Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sezoni turistik në Velipojë, pushuesit sjellin përvojat e tyre - Kumbaro: Ka ndikuar aksesi i shtuar në plazhe dhe shërbimet publike •(Për të lexuar a...

Sezoni turistik në Velipojë, pushuesit sjellin përvojat e tyre - Kumbaro: Ka ndikuar aksesi i shtuar në plazhe dhe shërbimet publike •(Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni linkun në bio) . . . #scantv #teardhura #statistika #infrastrukture #teknologji #bujqesia #albania #tirana #vlora #kulinaria #ushqimeshqiptare #turizmi #tourism #visitalbania #albaniannews #lajmeshqip #lajme #ekonomia#teardhura #scantv #infrastrukture #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona #siguri#ekonomia #teardhura #scantv #infrastrukture #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona

208 views


💾

Pushimet verore “ndezin” konsumin - Rekord në importet e karburanteve, birrës dhe kafesë •(Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni linkun në bio) . ...

Pushimet verore “ndezin” konsumin - Rekord në importet e karburanteve, birrës dhe kafesë •(Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni linkun në bio) . . . #scantv #teardhura #statistika #infrastrukture #teknologji #bujqesia #albania #tirana #vlora #kulinaria #ushqimeshqiptare #turizmi #tourism #visitalbania #albaniannews #lajmeshqip #lajme #ekonomia#teardhura #scantv #infrastrukture #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona #siguri#ekonomia #teardhura #scantv #infrastrukture #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona

143 views


💾

Nis shpërndarja e librave falas për 236 mijë nxënës në vend - Rama: Mbështetje e përvitshme për fëmijët dhe familjet e tyre •(Për të lexuar artikullin...

Nis shpërndarja e librave falas për 236 mijë nxënës në vend - Rama: Mbështetje e përvitshme për fëmijët dhe familjet e tyre •(Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni linkun në bio) . . . #scantv #teardhura #statistika #infrastrukture #teknologji #bujqesia #albania #tirana #vlora #kulinaria #ushqimeshqiptare #turizmi #tourism #visitalbania #albaniannews #lajmeshqip #lajme #ekonomia#teardhura #scantv #infrastrukture #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona #siguri#ekonomia #teardhura #scantv #infrastrukture #albania #teknologji #tirana #statistika #bujqesia #vlora #turizemshqiptar #tecnology #tourism #energy #lajme #lajmeshqip #albaniannews #visitalbania #turizmi #prona

182 views


💾

Të paktën 15 persona u vranë në sulmin izraelit ndaj një spitali në Rripin jugor të Gazës, mes të cilëve edhe 4 gazetarë, që punonin për median ndërko...

Të paktën 15 persona u vranë në sulmin izraelit ndaj një spitali në Rripin jugor të Gazës, mes të cilëve edhe 4 gazetarë, që punonin për median ndërkombëtare. Sipas Reuters një nga kameramanët e saj u vra në sulmin në Spitalin Nasser. Tre të tjerët raportohet se kanë punuar për Al Jazeera, Associated Press dhe NBC. Pamjet tregojnë tym që ngrihet nga spitali kryesor në jug të Gazës. Të paktën 23 palestinezë janë vrarë që nga agimi i sotëm në sulmet e ushtrisë izraelite (IDF) në Rripin e Gazës. Disa njerëz u vranë në një sulm fillestar dhe të tjerë në një të dytë, i cili ndodhi ndërsa ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, tha Mbrojtja Civile e drejtuar nga Hamasi. Ushtria izraelite dhe zyra e kryeministrit thanë se nuk kishin asnjë koment të menjëhershëm. #a2cnn #lajmeshqip #gaza #sulme #spital #like #share #follow #comment

1926 views


💾

Vietnami ka mbyllur aeroportet, shkollat dhe ka filluar evakuimet masive ndërsa përgatitet për stuhinë më të fuqishme të këtij viti. Tajfuni Kajiki, m...

