Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Irani duhet të “kthehet në tryezën e bisedimeve dhe të arrijë një marrëveshje” pas sulmeve me raketa ndaj Izraelit.
“Kjo sigurisht që nuk do t’i ndihmojë negociatat,” tha Trump për Fox Neës.
“Jemi shumë afër. Do të thosha se një marrëveshje do të nënshkruhej të hënën, të martën ose të mërkurën e javës që vjen. Dhe tani ndodh kjo,” u shpreh ai.
“Ju i keni lëshuar raketat tuaja, mjafton kaq. Kthehuni në tryezën e bisedimeve dhe bëni një marrëveshje,” shtoi Trump.
Ndërkohë, presidenti i tha gazetarit Barak Ravid të Axios se do të telefonojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe do t’i kërkojë të mos sulmojë Iranin në kundërpërgjigje.
Trump gjithashtu deklaroi për Fox Neës se nuk ishte “i kënaqur” me sulmet e Izraelit ndaj Beirut të dielën.
Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës.
Pas më shumë se 95% të kutive të numëruara, partia e Albin Kurtit numëron mbi 280 mijë vota, ku kësaj radhe i mungojnë numrat për krijimin e qeverisë, ndërsa ndiqet nga PDK dhe LDK.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, LVV ka publikuar një foto ku shkruan se festa e madhe e fitores do të mbahet në sheshin “Skënderbe”” në Prishtinë, në orën 23:00.
Sa shumë investime në emër të Shtëpisë së Fëmijës në Sarandë! Ka dy vjet që godina është shqepur, dy super tendera me vlerë totale mbi 2 miliardë lekë, inaugurime nga një ministre, një kryebashkiak, një drejtor dhe vetë kryeministri që poston pamje 3D që kanë mbetur në kompiuter.
Kur u duk se vepra kishte përfunduar, vjen tenderi i ri 540 milionë lekë i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Objekti i prokurimit të mbajtur më 27 prill 2026, titullohet: “Investime për transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi në modele të standardit më të lartë të zhvillimit: “Përforcimi i godinës së shtëpisë së fëmijës “Vangjel Pulla”, Sarandë.”
Tenderi ka merituar “Flamur të kuq” nga Open Data Albania, që e përdor këtë legjendë për riskun e korrupsionit.
Dritan Agolli ka zgjedhur për këtë projekt biznesmenin Qani Saraçi, që shquhet si personazh fitues i tenderave fantazëm për objekte që nuk ekzistojnë.
Nuk ka lidhje me OFO-t, por me përfitime të miliona eurove në tendera fasadë. Procedura për godinën e Jetimores është krejt fiktive edhe pse, sipas letrave, kanë marrë pjesë 10 operatorë ekonomikë.
Megjithëse, sipas dokumentit, kishte oferta më të ulëta, komisioni i Dritan Agollit ka vendosur për kompaninë e Qani Saraçit, “EURONDERTIMI 2000” shpk.
Duhet të sqarojmë se kjo firmë ka nisur para një viti e gjysmë punimet në këtë godinë dhe nuk i ka dorëzuar akoma. Prandaj është habi, që të njëjtës kompani i jepet edhe një thes me lekë që të bëjë sikur punon aty.
Tenderi i parë ishte për “rikonstruksion”, ndërsa ky i dyti quhet “Përforcim”. Pyetëm ekspertët dhe na thanë se përforcimi i godinave bëhet vetëm kur ka probleme me parametrat sizmikë. Normalisht, ky lloj investimi bëhet në fillim. Nëse vërtetë do të ishte i domosdoshëm duhej bërë qysh pas tërmetit të vitit 2019. Në fakt tërmeti po i bie buxhetit të shtetit.
Më 27 dhjetor 2024, u zhvillua tenderi i parë për godinën e Jetimores. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit. Kusht: fituesi nuk është operatori me ofertën më të ulët”. Në këtë kategori e klasifikoi tenderin Open Data Albania. Janë 3.2 miliardë lekë që Dritan Agolli ia dha firmës së Qani Saraçit ditët e fundit të 2024-s.
