Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Si ta ndalni të ngrënët nga stresi? Pesë hapa të thjeshtë që funksionojnë

A e gjeni veten duke ngrënë nga nervoza dhe stresi? Këtë zakon mund ta ndërprisni me këto këshilla për ushqim të shëndetshëm

Ju ndodh që pas një dite stresuese në punë të keni dëshirë për çokollatë? Apo të “sulmoni” një qese me çips? Nuk jeni të vetmit! Ngjarjet stresuese aktivizojnë reagime në trup që lidhin metabolizmin me ndjenjën e shpërblimit dhe ngushëllimit.

I pari që “dëmtohet” është beli, apo jo? Stresi kronik zgjon oreksin dhe çon në të ngrënë emocional. Këtu ka arsye si psikologjike, ashtu edhe fiziologjike. Kur niveli i kortizolit, hormonit të stresit, është i lartë për një kohë të gjatë, kjo sjell oreks të shtuar, rritje të peshës trupore dhe grumbullim të yndyrës në shtresa.

Hulumtuesit e Fakultetit të Mjekësisë Johns Hopkins konfirmojnë se rreziku më i madh për të ngrënë tepër është pasdite vonë dhe në mbrëmje. Prandaj është me rëndësi që ata që janë të prirë ndaj kësaj zakoni, të kenë gjithmonë të planifikuar dhe përgatitur një vakt të lehtë, të përbërë nga ushqime të shëndetshme. Përndryshe, tundimi do t’ju çojë te ushqimet “e shpejta”, transmeton Telegrafi.

Nëse jeni adhurues të të ëmblave, mund të kombinoni një mollë me fruta të thata, gjë që do t’ju ngopë dhe do t’ju sigurojë lëndët ushqyese të nevojshme. Nëse preferoni të kripurat, sigurohuni që gjithmonë të keni humus dhe biskota të kripura, si dhe vezë të ziera fort.

Kur hani, lini anash gjithçka tjetër. Mos u merrni me televizor apo lexime në telefon. Përqendrohuni vetëm tek ushqimi dhe hani ngadalë.

Kontrolloni porcionet tuaja. Asnjëherë mos nxirrni një tas të mbushur plot me arra në tavolinë. Ndani vetëm porcionin ditor, pjesën tjetër ruajeni në vend të freskët. Në fund, nëse ende ndiheni të uritur pasi ta keni përfunduar vaktin, prisni të paktën gjysmë ore. Ka aq nevojë truri që të marrë “lajmin se jeni ngopur”. /Telegrafi/

The post Si ta ndalni të ngrënët nga stresi? Pesë hapa të thjeshtë që funksionojnë appeared first on Telegrafi.

U takuan pa zhurmë, përfundon takimi Kurti–Limaj

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj duket se kanë përfunduar takimin e shumëpërfolur këto ditë.

Ende nuk dihen detaje nëse ka pasur dakordim për ndonjë marrëveshje për të dalë nga kriza politike.

Megjithatë, Kurti është parë duke u larguar nga ambientet e një restoranti në lagjen Pejton të kryeqytetit, shumë afër selisë së NISMA-s.

Pamjet nga largimi i Kurtit janë publikuar nga mediumi “Nacionale”.

Kujtojmë se NISMA vijon të këmbëngulë për postin e kryeparlamentarit, siç deklaroi edhe deputetja Xhevahire Izmaku, e cila theksoi se Limaj në krye të Kuvendit është “mundësia më e mirë për vendin”.

Ndërkaq LVV nuk ka bërë të ditur nëse do të mund ta ndryshoj emrin e Albulena Haxhiut.

Afati për formimin e institucioneve përfundon më 26 korrik. Presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar se, në mungesë të marrëveshjes lënda do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. /Telegrafi/

The post U takuan pa zhurmë, përfundon takimi Kurti–Limaj appeared first on Telegrafi.

De Bruyne zbulon arsyen pse e zgjodhi Napolin pas largimit nga Manchester City

Kevin De Bruyne ka zbuluar në detaje arsyet që e çuan të bashkohej me Napolin si lojtar i lirë, pas një periudhe të gjatë dhe të suksesshme në Ligën Premier me Manchester Cityn. 

Gjatë prezantimit të tij zyrtar si lojtar i ri i klubit napolitan, De Bruyne foli edhe për momentin e veçantë kur iu dhurua fanella me numrin legjendar 10, që ishte pensionuar në nder të Diego Armando Maradonës. 

