Reading view

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

✇27.al
By: 27

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje sot Presidentit libanez Joseph Aoun , i cili dje i kërkoi Teheranit të ndalojë “ndërhyrjen” në punët e vendit të tij, për të “shpëtuar” Libanin nga “armiku i tij i vërtetë”, Izraeli.

“Bazuar në deklaratat e Aoun, dikush mund të besojë se Irani është ai që pushton një të pestën e Libanit , ka zhvendosur një të katërtën e libanezëve dhe bombardon vendin e tij çdo ditë”, shkroi Araghchi në X, duke iu referuar Izraelit pa e emëruar atë.

“Nëse Libani do të ishte një mjet negociues për Iranin, ne do të kishim arritur një marrëveshje shumë kohë më parë. Shpëtoni Libanin nga armiku juaj i vërtetë, Z. President”, shtoi ai.

Në një intervistë me CNN të premten, Aoun akuzoi Iranin se po përdor Libanin si një mjet negociues në bisedimet e tij me Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës, në një nga kritikat e tij më të ashpra deri më sot ndaj Teheranit dhe aleatit të tij libanez, Hezbollahut .

“Populli libanez po paguan çmimin (…) për hir” të interesave të Iranit, u ankua Aoun. “Nuk është vendi juaj, është i yni (…) Ju nuk duhet të ndërhyni në vendin tonë”, tha ai për Iranin.

“Ata po e përdorin Libanin si një mjet negociues në bisedimet e tyre me Shtetet e Bashkuara”, shtoi presidenti libanez. “Është e papranueshme.”

Irani e ka kushtëzuar çdo marrëveshje paqeje me Shtetet e Bashkuara me përfundimin e luftimeve në Liban. Ndërkohë, të enjten, Garda Revolucionare – forca ushtarake elitare e Iranit – kërkoi tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Libani.

Po atë ditë, Hezbollahu hodhi poshtë një plan të ri armëpushimi të rënë dakord nga qeveritë libaneze dhe izraelite me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, pasi një armëpushim i shpallur më 17 prill nuk u respektua kurrë. Një kusht kyç i kësaj marrëveshjeje është që organizata shiite të ndërpresë zjarrin dhe të tërheqë luftëtarët e saj nga Libani jugor.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Qassem, tha në një deklaratë me shkrim të enjten se marrëveshja është refuzuar nga “një pjesë e madhe e popullit libanez”.

Duke iu përgjigjur Qassem, Aoun komentoi dje: “Hezbollahu duhet të kuptojë se nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të ulet dhe të bisedojë, nuk ka mjete të tjera (…) për të shpëtuar atë që ka mbetur përveç negociatave dhe diplomacisë.”

  •  

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

✇27.al
By: 27

Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka forcuar dhe thelluar kërkimin shkencor në drejtim të patogjenëve me rrezik të lartë në shpërthimin e një pandemie në të ardhmen.

Botimi i posaçëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), “Prioritizimi i patogjenëve: Një kuadër shkencor për gatishmërinë në kërkimin e epidemive dhe pandemive” saktëson patogjenët, por edhe strategjinë globale se si duhet të mbrohet njerëzimi nga kërcënimet e ardhshme.

OBSH-ja e zhvendosi fokusin nga menaxhimi i krizave te parandalimi strategjik. Kjo do të thotë se duke studiuar një “prototip” me rrezik të lartë, shkencëtarët ndërtojnë një mburojë për të gjithë grupin e patogjenëve.

Viruset me rrezik të lartë global

OBSH-ja ka identifikuar familjet virale me rrezikshmërinë më të lartë për shkak të karakteristikave të tyre vdekjeprurëse dhe mungesës së mbrojtjes mjekësore.

OBSH-ja veçon virusin Lassa, duke vënë në dukje se ka “mungesë të kundërmasave mjekësore (MCM)” dhe se për virusin Lujo, shkalla e vdekshmërisë arrin në “80% në të vetmin shpërthim të njohur”. Virusi Lassa është një patogjen që shkakton Ethet Hemorragjike Lassa, një sëmundje virale akute dhe shpeshherë e rëndë.

Ky virus është klasifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) si një nga patogjenët me rrezik të lartë dhe me potencial pandemik, për shkak të mungesës së vaksinave apo trajtimeve specifike të licencuara.

Sëmundja u zbulua për herë të parë në vitin 1969 në qytetin Lassa në Nigeri, është endemike dhe gjen përhapje të vazhdueshme në pjesë të Afrikës Perëndimore. Rezervuari natyror i virusit është një lloj i veçantë miu i Afrikës Perëndimore.

Njerëzit infektohen përmes kontaktit direkt me urinën, jashtëqitjet apo pështymën e këtyre minjve. Edhe virusi “Lujo” i së njëjtës familje ka rrezik të lartë pasi ai përhapet shumë lehtë nga njeriu te njeriu.

Ebola

Kërkimi i OBSH-së vë në dukje se Ebola mbetet një nga patogjenët më agresivë dhe më të frikshëm në historinë e mjekësisë moderne.

Në kuadrin e ri shkencor të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ky virus nuk trajtohet vetëm si rrezik lokal afrikan, por si një “patogjen prototip”, çka do të thotë se çdo zbulim apo dështim rreth tij përcakton fatin e përballjes me viruse të ngjashme të panjohura (përfshirë “Patogjenin e panjohur të cilësuar si X”).

Ebola shkakton një sëmundje akute dhe të rëndë, e cila nëse nuk trajtohet ka një shkallë vdekshmërie që luhatet nga 50% deri në 90%, në varësi të variantit dhe cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Virusi nuk transmetohet përmes ajrit (si gripi apo Covid-19), por përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore të një personi të infektuar apo të vdekur.

Kjo e bën jashtëzakonisht të rrezikshëm për stafin mjekësor dhe familjarët. Një nga rreziqet më komplekse të zbuluara së fundmi është se virusi mund të “fshihet” në zona të trupit që janë të mbrojtura nga sistemi imunitar te personat që janë shëruar plotësisht.

Virusi i fshehur mund të riaktivizohet muaj apo edhe vite më vonë, duke shkaktuar shpërthime të reja të papritura të sëmundjes.

Ndonëse rezervuari natyror i virusit janë lakuriqët e natës që hanë fruta (Fruit bats) në Afrikën Sub-Sahariane, rreziku për rajonet e tjera si Europa mbetet përmes udhëtimeve të shpejta ndërkombëtare.

Virusi i Etheve Hemorragjike Krime-Kongo (ÇHF)

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ngre alarmin për familjen Nairoviridae. Por çfarë e bën këtë grup virusesh një “armë biologjike” natyrore aq të rrezikshme? Përfaqësuesi kryesor dhe më famëkeq i kësaj familjeje është Virusi i Etheve Hemorragjike Krime-Kongo (ÇHF).

Pas pickimit nga një rriqër e infektuar (e gjinisë Hyalomma) ose kontaktit me gjakun e bagëtive të infektuara, sëmundja shpërthen në mënyrë të papritur dhe agresive. Brenda pak orësh, pacienti kalon nga një gjendje krejtësisht normale në ethe shumë të larta (mbi 39°C-40°C) që nuk bien lehtë.

Kjo fazë zgjat vetëm 3 deri në 7 ditë, dhe shpesh ngatërrohet me gripin e rëndë ose infeksione të tjera tropikale, çka bën që pacientët të humbasin kohë të çmuar pa u izoluar dhe pa marrë kujdesin e duhur.

Virusi sulmon qelizat që bëjnë mpiksjen e gjakut. Numri i tyre bie në nivele kritike.

Trupi pëson kolaps të plotë të quajtur shok hemorragjik. Vdekja ndodh zakonisht në javën e dytë të sëmundjes (midis ditës së 5-të dhe të 14-të) si pasojë e dështimit të të gjitha organeve jetësore ose humbjes masive të gjakut. Vdekshmëria luhatet nga 5% deri në 40%.

Virusi përbën rrezik masiv për mjekët dhe infermierët. Nëse një pacient me hemorragji trajtohet pa pajisje mbrojtëse të nivelit të lartë, lëngjet e tij trupore infektojnë stafin.

Ky virus nuk është i izoluar vetëm në Afrikë. Ai quhet “Krime-Kongo” sepse u identifikua për herë të parë në Krime (1944) dhe më pas në Kongo (1969). Ai është tashmë i pranishëm në Ballkan.

