Reading view

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

✇27.al
By: 27

Elseid Hysaj ishte një nga protagonistët e ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit, jo vetëm për paraqitjen në fushë, por edhe për incidentin që pasoi golin e skuadrës mike.

Pas përfundimit të takimit, mbrojtësi kuqezi foli për angazhimin e tij me fanellën e Kombëtares, duke theksuar se vazhdon të japë maksimumin sa herë që përfaqëson Shqipërinë.

“Kur luaj për Kombëtaren, objektivi im është të jap gjithçka në fushë deri në momentin që kam forcë. Kjo është mënyra ime e të vepruarit dhe kështu do të vazhdoj”, deklaroi Hysaj për DigitAlb.

Futbollisti komentoi edhe nisjen e epokës së re me trajnerin Rolando Maran, duke theksuar se skuadra ka nevojë për kohë për t’u përshtatur me idetë e reja taktike.

“Trajneri ka sjellë ide të reja dhe kemi punuar vetëm pak ditë së bashku. Ka një qasje më sulmuese dhe besoj se me kalimin e kohës do të përmirësohemi edhe më shumë”, u shpreh ai.

Duke u ndalur te përplasja me autorin e golit të Izraelit, Hysaj pranoi se reagimi i tij ishte emocional dhe kërkoi ndjesë për episodin.

“Nuk më pëlqen të jem pjesë e skenave të tilla. Por kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë, reagova në çast. Kërkoj falje, sepse janë situata që ndodhin në futboll. E rëndësishme është që gjithçka përfundoi pa pasoja”, tha mbrojtësi shqiptar.

Hysaj foli edhe për të ardhmen e tij në nivel klubesh, duke konfirmuar se aktualisht është pa kontratë dhe po shqyrton opsionet e mundshme për sezonin e ardhshëm.

“Jam në bisedime me menaxherin tim. Po vlerësojmë alternativat më të mira dhe në momentin e duhur do të merret një vendim për të ardhmen”, përfundoi ai.

  •  

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

✇27.al
By: 27

Rolando Maran e ka nisur keq aventurën e tij në krye të Kombëtares shqiptare, duke u mposhtur me rezultatin 0-1 nga Izraeli në “Arenën Kombëtare”.

Kombëtarja shqiptare e nisi ndeshjen në presing dhe në minutën e 10 shënoi rastin e parë për shënim me Anis Mehmetin, i cili mori një pasim nga Hysaj nga krahu i djathtë për të dërguar topin mbi traaversën izraelite.

Në minutën e 15’, Izraeli tentoi me Gloukh, gjuajtja e të cilit përfundoi jashtë. Tre minuta më vonë ishte Asllani që provoi me një gjuajtje nga jashtë, por edhe atij i mungoi saktësia. Kombëtarja shqiptare pati edhe shanse të tjera me Mehmetin dhe Hoxhën, por pa sukses, dhe pjesa e parë u mbyll me barazimin pa gola.

Pjesa e dytë nisi me një tentativë të Solomon të Izraelit, por edhe gjuajtja e tij përfundoi jashtë katërkëndit të portës. Për Kombëtaren u përgjigj Ramadani, gjuajtja e të cilit përfundoi mbi traaversë. Në minutën e 59’, Solomon iu afrua shumë golit për Izraelin, por Sherri e ndali gjuajtjen e tij, duke shpëtuar portën kuqezi.

Në minutën e 67’ ishte Kombëtarja që pati një shans të artë, teksa një pasim në qendër i Hoxhës për pak sa nuk e bëri mbrojtjen izraelite të shkaktojë autogol. Por në minutën e 73, Izraeli arriti të zhbllokojë rezultatin me golin e Gloukh, që erdhi pas një kundërsulmi, duke marrë avantazhin 1-0. Një gol që u shoqërua me momente tensioni mes autorit të golit dhe Hysajt, me futbollistët që u ndëshkuan të dy me karton të verdhë, ndërsa te Izraeli trajneri zëvendësoi menjëherë Gloukh.

Në minutën e 82’, Sherri u bë sërish shpëtimtar i portës kuqezi, teksa ndali një gjuajtje të Abed.

Tashmë ekipi kuqezi do të hedhë sytë nga miqësorja e të shtunës me Luksemburgun, aty ku Maran do të kërkojë fitoren e parë.

REZULTATI:

Shqipëri 0-1 Izrael

Gloukh 73′

73′ Gol Izraeli 0-1/ Gloukh lëviz në zonë dhe godet me të majtën, duke tundur rrjetën. (Video)

gijotina.com/

  •  

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

✇27.al
By: 27

Kryeministri Edi Rama foli sot në një intervistë për CNN International, ku u pyet për projektin në Zvërnec.

Gjatë fjalës së tij Rama u përplas edhe me gazetaren e cila e pyeste vazhdimishtë për projektin, ndërsa kryeministri thekson se nuk ka asnjë projekt dhe këto janë lajme të rreme.

Rama u shpreh se Shqipëria po sulmohet nga armiqtë dhe konkurrenca, ndërsa shtoi se familja e Donald Trump nuk ka asnjë lidhje me projektin në Zvërnec.

Pjesë nga intervista: 

Gazetarja: Më lejoni fillimisht të marr reagimin tuaj për protestat që kemi parë si në kryeqytetin Tiranë, ashtu edhe në qytetet bregdetare, lidhur me këtë zhvillim që lidhet me Jared Kushner. Si i përgjigjeni ju protestave dhe shqetësimeve të tyre?

Rama: Së pari, ju falënderoj që më jepni këtë mundësi, sepse duhet të them se është vërtet mbresëlënëse të ndiesh peshën e lajmeve të rreme që vijnë edhe nga media që, në sytë e mi, janë shumë të respektuara.

Dhe vetëm për të saktësuar, ju thatë protesta në të gjithë Shqipërinë. Kjo është e rreme. Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë. Ka një protestë në kryeqytet.

Ne jemi në një luftë hibride. Shqipëria është nën sulm nga armiq që i njohim shumë mirë. Është nën sulm nga konkurrenca shumë e fortë në pjesën tonë të Mesdheut. Është nën sulm nga mijëra e qindra mijëra profile të rreme (bots) që janë krijuar për të shkaktuar gjithë këtë stuhi.

Dhe sigurisht, në këtë protestë ka njerëz me qëllime të mira, të rinj që në përgjithësi janë të interesuar për mjedisin, por që janë keqinformuar në masë të madhe.

Nuk ekziston diçka e tillë si “ishulli i familjes Trump”. Nuk ekziston diçka e tillë si familja e presidentit amerikan që po merr nën kontroll zonat e mbrojtura me flamingo.

Edi Rama:

Dëgjoni, faleminderit që e shfaqët atë video, sepse ajo është pikërisht portreti i dikujt që është i keqinformuar ose pjesë e atyre që keqinformojnë. Sepse, para së gjithash, nuk ka asnjë projekt. Ai po flet për një projekt që nuk e ka parë askund tjetër përveçse në imazhe të rreme të krijuara dhe të shpërndara në rrjetet sociale në Shqipëri, sepse ne jemi në një luftë hibride.

Sa i përket projektit…

Gazetarja:

Pra, vetëm për ta sqaruar, projekti nuk do të vazhdojë?

Rama:

Përsëri, nuk ka ende një projekt. Nuk ka një projekt.

Gazetarja:

Dua t’ju dëgjoj, zoti Kryeministër, por po përpiqem të sqaroj…

Rama:

Doni të më dëgjoni apo doni vetëm të flisni?