Ai pranoi se kishte disa mundësi të tjera për të vazhduar karrierën, në Evropë, në Arabinë Saudite dhe madje edhe në Shtetet e Bashkuara, por zgjedhja përfundimtare ra mbi Napolin, një vend me rëndësi personale për mesfushorin belg, pasi ai dhe bashkëshortja e tij u martuan aty disa vite më parë. 

“Nga ana sportive, është një vend shumë interesant për të qenë. Ata fituan titullin një vit më parë, treguan se kanë shumë cilësi”. 

“Natyrisht është diçka shumë ndryshe nga ajo që kam pasur në Angli, por pikërisht kjo më ngacmon dhe më emocionon”. 

“Ndjej që ende kam motivim dhe cilësi për të dhënë diçka në këtë nivel. Napoli ishte një zgjedhje shumë, shumë e mirë. Edhe moti është shumë ndryshe nga ai në Angli”. 

“Arsyeja kryesore është se doja të vazhdoja të luaja në nivelin më të lartë. Kur drejtori sportiv erdhi në Angli dhe më prezantoi projektin që po ndërtojnë, më emocionoi shumë”. 

“Shikuam gjithçka në detaje dhe vendosëm që ky ishte vendi më i mirë për mua”, ka thënë De Bruyne./Telegrafi/

The post De Bruyne zbulon arsyen pse e zgjodhi Napolin pas largimit nga Manchester City appeared first on Telegrafi.

Zjarri në Zhelinë, Sejdiu: Dyshojmë se është shkaktuar qëllimisht

Kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu dyshon se zjarri në rajonin e Zhelinës, në afërsi të autostradës Shkup-Tetovë, është shkaktuar qëllimisht.

“Në bazë të informacioneve tona dhe Njësisë së Zjarrfikësve Tetovë, kanë hasur në tre goma të ndezura, për të cilat ne dyshojmë që janë qëllimisht të hedhura këtu dhe jemi duke punuar edhe me Prokurorinë dhe me Policinë e Tetovës, edhe të Grupçini kuptohet, që të gjejmë autorët e kësaj vepre të shëmtuar”, tha Sejdiu.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali tha se zjarri nuk i rrezikon vendbanime, ndërkaq theksoi se shumë shpejt pritet të vihet në kontroll.

“Momentalisht e kemi helikopterin e Ushtrisë në terren. Në ora 16 pritet dy aeroplanët e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të vijnë për ndihmë për shuarjen e zjarrit. Nuk rrezikohen vendbanimet, besoj shumë shpejtë zjarrin do ta shuajmë, do ta neutralizojmë”, tha Ali.

Kujtojmë se aktualisht për shkak të zjarrit, LAMM njoftoi se rruga rajonale Tetovë-Shkup mbetet e bllokuar.

The post Zjarri në Zhelinë, Sejdiu: Dyshojmë se është shkaktuar qëllimisht appeared first on Telegrafi.

Dritat e shatërvanit historik Trevi në Romë fiken për Gazën

Dritat e shatërvanit të famshëm Trevi (Fontana di Trevi), një nga simbolet më të njohura të kryeqytetit italian Romë, janë fikur si shenjë solidariteti me Gazën, e cila ndodhet nën sulme dhe bllokadë nga Izraeli.

Pas një vendimi të marrë muajin e kaluar nga Këshilli i Qytetit të Romës dhe nën sloganin “Roma nuk do të heshtë”, dritat e shatërvanit historik u fikën për një orë, respektivisht midis orës 22:00 dhe 23:00 me kohën lokale, për të bërë thirrje për një armëpushim në Gaza.

Ky gjest simbolik u shoqërua me praninë e një grupi njerëzish mbështetës të kauzës palestineze, të cilët shkaun para shatërvanit me flamuj palestinezë dhe protestuan kundër Izraelit, të cilin e akuzuan për gjenocid në Gaza.

Ndërkohë, përpara Pallatit Poli, që ndodhet pas shatërvanit, u projektua mbishkrimi “Ndaleni luftën në Gaza”.

Ky aktivitet dhe protesta përpara shatërvanit Trevi tërhoqën edhe vëmendjen e turistëve që kishin shkuar për ta vizituar strukturën historike.

Disa vizitorë u panë duke mbështetur thirrjet e grupit pro-Palestinë. /AA/

The post Dritat e shatërvanit historik Trevi në Romë fiken për Gazën appeared first on Telegrafi.

BE e shqetësuar për vonesat në Kosovë, Plani i Rritjes me afat të kufizuar

Zyrtarët e Komisionit Evropian shprehin shqetësim për faktin se në Kosovë ende nuk janë formuar institucionet, gjë që po vonon ratifikimin e marrëveshjeve të nevojshme për zbatimin e Planit të Rritjes.