Nipah

Virusi Nipah është zoonotik (transmetohet nga kafshët te njerëzit). Rezervuari i tij natyror janë lakuriqët e natës që ushqehen me fruta. Njerëzit infektohen duke konsumuar fruta ose lëngje (si p.sh. lëngu i ëmbël i palmave të hurmave të Arabisë) që janë kontaminuar me urinë ose pështymë të lakuriqëve të infektuar.

Në shpërthimin e parë të madh në Malajzi (1998), virusi kaloi nga lakuriqët te derrat e fermave dhe pastaj te njerëzit. Te derrat, virusi shkakton një sëmundje të rëndë respiratore jashtëzakonisht ngjitëse.

Në shpërthimet më të fundit (në Bangladesh dhe Indi), virusi ka treguar një aftësi të rrezikshme për t’u transmetuar direkt nga një person i infektuar te tjetri.

Ajo që e bën virusin Nipah tmerrues në aspektin klinik është aftësia e tij për të sulmuar njëkohësisht dy nga sistemet më jetike të trupit, sistemin respirator dhe sistemin nervor qendror.

Për më tepër, virusi mund të mbetet “i fjetur” në trup dhe të shkaktojë një encefalit vdekjeprurës muaj apo edhe vite pas infektimit fillestar. Ndërkohë nuk ka asnjë medikament antiviral të provuar që eliminon virusin. Trajtimi i vetëm që u ofrohet pacientëve në spitale është kujdesi mbështetës.

Për shkak të këtij vakumi mjekësor, shkalla e vdekshmërisë luhet në nivele jashtëzakonisht të larta.

Pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

Në analizën gjeografike të tabelave të OBSH-së, Rajoni Europian (EUR) është i shënjuar me kryq (X) si zonë e ekspozuar direkt ndaj disa prej patogjenëve më agresivë.

Koronaviruset

Raporti i OBSH-së nënvizon se Europa ka rrezikshmëri të lartë të ekspozohet nga nëngjinitë e koronavirusëve që tashmë kanë dëshmuar potencial shkatërrues global.

Një nga këto është “sarbecovirus”, një nëngjini që përfshin SARS-CoV që shkaktoi shpërthimin e vitit 2003 dhe SARS-CoV-2 përgjegjës për pandeminë Covid-19. SARS-CoV u shfaq në vitin 2002 në provincën Guangdong të Kinës.

Shkaktoi epideminë e SARS-it 2002–2004, me rreth 8,000 raste dhe një shkallë vdekshmërie afro 10%. Ai u zhduk nga qarkullimi njerëzor pas masave të rrepta të izolimit.

Ndërsa u rishfaq në formën e SARS-CoV-2 në fund të vitit 2019 në Wuhan të Kinës dhe shkaktoi pandeminë globale të COVID-19.

Ndryshe nga paraardhësi i tij, ky virus kishte vdekshmëri më të ulët për rast individual, por një aftësi jashtëzakonisht më të madhe transmetimi, shpesh asimptomatike, gjë që çoi në miliona vdekje globalisht për shkak të numrit masiv të infektimeve.

Merbecovirus është një nëngjini tjetër që përfshin MERS-CoV, Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme. Rezervuari i tyre kryesor dhe burimi i transmetimit të drejtpërdrejtë te njerëzit janë devetë dromedarë. Ka një shkallë mjaft të lartë vdekshmërie (rreth 35%).

Europa ka popullata të mëdha lakuriqësh nate dhe kafshësh të egra ose ferma intensive. OBSH këmbëngul në monitorimin e tyre pasi këto viruse pësojnë mutacione të shpejta.

Nëse një virus i tillë pëson ndryshime në proteinën “Spike”, pjesa me të cilën lidhet me qelizat, ai mund të fitojë sërish aftësinë për të infektuar njerëzit në mënyrë masive.

H1N1

OBSH-ja e klasifikon Europën si rajon në rrezik të vazhdueshëm si nga gripi i shpendëve, ashtu edhe ai njerëzor me viruset e H1N1 dhe H5Nx, duke bërë thirrje për gatishmëri ndaj mutacioneve të tyre.

H1N1 ishte përgjegjës për “Gripin Spanjoll” të vitit 1918 dhe pandeminë e vitit 2009. Ai qarkullon rregullisht midis njerëzve dhe derrave, duke pasur një aftësi të lartë për t’u përhapur nga njeriu te njeriu. Sot, virusi H1N1 qarkullon si një grip i zakonshëm sezonal.

Për shkak se popullata ka fituar imunitet ndër vite (përmes infektimeve të kaluara dhe vaksinave), shkalla e vdekshmërisë është mjaft e ulët.

H5Nx, gripi i shpendëve, prek kryesisht shpendët e egër dhe ata të fermave. Megjithatë, vitet e fundit ka pasur rritje alarmante të rasteve kur virusi ka kaluar te gjitarët (vjedullat, vulat, macet dhe lopët qumështore) dhe herë pas here te njerëzit që janë në kontakt të ngushtë me ta. Europa ka një industri tejet të zhvilluar të shpendëve dhe ndodhet në rrugët kryesore të migracionit të shpendëve të egër.

Nëse një virus H5Nx pëson mutacion ose kombinon gjenet me një virus të gripit njerëzor, ai mund të kthehet në një virus që transmetohet lehtësisht nga njeriu te njeriu, duke sjellë një pandemi me vdekshmëri potencialisht të lartë.

Virusi i Nilit Perëndimor

Ky patogjen transmetohet kryesisht nga mushkonjat e zakonshme. OBSH raporton se shpendët janë bujtësit kryesorë, ndërsa njerëzit dhe kuajt janë infektuesit njerëzorë. Mund të shkaktojë ethe të lehta, por në raste të rënda shkakton encefalit (infeksion të trurit) fatal.

Gjithashtu, patogjenët Denga dhe Zika transmetohen nga mushkonjat Tigër, e cila tashmë është e pranishme në pjesën më të madhe të Europës Jugore dhe Qendrore, përfshirë Shqipërinë.

Z. Denga shkakton ethe të forta dhe dhembje kockash, ndërsa Zika është jashtëzakonisht e rrezikshme për gratë shtatzëna sepse shkakton mikrocefali te fetusi.

Encefaliti i transmetuar nga rriqrat, ndryshe nga të tjerët, transmetohet nga pickimi i rriqrave në zonat pyjore të Europës Qendrore dhe Veriore, duke prekur sistemin nervor qendror.

Lija e Majmunit/Mpox

Pas shpalljes së emergjencave globale nga OBSH në vitet e fundit, ky virus ka treguar se mund të përhapet përtej rezervuarit të tij tradicional (brejtësit në Afrikën Qendrore dhe Perëndimore) përmes kontaktit të ngushtë njerëzor.

Lia e majmunit (Mpox) është një sëmundje virale e shkaktuar nga virusi Mpox, i cili bën pjesë në të njëjtën familje me linë e vërtetë, por Mpox është përgjithësisht më pak e rëndë dhe shumë më pak vdekjeprurëse.

Emri “lia e majmunit” ka mbetur historik, pasi u zbulua për herë të parë në vitin 1958 te disa majmunë laboratori në Danimarkë. Megjithatë, majmunët nuk janë rezervuari kryesor i këtij virusi; në natyrë ai qarkullon kryesisht te brejtësit e vegjël (gjumashët, miqtë e fushës dhe ketrat) në pyjet tropikale të Afrikës.

Patogjeni X

Përveç patogjenëve të njohur tashmë, shkencëtarët konsiderojnë përhapjen e viruseve të reja të panjohura më parë, të cilësuar “Patogjeni X”, përmes ndryshimeve klimatike dhe lëvizjes globale që e bën rajonin e Europës pjesë të vijës së parë të rrezikut.

Kafshët mund të jenë burim i patogjenëve të rinj. 75% e sëmundjeve të reja infektive te njeriu e kanë origjinën nga kafshët. Në natyrë ekzistojnë rreth 1.67 milionë viruse të pazbuluara te gjitarët dhe shpendët.

Fermat e stërmëdha me mijëra derra ose shpendë shërbejnë si rezervat mutacionesh. Nëse një virus i egër hyn në këto ferma, ai mund të ndryshojë me shpejtësi të frikshme.

