Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se turizmi ka dështuar për shkak të politikave të qeverisë. Lideri i opozitës u shpreh se një nga shkaqet kryesore të rënies drastike të numrit të turizmit është zhvlerësimi i monedhës euro për shkak të futjes në ekonomi të parave të pista. ... #SyriTv #SyriNet #SaliBerisha #PD #Turizmi
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se reagimi i ministrit të Jashtëm fakton përfshirjen e qeverisë në farsën zgjedhore të 11 majit. Sipas Berishës, letra që ky ministër i ka dërguar misioneve vëzhguese ndërkombëtare vetëm një orë pas raportit të tyre, është dëshmi e qartë e bashkimit të shtetit me partinë. Ai e akuzoi ministrin dhe prokurorin e përgjithshëm se janë 'avokatë të krimit elektoral'. Berisha dënoi gjithashtu ndjekjen ligjore të disa përfaqësuesve dhe aktivistëve të PD, duke e cilësuar këtë si përpjekje për të mbuluar manipulimet. ... #SyriTv #SyriNet #SaliBerisha #PD
Berisha denoncon farsën elektorale të 11 majit: Vota u vodh me Buxhetin e Shtetit ... #SyriTv #SyriNet #LajmeSyri #SaliBerisha #PD #Opozita #FarsaElektorale #MasakraZgjedhore
Kolë Laca shpjegon sesi angazhimi në art dhe në aktivitete të tjera që në thelb kanë pasionin dhe kërkimin e së bukurës, nuk mund të ndërmerren vetëm për arsye monetare, por se ekzistojnë edhe përfitime të tjera të rëndësishme, të një natyre emocionale dhe shpirtërore. Episodi #71 i ELEFANTI NË DHOMË gjendet i plotë në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts. #A2cnn #elefantinedhome #podcast #ShkodraElektronike
Beatriçe Gjergji nga Shkodra Elektronike thotë se të rinjtë e talentuar në Shqipëri duhet të dëgjojnë më shumë muzikë dhe të mos kufizohen vetëm te prodhimet komerciale, në mënyrë që të kultivojnë aftësitë e tyre dhe të jenë në gjendje të bëjnë art. Episodi #71 i ELEFANTI NË DHOMË gjendet i plotë në Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts. #a2cnn #elefantinedhome #ShkodraElektronike #muzike #art
Një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video të regjistruar në Vlorë, ku tregohet momenti i një ndërhyrjeje të ashpër nga ana e efektivëve të policisë. Në pamjet filmike, shihet një grup prej disa policësh që përpiqen të ndalojnë me forcë një person. Personi fillimisht reziston, por ndodhet i shtrirë përmbys në tokë, ndërsa efektivët e mbajnë të bllokuar. Ndërhyrja fizike e policëve është e dukshme, dhe në një moment njëri prej tyre kryen një lëvizje të shpejtë drejt pjesës së sipërme të trupit të të ndaluarit, e cila duket si goditje. Sipas dëshmisë së qytetarit, ngjarja ka ndodhur pasi automjeti i këtij personi ishte marrë me karrotrec, ndonëse ai pretendon se makina ishte e parkuar rregullisht. Qytetari thotë se pas kthimit të tij dhe kundërshtimit të veprimit të policisë, situata u përshkallëzua në përplasje fizike, duke përfunduar me këtë ndalim të dhunshëm. Sipas tij, policët e kanë goditur me grushte drejtuesin e makinës. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe arsyet e ndërhyrjes. JOQ Albania do të presë një sqarim zyrtar për këtë ngjarje.
Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetare në lagjen 17 të qytetit të Durrësit, e cila ngre zërin kundër zaptimit të hapësirave publike nga një subjekt privat. Sipas saj, hapësira e parashikuar në projektin e pallatit si lulishte dhe pronë e përbashkët për banorët, është kthyer në parking privat për një market që po hapet në katin përdhe të pallatit, i quajtur “ProNatyra”. Fillimisht, në zonë ishte vendosur një tra, i cili u hoq nga bashkia pas një kërkese të banorëve. Por, sipas qytetares, situata është përkeqësuar më tej: “Zotëria që ka marketin tani parkon makinën për së gjati çdo ditë, në mënyrë që të mos lejojë hyrjen apo daljen e makinave të banorëve. Edhe dy makinat që shihen aty janë të marketit, askush tjetër nuk ka mundësi të hyjë,” – shprehet ajo në një video që ka dërguar në redaksinë tonë, ku tregon qartë bllokimin e hapësirës. Denoncuesja shton se çdo ditë përplasen me pronarin e biznesit për këtë çështje dhe kërkon ndërhyrje institucionale që situata të zgjidhet njëherë e mirë, pasi hapësira është pjesë e pronës së përbashkët që ata e kanë paguar në momentin e blerjes së banesave. "Kompleksi Jedas ndodhet në lagjen 17. Po përballemi çdo ditë me tensione për diçka që na takon me të drejtë," – shprehet ajo. Në një kohë kur abuzimet me hapësirat publike janë kthyer në problem të përditshëm, raste të tilla kërkojnë zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë për të garantuar qetësinë dhe të drejtat e banorëve.