Kosova ka të drejtë të përfitojë nga fondet e parafinancimit menjëherë pasi të ratifikohen të gjitha marrëveshjet, por për këtë duhet së pari të konstituohet Kuvendi dhe të formohet qeveria e re.

“Plani i Rritjes është instrument me afat të kufizuar, i miratuar për periudhën 2024–2027, dhe është në interesin e Kosovës që ratifikimi të bëhet sa më shpejt, në mënyrë që vendi të përfitojë plotësisht nga mundësitë që ky Plan ofron për qytetarët e tij,” – thuhet në mesazhin e Komisionit Evropian.

Po ashtu, theksohet se vetëm pas përmbushjes së të gjitha kushteve, mund të bëhet lirimi i fondeve.

Plani i Rritjes konsiderohet si paketa më ambicioze e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Bëhet fjalë për një fond prej 6 miliardë eurosh, që do të shpërndahet në formë grantesh dhe kredish me kushte të favorshme.

Në raport me numrin e banorëve, Kosova pritet të jetë përfituesja më e madhe, me mbi 880 milionë euro që mund të përfitojë nga kjo paketë./RTK/

The post BE e shqetësuar për vonesat në Kosovë, Plani i Rritjes me afat të kufizuar appeared first on Telegrafi.

Kreshniku dhe Dafina zbulojnë kuptimin e emrit të djalit: Daskan është gjak ilir

Dy ditë pas ardhjes në jetë të djalit të tyre, Dafina Zeqiri dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji kanë ndarë me publikun një detaj domethënës dhe emocional: kuptimin e emrit të të birit, Daskan – një emër i veçantë që menjëherë ka ngjallur kuriozitet dhe komente në rrjetet sociale.

Përmes një postimi, Kreshniku ka shpjeguar domethënien e këtij emri të rrallë: “Daskan – emër me rrënjë ilire, që mbart forcën e burrërisë, nderit dhe udhëheqjes. Një emër që tingëllon lashtësi, si zëri i një prijësi fisnor. Daskan është emër – është krenari, është gjak ilir”.

Foto: Kreshnik Gjergji/Instagram

Kjo zgjedhje nuk është bërë rastësisht. Për çiftin, emri Daskan përfaqëson më shumë se një identitet, është një lidhje e gjallë me historinë, kulturën dhe krenarinë shqiptare.

Një emër që, sipas tyre, bart në vetvete trashëgiminë e të parëve dhe aspiratat për një brez të ri që e njeh dhe e mbron origjinën e vet.

Ky detaj i ndarë nga Kreshniku është pritur me shumë pozitivitet nga fansat e çiftit, duke e bërë Daskan një nga emrat më të komentuar të momentit në rrjet. /Telegrafi/

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

The post Kreshniku dhe Dafina zbulojnë kuptimin e emrit të djalit: Daskan është gjak ilir appeared first on Telegrafi.

Nuk ka më ‘lojtarë të paprekshëm’, Real Madridi hap derën për largimin e yllit të ekipit

Real Madrid ka siguruar së fundmi rinovimin e kontratës me portierin veteran Thibaut Courtois, duke e zgjatur marrëveshjen e tij deri në vitin 2027. 

Megjithatë, tre lojtarë të skuadrës mbeten pa kontratë përtej verës së ardhshme, secili me situata të ndryshme. 

Politika e klubit për të ofruar vetëm rinovime njëvjeçare për lojtarët mbi 30 vjeç do të thotë se çdo sezon ka emra të rrezikuar për të mos vazhduar. 

Këtë verë, Luka Modric dhe Lucas Vazquez ishin në qendër të diskutimeve, por klubi vendosi të mos i rinovojë kontratat me ta. 

Megjithatë, më i papritur është qëndrimi ndaj Antonio Rudiger.  

32-vjeçari ka qenë një shtyllë e mbrojtjes nën drejtimin e Carlo Ancelottit në dy sezonet e fundit, deri në muajin prill kur u pezullua dhe më pas iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. 

Raportime nga Diario AS tregojnë se problemet kronike në gju, përkatësisht një formë e hershme e artritit, po ngrenë shqetësime për qëndrueshmërinë e tij afatgjatë. 

Klubi thuhet se nuk do ta pengonte një largim, nëse Rudiger do të sillte një ofertë këtë verë. 

 Interesim për të ka pasur më herët nga klubet saudite, të cilat mbeten të vëmendshme ndaj situatës së tij./Telegrafi/

The post Nuk ka më ‘lojtarë të paprekshëm’, Real Madridi hap derën për largimin e yllit të ekipit appeared first on Telegrafi.

