Reading view

John Cusack zbulon pse u tërhoq nga Hollywood-i pas dekadash në film



John Cusack ka shpjeguar pse është tërhequr pjesërisht nga Hollywoodi pas dekadash karrierë në film.

Aktori i njohur për filmat si "Being John Malkovich", "Grosse Pointe Blank", "High Fidelity" dhe "Con Air" tha se donte të krijonte histori pa ndërhyrjen e drejtuesve të studiove filmike.

Për këtë arsye, ai iu drejtua shkrimit dhe krijoi romanin grafik “Momo”, të cilin e realizoi së bashku me ilustruesin Ignacio Noe.

John Cusack

Cusack tha se romanet grafike janë shumë afër kinemasë, sepse lejojnë autorin të kontrollojë pamjet dhe rrëfimin.

Ai theksoi se në industrinë e filmit, kur studiot investojnë miliona dollarë, zakonisht kërkojnë të kenë ndikim në historinë dhe vendimet krijuese.

John Cusack

Sipas tij, “Momo” është një vepër e krijuar vetëm nga ai dhe Noe, pa redaktorë, komitete apo ndikime nga testimet e tregut.

Libri pritet të publikohet më 29 shtator dhe tregon historinë e dy të arratisurve në vitin 1972 që përpiqen të gjejnë një artefakt të lashtë për ikonën televizive Jackie Gleason.

Edhe pse Cusack ka qenë një nga aktorët më të njohur të Hollywood-it, vitet e fundit ai ka zgjedhur më pak role filmike dhe është shprehur shpesh kritik ndaj mënyrës se si funksionon industria e sotme e filmit. /Telegrafi/

  •  

Tyla sqaron deklaratën që shkaktoi polemika për identitetin e saj racor



Këngëtarja afrikano-jugore, Tyla, ka folur për polemikat që u krijuan pasi ajo e përshkroi veten si 'coloured' (term që në Afrikën e Jugut përdoret për njerëzit me prejardhje të përzier racore).

Tyla, 24 vjeçe, nga Johannesburg-u, u përball me kritika në vitin 2023 pasi një video e vjetër në TikTok u bë virale, ku ajo thoshte se ishte 'një afrikano-jugore'.

Në ShBA ky term ka një histori të lidhur me segregacionin dhe shpesh konsiderohet fyes, ndërsa në Afrikën e Jugut përdoret si një identitet kulturor për komunitetet me prejardhje të përzier, i formësuar edhe nga historia e aparteidit.

Tyla

Këngëtarja shpjegoi se fillimisht e pati të vështirë të përballej me reagimet, sepse ajo gjithmonë e kishte parë këtë si pjesë normale të identitetit të saj.

Ajo tha se vetëm pasi udhëtoi në vende të tjera kuptoi se i njëjti term mund të ketë kuptime shumë të ndryshme.

Tyla

Tyla theksoi se identiteti “coloured” lidhet me kulturën dhe historinë e Afrikës së Jugut, por shtoi se ajo është gjithashtu zezake.

Sipas saj, ky identitet ka lindur nga një histori e dhimbshme ndarjeje dhe diskriminimi gjatë aparteidit, por sot është bërë pjesë e krenarisë kulturore për shumë njerëz.

Tyla

Pranoi se kjo është një bisedë që ndoshta nuk do të zgjidhet kurrë plotësisht, pasi kuptimi i fjalës ndryshon nga një vend në tjetrin.

Tyla u bë e famshme me këngën “Water” në vitin 2023, e cila u kthye në një hit global falë një sfide virale në TikTok. /Telegrafi/

  •  

"Për bionden që më vodhi zemrën", surpriza romantike nga Mateo që emocionoi Brikenën në mes të emisionit



Brikena Selmani përjetoi një moment të veçantë gjatë transmetimit të një emisioni, kur partneri i saj e surprizoi me një gjest romantik që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Ajo mori një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, e shoqëruar me një kartolinë të mbushur me fjalë dashurie.

Në kartolinë shkruhej: “Për bionden që më ka vjedhur zemrën”, një dedikim që emocionoi Brikenën dhe krijoi një atmosferë të ngrohtë në studio.

Foto: Instagram

Pas surprizës, çifti nuk i fshehu emocionet, duke shkëmbyer puthje dhe përqafime para kamerave.

