Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dhunuan 46-vjeçarin për plazhin publik në Ksamil, pranga pronarit të lokalit dhe 2 të tjerëve

Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar për dhunën barbare të ushtruar ndaj 46-vjeçarit Albert Pashaj ditën e djeshme në Ksamil.

Policia tha se në pranga kanë rënë pronari i “Sunset Bar” Agim Taraj, Silvjan Sulku 18 vjeç dhe Aldo Zeqiraj 35 vjeç. Gjithashtu është proceduar penalisht një 17 vjeçar që dyshohet të jetë përfshirë në dhunën ndaj Pashajt.

Mësohet se konflikti fizik ka ndodhur për shkak se si Taraj ashtu edhe Pashaj kishin aplikuar për të marrë leje shfrytëzimi në të njëjtën hapësirë të plazhit publik të Ksamilit.

Albert Pashaj, pronar i “Euro hotel” ishte konfliktuar edhe më herët me të njëjtët persona sipas videos së publikuar në media pas ngjarjes ku 46 vjeçari u shfaq i gjakosur në fytyrë.

Nën hetim është edhe gruaja e Pashajt O.P 40 vjeçe nën dyshimin se kishte dëmtuar më parë beach barin në pronësi të Agim Tarajt.

Të arrestuarit dyshohen për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim. Ngjarja shqetësoi pushuesit dhe shkaktoi panik pasi në pamjet e publikuara nga gruaja e 46 vjeçarit të dhunuar, ky i fundit shfaqej i gjakosur, ndërsa njëri prej autorëve largohej nga vendngjarja.

The post Dhunuan 46-vjeçarin për plazhin publik në Ksamil, pranga pronarit të lokalit dhe 2 të tjerëve appeared first on Gazeta Si.

Bardhi flet për jetën familjare dhe Sarën: “E paguaj shtrenjtë, ç’të më kërkojë!”

I ftuar në emisionin Goca dhe Gra, reperi Bardhi ka folur me sinqeritet për jetën personale, marrëdhënien me partneren Sara dhe vajzën e tyre, Nea.

“Luteshim çdo natë që të vinte, ishte një dhuratë nga Zoti,” tha ai për ardhjen në jetë të vajzës.

Kur u pyet nëse bashkëshortja e ndihmon me konceptet artistike, Bardhi u përgjigj me humor: “E paguaj shtrenjtë, ç’të më kërkojë!”

Nëse ajo ka dëshira për shopping? “Ç’të ketë qejf! I bëj edhe surpriza,” shtoi ai, duke treguar një anë të tij që publiku rrallë e sheh.

The post Bardhi flet për jetën familjare dhe Sarën: “E paguaj shtrenjtë, ç’të më kërkojë!” appeared first on iconstyle.al.

Fishekzjarrët kthehen në kaos në Düsseldorf: 19 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Një shfaqje fishekzjarrësh në panairin tradicional “Rheinkirmes” në Düsseldorf përfundoi në tragjedi, kur mjetet piroteknike shpërthyen pranë tokës, duke plagosur 19 persona, katër prej tyre rëndë.

Mes të lënduarve është edhe një fëmijë. Incidenti shkaktoi panik mes turmës dhe çoi në ndërprerjen e menjëhershme të aktivitetit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet, ndërsa organizatorët po shqyrtojnë nëse fishekzjarrët do të përfshihen më në edicionet e ardhshme të panairit.

The post Fishekzjarrët kthehen në kaos në Düsseldorf: 19 të plagosur, mes tyre një fëmijë appeared first on iconstyle.al.

Studim i ri: Gratë që merren me “hobet e gjysheve” jetojnë deri në 8 vite më shumë

Nëse mendonit se thurja, kopshtaria apo vëzhgimi i zogjve janë vetëm për gjyshet, mendohuni sërish. Një studim i ri tregon se këto “hobi të vjetra” mund të shtojnë deri në 8 vite jetë dhe të përmirësojnë ndjeshëm shëndetin mendor dhe emocional.

Aktivitete si thurja, gatimi, mbjellja e luleve apo grumbullimi i pullave postare po përjetojnë një rikthim dhe kjo jo pa arsye. Sipas psikologëve, këto aktivitete ndihmojnë në reduktimin e stresit, forcojnë vetëbesimin dhe krijojnë lidhje të reja shoqërore, veçanërisht kur praktikohet në grupe me interesa të ngjashme.

Ndërkohë, shkenca tregon se angazhimi në hobi të tilla stimulon neuroplasticitetin ,aftësinë e trurit për të krijuar lidhje të reja nervore. Mësimi i një aftësie të re ndihmon në përmirësimin e kujtesës, fokusit dhe ul rrezikun për sëmundje si demenca.