Për shkak të ngrohjes globale, shtresat e akullit të përhershëm në Siberi dhe Arktik po shkrijnë. Aty ndodhen të ngrira kufoma njerëzish dhe kafshësh nga epoka të shkuara. Shkencëtarët kanë arritur të zgjojnë viruse “zombi” që kanë qëndruar të ngrira për 50,000 vjet.

Rreziku që një virus i lashtë, ndaj të cilit njerëzimi nuk ka asnjë imunitet, të rikthehet në qarkullim është real.

Aksidentet laboratorike ose bioterrorizmi janë rreziqe potenciale. Rreziku i një rrjedhjeje aksidentale nga një laborator i sigurisë së lartë (BSL-4) ose modifikimi i qëllimshëm i një virusi ekzistues mbetet pjesë e skenarëve të Patogjenit X.

  •  

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

✇27.al
By: 27

Një 57-vjeçare, Violeta Shpani është vënë në pranga ditën e sotme në Kurbin, pasi dyshohet se vrau me thikë nënën e saj, 85-vjeçaren Dave Shpani, ndërsa sipas policisë thuhet se ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Po ashtu është proceduar penalisht mjekja, Anila Lleshi e cila ka plotësuar aktin si vdekje natyrale dhe nuk ka raportuar në Polici rastin.

Njoftimi i policise

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë siguroi të dhëna në rrugë operative se në fshatin Fushë Mamurras kishte ndërruar jetë një 85-vjeçare më datë 30.04.2026, duke u pretenduar vdekje natyrale dhe pa u raportuar në Polici.

Nga të dhënat e siguruara nga Policia lindën dyshime të arsyeshme për një ngjarje kriminale.

Bazuar në informacionet e siguruara, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ngriti menjëherë një grup të posaçëm hetimor, i cili në bashkëpunim me Prokurorinë nisi menjëherë veprimet verifikuese dhe hetimore në lidhje me rastin.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale ka rezultuar se shtetasja D. Sh., 85 vjeçe, ka humbur jetën si pasojë e goditjeve me mjet prerës (thikë), ndërsa si autore e dyshuar e ngjarjes rezulton vajza e saj, shtetasja V. Sh., e cila jetonte në të njëjtën banesë me viktimën dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Në vijim të veprimeve, u bë ndalimi i shtetases V. Sh., 57 vjeçe, banuese në Fushë-Mamurras, e dyshuar si autore e veprës penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë), si dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen.

Gjithashtu, janë referuar materialet procedurale në gjendje të lirë për shtetasen A. Ll., mjeke, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, e cila ka plotësuar aktin e vdekjes, duke e cilësuar si vdekje natyrale dhe duke mos e raportuar në Polici vdekjen e 85-vjeçares.

Në bashkëpunim me Prokurorin vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe, nëse ka persona të tjerë të përfshirë, për identifikimin dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

  •  

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

✇27.al
By: 27

Ish-presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, deklaroi se ka pritshmëri shumë pozitive për zgjedhjet që do të mbahen të dielën.

‘‘Kemi marrë shumë përkrahje, jam me pritshmëri shumë pozitive për atë që do të ndodhë të dielën. i falënderoj të gjithë qytetarët, nuk kemi mbet pa shku askund, edhe pse koha e shkurtër, i kërkoj falje atyre qytetarëve që nuk  arritëm t’i takojmë përkundër kërkesave”, ka thënë Osmani, e ftuar në Pressing në T7.

Ndërsa e konsideroi si garë komplet e pabarabartë, Osmani tha se nga ana e Qeverisë Kurti ka pasur një propagandë massive, e cila ka dëmtuar shumë procesin.

‘‘Në fakt kjo vërtetë është komplet e pabarabartë për dy arsyje, e para për shkak të një propagande masive e cila e ka dëmtuar edhe vetë integritetin e procesit zgjedhor. Dhe e dyta, ka të bëjë me këtë, ne nuk jemi kundër shtesave përkundrazi, në qeverisjen tonë, jo vetëm t’i vazhdojmë ato e t’i rrisim, por edhe të garantohen me ligj. Ajo çfarë ka ndodhur tani, keqpërdorimi i një instrumenti të tillë shtetëror është i ndaluar në shumicën dërmuese të shteteve evropiane’’, ka thënë Osmani.

Të dielën e 7 qershorit, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, janë ftuar të votojnë prapë për të zgjedhur legjislaturën e 11-të të Kosovës.

Viti 2025 nisi me votime më 9 shkurt për Kuvendin e Kosovës, vazhdoi në vjeshtë me votimin për zgjedhjet lokale të 12 tetorit dhe 9 nëntorit dhe u mbyllë me votimin e 28 dhjetorit. Por vetëm pas pak muajsh, po votohet sërish, më 7 qershor.

Pas zgjedhjeve të rregullta për Kuvend, të mbajtura në shkurtin e vitit 2025, dy proceset tjera zgjedhore që pasuan, më 28 dhjetor dhe 7 qershor, vijnë si pasojë e mungesës së konsensusit politik për konstituimin e institucioneve shtetërore.

  •  

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

✇27.al
By: 27

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe benzinës.

Bordi ka ulur me 2 lekë çmimin e naftës, ndërsa çmimi i benzinës është rritur me 1 lek.

Çmimi i shitjes me pakicë i naftës u vendos 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 178 lekë/litër. Nga ana tjetër çmimi i shitjes me pakicë i benzinës u vendos 173 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 161 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 6 ora 14.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

  •  

Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

✇27.al
By: 27

Kreu demokrat Sali Berisha ka kërkuar gjatë ditës së sotme zbatimin e menjëhershëm të kërkesave të protestuesve. “ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet e tij”, tha Berisha. “Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve”, deklaroi kreu i opozitës gjatë bashkëbisedimit në rrjetet sociale me qytetarët.

“Në qoftë se e vutë re ju, presidenti i Këshillit Evropian, Costa, në vizitën e tij në mënyrë direkte, të hapur u ndal tek Zvërneci, në të cilën i kujtoi Edi Ramës se duhet të respektosh direktivën e Komisionit Evropian. Direktiva e Komisionit Evropian për peizazhin natyror është e tillë. Mund të ndërtosh duke pasur parasysh katër kushte. Edi Rama nuk ka plotësuar asnjë kusht. Ka dhënë lejen e zhvillimit pa përfillur asnjërin prej kushteve.

Prandaj presidenti i Këshillit Evropian ndalej dhe i kujtonte se Zvërneci ëshët zonë e mbrojtur për BE dhe nuk ke autoritet të veprosh në kokën tënde dhe xhepin tënd në atë mënyrë. Pra, ka pasur një seri zhvillimesh, ndërsa ky i quante hoxho bondo, bondo hoxho etj, etj me epitete.

Cili prej jush pa intervistën e tij në CNN. Turpi i shekullit, turpi i dheut. U garantoj se Kim Jong Un po të fliste, nuk do fliste ndryshe. Rrekej t’i mbushej mendjen gazetares se nuk ka projekt. Po ti si e dhe lejen e zhvillimit? Pse nuk bën publike çfarë kriteresh ke përcaktuar ti në përputhje me direktivën Natyra 2000, e cila kërkon vlerësimin e përshtatshmërisë, kërkon një seri, kërkon gjetjen e zëvendësimit të habitateve në qoftë se ato preken.

Dhe në qoftë se këto nuk ndodhin, ti nuk mund të ndërtosh, është shumë e prerë. Të gjitha këto ky i kapërceu duke thënë se është ndërtuar në filan lagunë. Në qoftë se ndërtohet, ndërtohet në përputhje të plotë me peizazhin dhe je i detyruar që çdo cenim të habitatit ta kompensosh. Jo ta kompensosh mbrapa Dajtit siç bën ai.

Pra, kemi të bëjmë me një mashtrim shumë të madh dhe mendoj se kërkesat e paraqitura, të formuluara nga protestuesit janë kërkesa që i japin zgjidhje krizës. Ndaj dhe kërkoj menjëherë zbatimin e këtyre kërkesave. Është mashtrim me bisht se kush do i zbatojë kërkesat e tjera në qoftë se ti jep dorëheqjen.

Po çfarë je ti, fundi i botës po ike ti. Do i zbatojnë kërkesat e tjera ata të cilët i kanë kundërshtuar aktet që ke nxjerrë ti. Ata të cilët kanë vite që kundërshtojnë me gjykata, në parlament e kudo korporatën tënde të korrupsionit, investitorët strategjikë që i përdore për ministrat e tu dhe akrobatët e tu.