Momenti romantik u prit me duartrokitje dhe buzëqeshje, derisa Brikena falënderoi partnerin për gjestin e veçantë.

Foto: Instagram

Surpriza u kthye në një nga momentet më të komentuar të emisionit, duke dëshmuar edhe një herë afërsinë dhe dashurinë mes çiftit.

Ata nisën historinë e dashurinë në Big Brother VIP Albania 5, që po vazhdon edhe jashtë formatit. /Telegrafi/

  •  

Gruaja e reprezentuesit argjentinas zbulon dhuratat e Messit për bashkëlojtarët për Kupën e Botës



Një nga partneret e lojtarëve të kombëtares së Argjentinës ka zbuluar dhuratat speciale që Lionel Messi u ka bërë bashkëlojtarëve të tij pas triumfit në Kupën e Botës.

Kelci-Rose Bowers, e dashura e futbollistit Marcos Senesi, ka treguar në TikTok disa nga dhuratat e marra nga Messi.

Ajo prezantoi një çantë të personalizuar për përgatitjen e mate-s, një pije tradicionale e Amerikës së Jugut, me emrin e partnerit të saj, stemën e Argjentinës dhe logon e Kupës së Botës.

Foto: TikTok

Përveç çantës, Messi kishte përfshirë edhe një gotë të artë Stanley me logon e tij, si dhe pajisje të tjera për mate, përfshirë pipën tradicionale dhe barishtet për përgatitjen e pijes.

Bowers e cilësoi dhuratën si 'shumë të veçantë' dhe tregoi se Senesi i kishte kërkuar ta ruante dhe ta merrte me vete në Miami.

Messi

Artikulli përmend gjithashtu se Argjentina, me Messin në krye, humbi finalen e Botërorit ndaj Spanjës pas kohës shtesë, duke i dhënë fund ëndrrës së ekipit për të fituar dy Kupa Bote radhazi.

Messi u pa i emocionuar dhe i përlotur pas përfundimit të ndeshjes. /Telegrafi/

  •  

Santiana Maloku konfirmon ndarjen nga Patris Berisha



Santiana Maloku ka bërë të ditur se lidhja e saj me Patris Berishën ka përfunduar.

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2 e ka konfirmuar këtë gjatë një interviste për “Prive By Liberta Spahiu”, ku u pyet edhe për jetën private.

Gjatë bisedës, Santiana tregoi se tashmë është beqare, duke u shprehur shkurt: “Tash jam single”.

Foto: YouTube

Ajo sqaroi se raportimet e mëparshme për lidhjen kishin qenë të sakta në kohën kur ishin publikuar, por se ndërkohë gjërat kanë ndryshuar.

Me këtë deklaratë, konfirmoi publikisht përfundimin e lidhjes së saj me Patrisin.

"Kanë qenë të vërteta lajmet por nuk janë më", theksoi mes tjerash.

"Ka përfunduar çdo gjë", shtoi ajo duke lënë të kuptohet se aktualisht po shijon jetën e vetme. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be

  •  

Sa fëmijë ka kampioni i boksit Anthony Joshua? Detaje për jetën e tij familjare



Boksieri britanik, Anthony Joshua, ka një fëmijë, një djalë me emrin Joseph Bayley Temiloluwa Prince Joshua, i njohur edhe si JJ.

Ai ka lindur më 6 tetor 2015 dhe nëna e tij është Nicole Osbourne, një mësuese kërcimi dhe instruktore yoga, të cilën Joshua e njeh që nga koha e shkollës së mesme.

Joshua dhe Nicole kanë pasur një marrëdhënie me ndërprerje, por janë të përkushtuar që të rrisin së bashku djalin e tyre.

Joshua me babanë e tij dhe djalin

Boksieri e mban jetën private larg vëmendjes së publikut, por ka folur shpesh për dashurinë dhe përgjegjësinë e tij si baba.

Ai ka thënë se nuk do të dëshironte që djali i tij të ndiqte rrugën e boksit, pavarësisht se mund të ketë talent dhe gjenet për këtë sport.

Sipas Joshuas, presioni mendor dhe pritshmëritë që do të kishte si “djali i Anthony Joshuas” do të ishin shumë të mëdha.

