❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

‘Lodrat’ qĂ« ndezĂ«n rrjetin – diss-e tĂ« fshehura mes Eglit dhe motrĂ«s sĂ« Gjestit?

Një shkëmbim i pazakontë videosh në rrjete sociale ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve ditët e fundit, duke rikthyer në qendër të vëmendjes tensionet e nënkuptuara mes Egli Takos dhe familjarëve të Gjestit, me të cilin ajo ka qenë e përfshirë në një raport gjatë Big Brother VIP Albania 4.

Gjithçka nisi kur Egli nĂ« njĂ« video ku mban nĂ« dorĂ« njĂ« lodĂ«r “Labubu” dhe me ironi u drejtohet ndjekĂ«sve me pyetjen: “Ju kujton dikĂ«?”.

Kjo deklaratë e shkurtër u interpretua gjerësisht si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj Gjestit, duke përforcuar spekulimet për një përçarje të mundshme ose zënkë mes tyre.

Foto: Screenshot/Instagram

Por nuk vonoi as përgjigjja.

Blerina, motra e Gjestit, publikoi mĂ« pas njĂ« video ku mban nĂ« dorĂ« njĂ« lodĂ«r nĂ« formĂ«n e njĂ« gomari dhe e shoqĂ«ron me: “Çka Ă«shtĂ« kjo?”, duke shtuar mĂ« tej: “Sa njeriu Ă«shtĂ« si ky”, njĂ« fjali qĂ« u mor gjerĂ«sisht si njĂ« pĂ«rgjigje e koduar, ndoshta ironike ndaj videos sĂ« Eglit.

Foto: Screenshot/Instagram

KĂ«to postime, ndonĂ«se pa emra tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ«, kanĂ« ndezur menjĂ«herĂ« komentet dhe analizat nĂ« rrjet, ku fansat e tĂ« dyja palĂ«ve kanĂ« filluar tĂ« zbĂ«rthejnĂ« secilin detaj si pjesĂ« e njĂ« ‘lufte tĂ« heshtur’ virtuale.

Në mungesë të një reagimi zyrtar nga vetë protagonistët, rrjeti vazhdon të lexojë mes rreshtash, ku edhe lodrat janë kthyer në mjete për të shprehur emocionet dhe thumba të fshehta. /Telegrafi/

 

The post ‘Lodrat’ qĂ« ndezĂ«n rrjetin – diss-e tĂ« fshehura mes Eglit dhe motrĂ«s sĂ« Gjestit? appeared first on Telegrafi.

‘Santiago Bernabeu’ po i kthen shpinĂ«n Viniciusit? Legjenda e Real Madridit ngre alarmin

Ish-lojtari dhe drejtori sportiv i Real Madridit, Predrag Mijatovic, ka dhĂ«nĂ« njĂ« paralajmĂ«rim pĂ«r ‘Los Blancos’ lidhur me Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior, duke deklaruar se dashuria e tifozĂ«ve pĂ«r sulmuesin brazilian Ă«shtĂ« zbehur gjatĂ« viteve tĂ« fundit. 

Mbappe pati njĂ« sezon debutues mbresĂ«lĂ«nĂ«s nĂ« ‘Santiago Bernabeu’, duke shĂ«nuar 44 gola nĂ« 59 paraqitje nĂ« tĂ« gjitha kompeticionet. MegjithatĂ«, francezi nuk arriti tĂ« fitojĂ« ndonjĂ« trofe nĂ« SpanjĂ« dhe Real Madridi u eliminua nĂ« çerekfinale tĂ« LigĂ«s sĂ« KampionĂ«ve nga Arsenali. 

Vinicius Junior pati një sezon nën pritshmëri në aspektin e golave, duke realizuar vetëm 22 herë në 58 ndeshje në të gjitha garat. 

Sipas Mijatovic, rënia e papritur e formës së yllit të Brazilit mund të ketë ndikuar në zvogëlimin e përkrahjes që ai më parë gëzonte nga tifozët. 

“Kur duhet tĂ« rinovosh skuadrĂ«n dhe tĂ« kĂ«rkosh pasuesit e Modric, Kroos dhe Casemiro, nuk mund ta ribĂ«sh ekipin pĂ«rnjĂ«herĂ«, pĂ«r vetĂ«m njĂ« verĂ«. Klubi duhet tĂ« marrĂ« disa vendime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme kĂ«tĂ« verĂ«â€. 

“NĂ«se Vinicius, Mbappe apo Rodrygo nuk janĂ« tĂ« lumtur dhe nuk ndiejnĂ« mbĂ«shtetjen e klubit, ata nuk mund tĂ« japin maksimumin”. 

“Nuk e di nĂ«se tifozĂ«t janĂ« ende tĂ« dashuruar me Viniciusin siç ishin para dy apo tre vitesh, apo nĂ«se ai i respekton ende ata nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n mĂ«nyrĂ«â€. 

“E them gjithmonĂ«, grumbullimi i lojtarĂ«ve tĂ« mĂ«dhenj, me shumĂ« vlerĂ« nĂ« treg, Ă«shtĂ« shpesh kundĂ«rproduktive. Ke njĂ« aset qĂ« vlen shumĂ«, por nuk arrin tĂ« pĂ«rfitosh maksimumin prej tij”. 

“Me kalimin e muajve, lojtari nuk Ă«shtĂ« i lumtur dhe nuk dihet nĂ«se do tĂ« mund ta shesĂ«sh vitin tjetĂ«r”, ka thĂ«nĂ« Mijatovic./Telegrafi/

The post ‘Santiago Bernabeu’ po i kthen shpinĂ«n Viniciusit? Legjenda e Real Madridit ngre alarmin appeared first on Telegrafi.

Janevska: Asistentët arsimor për nxënësit me aftësi të posaçme, nuk mund të fitojnë statusin e të punësuarit të përhershëm

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska tha se asistentët arsimor të angazhuar në shkolla nuk mund të fitojnë statusin të punësuar të përhershëm sepse nevojat në shkolla janë të ndryshueshme.

Ajo sqaroi se asnjë fëmijë nuk do të mbetet pa asistentë pavarësisht që angazhimi i tyre është i përkohshëm.

Kohë më parë, prindërit e disa fëmijëve më aftësi të posaçme ngritën zërin se ndërrimi i shpeshtë i asistentëve ndikon në përparimin e duhur të fëmijëve.

Në një intervistë për radio Evropa e Lirë, Janevska tha se numri i asistentëve në arsimin fillor është 1,876, dhe rreth 150 janë planifikuar për arsimin e mesëm.