Gazetarja:

Dua t’ju dëgjoj, por po përpiqem të sqaroj për shikuesit tanë. Ju po na akuzoni për lajme të rreme dhe po përpiqem të kuptoj nëse projekti vazhdon apo është ndalur. Sepse, sipas raportimeve të Politico, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit në Shqipëri ka nisur një hetim për këtë projekt. Si mund të vazhdojë projekti në këto kushte?

Rama:

Përsëri, ju nuk doni të dëgjoni. Është shumë e qartë për mua. Nuk po ju sulmoj. Po ju them të vërtetën. Dhe derisa të më tregoni projektin, duhet të më dëgjoni, sepse nuk ka projekt.

Për të krijuar këtë projekt, grupi që nuk përbëhet vetëm nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump, por edhe nga investitorë të tjerë shumë të respektuar, ka angazhuar pesë nga arkitektët më të mirë në botë sot:

Kengo Kuma nga Japonia, Bjarke Ingels nga Danimarka, Emre Arolat nga Turqia, K-Studio nga Greqia, Jean Nouvel nga Franca.

Këta po punojnë së bashku me inxhinierë të nivelit më të lartë për mjedisin dhe specialistë të ndikimit social. Ndërkohë është angazhuar edhe një nga kompanitë më të mëdha konsulente për vlerësimin e ndikimit mjedisor.

Sepse sfida nuk është të ndërtohet një qytet. Sfida nuk është të derdhet beton mbi kokat e flamingove. Sfida është të provohet se zhvillimi dhe natyra jo vetëm që mund të bashkëjetojnë, por se natyra dhe zhvillimi kanë nevojë për njëra-tjetrën.

Njerëzit meritojnë të jetojnë në një lloj tjetër mjedisi, ku mund ta shijojnë natyrën dhe njëkohësisht t’i tregojnë respekt.

Pra, projekti ende nuk ekziston. Vlerësimi i ndikimit mjedisor është ende duke u kryer. E kuptoni?

Dhe më lini të përfundoj.

Gazetarja:

Po ju dëgjoj, zoti Kryeministër.

Rama:

Më lini të përfundoj, sepse ju përmendët Politico dhe thatë se ka një hetim antikorrupsion. Ky është lajm i rremë. Hetimi ka të bëjë me një nga pronarët e tokës. Është tokë private dhe një nga pronarët e ka shitur pronën, e cila është blerë përmes transaksioneve bankare krejtësisht transparente.

Hetimi është për atë çështje. Nuk është për investimin. Nuk është për projektin. Nuk është për Kushnerin. Nuk është për Trumpin. Nuk është për asgjë nga ato që po hidhen në këtë përzierje për të krijuar lajmin sensacional se Shqipëria është një vend ku po vrasim flamingot.

gijotina.com/

The post Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK… appeared first on 27.

  •  

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

✇27.al
By: 27

Ndërsa protestuesit ishin mbledhur në shesh kundër resortit në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale 2 projekte të realizuara në shtete të tjera nga vëllezërit nga Katari, Moutaz dhe Ramez Al-Khayyat, që do të realizojnë investimin për ndërtimin e resortit në Zvërnec të Vlorës (të cilët rezultojnë edhe blerësit e truallit privat).

Krahas pamjeve të publikuara, Rama ka shkruar ‘kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata që sot janë blerësit legjitimë të truallit privat në Zvërnec’, duke iu referuar 2 vëllezërve nga Katari.

Teksa tha se investimi në Zvërnec ka ‘tronditur armiq të Shqipërisë Europiane, konkurentë të Shqipërisë Turistike, shqiptarë të verbër që po përdoren si vegla qorre kundër Shqipërisë, po edhe shqiptarë të ndershëm e të ndjeshëm ndaj mjedisit’, Rama ftoi qytetarët të shikojnë investimet e bëra nga konglomerati global ‘Poëer Holding’, bashkëpronar të të cilit janë edhe 2 vëllezërit nga Katari, për të kuptuar sipas tij, sa ‘respekt për natyrën’ kanë ata gjatë punës së tyre.

Lidhur me protestat që kundërshtojnë investimin në Zvërnec (edhe sot qytetarët u mblodhën për të protestuar), kryeministri Rama tha se shqiptarët e ‘ndjeshëm ndaj mjedisit’ fatkeqësisht janë ‘manipuluar nga lufta hibride që po zhvillohet egërsisht’ në rrjetet sociale nga ata që kryeministri i cilësoi si armiq të vendit tonë.

‘Albania Land Development’ është kompania që pritet të realizojë investimin për ndërtimin e resortit në Zvërnec. Kjo kompani është blerë nga dy vëllezërit e njohur nga Katari, Moutaz dhe Ramez Al-Khayyat, dhe në bashkëpunim me Jared Kushner-in, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, synojnë një investim gjigant prej 4 miliard dollarësh për ndërtimin e një resorti luksoz në Zvërnec.

Reagimi i Ramës:

NUK SHEH SYRI SHEH MENDJA

Dy projekte të realizuara tanimë nga fiks bashkëinvestitorët e projektit që ka tronditur armiq të Shqipërisë Europiane, konkurentë të Shqipërisë Turistike, shqiptarë të verbër që po përdoren si vegla qorre kundër Shqipërisë, po edhe shqiptarë të ndershëm e të ndjeshëm ndaj mjedisit…

Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata që sot janë blerësit legjitimë të truallit privat në Zvërnec, dy vëllezërit e famshëm nga Katari që e kanë paguar me transaksione bankare të çertifikuara nga institucionet shqiptare e ndërkombëtare, si edhe bashkëpronarë të konglomeratit global Poëer Holding, një fuqi e madhe sipërmarrëse jo vetëm në Lindjen e Mesme, po edhe më gjerë.

Kush do të njihet me aktivitetin e tyre dhe të mësojë më shumë edhe për dy zhvillimet e bukura të postuara këtu, le të klikojë poëerholding.com ndërsa kush nuk do të dëgjojë e të kuptojë, do duhet të presë si ata që ishin kundër stadiumit kombëtar, e pastaj panë finalen europiane në Tiranë duke bërë selfije me stadiumin.

gijotina.com/

  •  

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

✇27.al
By: 27

“Rama ik” dhe thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit kanë jehuar në protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ku qindra qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur për të kundërshtuar investimin që po shkakton debate të forta publike.

Gjatë tubimit, një protestuese iu drejtua turmës me një apel për të ruajtur qetësinë, duke pretenduar se mes pjesëmarrësve ka persona që synojnë të provokojnë incidente dhe të dëmtojnë protestën.

“Ju lutemi të gjithëve mos bini pre e provokimeve. Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë. Duan të sabotojnë këtë bashkim madhështor të shqiptarëve. E arritëm qëllimin, erdhëm para Kryeministrit. Kërkojmë dorëheqjen. Ne nuk jemi të dhunshëm si kjo qeveri dhe oligarkët”, deklaroi ajo.

Fjalimi i saj u shoqërua me duartrokitje dhe brohoritje nga protestuesit, të cilët vijuan të kërkojnë ndalimin e projektit në Zvërnec. Në protestë nuk munguan as thirrjet “Rama ik”, ndërsa pjesëmarrësit theksuan se kundërshtimi i tyre do të vazhdojë përmes formave paqësore të reagimit qytetar.

Poshtë zyrës së Edi Ramës nuk munguan thirrjet kundër qeverisë, por edhe ndaj opozitës.

Mes sloganëve, dëgjoheshin thirrje si “Opozitë e shitur” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”, duke shprehur pakënaqësi ndaj të gjithë klasës politike.

