Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Një video e publikuar nga një vloger italian është bërë virale në rrjetet sociale, duke ngjallur mijëra reagime dhe komente. Në pamjet e shpërndara, v...

Një video e publikuar nga një vloger italian është bërë virale në rrjetet sociale, duke ngjallur mijëra reagime dhe komente. Në pamjet e shpërndara, vlogeri Lugi Sica tregon një moment të filmuar nga kamera e sigurisë në dhomën e gjumit, ku duket sikur kukulla “Labubu” ndizet vetë dhe më pas rrëzohet, ndërsa ai dhe familja e tij janë duke fjetur. Videoja është shpërndarë me shpejtësi dhe ka marrë mijëra shikime dhe komente. Shumë përdorues kanë shprehur habinë dhe kureshtjen e tyre, ndërsa të tjerë mendojnë se mund të jetë një montazh apo efekt i qëllimshëm për të tërhequr vëmendjen. Në përshkrimin e videos, vlogeri italian shkruan: “Kamera e sigurisë zbulon një Labubu të pushtuar nga djalli”. Pavarësisht debateve, një gjë është e sigurt: kukulla “Labubu”, e cila është kthyer në trend global së fundmi, ka bërë sërish bujë, kësaj here duke u kthyer në “protagoniste” të një videoje që po bën xhiron e rrjetit.

5736 views


💾

Një qytetare i është drejtuar redaksisë sonë me një denoncim në lidhje me shërbimin në Urgjencën e Durrësit. Sipas saj, një mjeke ka refuzuar t’i japë...

Një qytetare i është drejtuar redaksisë sonë me një denoncim në lidhje me shërbimin në Urgjencën e Durrësit. Sipas saj, një mjeke ka refuzuar t’i japë trajtimin e nevojshëm për anemi, duke mos pranuar t’i aplikojë hekurin venoz edhe pse e kishte me urgjencë. Qytetarja pretendon se në vendngjarje ndodheshin edhe disa persona të tjerë që mund të konfirmojnë episodin, ndërsa kamerat e sigurisë në spital, sipas saj, mund të vërtetojnë ngjarjen. Ajo thotë se është detyruar të udhëtojë drejt Tiranës për të marrë trajtimin mjekësor. Në një video të siguruar nga qytetarja shihet mjekja që largohet, ndërsa dëgjohet vetë denoncuesja duke i drejtuar fjalë mjekes: “Thuaje dhe një herë, si the? Nuk më prek me dorë?! ” Megjithatë, mjekja nuk dëgjohet të japë ndonjë përgjigje në lidhje me pretendimet e qytetares në video, duke e kaluar në heshtje këtë episod. “Dua të bëj një denoncim urgjent për këtë doktoreshën në Urgjencën e Durrësit që të sëmurët me anemi nuk i prek me dorë se nuk japin ryshfet. Policia nuk e hapi telefonin në këtë moment. Janë dëshmitarë shumë persona që po prisnin në radhë, pra të sëmurë. Janë dhe kamerat e sigurisë në urgjencë. Ishin 17 dëshmitarë. Kam bërë video dhe denoncim ku ajo ikën nga aty. Nuk pranoi të më japë hekur venoz që e kisha me urgjencë. Po detyrohem të shkojë në Tiranë të marrë shërbimin. Bëra analizat dhe mjekim nuk më japin në urgjencën e Durrësit, kjo doktoresha”, shkruan qytetarja. Redaksia jonë thekson se këto janë pretendime të qytetares, ndërsa ftojmë institucionet përkatëse të sqarojnë rrethanat e ngjarjes.

278.8K views


💾

Një video e publikuar nga qyteti i Adanës në Turqi që tregon mënyrën se si policët bashkiakë ndërhyjnë ndaj bizneseve që zënë trotuaret dhe hapësirat ...