“NĂ«se nevojat rriten, ne rrisim numrin e asistentĂ«ve. Por fakti Ă«shtĂ« se komisioni i vlerĂ«simit funksional vlerĂ«son se cili fĂ«mijĂ« ka njĂ« nevojĂ«. Dhe kur fĂ«mija bĂ«n pĂ«rparim, komisioni do tĂ« vlerĂ«sojĂ« se nuk ka mĂ« nevojĂ« pĂ«r njĂ« asistent, i cili Ă«shtĂ« qĂ«llimi themelor, si nĂ« arsim ashtu edhe nĂ« jetĂ«, qĂ« njĂ« fĂ«mijĂ« me nevoja tĂ« veçanta arsimore tĂ« jetĂ« i pavarur. Pra, ndonjĂ«herĂ«, Komisioni do tĂ« thotĂ« se nuk ka mĂ« nevojĂ« pĂ«r asistentĂ« arsimorĂ«, dhe prindĂ«rit ende duan njĂ« asistent arsimor, ky Ă«shtĂ« njĂ« nga problemet me tĂ« cilat pĂ«rballemi. NdonjĂ«herĂ« prindĂ«rit i ngatĂ«rrojnĂ« asistentĂ«t arsimorĂ« me asistentĂ«t personalĂ« mirĂ«po njĂ« asistent personal ka njĂ« funksion krejtĂ«sisht tĂ« ndryshĂ«m”, tha ministrja Vesna Janevska.

The post Janevska: Asistentët arsimor për nxënësit me aftësi të posaçme, nuk mund të fitojnë statusin e të punësuarit të përhershëm appeared first on Telegrafi.

Gledis Nano fiton dhe në apel gjyqin me qeverinë shqiptare, përfiton 100 mijë euro paga

Ish-Drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i PolicisĂ« sĂ« Shtetit, Gledis Nano, ka fituar edhe “betejĂ«n” e dytĂ« me qeverinĂ«.

Siç raporton Euronews Albania, Gjykata Administrative e Apelit ka lĂ«nĂ« nĂ« fuqi vendimin e shkallĂ«s sĂ« parĂ«, duke “çertifikuar” me formĂ« tĂ« prerĂ« si tĂ« paligjshĂ«m shkarkimin e tij nga detyra.

Me anë të një përgjigje zyrtare, pas një kërkese për informim, administrativja e Apelit bën me dije për Euronews Albania se vendimi është marrë nga gjyqtarët Ardian Dvorani (relator), dhe Gentian Hamiti e Sokol Ibi (anëtarë).

Ky trup gjykues ka rrëzuar ankimin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Brendshme që kërkonin prishjen e vendimit që i dha të drejtë ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në bazë të vendimit tashmë shteti duhet ti paguajë Nanos 60 paga mujore për 5 vite, rreth 100 mijë euro, sa mandati i parashikuar në ligj, i cili u ndërpre nga shkarkimi i qeverisë në 31 gusht 2022, me argumentin se nuk kishte realizuar objektivat.

Shkarkimi erdhi me propozim tĂ« ish-Ministrit tĂ« BrendshĂ«m Bledi Çuçi ndĂ«rsa kryeministri Rama ka pohuar publikisht se i kishte kĂ«rkuar dorĂ«heqjen ish-kryepolicit Nano.

Vendimi është marrë më 26 qershor dhe nuk dihet nëse qeveria do të depozitojë rekurs në gjykatën e lartë brenda afatit 30 ditor.

Në borderon e shtetit tashmë do të vijohet të paguhen 2 paga për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ndërsa Gledis Nano është kualifikuar nga komisioni i SPAK për në fazën e dytë të garës për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

The post Gledis Nano fiton dhe në apel gjyqin me qeverinë shqiptare, përfiton 100 mijë euro paga appeared first on Telegrafi.

Izraeli lëshon urdhra të rinj evakuimi në qytetin qendror të Gazës, i cili është i mbushur me njerëz

Ushtria izraelite ka lëshuar urdhra evakuimi për një pjesë të mbushur me njerëz të Gazës qendrore, ku nuk ka nisur një ofensivë tokësore gjatë 21 muajve të luftës kundër Hamasit.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë të dielën se banorët dhe palestinezët e zhvendosur që strehohen në qytetin Deir al-Balah duhet të evakuohen menjëherë dhe të lëvizin drejt al-Mawasi në bregdetin e Mesdheut, transmeton Telegrafi.

Kërkesa për evakuim, e cila mund të sinjalizojë një sulm të afërt, ka shkaktuar panik të përhapur midis dhjetëra mijëra palestinezëve, si dhe familjeve të pengjeve izraelite që kanë frikë se të afërmit e tyre po mbahen në qytet.

IDF ka kryer sulme ajrore në zonë, por ende nuk ka vendosur trupa tokësore.

Të dielën, ushtria izraelite hodhi fletëpalosje nga qielli duke u urdhëruar njerëzve në disa rrethe në jugperëndim të Deir al-Balah të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të shkojnë më në jug.

“Forcat MbrojtĂ«se (Izraelite) vazhdojnĂ« tĂ« operojnĂ« me forcĂ« tĂ« madhe pĂ«r tĂ« shkatĂ«rruar aftĂ«sitĂ« e armikut dhe infrastrukturĂ«n terroriste nĂ« zonĂ«â€, tha ushtria, duke shtuar se ende nuk kishte hyrĂ« nĂ« kĂ«to rrethe gjatĂ« luftĂ«s.

Lagjet e prekura të Deir al-Balah janë të mbushura me njerëz të zhvendosur që jetojnë në tenda.

Burime izraelite i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se arsyeja pse ushtria ka qëndruar jashtë këtyre distrikteve deri më tani, është sepse dyshojnë se Hamasi mund të mbajë pengje atje.

Të paktën 20 nga 50 pengjet e mbetura në robëri në Gaza besohet se janë ende gjallë.

Shumica e popullsisë së Rripit prej më shumë se dy milionë banorësh është zhvendosur të paktën një herë gjatë luftës së Izraelit me Hamasin, me thirrje të përsëritura izraelite për evakuim që mbulojnë pjesë të mëdha të territorit.

Urdhrat e rinj të evakuimit erdhën ndërsa zyrtarët shëndetësorë në spitalin Shifa të qytetit të Gazës thanë se më shumë se 40 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga zjarri izraelit, ndërsa turma u mblodh për të pritur hyrjen e kamionëve me ndihma të OKB-së të dielën në mëngjes.

Spitalet në jug thanë se më shumë njerëz u vranë gjithashtu në pikat e ndihmës atje.

TĂ« dielĂ«n, Papa Leo XIV bĂ«ri thirrje pĂ«r njĂ« “fund tĂ« menjĂ«hershĂ«m tĂ« barbarisĂ« sĂ« luftĂ«s” dhe kĂ«rkoi kundĂ«r “pĂ«rdorimit pa dallim tĂ« forcĂ«s”.

Komentet e tij erdhën disa ditë pasi një sulm vdekjeprurës izraelit goditi Kishën e vetme Katolike të Gazës, për të cilën kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij ndjeu keqardhje të thellë.

Ndërkohë, OKB-ja ka thënë se civilët po vdesin urie në Gaza dhe bëri thirrje për një fluks urgjent të mallrave thelbësore.

Por ka pasur pothuajse çdo ditë raportime për palestinezë të vrarë ndërsa kërkojnë ndihmë që kur Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli filloi operacionet në fund të majit. Dëshmitarët thonë se shumica janë qëlluar nga forcat izraelite. Izraeli thotë se sistemi i ri i shpërndarjes ndalon ndihmën që shkon për Hamasin.