The post Studim i ri: Gratë që merren me “hobet e gjysheve” jetojnë deri në 8 vite më shumë appeared first on iconstyle.al.

Zyrtare! Jennifer Aniston në një lidhje të re me trajnerin shpirtëror Jim Curtis

Jennifer Aniston duket se ka gjetur dashurinë sërish, këtë herë në krahët e Jim Curtis, trajner shpirtëror dhe hipnoterapist i njohur në botën e mirëqenies alternative. Dyshja, që kanë qenë miq prej vitesh, janë lidhur përmes interesave të përbashkëta në fushën e spiritualitetit, hipnozës dhe sigurisht, dashurisë për qentë.

Curtis, 49 vjeç, është bërë i njohur për historinë e tij të pazakontë: në moshën 20-vjeçare, gjatë një seance regresioni me Dr. Brian Weiss në emisionin e Maury Povich, ai deklaron se ka përjetuar një jetë të kaluar si një amerikan vendas i vrarë me armë. Kjo përvojë, sipas tij, shënoi fillimin e një transformimi të thellë shpirtëror dhe profesional.

Romanca e re e Aniston-it u konfirmua pasi çifti u fotografua së fundmi duke shijuar pushimet në një jaht luksoz në Spanjë. Burime pranë tyre tregojnë se përveç spiritualitetit, dashuria për qentë është një tjetër lidhje e fortë mes tyre, qeni i Curtis, Odie, është gjithmonë pranë tij, ashtu si dhe qentë e Aniston, që janë pjesë e pandarë e jetës së saj.

The post Zyrtare! Jennifer Aniston në një lidhje të re me trajnerin shpirtëror Jim Curtis appeared first on iconstyle.al.

20 vite në koma pas aksidentit me makinë/ Ndërron jetë “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur në media si “Princi i Fjetur”, ka ndërruar jetë pas më shumë se dy dekadash në koma, pas një aksidenti tragjik me makinë në vitin 2005.

I lindur në prill të vitit 1990, Princi Al Waleed ishte djali më i madh i Princit Khaled bin Talal Al Saud dhe nipi i miliarderit të njohur Princ Al Waleed bin Talal. Në moshën 15-vjeçare, ndërsa studionte si kadet ushtarak në Londër, ai pësoi një aksident rrugor që i shkaktoi dëmtime të rënda në tru dhe gjakderdhje të brendshme.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve të specializuar nga SHBA dhe Spanja, ai nuk e rifitoi kurrë vetëdijen. Për më shumë se 20 vjet, qëndroi në një gjendje kome, me lëvizje të rralla që i dhanë familjes momente të shkurtra shprese.

Babai i tij, Princi Khaled, qëndroi gjithmonë kundër idesë për t’i hequr mbështetjen jetësore, duke u mbështetur fuqimisht në besimin për një mrekulli hyjnore.

The post 20 vite në koma pas aksidentit me makinë/ Ndërron jetë “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite appeared first on iconstyle.al.

Sherri mes bznesmenëve në Ksamil/ Arrestohen tre persona, procedohet edhe një i mitur (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Policia ka arrestuar tre persona, në lidhje me konfliktin e ndodhur ditën e djeshme në Ksamil, ku u dhunua Albert Pashaj, ndërsa një 17-vjeçar është proceduar.

Procedohet penalisht edhe bashkëshortja e 46-vjeçarit të dëmtuar, pasi shkaktoi dëme materiale në “beach bar”-in e njërit prej të arrestuarve.

Në vijim të zbardhjes së plotë të rrethanave të konfliktit të ndodhur ditën e djeshme, në Ksamil, dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes, me qëllim vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

Agim Taraj., 43-vjeç, banues në Berat, Silvjan Sulku., 18-vjeç, banues në Dibër dhe Aldo Zeqiraj., 35-vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, një shtetas i mitur, 17-vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, pranë një plazhi publik në Ksamil, shtetasin A. P., 46-vjeç, banues në Tiranë, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Gjithashtu, lidhur me këtë ngjarje, u referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” dhe nisi procedimi penal për shtetasen O. P., 40-vjeçe, pasi pas konfliktit kjo shtetase ka dëmtuar ambientin duke shkatërruar pajisje dhe sende të tjera në “beach bar”-in e shtetasit të arrestuar A. T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

The post Sherri mes bznesmenëve në Ksamil/ Arrestohen tre persona, procedohet edhe një i mitur (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Aksident në Sarandë/ Makina përplaset me motorin, plagoset në kokë 22-vjeçari (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:50, një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën “Studenti”, pranë barit “Ali Pasha” në qytetin bregdetar të Sarandës.

