik, një nga gjetjet më të rëndësishme arkeologjike të dekadave të fundit në Shqipëri: zbulimin e një vile romake të zbukuruar me mozaikë të rrallë, në zemër të qytetit bregdetar të Durrësit.

Sipas ministrit Gonxhja, vila romake e zbuluar pĂ«rfaqĂ«son njĂ« pasuri unike, e dalluar pĂ«r cilĂ«sinĂ« artistike dhe teknike tĂ« mozaikĂ«ve, tĂ« cilĂ«t sipas tij “mund tĂ« krahasohen me mozaikĂ«t e zbuluar nĂ« ItalinĂ« jugore dhe qendrore”.

Ai e cilĂ«soi kĂ«tĂ« si njĂ« prej “zbulimeve mĂ« domethĂ«nĂ«se nĂ« territorin e RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« dekadat e fundit”, qĂ« hap mundĂ«si tĂ« mĂ«dha pĂ«r zhvillimin e turizmit kulturor dhe pĂ«r ngritjen e njĂ« modeli tĂ« ri tĂ« integrimit tĂ« trashĂ«gimisĂ« nĂ« jetĂ«n urbane dhe edukative.

Ministri theksoi se pas identifikimit të gjetjeve, u hartua një Raport i Gërmimit Arkeologjik të Shpëtimit, nën drejtimin e arkeologut të njohur Prof. Luan Përzhita, i cili ka shërbyer si bazë për nisjen e fazës së konservimit dhe studimit të detajuar. Sipas ministrit, ky zbulim ka sjellë edhe ndryshimin e projektit fillestar të shkollës.

“Pas kĂ«tij zbulimi, arkitekti i njohur spanjoll Toni GironĂšs Ă«shtĂ« angazhuar nĂ« riprojektimin e shkollĂ«s ‘Gjergj Kastrioti’, duke konceptuar njĂ« qasje inovative qĂ« ndĂ«rthur edukimin me trashĂ«giminĂ«, nĂ« njĂ« projekt qĂ« parashikon ekspozimin dhe mbrojtjen e gjetjeve arkeologjike.

Kjo nismĂ« pritet tĂ« sjellĂ« njĂ« transformim tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m urban dhe edukativ nĂ« qytet, ku nxĂ«nĂ«sit, komuniteti dhe turistĂ«t do tĂ« kenĂ« akses tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« gjallĂ« tĂ« historisĂ«.”– shkruan Gonxhe pas kĂ«saj vizite.

Struktura Ă«shtĂ« zbuluar gjatĂ« punimeve pĂ«r rindĂ«rtimin e gjimnazit “Gjergj Kastrioti” nĂ« lagjen nr. 1 tĂ« qytetit (i cili ishte i dĂ«mtuar nga tĂ«rmeti i vitit 2019 dhe po rindĂ«rtohej me fondet e BE-sĂ«) aty ku edhe mĂ« herĂ«t janĂ« bĂ«rĂ« gjetje tĂ« vlefshme arkeologjike, pĂ«rfshirĂ« njĂ« mozaik floreal i shek. I–II tĂ« erĂ«s sonĂ«. NĂ« maj tĂ« kĂ«tij viti, u zbuluan edhe elementĂ« tĂ« tjerĂ« me vlerĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme, duke e pĂ«rforcuar mĂ« tej rĂ«ndĂ«sinĂ« e kĂ«saj zone.

The post Vila romake e zbuluar në Durrës ndryshon projektin e shkollës first appeared on JavaNews.al.

Aksident me vdekje në Divjakë, 62-vjeçari del nga rruga me mjetin bujqësor (EMRI)

Një 62 vjeçar nga Divjaka ka humbur jetën ditën e sotme.

Maliq Meta ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij bujqësore në rrugën e parcelave kur në një moment ka humbur kontrollin e mjetit duke u përmbysur në kanal.