Izraeli nisi luftën e tij në Gaza në hakmarrje për sulmet e udhëhequra nga Hamasi më 7 tetor 2023, të cilat vranë rreth 1,200 njerëz dhe çuan në marrjen peng të 251 të tjerëve.

Sulmet izraelite që atëherë kanë vrarë më shumë se 58,895 njerëz në Gaza, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi. Shifrat e ministrisë citohen nga OKB-ja dhe të tjerët si burimi më i besueshëm i statistikave të disponueshme mbi viktimat. /Telegrafi/

 

The post Izraeli lëshon urdhra të rinj evakuimi në qytetin qendror të Gazës, i cili është i mbushur me njerëz appeared first on Telegrafi.

Shqetësuese, 5 për qind më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë

Në Kosovë, numri i rasteve të reja me kancer po rritet me një ritëm prej rreth 5% çdo vit, thotë drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ilir Kurtishi.

Ai shpjegon se ky trend është rezultat i disa faktorëve, përfshirë ndotjen e ajrit, duhanpirjen apo dietat e paekuilibruara, por edhe i ndërgjegjësimit në rritje të qytetarëve për kryerjen e kontrolleve të rregullta.

Sipas regjistrit klinik të kancerit në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nga janari deri në fillim të korrikut 2025 janë regjistruar rreth 1.070 raste të reja me kancer.

Të dhënat në nivel kombëtar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se gjatë dekadës së fundit, numri i rasteve të reja ka ndjekur një trend pothuajse të pandërprerë rritjeje.

Kurtishi thekson se një pjesë e konsiderueshme e rasteve vazhdojnë të diagnostikohen në faza të avancuara të sëmundjes.

Ai përmend disa faktorë shtesë që ndikojnë në përhapjen dhe përparimin e saj:

“Infeksionet me viruse, pĂ«rdorimi i substancave kontraceptive, mungesa e aktivitetit fizik e tĂ« tjera”.
Organet e sistemit tretĂ«s – si zorra e trashĂ« apo stomaku – janĂ« ndĂ«r mĂ« tĂ« cenueshmet nga tumoret malinje, siç njihen ndryshe format e kancerit.
Tumoret në gji dhe në organet gjenitale janë, po ashtu, ndër më të përhapurat.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bën të ditur se gjatë vitit 2024 llojet më të përhapura të kancerit kanë qenë: kanceri i gjirit me 640 raste (17.6%), pasuar nga kanceret e tjera të lëkurës me 587 raste (13.8%), ai i mushkërive dhe bronkeve me 312 raste (8.6%) dhe kanceri i zorrës së trashë me 193 raste (5.3%).

Në total, gjatë periudhës janar-dhjetor të vitit 2024 u raportuan 3.644 raste të reja me sëmundje malinje.

Sipas statistikave, 51.8% e të prekurve janë gra dhe 48.2% burra, ndërsa grup-mosha më e atakuar është ajo mbi 60 vjeç.

Prevalenca – qĂ« tregon se sa persona jetojnĂ« me kancer nĂ« njĂ« kohĂ« tĂ« caktuar – ishte 288.3 raste pĂ«r 100 mijĂ« banorĂ« nĂ« vitin 2024, ndĂ«rsa incidenca – qĂ« mat rastet e reja tĂ« diagnostikuara gjatĂ« vitit – arriti nĂ« 227.4 raste pĂ«r 100 mijĂ« banorĂ«, tregojnĂ« tĂ« dhĂ«nat e IKSHPK-sĂ«.

Sipas këtij instituti, rritja e rasteve me kancer lidhet me faktorë të ngjashëm si në vendet e tjera: ndryshimet demografike, ndotja mjedisore, mënyra e jetesës, përmirësimi i diagnostikimit dhe raportimit, si dhe mungesa e programeve të posaçme për parandalim dhe zbulim të hershëm.

Në pesë vjetët e fundit, trajtimi i pacientëve me kancer në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është shtuar dukshëm.

Megjithatë, kapacitetet e Klinikës së Onkologjisë nuk duket se kanë mundur ta përballojnë në mënyrë adekuate këtë rritje.

Kushtet nĂ« kĂ«tĂ« klinikĂ« vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« tĂ« kufizuara – qoftĂ« nĂ« hapĂ«sirĂ«, personel apo pajisje.

Aty janë gjithsej 110 shtretër për pacientët që marrin kimioterapi.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar më herët se ky trajtim ofrohet shpesh edhe në salla të improvizuara.

Gjithashtu, pacientĂ«t pĂ«rballen shpesh me pritje tĂ« gjata, nĂ« mungesĂ« tĂ« kapaciteteve – qoftĂ« në mjekĂ«, apo barna.

Stafi mjekësor thekson vazhdimisht nevojën për investime më të mëdha, të cilat edhe bëhen, por shpesh nuk mjaftojnë për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë e trajtimit apo për të zbutur fluksin në rritje të pacientëve.

Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të publikuar vitin e kaluar, rreth 1 në 5 persona zhvillon kancer gjatë jetës dhe afërsisht 1 në 9 burra dhe 1 në 12 gra vdesin nga kjo sëmundje.

Kurtishi thekson rëndësinë e kontrolleve sa më të rregullta, duke vlerësuar se diagnostikimi i hershëm i çdo sëmundjeje rrit ndjeshëm shanset për trajtim të suksesshëm./REL

The post Shqetësuese, 5 për qind më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Milan po punon për finalizimin e tri transferimeve të reja

Pas transferimit të Samuele Ricci dhe Luka Modric, Milan po shtyn për të finalizuar transferimet e Pervis Estupinan, Marc Pubill dhe Ardon Jashari. 

Sipas La Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë janë në garë me kohën për të përfunduar edhe tre përforcime të tjera gjatë afatit kalimtar të verës, pas transferimeve të Riccit dhe Modricit. 

Milani ka qenë në bisedime për një tjetër mesfushor qendror,Ardon Jashari nga Club Brugge dhe dy mbrojtës krahu: Pervis Estupinan nga Brighton (mbrojtës i majtë) dhe Marc Pubill nga Almeria (mbrojtës i djathtë). 

Sipas Gazzettas, Brighton kërkon 23 milionë euro për Estupinan, ndërsa Milani ka paraqitur tashmë dy oferta, e dyta në vlerën e 15 milionë eurove. 

GjigantĂ«t italianĂ« janĂ« ende nĂ« negociata me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, pĂ«r tĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje me klubin anglez, pasi vetĂ« Estupinan ka dhĂ«nĂ« miratimin pĂ«r t’u transferuar nĂ« ‘San Siro’. 

Në të njëjtën kohë, testet mjekësore më të fundit të kryera nga Pubill në Spanjë kanë bindur Milanin për gjendjen e tij fizike. 

‘RossonerĂ«t’ vazhdojnĂ« negociatat me Almerian dhe shpresojnĂ« tĂ« finalizojnĂ« marrĂ«veshjen pĂ«r rreth 15 milionĂ« euro. 