Sipas të dhënave zyrtare, 22-vjeçari Klauid Hadëri, i cili po drejtonte një motor, është përplasur me një automjet tip “Smart”, që drejtohej nga 20-vjeçari Orlando Koshi.

Si pasojë e përplasjes, Hadëri ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar menjëherë në urgjencën e spitalit rajonal, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e qarkullimit rrugor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë kryer testin e alkoolit për drejtuesit e mjeteve, ku rezultoi se të dy kishin nivel 0.00 mg/l.

Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, i cili ndodhi në minutat e fundit të ditës së shtunë.

The post Aksident në Sarandë/ Makina përplaset me motorin, plagoset në kokë 22-vjeçari (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Paga 500 euro dhe strehim/ Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

✇Albeu
By: V K

Nga Gana në Tiranë, gjatë këtij sezoni turistik është shtuar ndjeshëm numri i punonjësve të pastrimit dhe shërbimit në bare e restorante.

Ekspertët e burimeve njerëzore, parashikojnë që numri i punonjësve të huaj do të vazhdojë të rritet, për shkak të zhvillimit të turizmit.

Edhe pse Shqipëria vijon të shihet si një vend tranzit për kalimin drejt BE-së, ekspertët bëjnë thirrje për hartimin e politikave afatgjata që do të synojnë integrimin social dhe profesional të punëtorëve të huaj.

Fatima, 28-vjeçe, është një nga punonjëset më të reja në bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, në zemër të kryeqytetit.

Prej pak javësh, ajo është e punësuar si pastruese, duke qenë një nga dy vajzat e reja të ardhura nga Afrika e Jugut për të punuar në këtë lokal.

Sipas saj, arsyeja kryesore që e shtyu të emigrojë drejt Shqipërisë është papunësia e lartë në vendin e origjinës.

“Ndihem mirë në Shqipëri dhe dua të vazhdoj të punoj për të ndihmuar familjen time”, – thotë Fatima, duke theksuar qëllimin ekonomik të qëndrimit të saj.

Menaxheri i lokalit, Arturi, konfirmon se kjo është hera e parë që ky biznes punëson punonjëse të huaja.

Vendimi për të punësuar punonjës të huaj është marrë për shkak të mungesës së fuqisë punëtore vendase, veçanërisht në periudhën e verës, kur të rinjtë shqiptarë shpesh largohen drejt zonave bregdetare për punë sezonale apo edhe jashtë vendit.

Megjithatë, Arturi thekson se është i pakënaqur me rendimentin e punës të punonjëseve të huaja, duke e cilësuar si një sfidë të re për menaxhimin e stafit dhe cilësinë e shërbimit.

Bizneset vendase të shërbimit në bare dhe restorante janë ndër të parët që po ndjekin një trend të ngjashëm me shumë shtete europiane, ku për shkak të emigracionit të lartë dhe mungesës së fuqisë punëtore, po punësojnë punëtorë nga vendet afrikane.

Prania e punonjësve të huaj, kryesisht të rinj të shteteve afrikane në këtë sezon veror, po shihet jo vetëm te bizneset e zonave kryesore të Tiranës si ish-Blloku apo qendra, por edhe në vende turistike, përfshirë Korçën, Lezhën, Shëngjinin, Gjirin e Lalëzit apo Sarandën.

Sektori i pastrimit dhe ai i shërbimeve në bare dhe restorante vijojnë të mbeten ndër më të prekurit nga mungesa e punëtorëve vendas.

Punëtorët e huaj shpesh janë të gatshëm të marrin punë që vendasit i shmangin dhe me pagesë të ulëta.

Në një prej operatorëve privatë që operon në mirëmbajtjen dhe pastrimin e qytetit të Pogradecit, prej disa javësh janë të punësuara tri të reja nga shteti afrikan i Ganës.

Të punësuarat pohuan se përfitojnë një pagesë neto prej 370 eurosh, ndërsa kompania iu siguron akomodimin për fjetjen dhe ushqimin.

Prej kohësh kompania është përballur me vështirësi për gjetjen e punonjësve vendas për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve publike të qytetit, pasi shumë prej të punësuarve vendas janë larguar, për shkak të punës së vështirë dhe pagesës së ulët.

Edhe kompanitë call center po i kthejnë sytë nga Afrika për punësime. Lorenc Goga, administrator i një prej kompanive call center, pohon se në vend ende vijojnë të ndihen vështirësitë për rekrutimin e të rinjve, veçanërisht për njohësit e gjuhës italiane.

Zoti Goga, theksoi se është duke studiuar mundësinë për punësime të punonjësve të huaj, përfshirë edhe shtetet afrikane, por marrja e vendimit është e vështirë, pasi të huajt nuk e njohin gjuhën italiane.