Një video e publikuar nga qyteti i Adanës në Turqi që tregon mënyrën se si policët bashkiakë ndërhyjnë ndaj bizneseve që zënë trotuaret dhe hapësirat publike, është bërë virale në internet. Forcat e bashkisë në këtë qytet sekuestruan tabelat, stendat, karriget dhe çdo material tjetër të vendosur padrejtësisht në rrugë e trotuare, duke vendosur gjithashtu gjoba për ata që nuk respektuan urdhrat e mëparshëm. Ndërkohë, edhe në Shqipëri është nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike, por sipas dhjetëra raportimeve që kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, rezultatet nuk janë aspak të kënaqshme. Qytetarët shprehen se bizneset po trajtohen si “ca të njerkës e ca të nënës”, ku disa u prishen shtesat që kanë zënë hapësirat publike, ndërsa të tjerët, ata që kanë lidhje me pushtetin lokal apo qeverinë, lihen të paprekur. Ky standard i dyfishtë ka shkaktuar indinjatë tek qytetarët, të cilët kërkojnë që aksioni të zbatohet njësoj për të gjithë, pa dallime dhe pa favorizime.

27.6K views


💾

Një situatë shqetësuese ka nisur në Vleshë, njësia administrative Sllovë, Dibër, ku një person pretendon se është pronar i Ujit të Ftohtë, një burim u...

Një situatë shqetësuese ka nisur në Vleshë, njësia administrative Sllovë, Dibër, ku një person pretendon se është pronar i Ujit të Ftohtë, një burim uji kurativ që historikisht është frekuentuar nga banorët dhe vizitorët. Sipas denoncimit të qytetarit për JOQ, ky individ po ndalon me forcë njerëzit të kenë qasje në këtë burim të rëndësishëm publik. Banorët tregojnë se pronari i pretenduar i ujit i largon vizitorët duke përdorur kërcënime dhe dhunë verbale, duke thënë: "Ikni, më mirë, ose më dajak." Kjo situatë ka krijuar shqetësim në komunitet, pasi qasja në këtë burim është e rëndësishme për shëndetin dhe jetën e banorëve. Qytetari i ka bërë thirrje institucioneve, veçanërisht Policisë, që të ndërhyjnë sa më shpejt për të zgjidhur këtë konflikt dhe për të garantuar qasje të lirë dhe të sigurt në Ujin e Ftohtë, duke shmangur përplasje dhe keqkuptime të mëtejshme në zonë. "Përshëndetje! Ujit të ftohtë në Vleshë, të njësisë administrative Sllovë, Dibër, i del pronari. Shiko çfarë bëhet! Aty është uji i ftohtë kurativ, që historikisht është frekuentuar nga njerëzit. Ai person pretendon të jetë pronari i ujit dhe po i largon njerëzit me forcë. Thotë: "Ikni, me të mirë, ose më dajak." Me pak fjalë, bëhet pengesë për njerëzit dhe i kërcënon. Ndoshta institucionet (policia) duhet të ndërhyjnë", shkruan qytetari për JOQ.

64.7K views


💾

Një qytetar ka dërguar pamje shqetësuese nga aksi rrugor Lezhë–Milot, ku një shofer i një automjeti tip Mercedes Benz, me targa AB 067 RI, është kapur...

Një qytetar ka dërguar pamje shqetësuese nga aksi rrugor Lezhë–Milot, ku një shofer i një automjeti tip Mercedes Benz, me targa AB 067 RI, është kapur duke kryer një manovër të rrezikshme. Sipas qytetarit, drejtuesi i mjetit u fut në parakalim të gabuar nga ana e majtë e rrugës, duke dal nga rruga vetëm për të shmangur trafikun, duke u kthyer kështu në një kërcënim serioz për përdoruesit e tjerë të rrugës. Pamjet e siguruara tregojnë qartë momentin kur automjeti kryen manovrën, duke rrezikuar automjetet e tjera në rrugë.

97.3K views


💾

Banorët e Shëngjergjit kanë denoncuar publikisht një situatë alarmante që lidhet me shfrytëzimin e burimit të ujit “Krullia”, i cili ndodhet në zonën ...

