A janë shqiptarët nga Kosova bukuria e turizmit shqiptar?
Nga Kreshnik Spahiu
Dje po pija kafe te Toni, miku im në Golem, i cili ka një hotel me 50 dhoma.
Temperaturat shënonin 34 gradë dhe po qëndronim në holl, ku hynin e dilnin turistët e huaj. Kryesisht ishin nga Polonia dhe Rumania.
Ajo që më bëri përshtypje ishte se të gjithë hynin me qese të mëdha me ushqime dhe ngjiteshin në dhoma. Ushqimet ishin të ndryshme, fruta dhe perime, por edhe ushqime të gatshme, ku kundërmonte era e qofteve dhe byrekëve.
E pyeta mikun tim: âOre, çâbĂ«het kĂ«shtu? Lart ke dhoma hoteli apo apartamente me kuzhina?â
Toni ngrysi vetullat dhe, i tërbuar, ma ktheu:
âLĂ«re, lĂ«re, vĂ«lla, se ankoheshim kot nga kosovarĂ«t kur thoshim qĂ« vijnĂ« me bukĂ« me vete nĂ« plazh. Ata sĂ« paku e hanin njĂ« vakt nĂ« restorant dhe, maksimumi, nĂ« dhomĂ« merrnin fruta. NdĂ«rsa me kĂ«ta polakĂ«t dhe rumunĂ«t kam tre muaj qĂ« paguaj kuzhinierĂ«t kot, se nuk hyn askush nĂ« restorant.â
Pasi e dĂ«gjova, e ripyeta Tonin: âSa nga kĂ«ta turistĂ«t e huaj rikthehen sĂ«rish nĂ« ShqipĂ«ri?â
PĂ«rgjigjja ishte e prerĂ«: âAsnjĂ«.â
Kjo histori na bën të reflektojmë dhe rivlerësojmë vëllezërit dhe motrat tona nga Kosova, që me dekada i qëndruan besnikë bregdetit shqiptar:
* Ata nuk na braktisën kur ne i nënçmuam.
* Ata nuk u larguan edhe kur ne i mashtruam për çmimet.
* Ata u rikthyen edhe kur ne nuk i ofronim shërbimet e duhura.
* Ata vazhduan të vinin edhe kur i injoronim.
Ata na qëndruan besnikë edhe kur Mali i Zi apo Kroacia ofronin cilësi, shërbim dhe çmim më të mirë se Shqipëria.
Kosova i qëndroi Shqipërisë por kurrë nuk mori dashurinë që meriton.
Sot asnjë turist i huaj nuk rikthehet për herë të dytë në Shqipëri, ndërsa qindra mijëra shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia kanë blerë shtëpitë e tyre në plazh, madje kanë hapur edhe biznese në bregdet.
Pas tre dekadash, ShqipĂ«ria duhet tâi kĂ«rkojĂ« falje KosovĂ«s pĂ«r keqpritjen nĂ« bregdet.
Ata ishin klientĂ«t e parĂ« dhe ata do tĂ« mbeten tĂ« fundit. Ata na mĂ«suan si duhet tĂ« ndryshojmĂ« dhe tĂ« pĂ«rmirĂ«sohemi, me parimin qĂ« nĂ« turizĂ«m: âKlienti dhe turisti janĂ« mbret dhe pronar tĂ« biznesit.â
Qartazi, djemtë dhe vajzat nga Kosova e njohin biznesin, shërbimin dhe turizmin më shumë se shqiptarët e Shqipërisë. Dikur, kur ata shëtisnin turistë pa viza deri në Amerikë, ne shqiptarëve të Shqipërisë na duhej vizë të hynim në Drilon apo Butrint. Ne vriteshim në kufi, kur ata bënin turizëm evropian.
Pas tre dekadash, ne duhet të na vijë turp që nuk i kemi vlerësuar dhe nuk i kemi dhuruar dashurinë që ata meritonin.
Ne nuk e meritojmë turizmin elitar, por duhet të shpallim prioritet kombëtar turizmin patriotik.
10 milionë shqiptarë nga diaspora, Kosova, Maqedonia dhe çdo trevë shqiptare duhet të kenë kartë jeshile për lehtësira në turizmin shqiptar, kudo në bregdet.
Shqipëria është e bukur, por lulet dhe magjia e saj janë shqiptarët e Kosovës.
Ndoshta njĂ« ditĂ« tĂ« gjithĂ« do tĂ« na braktisin gjermanĂ«t, francezĂ«t, polakĂ«t, holandezĂ«t, por ne kurrĂ« sâdo tĂ« ngelim vetĂ«m, sepse edhe nĂ« ditĂ«t mĂ« tĂ« zeza tĂ« turizmit shqiptar do tĂ« kemi patriotĂ«t kosovarĂ«.
Shqipëria i ka shumë borxhe turistëve nga Kosova.