Në total, në vitin 2023, numri i shtetasve të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 21,460, sipas të dhënave të INSTAT. Krahasuar me 2022, numri i tyre u rrit në 18%.

Ndërsa numri i të huajve me leje qëndrimi për arsye punësimi në vitin 2023 arriti në 10,360 të huaj.

Krahasuar me 2022, numri i tyre u rrit rreth 31%.

Paga 500 euro dhe strehim; Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

Në bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, paga mujore për punonjëset e reja fillon nga 500 euro dhe përfshin edhe shpenzimet për akomodim dhe ushqim, një skemë që përdoret gjithnjë e më shumë për të tërhequr punonjës nga jashtë, në kushtet kur tregu vendas nuk ofron mjaftueshëm staf për punë të tilla.

Erald Pashaj, Drejtor Ekzekutiv në “EPPC Albania & Kosova”, një nga kompanitë më të mëdha të konsulencës për burime njerëzore, pohon se paga mesatare neto për punonjësit e huaj në Shqipëri luhatet në vlerat nga 500 deri në 520 euro në muaj, përfshirë akomodimin për fjetje dhe ushqim.

Në rajon, paga mesatare neto më e lartë për punonjësit e huaj ofrohet në Serbi në nivelin e 750 eurove në muaj, pasi rekrutimet janë më të organizuara./Monitor

The post Paga 500 euro dhe strehim/ Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Mesfushori i Kombëtares Julian Shehu, shënon një supergol në kampionatin polak (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Mesfushori shqiptar Julian Shehu, realizoi një gol spektakolar në minutën e 40-të të sfidës kundër Zagłębie Lubin, takim i vlefshëm për javën e parë të kampionatit polak.

Me një gjuajtje të fuqishme dhe të saktë nga jashtë zone, Shehu dërgoi topin në trekëndëshin e portës, duke ndezur entuziazmin në “Stadion Widzewa”.

26-vjeçari shqiptar u bë kështu lojtari i parë që shënon për Widzew në këtë sezon të ri, duke dhënë sinjalet se do të jetë një element kyç për skuadrën.

Festimi i tij nuk kaloi pa u vënë re! Shehu zgjodhi të tregojë krenarinë për origjinën, duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare me duar, mes brohoritjeve të tifozëve në stadium.

Pjesë e formacionit titullar në këtë sfidë ishte edhe Lindon Selahi, një tjetër shqiptar i Kosovës që ka luajtur për kuqezinjtë dhe që i është bashkuar Widzew Łódź gjatë merkatos së verës, pas transferimit nga kampionët e Kroacisë, HNK Rijeka.

Një fillim premtues për dyshen shqiptare në Poloni, që pritet të japin kontribut të rëndësishëm në ambiciet e klubit për sezonin e ri.

 

💫Stunning strike by Juljan Shehu for Widzew Łódź in the season opener ⚽️🇦🇱🇵🇱 pic.twitter.com/zlBv3XGj2q

— Kuq e Zi 🇦🇱⚽️ (@KuqeZiFootball) July 19, 2025

The post Mesfushori i Kombëtares Julian Shehu, shënon një supergol në kampionatin polak (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Ndahet nga jeta At Nikolla Marku, Prifti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare “Shën Maria” në Elbasan

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, më 19 korrik 2025, në orën 22:00, u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë At Nikolla Marku, prifti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare “Shën Maria” në Elbasan.

Një humbje e madhe jo vetëm për komunitetin ortodoks, por për të gjithë qytetin e Elbasanit që e njohu nga afër përkushtimin e tij të rrallë, shpirtin e butë dhe urtësinë që e karakterizonte në çdo hap të jetës.

Lindur dhe rritur në Elbasan, At Nikolla, i përkiste atij brezi të klerikëve që e jetuan thirrjen shpirtërore jo si titull, por si mision.

Për dekada me radhë, ai shërbeu me përkushtim dhe përulësi në Kishën “Shën Maria”, në lagjen Kala të Elbasanit, një nga institucionet më të vjetra të besimit ortodoks në vend.

E ktheu këtë kishë jo vetëm në një vend shërbese, por në një qendër të gjallë shpirtërore ku njerëzit gjenin paqe, fjalë të mençura dhe një dorë të hapur për ndihmë.

Gjithë jeta e tij ishte e lidhur me komunitetin në gëzime e në dhimbje, në festa e në periudha të vështira, At Nikolla ishte aty, i thjeshtë, i dashur dhe gjithmonë i gatshëm të dëgjonte, të këshillonte dhe të shërbente me ndershmëri. Me një etikë të lartë shpirtërore dhe morale, ai nuk e ndau asnjëherë fenë nga dashuria për njeriun.

Pritja për ngushëllime po bëhet në Kishën “Shën Maria”, aty ku ai kaloi gjithë jetën në shërbim të Zotit dhe të njerëzve.