Vietnami ka mbyllur aeroportet, shkollat dhe ka filluar evakuimet masive ndërsa përgatitet për stuhinë më të fuqishme të këtij viti. Tajfuni Kajiki, me erëra deri në 166 kilometra në orë pritet që të prekë tokën të hënën pasdite, njofton agjencia meteorologjike e vendit aziatik. “Kjo është një stuhi jashtëzakonisht e rrezikshme që lëviz me shpejtësi”, tha qeveria në një deklaratë të dielën në mbrëmje, duke paralajmëruar se Kajiki do të sjellë shira të rrëmbyeshëm, përmbytje dhe rrëshqitje toke. Me një vijë të gjatë bregdetare përballë Detit të Kinës Jugore, Vietnami është i prirur ndaj stuhive që shpesh janë vdekjeprurëse dhe shkaktojnë përmbytje të rrezikshme dhe rrëshqitje dheu. #a2cnn #lajmeshqip #ndiqa2cnn #lajmifundit #A2CNN

2519 views


💾

“Ekziston një marrëveshje për pengjet në tryezë, ne duhet ta pranojmë atë”. Këtë e konfirmoi shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes Izraelite, Gjener...

“Ekziston një marrëveshje për pengjet në tryezë, ne duhet ta pranojmë atë”. Këtë e konfirmoi shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes Izraelite, Gjenerali Eyal Zamir, gjatë një vizite në bazën detare të Haifës, siç raportohet nga The Times of Israel. Ai shtoi më pas se “IDF ka krijuar kushtet për një marrëveshje, tani çështja është në duart e Netanyahut”. Por ky i fundit ka në duar çështje të tjera. “Kushdo që na sulmon, ne do ta sulmojmë. Unë besoj se i gjithë rajoni po mëson forcën dhe vendosmërinë e Izraelit”, tha kryeministri Benjamin Netanyahu, pasi pa sulmet ajrore izraelite kundër rebelëve jemenas. #a2cnn #lajmeshqip #ndiqa2cnn #lajmifundit #A2CNN

2738 views


💾

Sot nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në Universitetin e Arteve të Bukura mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji, që u nda nga jeta të shtunën teksa...

Sot nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në Universitetin e Arteve të Bukura mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji, që u nda nga jeta të shtunën teksa ndodhej në Sarandë. Më pas miqtë, kolegët, të afërmit dhe bashkëpunëtorët do t’i japin lamtumirën e fundit, për t’u përcjellë në Varrezat e Tufinës. Zheji ishte një nga zërat më të artikuluar në analizën politike, me një stil të veçantë dhe shpeshherë provokues në mënyrën se si i shpaloste qëndrimet e tij. Spikati si gazetar, publicist, analist politik, ish-drejtues mediash dhe moderator emisionesh televizive. Artur Zheji respektohej si nga mbështetësit, ashtu edhe nga kritikët për kapacitetin e tij për të analizuar në thellësi dhe për të thënë gjëra që shumë të tjerë i shmangnin. Zheji do t'i mungojë familjes e miqve, ndërsa gazetarisë shqiptare do t’i mungojë një debatues i fortë publik dhe provokues interesant në panelet e debateve mediatike. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #like #share #follow #comment

1244 views


💾

Pak minuta shi në orët e para të mëngjesit ka mjaftuar që Lungomare e Vlorës të marrë një pamje ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim gjatë ditëve ...

Pak minuta shi në orët e para të mëngjesit ka mjaftuar që Lungomare e Vlorës të marrë një pamje ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim gjatë ditëve të nxehta të verës. Shëtitorja, e cila çdo ditë mbushet me turistë, familje dhe të rinj që shijojnë kafenetë, detin dhe gjallërinë e qytetit, apo edhe vija bregdetare, sot duket thuajse e boshatisur. Rënia e temperaturave, edhe pse jo e ndjeshme, solli një freski të pazakontë për këtë sezon. Qielli i mbuluar me re dhe pikat e shiut i larguan vizitorët e hershëm, duke krijuar një atmosferë të qetë dhe të heshtur përgjatë gjithë Lungomares. #a2cnn #ndiqa2cnn #tiktok #fyppp #A2CNN

1639 views


💾

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon dy fëmijë të mitur duke lëvizur me monopatine në mes të rrugës së mbushur me makina. Pamjet al...

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon dy fëmijë të mitur duke lëvizur me monopatine në mes të rrugës së mbushur me makina. Pamjet alarmante janë filmuar ditën e sotme në zonën e Tufinës, në Tiranë. Dy të miturit shihen duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, ndërkohë që lëvizin mes trafikut të rënduar dhe automjeteve në lëvizje, duke u bërë njëkohësisht edhe burim aksidenti për drejtuesit e mjeteve. JOQ Albania u bën thirrje prindërve të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale për fëmijët e tyre, në mënyrë që situata të tilla të mos rrezikojnë më jetën e të miturve dhe sigurinë rrugore.

