Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Një aeroplan i vogël është rrëzuar papritur mbi një autostradë në Itali, duke shkaktuar një tragjedi me dy viktima. Ngjarja dramatike ndodhi në sy të ...

Një aeroplan i vogël është rrëzuar papritur mbi një autostradë në Itali, duke shkaktuar një tragjedi me dy viktima. Ngjarja dramatike ndodhi në sy të shumë shoferëve, teksa avioni ra me shpejtësi dhe shpërtheu në flakë vetëm disa centimetra larg makinave që po qarkullonin. Sipas raportimeve nga Brescia Today, në bord ndodheshin avokati 75-vjeçar, Sergio Ravaglia, dhe 50-vjeçarja Anna Maria De Stefano. Të dy humbën jetën si pasojë e përplasjes së dhunshme. Disa automjete u prekën nga flakët, por fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar të tjerë. Shkaku i rrëzimit mbetet ende i panjohur, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur një hetim të plotë për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike.

24.3K views


💾

Një qytetar nga Gjirokastra i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një problematikë që lidhet me mungesën e vendeve të parkimit në lagjen Va...

Një qytetar nga Gjirokastra i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një problematikë që lidhet me mungesën e vendeve të parkimit në lagjen Varrosh. Ai thotë se është banor i lagjes, dhe çdo ditë përballet me gjoba për parkim të gabuar nga ana e Policisë Bashkiake. Pavarësisht se banorët kanë kërkuar disa herë hapësira parkimi, denoncuesi thotë se bashkia nuk i merr parasysh këto kërkesa. Për pasojë, e gjithë kostoja e kësaj bie në kurriz të qytetarëve që duhet të paguajnë gjoba. “Gjirokastër lagjja Varrosh ku banoj unë personalisht nuk ka parkime. Gjobat na janë kthyer në kosto jetese dhe bashkia nuk përgjigjet për ankesat tona. Bashkia është mësuar të korrë lekë. Si nga parkimi andej po edhe me gjoba këtej. Unë jam i detyruar ta le makinën këtu dhe të paguaj 6 mijë lekë gjobë çdo ditë, kur unë për 20 mijë lekë punoj gjithë ditën 12 orë”, thotë qytetari. Kjo situatë është kthyer në një shqetësim serioz për shumë banorët të zonës, të cilët kërkojnë ndërhyrje nga autoritetet përgjegjëse për zgjidhjen e kësaj problematike. Krijimi i vendeve të posaçme të parkimit për banorët rezidentë, mund të jetë një mënyrë për ta lehtësuar jetën komunitetit dhe për t’i çliruar nga gjobat zhvatëse të përditshme.

16.9K views


💾

Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur së fundmi pamje që tregojnë një karrotrec duke tërhequr zvarrë një kamion të aksidentuar brenda një tuneli. ...

Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur së fundmi pamje që tregojnë një karrotrec duke tërhequr zvarrë një kamion të aksidentuar brenda një tuneli. Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë kritikuar mënyrën se si punonjësit e “Karrotrec Luli” kanë vepruar për të larguar mjetin e aksidentuar nga vendi i ngjarjes. Pavarësisht se videoja mund të jetë publikuar me nota humori, nga shumë qytetarë ky veprim është cilësuar diçka e papranueshme. "Po të ishte në një vend të Europës, do t’ia kishin hedhur licencën në det," shkruan një komentues. Ndërsa një tjetër shton: "Shiko çfarë dëmi i bëjnë asfaltit Karrotrec Luli." Si e gjykoni këtë situatë? A është ky një veprim i pranueshëm në kushte normale pune dhe sigurie?

227.5K views


💾

Një turiste holandeze ka humbur jetën ditën e sotme në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit” në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, turistja 23-vj...