Ramabaja: Krahu i SHIK-ut po përpiqet që takimi Kurti–Limaj të dështoj, por urtësia politike do të fitojë

Analisti politik Sadri Ramabaja, ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, duke ngritur shqetësimin për përpjekjet e disa qarqeve për të penguar takimin e paralajmëruar ndërmjet kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe liderit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Sipas Ramabajës, është linja e SHIK-ut ajo që po tenton ta sabotojë këtë takim, duke vepruar përmes ndikimit të saj brenda Kuvendit të Kosovës dhe partive politike, veçanërisht në PDK dhe LDK.

“Linja e SHIK-t, krahu rigjid i tij në Kuvendin e Kosovës dhe brenda partive (me theks PDK-së dhe LDK-së), edhe në minutat e fundit, po angazhohet që ta bëjë takimin Kurti–Limaj të dështuar”, shkruan Ramabaja.

Më tej, Ramabaja vlerëson se kjo linjë po përpiqet t’ia faturojë përgjegjësinë për një dështim të mundshëm Kurtit.

“Madje duke trumpetuar e paragjykuar për këtë si fajtor km Albin Kurti”, shkruan ai.

Pavarësisht këtyre përpjekjeve, analisti shpreh bindjen se liderët Kurti dhe Limaj do të arrijnë një marrëveshje dhe do ta kapërcejnë këtë sfidë politike me maturi dhe vizion.

“Urtësia politike e dyshes Kurti–Limaj do të ngadhënjejnë edhe në këtë përballje dhe ata do të arrijnë marrëveshjen që sot”, shprehet Ramabaja.

Ramabaja e sheh këtë bashkëpunim të mundshëm si bazë për formimin e qeverisë së re dhe një hap të rëndësishëm në mbrojtje të interesit shtetëror.

“Qeveria Kurti 3 po vije si produkt edhe i patriotizmit kushtetues të këtyre dy liderëve tanë. Mirënjohje!”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

The post Ramabaja: Krahu i SHIK-ut po përpiqet që takimi Kurti–Limaj të dështoj, por urtësia politike do të fitojë appeared first on Telegrafi.

Santiana Maloku mahnit me paraqitjen e saj verore në bregdetin shqiptar

Santiana Maloku ka ndezur rrjetet sociale me postimet e saj të fundit nga pushimet buzë detit në jug të Shqipërisë.

Influencuesja shqiptare ka ndarë disa fotografi ku shfaqet më joshëse se kurrë, veshur me bikini të kuqe dhe një fustan rrjete transparent që vë në pah linjat e saj elegante dhe të kuruara.

Me një kapele kashte që i jep një prekje verore dhe flokët e gjatë të lëshuara, Santiana duket tejet natyrale dhe me vetëbesim, ndërsa sfondi i detit të kaltër dhe peizazhi mesdhetar vetëm sa e plotësojnë më shumë bukurinë e saj.

Foto: Santiana Maloku/Instagram

Ajo ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit e saj në Instagram, të cilët e kanë vlerësuar për stilin dhe sharmin që rrezaton.

Santiana është kthyer në një nga figurat më të ndjekura dhe më me ndikim në rrjetet sociale shqiptare, dhe me këtë paraqitje ajo e konfirmon edhe një herë statusin e saj si një ikonë e modës dhe bukurisë.

Fotografitë janë realizuar në një nga resortet më luksoze të bregdetit shqiptar, që është bërë një nga destinacionet më të preferuara këtë verë për personazhet publikë dhe pushuesit vendas e të huaj. /Telegrafi/

Foto: Santiana Maloku/Instagram
Foto: Santiana Maloku/Instagram
Foto: Santiana Maloku/Instagram
Foto: Santiana Maloku/Instagram
Foto: Santiana Maloku/Instagram
Foto: Santiana Maloku/Instagram

The post Santiana Maloku mahnit me paraqitjen e saj verore në bregdetin shqiptar appeared first on Telegrafi.

Man Utd pranon planin e Barcelonës për të nënshkruar me Rashford

Barcelona thuhet se është shumë afër për të arritur një marrëveshje për transferimin e Marcus Rashford nga Manchester United këtë verë.

Sipas gazetarit të njohur David Ornstein, Barcelona po përparon në përpjekjen për të nënshkruar me Rashford nga United.

“Barcelona ka bërë një ofertë nëpërmjet ndërmjetësve për ta huazuar Rashfordin sezonin e ardhshëm dhe propozimi përfshin një mundësi blerjeje”, shkruan fillimisht Ornstein.

