Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Redaksisë së JOQ Albania i është dërguar një video nga një qytetar në Ksamil, i cili denoncon një ngjarje të ndodhur sot paradite në një butik. Në pam...

Redaksisë së JOQ Albania i është dërguar një video nga një qytetar në Ksamil, i cili denoncon një ngjarje të ndodhur sot paradite në një butik. Në pamjet e siguruara shihet një person, që sipas denoncuesit është shtetas i huaj, teksa fut poshtë bluzës një palë tuta plazhi për djem. Ky është momenti i vetëm i fiksuar nga kamerat e sigurisë. Denoncuesi pretendon se më pas, kur punonjësja e dyqanit i ka kërkuar llogari, ai e ka shtyrë dhe e ka goditur, duke u larguar me shpejtësi. Ky moment nuk është i filmuar, pasi kamerat e sigurisë nuk e mbulonin atë pjesë, por paraqitet si dëshmi nga qytetari që ka bërë denoncimin. Sipas tij, qëllimi i publikimit është të paralajmërohen edhe bizneset e tjera, për të mos rënë pre e rasteve të tilla. Ky denoncim vjen vetëm një ditë pasi JOQ Albania publikoi një tjetër rast në Ksamil, ku dy vajza turiste u filmuan duke vjedhur parfume të shtrenjta, bizhuteri dhe sende të tjera në dyqane të ndryshme.

40.3K views


💾

Linku GoFundMe e gjeni në story! Në shkurt të këtij viti, JOQ Albania publikoi historinë e Rozalindës, vajzës 22-vjeçare të cilën jeta e përballi me n...

Linku GoFundMe e gjeni në story! Në shkurt të këtij viti, JOQ Albania publikoi historinë e Rozalindës, vajzës 22-vjeçare të cilën jeta e përballi me një sëmundje të rëndë. Pas një vizite rutinë, vajza e çiltër zbuloi se vuante nga një sëmundje e rrallë e quajtur ‘Neutofibromatozë’. Rozalinda ka në trupin e saj 18 tumore, nga të cilat dy në kokë. Në shkurt ajo kërkoi ndihmë për të mbledhur shumën e kurimit, shqiptarët u bashkuan dhe shuma u mblodh brenda 24 orësh. Rozalinda u nis për në Spanjë për të kryer ndërhyrjen, e cila nuk shkoi sikur ishte parashikuar. Goditja e njërit prej tumoreve i shkaktoi asaj paralizë. Shqiptarja nuk mund të lëvizë asnjë gjymtyrë të trupit, me përjashtim të syve dhe pak buzëve. Nëna e saj Bruna, me lot në sy kërkon edhe një shans për vajzën e saj. Rozalinda duhet që të kryejë fizioterapi dhe më pas të luftojë tumoret e tjera. Për të kryer këto ndërhyrje nevojiten të paktën 70 mije euro, të cilat familjarët e saj nuk i disponojnë. Momentalisht Rozalinda ndodhet në një spital në Athinë, Greqi. Nëse bashkohemi, mund t’i japim edhe një shans tjetër Rozalindës, e cila pas një jave do të festojë datëlindjen e saj të 23-të.

109.2K views


💾

Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur sot pasdite në zonën e Kamzës, pranë gjimnazit “Ibrahim Rrugova”. Sipas informacionit të dërguar në redaksinë e JOQ ...

Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur sot pasdite në zonën e Kamzës, pranë gjimnazit “Ibrahim Rrugova”. Sipas informacionit të dërguar në redaksinë e JOQ Albania, dy persona kanë sulmuar fizikisht një të ri, vetëm pse ky i fundit u tha atyre: “Ca ke që shef?”. Autori i mesazhit, që filmoi ngjarjen me celular, thotë se nuk ka guxuar të bëjë më shumë për shkak të frikës, ndërsa thekson se policia nuk ndërhyri, por qëndronte në vend duke pirë kafe. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40 pasdite. Mesazhi i plotë i dërguar në redaksi: "Përshëndetje JOQ. Ka ndodhur një sherr për një llaf goje, dy veta dhunojnë një person vetëm se i tha “Ca ke që shef?” Policia nuk bënte asgjë, vetëm rrinte duke pirë kafe. Ka ndodhur në zonën e Kamzës, pranë gjimnazit Ibrahim Rrugova. Vetëm këto video kam bërë, pasi kisha frikë se mos më shikonin. Ndodhi sot rreth orës 15:40 pasdite."