Një turiste holandeze ka humbur jetën ditën e sotme në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit” në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, turistja 23-vjeçare me inicialet M. B., dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkëmbi gjatë zbritjes me litar. Por pushuesit që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje tragjike tregojnë një realitet të trishtë dhe të papranueshëm që po bëhet shkak për humbjen e jetëve çdo ditë e më tepër. Sipas tyre turistja 23-vjeçare humbi jetën pasi edhe pse ambulanca e policia u njoftuan në çast, reagimi i tyre ishte inekzistent për orë të tëra dhe pastaj shumë i vonuar. Ata thonë se një patrullë e policisë kufitare mbërriti në vendngjarje, por duke mos ditur asnjë hap për situata të tilla, pushuesit i dhanë ndihmën e parë dhe e transportuan me një surf të vogël deri te skafi i policisë. Sipas tyre turistja ka qëndruar mbi 2 orë në breg pa asnjë trajtim mjekësor, pasi Himara edhe pse pak minuta larg, nuk ofron asnjë lloj shërbimi mjekësor nga deti. Ata kërkojnë një reagim të menjëhershëm nga instancat përgjegjëse pasi çdo ditë e më shumë pushuesit po humbasin jetën për shkak të vonesës së ambulancave dhe pa aftësisë së punonjesve të tyre, por edhe Policisë. Mesazhi i pushuesit: Une isha prezent aty sot, turistja vdiq se ne jemi nje shtet koti, ambulanca dhe policia u njoftuan menjehere por nk pati asnje reagim per ore te tera nga institucionet, nje polici kufitare qe erdhi aty rrinte kot sikur mos te ishte ekzistente, e ndjera u transportua me nje surf te vogel deri te policia kufitare, e tmerrshme kur e mendon se filikuri eshte vetem 2 minuta larg nga qyteti i Himares, ku jane ambulancat detare per raste te tilla, te pakten per 2 ore e ndjera ka qendruar aty thjesht me ndihmen e njerezve qe ndodheshin aty prane por asnje ndihme nga institucionet e ketij shteti kriminel Kam dhe vidio qe tregojne si u dergua deri te policia kufitare. Keto raste po shtohen shume ne vendin tone. Institucionet shteterore jane inekzistente, Duhet pasqyruar realiteti, shpresoj te ndihmoni me postimet e juaja qe shteti te vihet ne levizje per keto raste te shumta

70.9K views


💾

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ për të denoncuar një rast shqetësues që lidhet me sigurinë ushqimore në njërin prej rrjeteve të njohura ...

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ për të denoncuar një rast shqetësues që lidhet me sigurinë ushqimore në njërin prej rrjeteve të njohura të fast-food-eve në vend, Burger King. Ai tregon se kishte porositur një menu me burger, por kur porosia i mbërriti, mbeti i shokuar nga ajo që pa, buka e burgerit ishte e mbuluar nga myku. “Fillimisht nuk po u besoja syve, mendova se mos ishte ndonjë gabim, por pasi e kontrollova më mirë, u binda që ishte myk. Nëse nuk do ta kisha parë, mund të isha helmuar,” – shprehet qytetari. Ai shton se kjo është një papërgjegjshmëri e madhe nga ana e restorantit dhe kërkon që autoritetet përkatëse të reagojnë menjëherë. “Përshëndetje JOQ, erdha tek Burger King për të konsumuar drekën dhe ç’të shoh… buka ishte mykur. Ma neveriti. Imagjino ta kisha konsumuar pa e parë, edhe mund të isha helmuar e të përfundoja në spital. Duhet të merren masa dhe të kontrollohen produktet që na shërbehen,” – shkruan ai në mesazhin e tij. Rasti ngre shqetësime serioze për mungesën e kontrolleve të cilësisë në zinxhirët ushqimorë në vend, sidomos në kushtet aktuale me temperatura të larta, ku rreziku për prishjen e ushqimeve është edhe më i madh.

808.2K views


💾

Një investim i fundit i Bashkisë Fier për asfaltimin e rrugës në fshatin Kraps ka përfunduar në një dështim të plotë, duke ngjallur shqetësim dhe zemë...