Kanë kundërshtuar me forcë ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtur.

Kush t’i bëjë ato? Ato i bën parlamenti dhe ti duhet të largohesh menjëherë, të dëgjosh zërin e qytetarëve.

Dhe hiq dorë nga intrigat. Ka urdhëruar Blendi Gonxhen tani që në mënyrë që të shuajë protestën të organizojë sa më shumë koncerte. E dënoj këtë praktikë. Pra, të shpenzohen dhjetëra milionë euro për të dëmtuar protestën, e cila ka qëllime shumë të larta dhe jam i bindur se me asgjë nuk mund të pengohet ky uragan pa realizuar qëllimet e tij”, u shpreh Berisha.

  •  

Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj –

✇27.al
By: 27

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar për projektin e parashikuar për ndërtimin e një kulle pranë Pallatit të Kongreseve në Tiranë, duke e cilësuar atë si një tjetër rast ku pronat publike po kthehen në objekt përfitimi klientelist.

Në një reagim në rrjete sociale, ish ligjvënësi shprehet se mungon transparenca mbi projektin dhe se qytetarët nuk kanë marrë përgjigje për kushtet e zhvillimit, përfituesit apo ndikimin real për publikun.

“Në zemër të Tiranës, mbi një nga pronat publike më të lakmuara në vend, propozohet një tjetër kullë. E si gjithmonë, transparenca mungon, ndërsa pyetjet e publikut mbeten pa përgjigje. Kush përfiton? Me çfarë kushtesh? Çfarë fiton realisht qytetari shqiptar? Pse nuk ka debat publik për një pronë që u përket të gjithë shqiptarëve?”, shkruan Salianji.

Salianji kritikon edhe mungesën e qëndrimit të kryedemokratit Sali Berisha për këtë çështje, duke ngritur pyetjen nëse ai është me apo kundër Ramës.

“Heshtja e atyre që duhet të ishin në vijën e parë të mbrojtjes së interesit publik, duke nisur nga lidershipi i PD! Ku është Sali Berisha këtë periudhë? Me Ramën apo kundër Ramës? Heshtja ndërkohë që pretendon se ende është alternativë!”

Ai shtoi se qytetarët po protestojnë kundër këtij sistemi të Ramës e Berishës.

“Për të shembur këtë sistem qytetarët po protestojnë! E këtë kam muaj që po e them në sallat dhe sheshet e qyteteve!”, përfundon ish deputeti.

Reagimi:

Heshtja që bërtet fort te Pallati i Kongreseve!

Nuk ka mbetur pothuajse asnjë pasuri publike që kjo qeveri të mos e ketë kthyer në objekt pazari për përfitim klientelist e politik!

Sot është radha e Pallatit të Kongreseve. Në zemër të Tiranës, mbi një nga pronat publike më të lakmuara në vend, propozohet një tjetër kullë. E si gjithmonë, transparenca mungon, ndërsa pyetjet e publikut mbeten pa përgjigje.

Kush përfiton? Me çfarë kushtesh? Çfarë fiton realisht qytetari shqiptar? Pse nuk ka debat publik për një pronë që u përket të gjithë shqiptarëve?

Më e fortë se zhurma e betonit është heshtja. Heshtja e atyre që duhet të ishin në vijën e parë të mbrojtjes së interesit publik, duke nisur nga lidershipi i PD! Ku është Sali Berisha këtë periudhë? Me Ramën apo kundër Ramës? Heshtja ndërkohë që pretendon se ende është alternativë!

Kur për një pronë kaq strategjike nuk dëgjohet asnjë kundërshtim, qytetarët kanë të drejtë të pyesin: a kemi të bëjmë me një përplasje politike reale apo me një konsensus të heshtur kur vjen puna te pazaret me pronën publike?

E njëjta skemë, i njëjti model. Toka publike, hapësira publike dhe pasuritë e qytetarëve vihen në dispozicion të interesave politike dhe private, ndërsa publikut i serviren slogane për zhvillim.

Qeveria sillet sikur është pronare e Shqipërisë, kur në fakt është vetëm administratore e përkohshme e pasurive që u përkasin shqiptarëve.

Një qeveri serioze ndërton dhe mbron hapësirat publike. Një pushtet i konsumuar i shet ato copë pas cope. Prona publike nuk është plaçkë. Nuk është monedhë shkëmbimi. Nuk është trofe pushteti.Ajo është pasuri e qytetarëve shqiptarë.

Për të shembur këtë sistem qytetarët po protestojnë! E këtë kam muaj që po e them në sallat dhe sheshet e qyteteve!

  •  

Luftë hibride nga Greqia? Idiotësi e Ramës! Tentoi të fuste në kurth vajzën dhe dhëndrin e Trump –

✇27.al
By: 27

Kryedemokrati Sali Berisha tha se krahasimi që kryeministri Edi Rama iu bëri protestuesve që janë ngritur kundër tij me Adolf Hitlerin është një akt i rëndë.

Në bashkëbisedimin që po mban me ndjekësit, kryedemokrati tha se kryeministri është tashmë i “damkosur” si kurrë më parë para shqiptarëve dhe botës.

Të krahasosh sloganin e Mithat Frashërit ‘Shqipëria, shqiptarëve’, me sloganin e Adolf Hitlerit se ky vend është vetëm i juaji, me të cilin ai organizoi Holokaustin, krimin e njerëzimit më të shëmtuar të kohërave, do të thotë të jesh i çmendur, do të thotë të kesh humbur çdo sens nga realiteti yt. Edi Rama është tashmë i damkosur si kurrë më parë para shqiptarëve dhe botës.”, tha Berisha.

Ai po ashtu e cilësoi si “çmenduri” tentativën sipas tij të kryeministrit se protesta për Zvërnecin është nxitur nga një luftë hibride nga ana e Greqisë për të dëmtuar investimin që do të bëjë Jared Kushner.

“Deklaron në mediat më të mëdha të botës me paturpësinë më të madhe se jemi në një luftë hibride duke aluduar kështu se Greqia apo ndonjë vend tjetër po bën gjithçka për të bllokuar investimet dhe turizmin, një idiotësi e pashoqe.

Greqia, e cila ka mbi 3 mijë kilometra brigje, dhe ka brigjet më të bukura dhe ujërat të përshtatshme, paska problem të madh se në Shqipëri u investokan 2 apo 3 miliardë euro.Është pikërisht psikologjia e trashëguar e atit të tij shpirtëror, Enver Hoxhës, për armikun e brendshëm dhe të jashtëm”, shtoi ai.

Sipas tij, kryeministri tentoi që të fuste në kurth vajzën dhe dhëndrin e presidentit të SHBA, Donald Trump për shkak se zona e Zvërnecit ku është parashikuar investimi, ka shumë probleme me pronat.

“Dua të deklaroj se këto ditë nxorën në pah një kurth të madh që Edi Rama kishte organizuar për investitorët dhe konkretisht e them me bindje të plotë për vajzën dhe dhëndrin e presidentit të SHBA. Del se aty ka probleme madhore pronësie. Fermeri në Zvënec dje ia plasi në fytyrë. “, tha kryedemokrati.

  •  

Prona publike po trajtohet si mall personal –

✇27.al
By: 27

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi pas njoftimit se në listën e projekteve të miratuara nga Korporata e Investimeve Shqiptare është përfshirë edhe ndërtimi i një kulle pranë Pallatit të Kongreseve, duke e cilësuar këtë si një tjetër shembull të mënyrës sesi po administrohet pasuria publike në vend.

Tabaku u shpreh se debati nuk ka të bëjë me nostalgjinë ndaj objekteve të së shkuarës, por me mbrojtjen e interesit publik dhe mënyrën sesi merren vendimet për pronat që u përkasin qytetarëve.

Deklarata:

Asnjë nostalgji për reliket e vjetra të komunizmit, por respekt dhe interes për pronën publike dhe pasurinë publike.

Korporata e Investimeve ka njoftuar se në listën e gjatë të mbi 10 lejeve që ka dhënë për ndërtime në pronë publike, tashmë shtohet edhe kulla pranë Pallatit të Kongreseve.