Në vend të boksit, Joshua do të preferonte që JJ të ndiqte një karrierë në biznes dhe madje ka sugjeruar kontabilitetin, pasi beson se njohuritë mbi financat dhe numrat mund ta ndihmojnë të bëhet sipërmarrës.

Joshua me djalin

Në vitin 2021, Joshua dhe djali i tij morën pjesë në një projekt me markën Hugo Boss për të festuar rolin e babait, ku u shfaqën me veshje të njëjta.

Joshua ka treguar se të qenit baba e ka ndihmuar të bëhet një person më i mirë dhe se momentet më të bukura për të janë gjërat e vogla, si përqafimet dhe shikimi i djalit të tij duke u rritur. /Telegrafi/

  •  

Armela Hyseni: Pas Big Brother shtova 13 kilogramë, nuk doja të dilja as në televizor



Armela Hyseni ka qenë pjesë e kastit në edicionin e pestë të Big Brother VIP Albania.

E ftuar në "E diell", ajo ka zbuluar disa detaje pas daljes nga formati i famshëm në Shqipëri.

Ajo bën me dije se ka fituar 13 kilogramë dhe se nuk ndihej rehat në atë formë.

Foto: Instagram

"Pas Big Brother unë shtova 13 kilogramë dhe nuk isha rehat. Isha mësuar të shikoja veten ndryshe në pasqyrë dhe asnjë rrobë nuk më bënte më", u shpreh tutje.

Modelja theksoi se ishte në siklet dhe se nuk donte të dilte as në televizor.

"Nuk doja të dilja më në televizor jo sepse unë kisha marrë disa kilogramë më tepër, por nuk isha rehat. Për mua ka qenë periudhë shumë e sikletshme", shtoi mes tjerash.

Hyseni ka qenë pjesë e Big Brother, edhe në edicionin e nëntë, por jo me personazhe VIP. /Telegrafi/

  •  

Gjesti paralajmëron këngën e re në bashkëpunim me Dhurata Dorën?



Gjesti duket se është gati të publikojë projektin e ri muzikor, të cilin fansat e kanë pritur prej kohësh.

Përmes një postimi në InstaStory, ai ka bërë të ditur se së shpejti do të publikohet kënga "Gasolina", pa zbuluar ende datën e lansimit apo detaje të tjera.

Ky projekt ishte përfolur prej muajsh si një bashkëpunim me këngëtaren e njohur shqiptare Dhurata Dora, duke ngjallur pritshmëri të mëdha te publiku.

Foto: Instagram

Edhe pse Gjesti nuk e ka konfirmuar zyrtarisht duetin në njoftimin e tij të fundit, fansat besojnë se bëhet fjalë pikërisht për këngën e shumëpërfolur me Dhuratën.

Mbetet të shihet kur do të publikohet zyrtarisht "Gasolina" dhe nëse dy artistët do ta konfirmojnë bashkëpunimin që është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale.

Gjesti ka qenë një nga emrat më të komentuar në estradën shqiptare gjatë muajve të fundit, duke tërhequr vëmendje me paraqitjet dhe projektet e tij muzikore.

Çdo paralajmërim i tij në rrjetet sociale ngjall interes të madh te fansat, të cilët presin me padurim publikimin e këngëve të reja. /Telegrafi/

  •  

Prishën raportet për shkak të Gjestit, Xheneta për Loredanën: Kapitull i mbyllur



Gjesti ka qenë mollë sherri që Xheneta Fetahu ka prishur raportet me Loredana Bratin, ish-banoren e Big Brother VIP Albania 4.

Kjo për shkak të disa mesazheve me Gjestin, duke thënë kështu se edhe kanë qenë në lidhje.

Në një intervistë për "Prive me Liberta Spahiun", ajo theksoi se është një gjë që ka përfunduar.

"Me Loredanën kapitull i mbyllur", ka qenë pyetja që iu parashtrua.

"Patjetër që po, atë temë e ka nisur vetë ajo edhe ta përfundon. Nuk bëj gjëra e as nuk shpik. është një gjë që më ka treguar vetë, vetë më ka treguar mesazhet personat e afërt i kanë parë ato mesazhe, që ka shkruar me x personin", u shpreh ajo.

Tutje theksoi: "Patjetër kanë lirinë e botës të bëhen bashkë, të bëjnë edhe fëmijë sot, por jo të dalin nga shtëpia ime. Se besoj se nuk është e duhura me ngrënë në tavolinë dhe të bëj gjëra fshehur".