Një investim i fundit i Bashkisë Fier për asfaltimin e rrugës në fshatin Kraps ka përfunduar në një dështim të plotë, duke ngjallur shqetësim dhe zemërimin e banorëve të zonës. Vetëm 10 ditë pas përfundimit të punimeve, rruga ka nisur të dëmtohet seriozisht, me çarje dhe shembje të asfaltit në disa segmente. Sipas denoncimeve të qytetarëve për JOQ Albania, problemi qëndron te cilësia e dobët e punimeve. Ata thonë se rruga nuk është shtruar me gjerësinë e duhur, ndërsa trashësia e asfaltit në disa pjesë nuk kalon 5 centimetra. Dyshimet për abuzime me fondet publike janë shtuar, sidomos pas dëmtimeve të menjëhershme që ka pësuar rruga. Banorët pretendojnë gjithashtu se dëmtimi është shkaktuar nga kamionët e Bashkisë Fier, të cilët kalojnë shpesh në këtë aks me ngarkesa të rënda, duke përshpejtuar degradimin e asfaltit. Në një video-denoncim të dërguar në redaksinë e JOQ, një qytetar shprehet: Pershendetje JOQ dua te postoni kete vidio qe tregon punimet ketu ne zonen tone Griz, Kraps Fier. Rruga 10 dite qe esht perfunduar u prish po nga kamionat e bashkis. Edhe pse u ndertua pa zbatuar gjeresin por dhe trashesia jo me shume se 5 cm ne cdo pjes te sajen. Armando Subashi pergjegjes ne kete Tender bashk me kompanin e shtrimit rrugëve Firma Paqësori Lushnje.

34.8K views


💾

Kryetari i PD, Sali Berisha i kërkoi institucionit të Avokatit të Popullit të nisë një hetim për kushtet e trajtimit ndaj presidentit të PL, Ilir Meta...

Kryetari i PD, Sali Berisha i kërkoi institucionit të Avokatit të Popullit të nisë një hetim për kushtet e trajtimit ndaj presidentit të PL, Ilir Meta dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, Berisha pretendoi se po ushtrohet dhunë çnjerëzore në qeli ndaj Metës dhe Veliajt. “I kërkoj Avokatit të Popullit me urgjencë të marrë takim me të burgosurin politik Ilir Meta dhe të bëjë publike të gjitha qëndrimet çnjerëzore të urdhëruara nga Edi Rama dhe Ulsi Manja nga banditë me uniformë brenda institucionit të vuajtjes së dënimit ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të vendit. Por sot më duhet gjithashtu të denoncoj të dhëna që kam se ka sjellje çnjerëzore edhe ndaj të burgosurit ordiner, Erion Veliaj”, tha Berisha. #viral_video #fyppppppppppppppppppppppp #newsal #fyp #viral #fypシ゚ #news24al #news24albania #news24

16.7K views


💾

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë zonën pranë teleferikut në malin e Dajtit, pranë Tiranës. Zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të ...

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë zonën pranë teleferikut në malin e Dajtit, pranë Tiranës. Zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të marrë nën kontroll flakët, ndërsa tymi i dendur ka përfshirë zonën. Autoritetet lokale po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij në zonat përreth. Ende nuk ka informacion për shkaqet që kanë sjellë këtë zjarr. #viral_video #fyppppppppppppppppppppppp #newsal #fyp #viral #fypシ゚ #news24al #news24albania #news24

3934 views


💾

U zgjodh deputet i PSD, Tedi Mula: Të punojmë bashkë për integrimin në BE 📷Për më shumë mund të shihni videon e plotë në YouTube, kanali zyrtar News...

U zgjodh deputet i PSD, Tedi Mula: Të punojmë bashkë për integrimin në BE 📷Për më shumë mund të shihni videon e plotë në YouTube, kanali zyrtar News24 Albania #viral_video #fyppppppppppppppppppppppp #newsal #fyp #viral #fypシ゚ #news24al #news24albania #news24

3279 views


💾

Vendasit dhe turistët mbushën plazhet e Kroacisë të martën dhe të mërkurën (23 korrik) për të kërkuar lehtësim nga moti përvëlues i verës. Plazhistët ...

