âKollaj tâu sillesh rrotull protestave me fjalĂ« bosheâ, Spiropali pas protestave pĂ«r ZvĂ«rnecin: Ăka duhet bĂ«rĂ« sot Ă«shtĂ« njĂ« marrĂ«veshje e re pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«

NĂ« njĂ« reagim qĂ« vjen mes debatit pĂ«r protestat nĂ« ZvĂ«rnec, ish-ministrja e Jashtme e ShqipĂ«risĂ«, Elisa Spiropali, ka publikuar njĂ« shkrim me titullin âNjĂ« MarrĂ«veshje e re pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«â, ku bĂ«n thirrje pĂ«r forcimin e institucioneve, llogaridhĂ«nien e pushtetit dhe njĂ« kulturĂ« tĂ« re demokratike.
Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Zvërnec, Spiropali thekson se Shqipëria ka hyrë në një fazë ku sfida kryesore nuk është më ndërtimi i shtetit, por garantimi i kontrollit demokratik mbi pushtetin, forcimi i opozitës, liria e medias dhe respektimi i ndarjes së pushteteve.
Sipas saj, vendit i nevojitet njĂ« âmarrĂ«veshje e reâ qĂ« vendos institucionet mbi interesat politike dhe forcon besimin e qytetarĂ«ve te shteti.
Lexoni të plotë postimin e Spiropalit:
Një Marrëveshje e re për Shqipërinë
Isha fëmijë kur nga pëshpërimat e familjarëve dhe ecejaket e farefisit mora vesh se në Sheshin Skënderbej diçka e pabesueshme, por e vërtetë kishte ndodhur.
Më vonë kuptova se diçkaja e jashtëzakonshme që deri atë ditë nuk mund as të ëndërrohej, ishte një fakt kokëfortë, një realitet i prekshëm, një "herezi" që askujt nuk i lejohej ta shihte as në ëndërr: ishte një protestë spontane dhe e heshtur e qytetarëve të Tiranës kundër regjimit diktatorial të asaj kohe.
Protestat e zhurmshme dhe krijuese të këtyre ditëve, krahasuar me protestën e heshtur të atëhershme, nuk janë lapsus psikologjik, nuk janë déjà vu, nuk janë lajthitje cerebrale. Janë fakte sa të ndryshme dhe të ngjashme, që në kohën dhe rrethanat e tyre, kanë secila rëndësinë dhe efektet e veta, për të nxjerrë mësimet respektive, dhe, si të tilla, duhen shqyrtuar me seriozitetin dhe përgjegjësinë që meritojnë.
What's done cannot be undone. Ă'u bĂ«, nuk mund tĂ« ç'bĂ«het, thotĂ« Lady Makbeth nĂ« skenĂ«n somnambul tek ecĂ«n nĂ« gjumĂ« me qiri nĂ« dorĂ«.
ĂshtĂ« kollaj protestave tĂ« sotme t'u sillesh rrotull me llafe boshe, me konspiracione dhe hamĂ«ndje shterpe: Cilin krim kreu Lady Makbethi, pse i iku gjumi, pse ngrihej natĂ«n somnambul, pse mbante qiri nĂ« dorĂ«?
Tani që të gjithë Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit dhe kanë hyrë në lojë, tani që vrasja është bërë, gjaku është derdhur, ndërgjegjet janë tronditur, gjumi është prishur, çfarë duhet bërë diçka tjetër? Jo diçka dosido. Diçka shekspiriane. Diçka e qëndrueshme. Diçka që po u bë, nuk zhbëhet.
Për fat, kjo pyetje ka përgjigje.
Ăka duhet bĂ«rĂ« sot Ă«shtĂ« njĂ« marrĂ«veshje e re pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«.
Ădo epokĂ« ka pyetjen e vet themelore. PĂ«r shumĂ« vite pyetja e ShqipĂ«risĂ« ishte si tĂ« ndĂ«rtonte shtetin. Sot pyetja Ă«shtĂ« tjetĂ«r. Si ta bĂ«jĂ« shtetin mĂ« tĂ« madh se pushteti dhe Institucionin mĂ« tĂ« fortĂ« se ai qĂ« e ushtron pushtetin. PikĂ«risht kĂ«tu fillon nevoja pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje tĂ« re pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«.
