Nga Ylli Pata
Mali i Zi, vendi ynë fqinj, është i bazuar thuajse totalisht në industrinë e Turizmit. Të cilin e konsideron jo thjesht prioritet, por pjesë strategjike e zhvillimit të vendit.
Prej vitesh tashmë, ky shtet ka arritur një stad të lartë zhvillimor, sa ka arritur të thithë brandet më të njohur botërorë të kësaj industrie që konsiderohet pjesë e sigurisë kombëtare për të. Qoftë në ndërtimin e komplekseve të mëdha hoteliere, qoftë në emrat më prestigjozë botërorë të menaxhimit të resorteve të industrisë së mikpritjes.
Turizmi në Mal të Zi funksionon me një skemë perfekte të gjithë vitin, që mbushet edhe në periudhat jo shumë të përshtatshme për tu vizituar që janë vera e nxehtë dhe dimri me borë.
Vjeshta dhe pranvera kryesisht përdoret nga ekskursionet e fundjavës prej vendeve fqinje, ku klientët nga Shqipëria kanë pjesën e luanit.
Në mënyrë perfekte, strukturat fantastike të industrisë malazeze punojnë me operatorë turistikë nga Shqipëria, ku kanë krijuar një rrjet që merr e jep prej vitesh. Në pranverën e 2020, dy ditë pas heqjes së locdovvn-it të Covid 19-s së frikshëm, në Budva, pranë një structure të madhe me pronësi një gjigand spanjoll, parking i resortit ishte mbushur me makina me tarka shqiptare.
PĂ«r tĂ« parkuar vetĂ« nuk ja dilje dot, pĂ«r kĂ«tĂ« ishin djemtĂ« e shkathĂ«t tĂ« logjistikĂ«s qĂ« me shaka tregonin se âna ka pushtuar ShqipĂ«riaâ.
Kjo industry në vendin fqinj është kthyer në një mjeshtri që kanë përfituar të gjithë.
Në këto ditë për shembull, në rrjetet sociale të të gjitha partive politike malazeze, transmetohen pamje e mesazhe nga disa envente që këto forca politike i kryejnë në site të ndryshme turistike të vendit. Dikush pranë detit në Budva, dikush në malet e Dormitorit, dikush në Kotor, e shqiptarët natyrisht në Ulqin, apo në liqenin e Shasit.
Ish-presidenti mitik i vendit, Milo Gjukanoviç, së bashku me partinë e tij PDS, forcën kryesore të opozitës, kishin zgjedhur malësinë e Plavës për të zhvilluar samitin veror të partisë.
E gjitha kjo nuk është veçse një ansambël politik që bashkon të gjithë për të treguar se kush arrin të mbrojë apo të promovojë sa më shumë asetet turistike që vendi ka.
Atje nuk ka pasur asnjĂ«herĂ« âlojraâqĂ« ne i kemi parĂ« vitet e shkuara, ku nĂ« mĂ«nyrĂ« virale qĂ« shpĂ«rndahen masivisht ârastĂ«sishtâ fatura omĂ«letash 10 euro.
Në kulmin e sezonit, çmimet në rivjerën malazeze, janë më të larta se tek ne, natyrisht për disa arsye, por thelbin e zgjidh tregu, i ashtuquajturi balancim ndërmjet shërbimit që ofron dhe çmimit që paguan.
Megjithatë, atje nuk ka pasur asnjëherë bombardime të tilla, së paku në mediat e vendit, të cilat për çështje politike nuk janë fare të qeta. Debati edhe atje është shumë i ndezur e herë pas here i ashpër.
Ndërkaq, për të ardhur tek ne, këtë vit nuk kemi parë në rrjete faturat e ujit 12 euro apo të vezës 8 euro në rivjerën e Detit Jon në Shqipëri, apo batërdinë e shezlongëve.
Një vit më parë, Sali Berisha, kreu i opozitës, i ndjekur nga shumë përfaqësues të tjerë të saj, publikonin video se Golemi është bosh, Gjiri i Lalëzit Bosh, Saranda, Dhërmiu etj etj janë bosh. Madje edhe Blendi Fenvziu hyri në debat me Edi Ramën për Gjirin e Gramës. Ku njëri thoshte ishte bosh e tjetri të kundërtën.
Pse ndodh e gjithë ky debat absurd? Kush përfiton nga e gjitha kjo ofensivë ndaj industrisë së brishtë dhe ende të konsoliduar të turizmit në Shqipëri?
E cila, megjithë problemet ka mbi dy vite që sjell një fuqi reactive në të ardhura financiare, jo vetëm për arkën e shtetit, por për ekonominë e vendit. E kjo shikohet qartë në shifrat e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto që janë disafishuar.