62 vjeçari Ă«shtĂ« bllokuar nĂ« mjet dhe si pasojĂ« ka gjetur vdekjen e menjĂ«hershme. Edhe pse janĂ« afruar menjĂ«herĂ« bashkĂ«fshatarĂ«t e tjerĂ« pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« ndihmĂ« nuk kanĂ« arritur ta shpĂ«tojnĂ«.

The post Aksident me vdekje në Divjakë, 62-vjeçari del nga rruga me mjetin bujqësor (EMRI) first appeared on JavaNews.al.

MĂ« shumĂ« plazhe publike nĂ« LezhĂ«, Bashkia “konkurron” privatin me çmime nga 300 deri nĂ« 500 lekĂ« pĂ«r çadĂ«r

Sipërfaqja e plazheve publike është me e madhe këtë sezon veror në plazhet e Lezhës.

Ndonëse jemi në pikun e sezonit, vizitorët në këto zona po preferojnë më shumë hapësirat publike ose ato që po menaxhohen nga Bashkia si një mundësi e mirë për të pushuar me lirë dhe më mirë.

Bashkia ka vendosur çadra për të gjithë pushuesit që dëshirojnë të marrin në shërbim shezlonge kundrejt një pagese të përballueshme e cila varion nga 300-500 lekë , duke prere edhe kupon tatimor.

Krahas plazheve me pagese që menaxhohen nga Bashkia me tarifat me të ulëta, ka hapësira të mjaftueshme që pushuesit të mund të zgjedhin këto vende pa asnjë pagese.

Plazhi i ShĂ«ngjinit, Tales por edhe oazi magjepsĂ«s i “RanĂ«s se Hedhun” mbeten pa diskutim njĂ« ndĂ«r destinacionet mĂ« tĂ« veçanta tĂ« kĂ«saj vere.

The post MĂ« shumĂ« plazhe publike nĂ« LezhĂ«, Bashkia “konkurron” privatin me çmime nga 300 deri nĂ« 500 lekĂ« pĂ«r çadĂ«r first appeared on JavaNews.al.

Aktores së famshme italo-amerikane i grabisin në tren bizhuteri me vlerë 2 milionë euro

Ndoshta as hajdutĂ«t nuk e kuptuan se pothuajse kishin kryer grabitjen e jetĂ«s sĂ« tyre. Dukej si njĂ« gjĂ« e vogĂ«l, njĂ« çantĂ« shpine e vjedhur tĂ« enjten pasdite nga dollapi i sipĂ«rm i njĂ« treni Frecciarossa qĂ« shkonte pĂ«r nĂ« Torino. Por brenda ishte njĂ« “thesar”.

Një Richard Mille me vlerë një milion euro, një Patek Philippe me vlerë 200,000 euro, një Brieling, një xhaketë me gurë Cartier, syze dhe varëse me vlerë 300,000 euro të tjera. Totali është me gjashtë shifra. Ora dhe bizhuteri nga butiqe luksoze. Ata e kishin fshehur çantën në një karrocë dhe u përpoqën të iknin nga Stacioni Qendror, por policia i vuri re pasi ishin shumë të dyshimtë dhe u arrestuan.

Preja e hajdutëve kishte qenë as më pak e as më shumë, por dora vetë, aktorja  italo-amerikane Tatiana Luter. 35 vjeçarja po udhëtonte nga Firence për në Milano ku jeton nëna e saj. Ajo shoqërohej gjithashtu nga një burrë italo-francez dhe një i mitur. Ata hipën në trenin 9514, i cili mbërriti në Centrale në orën 14:50.

Pas tre viktimave ishin hajdutët, të arrestuar nga oficerët e policisë hekurudhore për vjedhje të rëndë. Ata janë tre djem të lindur në Algjeri, të moshës 24, 21 dhe 20 vjeç, me precedentë penalë specifikë dhe të parregullt në Itali. Ata ishin kapur tashmë në raste të tjera nga forcat e rendit teksa udhëtonin për në dhe nga Milano në kërkim të preve të tyre.

Luter është një aktore me mbi 100,000 ndjekës në Instagram. 35-vjeçarja ka marrë pjesë në filmin Maserati: The Brothers, i cili tregon historinë e lindjes së prodhuesit legjendar italian të makinave dhe që do të dalë këtë vjeshtë në kinema.