Hetimi dhe thirrja në SPAK e administratorit Agolli nuk e kanë ndaluar shpërdorimin e fondeve përmes tenderave të tillë. Bëhet fjalë për prokurimin “Ndërhyrje për rikonstruksionin e godinave të spitalit të Peqinit dhe Shtëpisë së fëmijës “Vangjel Pulla”, Sarandë, Transformimin e Qendrës Shëndetësore në një Qendër Mjekësore të Traumës Sportive në Thumanë, Krujë”.
Për më tepër, nuk është e qartë përse janë bashkuar tre projekte në qarqe të ndryshme të vendit brenda një tenderi. Një nga efektet e këtij veprimi është se duke bashkuar tre projekte, lihen jashtë konkurrimit, kompanitë më të vogla të ndërtimit.
Njoftimi i tenderit është bërë më 21 nëntor 2024, ndërsa afati i mbylljes për dorëzimin e ofertave ishte caktuar më 6 dhjetor 2024. Në këtë procedurë janë përpjekur të marrin pjesë 8 operatorë konkurrues, por Agolli i ka skualifikuar fillimisht ato me vlerë më të ulët dhe më pas procesi ka qenë thjesht formal, sepse fituesi ishte i paracaktuar.
Bashkimi i operatorëve “EURONDERTIMI 2000” sh.p.k (me 86% të përfitimeve) dhe “EVEREST” sh.p.k u shpall fitues më 27 dhjetor 2024, ndërsa kontrata u lidh nga Agolli më 10 janar 2025. Theksojmë se vlera e pritshme e kontratës me TVSH është 272 milionë lekë, ndërsa çelësat e objekteve duheshin dorëzuar pas 18 muajve.
Nga ky dokument i administruar në Agjencinë e Prokurimit Publik vërejmë se, po të ishin marrë në konsideratë ofertat e skualifikuara nga Agolli, buxhetit të shtetit do t’i ishin kursyer rreth 400 milionë lekë.
Problemi i këtij tenderi ishte edhe përmbushja e kushteve teknike. Nuk e dimë nëse i ka dorëzuar licencat e kërkuara, të listuara nga FSHZH në dokumentet standarde të tenderit, por në QKB, kompania e Qani Saraçit, në momentin e dorëzimit të ofertave, kishte aktive vetëm licencën mjedisore.
Sipas faqes zyrtare, “EURONDERTIMI 2000” ka 40 punonjës, ndërsa sipas tenderit do të angazhonte 38 veta bashkë me fabrikën e aluminit “Everest” të Sokol Çupit. A janë të mjaftueshëm kaq punonjës për të kryer këtë punë? Nga krahasimet që bëmë për punë të njëjta të prokuruara kohët e fundit, vetëm për një objekt të tillë kërkohen afro 100 punonjës të specialiteteve të ndryshme. Ky kriter është stërholluar me qëllim që të arrihej të përmbushej nga Qani Saraçi. Janë tre objekte shumë larg njëri tjetrit, që na bëjmë të mendojmë se do të zvarriten. I pari është “Ndërhyrje për rikonstruksionin e godinave të spitalit të Peqinit”.
Siç duket edhe nga pamjet, objekti ishte në gjendje të mirë. Nëse do të rikonstruktohet (siç pretendohet në projekt) do të kërkonte shumë fuqi punëtore dhe mjete. Dyshimi që na lind, është se kompania në fjalë i merr tenderat dhe nuk bën punën në afat.
Projekti tjetër është “Ndërhyrje për rikonstruksionin e godinës së Shtëpisë së fëmijës “Vangjel Pulla”, Sarandë”.
Godina ishte si kullull, do të mjaftonte një mirëmbjajtje e kujdesshme. Pra, projekti i ndërhyrjes është vetëm sa për fasadë dhe propagandë. Dhe objekti i tretë është “Ndërhyrje për transformimin e Qendrës Shëndetësore në një Qendër Mjekësore të Traumës Sportive në Thumanë, Krujë”.
Duke parë se si është zhvilluar procedura e prokurimit, shkeljet e bëra do të reflektohen në cilësinë e punimeve dhe në zvarritjen e tyre përtej afatit.