Xheneta dhe Loredana vlen të ceket se kanë qenë mikesha të ngushta, por që tani çdo gjë ka marrë fund.

- YouTube youtu.be

Ajo ka dhënë një version tjetër të ngjarjes, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë raport me Gjestin. /Telegrafi/

  •  

'Bomba' nga Marvel - Ryan Gosling bëhet Ghost Rider, zbulohet edhe Black Panther i ri



Marvel Studios ka bërë dy njoftime të mëdha gjatë San Diego Comic-Con, duke konfirmuar se Ryan Gosling do të jetë aktori i ri që do të mishërojë personazhin 'Ghost Rider', ndërsa David Jonsson do të marrë rolin e 'Black Panther' në filmin e tretë të sagës.

Gosling, i njohur për filmat "Barbie" dhe "La La Land", do të luajë në një film të pavarur të 'Ghost Rider', i cili pritet të dalë në kinema në vitin 2028.

Gjatë prezantimit, aktori tha se ky është një personazh që ka dashur ta interpretojë prej kohësh, derisa regjisori Shawn Levy e vlerësoi si zgjedhjen ideale për këtë rol.

Ryan

Nga ana tjetër, David Jonsson, i cili u bë i njohur me filmin "Alien: Romulus", do të interpretojë versionin e djalit të 'T'Challa'-s dhe do të trashëgojë mantelin e 'Black Panther' në "Black Panther 3".

Regjisori Ryan Coogler konfirmoi se filmi do të shfaqet në kinema më 15 dhjetor 2028.

David Jonsson

Personazhi i djalit të 'T'Challa'-s u prezantua në fund të filmit "Black Panther: Wakanda Forever", pas vdekjes së aktorit Chadwick Boseman, i cili ndërroi jetë në vitin 2020 pas një beteje me kancerin e zorrës së trashë.

Në të njëjtin aktivitet, Ryan ngjalli spekulime për rikthimin e tij si 'Deadpool', pasi u shfaq mes publikut i veshur me kostumin gri të personazhit nga komikët 'X-Force'.

Chadwick Boseman

Edhe pse ai nuk është konfirmuar si pjesë e filmit "Avengers: Doomsday", paraqitja e tij ka shtuar zërat se 'Deadpool' mund të ketë një rol në projektin e ardhshëm të 'Marvel'. /Telegrafi/

Ryan

  •  

"Mos hajdeni te shtëpia ime", Gjesti me kërkesë për fansat



Këngëtari i njohur, Gjesti, u është drejtuar fansave me një mesazh përmes një postimi në InstaStory, ku ka kërkuar që të respektohet privatësia e tij dhe e familjes.

Ai shprehet se është mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen që merr nga publiku, duke e kuptuar dëshirën e shumë fansave për ta takuar apo për të bërë një fotografi me të.

Megjithatë, Gjesti thekson se shtëpia është i vetmi vend ku arrin të pushojë, të kalojë kohë me familjen dhe të gjejë qetësi.

Foto: Instagram

"Ju lutem, kam një kërkesë prej zemrës. E di që shumë prej jush vini te shtëpia ime me dëshirën me më taku ose me bo një foto me mua dhe e vlerësoj pafund këtë dashni. Ama ju lutem më kuptoni edhe mua", shkruan ai.

Artisti shton se vizitat e shpeshta pranë shtëpisë e bëjnë të vështirë ruajtjen e qetësisë, por njëkohësisht thekson se nuk dëshiron që askush të ndihet i refuzuar apo i pavlerësuar.

Gjesti u bën thirrje ndjekësve që të mos shkojnë në shtëpinë e tij, duke premtuar se do të ketë plot mundësi për t'u takuar gjatë koncerteve, eventeve dhe aktiviteteve publike.

Sipas tij, këto janë vendet më të përshtatshme për të bërë fotografi dhe për të kaluar momente me fansat.

Në fund të mesazhit, falënderon të gjithë për mirëkuptimin dhe respektin ndaj privatësisë së tij dhe të familjes, duke theksuar se kjo do të thotë shumë për të. /Telegrafi/

  •  

Mateo dhe Brikena vazhdojnë lidhjen, shijojnë pushimet së bashku në jug të Shqipërisë



Lidhja mes Mateo Borrit dhe Brikena Selmanit duket se po vazhdon edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 5.