6568 views


💾

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nuk ka kaluar pa përplasje dhe kundërshti nga pronarët e lokaleve të cilët kanë zaptuar trotuare, të cilat i ...

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nuk ka kaluar pa përplasje dhe kundërshti nga pronarët e lokaleve të cilët kanë zaptuar trotuare, të cilat i kanë kthyer në biznese për përfitime familjare. Kjo ngjarje ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Bulevardit të Ri në Tiranë, pranë ish-stacionit të Trenit. Punonjësit e IKMT-së kishin marrë urdhër për lirimin e një trotuari të kthyer në lokal, por pronari ka kundërshtuar këtë vendim. Një qytetar shkruan për JOQ Albania: “Ndodhi te Bulevardi i Ri për shtesat e lokaleve. Është ky urdhri për heqjen e mbulojave. Erdhën këta të IKMT-së dhe donin të merrnin karriget. Filloi kundërshtimi nga pronarët, pasi lokali ngjitur ishte me veranda të ndërtuara. U ngatërruan, pastaj erdhi policia dhe i shoqëroi një çift të rinjsh. Më vonë i larguan karriget dhe tavolinat. Kaq! Unë isha kalimtar.” Në pamje duket se si një prej zyrtarëve mundohet të qetësojë një burrë, i cili dëgjohet duke thënë: Po erdhi tjetri të na bjerë mo burrë... Zyrtari i përgjigjet: Po zbatohet një vendim, është me letra. Ruani qetësinë. Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka dështuar në një pjesë të madhe të bizneseve, të cilat pavarësisht se pësuan humbje të rrethimit që u kanë bërë shtesave, përsëri vijojnë të përdorin hapësirat publike, duke lënë në mes të trotuareve karrige e tavolina shërbimi.

230.1K views


💾

Homazhet për gazetarin e njohur Artur Zheji do të zhvillohen ditën e hënë më 25 gusht nga ora 10.00- 12.00 në Universitetin e Arteve të Bukura. Më pas...

Homazhet për gazetarin e njohur Artur Zheji do të zhvillohen ditën e hënë më 25 gusht nga ora 10.00- 12.00 në Universitetin e Arteve të Bukura. Më pas ai do të përcillet në banesën e fundit pranë varrezave të Tufinës. Zheji ndërroi jetë pasditen e së shtunës në Sarandë, teksa ishte duke drekuar me familjarët e tij. Publicisti pësoi atak kardiak dhe u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal “Petro Nako”, por mbërriti atje pa jetë. Artur Zheji lindi me 29 gusht të vitit 1961. Ai ishte i biri i eruditit të njohur shqiptar Petro Zheji dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imami. Për dekada, Zheji ishte i angazhuar në fushën e gazetarisë dhe publicistikës. Ai ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si RTSH dhe gazeta Mapo. Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive. Që nga viti 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë. Artur Zheji ishte një figurë e spikatur në media dhe analizën politike, vdekja e tij është një humbje e madhe për opinionin publik dhe botën e medias në Shqipëri. #a2cnn #ndiqa2cnn #tiktok #fyppp #konflikt #lajmeshqip

6 views


💾

Banorët e disa fshatrave që i përkasin bashkisë se Selenicës pjesë e qarkut Vlorë janë ngritur mëngjesin e kësaj të diele në një protestë paqësore në ...

Banorët e disa fshatrave që i përkasin bashkisë se Selenicës pjesë e qarkut Vlorë janë ngritur mëngjesin e kësaj të diele në një protestë paqësore në hyrje të rrugës së fshatit. Ata po protestojnë për mungesën e rrugës së fshatit, e cila ndër vite ka qenë në gjendje të degraduar infrastrukturore. Është një rrugë rreth 10-15 km e gjatë e cila lidh më tepër se 5 fshatra të cilët janë Velca, Matogjini, Bashaj, Vërmiku, Ramica. Ndër vite ky segment rrugor nuk ka patur asnjë investim, shkruan A2 CNN. Banorët kërkojnë rehabilitimin e segmentit rrugor. Në dorë mbajnë pankarta dhe bëjnë thirrje si "Duam Rrugë", "Nuk presim më" apo edhe "Kërkojmë Investime". Ata kanë bllokuar për disa minuta në shenjë proteste edhe rrugën hyrëse të fshatrave. #a2cnn #ndiqa2cnn #tiktok #fyppp #konflikt #lajmeshqip #A2CNN

2767 views


💾

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë për shkak të rrezikshmërisë së saj. Bëhet fjalë për ...