Së fundmi, Ardon Jashari nuk është përfshirë në skuadrën e Club Brugge për finalen e Superkupës së Belgjikës kundër Union Saint-Gilloise që zhvillohet sot (e diel). 

Talenti zviceran po shtyn për transferimin e tij te Milani dhe agjentët e tij janë takuar dje me Igli Taren në selinë e klubit kuqezi./Telegrafi/

The post Milan po punon për finalizimin e tri transferimeve të reja appeared first on Telegrafi.

Yll Limani dhe Sidarta vijnĂ« me “Paya”

Yll Limani dhe reperi grek, Sidarta, kanë sjellë një bashkëpunim të ri muzikor që po pritet me interes nga publiku.

KĂ«nga mban titullin “Paya” dhe Ă«shtĂ« publikuar sĂ« fundmi, duke sjellĂ« njĂ« atmosferĂ« verore me pĂ«rplot ngjyra.

“Paya” Ă«shtĂ« njĂ« kĂ«ngĂ« ritmike, me ndikime tĂ« dukshme tĂ« stilit mesdhetar, qĂ« reflekton energjinĂ«, ngrohtĂ«sinĂ« dhe emocionet e verĂ«s.

Foto: Screenshot/YouTube

Ky projekt muzikor është shoqëruar me një videoklip dinamik dhe vizualisht tërheqës, i cili është xhiruar në disa vende, duke theksuar peizazhe natyrore të bukura, plazhe dhe një atmosferë festive.

Ky është bashkëpunimi i parë mes Limanit dhe Sidartës, por që po konsiderohet si një sukses që rrit edhe më shumë profilin ndërkombëtar të këngëtarit shqiptar.

Foto: Screenshot/YouTube

Me vokalin karakteristik tĂ« Yllit dhe stilin unik tĂ« SidartĂ«s, “Paya” sjell njĂ« pĂ«rzierje kulturore dhe muzikore qĂ« i pĂ«rshtatet perfekt shijeve tĂ« publikut gjatĂ« sezonit tĂ« verĂ«s.

Kënga është publikuar në të gjitha platformat muzikore dhe po gjen mbështetje të gjerë nga fansat në Shqipëri, Kosovë, Greqi dhe më gjerë.

 

Ylli me këtë konfirmon edhe një herë se është një nga emrat më të kërkuar në skenën muzikore shqiptare, duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi përtej kufijve. /Telegrafi/

The post Yll Limani dhe Sidarta vijnĂ« me “Paya” appeared first on Telegrafi.

Aksident nĂ« PrishtinĂ« – rrokulliset vetura

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në Prishtinë, konkretisht në rrugën që lidh kryeqytetin me Fushë Kosovën.

Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë një veturë të përmbysur, e cila ka përfunduar me katër rrota përpjetë në mes të rrugës.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit dhe nëse ka të lënduar.

Gjithashtu, nuk është konfirmuar nëse bëhet fjalë për një vetaksident apo përplasje me ndonjë automjet tjetër.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende ndonjë njoftim zyrtar lidhur me rastin.

The post Aksident nĂ« PrishtinĂ« – rrokulliset vetura appeared first on Telegrafi.

Të paktën 67 persona u vranë ndërsa prisnin për ndihmë në Gaza

Të paktën 67 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 150 janë plagosur ndërsa prisnin për ndihmë në Gaza.

Vdekjet e fundit ndodhën në al Sudaniya në Gazën veriore, ku ndihma po hynte përmes pikës kalimtare Zikim me Izraelin, njoftoi drejtori i spitalit al Shifa.

Më shumë se 150 persona u plagosën, disa në gjendje kritike, sipas spitaleve në zonë.

Bëhet e ditur se në javët e fundit, qindra palestinezë janë vrarë ndërsa prisnin ushqim dhe ndihmë, shkruan skynews.

Të shtunën, trupat izraelite u akuzuan për vrasjen e të paktën 32 personave në dy incidente, në zonën Teina të Rripit të Gazës dhe në qytetin më jugor të Gazës, Rafah, pranë qendrave të shpërndarjes të operuara nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga SHBA-ja dhe Izraeli.

Vrasjet e fundit nuk ndodhën pranë pikave të shpërndarjes të lidhura me GHF, i cili filloi shpërndarjen e pakove ushqimore në Gaza në fund të majit, pasi Izraeli lehtësoi bllokadën 11-javore të ndihmës në territor.

Ndërsa ushtria izraelite ende nuk ka dhënë asnjë koment mbi vdekjet e së dielës.

Disa dëshmitarë thanë se ushtria izraelite qëlloi mbi turmën, megjithëse nuk ishte menjëherë e qartë nëse ata u vranë nga ushtria izraelite, bandat e armatosura apo nga të dyja.

Ndryshe, ushtria izraelite lëshoi urdhra evakuimi në zonat e Gazës qendrore të mbushura me palestinezë të zhvendosur ku nuk ka vepruar deri më tani në luftën e saj me Hamasin.

Kërkesa për evakuim ushtarak, e cila mund të sinjalizojë një sulm të afërt në lagjet në Deir al Balah, alarmoi familjet e pengjeve izraelite, të cilët kanë frikë se të afërmit e tyre po mbahen atje. /Telegrafi/

The post Të paktën 67 persona u vranë ndërsa prisnin për ndihmë në Gaza appeared first on Telegrafi.

Pas rënies së formës dhe vlerës, Mërgim Berisha kërkon të rifillojë karrierën në Bundesliga 2

Mërgim Berisha nuk po kalon momentet më të mira në karrierë dhe e ardhmja e tij duket larg Hoffenheimit.

Hertha BSC po shqyrton mundësinë për të forcuar repartin ofensiv në prag të sezonit të ri dhe ka kthyer vëmendjen nga sulmuesi i Hoffenheimit, Mërgim Berisha. 27-vjeçari ka nevojë për një fillim të ri pas një periudhe të vështirë në karrierë.

Sipas Sport Bild, klubi nga Berlini është i interesuar ta marrë Berishën në huazim. Ai së fundmi është kthyer nga një huazim te Augsburg, ku luajti vetëm 38 minuta në dy paraqitje gjatë pjesës së dytë të sezonit 2024/25 në Bundesligë.

Berisha ka pasur një të kaluar të ndritur te Augsburg. Në sezonin 2022/23, ai realizoi 9 gola dhe 4 asiste në 23 ndeshje, duke fituar ftesën për kombëtaren gjermane dhe duke trefishuar vlerën e tij në treg.

Pas atij sezoni, ai u ble përfundimisht nga Augsburg, por u shit menjëherë te Hoffenheim për 14 milionë euro. Në klubin e ri, ai nuk u përshtat me stilin e trajnerit Matarazzo dhe u godit nga dëmtime të rënda, përfshirë këputjen e ligamentit të kryqëzuar.