Dyshja kanë ndarë së fundmi me ndjekësit një moment nga pushimet e tyre në jug të Shqipërisë, duke konfirmuar edhe një herë afrimitetin që kanë krijuar.

Në fotografinë e publikuar, Mateo dhe Brikena shfaqen duke shijuar kohën së bashku, derisa ai e ka shoqëruar postimin me përshkrimin e shkurtër “Jetë”, duke marrë vëmendjen e fansave.

Foto: Instagram

Çifti u afrua gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, ku marrëdhënia e tyre nisi të merrte formë.

Pas daljes nga spektakli, ata kanë vazhduar të jenë pranë njëri-tjetrit dhe kanë folur publikisht për raportin e tyre në një program sportiv, duke treguar më shumë rreth historisë së krijuar pas aventurës televizive.

Edhe pse lidhja e tyre filloi brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Mateo dhe Brikena po dëshmojnë se raporti i tyre po vazhdon edhe jashtë saj, duke ndarë momente të përbashkëta dhe duke shijuar këtë periudhë së bashku.

Sidoqoftë, çifti tani është larg angazhimeve profesionale, teksa Mateo po fokusohet edhe në muzikë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

  •  

Kush performon dhe kur? Sunny Hill zbulon agjendën e tri netëve spektakolare



Festivali Sunny Hill ka publikuar zyrtarisht orarin e performancave për të tri netët e edicionit të këtij viti, duke zbuluar se kur do të ngjiten në skenë artistët vendas dhe ndërkombëtarë që do të jenë pjesë e festivalit.

Nata e parë e festivalit (31 korrik) do të sjellë një program të pasur me performanca, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë interpretimet e artistëve sipas orarit të publikuar nga organizatorët.

Në program janë përfshirë emra të njohur të skenës muzikore, të cilët do të ngjiten në skenë në intervale të caktuara gjatë mbrëmjes.

Edhe për datat 1 dhe 2 gusht, Sunny Hill ka bërë të ditur orarin e plotë të performancave.

Dy netët në vijim do të sjellin një kombinim të artistëve ndërkombëtarë dhe atyre shqiptarë, me një program që pritet të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit.

Oraret për secilin artist u mundësojnë pjesëmarrësve të planifikojnë paraprakisht se cilat performanca dëshirojnë të ndjekin.

Publikimi i agjendës vjen vetëm pak ditë para nisjes së festivalit, duke rritur entuziazmin e mijëra fansave që pritet të mblidhen në Prishtinë për një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon.

Sunny Hill vazhdon të jetë një nga festivalet më të rëndësishme të verës, duke sjellë çdo vit emra të njohur të industrisë muzikore dhe një atmosferë unike për adhuruesit e muzikës. /Telegrafi/

  •  

Billie Eilish debuton në filmin "The Bell Jar", transformohet për rolin kryesor



Billie Eilish ka nisur xhirimet për filmin "The Bell Jar", duke shënuar debutimin e saj në një rol të madh në kinematografi.

Këngëtarja 24-vjeçare interpreton Esther Greenwood, personazhin kryesor të romanit të njohur të Sylvia Plath.

Filmi trajton historinë e një studenteje të re që përballet me depresionin dhe sfida të shumta emocionale, një temë që ka ngjallur interes edhe për shkak se vetë Eilish ka folur publikisht për përvojat e saj me shëndetin mendor.

Bilie

Në projekt, ajo luan përkrah aktores fituese të 'Oscar'-it, Carey Mulligan, ndërsa regjinë e mban Sarah Polley.

Pamjet e publikuara nga xhirimet në Toronto tregojnë një transformim të dukshëm të artistes, e cila shfaqet krejt ndryshe nga imazhi me të cilin publiku është mësuar.

Filmi pritet të jetë një nga adaptimet më të komentuara të viteve të fundit, duke sjellë në ekran një nga romanet më të njohura të letërsisë moderne.