Korporata e Investimeve është një nga institucionet më abuzive, më të pakontrolluara, të paraportuara dhe të paaudituara, e cila merr prona publike dhe jep leje ndërtimi.

Po kush janë këta që sillen me pronën publike sikur ta kenë pasurinë e tyre? Kush janë këta që veprojnë pa dhënë llogari, që marrin vendime pa asnjë transparencë?

Në pronat publike po ndërtohet masivisht dhe askush nuk di çfarë po ndodh.

E njëjta situatë është në Zvërnec. E njëjta situatë është në Aeroportin e Vlorës. E njëjta situatë është në Portin e Durrësit, ku pasuria publike trajtohet si mall personal, ku nuk ka vendimmarrje transparente dhe nuk ka konsultim të gjerë me opinionin publik.

Ky sistem është pikërisht ai sistem që i nxjerr njerëzit në rrugë për të protestuar. Është sistemi që ka sjellë përqendrimin e ekonomisë në pak duar dhe formën më abuzive të vendimmarrjes që ka njohur Shqipëria.

Është sistemi që ka përqendruar pasuritë tek pakica. Sistemi që merr vendime pa llogaridhënie. Sistemi që e trajton pronën publike si pronë vetjake.

Këtë sistem duhet ta ndryshojmë. Këtë sistem duhet ta largojmë për Shqipërinë.

Që vendi të ketë një ekonomi të hapur, të ketë garë dhe, në fund të ditës, të ketë meritokraci edhe në ekonomi.

  •  

U plagos rëndë gjatë operacionit në Maliq, Spitali i Traumës jep detaje për gjendjen e efektivit –

✇27.al
By: 27

Detaje të reja janë bërë publike lidhur me gjendjen shëndetësore të efektivit të Policisë nga Korça Edison Adri, i cili ndodhet i shtruar prej disa ditësh në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, pasi u plagos gjatë operacionit në Maliq.

Sipas informacionit të dhënë nga Spitali, efektivi vijon të mbahet në terapi intensive, ndërsa mjekët raportojnë stabilizim të parametrave jetësorë dhe shenja të vazhdueshme përmirësimi.

“Gjendja shëndetësore e efektivit të Policisë, i ardhur nga Korça dhe i shtruar pak ditë më parë në Spitalin Universitar të Traumës (SUT), vijon të jetë i intubuar, me parametra jetësorë të qëndrueshëm dhe në përmirësim të vazhdueshëm.

Ekipi mjekësor i SUT-së do të vijojë ndjekjen në dinamikë të gjendjes shëndetësore të efektivit të Policisë dhe do të informojë mbi çdo zhvillim të mëtejshëm”, thuhet në reagimin e Spitalit të Traumës.

Efektivi i Policisë, Edison Adri, mbeti i plagosur gjatë operacionit të zhvilluar në Lozhan të Maliqit për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Braçellari. Gjatë aksionit, Braçellari hapi zjarr ndaj forcave të policisë, duke lënë të vrarë efektivin e “Shqiponjave”, Enea Mekolli.

  •  

Protestat kundër Ramës shtrihen në Itali, shqiptarët mblidhen në sheshin “Duomo” të Milanos –

✇27.al
By: 27

Lëvizja protestuese e nisur pas debatit për çështjen e Zvërnecit dhe e shndërruar kundër qeverisë Rama, po merr përmasa më të gjera, duke u shtrirë nga Shqipëria në disa qytete europiane ku jetojnë komunitete të mëdha shqiptare.

Paraditen e sotme, qindra shqiptarë janë mbledhur në sheshin “Duomo” në Milano, ku kanë shfaqur pankarta dhe mesazhe që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë protestës në Milano, pjesëmarrës të ndryshëm kanë marrë fjalën për të shprehur arsyet e pakënaqësisë së tyre ndaj qeverisë. Në fjalimet e mbajtura në sheshin “Duomo”, qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke renditur si shqetësime kryesore varfërinë, emigracionin e të rinjve, korrupsionin, dhe mungesën e besimit te institucionet. Protestuesit kanë argumentuar se largimi masiv i shqiptarëve nga vendi dhe vështirësitë ekonomike janë tregues të dështimit të politikave qeverisëse gjatë viteve të fundit.

Protesta ka marrë një karakter më të gjërë dhe nuk lidhet vetëm me çështjen e Zvërnecit, por edhe me pakënaqësitë e grumbulluara ndaj skandaleve të qeverisë Rama.

Dhjetëra shqiptarë janë mbledhur në një zë të vetëm sot paradite tePiazza della Signoria në Firence të Italisë . Të shoqëruar nga fëmijë e familjarë, ata këndojnë himnin kombëtar dhe dëgjohen teksa thërrasin njëzëri thirrje si “Rama ik”, “Kriminel” dhe “Shqipëria e shqiptarëve”. Nuk ka ndarje, nuk ka dallime; i vetmi flamur që valëvitet është ai kuqezi.

“Nuk mund të rrinim në shtëpi teksa shihnim bashkëkombësit tanë duke u tërhequr zvarrë vetëm sepse kërkojnë të mbrojnë shtëpitë dhe tokat e tyre,” u shpreh një nga protestueset.

Protestat nisën javën e kaluar në Tiranë dhe sot pritet të zhvillohet tubimi i shtatë radhazi në kryeqytet. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, lëvizja u shtri edhe në qytete të tjera të vendit, përfshirë Korçën, Vlorën dhe Durrësin.

Paralelisht, protesta janë organizuar edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Tubime janë mbajtur në Berlin dhe Oslo, Mynih ndërsa një tjetër tubim është paralajmëruar për në orën 16:00 në Hamburg të Gjermanisë.

Pjesa më e madhe e protestuesve janë të rinj, të cilët shprehen kritikë si ndaj qeverisë ashtu edhe ndaj opozitës tradicionale. Shumë prej tyre deklarojnë se nuk ndihen të përfaqësuar nga asnjë forcë politike dhe kërkojnë ndryshim të klasës politike në tërësi.

Organizimi i protestave jashtë vendit është ndihmuar edhe nga rrjetet sociale, ku të rinjtë kanë shpërndarë video, foto dhe thirrje për pjesëmarrje. Kjo ka krijuar një zinxhir solidarizimi mes shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, duke bërë që tubime të ngjashme të organizohen në disa qytete europiane brenda pak ditësh.

Protestat kundër Ramës shtrihen në Itali, shqiptarët

 

 

  •  

Shqipëria ka bashkuar votën me Serbinë në një deklaratë të përbashkët ku Kosova nuk ekziston –

✇27.al
By: 27

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka akuzuar qeverinë shqiptare se ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës, duke votuar pro një deklarate të përbashkët me Serbinë gjatë Konferencës së Komisioneve Parlamentare për Integrimin Europian të vendeve të Europës Juglindore.

Sipas Vokshit, deklarata nuk e trajton Kosovën si shtet të pavarur dhe përfaqësuesja e Partisë Socialiste hoqi dorë nga vetoja që, sipas saj, ishte përdorur më parë nga opozita për të mbrojtur interesat e Kosovës.

Deputetja demokrate akuzoi kryeministrin Edi Rama se i ka dhënë Serbisë një fitore diplomatike në dëm të Kosovës, duke e cilësuar votimin si një “akt tradhtie kundër Kosovës dhe kundër interesit kombëtar”.

Reagimi i Vokshit:

Shqipëria dje ka bashkuar votën me Serbinë për të miratuar një deklaratë të përbashkët ku Kosova nuk ekziston, gjatë mbledhjes së Konferencës së Komisioneve Parlamentare për Integrimin Europian të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim-Asociimit të Europës Juglindore.

Për tre vite me radhë, kur Komisioni i Integrimit Europian drejtohej nga Partia Demokratike, refuzimit të Serbisë për të konsideruar anëtarësimin e Kosovës në këtë forum, Shqipëria i është përgjigjur me refuzim për të dhënë konsensus për deklarata ku nuk trajtohej interesi i Kosovës si shtet i pavarur dhe përfaqësimi i saj në çdo forum e institucion.

Por ky qëndrim u zhbë dje, kur përfaqësuesja e Partisë Socialiste, që ia mori opozitës drejtimin e komisionit, vendosi të heqë dorë nga vetoja dhe të japë votën pro një deklarate të përbashkët me Serbinë, që ka fshirë Kosovën nga diskutimi.