Si pasojë, Berisha ka pasur shumë pak minuta në fushë, duke shënuar vetëm një gol në 21 ndeshje të Bundesligës në dy sezone. Vlera e tij në treg ka rënë në 3.5 milionë euro, dhe Hoffenheim po kërkon ta largojë.

Hertha më parë refuzoi rikthimin e Haris Tabakovic për shkak të pagës së lartë, dhe rasti i Berishës paraqet një sfidë të ngjashme. Një marrëveshje për ndarjen e pagës do të ishte e domosdoshme për ta realizuar huazimin.

Një model i tillë është përdorur së fundmi nga Hoffenheim në huazimin e Tabakovic te Borussia Mönchengladbach. Nëse të dyja palët bien dakord për kushte të ngjashme, Berisha mund të transferohet në Berlin për një rilindje të re. /Telegrafi/ 

The post Pas rënies së formës dhe vlerës, Mërgim Berisha kërkon të rifillojë karrierën në Bundesliga 2 appeared first on Telegrafi.

Leona Lewis jep një performancë spektakolare përkrah mbretëreshave drag pas nderimit me OBE nga Mbreti Charles

Vetëm pak ditë pasi u nderua me titullin OBE nga Mbreti Charles për kontributin në muzikë dhe bamirësi, Leona Lewis u shfaq më joshëse se kurrë në një performancë mahnitëse në klubin legjendar GAY në Londër, të shtunën mbrëma.

Këngëtarja 40-vjeçare, e njohur për zërin e saj të jashtëzakonshëm dhe stilin elegant, u ngjit në skenë me një fustan të zi ngjitur pas trupit, të kombinuar me një xhaketë lëkure të varur mbi supe.

Pamjen e plotë e përfundoi me këpucë platformë me print zebre, një çantë dore me xixa dhe vathë të mëdhenj, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve, shkruan DailyMail.

Leona elektrizoi publikun me disa prej hiteve të saj më të mëdha, ndërsa në skenë iu bashkuan mbretëresha drag, duke e kthyer natën në një festë energjike dhe përplot emocione.

Performanca u prit me entuziazëm nga fansat, të cilët festuan përkrah saj suksesin dhe ndikimin e saj në skenën muzikore.

Vetëm disa ditë më parë, Leona mori Urdhrin e Perandorisë Britanike në një ceremoni në Kështjellën Windsor, në njohje të arritjeve të saj në muzikë dhe angazhimit në kauza bamirësie.

Ajo Ă«shtĂ« njĂ« nga fitueset mĂ« tĂ« suksesshme tĂ« X Factor, me kĂ«ngĂ« tĂ« paharrueshme si “Bleeding Love”, “Run” dhe “Better In Time”, si dhe njĂ« mbĂ«shtetĂ«se aktive e organizatave si WWF, Teenage Cancer Trust dhe Prince’s Trust.

Në të njëjtën ceremoni u nderua edhe Myleene Klass, e cila mori titullin MBE për punën e saj në fushën e shëndetit të grave dhe ndërgjegjësimit mbi abortin spontan, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në thyerjen e tabuve dhe mbështetjen emocionale për gratë në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/

The post Leona Lewis jep një performancë spektakolare përkrah mbretëreshave drag pas nderimit me OBE nga Mbreti Charles appeared first on Telegrafi.

Trump kufizon fluturimet nga Meksika, kërcënon të prishë aleancën Delta-Aeromexico

Administrata Trump ka vendosur kufizime të reja për fluturimet nga Meksika dhe ka kërcënuar të përfundojë një partneritet të gjatë midis Delta Air Lines dhe Aeromexico në përgjigje të kufizimeve që qeveria meksikane vendosi në fluturimet e pasagjerëve dhe mallrave në Mexico City disa vite më parë.

Sekretari i Transportit Sean Duffy tha se veprimet e Meksikës për të detyruar linjat ajrore të zhvendosen nga Aeroporti Ndërkombëtar kryesor Benito Juarez në Aeroportin Ndërkombëtar Felipe Angeles më të ri, 50 kilometra larg, shkelën një marrëveshje tregtare midis dy vendeve dhe u dhanë linjave ajrore vendase një avantazh të padrejtë.

“Joe Biden dhe Pete Buttigieg lejuan qĂ«llimisht MeksikĂ«n tĂ« thyejĂ« marrĂ«veshjen tonĂ« dypalĂ«she tĂ« aviacionit”, tha Duffy, duke iu referuar presidentit tĂ« mĂ«parshĂ«m dhe sekretarit tĂ« tij tĂ« transportit, shkruan euronews.

“Kjo mbaron sot. Le tĂ« shĂ«rbejnĂ« kĂ«to veprime si njĂ« paralajmĂ«rim pĂ«r çdo vend qĂ« mendon se mund tĂ« pĂ«rfitojĂ« nga SHBA-ja, transportuesit tanĂ« dhe tregu ynĂ«. Amerika e Para do tĂ« thotĂ« tĂ« luftosh pĂ«r parimin themelor tĂ« drejtĂ«sisĂ«.”

Bëhet e ditur se Meksika është destinacioni kryesor i huaj për amerikanët me më shumë se 40 milionë pasagjerë që fluturuan atje vitin e kaluar.

Të gjitha linjat ajrore meksikane të pasagjerëve dhe mallrave tani do të duhet të paraqesin oraret e tyre në Departamentin e Transportit dhe të kërkojnë miratimin e qeverisë për fluturimet e tyre derisa Duffy të jetë i kënaqur me mënyrën se si Meksika po i trajton linjat ajrore amerikane.

Nuk është menjëherë e qartë se si veprimet e Duffyt mund të ndikojnë në luftën më të gjerë tregtare me Meksikën dhe negociatat mbi tarifat.

Ndryshe, Delta dhe Aeromexico kanĂ« luftuar pĂ«rpjekjet e Departamentit tĂ« Transportit pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund partneritetit tĂ« tyre qĂ« filloi nĂ« vitin 2016 qĂ« nga fillimi i vitit tĂ« kaluar.

KompanitĂ« ajrore kanĂ« argumentuar se nuk Ă«shtĂ« e drejtĂ« t’i ndĂ«shkosh ato pĂ«r veprimet e qeverisĂ« meksikane dhe thanĂ« se ndĂ«rprerja e marrĂ«veshjes sĂ« tyre do tĂ« rrezikonte gati dy duzina rrugĂ«sh dhe 800 milionĂ« dollarĂ« pĂ«rfitime pĂ«r ekonomitĂ« e tĂ« dy vendeve qĂ« vijnĂ« nga shpenzimet nĂ« turizĂ«m dhe vendet e punĂ«s. /Telegrafi/

The post Trump kufizon fluturimet nga Meksika, kërcënon të prishë aleancën Delta-Aeromexico appeared first on Telegrafi.

Lirimi i hapĂ«sirave publike, kryeministri Rama: Çlirim i madh pĂ«r komunitetin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar kĂ«tĂ« tĂ« diel njĂ« foto qĂ« tregon lirimin e hapĂ«sirave publike tĂ« zĂ«na mĂ« parĂ« nga ndĂ«rtimet pa leje, duke e cilĂ«suar kĂ«tĂ« si njĂ« “çlirim tĂ« madh” pĂ«r komunitetin dhe pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ«t.