Me këtë rol, Eilish hap një kapitull të ri në karrierën e saj artistike, duke kaluar nga skena muzikore në ekranin e madh me një projekt që pritet të tërheqë vëmendjen e publikut dhe kritikëve. /Telegrafi/

Billie

  •  

Një vit pas vdekjes, Sharon Osbourne zbulon mesazhin e Ozzyt për fansat



Një vit pas vdekjes së legjendës së rock-ut, Ozzy Osbourne, bashkëshortja e tij Sharon ka zbuluar se si ai dëshironte të kujtohej nga fansat.

Në një intervistë emocionale për BBC Radio WM, ajo foli për anën e tij private dhe vlerat që e karakterizonin gjatë gjithë jetës.

Sharon e përshkroi Ozzyn si një njeri autentik, të sinqertë dhe me humor, duke theksuar se nuk shtirej kurrë dhe gjithmonë shprehte hapur mendimet e tij.

Sharon dhe Ozzy

Sipas saj, pikërisht kjo ishte një nga cilësitë që e bënte të veçantë.

Ajo kujtoi edhe momentet e jetës së tyre bashkëshortore, duke treguar se, megjithëse grindeshin shpesh, debatet përfundonin gjithmonë me të qeshura, pasi Ozzy arrinte ta kthente çdo situatë në humor.

Duke folur për mënyrën se si ai do të donte të mbahej mend, Sharon tha se mesazhi i tij për fansat ishte i thjeshtë: "Kur të më kujtoni, thjesht ndizeni muzikën me zë të lartë dhe argëtohuni".

Sharon njoftoi gjithashtu se do të vazhdojnë aktivitetet bamirëse të nisura pas koncertit të fundit të Ozzyt.

Sharon dhe Ozzy

Fondet do të mbështesin kërkimet për sëmundjen e Parkinsonit, si dhe organizata që ndihmojnë fëmijët dhe pacientët.

Ajo shpjegoi se Ozzy kishte një lidhje të veçantë me spitalin e fëmijëve në Birmingham, ku kishte kaluar disa javë gjatë fëmijërisë për shkak të një sëmundjeje. /Telegrafi/

  •  

Dafina Zeqiri zbulon datën e lansimit të këngës së re



Dafina Zeqiri ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, duke zgjuar kureshtjen e fansave me pamjet e para nga videoklipi.

Artistja ka ndarë disa momente nga xhirimet e klipit, ku shfaqet me një veshje të veçantë me motive tradicionale shqiptare, duke sjellë një imazh ndryshe nga paraqitjet e saj të zakonshme.

Nga pamjet e publikuara duket se videoklipi është realizuar në Shqipëri, derisa ambientet dhe stili vizual japin sinjale se projekti mund të ketë një frymë të lidhur me kulturën dhe traditën shqiptare.

Foto: Instagram

Dafina, e njohur për eksperimentet muzikore dhe vizuale, këtë herë duket se ka zgjedhur të ndërthurë elemente moderne me detaje tradicionale, duke krijuar një koncept të veçantë për këngën e re.

Këngëtarja ende nuk ka zbuluar titullin dhe detaje të tjera rreth projektit, duke e mbajtur surprizën për publikun deri në lansimin zyrtar.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Dafina ka bërë të ditur se kënga dhe videoklipi do të publikohen nesër, të premten, në orën 18:00.

Fansat tashmë po presin me interes projektin e ri, i cili pritet të sjellë një tjetër anë të artistes dhe një kombinim mes muzikës moderne dhe elementeve të identitetit kulturor. /Telegrafi/

  •  

Sunny Hill, më shumë se muzikë - historia e brezit që u formua me festivalin



Për shumë të rinj në Kosovë, Sunny Hill nuk është thjesht një festival muzikor, por një pjesë e kujtimeve dhe përvojave të tyre.

Për një brez të tërë, ai është shoqëruar me momentet e para në evente të mëdha, me miqësi të reja dhe me një mënyrë tjetër për ta përjetuar muzikën dhe kulturën.

Sunny Hill ka krijuar një hapësirë ku të rinjtë kanë pasur mundësi të fitojnë përvojë praktike dhe të shohin nga afër se si funksionon një ngjarje me standarde ndërkombëtare.

Përtej performancave të artistëve të mëdhenj, festivali ka ndihmuar në zhvillimin e një komuniteti të ri njerëzish kreativë, të cilët kanë gjetur frymëzim dhe mundësi për të ndërtuar rrugëtimin e tyre profesional.