Çfarë e ka detyruar Edi Ramën t’i japë sot Serbisë një fitore kundër interesit të Kosovës, megjithëse Kosova i ka kërkuar Shqipërisë të mos ndryshojë qëndrim? Pse ai u dorëzua dje sërish para Aleksandër Vuçiç?

Dhe kjo nuk është hera e parë që Edi Rama vepron kundër interesit të Kosovës.

Ai mbrojti publikisht projektin e shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

Ai promovoi projektin e Aleksandër Vuçiç për Ballkanin e Hapur, edhe pasi Kosova deklaroi se nisma favorizonte Beogradin dhe nuk e trajtonte Kosovën si shtet të barabartë.

Ai ndërhyri në debatin për Asociacionin duke paraqitur një draft statut pa u konsultuar me qeverinë e Kosovës.

Ai anuloi mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në kulmin e krizës mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai mbështeti modelin e propozuar nga Vuçiç në një editorial të përbashkët me të, ku Serbia përfiton nga integrimi europian, ndërsa vazhdon të refuzojë njohjen e Kosovës.

Dje Edi Rama shkoi përtej qëndrimeve. Ai nuk foli kundër Kosovës. Ai votoi kundër saj, në një akt tradhtie kundër Kosovës dhe kundër interesit kombëtar.

  •  

Udhëheqësi që mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet –

✇27.al
By: 27

Imami xhamisë së Durrësit, Ervin Qylafku, nuk ka mundur tw heshtw pas protestave që kanë ndezur prej një jave kryeqytetin.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se tema e ligjëratës që mbahet çdo të premte në xhami, do të jetë për ata që mashtrojnë dhe nuk ndihmojnë qytetarët dhe faktin që këta persona nuk arrijnë të shkojnë në Parajsë.

“Nëse një udhëheqës që merr në ngarkim çështjet e muslimanëve (ose qytetarëve), nuk përpiqet për ta dhe nuk u dëshiron të mirën (pra i mashtron), ai nuk do të hyjë me ta në Xhenet.” (Muslimi) P.s. Patronazhistëve të interesuar për ta dëgjuar ua dërgoj në privat”, shkruan imami.

Ervin Qylafku ka reaguar në rrjetet sociale edhe nëpërmjet një fotoje nga protesta, duke deklaruar se kryeministri i ka akuzuar besimtarët se “s’kanë as din e as iman”.

“Kryeministri na ka akuzuar se s’kemi as din e as iman,” shkruan Qylafku.

 

  •  

“Shesim Ramën edhe pse s’bën një lek”, Protesta e qytetarëve që po fiton me meme: Veç jep dorëheqjen! –

✇27.al
By: 27

Nëse dikush do të shkruajë historinë e kësaj proteste pas disa vitesh, me shumë gjasë nuk do ta kuptojë dot vetëm nga deklaratat politike sepse protestuesit po flasin me meme.

“Qoftë e bekuar pika që mbushi kupën” është ndoshta përmbledhja më e shkurtër e zemërimit të grumbulluar prej vitesh. Një fjali që tingëllon si urim, por që në fakt është aktakuzë për qeverisjen dhe politikën.

“Derisa vdekja të na ndajë” me çiftin politik të vendit është një tjetër goditje që nuk ka nevojë për analizë. Mjafton ta shohësh dhe kupton bllokimin e qarkullimit të elitave në vend dhe jo vetëm të elitave politike.

Pastaj vjen pyetja që shumëkush e ka bërë me zë të ulët dhe një protestues e ktheu në pankartë: “O Bela, a do e vesh një vilë në emrin tim?” Një mënyrë elegante për të kujtuar se në Shqipëri fantazia më e madhe nuk është të bëhesh milioner, por të zgjohesh një ditë dhe të zbulosh se ke një vilë të regjistruar pa e ditur.

Po aq therëse është edhe pankarta: “Shit Zeqinëne po deshe, jo Zvërnecin”. Një fjali që e përkthen cilësinë e të rinjve në Parlament me ato në shesh. Akuzë për meritokracine e munguar në partine në pushtet.

Ndërsa “Shesim Edi Ramën, edhe pse e dimë që s’ban ni lek” e ngre satirën në nivelin e tregut të lirë. Është ndoshta shpallja më e sinqertë ekonomike e javës.

Dhe në fund vjen pankarta që mund të kandidojë për skenar filmi: “Veç jep dorëheqjen, se burgun ta bën Ndrenika”. Një fjali që bashkon politikën, teatrin dhe humorin shqiptar në vetëm pak fjalë.

Kjo është një nga arsyet pse protesta po tërheq vëmendje, jo vetëm për shkak të numrave, por sepse ka gjetur një gjuhë që brezat e rinj e kuptojnë dhe e shpërndajnë. Në vend të molotovëve ka meme. Në vend të sloganeve të lodhura ka humor.

Në vend të urrejtjes ka ironi. Dhe ndoshta ky është shqetësimi më i madh për pushtetin. Sepse nga guri mund të mbrohesh nga satira, pothuajse kurrë. Dhe historia na tregon se kur bëhesh për barcaleta punët janë mbërritur aty ku nuk mban më…

1

2

345

6

  •  

Rama po përdor teknologjinë DPI për përgjimin e qytetarëve –

✇27.al
By: 27

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se ka pranuar publikisht përdorimin e teknologjive të mbikëqyrjes për monitorimin e qytetarëve shqiptarë.

Në videon e shpërndarë nga Berisha, Rama deklaron se Shqipëria ka ndërtuar sisteme të avancuara mbrojtjeje kundër sulmeve kibernetike dhe se institucionet kanë mundësi të shohin aktivitetin në rrjet. Ai përmend gjithashtu se, në ditën kur u përhap një ngjarje e caktuar në rrjetet sociale, numri i përdoruesve të lidhur me Shqipërinë ishte pesë herë më i lartë se zakonisht.

Sipas Berishës, këto deklarata ngrenë dyshime serioze se qeveria po përdor teknologjinë DPI (Deep Packet Inspection) për të monitoruar komunikimet dhe aktivitetin online të qytetarëve. Kreu i opozitës e cilësoi këtë si një akt të rëndë kundër lirive dhe të drejtave kushtetuese.

“Skandal, pranon me gojën e tij të zezë se po përdor DPI për të përgjuar qytetarët dhe protestuesit. Dënoj me forcën më të madhe këtë krim anti-kushtetues. Çmenduri!”, shkruan Berisha në reagimin e tij.

  •  

Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve –

✇27.al
By: 27

Zbardhet lista me pikëzimet e 21 punonjësve të policisë, konkurrues për plotësimin e vendeve vakante në drejtimin e policisë në qarqet Durrës, Lezhë, Fier dhe Kukës.

Adriatik Tafçiu kryeson i pari me 86 pikë, i ndjekur nga Ervin Hodaj me 85 pikë dhe Edvin Ndreu me 84 pikë. Në vendet pasuese renditen Artion Duka dhe Erion Ahmeti me nga 74.32 pikë secili.

Lista përfshin 21 kandidatë që kanë marrë pjesë në procesin e konkurrimit për postet drejtuese në 4 qarqet.

Lista e kandidateve

1. Adriatik Tafçiu – 86 pikë
2. Ervin Hodaj – 85 pikë
3. Edvin Ndreu – 84 pikë
4. Artion Duka – 74.32 pikë
5. Erion Ahmeti – 74.32 pikë
6. Arben Nasufi – 74 pikë
7. Ylli Doda – 74 pikë
8. Alket Shatro – 74 pikë
9. Ermal Muçaj – 73.32 pikë
10. Ardrit Elmazi – 73.32 pikë
11. Ndue Doçi – 73.32 pikë
12. Gjovalin Loka – 73.32 pikë
13. Xhevahir Karaj – 73 pikë
14. Dashamir Spaho – 73 pikë
15. Hergis Jica – 72.32 pikë
16. Lorenc Shehu – 72 pikë
17. Lorenc Meta – 72 pikë
18. Alfred Elezi – 72 pikë
19. Arjanit Arapi – 72 pikë
20. Erzen Cera – 71 pikë
21. Alfred Nomani – 71 pikë

  •  

Zbardhet dosja e SPAK/ Si e fitoi Balluku vilën luksoze me pishinë për 70 mijë €, komshie ka vartësen… –

✇27.al
By: 27

Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një kompleks modern të ndërtuar nga kompania “Eurocol” e biznesmenit, Pandeli Carapuli.