Protesta kundër ndërtimit në Zvërnec po zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, ndërsa kundërshtarët e projektit kërkojnë anulimin e tij, duke argumentuar se prek një zonë me vlera të veçanta natyrore dhe mjedisore.

gijotina.com/

  •  

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

✇27.al
By: 27

Qytetarët kanë çarë kordonin e policisë të vendosur përpara Kryeministrisë.

Gjithashtu përplasja ka agravuar më vonë, me policinë që ka hedhur ujë për të shpërndarë turmën. Edhe pas përpjekjeve të forcave policore për të ndaluar marshimin, protestuesit kanë arritur para Kryeministrisë.

 

gijotina.com/

  •  

“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

✇27.al
By: 27

Protestuesit kanë çarë kordonin metalik, ndersa policia u kundërpërgjigj me ujë. Sakaq, turma e qytetarëve nuk u ndal dhe u vendos te Kryeministria. Teksa policia vendosi gardh metalik në bulevard, qytetarë suluan dhe kapercyen gardhin.

Ndërkohë disa protestues të ngelur në anën tjetër të urës së Lanës, tentuan të bashkohen me turmën.

Ditën e djeshme u mbajt tubimi i tretë, ku bulevardi “Dëshmorët e Kombit” u mbush nga qytetarë që për tre orë me radhë, nga ora 18:00 në orën 21:00 lëshuan thirrje kundër qeverisë si dhe shpalosën një sërë kërkesash. Parrullat ishin të drejtuara kundër të dy anëve të politikës, ku nuk munguan thirrjet “Rama burg, Berisha burg”.

gijotina.com/

  •  

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

✇27.al
By: 27

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme në fshatin Grabovë të Permetit, ku dy persona mbetën të dëmtuar për shkak të shpërthimit të një mjeti, që dyshohet të jetë një bombë e vjetër.

Ervis Bregu, 38-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë pas shpërthimit të një lënde plasëse në fshatin Grabovë të Përmetit, ka mbërritur me helikopter në Tiranë për trajtim më të avancuar mjekësor.

Burime nga spitali i Traumës thonë se ai ka marr plagë në gjymtyrë, kryesishtë te krahët dhe në bark, ç’ka e rëndon më shumë gjendjen e tij. 38-vjeçari po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, ndërkohë që të njëjtat burime thonë se pritet të mbërrijë tek Trauma me autoambulancë edhe 50 vjeçari, Mustafa Koçi, i cili po ashtu mbeti i plagosur nga lënda plasëse.

Arma dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore. Koço Zyba, 68 vjeç, është pronari i shtëpisë.

“Rreth orës 13:00, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Përmetit shtetasit E. B., 38 vjeç, dhe M. K., 53 vjeç, të dy banues në Përmet.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ata janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të mbetur nga periudha të mëparshme (dyshohet bombë e vjetër), gjatë kryerjes së punimeve në murin e një banese të vjetër në fshatin Grabovë, Përmet.

Të dëmtuarit janë transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

gijotina.com/

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme në fshatin Grabovë të Permetit, ku dy persona mbetën të dëmtuar për shkak të shpërthimit të një mjeti, që dyshohet të jetë një bombë e vjetër.

Ervis Bregu, 38-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë pas shpërthimit të një lënde plasëse në fshatin Grabovë të Përmetit, ka mbërritur me helikopter në Tiranë për trajtim më të avancuar mjekësor.

Burime nga spitali i Traumës thonë se ai ka marr plagë në gjymtyrë, kryesishtë te krahët dhe në bark, ç’ka e rëndon më shumë gjendjen e tij. 38-vjeçari po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, ndërkohë që të njëjtat burime thonë se pritet të mbërrijë tek Trauma me autoambulancë edhe 50 vjeçari, Mustafa Koçi, i cili po ashtu mbeti i plagosur nga lënda plasëse.

Arma dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore. Koço Zyba, 68 vjeç, është pronari i shtëpisë.

“Rreth orës 13:00, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Përmetit shtetasit E. B., 38 vjeç, dhe M. K., 53 vjeç, të dy banues në Përmet.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ata janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të mbetur nga periudha të mëparshme (dyshohet bombë e vjetër), gjatë kryerjes së punimeve në murin e një banese të vjetër në fshatin Grabovë, Përmet.

Të dëmtuarit janë transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

gijotina.com/

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme në fshatin Grabovë të Permetit, ku dy persona mbetën të dëmtuar për shkak të shpërthimit të një mjeti, që dyshohet të jetë një bombë e vjetër.

Ervis Bregu, 38-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë pas shpërthimit të një lënde plasëse në fshatin Grabovë të Përmetit, ka mbërritur me helikopter në Tiranë për trajtim më të avancuar mjekësor.

Burime nga spitali i Traumës thonë se ai ka marr plagë në gjymtyrë, kryesishtë te krahët dhe në bark, ç’ka e rëndon më shumë gjendjen e tij. 38-vjeçari po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, ndërkohë që të njëjtat burime thonë se pritet të mbërrijë tek Trauma me autoambulancë edhe 50 vjeçari, Mustafa Koçi, i cili po ashtu mbeti i plagosur nga lënda plasëse.

Arma dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore. Koço Zyba, 68 vjeç, është pronari i shtëpisë.

“Rreth orës 13:00, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Përmetit shtetasit E. B., 38 vjeç, dhe M. K., 53 vjeç, të dy banues në Përmet.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ata janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të mbetur nga periudha të mëparshme (dyshohet bombë e vjetër), gjatë kryerjes së punimeve në murin e një banese të vjetër në fshatin Grabovë, Përmet.

Të dëmtuarit janë transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

gijotina.com/

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme në fshatin Grabovë të Permetit, ku dy persona mbetën të dëmtuar për shkak të shpërthimit të një mjeti, që dyshohet të jetë një bombë e vjetër.

Ervis Bregu, 38-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë pas shpërthimit të një lënde plasëse në fshatin Grabovë të Përmetit, ka mbërritur me helikopter në Tiranë për trajtim më të avancuar mjekësor.

Burime nga spitali i Traumës thonë se ai ka marr plagë në gjymtyrë, kryesishtë te krahët dhe në bark, ç’ka e rëndon më shumë gjendjen e tij. 38-vjeçari po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, ndërkohë që të njëjtat burime thonë se pritet të mbërrijë tek Trauma me autoambulancë edhe 50 vjeçari, Mustafa Koçi, i cili po ashtu mbeti i plagosur nga lënda plasëse.

Arma dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore. Koço Zyba, 68 vjeç, është pronari i shtëpisë.

“Rreth orës 13:00, janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Përmetit shtetasit E. B., 38 vjeç, dhe M. K., 53 vjeç, të dy banues në Përmet.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ata janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të mbetur nga periudha të mëparshme (dyshohet bombë e vjetër), gjatë kryerjes së punimeve në murin e një banese të vjetër në fshatin Grabovë, Përmet.

Të dëmtuarit janë transportuar për mjekim të specializuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

gijotina.com/

  •  

Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

✇27.al
By: 27

Përpjekjet për një marrëveshje të mundshme paqeje mes SHBA dhe Irani po përballen me një seri pengesash të lidhura me zhvillimet në Lindjen e Mesme, ku roli i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu po shihet si faktor kyç në dinamikën e negociatave.

Sipas analizave politike, operacionet ushtarake të Izraelit në Libani dhe tensionet me Hezbollahun kanë ndikuar drejtpërdrejt në klimën e bisedimeve, veçanërisht në diskutimet që lidhen me Ngushticën e Hormuzit, një arterie strategjike për tregtinë globale të naftës.

Raportohet se rritja e tensioneve ka sjellë edhe përplasje politike mes aleatëve, përfshirë ish-presidentin amerikan Donald Trump dhe Netanyahun, me diskutime të brendshme që kanë nxjerrë në pah mospajtime mbi mënyrën e menaxhimit të krizave në rajon.