Ndërkohë, ceremonia mortore do të mbahet sot, më 20 korrik, në orën 17:00, ku familjarë, miq, bashkëqytetarë dhe besimtarë do t’i japin lamtumirën e fundit një figure të shenjtë të qytetit.

Humbja e At Nikollës lë një boshllëk të madh, por kujtimi i tij do të jetojë gjatë, në historinë e kishës, në kujtesën e komunitetit dhe në çdo zemër që u prek nga fjala dhe shërbesa e tij.

U prehsh në paqe, At Nikolla. Qofsh i përjetshëm në kujtimet e atyre që të deshën dhe të nderuan. Drita dhe mëshira e Zotit qofshin mbi shpirtin tënd.

The post Ndahet nga jeta At Nikolla Marku, Prifti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare “Shën Maria” në Elbasan appeared first on Albeu.com.

“Përplasja Lapaj-Shabani”, Rada: Ka një hatërmbetje përtej mandatit! Ndonjëherë i duhet prerë koka mbretit që të…

Gazetari Ardit Rada deklaroi në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News se presionet e Endri Shabanit ndaj Adriatik Lapajt kanë qenë të nevojshme.

Sipas tij, fryma e berishizmit ka prekur edhe koalicionet e opozitës së re dhe këtu duhet zotësia si të tejkalohen të tilla ngërçe.

Për Emilian Islamin në ABC News, Rada tha se ndonjëherë duhen mjete jodemokratike për të vendosur standarde demokratike.

“Unë mendoj se ka diçka përtej mandatit sepse përndryshe konflikti nuk do të niste dy muaj pas zgjedhjeve. Duhet të kuptojmë që nuk luhet vetëm për një mandat, por cila parti do shpallet parlamentare dhe do marrë benefitet e ligjit. E të tjera si këto. Mirëpo duket sikur Lapaj e ka shpallur rezultatin e 11 Majit si fitore personale, ka dashur ta monopolizojë fitoren nëse mund ta quajmë kështu. Në këtë moment lind nevoja e mjeteve jodemokratike për të vendosur standarde demokratike. Lapaj me aq pak dalje publike që ka patur, ka shfaqur tendenca monopolizuese të suksesit të koalicionit. Ndonjëherë duhen lëvizje të tilla, si presioni i Nismës Thurje, për të vendosur disa kufij. Revolucioni Francez apo Carta Magna, kanë përfunduar me prerjen e kokës së mbretit si e vetmja mënyrë për të vendosur demokracinë. Sepse del njëri që mendon se është më i mirë se të tjerët dhe pastaj lind nevoja të reagojnë të tjerët t’ia bëjnë të qartë që në koalicion s’ka sukses individual, aq më tepër në një koalicion të voglë si Nisma Shqipëria Bëhet. Pra Adriatik Lapaj i vetëm s’e bën dot Shqipërinë dhe Nismën Shqipëria Bëhet s’e përfaqëson vetëm Adriartik Lapaj. Presioni i Nismës Thurje është në thelb një mentalitet përtej Berishizmit, që edhe kur është 83 vjec njerëzit thonë: Vetëm ky mund ta bëjë! Ngaqë opozita e madhe s’e ka bërë dot këtë shkëputje, ndaj kemi rezultatin që shumë kanë ikur nga kjo parti. Ndaj do uroja që këtë fat të mos e kishte dhe opozita e re…”, tha gazetari Ardit Rada në “Ora e Fundit” të ABC News.

The post “Përplasja Lapaj-Shabani”, Rada: Ka një hatërmbetje përtej mandatit! Ndonjëherë i duhet prerë koka mbretit që të… first appeared on JavaNews.al.

“Më hoqën nga skena, punoja në llaç”/ Rrëfimi i këngëtares së njohur shqiptare: Më ndau i dashuri nga frika e regjimit

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Laxarela Deti, e ftuar këtë të shtunë në studion e “S’e Luan Topi”, rrëfue sfidat dhe momentet e vështira gjatë sistemit komunist.

Ajo kujton persekutimin që ka përjetuar si pasojë e ‘biografisë’. Mes lotësh, ajo thotë se në ato vite të errëta ‘edhe muret kishin vesh’, ndaj detyroheshin të vetëcensuroheshin.

“Prindërit nuk na thoshin gjë atëherë, na thoshin që kanë veshë edhe muret, dhe ne nuk kuptonim gjë. Por, e shikoja që kishte një ngërç, se unë këndoja në festival të pionerëve, merrja edhe çmime e duartrokitje. Ishte dhe ajo vajza tjetër. Ajo filmohej, unë jo.