Kryeministri paralajmëron gjithashtu se të gjitha ndërtimet pa leje që zënë hapësirat publike do të largohen, pavarësisht rezistencës. Ai thekson se edhe ato objekte që ende nuk janë shembur do të prishen, ndërsa ndërtuesit që nuk bashkëpunojnë do të përballen me gjoba të kripura.

“Çlirim i madh jo vetĂ«m pĂ«r komunitetin e pĂ«r kĂ«mbĂ«sorĂ«t, po edhe pĂ«r ata qĂ« ulen nĂ«pĂ«r tavolinat jashtĂ« dhe marrin frymĂ« lirisht, jo mbrapa xhamave, barrikadave e ferrave, çka e rrit patjetĂ«r edhe cilĂ«sinĂ« e shĂ«rbimit. NdĂ«rkohĂ« ka ende ngrehina qĂ« i rezistojnĂ« mĂ« kot kĂ«rkesĂ«s pĂ«r t’u shkulur vetĂ« nga mexhelisi, se nĂ« fund tĂ« tĂ«ra do ikin po do ikin bashkĂ« me njĂ« gjobĂ« tĂ« kripur pĂ«r ndĂ«rtuesin e pamirĂ«kuptua”, ka shkruar kryeministri Rama.

The post Lirimi i hapĂ«sirave publike, kryeministri Rama: Çlirim i madh pĂ«r komunitetin appeared first on Telegrafi.

Garë mes dy klubeve angleze për transferimin e Kolo Muanit

Randal Kolo Muani ka arritur të rigjejë formën e tij te Juventusi, pas një periudhe të vështirë te Paris Saint-Germain.

Sulmuesi francez iu bashkua “ZonjĂ«s sĂ« VjetĂ«r” nĂ« janar, nĂ« formĂ« huazimi dhe paraqitjet e tij kanĂ« qenĂ« shumĂ« tĂ« mira.

Te PSG, ai kishte humbur vendin nĂ« formacion dhe besimin e klubit derisa kalimi te Juventusi i ka dhĂ«nĂ« atij njĂ« mundĂ«si tĂ« re pĂ«r t’u rikthyer nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes.

Edhe pse pa opsion blerjeje në marrëveshje, forma e mirë e 26-vjeçarit ka tërhequr interesin e klubeve të mëdha evropiane. PSG ndërkohë nuk e sheh më si pjesë të planeve afatgjata.

Sipas raportimeve të Fussball Transfers, dy klube të Ligës Premier, Manchester United dhe Newcastle United po e ndjekin me vëmendje situatën e tij.

Manchester United e sheh Kolo Muanin si alternativë pas tërheqjes nga Hugo Ekitike, ndërsa Newcastle po e konsideron si zëvendësues të mundshëm për Alexander Isak, në rast se ky i fundit largohet këtë verë.

Juventusi, nga ana tjetër, është i interesuar ta huazojë përsëri sulmuesin për sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë janë të kënaqur me paraqitjet e tij dhe kërkojnë vazhdimësi.

Kolo Muani ka kontratë me PSG deri në vitin 2028 dhe ishte transferuar për 95 milionë euro. Megjithatë, kampionët francezë vështirë se do të arrijnë të rikuperojnë të gjithë shumën në një shitje të mundshme.

Gjatë huazimit te Juventus, Kolo Muani zhvilloi 22 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar 10 gola dhe duke asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/ 

The post Garë mes dy klubeve angleze për transferimin e Kolo Muanit appeared first on Telegrafi.

Prishja e luhatëses në Skenderaj, të lënduarit jashtë rrezikut për jetë

Tre nga gjashtë personat që u lënduan si pasojë e prishjes së një luhatëse në Skenderaj, janë liruar nga Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës të njëjtën ditë që janë pranuar për trajtim mjekësor.

Të lënduarat, përfshirë edhe një të mitur, fillimisht kishin pranuar ndihmën e parë në Qendrën Emergjente në Skenderaj, ndërsa tre prej tyre, për shkak të natyrës së lëndimeve, ishin transferuar për trajtim të mëtejshëm në Mitrovicë.

Sipas kryeinfermierit të spitalit të përgjithshëm në Mitrovicë Agron Sumici, të lënduarat kanë pasur lëndime të lehta trupore.

“Pas orĂ«s 19:00 nĂ« mbrĂ«mje kanĂ« ardhur tre femra tĂ« lĂ«nduara nga [rrĂ«zimi nga] luhatĂ«sja, qĂ« ka ndodhur nĂ« Skenderaj, njĂ«ra Ă«shtĂ« e moshĂ«s 22 vjeçare, njĂ«ra Ă«shtĂ« 18 vjeçare dhe njĂ«ra Ă«shtĂ« diku 13 vjeçare. LĂ«ndime tĂ« lehta tĂ« gjitha kanĂ« pasur, nuk ka pasur ndonjĂ« lĂ«ndim tĂ« madh serioz dhe pas trajtimit nĂ« emergjencĂ« janĂ« liruar pĂ«r nĂ« shtĂ«pi”, deklaroi ai pĂ«r KosovaPress.

Rasti ka ndodhur të shtunën ku gjashtë persona, prej të cilëve tre të mitur, u lënduan pasi u rrëzuan si pasojë e prishjes së një luhatëse në rrugën Fatmir Dibra, në Skenderaj.

“Lidhur me rastin, janĂ« intervistuar dy tĂ« dyshuar – pronari dhe punĂ«tori i lojĂ«rave dhe e me pas me vendim tĂ« prokurorit janĂ« liruar nĂ« procedurĂ« tĂ« rregullt”, njoftoi Policia e KosovĂ«s./kp/

The post Prishja e luhatëses në Skenderaj, të lënduarit jashtë rrezikut për jetë appeared first on Telegrafi.

Lëndohet alpinisti në malin Pelister, evakuohet me sukses pas intervenimit nga QMK dhe Ekipet e Shpëtimit

Ekipet e shpëtimit kanë kryer evakuim të suksesshëm të një alpinisti nga Maqedonia, i cili u lëndua mëngjesin e sotëm në malin Baba, në afërsi të majës së Pelisterit.

“Ne e realizuam operacionin e shpĂ«timit, pra evakuimin e alpinistit maqedonas tĂ« moshĂ«s sĂ« mesme, nĂ« bashkĂ«punim me ekipin tonĂ« prej katĂ«r anĂ«tarĂ«sh tĂ« trajnuar pĂ«r shpĂ«timin e njerĂ«zve nĂ« male dhe me mbĂ«shtetjen e profesionistĂ«ve nga Institucioni Publik i Parkut KombĂ«tar “Pelister”, Qendra pĂ«r Menaxhimin e Krizave dhe nĂ«punĂ«s tĂ« policisĂ« nga MPB. E lokalizuam alpinistin e lĂ«nduar pranĂ« shkĂ«mbit, nĂ« njĂ« terren jashtĂ«zakonisht tĂ« vĂ«shtirĂ«. Operacioni zgjati mĂ« shumĂ« se njĂ« orĂ« dhe pĂ«rfundoi me sukses, ndĂ«rsa alpinisti u transportua me helikopter nĂ« Manastir, dhe mĂ« pas nĂ« njĂ« institucion shĂ«ndetĂ«sor pĂ«r ndihmĂ« mjekĂ«sore”, tha Petar Nolev, udhĂ«heqĂ«s i aksionit tĂ« shpĂ«timit.