Në gusht 2025, për të inspektuar punimet në Shtëpinë e Fëmijës, ishin ministrja Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Albana Kociu, kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Caci dhe drejtori i FSHZh. Dritan Agolli.
Ministrja theksoi se ky institucion “nuk do të shërbejë vetëm si një qendër rezidenciale, por do të ofrojë shërbime me bazë komunitare”.
Në fakt i gjithë projekti mund të përmblidhet: Do të shtohet edhe një kat i ri. Po përse nuk ka përfunduar “rikonstruksioni”? Ja ku gjendemi pas një viti e gjysmë nga lidhja e kontratës dhe 1 vit nga kjo video që e realizoi vetë ministrja dhe nuk ka përfundim punimesh, por tender të ri!
Dyshohet se në këtë rast, kompania “EURONDËRTIMI 2000” po përdoret nga Dritan Agolli për të justifikuar tenderin fantazmë. Pronari I kësaj firme Qani Saraçi është identifikuar edhe më herët me problematika dhe me punë të pakryera
Saraçit i ka dalë emri nëpër gjykata pasi i la punimet në Aeroportin e Rinasit pa i bërë. Në datën 9 korrik 2002 ishte firmosur një kontratë sipërmarrjeje për realizimin e punimeve të ndërtimit dhe rikonstruksionit të disa ambienteve aeroportuale të aeroportit “Nënë Tereza”. Referuar vendimeve gjyqësore, kompanisë “Eurondërtimi” i është kërkuar kryerja e punimeve të papërfunduara në sipërfaqen prej 69.46 m2. Për mospërmbushje të detyrimeve kontraktore çështja shkoi me padi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe vendimi mori formë të prerë në Apel dhe Gjykatën e Lartë në vitin 2015.
Të njëjtën sjellje ka treguar kjo kompani edhe me fondet e Rindërtimit nga tërmeti, ku është favorizuar nga zyrtarët.
Edhe pse ishte viti 2024, dhe kishin kaluar 5 vjet nga tërmeti, ndërsa po afronin zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, vijonin ende tenderat për Rindërtimin.
Qeverisja vendore e Durrësit ka hapur tender në datë 16 shtator 2024 me objekt “Riaftësim strukturor i Pallatit nr.15, Rruga “Abaz Çelkupa 15”, Rajoni 3, Kod GIS 24795(Programi i Rindertimit )”.
Për këtë garë kryebashkiakja Emiriana Sako ka hapur konkursin me fond limit 800 milionë lekë. Këtë tender e ka fituar bashkimi i kompanive EURONDERTIMI 2000 shpk & EVERESTshpk & SHEHU -2AB Konstruksion shpk.
Ky tender është zhvilluar me mungesë konkurence pasi nuk ka pasur pjesëmarrës të tjerë.
Kjo kompani nga viti 2019 deri në vitin 2024 ka marrë 80 tendera. “Eurondërtim 2000” ka marrë nga shteti afro 15 miliardë lekë, përgjithësisht ose shumica e tenderave janë dhënë nga Bashkia e Durrësit.
Ndërkaq, Qani Saraçi do të hynte në transaksione tenderash që e kanë habitur SPAK-un, gjatë hetimit të projektin “Durana Tech Park”.
Me anë të Vendimit nr. 185, datë 27 mars 2024, Këshilli i Ministrave vendosi kalimin e pasurisë shtetërore të njohur si ish-antenat e RTSH-së për administrim te Ministria e Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës për të zhvilluar projektin “Durana Tech Park”.
Rreth 1 vit më pas, me Vendimin nr. 13, datë 9 janar 2025, lista e pasurive u zgjerua dhe u shtuan edhe disa territore të tjera. Në tokën ku supozohej të ndërtohet parku teknologjik aktualisht nuk ka asnjë objekt. Edhe vetë banorët shprehen se nuk kanë parë ndonjë përfaqësues të institucioneve, të cilët mund t’i kenë vënë në dijeni që do të vendosen kufinjtë hyrës e dalës të parkut.