Shkova në shkollë ndërtimi, punoja në llaç. Motra ime punonte në rrobaqepësi, më merrte ajo në punoja që këndoja unë aty. Prindërit kanë vuajtur shumë, është e vështirë kur i kujton ato kohë”.

Kjo situatë ndikoi edhe në raportin me dashurinë e jetës, Benin.

“Ishte një periudhë që u kris marrëdhënia, ishte 1985. Më hoqën nga skena atë vit. Beni u tremb, nuk folëm për ca kohë, se e kuptova që s’më merrte. Pas ca kohësh, u ulëm diku në Tiranë, më tha unë nuk do martohem, ti do martohesh? Jo, i thashë unë. Nuk donte të më lëndonte”, kujton këngëtarja.

The post “Më hoqën nga skena, punoja në llaç”/ Rrëfimi i këngëtares së njohur shqiptare: Më ndau i dashuri nga frika e regjimit first appeared on JavaNews.al.

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos, çfarë ndodhi në studion televizive

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”.

Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila i kërkoi autores t’i vendoste një autograf në një nga librat që kishte sjellë me vete. Por, Ahmeti refuzoi ta bënte këtë, pasi sikurse tha, nuk i dhuron librat.

Egla: A mund të më vendosësh një autograf.

Mimoza: Më fal, ky është libri që solla unë?

Egla: Kam përshtypjen po.

Mimoza: Këto i kam për punë.

Egla: A mund t’i blejmë këto?

Mimoza: Jo, e kam për punë.

Kleoniki: A kanë ndryshim këto libra me të tjerë që keni.

Mimoza: Kam udhëtime për të bërë. Do shkoj në Gjermani, nuk do blej libra. Nuk i dhuroj njeriu libra. Duhet të ketë bërë të pamundurën për mua që t’i dhuroj libra.

The post Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos, çfarë ndodhi në studion televizive first appeared on JavaNews.al.

Ish-kandidate e PS vite më parë, historia e Bardha Nesturajt që u bë virale në rrjet për faturën e rigonit

Bardha Nesturaj, tregtarja e njohur nga tregu i Sarandës e cila përgjatë javës që po lëmë pas ka qenë një ndër më të komentuarat, rezulton të jetë një emër jo i panjohur për qytetin bregdetar.

Përpos tregut, ku dhe prej më shumë se tre dekadash ushtron aktivitetin e saj, Bardha është një emër i njohur edhe në politikën lokale.

Në zgjedhjet e vitit 2015 ajo u kandidua nga Partia Socialiste për në Këshillin Bashkiak. Ky kandidim i zonjës erdhi pas këmbënguljes së Koço Kokëdhimës i cili insistoi që ajo të ishte “zëri” i komunitetit egjiptian në Bashkinë e Sarandës.

“Po t’u bëftë Bardha kurban o Muçi, disa gjëra janë të natyrës. Ato dihen tani”, kjo ka qenë fraza e cila na ka shoqëruar më së shumti përgjatë këtyre ditëve. Gjatë një inspektimi në tregun e perimeve në Sarandë, inspektor Muçu u has me rezistencën e tregtares Bardha Nesturaj e cila prej 1990 shet në ato tezga.

Inspektorit i cili doli rrugëve me urdhër të Edi Ramës, Bardha ia bëri të qartë që s’kishte ku të gjente faturë për rigonin, pasi e kishte mbledhur në malet e Sarandës.

“Jam tregtare që në 1990 dhe më 30 Qershor të këtij viti kam bërë 35 vite që jam tregtare. E kanë filluar prindërit e mi, me ta fillova të punoj, e nisëm me një karrocë, me një makinë më pas dhe kështu u ngrit puna jonë. E kam punën vetëm sepse prindërit më kanë ndërruar jetë.

Dy vëllezërit pësuan infarkt, të dy me bypass. Jam e fortë, pa asnjë shqetësim. Kjo punë më pëlqen, kam pasur oferta për të punuar në biznese private, por më pëlqen kjo. Sa i përket videos virale, është gjë e mirë të shkosh në malet e Sarandës dhe të mbledhësh vetë.

Të vish e të më kërkosh mua kupon, është barrë e rëndë. Unë nuk kam çfarë të marr aty ku e këpus gjënë. S’kam kujt t’i marr certifikim që unë e kam këtë gjë të rregullt dhe të sigurt. Mali e sjell çdo gjë të sigurt e të mirë. Nuk kam çfarë të them unë për këtë gjë.”, tha ajo më herët, ndërkohë që rezistenca e saj i “kujtuan” shtetit ligjin për shitësit ambulantë.

Pas këtij inspektimi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve doli me një njoftim sqarues lidhut me aksionin e ndërmarrë prej së hënës për sekuestrimin e produkteve bujqësore e blegtorale që shitet pa faturë.