Në qendër të situatës është edhe presioni i brendshëm politik ndaj Netanyahut, i cili përballet me zgjedhje të mundshme të parakohshme dhe një rënie të mbështetjes publike, ndërsa konfliktet në Gaza, Liban dhe tensionet me Iranin vazhdojnë.

Ekspertët vlerësojnë se çdo marrëveshje e mundshme SHBA–Iran mund të varet jo vetëm nga negociatat direkte, por edhe nga zhvillimet ushtarake në terren dhe qëndrimi i Izraelit, i cili mbetet një nga aktorët më me ndikim në rajon.

Ndërkohë, Irani ka sinjalizuar se mund të pezullojë bisedimet nëse përshkallëzimi i konfliktit vazhdon, duke rritur pasigurinë për një marrëveshje të afërt. Situata mbetet e paqëndrueshme, ndërsa diplomacia dhe operacionet ushtarake po ecin paralelisht, duke e bërë çdo progres drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme gjithnjë e më të vështirë.

  •  

BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

✇27.al
By: 27

Më 11 qershor pritet të nisë dhe ngjarja më e rëndësishme e globit, Kupa e Botës 2026.

Plot 48 skuadra pjesëmarrëse do të garojnë me njëra-tjetrën për të fituar trofeun, teksa ky edicion premton shumë risi dhe rregulla të reja.

FIFA ka njoftuar këto ndryshime, të cilat pritet të hyjnë menjëherë në fuqi që në ndeshjen hapëse të këtij turneu.

RISITË:

1.   Rivëniet këndore, jo më shumë se 5 sekonda. Nëse ndodhin vonesa, topi i kalon kundërshtarit.

2.   Nëse vonon nisjen e topit nga porta, automatikisht kundërshtari shpërblehet me një rivënie këndore.

3.   Koha e limituar për zëvendësimet. Vetëm 10 sekonda është afati për të dalë nga fusha e lojës. Në të kundërt, ekipi do t’i duhet të luajë me një lojtar më pak për të paktën 1 minutë.

4.   Trajtimi mjekësor jashtë fushës. Lojtarët që do të marrin ndihmën mjekësore duhet të qëndrojnë jashtë fushës për të paktën 60 sekonda.

5.   Kush mbulon gojën teksa flet, ndëshkohet menjëherë me kartonin e verdhë.

6.   Goditjet nga këndi mund të rishihen me VAR. Nëse ka parregullsi do të kontrollohet në mënyrën më të shpejtë dhe efikase të mundshme.

7.   Kartoni i dytë i verdhë mund të vlerësohet.

 

  •  

‘Topi nuk do të rrotullohet’/ Mësuesit grevistë të Meksikës kërcënojnë të prishin Kupën e Botës –

✇27.al
By: 27

Tashmë në grevë, mësuesit shkaktuan kaos të martën në qendër të Meksikos, disa ditë para se qyteti të presë ndeshjen e parë të Kupës së Botës, me protestuesit që rrëzuan manekinët gjigantë të lojtarëve të futbollit, duke u grisur rrobat dhe duke u vënë flakën në rrugën kryesore Paseo de la Reforma të qytetit.

Ata gjithashtu i vunë flakën topave të futbollit dhe bllokuan rrugët kryesore në të gjithë kryeqytetin.

Mësuesit, të lidhur me sindikatën CNTE, po bëjnë thirrje për rritje të pagave dhe përmbysjen e ligjeve të pensioneve. Ata kanë kërcënuar të protestojnë gjatë Kupës së Botës, nëse nuk arrihet një zgjidhje.

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ishte planifikuar të takohej me një zyrtar të lartë spanjoll të martën, por meqenëse mësuesit bllokuan hyrjen në Zócalo dhe Pallatin Kombëtar, takimi duhej të zhvillohej në Zoom, raportoi La Jornada.

Kaosi vjen një ditë pasi mësuesit grevistë u qëlluan me gaz lotsjellës dhe thuhet se u qëlluan me plumba gome nga policia, ndërsa ata marshonin drejt sheshit historik Zócalo të Qytetit të Meksikës, vetëm disa ditë para se sheshi të presë “Fan Fest”-in e Kupës së Botës 2026.

Pesë protestues u plagosën në përleshje, përfshirë një mësues që humbi njërin sy, sipas udhëheqjes së sindikatës. Autoritetet e Qytetit të Meksikës kanë mohuar përdorimin e plumbave të gomës ose gazit lotsjellës.

Të martën, protestuesit u mblodhën jashtë ministrisë së Brendshme për të denoncuar dhunën, duke brohoritur “Nëse nuk ka zgjidhje, nuk do të ketë sukses”, duke iu referuar Kupës së Botës që do të zhvillohet së shpejti. Ata gjithashtu kritikuan autoritetet për bllokimin e aksesit në Zócalo.

“Kjo tregon se hapësirat e njerëzve mund të privatizohen sipas tekave dhe në dobi të korporatave të mëdha që qëndrojnë pas kësaj Kupe Bote, duke minimizuar luftën për të drejtat e punëtorëve”, tha Filiberto Frausto, një nga udhëheqësit e sindikatave.

Dhuna në Mexico City vjen pas përleshjeve të ngjashme midis mësuesve protestues dhe policisë në qytetin e Oaxacas muajin e kaluar.

Autoritetet meksikane këmbëngulin se po përparojnë drejt një marrëveshjeje me mësuesit. “Përmes dialogut, ne do të përpiqemi të adresojmë problemet që janë të realizueshme për t’u adresuar”, tha Sheinbaum të hënën. “Ka disa kërkesa që buxheti nuk na lejon t’i përmbushim plotësisht, por ka disa që mundemi; kështu që po i adresojmë ato.”

Por mësuesit nuk janë të bindur.

“E tëra çfarë ka bërë qeveria është të mbajë takime për dialog, por nuk ka përparim”, tha për Guardian Sergio Cruz, një nga mësuesit protestues. “Ne po kërkojmë drejtësi.”

Protestat kanë shkaktuar zemërim dhe frikë midis pronarëve të bizneseve në dhe përreth qendrës historike të Meksikës, të cilët shpresonin për një nxitje ekonomike nga Kupa e Botës.

«Të gjitha bizneset përreth sheshit kryesor thoshin se do të ishte shumë mirë, se do të vinin shumë njerëz, shumë turistë», tha Gerardo López Becerra, kreu i grupit të biznesit Concomercio. «Por me këto tenda të vendosura në pjesë të ndryshme të qendrës historike, kjo po ndikon shumë biznese».

Becerra tha se deri në 10,000 biznese mund të preken nga protestat e vazhdueshme.

Por mësuesit janë zotuar të vazhdojnë marshimin derisa të arrihet një zgjidhje, edhe nëse kjo do të thotë të organizojnë protesta gjatë Kupës së Botës.

«Protestat do të vazhdojnë», tha Cruz. «Është një moment që bota të dijë se çfarë lloj qeverie kemi».

  •  

Ata që qajnë për Sazanin janë grup hipokritësh! –

✇27.al
By: 27

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar debatet e fundit që kanë shoqëruar projektet e investimeve të propozuara për ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit.

Në deklaratën e tij, Berisha hodhi poshtë kritikat ndaj projektit, duke i kkonsideruar krikët si një grup hipokritësh.

“Ata që qajnë elegjinë e Sazanit janë një grup hipokritësh. Të derdhin lot sa të duan, se jam marrë direkt, edhe Fatos Nano është marrë. Ua kemi ofruar investitorëve dhe nuk është investim i thjeshtë,” u shpreh lideri i demokratëve.