9779 views


💾

Një qytetar nga Shkodra i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania përmes një apeli, pasi ka humbur një varëse me kryq me vlerë të madhe shpirtërore dh...

Një qytetar nga Shkodra i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania përmes një apeli, pasi ka humbur një varëse me kryq me vlerë të madhe shpirtërore dhe familjare. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 11:30, pranë restorantit të tij në Shkodër. Nga pamjet filmike që disponohen, shihet momenti kur dy gra e gjejnë varësen në rrugë dhe njëra prej tyre e merr me vete. Qytetari thekson se varësja është një trashëgimi familjare dhe ka një rëndësi të veçantë për të. Ai sqaron gjithashtu se ngjarja nuk përbën vepër penale, pasi varësja është gjetur në tokë, por bën thirrje për ndërgjegje njerëzore dhe morale që ajo t’i kthehet mbrapsht nga zonja që e ka gjetur, duke premtuar edhe një shpërblim për to. “Për mua kjo varëse është shumë e rëndësishme. Ju lutem nëse zonjat që e kanë gjetur po e lexojnë këtë, mund ta dorëzojnë pranë restorantit Sofra Shkodrane. Do të shpërblehen për gjestin e tyre”, – shprehet qytetari në apel. Ai shton se i lutet personave në fjalë të kontaktojnë, duke kujtuar se varësja ka një vlerë të pazëvendësueshme për të dhe familjen e tij.

34.8K views


💾

Olsi i është drejtuar redaksisë sonë për të bërë një falenderim publik për dy vajza nga Skrapari, të cilat ditën e djeshme gjetën dhe i kthyen çantën ...

Olsi i është drejtuar redaksisë sonë për të bërë një falenderim publik për dy vajza nga Skrapari, të cilat ditën e djeshme gjetën dhe i kthyen çantën e tij. Ai e harroi çantën në afërsi të një karburanti në rrugën që të çon te Mali i Tomorrit. Brenda çantës Olsi kishte rreth 5 mijë euro të cilat do t’i shpenzonte me të afërmit. Vajzat nga Skrapari e morën çantën dhe mund t’ia kthenin të zotit duke e gjetur nëpërmjet një telefoni që ishte brenda saj. “Përshëndetje! Dua të bëj një falenderim të madh për dy goca nga Skrapari, të cilat gjetën çantën tonë në një karburant Elda sa ngjitesh për në Malin e Tomorrit. Na gjetën nëpërmjet një telefoni që kishim në çantë dhe na e dorëzuan. Çanta kishte plot 500 mijë lekë të reja dhe dua të them se Shqipëria ka njerëz të mirë pafund,” shkruan ai.

216.4K views


💾

TIRANË- Biznesmeni Lul Morina është paraqitur në orët e pasdites në Policinë e Tiranës, pas denoncimit publik nga gazetari Almer Toska, i cili deklaro...

TIRANË- Biznesmeni Lul Morina është paraqitur në orët e pasdites në Policinë e Tiranës, pas denoncimit publik nga gazetari Almer Toska, i cili deklaron se është kërcënuar. Burime i thanë Vox News, se Morina është thirrur për të dhënë sqarime për këtë çështje. Toska denoncoi sot se është kërcënuar nga Morina përmes disa mesazheve fyese në Whatsapp. Mesazhet vijnë pas publikimit të disa shkrimeve kritike për Morinën dhe lidhjet e tij me disa politikanë që sipas gazetarit e shpërblejnë me leje ndërtimi. Morina është thirrur për të dhënë sqarime për arsyet që e kanë çuar drejt kërcënimit të Toskës. Ai është mbajtur për gati 2 orë në Policinë e Tiranës ku ka dhënë shpjegime, përmbajtja e të cilave, ende nuk dihet./VOX NEWS Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

6705 views


💾

Një ndërhyrje e shpejtë e Policisë së Kukësit ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në fshatin Kosharisht. Sipas njoftimit zyrtar, pas një ...