ShqipĂ«ria ka hyrĂ« tashmĂ« nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« historisĂ« sĂ« saj ku sfida mĂ« e madhe nuk Ă«shtĂ« mĂ« ndĂ«rtimi i pushtetit. Pushteti Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar. Institucionet ekzistojnĂ«. Administrata ekziston. Ligjet ekzistojnĂ«. Ekonomia Ă«shtĂ« mĂ« e fortĂ« se dikur. Demokracia Ă«shtĂ« mĂ« e konsoliduar se nĂ« vitet e para tĂ« tranzicionit. ShqipĂ«ria e ka rritur reputacionin e saj nĂ« botĂ« dhe duhet ta mbrojĂ« me çdo kusht emrin e saj. Sfida e kohĂ«s sonĂ« Ă«shtĂ« diçka tjetĂ«r. ĂshtĂ« aftĂ«sia e pushetit pĂ«r tĂ« vendosur kufij brenda vetvetes.
Për më tepër se tridhjetë vjet Shqipëria ka jetuar me ankthin e mungesës. Mungonin institucionet. Mungonin rrugët. Mungonin investimet. Mungonte siguria. Mungonte shteti. Breza të tërë u rritën me bindjen se problemi kryesor i vendit ishte, në mos mungesa e shtetit, dobësia e shtetit.
Sot pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« po pĂ«rballemi me njĂ« pyetje tjetĂ«r. ĂfarĂ« ndodh kur pushteti bĂ«het mĂ« i fortĂ« se mekanizmat e po atij shteti qĂ« duhet ta kontrollojnĂ«. ĂfarĂ« ndodh kur problemet e administratĂ«s shtohen mĂ« shpejt se llogaridhĂ«nia. ĂfarĂ« ndodh kur stabiliteti fillon tĂ« ngatĂ«rrohet me shkaqe dhe pasoja pa lidhje, tĂ« pa adresuara.
Kjo është arsyeja pse Shqipëria ka nevojë për një marrëveshje të re me vetveten.
Një marrëveshje ku forca e shtetit të mos matet vetëm nga ajo që ndërton, por edhe nga pakësimi i aftësisë për të kontrolluar, ose ajo që me vetëdije pranon të mos kontrollojë. Një marrëveshje ku institucionet që mbikëqyrin pushtetin të jenë po aq, dhe më të afta se vetë pushteti.
Një marrëveshje ku parlamenti të mos jetë vetëm vendi ku miratohen vendime, por vendi ku dëgjohet shoqëria.
Një marrëveshje ku republika parlamentare të ushtrojë të gjitha funksionet e saj përfaqësuese, kontrolluese dhe monitoruese, sepse demokracia dobësohet sa herë që një pushtet rritet më shpejt se kontrolli mbi të.
Në zemër të kësaj marrëveshjeje qëndron një ide e thjeshtë. Askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk është nën ligjin. Të tre pushtetet duhet të qëndrojnë brenda kufijve të tyre kushtetues. Drejtësia duhet të ketë forcën të hetojë dhe gjykojë. Parlamenti duhet të ketë forcën të kontrollojë. Qeveria duhet të ketë forcën të qeverisë. Por asnjëri nuk duhet të marrë pushtetin e tjetrit. Sepse aty fillon deformimi i shtetit.
Një shoqëri demokratike nuk matet vetëm nga qeveria që ka. Matet edhe nga opozita që prodhon. Opozita nuk është aksident i sistemit. Nuk është pengesë për zhvillimin. Nuk është problem për stabilitetin. Opozita është shqisa që paralajmëron kur pushteti humbet kontaktin me realitetin. Shoqëritë që humbin opozitarizmin nuk humbin vetëm debatin. Humbin aftësinë për të korrigjuar vetveten.
Prandaj Shqipëria ka nevojë për më shumë garë, dhe jo për më pak. Ka nevojë për një sistem të ri zgjedhor që prodhon përfaqësim real dhe jo vetëm riprodhim të elitave ekzistuese. Ka nevojë për zgjedhje ku qytetari të ndjejë se vota e tij ndryshon ekuilibrat, dhe jo vetëm statistikat. Ka nevojë për një kulturë politike ku rotacioni nuk shihet si katastrofë dhe fitorja nuk shihet si pronësi.