“Ideja është pranuar nga United dhe megjithëse ende nuk është një marrëveshje e përfunduar, bisedimet midis të gjitha palëve janë tani në fazat përfundimtare”.

“Barcelona ka qenë në kërkim të një sulmuesi që mund të veprojë në zona të gjera dhe në sulm, gjë që e bën Rashford një opsion tërheqës”.

“Krahu i majtë është konsideruar si përparësi për klubin pasi ata menduan se u mungonin opsione në atë pozicion drejt fundit të sezonit të kaluar”, përfundoi gazetarit anglez. /Telegrafi/

The post Man Utd pranon planin e Barcelonës për të nënshkruar me Rashford appeared first on Telegrafi.

Mish viçi me hudhër dhe makarona: Shije dhe ushqim për familjen

Mishi i viçit përmban hekur që përthithet lehtë dhe është i rëndësishëm për parandalimin e lodhjes dhe anemisë. Shoqërues i përsosur janë makaronat, të cilat thithin lëngjet e pasura të mishit dhe krijojnë një salcë të parezistueshme

Viçi i butë, i mbushur me hudhër dhe erëza, shkrihet në gojë, dhe përveç se është i shijshëm, ky vakt është edhe ushqyes, që do të thotë se është ideal për të gjithë familjen. Nëse ju pëlqen kuzhina tradicionale, ky gatim do t’ju mahnitë.

Përbërësit:

▪ 1 kg mish viçi (ramstek)
▪ 400 g makarona
▪ 60 g mish i thatë në copë
▪ 1 kokë qepë
▪ 1 karotë
▪ 3 thelpinj hudhre
▪ 1 gjethe dafine
▪ 2 lugë çaji kripë
▪ 1 lugë çaji piper
▪ 1 lugë gjelle përzierje erëzash
▪ 1 lugë gjelle mustardë
▪ 2 lugë gjelle gjalpë
▪ 3 lugë gjelle vaj
▪ 1 degë rozmarine

Përgatitja

Mishin e viçit kriposeni, piperoseni, shtoni përzierjen e erëzave dhe mustardën. Të gjitha përziejini mirë me mishin. Mishin e thatë priteni në shirita dhe skuqeni pak. Me një thikë të gjatë bëni hapësira brenda mishit dhe vendosni aty copat e mishit të thatë dhe thelpinjtë e hudhrës.

Mishin skuqeni në tigan nga të gjitha anët që të mbyllen poret dhe të krijohet një kore e shijshme. Pastaj hiqeni mishin dhe vendoseni në një vend të ngrohtë, ndërsa në të njëjtin tigan kaurdisni qepën dhe karotën. Kthejeni mishin në tigan dhe përmbi hidhni lëng mishi ose ujë të nxehtë. Shtoni degën e rozmarinës dhe gjethe dafine.

Piqeni në furrë në 180 gradë për rreth dy orë.

Makaronat i zieni në ujë me kripë, pastaj i kaloni shkurtimisht në tigan me gjalpë. Sipër shtoni majdanoz të grirë dhe servironi bashkë me mishin e pjekur të mbushur. Kur mishi të jetë pjekur, nxirreni në një vend të ngrohtë, prijeni në feta dhe shërbejeni mbi makarona. Sipas dëshirës, dekoroni me erëza të freskëta.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

The post Mish viçi me hudhër dhe makarona: Shije dhe ushqim për familjen appeared first on Telegrafi.

Rrahje mes disa personave në një lokal në Lipjan, gjashtë prej tyre përfundojnë në spital

Një përleshje fizike ka ndodhur sot mes disa personave në një lokal në Lipjan.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Telegrafin se sot rreth orës 11:30 është pranuar informata për një rrahje në një lokal në Lipjan.

“Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes gjashtë persona janë lënduar dhe të njëjtëve menjëherë është ofruar trajtimin e nevojshëm mjekësor. Dy nga personat e lënduar nën përcjellje të policisë janë duke u trajtuar në QKUK, ndërkohë që katër të tjerë pas trajtimit mjekësor, janë shoqëruar në polici për intervistim”, ka deklaruar Ahmeti.

Ajo tutje tha se policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. /Telegrafi/

 

The post Rrahje mes disa personave në një lokal në Lipjan, gjashtë prej tyre përfundojnë në spital appeared first on Telegrafi.

Kosova U20 e humb ndeshjen ndaj Britanisë së Madhe për plasman prej pozitës 5-8

Britania e Madhe ka shënuar fitore ndaj Kosovës me rezultat 71:61 (22:7, 19:15, 19:20, 11:19) në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B.

Dardanët e nisën ndeshjen me vështirësi, duke pësuar një disavantazh të thellë në çerekun e parë që përfundoi 22:7 për britanikët.