Një ndërhyrje e shpejtë e Policisë së Kukësit ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në fshatin Kosharisht. Sipas njoftimit zyrtar, pas një konflikti për motive të dobëta me të afërmin e tyre, M. M., 53 vjeç, dhe B. M., 18 vjeç (babë e bir), banues në Kosharisht, sulmuan me sende të forta shtetasin O. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, duke i shkaktuar dëmtime në trup. Policia ka arritur të arrestojë në flagrancë babë e bir dhe të sigurojë vendngjarjen, duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Kukësit për veprime të mëtejshme.@voxnewsalbania

5200 views


💾

Motra e Marjola Nakolecit, 36-vjeçares shqiptare e cila u vra nga bashkëshorti të premten në Greqi, ka dhënën një reagim për Euronews Albania, ka folu...

Motra e Marjola Nakolecit, 36-vjeçares shqiptare e cila u vra nga bashkëshorti të premten në Greqi, ka dhënën një reagim për Euronews Albania, ka folur në lidhje me ngjarjen tragjike. Jashtë kamerave, ajo rrëfen se Pandi Nakoleci, bashkëshorti i Marjolës dhe autori i krimit, herë pas here ushtronte dhunë jo vetëm ndaj gruas së tij, por edhe ndaj fëmijëve. Ajo shton se fëmijët kishin frikë të rrinin me babain e tyre, ndaj Marjola i kishte kërkuar të largohej nga shtëpia për pak kohë që të qetësohej. Sipas deklaratave të së motrës, analizat nga klinika psikiatrike dolën shumë mirë dhe nuk rezultoi që Pandi Nakoleci të kishte probleme mendore. Ajo ka kërkuar që Pandi Nakoleci të kapet nga autoritetet dhe të marrë dënimin e merituar: Çfarë të them moj vëlla… ai ishte një qen i pabesë që ia mori jetën motrës time në lule të rinisë dhe la fëmijët jetimë. Ai nuk ishte i sëmurë nga mendja, por donte dhe bënte ç’i vinte për mbarë. U bënte fëmijëve dhunë psikologjike. Fëmijët kishin frikë të rrinin me të në shtëpi nga sjellja që kishte. Prandaj motra ime u detyrua dhe i tha: ‘Ik pak kohë nga shtëpia që të qetësohesh.’ Motra ime e çoi edhe te psikiatri me policinë. Ata i thanë që ishte shumë mirë, nuk kishte asgjë. Ia bënë edhe analizat dhe çdo gjë doli në rregull. E mbajtën vetëm dy ditë dhe më pas ai u kthye në shtëpi. Sillej dy ditë mirë, pastaj fillonte prapë sherre me motrën time, pa asnjë arsye, e kapte edhe me fëmijët. Ajo, si nënë normale, i hidhte sytë nga fëmijët. Unë dua që ai njeri i poshtër të kapet dhe të kalbet në burg,” deklaroi motra e viktimës për Euronews Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

27.9K views


💾

Nga call center-at te fermat, IA po zëvendëson profesionet rutinë dhe po krijon kërkesa të reja për aftësi, ndërkohë që sfidat me papunësinë tek të ri...