Vendasit dhe turistët mbushën plazhet e Kroacisë të martën dhe të mërkurën (23 korrik) për të kërkuar lehtësim nga moti përvëlues i verës. Plazhistët në Zadar dhe Ishullin Vir, pak në veri të Zadarit, morën rreze dielli, dhe u hodhën në det për t'u freskuar, ndërsa temperaturat arritën mbi 30 gradë Celsius (86 Fahrenheit). Vendasit si Marino Brkic dhe Zrinka Bozaic thanë se mënyra më e mirë për t'i shpëtuar vapës ishte një zhytje në Adriatik. #viral_video #fyppppppppppppppppppppppp #newsal #fyp #viral #fypシ゚ #news24al #news24albania #news24

1033 views


💾

Ushtria izraelite publikoi një video të xhiruar me dron të martën (22 korrik) duke thënë se tregon furnizime me ndihmë humanitare në anën e kufirit me...

Ushtria izraelite publikoi një video të xhiruar me dron të martën (22 korrik) duke thënë se tregon furnizime me ndihmë humanitare në anën e kufirit me Gazën që pritet t’iu shpërndahen palestinezëve në enklavë. COGAT, agjencia izraelite e koordinimit të ndihmës ushtarake, tha në një deklaratë se rreth 950 kamionë me ndihma humanitare presin të mblidhen nga organizatat ndërkombëtare për Gazën. Pamjet tregojnë grumbuj ndihmash dhe radhë kamionësh të ngarkuar me furnizime pranë pikës kufitare Kerem Shalom. #viral_video #fyppppppppppppppppppppppp #newsal #fyp #viral #fypシ゚ #news24al #news24albania #news24

497 views


💾

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, është paraqitur për herë të tretë në Prokurorinë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SP...

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, është paraqitur për herë të tretë në Prokurorinë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku po zhvillohet një hetim ndaj saj. Gjatë paraqitjes në godinën e SPAK ajo ka ngatërruar edhe derën, duke u futur fillimisht në hyrjen e GJKKO, para se të dilte sërish për të shkuar drejt hyrjes së prokurorisë. Bufi është paraqitur para prokurorëve edhe në maj e qershor. Majlinda Bufi është kallëzuar në SPAK nga PD për dy vepra penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Sipas kallëzimit, kryebashkiakia ka kryer me dashje dhe personalisht gjatë fushatës zgjedhore shkelje të rënda kundër punonjësve të administratës publike për t’i penguar ata të votojnë lirisht, shkelje si kërcënime, presione dhe shantazhe. #viral_video #fyppppppppppppppppppppppp #newsal #fyp #viral #fypシ゚ #news24al #news24albania #news24

6916 views


💾

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri thirrje Avokatit të Popullit që të nisë një hetim për dhunën çnjerëzore ndaj të burgosurit politik, p...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri thirrje Avokatit të Popullit që të nisë një hetim për dhunën çnjerëzore ndaj të burgosurit politik, presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Nga selia blu, Berisha deklaroi se këto qëndrime çnjerëzore janë të urdhëruara nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. ... #SyriTv #SyriNet #SaliBerisha #PD

1702 views


💾

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi me denoncimin e farsës elektorale duke publikuar të tjera prova që faktojnë manipulimin e votës së...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi me denoncimin e farsës elektorale duke publikuar të tjera prova që faktojnë manipulimin e votës së Diasporës. Berisha deklaroi se skenarë si ai i manipulimit të votës së emigrantëve në Greqi kanë ndodhur edhe në Itali, ku mbi 15 mijë vota nga Italia nuk janë dorëzuar në destinacion. ... #SyriTv #SyriNet #SaliBerisha #PD #FarsaZgjedhore

797 views


💾

❌