Edhe nga QMK njoftojnë për rastin:

“Pas njĂ« denoncimi pĂ«r njĂ« person tĂ« lĂ«nduar nga njĂ« qytetar pĂ«rmes numrit tĂ« urgjencĂ«s 112, Qendra pĂ«r Menaxhim me Kriza (QMK) menjĂ«herĂ« kĂ«rkoi evakuim tĂ« organizuar me helikopter tĂ« njĂ« alpinisti nga Velesi, i cili kishte pĂ«suar njĂ« lĂ«ndim nĂ« malin Pelister, afĂ«r Manastirit. NĂ« orĂ«n 12:30 ndĂ«rhynĂ« me sukses pjesĂ«tarĂ« tĂ« MinistrisĂ« sĂ« PunĂ«ve tĂ« Brendshme, me helikopter dhe njĂ«sinĂ« speciale “TigĂ«r”. Personi i lĂ«nduar u evakuua dhe u transportua i sigurt deri te Stadiumi i Qytetit nĂ« Manastir, ku u mor nga njĂ« ekip i NdihmĂ«s sĂ« ShpejtĂ« – Manastir dhe u dĂ«rgua nĂ« Spitalin Klinik tĂ« Manastirit, nĂ« Repartin e OrtopedisĂ«. GjatĂ« gjithĂ« aksionit, personi ishte i vetĂ«dijshĂ«m dhe nĂ« kontakt me shĂ«rbimet e shpĂ«timit”, thonĂ« nga QMK.

NĂ« aksion morĂ«n pjesĂ« edhe forcat speciale policore “Tigrat”.

The post Lëndohet alpinisti në malin Pelister, evakuohet me sukses pas intervenimit nga QMK dhe Ekipet e Shpëtimit appeared first on Telegrafi.

Netanyahu helmohet nga ushqimi – do tĂ« punojĂ« nga shtĂ«pia pĂ«r tri ditĂ«

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po shërohet nga një helmim nga ushqimi.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë zyra e tij të dielën.

Siç është bërë e ditur më tej, si pasojë, ai do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij ndërsa pushon në shtëpi për tre ditët e ardhshme.

Netanyahu, 75 vjeç, u sëmur gjatë natës dhe u zbulua se vuante nga inflamacion i zorrëve dhe dehidratim, për të cilat po merr lëngje intravenoze, citohet të jetë thënë në një deklaratë.

“NĂ« pĂ«rputhje me udhĂ«zimet e mjekĂ«ve tĂ« tij, kryeministri do tĂ« pushojĂ« nĂ« shtĂ«pi pĂ«r tre ditĂ«t e ardhshme dhe do tĂ« menaxhojĂ« punĂ«t e shtetit prej andej”, shtoi zyra e tij.

Netanyahut iu vendos një stimulues kardiak në vitin 2023 dhe dhjetorin e kaluar pati një intervenim në prostatë pasi u diagnostikua me një infeksion të traktit urinar. /Telegrafi/

The post Netanyahu helmohet nga ushqimi – do tĂ« punojĂ« nga shtĂ«pia pĂ«r tri ditĂ« appeared first on Telegrafi.

​Kisha Ortodokse Autoqefale e KosovĂ«s nderon Laert Vasilin me titullin “KalorĂ«s i ShĂ«n Kostandin Dardanasit”

Kisha Ortodokse Autoqefale e KosovĂ«s nderoi aktorin e njohur tĂ« Teatrit KombĂ«tar tĂ« ShqipĂ«risĂ«, Laert Vasili, me titullin e lartĂ« kishtar “KalorĂ«s i ShĂ«n Kostandin Dardanasit”, njĂ« vlerĂ«sim pĂ«r kontributin e tij tĂ« shquar nĂ« art dhe kulturĂ«, si dhe pĂ«r mbĂ«shtetje ndaj trashĂ«gimisĂ« shpirtĂ«rore dhe kulturore tĂ« shqiptarĂ«ve.

Hoti: Laerti është një kalorës i Krishtit.

“Ndihem i privilegjuar dhe thellĂ«sisht i pĂ«rulur tĂ« qĂ«ndroj sot para jush nĂ« kĂ«tĂ« ditĂ« tĂ« veçantĂ«. Jemi mbledhur pĂ«r tĂ« nderuar njĂ« shĂ«rbesĂ«tar tĂ« veçantĂ« tĂ« kishĂ«s sonĂ«. NjĂ« kalorĂ«s shpirtĂ«ror, njĂ« misionar tĂ« palodhur, njĂ« vĂ«lla qĂ« ka dhĂ«nĂ« gjithçka nĂ« shĂ«rbim tĂ« Krishtit dhe popullit tonĂ«, zotĂ«ri Laert Vasili. Sot nĂ« bekimin e lumturisĂ« tuaj, shpallim zyrtarisht titullin KalorĂ«s i ShĂ«n Konstadin Dardanasit. Ky nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« titull simbolik, Ă«shtĂ« njĂ« dĂ«shmi e shpirtit tĂ« tij tĂ« pĂ«rkushtuar, punĂ«s sĂ« tij tĂ« heshtur por tĂ« ndritshme, Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rgjigje ndaj thirrjes sĂ« Zotit pĂ«r tĂ« qenĂ« dritĂ« nĂ« errĂ«sirĂ«, shpresĂ« nĂ« dĂ«shpĂ«rim dhe forcĂ« nĂ« dobĂ«si”, tha pĂ«rfaqĂ«suesi i KishĂ«s, Alban Hoti.

Mitropolia e parĂ« Ortodokse Shqiptare e KosovĂ«s, nĂ« KishĂ«n Katolike “ShĂ«n Antonio i PadovĂ«s”, Ă«shtĂ« pĂ«ruruar nĂ« PrishtinĂ« mĂ« 20 prill, nĂ« ditĂ«n e PashkĂ«ve, nĂ« njĂ« ceremoni inaugurimi tĂ« drejtuar nga kryepeshkopi i parĂ« i KosovĂ«s, Nikolla Xhufka.

Sipas tij, hapja e Mitropolisë së parë Ortodokse Shqiptare të Kosovës, do të jetë rezultat i vetëdijesimit të komunitetit në Kosovë.

Përgjatë shërbesës së dhënies së titullit, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Kosovës, Nikollë Xhufka bëri lutje për Kosovën.