Vila me nr.F6 ndodhet në një nga zonat elitare të Dhërmiut. Ndërsa ngjitur me vilën e Ballukut, burime pranë SPAK pohuan se është dhe vila e vartëses së saj, Viola Haxhiademi, me detyrë Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës.

Ish-zv/kryeministria e vendit, brenda një kohe të shkurtër prej vetëm 8 muaj, është marrë 3 herë e pandehur nga prokuroria e posaçme SPAK, duke thyer çdo rekord hetimor për korrupsion dhe abuzim me detyrën që është vendosur ndaj një zyrtari të lartë që SPAK ka hetuar gjatë ekzistencës së tij 6 vjeçare.

Çështja e tretë, është pikërisht dosja Nr.136 e regjistruar nga SPAK në vitin 2025 dhe se tashmë në fillim të muajit qershor 2026, hetimi u konkretizua me sekuestrimin e vilës luksoze që juridikisht figuron në emrin e sportistit të njohur të Kombëtares Shqiptare, Igli Tare.

Por që në realitet përdorej, kontrollohej, administrohej pikërisht nga Belinda Balluku dhe familjarët e saj. Një anëtar i grupit hetimor të kësaj dosje u shpreh për gazetarin Elton Qyno se:

“…Balluku, është përpjekur të luajë bukur këtë ndeshje me qëllim fitimin e vilës luksoze në Gjilekë të Dhërmit, që është një nga zonat bregdetare më të të lakmuara të momentin. Në këtë lojë, ajo ka futur dhe ish-sulmuesin e kombëtares shqiptare, Igli Tare, me qëllimin finalizimin ‘e golit’, për marrjen e vilës. Ndërkohë nga ana tjetër vetë Belinda, ka qëndruar në fushë si një lojtare ‘Pykë’, duke qarkulluar pa top dhe është përpjekur të mos lerë prova që e implikojnë atë me këtë pasuri…”.

Ndërkohë rasti i përfitimit të vilës luksoze është investiguar nga BKH-ja dhe SPAK në disa drejtime dhe të gjitha rrugët të çonin pikërisht tek Belinda Balluku.

Kjo e fundit në një dalje publike me stafin e Ministrisë së Energjetikës dhe Infrastrukturës u shpreh se:

“…Unë nuk kam dhe s’kam pasur kurrë lidhje me korrupsion dhe nxis që hetimi që ka nisur prej muajsh dhe që nuk e kam penguar kurrë, të vijojë për të nxjerrë të vërtetën në sipërfaqe. Nuk kam as 300 as 30 dhe as 3 apartamente. Nuk kam as 1 as 2 jahte, as limuzina as helikopterë e avionë. As nuk e kam penguar drejtësinë dhe nuk do e bëj sepse e besoj dhe e kam mbështetur”.

Por hetimi i thelluar i kryer gjatë këtyre muajve ka nxjerrë zbuluar manovrat e përdorura nga zyrtarja e lartë, Belinda Balluku. SPAK, ka marrë një sinjalizim se ish-zv/kryeministria e vendit gëzonte një vilë të fshehur në kompleksin turistik “White Rocks” në Gjilekë të Dhërmiut.

Sinjalizimi që besohet se ka ardhur në SPAK nga një ambasadë e huaj që vepron në Shqipëri, sqaronte se Vila luksoze i ishte dhuruar Belinda Ballukut, nga biznesmeni Pandeli Carapuli.

Kjo aferë korruptivë që është trajtuar si dhuratë, është bërë në këmbim të paracaktimit si fitues të kompanisë “Eurocol” të Carapulit në dy tendera me vlerë rreth 1 miliard lekë tek “Albcontrol” që në atë periudhë drejtohej nga Belinda Balluku.

Kjo e fundit në cilësinë e drejtueses së intitucionit ka pilotuar tenderat përmes kryetarit të njësisë së prokurimit në “Albcontrol”, Evis Berberi dhe anëtarëve të kësaj njësie shtetasit me inicialet S.P., E.N. dhe A.M.

Të 4 këta persona kanë parcaktuar fituesin “Eurocol” sipas direktivave që u ka dhënë drejtuesja Belinda Balluku. Aktualisht të 4 personat po ndiqen penalisht nga SPAK për këtë çështje për akuzën e “Shkeljes së brazisë në tendera dhe ankande publike”.

Teksa kompania e Carapulit ka fituar dy tenderat, kanë filluar të rrjedhin dhe pagesat financiare nga “Albcontrol” tek shoqëria “Eurocol”.

Mirëpo në pamundësi për të marrë vilën luksoze në emrin e saj apo familjarëve të afërm, Belinda Balluku në atë kohë drejtoreshë, ka zgjedhur një figurë të njohur të sportit shqiptar dhe atij italian.

Emri i futbollistit Igli Tare, shfaqet në 5 dhjetor 2018 në një kontratë porosie, të lidhur para noterit publik mes ish-kapitenit të kombëtares Shqiptare dhe kompanisë “Eorocol” të biznesmenit Carapuli.

Vlera e kësaj kontrate porosie të firmosur mes Tares dhe Carapulit në atë kohë ishte 145 mijë euro. Verifikimet e kryera nga SPAK, kanë zbuluar se Igli Tare ka paguar përmes një banke të Nivelit të Dytë në Shqipëri, shumën 70 mijë euro.

Ndërsa pjesa tjetër e mbetur si diferenca prej 75 mijë euro, nuk ka asnjë gjurmë se në çfarë mënyre është paguar, pasi nuk ka një transaksion bankar.

Hetimi i SPAK ka provuar se Tare nuk e ka paguar vetë shifrën 70 mijë euro, por ka autorizuar me prokurë vëllain e tij, Agron Tare, që të kryente transaksionin 70 mijë euro në bankë.

SPAK, pretendon se Tare nuk ka qënë asnjëherë dhe s’ka jetuar në vilën luksoze në Gjilekë. Dhe këtë fakt grupi i hetimit e mbështet në deklarimet e punonjësve të kompleksit, mirëmbajtësit e vilës, që tregojnë se në atë pasuri nuk e kanë parë kurrë, Igli Taren.

Sipas punonjëse në këtë pasuri vinte Belinda Balluku dhe ata e kanë krijuar bindjen se vila i përkiste pikërisht kësaj zyrtareje.

Gjithashtu, Igli Tare, nuk është marë fare as me mobilimin dhe arredimin e kësaj Vile luksoze, pasi me një gjë të tillë është marrë vetë, Belinda Balluku dhe familjarët e saj.

Një fakt i tillë sipas dosjes së SPAK, është provuar nga gjetja e komunikimeve me shkrim, mesazheve zanore dhe fotografive në telefonat e personave në hetim, ku faktohet qartazi që mobilimin e ka ndjekur Balluku dhe rrethi i saj miqësor.

Ndërkohë kur kishin kaluar 3 vite e 5 muaj nga firmosja e kontratës së porosisë me Carapulin dhe kur Igli Tare, nuk kishte shkuar asnjëherë të shikonte vilën luksoze që kishte blerë, çuditërisht ai firmos një kontratë dore jo para noterit, ku pranonte që i jepte me qira pasurinë vilën F-6, shtetases Joana Bushi.

Joana Bushi, ishte vartësja e Belinda Ballukut pasi ka shërbyer si drejtore kabineti tek “Albcontrol”. Mësohet se SPAK, nuk ka konstatuar mandate pagesash apo transaksione bankare të kryera nga Joana Bushi në drejtim të llogarive bankare të ish-futbollistit, Igli Tare. Është pretenduar se pagesat janë bërë në rrugë informale.

Por pavarësisht se juridikisht në letra prona është në emër të Igli Tares dhe ky i fundit nuk ka shkuar asnjëherë, por ja ka lënë me qira Joana Bushit, vilën luksoze e gëzon Belinda Balluku dhe familjarët e saj.

Ndaj prokurorët e SPAK, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko, në datën 3 qershor 2026 vendosën të sekuestrojnë këtë vilë, si të provuar se i përket, Belinda Ballukut.

Njëherësh vendosën nën hetim Belinda Ballukun, për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë publikë” dhe “Fshehje dhe mosdeklarim pasurie”.