Ajo gjithashtu luan nĂ« njĂ« kast tĂ« shkĂ«lqyer, pĂ«rfshirĂ« Al Pacino-n. 35-vjeçarja italo-amerikane postoi njĂ« selfie me yllin e filmave ” The Godfather” dhe “Scarface” nĂ« rrjetet e saj sociale . “Tatiana Pacino hyri nĂ« bisedĂ«â€œ, shkroi me shaka aktorja. NĂ« vitin 2015, Luter u shfaq edhe nĂ« sheshxhirimin e filmit “Youth” tĂ« Paolo Sorrentinos.

The post Aktores së famshme italo-amerikane i grabisin në tren bizhuteri me vlerë 2 milionë euro first appeared on JavaNews.al.

Drejtësia përballë kërcënimeve! Në 5 vite, 72 kërkesa për mbrojtje në KLP e KLGJ

72 kërkesa për mbrojtje apo zgjatje të afatit të mbrojtjes janë shqyrtuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai Gjyqësor në 5 vite, bërë nga magjistratë të cilët janë ndjerë të kërcënuar në detyrë.

Më shumë se gjysma e tyre, 62 kërkesa, janë bërë nga prokurorët, të cilët duket se për shkak të natyrës së detyrës janë më të ekspozuar ndaj personave që hetojnë.

Të kërcënuar apo nën trysni janë ndjerë prokurorët nga rrethe gjyqësore të mëdha si Tirana, Elbasani, Vlora, Durrësi dhe Shkodra.

Nga ana tjetër, vetëm 10 kërkesa për mbrojtje apo zgjatje të afatit të mbrojtjes janë bërë nga gjyqtarët që nga viti 2020.

Të rrezikuar janë ndjerë gjyqtarë të cilët ushtrojnë detyrën në Tiranë, Shkodër, por nuk kanë munguar kërkesat edhe nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, kërkesë e regjistruar në vitin 2024.

Komisioneve për Mbrojtjen e Magjistratëve në dy këshillat më së shumti u janë drejtuar vetë prokurorët apo gjyqtarët, por ka pasur raste që janë referuar për mbrojtje urgjente edhe nga drejtuesit e institucioneve.

Në pjesën më të madhe të rasteve, komisionet kanë miratuar kërkesat.

The post Drejtësia përballë kërcënimeve! Në 5 vite, 72 kërkesa për mbrojtje në KLP e KLGJ first appeared on JavaNews.al.

Nga jugu në Pogradec/ Shqipëria në sezon, por jo në paqe: Prona, shkaku i sherreve

Nga bregdeti i Jonit nĂ« jug e deri te liqeni i Ohrit nĂ« juglindje, sezoni turistik nĂ« ShqipĂ«ri kĂ«tĂ« verĂ« Ă«shtĂ« kthyer nĂ« skenĂ« pĂ«rplasjesh, grushtesh, gjakosjesh dhe arrestimesh – dhe gjithçka ka njĂ« emĂ«r: PRONA.

Në Ksamil, një konflikt mes dy biznesmenëve, Albert Pashaj dhe Agim Taraj, u përshkallëzua dhunshëm për një copëz toke ku të dy kishin aplikuar për vendosjen e çadrave. Zona, e shpallur hapësirë publike nga bashkia, ishte bërë mollë sherri dhe përplasjet kishin ndodhur më parë. Pashaj u dhunua në sy të familjes, ndërsa Taraj dhe dy punëtorë u arrestuan.

Përplasja nxori në pah edhe mungesën e koordinimit dhe transparencës nga Bashkia e Sarandës dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit, që vetëm përkeqësuan situatën.