Vjet pĂ«r shembull, Greqia ishte njĂ« nga pĂ«rfituesit e mĂ«dhenj tĂ« turistĂ«ve tĂ« KosovĂ«s. TĂ« cilĂ«t, falĂ« edhe liberalizimit tĂ« vizave me BE-nĂ«, kishin arsye reale pĂ«r tĂ« âthyer kufinjtĂ«â e shqiptarisĂ« apo Ballkanit. MegjithatĂ«, ky operacion i cili ishte mjaft masiv, ndodhi prej njĂ« organizimi perfekt tĂ« industrisĂ« sĂ« turizmit grek me operatorĂ«t e KosovĂ«s, vend tĂ« cilin Athina nuk e njeh si shtet.
Natyrisht Shqipëria nuk mund të konkurrojë një gjigand në këtë fushë si Greqia, por derisa industria e saj Lufton për çdo turist shqiptar, që nuk i thith vetëm në kulmin e sezonit, por edhe në ekskursionet massive pranverore e vjeshtore, tregon se kemi të bëjmë me një strategji të menduar e të mirëstrukturuar. Kompeticioni është një fenomen krejt normal në kapitalizëm.
NdĂ«rkaq, sivjet nuk kemi pasur videot e âqytetarit digjitalâ nĂ«pĂ«r çadrat e plazheve tona, apo me lojĂ«n idiote me fatura nga plazhet e bregut.
Ndodhi sulmi digjital në platformat vlerësuese të Google, të operatorëve turistikë nga më të njohurat në vend. Që janë edhe pjesa kryesore e akomodimit të turistëve nga bota.
Shqipëria nuk ka si Mali i Zi e Greqia një infrastruturë masive të strukturave akomoduese të mëdha e të organizuara.
Këto struktura edhe pse janë ndërtuar e po ndërtohen vazhdimisht, ende nuk jemi një vend që të zotërojmë sasi të madhe akomodimi. Sidomos në zonat më potenciale për fitime të mëdha siç është Rivjera e Jonit, apo Malet që ofrojnë gjithnjë e më shumë një tërheqje nga të huajt.
Shkodra sot, nga turizmi malor i studentëve çekë e polakë, është kthyer në një zonë e mbushur me të rinj nga SHBA, Australia, Gjermania, Zvicra, etj, pra nga shtete të zhvilluara, ku mundësia për të marrë më shumë para është edhe më e madhe.
Arsyet e sulmeve massive digjitale ndaj industrisë së turizmit, prej idhtarëve dhe pjestarëve të Revolucionit të Flamingove, mund të jetë thjesht se duan të godasin një prej sektorëve që mbron apo marketon më shumë Edi Rama. E për ta rrëzuar atë, sulmojnë industrinë që i ka sjellë sukses vendit dhe qeverisë.
Pasi qëllimi është i qartë, të ulin drastikisht të ardhurat e kësaj industrie, në mënyrë që të vijojnë pjesën e dytë të revolucionit në vjeshtë, kur bëhen llogaritë.
Por a humb vetëm qeveria në këtë rast? Natyrisht që jo, madje në një përplasje të fortë mund edhe të polarizojë që mbështetësit e saj të rreshtohen. Ndërkaq, industria që i siguron vendit gati 50% të ta ardhurave, turizmi me rrjetet e saj; shërbime dhe bujqësi, mund të bjerë në një gropë ku është e vështirë të ngrihet.
Në Mal të Zi, nëse dikush e bën këtë, qoftë në politike apo media, sipas të gjitha gjasave nuk do të mund të vijonte më punën kaq kollaj. Mjafton të ndiqen zhvillimet në vendin fqinj, për të parë se edhe pse debati politik është i zjarrtë, e ku ka më shumë se pesë popuj që jetojnë në zona të ndryshme, nuk ndodhin këto sulme të industrisë në vende të ndryshme. Hercegnovin e dominojnë Serbët, në Budva janë thuajse gjysëm për gjysëm, në pjesën tjetër të Bokës së Kotorit, biznesi malazez që shkon deri në Ulqin, ku në shumicë janë shqiptarët që zotërojnë e punojnë me këtë industri. E cila punon me telashet dhe probleme që i dëgjon vazhdimisht, por asnjëherë nuk ndodh kjo batërdi si tek ne.
Madje Ulqini Ă«shtĂ« shumĂ« i prekur nga devijimi i shqiptarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s me shumicĂ« nĂ« plazhet e ShqipĂ«risĂ«. Prej vitesh u ka hequr njĂ« klientelĂ«, nga e cila kanĂ« pĂ«rfituar shumĂ«. AsnjĂ«herĂ« nuk ka nga mediat e Ulqinit apo rrjetet sociale sulme apo akuza pĂ«r industrinĂ« shqiptare tĂ« Turizmit. Pasi e dijnĂ« mirĂ« se kjo Ă«shtĂ« njĂ« sjellje e rĂ«ndĂ« dhe qĂ« e kalon vijen e kuqeâŠ