Nga call center-at te fermat, IA po zëvendëson profesionet rutinë dhe po krijon kërkesa të reja për aftësi, ndërkohë që sfidat me papunësinë tek të rinjtë dhe mungesat në tregun e punës po thellohen Para pak ditësh A. Aga, në të 50-tat e tij, humbi punën në call center në të cilën po punonte 15 vitet e fundit. Vodafone Italia shkurtoi rreth 450 punonjës në Shqipëri, të cilët kryenin shërbimet ndaj klientit, duke i zëvendësuar ata me një chatbot të integruar me Inteligjencën Artificiale. “Atë që bënin 750 punonjës për disa orë, tani e bën Inteligjenca Artificiale vetëm në tri minuta dhe pa asnjë gabim”, tha z. Aga. Deri në fund të vitit pritet të humbin punën rreth 900 punonjës që ofronin shërbimet call center nga Shqipëria për Vodafone Italia. Inteligjenca Artificiale po integrohet me shpejtësi në shumë procese pune, teksa kompanitë e teknologjisë janë duke zhvilluar lloje të reja për profesione të ndërlikuara. Teknologjia po përparon aq shpejt sa parashikimet po bëhen më të vështira. Nina Bala, e cila punon për një kompani britanike në Shqipëri, që ofron shërbime financiare, të konsulencës dhe dizajnit, tha se Inteligjenca Artificiale është integruar fuqimisht në të gjitha proceset. Ajo pohoi se kompania nuk ka bërë shkurtime, por nuk po zgjerohet në punonjës të rinj edhe pse aktiviteti është zgjeruar. Me ndihmën e IA tashmë një dizenjues bën punën e tre personave. Kjo vlen për të gjithë sektorët, tha ajo. Ekonomia shqiptare është pak e dixhitalizuar dhe ende e bazuar në një model ku dominon krahu i lirë i punës. Mirëpo integrimi i Inteligjencës Artificiale edhe në vendin tonë për disa profesione të tilla si përkthyesit, operatorët telefonikë, ekspertë të marketingut, disa specialistë të teknologjisë, dhe përgjithësisht profesione në të gjitha fushat e detyrave, në nivelin e ulët dhe të mesëm, po bëhen gjithnjë e më shumë të zëvendësueshëm. Studimet e deritanishme tregojnë se Inteligjenca Artificiale po integrohet me shpejtësi duke zëvendësuar njerëzit, por kjo nuk po ndikon në rritjen e papunësisë. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

723 views


💾

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen që ndodhi të premten e 22 gushtit, në zonën e Kombinatit, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një makine. ...

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen që ndodhi të premten e 22 gushtit, në zonën e Kombinatit, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një makine. Atje lëviznin dy persona, shoferi 38-vjeçar dhe një pasagjer. Si autorë të ngjarjes janë arrestuar dy persona. Bëhet fjalë për një 28-vjeçar që ka shtënë me kallashnikov dhe një 30-vjeçar që i jepte makinës në momentin e ngjarjes. Ndërkohë janë proceduar penalisht dy personat në makinën ndaj të cilës u qëllua me armë dhe dy persona të tjerë, të cilët sipas policisë janë konfliktuar fillimisht fizikisht me dy autorët. Pas kësaj ngjarje, 28-vjeçari ka marrë armën dhe ka qëlluar ndaj makinës së 38-vjeçarit duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve në afërsi. Fatmirësisht nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

1012 views


💾

Shkencëtarët kanë dhënë një paralajmërim të fortë pas vëzhgimit të ndryshimeve dramatike në sjelljen e bletëve të mjaltit, të cilat po përballen me vë...