Në fillim të shtatorit 2025, Operatori i Sistemi të Shpërndarjes Tiranë do të shpallte garën për tenderin “Furnizimi me energji elektrike i Parkut Teknologjik DURANA”. Në fillim të tetorit të vitit të kaluar, Drejtoria e OSSH Tiranë do të shpallte fituesin “EURONDERTIMI 2000” në pronësi të Qani Saraçit me ofertë 32.9 milionë lekë ose 330 mijë euro. Gara do të shënohej me “Flamur të kuq” pasi nuk do të kishte pjesëmarrës të tjerë, përveç fituesit.
Deri më sot, në projektin Durana Tech Park nuk është vendosur një tullë, ndërkohë që në shkelje të disa ligjeve, organizohet tenderi për furnizimin me energji elektrike.
Kjo procedurë mund të konsiderohet fiktive dhe fantazëm, sepse në këtë rast projekti shërben për diçka që nuk ekziston.
Edhe në Sarandë, ekziston rreziku që tenderi i dyrë i FSHZH në favor të Qani Saraçit të mos ketë lidhje me situatën konkrete të Shtëpisë së Fëmijës. Sa për Koçiun do të thoshim se duhet të bënte më shumë për mbrojtjen e këtyre fëmijëve, sesa për muret. Brenda asaj godine është raportuar se kanë ndodhur vazhdimisht akte dhune të personelit ndaj të vegjëlve. Por në vend të kujdesit real, merren dhe shpërdohen fondet e destinuara për jetimët.
Në qytetin e Elbasanit u mbajtën homazhe në nder të futbollistit Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor.
Familjarë, miq, tifozë, sportdashës dhe figura të njohura të sportit u mblodhën pranë stadiumit për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe për të nderuar kujtimin e tij.
Të pranishmit shprehën dhimbjen dhe solidaritetin me familjen e të ndjerit, ndërsa vlerësuan kontributin e Fatjon Bunjakut në futboll dhe shembullin që ai la pas si sportist dhe qytetar.
Atmosfera ishte e mbushur me emocione, ku qindra qytetarë vendosën lule dhe mbajtën një minutë heshtje në kujtim të tij.

Në protestën e sotme në Tiranë, një qytetare teksa ka mbajtur fjalën e saj, u shpreh se ky është momenti i duhur që të krijohet një forcë e re opozitare.
“Është momenti të krijojmë një forcë opozitare. Duhet të jemi mbi 3 mijë themelues. Të bëjmë një mbledhje themeluese. Më pas të çojmë një kërkesë të gjykata e Tiranës, dhe brenda 30 ditëve kjo kërkesë të miratohet, a ka mundësi të bëhet kjo? Dorëheqje…”, është shprehur një qytetarë që i është bashkuar protestës.
Kryeministri Edi Rama nga Elbasani është shprehur kritik, duke akuzuar protestues, qytetarë, blogerë e gazetarë. Ky reagim i tij vjen pas protestave që janë zhvilluar prej disa ditësh në Tiranë dhe jo vetëm.
Një akuzë Rama e pati edhe për Mustafa Nanon, pasi ky i fundit u shpreh dje se kryeministri duhet të mendojë largimin nga detyra.
“Ne nuk jemi tradhtarë, na tregojnë këta korrupsionin, blogerë që nuk lënë para pa mbledhur duke treguar të gjitha anët e trupit që unë i ka treguar pa lekë kur isha i ri. Dhe një euro taksë nuk paguajnë ata. Na tregojnë ne tradhtarët disa analistë e gazetarë që paguhen me lek në dorë. Vijnë këtej dhe u qajnë hallit flamengove… Moral nga Mustafa Nano që erdhi në zyrën time u shtri në kolltuk dhe tha nuk kam fuqi të merrem me këtë vend, dua të shkoj ambasador”, tha ai.
“Ca delirantë e sharlatanë që medek shkojnë për të mbrojtur mjedisin e flasin për të huaj që duhet t’i përzëmë nga Shqipëria e flasin për pronat e shtetit që nuk e di se çfarë duhet bërë. Pikërisht në këto momente, kur kombi shqiptar është përballe realizimit të një momenti historik, këto janë axhenda dhe lëvizje e marrëzi që shkojnë në drejtim të gabuar.