Përkundër përpjekjeve, çereku i dytë gjithashtu shkoi në të mirë të kundërshtarit, me rezultat 19:15, duke e mbyllur pjesën e parë me 41:22.

Në pjesën e dytë, Kosova u kthye më e organizuar dhe më agresive në parket.

Djemtë tanë fituan çerekun e tretë 19:20 dhe atë të fundit 11:19, duke treguar karakter dhe përkushtim deri në fund. Megjithatë, në fund rezultati foli në favor të britanikëve, të cilët fituan 71:61.

Dardanët e rinj do të luajnë nesër (e diel) në ora 11:30 ndaj Irlandës për vendin e shtatë. /Telegrafi/

The post Kosova U20 e humb ndeshjen ndaj Britanisë së Madhe për plasman prej pozitës 5-8 appeared first on Telegrafi.

Njollat e ndryshkut nga tenxheret dhe tavat tuaja hiqen me dy përbërës që i keni në shtëpi

Lirë dhe thjeshtë

Nëse keni vënë re që në enët tuaja të gatimit, veçanërisht në tenxhere dhe tava, janë shfaqur gjurmë ndryshku, kjo nuk do të thotë se ka ardhur koha t’i hidhni në kosh. Këtë problem mund ta zgjidhni lehtësisht duke përdorur patate dhe kripë

Materialet që përdoren për prodhimin e tenxhereve ndryshojnë shumë. Disa dëmtohen më shpejt, të tjerat janë më pak të prira ndaj ndryshkut dhe kjo varet edhe nga mënyra si i mirëmbani.

Në kundërshtim me mendimin e zakonshëm, tenxheret dhe tavat e ndryshkura mund të pastrohen fare lehtë dhe këtë mund ta bëni pa përdorur kimikate agresive dhe të shtrenjta. Ekziston një metodë e lirë, efikase dhe e sigurt, e cila përfshin përdorimin e patates.

Nëse po kërkoni një mënyrë efektive për të hequr ndryshkun nga tenxheret, nuk keni pse të kërkoni më larg se kuzhina juaj, sepse këtë papastërti mund ta hiqni me patate dhe kripë, transmeton Telegrafi.

Si bëhet?

Prisni një patate përgjysmë. Pastaj merrni kripë dhe fërkojeni me bollëk në sipërfaqen e prerë të patates. Më pas, me të njëjtën pjesë fërkojeni fort sipërfaqen e ndryshkur të tenxheres.

Përsëriteni këtë proces derisa tenxherja të shkëlqejë sërish. Pastaj shpëlajeni kripën dhe fshijeni mirë që të thahet.

Patatja ka një përmbajtje të lartë të një kimikati natyral të quajtur acid oksalik. Ky acid përdoret shpesh në prodhimin e pastruesve, sepse është i fuqishëm për heqjen e ndryshkut dhe njollave të tjera.

Acidi oksalik që gjendet në patate, në kombinim me kripën si substancë gërryese, shpërbën lehtësisht ndryshkun. /Telegrafi/

The post Njollat e ndryshkut nga tenxheret dhe tavat tuaja hiqen me dy përbërës që i keni në shtëpi appeared first on Telegrafi.

Zjarr i madh në Zhelinë, mbyllet rruga rajonale Shkup-Tetovë

Rruga rajonale Shkup–Tetovë është mbyllur plotësisht për qarkullim në të dy drejtimet, informojnë nga LAMM.

Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të mos udhëtojnë në këtë drejtim dhe të shfrytëzojnë rrugë alternative derisa të zgjasë ndalesa.

“Që nga ora 13:15, rruga rajonale Tetovë–Shkup, në segmentin nga mbikalimi i Dobarskës deri te pompa e karburantit “Xhezo Petrol”, është e mbyllur për qarkullim për shkak të një zjarri që ka shpërthyer, ndërsa qarkullimi po devijohet nëpër autostradën TE-SH-TE, te fshatrat Grupçin dhe Zhelinë”, thonë nag LAMM.

Në afërsi të pikës së pagesës në Zhelinë ka shpërthyer zjarr, përballë fshatit Dëbërc po digjet mali.

 

The post Zjarr i madh në Zhelinë, mbyllet rruga rajonale Shkup-Tetovë appeared first on Telegrafi.

Çekia legalizon marihuanën – lejohet kultivimi në shtëpi!

Presidenti i Çekisë, Petr Pavel, ka nënshkruar një ligj të ri që dekriminalizon pjesërisht kanabisin, duke sjellë ndryshime të rëndësishme në politikën e vendit ndaj përdorimit personal të marijuanës.