Shkencëtarët kanë dhënë një paralajmërim të fortë pas vëzhgimit të ndryshimeve dramatike në sjelljen e bletëve të mjaltit, të cilat po përballen me vështirësi për shkak të temperaturave gjithnjë e më të larta globale. Studimet tregojnë se bletët po shpenzojnë shumë energji për t’u ftohur, duke rrahur krahët më fort dhe duke u strehuar në hije, çka i largon nga roli i tyre kryesor, pjalmimi i bimëve dhe riprodhimi. Krahas ndryshimeve klimatike, bletët po përballen edhe me faktorë të tjerë stresues si pesticidet, sëmundjet dhe shkatërrimi i habitateve, që i bëjnë ato më pak rezistente ndaj nxehtësisë. “Nëse trupi është i dobësuar dhe i ekspozuar ndaj kimikateve, rezistenca ndaj temperaturave të larta bie ndjeshëm”, ka shpjeguar ekspertja e shëndetit të pjalmuesve, Margarita López-Uribe. Humbja e kolonive është bërë tashmë shqetësim i madh për bletarët dhe fermerët. Raportimet tregojnë se deri në një të tretën e kolonive janë zhdukur, duke sjellë pasoja të rënda për bujqësinë. Bletët janë jetike për pjalmimin e të paktën 35% të kulturave ushqimore në botë, përfshirë prodhime të rëndësishme si bajamet, mollët, qershitë dhe boronicat. Shkencëtarët po monitorojnë nga afër këtë krizë dhe po kërkojnë zgjidhje afatgjata për të ruajtur popullatën e bletëve. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

1156 views


💾

Një ngjarje e rëndë me pasojë humbjen e jetës së një fëmije ka ndodhur pasditen e djeshme në ishullin Paksos, Greqi, ku një vajzë 4-vjeçare, me origji...

Një ngjarje e rëndë me pasojë humbjen e jetës së një fëmije ka ndodhur pasditen e djeshme në ishullin Paksos, Greqi, ku një vajzë 4-vjeçare, me origjinë shqiptare, ka ndërruar jetë tragjikisht pasi u mbyt në një pishinë. E mitura, vajza e vetme e një familjeje shqiptare që prej vitesh jeton dhe punon në ishull, ishte duke luajtur në kopshtin e banesës së saj rreth orës 15:00, kur i shpëtoi vëmendjes së nënës. Pas kërkimeve të menjëhershme nga nëna dhe fqinjët, vogëlushja u gjet disa minuta më vonë, rreth 150 metra larg banesës, në pishinën e një vile turistike, nga kuzhinieri i objektit. Në atë moment, pushuesit e vilës nuk ndodheshin në vend. Vajza u transportua me urgjencë në qendrën shëndetësore të ishullit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi të shpëtohej. Ndërkohë, autoritetet greke kanë shoqëruar nënën e 4-vjeçares në komisariatin e Paksos dhe pritet që ajo të dalë përpara prokurorit për vijimin e procedurave ligjore. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

2817 views


💾

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se vendi i tij "mund edhe të mos bëjë asgjë", nëse nuk arrihet një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës...

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se vendi i tij "mund edhe të mos bëjë asgjë", nëse nuk arrihet një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës. Nga zyra në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se vendimi i takon atij se si do t'i përgjigjet Rusisë, qoftë kjo me sanksione masive, tarifa masive, të dyja bashkë, ose duke mos bërë asgjë. "Do të duhet të marr një vendim. Mund të jenë sanksione masive, tarifa masive, ose të dyja. Ose mund të marr vendim që nuk do të bëjmë asgjë. Mund të them edhe që nuk është lufta jonë. Ne nuk kishim të bënim fare me këtë luftë. Po vdesin djem të rinj çdo ditë. Zgjidha problemin në Kongo, që kishte 31 vite që po ndodhte. Njerëzve aty u priheshin kokat me machete. Njerëzit thanë do të na fusi në luftë, jo unë i nxjerr nga lufta. Do të shohim nëse do të kenë takim. Në dy javë do e di, nëse shkon në takim, dhe nëse nuk shkon, pse nuk shkoi", deklaroi Trump. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

12.6K views


💾

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 21-vjeçar u plagos rëndë nga tre shtetas, pas një konflikti që kishte nisur në rrjetet sociale. Sipas...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 21-vjeçar u plagos rëndë nga tre shtetas, pas një konflikti që kishte nisur në rrjetet sociale. Sipas raportimeve, autorët i kanë shkuar 21-vjeçarit në shtëpi, e kanë goditur me shishe në kokë dhe gjatë sulmit i është prerë plotësisht njëri vesh. Për më shumë klikoni në STORY 👆 #voxnews #media #news @voxnews.al

6845 views


💾

❌