Nuk diskutoj kanë të drejtë apo jo ata që duan të mos ndërtohet, por nëse je I shqetësuar për flamingo, për natyrë, apo për se si një zhvillim të mos e dëmtojë natyrën je I pari që je i interesuar për faktet dhenë jo për gënjeshtra. Dhe jo të bësh tangërllik, ne nuk negociojmë.
Protestës në Tiranë i janë bashkuar edhe turistë të huaj, të cilët kanë mbështetur qytetarët në protestën e tyre.
“Jam e lumtur të jem këtu me ju. Nuk jemi të frikësuar…Mendojmë se është shumë mirë që ju të vazhdoni të mbroni vendin tuaj. Pushtetarët duhet të bëjnë transparencë”, u shpreh një turiste, e cila iu bashkua protestës.
“Këto dita që kam qenë këtu, kam parë një popull të mrekullueshëm, një popull që nuk e blejnë para. Ndoshta nga ana tjetër mendojnë se mund të ju blejnë. Por nuk është kështu. Prej disa ditësh jemi këtu dhe jemi shumë të lumtur që ju shohim të bashkuar. Shqiptarë vazhdoni kështu…Forca Shqipëria”, u shpreh një tjetër turist.
Analisti Lubonja iu bashkua protestës së qytetarëve, duke deklaruar se pjesëmarrësit, pavarësisht bindjeve i bashkon kundërshtimi ndaj asaj që ai e cilësoi si kapje e vendit nga krimi dhe oligarkët.
Në fjalën e tij, Lubonja u ndal te slogani i protestës “Shqipëria nuk është në shitje”, duke theksuar se ai përfaqëson kundërshtimin ndaj një modeli zhvillimi që, sipas tij, favorizon interesat e një pakice të privilegjuar.
“Këtu jemi shumë dhe jemi të ndryshëm. Por na ka bashkuar një gjë që është më e rëndësishme, ajo parrulla: ‘Shqipëria nuk është në shitje’. Kuptimi i saj është kundër një Shqipërie të ndërtuar nga krimi dhe oligarkët. Unë nuk jam nga ata që bërtasin, por dua t’u them atyre që pyesin se çfarë është zhvillimi. A është zhvillim ai për oligarkët dhe me oligarkët? Ky nuk është zhvillim, por një tumor që po rritet në trupin e Shqipërisë dhe që duhet ta pastrojmë”, deklaroi ai. Lubonja theksoi se protestuesit do të vijojnë mobilizimin e tyre deri në arritjen e objektivit politik që kërkojnë.
“Do të qëndrojmë këtu derisa ta detyrojmë të japë dorëheqjen. Zvërneci na tregoi grabitjen e Shqipërisë.Nga ky shesh i bëj thirrje edhe SPAK-ut të na mbrojë nga ky projekt kriminal”, përfundoi Lubonja.
Qendrat e votimit janë mbyllur në të gjithë territorin, duke shënuar përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e numërimit të votave në komisionet përkatëse.
Sipas të dhënave deri në orën 17:00, pjesëmarrja në votime ka arritur rreth 29%.
Në krahasim me zgjedhjet e mëparshme parlamentare të zhvilluara gjatë vitit 2025, në të njëjtin orar pjesëmarrja ka qenë rreth 39%, duke shënuar një ulje prej rreth 10 për qind.
Gjithashtu, menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit kanë dalë edhe përgjigjet e para të exit poll-eve.
Sipas exit poll-it, ai që kryeson është Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosja me 42%. Pas tij vjen PDK me 21.6% të votave, ndërsa LDK me vetëm 17%.
Plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e rrugës Transballkanike, në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, një i ri rreth 30 vjeç, K. Lazaj, ka qenë duke pirë kafe dhe më pas ka dalë për t’u drejtuar drejt automjetit të tij.
Në atë moment, ai është afruar nga një person që e priste me motor. Pas një diskutimi të shkurtër mes tyre, personi me motor ka nxjerrë armën dhe e ka plagosur në këmbë.
