Rubrika “Në Farmaci” nga Freskida Miloti, vjen me disa këshilla për mënyrën sesi t’i merrni barnat gjatë udhëtimeve. Kur udhëtojmë, shpesh mendojmë për gjithçka… përveç barnave! Por nëse merrni medikamente të përditshme ose keni ndonjë gjendje shëndetësore, planifikimi i saktë i barnave është thelbësor. Çfarë duhet të keni parasysh para se të udhëtoni? 1. Merrni me vete sasinë e mjaftueshme të barnave për gjithë kohëzgjatjen e udhëtimit dhe pak më tepër. 2. Mbani gjithmonë recetën ose një dokument mjekësor që tregon barnat që përdorni. 3. Nëse udhëtoni me avion, barnat mbajini në çantën e dorës, jo në bagazhin e kontrolluar për të shmangur humbjen apo ekspozimin ndaj nxehtësisë. 4. Në verë, shmangni mbajtjen e barnave në makina të mbyllura, sepse dëmtohen nga temperaturat e larta. 5. Nëse udhëtoni jashtë vendit, sigurohuni që barnat që përdorni të jenë të njohura edhe atje ose keni alternativa të përshtatshme. Nëse merrni barna për diabet, tension, epilepsi, probleme me zemrën apo terapi hormonale, planifikoni me kohë dhe konsultohuni me mjekun ose farmacistin para udhëtimit. #freskidamiloti #diagnoze #nefarmaci #barnat #udhetim
4059 views