Po aq e rëndësishme është liria e medias. Sepse nuk ka demokraci të fortë me media të pabesueshme. Nuk ka qytetar të lirë pa informacion të lirë. Nuk ka kontroll mbi pushtetin kur informacioni bëhet i varur nga pushteti ose dezinformimi. Shqipërisë i duhet një hapësirë publike ku gazetari të mos ketë nevojë për leje për të pyetur dhe ku media të mos ketë nevojë për favore për të mbijetuar.
Në të njëjtën mënyrë duhet të ndryshojë edhe marrëdhënia mes ekonomisë dhe politikës. Vitet e ardhshme nuk do të fitohen nga ai që ka më shumë asete. Do të fitohen nga ai që ka më shumë dije. Nga ai që ka më shumë teknologji. Nga ai që ka më shumë ide. Shqipëria nuk mund të mbetet një vend ku afërsia me pushtetin vlen më shumë se aftësia për të krijuar vlerë. Një ekonomi moderne fillon në momentin kur fiton ai që prodhon më mirë e më lirë, dhe jo ai që favorizohet nga pushteti.
Kjo lidhet drejtpĂ«rdrejt me brezin e ri. ShqipĂ«ria nuk ka mĂ« luksin tĂ« humbasĂ« njerĂ«zit e saj mĂ« tĂ« aftĂ«. Gara, merita, mundĂ«sia, dhe jo kontrolli, janĂ« thelbi i ndryshimit. Ădo i ri qĂ« largohet nuk merr me vete vetĂ«m njĂ« vend pune. Merr me vete energji, dije, kreativitet dhe tĂ« ardhme. Vendi ka nevojĂ« tĂ« krijojĂ« kushte qĂ« mendja, puna dhe talenti tĂ« kenĂ« mĂ« shumĂ« vlerĂ« se lidhja, ndĂ«rhyrja, inventarizimi apo privilegji.
Po aq vendimtare është cilësia e shërbimeve publike. Arsimi nuk mund të vazhdojë të trajtohet si sektor administrativ. Ai është fabrika ku prodhohet e ardhmja e vendit. Ai është thelbi i gjithçkaje që na rrethon, në të tashmen dhe në të ardhmen. Shëndetësia nuk mund të matet vetëm me shifrat e investimeve, godina, mjete etj. Ajo matet me sigurinë që ndien qytetari kur ka nevojë për të. Një shtet modern nuk ndërtohet vetëm me llaç e tulla. Ndërtohet me dije, shëndet, besim dhe dinjitet.
Pikërisht këtu fillon edhe beteja kundër korrupsionit. Jo vetëm në sallat e gjyqeve. Jo vetëm në dosjet hetimore. Por në kulturën e përditshme të shtetit. Korrupsioni është bindja e ngulitur se rregulli mund të anashkalohet pa pasoja. Se ligji mund të negociohet. Se pushteti mund të përdoret si privilegj. Se abuzimi mund të normalizohet dhe të glorifikohet. Lufta kundër tij është mbi të gjitha një betejë morale për mënyrën si e kuptojmë shtetin.
Shqipëria ka hyrë në një moment ku nuk i duhet të provojë se dëshiron të ecë përpara. Këtë e ka dëshmuar. Ka nevojë të tregojë se di të ndërtojë një shtet që funksionon edhe kur pushteti ndryshon, edhe kur interesat përplasen, edhe kur askush nuk e vëren.
Një vend nuk bëhet evropian kur bind të tjerët për atë që evropian është. Bëhet evropian kur qytetarët e tij ndihen të mbrojtur nga e drejta, të respektuar nga shteti, të lirë për të ndërtuar jetën e tyre pa kërkuar leje nga askush.
Kjo është marrëveshja e re të cilën Shqipëria duhet ta realizojë brenda vetes. /Telegrafi/















