Banorët e Shëngjergjit kanë denoncuar publikisht një situatë alarmante që lidhet me shfrytëzimin e burimit të ujit “Krullia”, i cili ndodhet në zonën e tyre dhe ka një rëndësi jetike për komunitetin lokal. Në një deklaratë të drejtuar mediave, ata akuzojnë organet kompetente, përfshirë Komisariatin nr. 4 dhe institucionet lokale, se kanë injoruar ankesat dhe shqetësimet e banorëve, ndërkohë që i kanë dhënë mbështetje të hapur kompanisë “Burimi Krullia SHPK” me administrator Blerim Ndou nga Puka, e cila po zhvillon punimet në burim pa konsultim me publikun dhe pa transparencë mbi ndikimet afatgjata në mjedis dhe furnizim me ujë. Sipas banorëve, jo vetëm që nuk janë dëgjuar, por janë përballur edhe me presion dhe kërcënime të vazhdueshme për të mos kundërshtuar punimet, pavarësisht se ky projekt ndikon drejtpërdrejt në të drejtën e tyre për akses në ujë të pastër dhe në një mjedis të sigurt. Ata kërkojnë hetim të menjëhershëm të të gjitha procedurave të ndjekura nga kompania dhe institucionet publike, duke theksuar se situata po përkeqësohet dhe komuniteti po margjinalizohet. Një tjetër shqetësim i ngritur nga banorët është edhe pranisë së rreth 10 dyqaneve aktive në Tiranë që, sipas tyre, përdorin logon “Shëngjergji” dhe “Krullia” për të tregtuar ujë të mbushur në mënyrë të dyshimtë, në kushte jo higjienike, nga kanale të panjohura. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për ndalimin e kësaj praktike, duke theksuar se e gjithë popullsia e Tiranës po rrezikohet nga një produkt që nuk kontrollohet dhe nuk është i certifikuar. Deconcimin e banorëve e gjeni në Web.

243.8K views


💾

Një qytetare, pronare e një biznesi në Tiranë ka denoncuar një akt i pahijshëm nga një kalimtare, e cila në vend që të kalonte në trotuar, ka zgjedhur...

Një qytetare, pronare e një biznesi në Tiranë ka denoncuar një akt i pahijshëm nga një kalimtare, e cila në vend që të kalonte në trotuar, ka zgjedhur të shkelmojë një nga vazot dekorative të vendosura para dyqanit. Pamjet janë kapur nga kamerat e sigurisë, ndërsa pronarja e dyqanit shprehet e shqetësuar për këtë sjellje, e cila përveçse e dëmshme, është edhe tregues i mungesës së respektit ndaj hapësirës publike dhe pronës private. Denoncimi i qytetares: “Pershendetje mund ta publikoni kete video qe dikush qe e ka familjare kete femer, grua apo si mund ta quaj kete njeri qe lulja i vret syrin, njeri qe se pelqen te bukuren ta shikoj se cfare ben kur ecen rruges, sa e sjellshme dhe me edukate e kane kete pjestaren e familjes. Pjesa perpara dyqanit nuk eshte rruge kalimtaresh, ngjitur eshte trotuari dhe ky njeriu ne video preferon me mire te shkelmoje vazot me lule sesa te kaloj ne trotuar. Ju lutem postojeni qe ta ndergjegjesojne sado pak familjaret e saj se ndoshta ka nevoje ti falin me shume dashuri qe te arrij te hapi syte e mos ta vrasi gjeja e bukur. Faleminderit Pardje me daten 14.08 2025. Un jam me pushime por me thane qe te kishin rezuar nje vazo. Hapa kamerat pashe kete "zonjen" qe i shkelmonte. Tek rruga "Xhavit Shyqyri Demneri" ne Tirane

197.1K views


💾

Rubrika “Në Farmaci” nga Freskida Miloti, vjen me disa këshilla për ju të cilët keni planifikuar pushime e verës. Një çantë e vogël me barna të nevojs...