Berisha argumentoi se ideja për tërheqjen e investitorëve në Sazan nuk është e re dhe se përpjekje në këtë drejtim janë bërë prej vitesh nga drejtues të ndryshëm politikë. Sipas tij, projektet e parashikuara kanë karakter strategjik dhe nuk mund të konsiderohen investime të zakonshme.

Duke folur për shqetësimet që lidhen me ndikimin në mjedis, ai theksoi se zhvillimi i projekteve nuk do të dëmtojë vlerat natyrore të zonës. Kreu i PD-së bëri gjithashtu dallimin mes statusit të Sazanit dhe Zvërnecit, duke nënvizuar karakteristikat specifike të secilës zonë.

Sipas Berishës, vlera më e veçantë e Sazanit nuk lidhet me vijën bregdetare apo hapësirën detare, por me bimësinë e rrallë që është zhvilluar në kushte të veçanta natyrore dhe që, sipas tij, do të mbetet e mbrojtur.

Ai shtoi se situata në Zvërnec është e ndryshme, pasi bëhet fjalë për një zonë me prona private dhe me traditë banimi ndër breza.

Në fund të deklaratës, Berisha ritheksoi se Partia Demokratike mbështet investimet e huaja, por duke vendosur si kusht respektimin e standardeve mjedisore.

“Ne mbështetëm investimin e huaj, por ne jemi parti që qëndrojmë plotësisht për respektimin e mjedisit,” përfundoi Berisha.

  •  

S’kam kërkuar të flas me të kurdisur dhe të çartur –

✇27.al
By: 27

Kryeminstri Edi Rama është pyetur ditën e sotme për një nga kërkesat e protestuesve, të cilët i kërkojnë dorëheqjen pas ngjarjeve në Zvërnec.

Sipas Ramës, kjo kërkesë nga protestuesit është diçka e vjetër dhe nuk ofroi një dorëheqje siç propozoi disa ditë më parë.

Ai i cilësoi jo vetëm manipulatorë protestuesit dhe ata që i udhëhiqnin, por edhe “ronxho-bonxho” (sharlatanë, të paaftë dhe inkopetentë) të një filmi që është parë dhe ka të njëjtin fund.

“T’i referohen arkivit të gjatë të këtij filmi të vjetër, sepse tanimë këtu nuk ka asgjë të re. Unë nuk kam kërkuar të bisedoj me asnjë nga ata që për mua janë të kurdisur dhe të çartur. Kam kërkuar të bisedoj me ata që kanë votuar për mua, disa prej të cilëve edhe më kanë shkruar.

Ai film duhet t’u tregoj të gjithëve që asgjë nuk më lëviz mua nga “istikami” ku më kanë vendosur shqiptarët. Unë përfaqësoj vullnetin e të paktën 800 mijë shqiptarëve dhe kam një kontratë me ta…

Kush flet në emër të ndjenjave të vërteta për mjedisin, është i mirëseardhur të bisedojë. Ata që vijnë me librin e shtëpisë sime poshtë dritares këtu dhe të PS dhe ulërinin si çakejtë e Agimit të Artë, Zoti i faltë se nuk janë fare subjekt për mua”, tha Rama.

 

  •  

Shpërthen lënda plasëse në fshatin Grabovë të Përmetit! Plagosen rëndë dy persona, njëri ka mbetur i gjymtuar –

✇27.al
By: 27

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në fshatin Grabovë të Bashkisë Përmet, ku dy persona dyshohet se kanë rënë në kontakt me një lëndë plasëse.

Sipas informacioneve paraprake, ata janë dëmtuar pas shpërthimit të lëndës që dyshohet të ketë qenë bombë.

Për pasojë, një prej tyre, Ervis Bregu ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Gjirokastrës në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, personi tjetër ka marrë dëmtime në pjesën e poshtme të dorës.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja. Në vendngjarje kanë mbërritur grupet policore, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

  •  

Përfundon në GJKKO seanca për Erion Braçen, deputeti shpallet i pafajshëm –

✇27.al
By: 27

GJKKO ka marrë vendimin për procesin me palë nën akuzë deputeti Erion Brace dhe i dëmtuar Anduel Çekrezi, për një çështje gjyqësore që lidhet me shpifjen, pas deklaratave publike dhe postimeve në rrjetet sociale të deputetit lidhur me një konflikt pronësie në zonën e Imshtës, në Lushnjë.

GJKKO ka shpallur të pafajshëm deputetin socialist, Erion Braçe.

I pranishëm ishte prokurori i çështjes Ols Dado, teksa gjykata e posaçme pranoi kërkesën e Top Channel për ta ndjekur seancën me kamera.

“Ky proces gjyqësor nuk ka lindur si debat politik. Viktima nuk paraqitet si figurë publike por si një qytetar qe kërkon të ushtrojë të drejtat e tij. Në një shoqëri demokratike si kjo e jona, qytetari duhet të mbrohet dhe kur prirja është që deklarimet e një deputeti mbështeten në fakte të provuara. Zoti Anduel Çekrezi dhe vëllai i tij disponojnë tituj të plotë pronësie, të lëshuar nga institucionet shqiptare dhe të pagoditura në gjykatë. I akuzuari deklaron se IMSH ka dalë pronari, se pronarët marrin tokën e lumit dhe kjo është një akuzë diskriminuese. Krijohet narrativa se Çekrezi nuk është pronar por përfitues i pronës publike. Deklarimi rezulton i pavërtetë“, tha avokati i Anduel Cekrezit.

Gjatë seancës avokati i Çekrezit kërkoi nga gjykata deklarimin fajtor të Erion Braçes.

Pjesë nga diskutimet në seancën gjyqësore: 

Çekrezi: Sot nuk dua të ndalem tek argumentet juridike, por dua të flas si qytetar. Kam ardhur në Tiranë 14 vjeç, nuk kam patur asnjë përfitim nga pasurie publike apo privilegji shtetëror. Për mua kjo çështje s’ka qenë kurrë një çështje për pronën, jam denigruar nga një funksionar i lartë qe ka mbajtur detyrën deri zv. kryeministër. Ligji mbron reputacionin e qytetarit. Gjatë viteve kam ndërtuar marrëdhënie institucionale brenda dhe jashtë vendit. Për këtë arsye kur që qytetar denigrohet, dëmi prek gjithçka që qytetari e ka ndërtuar me mund dhe djersë. Për këtë pronë janë kryer qindra verifikime. Ajo që më ka bërë përshtypje nuk ishte diskutimi mbi të drejtën e pronësisë, por na u sugjerua të hiqnim dorë. A ka të drejtë një pushtetar të orientojë politika investimi e më pas të etiketojë? Kuptova që problemi nuk ishte toka që kisha blerë. Unë frikë nuk kam, dhe mesazhi i qartë që duhet të dalë nga kjo gjykatë është se shpifja nuk mund të përdoret për të nënshtruar.

Braçe: Shumë faleminderit qe më lejoni që këtë çështje ta zgjidh në rrugë gjyqësore. Faleminderit që erdhi momenti që këtë çështje ta diskutojmë këtu në gjykatë. Në vendin tonë mund të flasësh të flasësh dhe ke përpara zyrtarë që nuk përmbushin ligjin, edhe kur ti i thua qe ka një ligj në fuqi ata përsëri thonë nuk e njoh atë ligj. Kështu që kjo është një mundësi shumë e mirë. Se thelbi i padisë qe është kryer ndaj meje në cilësinë e deputetit, por synon të legjitimojë arë pronën atje dhe qe synon ti mbyllë gojën një deputeti të republikës.