Sipas ligjit të ri qytetarët çekë lejohen të ruajnë deri në 100 gramë marijuanë në shtëpi. Mund të mbajnë me vete deri në 25 gramë në hapësira publike si dhe lejohet kultivimi i deri në tre bimëve të marijuanës në kushte shtëpiake për përdorim personal.

Kjo është një lëvizje e rëndësishme drejt liberalizimit të politikave të drogës, duke e vendosur Çekinë në mesin e vendeve evropiane më tolerante ndaj përdorimit të kanabisit, shkuan forbes.

Synimi i kësaj reforme është reduktimi i penaliteteve për përdoruesit individualë, promovimi i përdorimit të sigurt dhe të përgjegjshëm, si dhe çlirimi i burimeve të sistemit të drejtësisë nga ndjekja penale e rasteve të vogla.

Megjithatë, përdorimi komercial i marihuanës mbetet i ndaluar dhe çdo tejkalim i sasisë së lejuar apo shitja e saj jashtë kornizave të ligjit vazhdon të trajtohet si vepër penale.

Me këtë hap, Çekia i bashkohet një numri gjithnjë në rritje të vendeve që po rishikojnë ligjet e tyre ndaj drogës me një qasje më pragmatike dhe të bazuar në të drejtat e individit. /Telegrafi/

The post Çekia legalizon marihuanën – lejohet kultivimi në shtëpi! appeared first on Telegrafi.

Dalin pamjet e reja: CEO i “Astronomer” dhe dashnorja e tij po putheshin vazhdimisht gjatë koncertit të Coldplay

CEO i kompanisë Astronomer, Andy Byron, dhe shefja e burimeve njerëzore, Kristin Cabot, janë kapur në një moment shumë intim gjatë një koncerti të grupit Coldplay – dhe jo vetëm në kamerën e puthjes.

Në një video të siguruar nga pas shpinës së tyre, dyshja shihen teksa shijojnë këngën “Yellow” të kënduar nga Chris Martin, ndërsa turma në stadium mban të ndezura dritat e telefonave në një atmosferë magjike.

Andy dhe Kristin shfaqen siluetë përballë skenës së ndriçuar, duke lëkundur trupat në ritmin e muzikës. Herë pas here, ata mbështesin krahët mbi njëri-tjetrin, dhe në një moment, Andy afrohet për ta puthur Kristin.

Edhe pse më herët ishin parë bashkë nga pjesa ballore e stadiumit, ky kënd i pasëm tregon një afërsi më të thellë mes tyre – sidomos për faktin se nuk ishin në vëmendjen e gjithë audiencës.

Pas publikimit të videos dhe rrjedhës së ngjarjeve, Andy është larguar përkohësisht nga detyra si CEO, ndërsa Kristin është pezulluar nga pozita e saj – sipas një raporti të Axios.

Asnjëri prej tyre nuk ka komentuar ende publikisht për situatën, por kompania Astronomer ka njoftuar se ka nisur një hetim të brendshëm. Sipas të gjitha gjasave, kjo video do të jetë një nga dëshmitë kryesore në këtë proces. /Telegrafi/

The post Dalin pamjet e reja: CEO i “Astronomer” dhe dashnorja e tij po putheshin vazhdimisht gjatë koncertit të Coldplay appeared first on Telegrafi.

Pse qentë nuhasin zonën intime të njerëzve: Përgjigjet do t’ju befasojnë

Sillni dikë të ri në shtëpi për t’u njohur me qenin tuaj, por menjëherë përfundoni në një situatë të pakëndshme kur qeni, pa asnjë ndrojtje, vendos hundën pikërisht në një vend shumë intim. Ose, të afërmit tuaj që nuk janë adhurues të qenve ulen për darkë, ndërsa qeni juaj vendos të eksplorojë pikërisht aty ku i shqetëson më shumë

Edhe pse situata të tilla mund të jenë të sikletshme dhe turpëruese, nuhatja e pjesës së poshtme të trupit mbetet një zakon pothuajse universal mes qenve.

Por pse e bëjnë këtë dhe a ka mënyrë që t’i mësojmë ta ndalin?

Shkencëtarët nuk janë plotësisht të sigurt pse qentë e bëjnë këtë, por ekzistojnë disa teori që përpiqen të shpjegojnë këtë sjellje:

1. Nuhatja e jashtëzakonshme

Qentë kanë një nuhatje jashtëzakonisht të zhvilluar, madje deri në 100.000 herë më të fuqishme se të njeriut. Në natyrë, qentë shpesh nuhasin qentë e tjerë për të mbledhur informacion për ta, duke përfshirë gjininë, moshën, shëndetin dhe gjendjen emocionale. Këto sjellje janë të natyrshme dhe të zakonshme për qentë, ndërsa në shtëpi e bëjnë në të njëjtën mënyrë – vetëm se “objekti” i eksplorimit është trupi i njeriut.