Rubrika “Në Farmaci” nga Freskida Miloti, vjen me disa këshilla për ju të cilët keni planifikuar pushime e verës. Një çantë e vogël me barna të nevojshme mund të na shpëtojë nga shumë situata të pakëndshme gjatë udhëtimeve. “Mini-farmacia” që duhet të kemi me vete duhet të përfshijë: 1. Barna personale, nëse jeni me trajtim të përhershëm si tension, diabet, astmë etj. 2. Antipiretikë, qetësues dhimbjesh, si paracetamol ose ibuprofen për temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh. 3. Barna për stomakun, si antacide, barna kundër urthit, kundër diarrese dhe probiotikë. 4. Krem kundër pickimeve nga mushkonjat. 5. Krem për djegie nga dielli dhe ujë termal për lëkurën sidomos në bregdet. 6. Antiseptik, garza dhe një termometër 7. Rehidrues oral, për rastet e dehidratimit pas të vjellash apo diarres. Para çdo udhëtimi, konsultohuni për një listë të personalizuar barnash nëse keni sëmundje kronike, jeni shtatzënë ose udhëtoni me fëmijë. Me pak përgatitje, udhëtimi bëhet më i sigurt. Mini-farmacia juaj ju bën të rrini të qetë në udhëtimet e verës! #freskidamiloti #diagnoze #nefarmaci #ilacet #pushimet

1062 views


💾

Kryesisht stina e pranverës dhe e verës sjell të papritura. Bletët, grerzat dhe insektet të tjera janë më shpesh në qarkullim dhe pickimi nga to është...

Kryesisht stina e pranverës dhe e verës sjell të papritura. Bletët, grerzat dhe insektet të tjera janë më shpesh në qarkullim dhe pickimi nga to është i shpeshtë. Këto lloj picikimesh shpesh shaktojnë alergji te shumë individ, përpos simptomave të tjera të pickimit si ënjtje apo skuqje. E ftuar në emisionin Diagnozë, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, mjekja alergologe Dr. Maria Zoto, tha se aplikimi i adrenalinës në këto raste është i domosdoshëm pasi picikime të tilla të shoqëruara me alergji mund të jenë jetëkërcënuese. Për më shumë informacione, videon e plotë të emisionit e gjeni në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #MariaZoto #sezoniveror #alergjiteverore #alergjiaushqimore #alergjiangadielli #alergjite

764 views


💾

Përveç kushteve atmosferike, bimësisë dhe ushqimeve, një tjetër shkak i shfaqjes së alergjisë janë edhe medikamentete. Këtu përfshihen disa medikament...

Përveç kushteve atmosferike, bimësisë dhe ushqimeve, një tjetër shkak i shfaqjes së alergjisë janë edhe medikamentete. Këtu përfshihen disa medikamente për trajtimin e stomakut si dhe padyshim grupi i antibiotikëve të ndryshëm. Mjekja alergologe Dr. Maria Zoto, e ftuar në emisionin Diagnozë, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, tregoi se këto lloj alergjishë po rriten kohë pas kohe te shumë individ. Për më shumë informacione, videon e plotë të emisionit e gjeni në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #MariaZoto #sezoniveror #alergjiteverore #alergjiaushqimore #alergjiangadielli #alergjite

2044 views


💾

Reagimet e trupit pas konsumimit të ushqimeve të përditshme janë të ndryshme. Disa individ janë alergjik nga një produkt ushqimor, e disa të tjerë jan...

Reagimet e trupit pas konsumimit të ushqimeve të përditshme janë të ndryshme. Disa individ janë alergjik nga një produkt ushqimor, e disa të tjerë janë intolerant. Shpesh këto dy simptoma ngatërrohen me njëra-tjetrën dhe mund të krijojnë konfuzitet te pacienti i prekur. E ftuar në emisionin Diagnozë, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, mjekja alergologe Dr. Maria Zoto shpjegoi sesi ta dalloni nëpërmjet simptomave alergjinë nga intoleranca. Për më shumë informacione, videon e plotë të emisionit e gjeni në kanalin e A2CNN në YouTube. #A2CNN #Diagnoze #FreskidaMiloti #MariaZoto #sezoniveror #alergjiteverore #alergjiaushqimore #alergjiangadielli #alergjite

620 views


💾

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka bërë një propozim homologut të tij amerikan, Donald Trump, gjatë takimit në Alaskë, që përfshin dorëzimin e kontro...