Xhufka: Kisha Ortodokse Autoqefale e Kosovës qëndron afër të gjithë njerëzve

“Kisha Ortodokse Autoqefale e KosovĂ«s qĂ«ndron afĂ«r tĂ« gjithĂ« njerĂ«zve. AfĂ«r kryeministrit, afĂ«r politikanĂ«ve, afĂ«r shtetit por mbi tĂ« gjitha qĂ«ndron afĂ«r atdheut dhe lutemi si kishĂ« qĂ« perĂ«ndia ta forcojĂ« shtetin e KosovĂ«s me besim dhe me kurajĂ«. TĂ« bekuar janĂ« tĂ« gjithĂ« ata qĂ« ndihmojnĂ« nĂ« emrin e Zotit.”
Ceremonia e ndarjes së këtij titulli u mbajt në objektin e Kishës në Prishtinë, ku morën pjesë përfaqësues të Kishës Ortodokse Autoqefale të Kosovës dhe besimtarë ortodoksë. Laert Vasili e pranoi këtë vlerësim me mirënjohje dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kulturor dhe shpirtëror.

Vasili: Ortodoksia është një amanet i të pareve.

“Ky rrugĂ«tim filloi para diku dy vitesh kur fortlumturia e tij atĂ«herĂ« me njĂ« guxim tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m rrezikoi jetĂ«n pĂ«r hir tĂ« besimit tĂ« krishterĂ« ortodoks shqiptar duke vazhduar udhĂ«n e imzot Fan Nolit pĂ«r meshĂ«n nĂ« shqip dhe i cili u shugura mitropolit nga ungji i gjyshes sime, Jerotheo Andon Jahu. Ortodoksia shqiptare Ă«shtĂ« njĂ« amanet i tĂ« pareve tĂ« mi pĂ«r tĂ« mbajtur meshĂ«n nĂ« gjuhĂ«n tonĂ«, nĂ« gjuhĂ«n shqipe. E unĂ« pata fatin tĂ« shoqĂ«roja atĂ«herĂ« fortlumturinĂ« e tij nĂ« ditĂ«lindjen e Gjergj Kastriotit kĂ«tu nĂ« PrishtinĂ« dhe tani pas 15 muajsh gjendemi kĂ«tu, ku Ă«shtĂ« themeluar tashmĂ« kisha autoqefale e KosovĂ«s dhe kĂ«tu gjej rastin tĂ« falĂ«nderoj Alban Hotin pĂ«r gjithĂ« mbĂ«shtetjen me vetmohim qĂ« i ka dhĂ«nĂ« fortlumturisĂ« sĂ« tij, NikollĂ«s sĂ« pare dhe bekimi i tĂ« pareve tĂ« mi nga Jerotheo Andon Jahu, i cili fjeti nĂ« malin e shenjtĂ« nĂ« gjysmĂ«n e parĂ« tĂ« shekullit tĂ« kaluar si ekzark patriarkal i KonstandinopojĂ«s dhe pastaj si murg i thjeshtĂ«â€, tha ai. /KP/

The post ​Kisha Ortodokse Autoqefale e KosovĂ«s nderon Laert Vasilin me titullin “KalorĂ«s i ShĂ«n Kostandin Dardanasit” appeared first on Telegrafi.

Mustafa kritikon qeverinë në detyrë: Kushtetuta nuk lejon dy poste, mospërfillja sjell përgjegjësi ligjore

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kujtuar një vendim të ndërmarrë gjatë mandatit të tij në vitin 2017 për lirimin nga detyra të disa anëtarëve të kabinetit qeveritar, të cilët sapo kishin fituar mandatin si deputetë, duke theksuar rëndësinë e respektimit të Kushtetutës edhe në mungesë të ligjeve specifike.

Mustafa përmes një postimi në rrjetin social Facebook thekson se këtë veprim e kishte marrë në prag të certifikimit të rezultateve zgjedhore në atë vit.

“NĂ« prag tĂ« certifikimit tĂ« rezultateve zgjedhore tĂ« vitit 2017, nĂ« konsultim me ZyrĂ«n Ligjore tĂ« KM dhe me kĂ«shilltarin juridik tĂ« Kryeministrit, qĂ« sot Ă«shtĂ« kryetar i OdĂ«s sĂ« AvokatĂ«ve, nĂ« harmoni me nenin 72 tĂ« KushtetutĂ«s, si kryeministĂ«r nĂ« detyrĂ« lirova nga detyra njĂ« zĂ«vendĂ«skryeministĂ«r dhe 8 ministra tĂ« cilĂ«t kishin fituar mandatin e deputetit. QeveritarĂ«t e liruar nga detyra ishin: Ramiz Kelmendi, zĂ«vendĂ«skryeministĂ«r, ministrat; dr. Kujtim Shala, dr, Avdullah Hoti, dr. Enver Hoxhaj, dr, Lutfi Zharku, Memli Krasniqi, dr, Hykmete Bajrami, Arban Abrashi dhe Rasim Demiri”, ka shkruar Mustafa.

Sipas tij, qëllimi nuk ishte të tregohej si shembull i zbatimit të Kushtetutës, por të shmangej shkelja e saj.

“KĂ«tĂ« veprim nuk e ndĂ«rmorĂ«m qĂ« tĂ« jemi shembull i zbatimit tĂ« KushtetutĂ«s, por qĂ« tĂ« preventojmĂ« tĂ« mos bĂ«hemi shembull i shkeljes sĂ« saj”, ka shkruar Mustafa.

Ish-kryeministri shton se të gjithë zyrtarët e liruar nga detyra në atë kohë e kishin kërkuar vetë largimin për të respektuar mandatin e tyre të ri si deputetë dhe për të shmangur
mospërputhshmëri kushtetuese.

Ai rikujton se në atë kohë mungonte Ligji për Qeverinë, por tashmë ekziston një bazë e qartë ligjore.

“Edhe pse nĂ« atĂ« kohĂ« Kosova nuk e kishte Ligjin pĂ«r QeverinĂ«, i cili tani nĂ« mĂ«nyrĂ« eksplicite e bĂ«n ligjĂ«risht tĂ« detyrueshme normĂ«n kushtetuese se asnjĂ« person nuk mundet nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« tĂ« ushtrojĂ« pozita ekzekutive dhe ato legjislative”, shprehet Mustafa.

Mustafa ka shprehur shqetësim për qëndrimin në pushtet në kundërshtim me Kushtetutën dhe paralajmëron përgjegjësi ligjore.

“Qeveria nĂ« detyrĂ« nuk duhet t’i lejojĂ« vetes veprim antikushtetues dhe tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« pushtet nĂ« shkelje tĂ« ligjit. AtĂ«herĂ« jo vetĂ«m se do duhej dhĂ«nĂ« pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r veprime jo legale dhe jo legjitime, por edhe tĂ« pret pĂ«rgjegjĂ«sia individuale para ligjit pĂ«r pasojat e krijuara nga mospĂ«rfillja e gjyqĂ«sorit”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

The post Mustafa kritikon qeverinë në detyrë: Kushtetuta nuk lejon dy poste, mospërfillja sjell përgjegjësi ligjore appeared first on Telegrafi.

❌