  •  

Izraeli zbulon prapaskenat e skandalit! Si e kërcënoi Netanyahu–Ramën për emërimin e Konsulles –

✇27.al
By: 27

Në vitin 2023, Edi Rama ishte i ulur në oborrin e një banesë private në Nev Yarak, diku në Izraelin Qëndror, duke soditur sipërfaqen e madhe të vreshtit dhe kantinës së verës Sanilevich.

Banesa dhe kantina e verës ngjitur me të, ishin pronë e Sani Sanileviçh, një mik shumë i ngushtë i Edi Ramës.

Shpërthen skandali në Izrael/ Edi Rama u kërcënua nga
Saniel Sanilevich, konsull i Shqiperise ne Izrael

Kryeministri shqiptar gjendej në Izrael në një vizitë private, totalisht të panjoftuar. Por teksa dy miqtë e ngushtë, Rama dhe Sanilevich, po bisedonin nën shoqërinë e një gote vere, papritur biseda ndërpritet nga zilja e telefonit të kryeministrit shqiptar.

“Dëgjova se je në Izrael. Eja të më takosh urgjentisht në zyrën time,” foli zëri në anën tjetër të telefonit. Ishte as më shumë dhe as më pak, por Benjamin Netanyahu.

Episodi është zbuluar nga një investigim në televizionin izraelit UVDA, i cili ka publikuar përgjimet e Sanilevich rreth skandalit për emërimin e konsullit shqiptar në Izrael, që u shndërrua në një konflikt të ashpër mes dy vendeve, deri edhe në kërcënime.

Benjamin Netanyahu kërkonte që të zëvendësonte Sanilevichin me një mikeshë të gruas së tij, Sara Netanyahu, e quajtur Nicole Raidman.

(VIDEO-n mund ta shikoni KËTU!)

Amerikanët

Në maj 2023, u njoftua lajmi për emërimin e Raidman si konsulle nderi e Shqipërisë në Izrael. Sipas Snilevitz: “Ata miratuan emërimin e saj, caktuan një ceremoni për dy javë… Amerikanët e panë, kushdo që e pa, kontaktoi kryeministrin shqiptar, i tha: ‘Dëgjo, nuk mund ta emërosh si konsull… Mos e emëro si konsull.’

Shpërthen skandali në Izrael/ Edi Rama u kërcënua nga

Arsyeja, me sa duket, është Michael Chernoy, ish-bashkëshorti i Raidman, i cili më parë ishte përfshirë në një sërë hetimesh në të gjithë globin – dhe amerikanët po u përcjellin mesazhin shqiptarëve se ish-partnerja e Chernoy nuk do të jetë në gjendje të shërbejë si konsullja e tyre e nderit në Izrael.

“Ata e anuluan emërimin e saj, ajo ishte shumë e zemëruar”, thotë Sanilevich. Por pjesa e mahnitshme e historisë zhvillohet në Zyrën e Kryeministrit, dhe Sanilevich dëgjon për këtë nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama, një mik i ngushtë i tij.

“Jemi ulur në shtëpinë time në vresht… Ai merr një telefonatë nga Bibi, i befasuar që Bibi e dinte se ishte në Izrael, ishte një vizitë sekrete kaq ‘nën radar’, ‘Dëgjova se je në Izrael, duhet të takohemi. “Eja urgjentisht tek unë në Zyrën e Kryeministrit.”

Kryeministri shqiptar hipën në makinë dhe niset për në Jerusalem për një takim me Netanyahun. “Ai kthehet pas disa orësh,” thotë Sanilevich, “Edi është i shokuar, i them ‘Çfarë ndodhi?’

Ai më tregoi menjëherë se çfarë kishin biseduar, sa shumë foli Bibi për zgjuarsinë e Sarës dhe të gjitha këto… Në fund të bisedës ai (Netanyahu) më thotë ‘Duhet ta emërosh Nicole si konsull’… Ai (Edi) i thotë atij ‘Dëgjo… Nuk mund t’ua bëj këtë amerikanëve’, kështu që Bibi i thotë atij ‘A po më lejon të flas unë me amerikanët?’, kështu që Edi i tha atij ‘Fol… Cili është problemi?’”

Të nesërmen, sipas kësaj dëshmie, Netanyahu ende po merret me këtë emërim dhe vazhdon të bëjë presion. Sanilevich: “Jemi ulur në një restorant në Tel Aviv dhe ai (Kryeministri shqiptar) merr një telefonatë nga Bibi dhe e vendos në altoparlant… E dëgjoj Bibin duke folur me Edin, kështu që ai i thotë: ‘Z. Kryeministër, më pëlqeu biseda jonë dje (…) ‘Kontrollova me amerikanët, gjithçka është në rregull, mund të ecni përpara’ dhe ia mbyll telefonin.”

Biseda me Netanyahun mbaron dhe kryeministri shqiptar i lejon vetes të shfryhet. Sanilevich: “Edi thotë… ‘Çfarë është ‘a mund të ecni përpara?’ Çfarë është ‘Kontrollova me amerikanët?’ Çfarë është ai që më jep urdhra, sikur të isha një vartës i tiji… Unë nuk po e emëroj atë.’”

“Shqiptarët u ofenduan shumë”

Zyra e Netanyahut ishte e tërbuar për anulimin e emërimit, por një nga njerëzit pranë Netanyahut i lejoi vetes, me sa duket, të shkonte edhe më tej.

Snilevic: “Dhjetë ditë më vonë jam në Shqipëri. Edi më pyet: ‘Më thuaj, kush është ky Topaz Luk?’ Unë i them: ‘Çfarë ndodhi?’ Ai më tregon telefonin e tij – ai ka mesazhe urrejtjeje në whatsApp nga Topaz Luk, i cili i thotë: ‘Nëse nuk e emëron Nicole Raidman si konsulle, marrëdhëniet midis vendeve kanë mbaruar’… Nuk do të ketë marrëdhënie, nuk e kupton se ku do të çojë kjo…”

Shpërthen skandali në Izrael/ Edi Rama u kërcënua nga
Topaz Luk, zedhenesi i Netanyahut

Por nuk mbaron këtu: Në fillim të shtatorit 2023, Ministri i Jashtëm Eli Cohen do të shkojë për një vizitë shtetërore në Shqipëri. Një njoftim zyrtar është bërë tashmë, dhe pastaj, udhëtimi u anulua papritur.

Sanilevitz: “Unë isha tashmë në Shqipëri me delegacionin ekonomik, në mbrëmjen e vizitës Eli Cohen, por ai e anulon vizitën… Ata i thanë: ‘Askush nuk shkon atje, askush nuk shkon atje!’…

Eli ma tha mua, pastaj i tha edhe Edi-t, Kryeministrit të Shqipërisë… dhe shqiptarët u ofenduan shumë.”

Në fund, marrëdhëniet u kthyen në normalitet dhe me sa duket edhe Nicole Raidman u tërhoq, por dikush mund të pyesë pse njerëzit fyhen kështu në një vend mik vetëm për shkak të një miku personal dhe pse shqetësohen për këtë kur rrugët digjen këtu dhe si koha do të na vërtetojë se Nicole, në fund të fundit, ishte vetëm një iluzion.

Topaz Luk nuk e mohon se i ka dërguar mesazhe Edi Ramës, por shton: “Unë kurrë nuk kam kërcënuar asnjë person – përfshirë vendet.”