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka bërë një propozim homologut të tij amerikan, Donald Trump, gjatë takimit në Alaskë, që përfshin dorëzimin e kontrollin të plotë të rajonit lindor të Donetskut nga Ukraina, i cili është 70% i pushtuar nga Rusia. Sipas shumë gazetave, Putini në këmbim do të pranonte që vijat e frontit të ndalon dhe të mos përparonin më tej brenda territorit ukrainas. Ndërkohë që kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump thuhet se ia tha Volodymyr Zelenskyt ofertën në një telefonatë pas samitit të Alaskës. Sado e pakëndshme që është për Kievin, çështja e territorit është një pikë thelbësore negociuese në këto përpjekje paqeje. Është e vështirë të imagjinohet që Zelensky të dorëzojë qytete të mëdha si Kramatorsk, Kostyantynivka dhe Sloviansk, pasi i ka mbrojtur me sukses për kaq shumë kohë. Kjo do të kërkonte gjithashtu miratimin e parlamentit të Ukrainës. #a2cnn #Lajmeshqip #shqiperi #bote #putin #rusi #propozime

7845 views


💾

Shtetet e Bashkuara i kanë transferuar 50 automjete të blinduara sigurie Kosovës, si pjesë e Programit të Artikujve të Tepërt të Mbrojtjes. Në njoftim...

Shtetet e Bashkuara i kanë transferuar 50 automjete të blinduara sigurie Kosovës, si pjesë e Programit të Artikujve të Tepërt të Mbrojtjes. Në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë thuhet se Kosova, duke përdorur burimet e saj mbrojtëse, do t'i sjellë këto automjete në kapacitet të plotë operacional, duke shënuar një hap tjetër në angazhimin e përbashkët për forcimin e kapacitetit mbrojtës të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për forcimin e sigurisë së të dy vendeve. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale janë pranuar autoblindat e reja të prokuruara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ushtrinë e Kosovës. “Sot isha i nderuar që së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe atasheun e Ushtrisë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nënkolonel Jonathan Shaw, morëm pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të autoblindave të prokuruara në ShBA për FSK-në. Ky furnizim i jashtëzakonshëm është një tjetër dëshmi e partneritetit tonë të palëkundur me ShBA-të dhe gjithashtu edhe një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë”, shkruan Kurti përkah fotove nga ceremonia. Kosovapress. #a2cnn #lajmeshqip #shqiperi #Like #share

2672 views


💾

Më shumë se 300 persona kanë vdekur në Pakistanin veriperëndimor pas dy ditësh shirash dhe përmbytjesh intensive. Përpjekjet e shpëtimit dhe pastrimi ...

Më shumë se 300 persona kanë vdekur në Pakistanin veriperëndimor pas dy ditësh shirash dhe përmbytjesh intensive. Përpjekjet e shpëtimit dhe pastrimi i rrugëve të bllokuara po vazhdojnë, thanë autoritetet, duke shtuar se shirat e rrëmbyeshëm do të vazhdojnë deri më 21 gusht, shkruan A2. Përmbytjet e menjëhershme, goditjet e rrufeve, rrëshqitjet e tokës dhe shembja e ndërtesave shkaktuan periudhën më vdekjeprurëse të sezonit të musoneve të këtij viti. Deri në orët e para të së shtunës, 307 persona u konfirmuan të vdekur, me më shumë njerëz të zhdukur, në kodrat dhe malet përreth rajonit. Jo vetëm Pakistani, por edhe pjesë të Indisë dhe Nepalit fqinj janë goditur rëndë nga shirat e rrëmbyeshëm, përmbytjet dhe incidente të tjera të lidhura me shiun gjatë javës së kaluar. #a2cnn #lajmeshqip #pakistan #like #share

947 views


💾

❌