Tatimet bënë me dije se tregtarët ambulantë nuk kanë asnjë detyrim për të lëshuar faturë dhe për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat.

Sipas asaj që ligji shqiptar e thotë qartë, këta tregtarë duhet të jetë mbi moshën 16-vjeç të jenë të regjistruar si ambulantë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore, të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, tarifën për zënien e hapësirës publike si dhe taksat bashkiake të aplikueshme.

“Administrata Tatimore informon opinionin publik dhe individët e regjistruar si “tregtarë ambulantë” se, bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi, nuk kanë detyrim për të lëshuar faturë tatimore dhe as për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat apo shërbimet që tregtojnë.

Ky përjashtim parashikohet në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, konkretisht në nenin 5, pika 1, gërma c). Gjithashtu, ligji nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 5, pika 1, gërma j), përcakton qartë statusin dhe kushtet e ushtrimit të aktivitetit të tregtarëve ambulantë”, thuhej ndër të tjera në reagimin e Tatimeve. /Newsbomb.al/

The post Ish-kandidate e PS vite më parë, historia e Bardha Nesturajt që u bë virale në rrjet për faturën e rigonit first appeared on JavaNews.al.

Shpëtoi gjashtë pushuesit që rrezikuan të mbyteshin, ky është “heroi i heshtur” i turistëve në Sarandë

Personi që shihni në foto është Xhilian Zheleku, roja bregdetare pranë kanalit të Çukës në Sarandë i cili është kthyer në heroin e pushuesve.

Sipas asaj që mediat lokale raportojnë mësohet se Zheleku përgjatë kësaj të shtune ka arritur që të shpëtojë gjashtë turistë të cilët rrezikonin të mbyteshin.

Pa marrë parasysh rrezikun që mund t’i kanosej, ky shtetas ka mundur që të shpëtojë pushuesit të cilët kanë zgjedhur Sarandën për të kaluar pushimet e tyre.

Zona në të cilën këta shtetas kanë rrezikuar që të humbin jetën është një nga pikat më alarmante për të cilën shpesh herë banorët e zonës kanë bërë thirrje që autoritetet duhet të marrin masa.

Thuhet se përgjatë ditëve të fundit se pikëderdhja e lumit të Bistricës ka ndryshuar drejtim dhe është bërë shumë i rrezikshëm. Për këtë arsye u bëhet apel autoriteteve që të ndalojnë notin pranë kësaj zone dhe të marrin masa.

The post Shpëtoi gjashtë pushuesit që rrezikuan të mbyteshin, ky është “heroi i heshtur” i turistëve në Sarandë first appeared on JavaNews.al.

Konflikti në Ksamil/ Dhunuan me sende të forta Albert Pashajn, arrestohen tre persona

Dhunuan me sende të forta, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 46-vjeçar, vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, një 17-vjeçar.

Procedohet penalisht edhe bashkëshortja e 46-vjeçarit të dëmtuar, pasi shkaktoi dëme materiale në “beach bar”-in e njërit prej të arrestuarve.

Në vijim të zbardhjes së plotë të rrethanave të konfliktit të ndodhur ditën e djeshme, në Ksamil, dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes, me qëllim vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

A. T., 43 vjeç, banues në Berat, S. S., 18 vjeç, banues në Dibër dhe A. Z., 35 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, një shtetas i mitur, 17 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, pranë një plazhi publik në Ksamil, shtetasin A. P., 46 vjeç, banues në Tiranë, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Gjithashtu, lidhur me këtë ngjarje, u referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” dhe nisi procedimi penal për shtetasen O. P., 40 vjeçe, pasi pas konfliktit kjo shtetase ka dëmtuar ambientin duke shkatërruar pajisje dhe sende të tjera në “beach bar”-in e shtetasit të arrestuar A. T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

The post Konflikti në Ksamil/ Dhunuan me sende të forta Albert Pashajn, arrestohen tre persona first appeared on JavaNews.al.

Paga 500 euro dhe strehim/ Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri

Fatima, 28 vjeçe, është një nga punonjëset më të reja në bar-restorantin “Lulishte 1 Maji”, në zemër të kryeqytetit. Prej pak javësh, ajo është e punësuar si pastruese, duke qenë një nga dy vajzat e reja të ardhura nga Afrika e Jugut për të punuar në këtë lokal. Sipas saj, arsyeja kryesore që e shtyu të emigrojë drejt Shqipërisë është papunësia e lartë në vendin e origjinës.