Nicole Raidman u përgjigj: “Kërkesa për të më emëruar si konsull nderi u bë me iniciativën e Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama, dhe me kërkesë të Ministres së Jashtme të Shqipërisë, Znj. Olta Xhaçka. Vendimi për të mos vazhduar procesin u bazua vetëm në konsideratat e mia personale. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetin e Izraelit janë të shkëlqyera dhe pritet të vazhdojnë të forcohen. Ky është një vend miqësor me Izraelin, i cili e mbështet qartë atë dhe ka potencial të konsiderueshëm biznesi dhe investimi. Nga vlerësimi për këto marrëdhënie dhe kërkesën personale të zyrtarëve të lartë në Shqipëri, unë pranova në atë kohë të shërbeja si ambasadore nderi në emër të tyre. Përtej kësaj, nuk është aspak e qartë për mua se si Kryeministri Benjamin Netanyahu është i lidhur me çështjen e emërimit, ose si ish-burri im është i lidhur me të. E vetmja lidhje midis nesh për 8 vitet e fundit është se jemi prindër të dy fëmijëve së bashku. Gjithashtu ia vlen të sqarohet se pozicioni i konsullit të nderit është një pozicion plotësisht vullnetar, i cili nuk jep asnjë përfitim të vërtetë përveç, ndoshta, parkimit falas në Tel Aviv.” 

Eli Cohen mohon se është ushtruar presion për të anuluar vizitën në Shqipëri.

Artikulli origjinal: maariv.co.il

  •  

Presidenti i KE vijon turin në Ballkan! Antonio Costa takon liderët politikë të Kosovës –

✇27.al
By: 27

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, po vijon turin e tij në vendet e Ballkanit Perëndimor, në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Një ditë më parë Costa ishte në Shqipëri, por sot ka mbërritur në Kosovë, aty ku u takua me presidenten në detyrë, Albulena Haxhiu.

Më pas Costa u takua me kryeministrin Albin Kurti, gjatë turit të takimeve në Kosovë.

Sot presidenti i Këshillit Evropian do të qëndrojë në Prishtinë, ndërsa më 4 qershor do të shkojë në Beograd dhe turi zyrtar do të mbyllet në Mal të Zi.

Më 5 qershor, Presidenti i Këshillit Evropian do të drejtojë Samitin BE-Ballkani Perëndimor, së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

 

  •  

Është i fiksuar me mua…! –

✇27.al
By: 27

Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur si “Noizy”, ka dëshmuar sot në Gjykatën e Posaçme në procesin gjyqësor ndaj grupit të Laert Haxhiut, duke zbardhur zanafillën e konfliktit me Kleviol Ahmetin (“Cllevio”).

Rajku deklaroi se shpërthimi me tritol në lokalin dhe biznesin e tij në Durrës erdhi pas një përplasjeje fizike që kishte ndodhur vetëm një ditë më parë, kur Ahmeti kishte shkuar i shoqëruar nga 20 persona për ta kërcënuar.

Sipas dëshmisë, Ahmeti është një “fans i fiksuar” që kërkon vëmendje me çdo kusht përmes rrjeteve sociale, ndërsa shtoi se pas tritolit, ai ka paguar persona nga Vlora për t’i djegur edhe një automjet.

Lidhur me kreun e grupit kriminal, Laert Haxhiun, Noizy sqaroi se nuk ka pasur njohje dhe emrin e tij e ka dëgjuar vetëm pasi rasti u bë publik.

“Kam dijeni për vendosjen e lëndës plasëse në Durrës. Kam qenë në të njëjtën pallat ku u vendos eksplozivi, kam patur dritaren hapur. Kam qenë në gjumë , dëgjova shpërthimin dhe më doli gjumi kuptova që diçka ndodhi. Zbrita poshtë dhe kuptova që ishte vendosur një eksploziv. Më doli gjumi zbrita poshtë, ishte babi im poshtë, motra po ashtu mund të ketë ardhur, mamin e mbaj mend. Tritoli u vendos në katin e parë të pallatit ku qëndroja. Prindërit jetojnë në të njëjtin pallat , por në një kat më sipër. Kur zbrita, ngjarja kishte ndodhur rreth orës 03.00-04.00, unë u zgjova në orën 09.00. Ishin shkatërruar xhamat e lokalit dhe të dyqanit poshtë. Kam një firmë rrobash dhe një lokal, të dy pronat janë të miat.

Pashë komshinjtë, polici pa fund dhe kishte plasur një tritol. Hyrja ishte komplet e shkatërruar dhe në kat të parë dhe në kat të dytë. Ishte shkaktuar një gropë e madhe në tokë nga sasia e tritolit. Ishte thyer mermeri komplet. Një hamendësim e kisha se kush e kishte bërë. Më ndodhi një problem një natë përpara te një tjetër lokal që kam në Durrës, me një person që është i fiksuar , sjelljet e një fansi të fiksuar… Po nuk i dhe vëmendje bëhet agresiv dhe sjell problemin deri tek shtëpia. Kur shan dhe kërcënon në rrjetet sociale ai të vjen dhe deri tek shtëpia. Kleviol Ahmeti është personi, sharjet që nga 2019 nuk janë ndalur asnjëherë.

Njohje me Kleviolin nuk kam patur asnjëherë, as bashkëpunime. Është i fiksuar me mua, kërkon me sesben vëmendjen time. Do të bëhet shok me mua, ndërkohë që unë s dua të bëhem shok me të. Nuk ta shpjegoj dot nivelin e fiksimit të atij me mua. Nuk e di a e njihni, por del në Tik Tok dhe shan të gjithë botën.

Ai e ka kuptuar që merr vëmendje kur përmendet “Noizy” dhe nuk e ka ndalur asnjëherë këtë gjë. Është një i çmendur pas meje. Më erdhi në lokal një ditë perpara shpërthimit për tu sqaruar demek, vjen me 20 vete. Fjala e parë që thotë është “Ku është ai legeni”. Futet brenda , dalim jashtë dhe pastaj ndodh një konflikt fizik te shkallët e lokalit. Të nesërmen ndodhi tritoli.

E kam takuar më përpara, ka ardhur me një shokun e vet per tu sqaruar kur unë isha me familjarët e mi. Kur dolëm nga lokali filloi prap avazin duke më sharë. I thotë vetës artist, ka bërë disa këngë. Ai bën shumë gjëra, por nuk bën asgjë. Ishte live Tik Tok gjatë gjithë kohës, tregonte armë në video, e dija që po vinte. Nuk njihja askënd nga ata që shoqërohej Klevioli.

Erdhën me makina, me 5 të tilla. U largua me makinë pastaj, ishte pasagjer. Prezenca e tij në pronën e tij duke më ofenduar mua, sharjet, u bënë shkak për nxitjen e konfliktit. Erdhi brenda dhe më tha “Do të qëroj o pederast”. Kur erdhi në pronën time, unë e godita i pari, konflikti ndodhi disa sekonda. Pas kësaj ngjarje, ai më dogji edhe një automjet. Ai e ka gjyqin akoma hapur dhe nuk e di si ka dalë nga burgu. Iku në Dubai pagoi disa çuna nga Vlora dhe më dogjën makinën. Nga ana ime nuk ka situatë konfliktuale, nga ana e tij po. Për Laert Haxhiun nuk kam dëgjuar ndonjëherë, e dëgjova emrin e tij më mbrapa para 3 vitesh. E dëgjova kur u bë publik rasti im”, dëshmoi Noizy.

  •  

Po i fsheh opozitës procesin e negociatave të Shqipërisë me BE –

✇27.al
By: 27

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka akuzuar mazhorancën për mungesë transparence në procesin e negociatave me Bashkimin Europian, duke pretenduar se opozita po mbahet qëllimisht jashtë një prej proceseve më të rëndësishme për vendin.

Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Vokshi tha se deputetëve të opozitës u është refuzuar aksesimi i pozicioneve negociuese për Grupkapitujt III dhe VI, dokumente që sipas saj janë thelbësore për ushtrimin e kontrollit parlamentar mbi procesin e integrimit.

Sipas deputetes demokrate, ky veprim nuk është thjesht një çështje procedurale, por një përpjekje e qëllimshme për të kufizuar transparencën dhe për të përjashtuar opozitën nga një proces që prek interesin e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Vokshi ngriti shqetësime edhe për mënyrën se si po menaxhohet debati publik mbi negociatat, duke kujtuar se një ditë më parë, gjatë mbledhjes së Komisionit për Politikën e Jashtme, transmetimi live i seancës u ndërpre në momentin kur ajo kërkoi fjalën për procedurë për të diskutuar mungesën e informacionit mbi negociatat me BE-në.

“Sot kemi përpara një zhvillim alarmant, që nuk prek vetëm opozitën parlamentare, por godet në themel demokracinë, transparencën institucionale dhe vetë procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë.

Mazhoranca refuzoi t’i vërë në dispozicion opozitës pozicionet negociuese për Grupkapitujt III dhe VI, duke mohuar në mënyrë të hapur të drejtën kushtetuese dhe ligjore të Kuvendit për të ushtruar kontrollin parlamentar mbi procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ky nuk është një veprim procedural. Është një akt i qëllimshëm për të shmangur transparencën dhe për të përjashtuar opozitën nga një proces që i përket të gjithë shqiptarëve.

Akoma më shqetësues është fakti se kjo sjellje bie ndesh drejtpërdrejt me parimet që vetë Bashkimi Europian kërkon nga vendet kandidate: gjithëpërfshirje, transparencë, llogaridhënie dhe respekt për institucionet demokratike. Në vend të tyre, po shohim një model qeverisjeje që kufizon informacionin, margjinalizon opozitën dhe dobëson mekanizmat demokratikë të kontrollit.

Një ditë më parë, në Komisionin për Politikën e Jashtme, u përballëm me një akt të papranueshëm dhe pa precedent. Në momentin kur kërkova fjalën për procedurë për të ngritur shqetësimin mbi mosvënien në dispozicion të pozicioneve negociuese dhe mungesën e transparencës, transmetimi live i mbledhjes u ndërpre.

Ky ishte një akt i qartë censure.  Jo vetëm ndaj opozitës, por ndaj qytetarëve shqiptarë që kanë të drejtë të informohen për një proces që përcakton të ardhmen europiane të vendit. Ndërprerja e transmetimit nuk synonte të heshtte një deputet,  synonte të pengonte publikun të dëgjonte të vërtetën.

Integrimi europian nuk është pronë e qeverisë. Nuk është pronë e mazhorancës. Nuk është një proces që mund të administrohet me logjikën e sekretit, të kontrollit politik apo të informacionit të filtruar.

Integrimi europian është projekti më i rëndësishëm strategjik kombëtar i Shqipërisë dhe, pikërisht për këtë arsye, ligji ka përcaktuar qartë rolin e Kuvendit dhe të opozitës në mbikëqyrjen e tij.

Ligji është i qartë. Ministri përgjegjës për negociatat ka detyrimin të paraqesë para Komisionit për Çështjet Europiane pozicionet negociuese të plota. Jo përmbledhje të zgjedhura. Jo informacione të pjesshme. Jo versione të filtruara.

Dje, ky detyrim ligjor u refuzua. Ky refuzim përbën jo vetëm shkelje të frymës së ligjit, por një përpjekje të hapur për të përjashtuar opozitën nga procesi i integrimit dhe për të asgjësuar mekanizmin e kontrollit parlamentar që garanton transparencën dhe llogaridhënien.

Shtrohen disa pyetje themelore: Pse kjo mungesë transparence? Pse ky refuzim për të informuar Kuvendin?

Pse ky këmbëngulje për ta trajtuar integrimin europian si një proces të mbyllur dhe të kontrolluar politikisht? Përgjigjja është e qartë.

Qeveria nuk dëshiron që qytetarët shqiptarë të mësojnë se çfarë kërkon realisht Bashkimi Europian nga Shqipëria dhe cilat janë problemet që vazhdojnë të mbeten pengesë serioze në rrugën e integrimit.

Ajo nuk dëshiron që të bëhen objekt debati publik problematikat e evidentuara në raportet europiane dhe në procesin e monitorimit: çështjet që lidhen me standardet zgjedhore, korrupsionin, kapjen e institucioneve, respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, pavarësinë e institucioneve, ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë dhe mungesën e llogaridhënies në nivelet më të larta të qeverisjes.

Pikërisht për këtë arsye po mbyllen dyert e transparencës dhe po pengohet kontrolli parlamentar.

Ne do të vazhdojmë të kërkojmë zbatimin e ligjit, transparencë të plotë dhe respektimin e rolit kushtetues të Kuvendit. Integrimi europian nuk mund të ndërtohet mbi censurën, përjashtimin dhe fshehjen e informacionit. Ai mund të ndërtohet vetëm mbi demokracinë, transparencën dhe respektin për institucionet”, tha Vokshi.

  •  

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor –

✇27.al
By: 27

Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë miratuar fillimin e negociatave për heqjen e roaming-ut me shtetet e Ballkanit Perëndimor, është konfirmuar jozyrtarisht nga Këshilli i BE-së.

Vendimi ka të bëjë me hapjen e negociatave me Kosovën, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë për roaming-un në rrjetet publike të komunikimeve mobile.

Këshilli i BE-së pritet që të enjten, më 4 qershor, ta miratojë zyrtarisht vendimin, dhe më pas mund të nisin negociatat me secilin shtet të rajonit në mënyrë individuale.

Nga Presidenca qipriote e Bashkimit Evropian u tha se mbështesin fuqishëm rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Zgjerimi i zonës pa roaming është një shenjë e qartë e përkushtimit tonë ndaj rajonit. Mirëpresim miratimin formal të vendimit me të cilin autorizohet hapja e negociatave për marrëveshjet”, deklaroi një zëdhënës i Presidencës që udhëhiqet nga Qiproja.

Komisioni Evropian në muajin shkurt kishte propozuar heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor.

“Roam Like at Home” (Pa tarifa shtesë) zbatohet në shtetet anëtare të BE-së dhe në vendet e Zonës Ekonomike Evropiane. Në janar të këtij viti, rregullorja është zgjeruar edhe për Ukrainën dhe Moldavinë, edhe pse këto vende nuk janë anëtare të BE-së.

Zyrtarët evropianë presin që negociatat të përfundojnë deri në fund të këtij viti. Në një skenar ideal, roaming-u midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së mund të hiqet që vitin e ardhshëm. Megjithatë, zyrtarët evropianë theksojnë se gjithçka varet nga gatishmëria e vendeve të rajonit për të përparuar në këto negociata.

“Roam Like at Home” përfaqëson një nga politikat më të suksesshme të Bashkimit Evropian të dedikuara qytetarëve të tij. Ai është në fuqi që nga viti 2017.

Bëhet fjalë për një rregullore të Komisionit Evropian që mundëson përdorimin e telefonave celularë në shtetet e tjera anëtare me të njëjtat çmime si në vendin e origjinës.

Kjo do të thotë se gjatë përdorimit të telefonit celular në zonën e BE-së nuk ka kosto shtesë për thirrje, SMS dhe përdorimin e internetit, por aplikohen tarifat e vendit të origjinës. I njëjti rregull vlen edhe për thirrjet dhe mesazhet që përdoruesit i marrin gjatë qëndrimit jashtë vendit./ REL

 

  •  
❌