Për shumë pjesëmarrës, Sunny Hill ka qenë një pikë takimi mes pasionit dhe karrierës.

Ajo që nisi si një eksperiencë verore, për disa është kthyer në një mundësi për të hyrë në industrinë kreative.

Ky ndikim tregon se një festival mund të jetë më shumë sesa muzikë dhe argëtim.

Ai mund të krijojë lidhje, të zhvillojë talente dhe të ndikojë në mënyrën se si një brez e sheh të ardhmen e tij.

Sot, brezi që u rrit me Sunny Hill po bëhet pjesë aktive e skenës kulturore dhe kreative të Kosovës, duke dëshmuar se një ngjarje e tillë mund të lërë gjurmë përtej ditëve të festivalit.

Për ta, Sunny Hill mbetet jo vetëm një festival, por një kapitull i rëndësishëm i rritjes së tyre dhe një simbol i mundësive të reja që po krijohen në vend. /Telegrafi/

  •  

Mungon Gjesti, dështon seanca në rastin ku akuzohet për tri vepra penale



Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet seanca dëgjimore në rastin ku këngëtari Besart Kelmendi i njohur si Gjesti, akuzohet për tri vepra penale “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Shkak u bë mungesa e të akuzuarit.

Mbrojtësi i Kelmendit, avokati Burim Azemi tha se përmes mesazhit, këngëtari e ka njoftuar se nuk mund të jetë i pranishëm në seancë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Rrethanat a janë objektive apo subjektive nuk i di për momentin, mirëpo më ka tregu që e ka të pamundur me prezantu sot”, tha Azemi.

Ai shtoi se nuk ka pasur komunikim tjetër me të akuzuarin, duke theksuar se Gjesti ka qenë në Shqipëri për një koncert.

Prezent në seancë ishte edhe prokurori Malart Kuçi. Ndërkaq, përveç Kelmendit mungoi edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar- Erkand Shabani, avokati Besnik Berisha.

Gjykata konstatoi se nuk ka kushte ligjore për mbajtjen e seancës dëgjimore.

Gjykatësja Edita Canta bëri të ditur se në rast se i akuzuari nuk paraqitet në seancën e radhës, Gjykata do të lëshojë urdhëresë për sjellje me detyrim.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 19 mars 2026 njoftoi se këngëtari Besart Kelmendi i njohur si Gjesti, ka arritur marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë, andaj me kërkesë të prokurorit, atij iu ndërpe masa e paraburgimit.

“Ju njoftojmë se i pandehuri pasi që ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorin e Shtetit lidhur me veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Kanosja” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, ndaj të njëjtit kanë pushuar arsyet ligjore për të cilën ka qenë nën masën e paraburgimit. Andaj, prokurori i shtetit pranë gjykatës kompetente ka bërë kërkesë për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj tij”, kishte konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të ngritur më 24 mars 2026, Besart Kelmendi i njohur si Gjesti, akuzohet se më 11 mars 2026, rreth orës 14:50 në Prishtinë, në zyrat e studios “Onima”, me qëllim që të dëmtuarit Erkand Shabani t’i ngjallë ndjenjën e frikës, e kanos për shkak të një borxhi paraprak.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri shkoi në zyrat e të dëmtuarit dhe me një pistoletë të cilën e mbante në dorë, i drejtohet stafit me fjalët “ku o se kam me vra” (duke nënkuptuar për të dëmtuarin Shabani), e më pas ky i fundit lajmërohet nga stafi.

Me këtë rast, të dëmtuarit i ka shkaktuar ndjenjën e frikës, ankthit dhe pasigurisë për jetën.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosje” nga neni 181, par.4 lidhur me par.2 të Kodit Penal.

Gjithashtu, me datë, kohë dhe vendin e njëjtë si në dispozitivin e parë, i pandehuri Kelmendi akuzohet se me dashje, dhe me qëllim që të dëmtuarit Shabani t’i shkaktojë dëm material, pasi shkon në zyrat e “Onimas”, fillimisht e kërkon të dëmtuarin, mirëpo nuk e gjen aty e më pas në shenjë revolte lidhur me një mosmarrëveshje për pagesat e borxhit, i pandehuri i dëmton një kompjuter, dhe dy xhamat e studios, duke shkaktuar dëm material.