Një ngjarje shqetësuese është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:00 në zonën e Mëzezit në Tiranë, në rrugën dytësore që të çon drejt QTU-së. Një qytetar që po lëvizte me makinë në drejtim të QTU-së tregon se është përballur me një drejtues tjetër mjeti që vinte kundravajtje, me targë AB 519 NP, duke krijuar një situatë të rrezikshme në rrugë. “Po ecja rrugës dytësore pranë Spitalit Hygeia, kur më vjen një person përballë në kundravajtje. Filloi të ulëriste si i çmendur ‘jam i çmendur, hape rrugën!’ Kur i thashë që ku po shkon kundravajtje, ai më tha ‘a polic je ti?’ dhe hapi krahun pak më lart, duke ardhur drejt meje me një pistoletë në dorë.” Momenti i rrezikshëm është filmuar dhe shfaqet në videon e dërguar në redaksinë e JOQ Albania. Në pamje, shihet se rreth vendngjarjes kishte edhe qytetarë të tjerë që u alarmuan nga sjellja agresive e këtij personi. Video është filmuar në momentin që personi në fjalë futet në makinë për të lënë armën dhe kthehet sërish duke i ulëritur drejtuesit të mjetit. Pasi përballja verbale përfundoi, ai është futur sërish në makinë, ndërsa dëgjohet duke ulëritur nëpër dhëmbë, në një gjendje që duket e paqëndrueshme. “Si ka mundësi që ende ka njerëz të tillë në rrugë? Me armë, në kundravajtje dhe me këtë lloj sjelljeje agresive, është e frikshme të qarkullosh.” Ngjarja hedh dritë mbi mungesën e kontrollit dhe sigurisë në rrugët e vendit, ku çdo qytetar mund të përballet me rrezik për jetën nga individë që lëvizin me armë dhe pa asnjë sens përgjegjësie. Institucionet duhet të marrin masa urgjente për identifikimin dhe ndëshkimin e autorit të kësaj sjelljeje të papranueshme.
Një ngjarje shqetësuese raportohet se ka ndodhur sot në plazhin e Pllakave në Ksamil. Një 15-vjeçar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania se dy turistë të moshuar, me shtetësi belge, janë përpjekur ta ngacmojnë. Sipas adoleshentit, ai është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe ka nisur t’i godasë me gurë për t’i penguar të afrohen sërish. Rasti ngre shqetësime serioze për sigurinë e të miturve në plazhe dhe nevojën e mbikëqyrjes më të rreptë të hapësirave publike, sidomos gjatë sezonit turistik. Mesazhi i dërguar nga qytetari: "Përshëndetje JOQ, sot në Ksamil, në plazhin e Pllakave, këta dy pleq u përpoqën të më ngacmonin. U largova dhe fillova t’i godisja me gurë që të mos afroheshin më. Janë belgë. Unë jam djalë 15 vjeç."
Një javë më parë Emirion Mandreja një i ri nga Rrësheni, denoncoi në një intervistë ekskluzive dhunën që atij iu ushtua nga shefat e policisë së qytetit, mes tyre dhe shefi i Komisariatit Klodian Kondi. Emirioni foli publikisht me emra, duke dërguar dhe foto nga plagët e të nxirat që mori në trup nga dhuna e efektivëve. Pas intervistës policia bëri një reagim të gjatë për ngjarjen, ku thoshte se Emirioni e dëmtoi kokën dhe trupin pasi ‘bëri luftë me muret dhe tavolinat e komisariatit’. Sipas policisë, Emirioni nuk u dhunua nga shefi ‘boksier’ Klodian Kondi, por e dëmtoi vetë veten, madje tentoi të qëllojë dhe policët. Ngjarja natyrisht bëri bujë në mbarë vendin, duke trazuar dhe ujërat brenda radhëve të policisë, për të fshehur këtë skandal. Kur kanë kaluar vetëm 6 ditë nga ai denoncim, Klodian Kondi del protagonist në një ngjarje tjetër, ku sipas një dëshmie që ka siguruar JOQ Albania, ai akuzohet se është përfshirë në rrahjen e një biznesmeni në qytetin e Sarandës. Genci Ahmeti, tregon se si u dhunua nga Klodian Kondi në gusht të 2022. Ngjarja nisi me një sherr në biznesin e një të afërmeje të denoncuesit, ku ky i fundit nuk ishte i përfshirë. Ai akuzon Klodian Kondin se e përfshiu në ngjarje dhe e burgoi për 30 ditë. Më tej ai shton se në momentin e shoqërimit në komisariat, por edhe pas shoqërimit, Klodian Kondi dhe ish-shefi i krimeve në Sarandë Erion Muho, e kanë dhunuar duke i shkaktuar plagë në trup, të cilat i fakton edhe me raporte mjekoligjore. Ai kërkon që Klodian Kondi të mbajë përgjegjësi për dhunën që ushtron ndaj të burgosurve, teksa apelon institucionet që ai të përjashtohet menjëherë nga radhët e Policisë. “Ky person duhet të largohet menjëherë nga radhët e policisë.”
Frrok Lleshaj, 65-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram, ka qenë i dënuar më parë për vrasje, ku me vendim nr.37, date 17.03.2006 të Gjykatës Shkodër u dënua me 25 vite burgim për “vrasje me dashje”. Lleshaj u lirua me 16 mars të vitit 2023. Policia thotë se pista kryesore e hetimit mbetet ajo e një gjakmarrjeje të mundshme. Paraprakisht bëhet me dije se 65-vjeçari ka qenë duke ecur në rrugët e fshatit paçram mbrëmjen e sotme kur është qëlluar me armë zjarri dhe shkak dyshohet hakmarrja. Trupi i tij u gjet nga një kalimtar i rastësishëm, që informoi menjëherë policinë. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. #news24albania #fyppppppppppppppppppppppp #news24 #viraltiktok #fyp #viral