Ndërsa ish-futbollisti i njohur Igli Tare dhe Joana Bushi, u vendosën nën akuzë për “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Kurse biznesmeni Pandeli Carapuli është vënë nën hetim për akuzën e “Korrupsion aktiv ndaj funksonarit të lartë publik” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Evis Berberi dhe 3 zyrtarët e tjerë të njësisë së prokurimit në “Albcontrol”, janë vënë nën akuzë për “Shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike”. Hetimet për dosjen me Nr. 136 vijojnë dhe pritet që shumë shpejt prokuroria e posaçme të identifikojë dhe prona të tjerë të fshehura të Belinda Ballukut.

Nga ana tjetër tashmë SPAK, ka hyrë në një fazë të re me këtë çështje, duke i lindur e drejta juridike ti ridrejtohet edhe njëherë tjetër Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë të dytë.

Duke provuar të marrë autorizimin për lejimin e arrestimit të Belinda Ballukut, pasi në dosjen e tretë kundër saj akuzat janë më të rënda se në dy dosjet e para, ajo e ndërtimit të tunelit të Llogarasë dhe ndërtimit të Unazës së Madhe në Tiranë. /Elton Qyno – Syri.net

  •  

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –

✇27.al
By: 27

Avokatja dhe notarja shqiptaro-australiane Eva Buzo është rikthyer sërish në Vlorë për të realizuar një tjetër sfidë të veçantë sportive në ujërat e Jonit.

Këtë herë, ajo u nis nga Radhima me destinacion ishullin e Sazanit, ku zhvilloi një notim sfidues rreth ishullit më të madh të Shqipërisë. E shoqëruar fillimisht nga anëtarë të stafit mbështetës dhe ekipit të sigurisë, Buzo vijoi më pas e vetme rrugëtimin e saj në det, duke përshkuar vijën bregdetare të Sazanit, e cila shtrihet në rreth 15 kilometra.

Sfida u zhvillua në kushte të hapura detare dhe kërkoi përgatitje të lartë fizike e psikologjike, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin dhe qëndrueshmërinë e sportistes në disiplinat e notit në distanca të gjata.

Nuk është hera e parë që Eva Buzo zgjedh Vlorën dhe bregdetin shqiptar për sfidat e saj sportive. Dy vite më parë, ajo tërhoqi vëmendjen e publikut brenda dhe jashtë vendit me një arritje të jashtëzakonshme, kur realizoi notimin nga brigjet e Italise drejt gadishullit të Karaburununit. Ky udhëtim i gjatë në ujëra të hapura u konsiderua një sukses i rëndësishëm personal dhe sportiv, duke vendosur një rekord në karrierën e saj, ndërsa shërbeu edhe si një promovim i bukur i natyrës, peizazheve dhe potencialit turistik të rivierës shqiptare.

  •  

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –

✇27.al
By: 27

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Sarandë-Delvinë pranë fshatit Karahazh, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një 16-vjeçar.

Mjeti tip “Golf” me drejtues shtetasin D. Cauli, 16 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

I mituri është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës, ku është konstatuar se ka thyer këmbën dhe se dëmtime të tjera të lehta. Pritet transportimi i tij drejt Tiranës.

Drejtuesi i mjetit është shprehur se dyshon se makina e tij është fërkuar me një mjet tjetër, ndaj ka dalë nga rruga por nuk kishte memorie të qartë për ngjarjen.

Policia ka nisur hetimet në vendngjarje.

  •  

Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

✇27.al
By: 27

Aktori dhe regjisori I njohur shqiptar, Mevlan Shanaj i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, përmes së cilës, pasi përmend fillimet e angazhimit politik të tij, shpreh zhgënjimin për rrugëtimin në pushtet.

Në shkrimin e tij të gjatë, ai kujton njohjen me Ramën në fillim të viteve ’90, angazhimin e tij në lëvizjen studentore dhe qëndrimet kritike ndaj regjimit komunist.

Ai tregon se e ka njohur Ramën si një njeri që e vlerësonte lirinë dhe që kishte hezitim për të marrë postë të larta shtetërore, por shton se “mes Edit që kam njohur dhe Edit që shoh sot ekziston një distancë që nuk mund të mos më bëjë të reflektoj.”

REAGIMI I PLOTE:

REQUIEM PËR NJË BESIM

Edi Rama,

Sot po të shkruaj jo si kundërshtar politik, por si një njeri që të ka njohur para se pushteti të bëhej pjesë e jetës tënde.

Po të shkruaj sepse ndiej se mes Edit që kam njohur dhe Edit që shoh sot ekziston një distancë që nuk mund të mos më bëjë të reflektoj.

Më kujtohet dhjetori i vitit 1990. U ktheve nga Korfuzi dhe shkove drejt Qytetit Studenti, asaj që ishte bërë Meka e Lirisë shqiptare. Ti vije nga bota e artit, nga “Refleksionet”, me bindjen se duhej të ishe pjesë e asaj lëvizjeje që po ndryshonte historinë.

Por dera nuk t’u hap.

Po atë natë erdhe në shtëpinë time. Më tregove se Gramos Pashko dhe Arben Imami të kishin propozuar të shkoje në Shkodër për të organizuar strukturat e para të Partisë Demokratike. Nuk kishe pranuar. Me atë ironinë tënde karakteristike the se nuk ishe Vasil Shanto që të bredhje me motor për të krijuar një parti.

Në atë përgjigje kishte diçka që më pëlqeu: Refuzimin për t’u bërë ushtar i verbër i kujtdo.

Pak kohë më vonë, në mitingun e madh para Stadiumit “Qemal Stafa”, më kërkove të ndërhyja që të merrje fjalën. Lista e folësve ishte mbyllur. Kur mbarova fjalimin tim, të ftova para turmës.

Ti fole.

Dhe në fund the fjalinë që atëherë bëri bujë:

“Na skuqi si rusë, na zverdhi si kinezë, na nxiu si shqiptarë. Enver Hitler.”

Ishte një nga deklaratat më të forta që ishin dëgjuar deri në atë moment. Dikush pranë meje tha: “E pe sa radikal është?”

Po, ishe radikal. Por ishte radikalizmi i njeriut që kërkonte ndryshim.

Më vonë të pashë të plagosur, të goditur barbarisht, dhe shumë prej nesh u gjendëm pranë teje.

Të pashë edhe kur pranove të bëheshe ministër. Më kujtohet shqetësimi yt i asaj kohe.

Më kujtohet kur, i mbyllur në dhomë, i mbingarkuar nga përgjegjësia, më the:

“Si pranova të bëhem ministër? Ku e bëj dot unë këtë punë?”

Dhe pikërisht atë njeri besuam.

Nuk besuam vetëm artistin.

Besuam njeriun që dukej se kishte frikë nga pushteti më shumë sesa etje për të.

Kur më pas u ngjite në majat e politikës shqiptare, të mbështeta. Kam menduar dhe kam thënë se Shqipëria kishte nevojë për më shumë emancipim, për më shumë liri shpirtërore dhe qytetare, sesa për moralizma provinciale.

Por vitet kaluan.

Dhe bashkë me to u grumbulluan akuza për korrupsion ndaj ministrave, deputetëve, kryetarëve të bashkive dhe zyrtarëve të lartë të qeverisjes suaj.

Dy zëvendëskryeministra u bënë simbol i një krize të rëndë besimi. U krijua përshtypja se pushteti po bëhej gjithnjë e më i mbyllur në vetvete dhe se mbrojtja politike shpesh ishte më e fortë se përgjegjësia publike.

Ndoshta disa prej këtyre perceptimeve janë të drejta, ndoshta disa jo.

Por një gjë është e sigurt: ato ekzistojnë.

Dhe kur një perceptim pushton mendjen e një pjese të madhe të shoqërisë, ai bëhet realitet politik.

Mjafton të shohësh zemërimin, mosbesimin dhe reagimin publik për ta kuptuar.

Prandaj sot nuk po shkruaj një aktakuzë politike.

Po shkruaj një requiem për një besim.

Sepse të kam njohur kur nuk të linin të flisje.

Të kam njohur kur dyshoje nëse mund të mbaje mbi supe peshën e një detyre.

Të kam njohur kur liria të dukej më e rëndësishme se pushteti.

Dhe pikërisht për këtë arsye pyetja ime është e thjeshtë:

Përse na zhgënjeve?

NE QË TË BESUAM !!!!

  •  
❌