Me këto veprime, Kelmendi ngarkohet me veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321, par.1 të Kodit Penal.

Gjithnjë sipas aktakuzës, në të njëjtën datë, Kelmendi ngarkohet se mbajti në posedim armë në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, pasi kur kishte hyrë në studion “Onima” kishte në posedim pistoletën me një karikator dhe 14 fishekë, pa leje përkatëse na organi kompetent. Arma i është sekuestruar nga Policia.

Me këtë, akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” nga neni 366, par.1 të Kodit Penal.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 13 mars 2026 kishte caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit nën dyshimin për tri vepra penale.

  •  

Filmi "Dua" i Blerta Bashollit do të ketë premierën rajonale në 'Sarajevo Film Festival'



Filmi me metrazh të gjatë "Dua", me skenar dhe regji nga Blerta Basholli, do të prezantohet për herë të parë në rajon në kuadër të Sarajevo Film Festival, ku është përzgjedhur në garën kryesore 'Main Competition'.

Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, e cila ka njoftuar se ky është një tjetër sukses në rrugëtimin ndërkombëtar të filmit, pas premierës së tij botërore në seksionin prestigjioz La Semaine de la Critique të Festivalit të Filmit në Kanë.

Filmi i Bashollit vazhdon kështu të marrë vëmendje në festivalet më të rëndësishme ndërkombëtare të kinematografisë.

Njoftimi i plotë nga Qendra Kinematografike e Kosovës:

"Jemi të lumtur të ndajmë lajmin se filmi me metrazh të gjatë "DUA", me skenar dhe regji nga Blerta Basholli, do të ketë premierën rajonale në garën kryesore (Main Competition) të Sarajevo Film Festival.

Pas premierës së tij botërore në La Semaine de la Critique në Festivalin e Filmit në Kanë, "DUA" vazhdon rrugëtimin e tij festivalor me përzgjedhjen në garën kryesore të një prej festivaleve më të rëndësishme të filmit në Evropën Juglindore.

Një dramë coming-of-age, e vendosur në Kosovën e viteve ’90 dhe e frymëzuar nga përvojat personale të regjisores, filmi ndjek historinë e një adoleshenteje introverte në kërkim të identitetit në një periudhë të ndërlikuar politike.

Producentë të filmit janë Valon Bajgora dhe Yll Uka (Ikonë Studio, Kosovë), ndërsa bashkëproducentë janë Britta Rindelaub dhe Thomas Reichlin (Alva Film, Zvicër), si dhe Amaury Ovise (Kazak Productions, Francë).

Filmi është mbështetur nga Centre National du Cinema et de l’Image Animée (CNC), Office Fédéral de la Culture, ARTE Cinema, Eurimages, SRF – Schweizer Radio und Fernsehen, Cineforom dhe Qendra Kinematografike e Kosovës". /Telegrafi/

  •  

Gjesti dhe Gimbo thyejnë heshtjen pas aludimeve për prishje të raportit



Mungesa e daljeve të përbashkëta të Gjestit dhe DJ Gimbos gjatë kohëve të fundit kishte bërë që fansat e tyre të ngrinin dyshime për një distancim të mundshëm mes dy miqve dhe bashkëpunëtorëve.

Të njohur për paraqitjet e shpeshta së bashku dhe raportin e afërt që kanë krijuar, mungesa e tyre në publik kishte nxitur spekulime se mund të kishte ndodhur ndonjë mosmarrëveshje mes tyre.

Por, duket se këto zëra tashmë janë hedhur poshtë.

Foto: Instagram

Dyshja ka zgjedhur t’u përgjigjet në mënyrën më të mirë të mundshme të gjitha aludimeve, duke u shfaqur sërish së bashku.

Pak para koncertit të fundit në Shëngjin, Gjesti ka ndarë në Instastory një fotografi pranë DJ Gimbos, ku të dy shfaqen të buzëqeshur dhe në një atmosferë pozitive.

Pamja e tyre së bashku ka mjaftuar për të qetësuar fansat, duke treguar se miqësia dhe bashkëpunimi mes Gjestit dhe Gimbos vazhdojnë të jenë të forta, pavarësisht mungesës së daljeve të përbashkëta në publik.

Ata në muajin maj sollën edhe një album që rezultoi tejet i suksesshëm. /Telegrafi/

  •  
❌