2. Mentaliteti i tufës

Në natyrë, qentë zakonisht nuhasin zonën intime të qenve të tjerë me të cilët vijnë në kontakt. Ky veprim mund të jetë pasqyrim i instinkteve të tyre natyrore, sepse në këtë mënyrë shkëmbejnë informacion për statusin, shëndetin dhe veçori të tjera të rëndësishme.

3. Verifikimi i informacionit

Qentë kanë gjëndra të posaçme në zonën e anusit që lëshojnë aroma që mund të zbulojnë shumë gjëra për qenin – moshën, shëndetin, zakonet ushqimore dhe gjendjen emocionale. Është e mundur që qeni nuhat njerëzit për të mbledhur informacione të ngjashme.

4. Përshëndetje

Disa ekspertë besojnë se nuhatja e pjesës së poshtme të trupit mund të jetë një formë përshëndetjeje, e ngjashme me përshëndetjen mes njerëzve me shtrëngim duarsh. Qeni mund ta përjetojë këtë si një ritual shoqëror, nëpërmjet të cilit përpiqet të “lexojë” njerëzit ashtu siç do bënte me qentë e tjerë, transmeton Telegrafi.

Si ta parandaloni?

Edhe pse qentë janë përshtatur mirë me jetën me njerëzit, disa sjellje, si kjo, duket se nuk mund të ndryshohen lehtë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se duhet të pajtoheni plotësisht që qeni juaj të nuhasë njerëzit në këtë mënyrë, sidomos në situata kur kjo është e pakëndshme për ju ose për të tjerët.

Mënyra më e shpejtë për ta parandaluar është t’i jepni urdhër qenit tuaj të ulet dhe të qëndrojë i qetë kur përshëndet një person të ri. Mund ta shpërqendroni me diçka që do ta tërheqë më shumë, si një lojë apo një ushqim të vogël. Nëse është e nevojshme, përdorni qaforen që të siguroni që qeni juaj respekton kufijtë që keni vendosur. Me kohë, durim dhe qëndrueshmëri, qeni do të mësojë se një sjellje e tillë nuk është e pranueshme. /Telegrafi/

The post Pse qentë nuhasin zonën intime të njerëzve: Përgjigjet do t’ju befasojnë appeared first on Telegrafi.

Mourinho dëshiron yllin e Interit te Fenerbahce, kjo do të ishte një ‘goditje’ e madhe ndaj Galatasarayt

Në një kthesë të re në sagën e transferimit të Hakan Calhanoglu, raportet nga Italia pretendojnë se Jose Mourinho dëshiron të nënshkruajë me mesfushorin turk për Fenerbahce, pasi rivalët e ashpër Galatasaray janë lidhur fort me mesfushorin.

Calhanoglu konsiderohet në shitje nga Nerazzurrët, por vetëm nëse një klub është i gatshëm të përmbushë vlerësimin e tyre prej 30 milionë eurosh për lojtarin.

Tani, sipas Caught Offside dhe Gazzetta dello Sport, Fenerbahce i Mourinhos është futur mirë në garë dhe është gati të ofrojë 20 milionë euro për mesfushorin e Interit.

 

🚨🇹🇷 Fenerbahçe owner Ali Koç wants to sign Hakan Çalhanoğlu (31) from Inter! 🟡🔵

Çalhanoğlu told Fenerbahçe he would like to play for them if they can pay his transfer fee, reports @yagosabuncuoglu. pic.twitter.com/3mqidyL6Qs

— EuroFoot (@eurofootcom) July 19, 2025

Fenerbahce i ofron shiritin e kapitenit Calhanoglut

Fenerbahce nuk është vetëm e interesuar për Calhanoglun, por duket se është e vendosur ta joshë 31-vjeçarin, me ekipin turk që thuhet se i ofron lojtarit rolin e kapitenit, nëse ai i bashkohet klubit këtë verë.

Ky lajm vjen vetëm një ditë pasi drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, përsëriti se Calhanoglu nuk e shprehu kurrë dëshirën për t’u larguar nga klubi, pavarësisht bisedimeve me Galatasarayn. /Telegrafi/

The post Mourinho dëshiron yllin e Interit te Fenerbahce, kjo do të ishte një ‘goditje’ e madhe ndaj Galatasarayt appeared first on Telegrafi.

❌