NĂ« njĂ« incident tjetĂ«r nĂ« jug tĂ« ShqipĂ«risĂ«, nĂ« njĂ« prej klubeve mĂ« luksoze nĂ« PalasĂ«, dy tĂ« rinj u pĂ«rplasĂ«n me gota dhe shishe. NjĂ«ri ishte rezident nĂ« Itali dhe tjetri banues nĂ« TiranĂ«. Edhe pse pa pasoja fizike, policia nisi procedim penal pĂ«r “prishje tĂ« qetĂ«sisĂ« publike”. Shkaku? SĂ«rish “motive tĂ« dobĂ«ta”, siç thotĂ« policia.

Por tabloja Ă«shtĂ« e njĂ«jtĂ«: sezoni turistik i mbushur me tension. NĂ« juglindje, nĂ« Tushemisht tĂ« Pogradecit, Jetmir Muçllari, pronar i hotel “Driloni” dhe person me ndikim i njohur pĂ«r disa atentate ndaj tij dhe tĂ« birit, u pĂ«rlesh me kryeplakun Ilirjan Tasellari dhe njĂ« qytetar tjetĂ«r pĂ«r njĂ« rrugĂ« tĂ« kontestuar.

Muçllari kishte rrethuar zonën me gardh dhe nisi ndërtim pa leje në një zonë të mbrojtur, ndërsa kryeplaku deklaroi se po kryente detyrën e tij. Pas sherrit fizik, policia arrestoi Muçllarin për ndërtim të paligjshëm dhe shpërdorim toke.

Konflikti, i pĂ«rsĂ«ritur dhe i raportuar prej kohĂ«sh, u shoqĂ«rua edhe me praninĂ« e zyrtarĂ«ve tĂ« BashkisĂ« Pogradec nĂ« vendngjarje. TĂ« tre episodet ndodhin nĂ« zona tĂ« lakmuara turistike – por mĂ« shumĂ« sesa pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr vizitorĂ«, kĂ«to zona po bĂ«hen skena konflikti mes shqiptarĂ«ve, pĂ«r prona qĂ« nĂ« shumĂ« raste janĂ« tĂ« pamenaxhuara, tĂ« paformalizuara dhe tĂ« papasqyruara nga institucionet.

The post Nga jugu në Pogradec/ Shqipëria në sezon, por jo në paqe: Prona, shkaku i sherreve first appeared on JavaNews.al.

Netanyahu mungoi në mbledhjen e kabinetit, shkak helmimi, si është gjendja shëndetësore e kryeministrit izraelit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka munguar në mbledhjen e kabinetit. Ishte zyra e kryeministrit izraelit që njoftoi se Netanyahu është helmuar nga ushqimi duke bërë që të mungojë në mbledhje.

Ndërkohë është sqaruar se për tri ditët e ardhshme do ta menaxhojë punën nga shtëpia. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, ai është ndjerë keq gjatë natës dhe më pas u ekzaminua në shtëpi nga një mjek.

Më tej sipas informacioneve nga zyra e tij, tashmë gjendja shëndetësore e kryeministrit izraelit është e mirë.

/abcnews.al/

“Ulni armĂ«t dhe dialogoni”/ Papa Leoni XIV thirrje pĂ«r paqe: Bota nuk mund ta tolerojĂ« mĂ« luftĂ«n

“LĂ«reni urrejtjen dhe rifilloni dialogun”, kĂ«shtu Ă«shtĂ« shprehur Papa Leoni XIV, ndĂ«rsa foli pĂ«r luftĂ«n nĂ« Gaza.

Nëpërmjet mesazhit të tij, ai ka bërë thirrje për paqe, duke ritheksuar se bota nuk duhet dhe nuk mund ta tolerojë më luftën.

“Ne duhet tĂ« dialogojmĂ«, dhe tĂ« ulim armĂ«t tona. Bota nuk mund ta tolerojĂ« me luftĂ«n. Ne duhet tĂ« lutemi dhe t’i besojmĂ« Zotit”, ka thĂ«nĂ« ai.

Gjithashtu ai këmbëngulu se Gaza duhet mbrojtur dhe se vendet duhet të punojnë për të lënë mënjanë dhunën dhe urrejtjen, pasi janë civilët ata që po vuajnë pasojat më të mëdha.

/abcnews.al/

❌