“Ndihem mirë në Shqipëri dhe dua të vazhdoj të punoj për të ndihmuar familjen time”, – thotë Fatima, duke theksuar qëllimin ekonomik të qëndrimit të saj. Menaxheri i lokalit, Arturi, konfirmon se kjo është hera e parë që ky biznes punëson punonjëse të huaja. Vendimi për të punësuar punonjës të huaj është marrë për shkak të mungesës së fuqisë punëtore vendase, veçanërisht në periudhën e verës, kur të rinjtë shqiptarë shpesh largohen drejt zonave bregdetare për punë sezonale apo edhe jashtë vendit.

Megjithatë, Arturi thekson se është i pakënaqur me rendimentin e punës të punonjëseve të huaja, duke e cilësuar si një sfidë të re për menaxhimin e stafit dhe cilësinë e shërbimit. Bizneset vendase të shërbimit në bare dhe restorante janë ndër të parët që po ndjekin një trend të ngjashëm me shumë shtete europiane, ku për shkak të emigracionit të lartë dhe mungesës së fuqisë punëtore, po punësojnë punëtorë nga vendet afrikane.

Të punësuarat pohuan se përfitojnë një pagesë neto prej 370 eurosh, ndërsa kompania iu siguron akomodimin për fjetjen dhe ushqimin. Prej kohësh kompania është përballur me vështirësi për gjetjen e punonjësve vendas për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve publike të qytetit, pasi shumë prej të punësuarve vendas janë larguar, për shkak të punës së vështirë dhe pagesës së ulët.

Edhe kompanitë call center po i kthejnë sytë nga Afrika për punësime. Lorenc Goga, administrator i një prej kompanive call center, pohon se në vend ende vijojnë të ndihen vështirësitë për rekrutimin e të rinjve, veçanërisht për njohësit e gjuhës italiane. Zoti Goga theksoi se është duke studiuar mundësinë për punësime të punonjësve të huaj, përfshirë edhe shtetet afrikane, por marrja e vendimit është e vështirë, pasi të huajt nuk e njohin gjuhën italiane.

Në total, në vitin 2023, numri i shtetasve të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 21,460, sipas të dhënave të INSTAT. Krahasuar me 2022, numri i tyre u rrit në 18%. Ndërsa numri i të huajve me leje qëndrimi për arsye punësimi në vitin 2023 arriti në 10,360 të huaj. Krahasuar me 2022, numri i tyre u rrit rreth 31%./ Monitor

The post Paga 500 euro dhe strehim/ Skema që po sjell punëtorët afrikanë në Shqipëri first appeared on JavaNews.al.

Sarandë/ Motori përplaset me ‘Smart-in’, pëson dëmtime në kokë 22 vjeçari

Mbrëmjen e të Shtunës, një aksident ka ndodhur rreth orës 23:50 në rrugën Studenti, në qytetin bregdetar të Sarandës.

Sipas të dhënave zyrtare, 22-vjeçari Klauid Hadëri, i cili po drejtonte një motor, është përplasur me një automjet tip “Smart”, që drejtohej nga 20-vjeçari Orlando Koshi.

Si pasojë e përplasjes, Hadëri ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar menjëherë në urgjencën e spitalit rajonal, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e qarkullimit rrugor dhe kanë kryer testin e alkoolit për drejtuesit e mjeteve, ku rezultoi se të dy kishin nivel 0.00 mg/l.

Grupi hetimor vijon punën për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, i cili ndodhi në minutat e fundit të ditës së shtunë.

“Alarm i kuq” mes Kurbinit e Matit, zjarr masiv në Skuraj. Dyshime për..

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në zonën e Skurajve në Kurbin.

Zjarri është i përhapur në 3 vatra, të cilat vijojnë të jenë aktive që prej pasdites së së shtunës, 19 korrik, mes dy bashkive Kurbin dhe Mat.

Gjatë ditës së sotme, 20 korrik, po punojnë në terren zjarrfikësit e Kurbinit dhe 30 ushtarë. Ndërsa që prej së shtunës në mbrëmje janë angazhuar zjarrfikës nga bashkitë Kurbin, Mirditë, Lezhë, Kamëz, të drejtuar nga shefi i Shërbimit Zjarrfikës në vend, Arben Cara.

Sipas informacioneve, aktualisht janë djegur vetëm dy banesa, të cilat kanë qenë prej kohësh të pabanuara, ndërsa falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse është parandaluar djegia e disa banesave të tjera.

Dyshimet e para janë për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa autoritetet kërkojnë vigjilencë të shtuar për vënien para përgjegjësisë së autorëve të këtyre zjarreve dhe për parandalimin e ngjarjeve të tilla.

Momentalisht, raportohet se situata është nën kontroll. Muajin e fundit, Shqipëria është përfshirë nga një valë zjarresh të fuqishme që kanë prekur disa zona të rëndësishme natyrore, që nga mali i Dukatit e deri te Parku Kombëtar i Llogarasë./tvklan.al

❌