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë për shkak të rrezikshmërisë së saj. Bëhet fjalë për “dragoin blu”,  një molusk i vogël, me ngjyrë blu-metalik dhe pamje jashtëtokësore, që zakonisht gjendet në ujërat e Oqeanit Atlantik. Së fundmi, dy ekzemplarë të kësaj krijese u panë duke notuar pranë bregut në Guardamar del Segura, në provincën e Alicante-s, përgjatë Costa Blanca-s. Menjëherë pas kësaj, autoritetet vendore vendosën të ndalonin larjen në det dhe të mbyllnin përkohësisht plazhet, duke ngritur alarmin e kuq për pushuesit. Edhe pse i vogël në përmasa, dragoi blu është shumë i rrezikshëm. Ai ushqehet me organizma detarë helmues, siç është “karavela portugeze”, dhe ruan në trupin e tij helmet e tyre. Kështu, në rast kontakti me njeriun, ai mund të shkaktojë djegie të forta në lëkurë, të vjella, nauze dhe në raste të rralla, edhe reagime serioze alergjike. #a2cnn #ndiqa2cnn #tiktok #fyppp

1704 views


💾

Mbrojtja nga dielli dhe barnat që shkaktojnë fotosensitivitet Rubrika “Në Farmaci” nga Freskida Miloti vjen me disa këshilla për ju gjatë sezonit të v...

Mbrojtja nga dielli dhe barnat që shkaktojnë fotosensitivitet Rubrika “Në Farmaci” nga Freskida Miloti vjen me disa këshilla për ju gjatë sezonit të verës dhe kujdesin që duhet të tregoni. Kjo pasi shumë njerëz nuk e dinë që disa barna mund të rrisin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj diellit. Kjo do të thotë se, edhe me një ekspozim të shkurtër në diell, mund të shfaqen: - Djegie - Skuqje të pazakonta - Irritim, puçrra apo njolla në lëkurë Cilat barna mund të shkaktojnë fotosensitivitet? * Antibiotikë si doksiciklina apo ciprofloxacina * Barnat për tensionin e lartë (si diuretikët) * Barnat për aknet dhe retinoidet * Antidepresantë të caktuar * Antihistaminikë dhe disa barna për reumatizmë Çfarë të bëni nëse merrni këto barna? 1. Shmagni ekspozimin direkt në diell, veçanërisht nga ora 10:00–16:00 2. Përdorni gjithmonë krem mbrojtës me faktor të lartë (SPF 50+) 3. Mbuloni pjesët e ekspozuara të trupit me kapele, syze, veshje të lehta 4. Lexoni gjithmonë fletëudhëzimin e barit për efektet anësore të mundshme ndaj diellit Nëse vëreni skuqje, kruarje ose djegie pas ekspozimit në diell ndërkohë që po përdor një bar, ndërprite ekspozimin dhe kontakto menjëherë me mjekun. Mbrojtja nga dielli nuk është vetëm kozmetike, për disa persona që marrin barna, është çështje shëndeti. #freskidamiloti #diagnoze #nefarmaci #barnat #fotosensitiviteti #dielli #plazh #lekura

543 views


💾

A këshillohet plazhi për personat me ekzemë dhe psoriazë? Përveç fëmijëve dhe të moshuarëve, gjatë stinës së verës një kujdes të veçantë duhet të treg...

A këshillohet plazhi për personat me ekzemë dhe psoriazë? Përveç fëmijëve dhe të moshuarëve, gjatë stinës së verës një kujdes të veçantë duhet të tregojnë edhe personat me probleme specifike të lëkurës si ekzema dhe psoriaza. Por çfarë këshillohet për këto raste, a duhet të frekuentojnë plazhet dhe të kenë ekspozim në diell? E ftuar në emisionin Diagnozë, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, mjekja dermatologe - venerologe Dr. Elmijola Janushaj shpjegoi në mënyrë të detajuar si duhet të veprojnë personat që kanë këto probleme. Për më shumë informacione, videon e plotë të emisionit e gjeni në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #ElmijolaJanushaj #sezoniveror #trajtimetdermatologjike #trajtimetelekures #trajtimetestetike #trajtimetefytyres

1956 views


💾

❌