I riu është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori është larguar me motor dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 17:30 në lagjen “Lugina” të Shijakut, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.
Sipas të dhënave paraprake, gjatë një përplasjeje mes shtetasve B. G. dhe E. B., ka mbetur i plagosur në këmbë B. G.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe duke nisur kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, E. B.
I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Demokratët vendosën t’i bashkohen protestës së qytetarëve në ditën e 8-të të saj.
Përmes një mesazhi të shpërndarë strukturave, krerët e degëve në Tiranë njoftojnë anëtarët të dalin të gjithë bashkë, të organizuar në protestë.
Top Channel ka zbuluar mesazhin e njërës prej degëve të kryeqytetit ku jepen detaje të vendtakimit dhe arsyes së pjesëmarrjes:
“Përshëndetje miq!
Sot, në orën 18:00, do t’i bashkohemi protestës mbarëkombëtare të të gjithë shqiptarëve!
Shumë prej jush prej kohësh kanë bashkuar zërin e tyre me zërin e rinisë shqiptare. Sot është koha të dalim të gjithë së bashku dhe të kërkojmë çdo ditë përgjegjësi deri në arritjen e qëllimit tonë.
Vendi i takimit do të jetë përballë Piramidës, pranë stacionit të autobusit.
Duhet të jemi të gjithë bashkë dhe jo të shpërndarë, sepse vetëm të bashkuar zëri ynë do të dëgjohet dhe do të ketë forcën që meriton.
Mirë u takofshim!”, thuhet në mesazhin e siguruar nga Top Channel.
Duket se arsyeja që bindi demokratët t’i bashkohen protestës ishte kërkesa për dorëheqjen e Kryeministrit. Ndonëse janë hedhur thirrje kundër Berishës, kreu demokrat i ka cilësuar ato si të nxitura nga partitë e reja dhe jo nga qytetarët.
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në organizimin e 35-vjetorit të PS-së në Elbasan.
Menjëherë në nisje të fjalimit të tij, Rama iu drejtua një personi, i cili mbante në dorë një parullë kundër projektit në Zvërnec.
“Ule atë, ule. Bravo! Thashë ta ulni atë parullën, meqë shkruanit: Çfarë ka Vlora, ta bëjmë dhe ne fora’. Vlora, duke filluar nga ata që janë pjesë e atij zhvillimi, janë të gjithë për atë zhvillim. Mos i ngatërroni këto gjëra”, u shpreh Rama.
“Mali i Zi nuk do të ishte ky që është sot, nëse projekti që hapi rrugën e transformimit të Malit të Zi do të ishte bërë këtu. Nëse ai projekt do të ishte bërë këtu, aty ku trokiti në fillim ai sipërmarrësi kanadez dhe iku në Mal të Zi se këtu i mbyllën derën, atëherë Mali i Zi nuk do të ishte ai që u bë, por do të ishim ne që do të kishim vendin e parë në rajon për paga, pensione, vetëm falë asaj pjese të turizmit. Ata që thonë që nuk duhet turizmi i luksit se nuk kemi lekë, ata nuk e dinë se në fakt ato resorte dhe ato hotele janë motorë të ekonomisë së tyre, të ekonomisë së vendit dhe të njerëzve që jetojnë në atë vend. Ato resorte dhe hotele nuk janë të shkëputura nga realiteti i vendit. Ata njerëz që vijnë aty kanë nevojë për vendin, kanë nevojë për shërbimet që ka vendi dhe kështu ata janë arsyeja pse fermerët mund të prodhojnë më shumë dhe të shesin më mirë. Ato resorte dhe hotele janë arsyeja pse shteti merr më shumë taksa, më shumë të ardhura. Ai ‘Porto Montenegro’ që shkoi në Tivat, ndërkohë që sipërmarrësi donte ta ndërtonte në Durrës, u vendos në një zonë që s’kishte turizëm në Mal të Zi. Porti ishte ushtarak, të ardhura të ulëta, rinia që ikte… Sot, Tivati pret 5 milionë turistë në vit, vetëm për shkak të atij porti dhe atyre që erdhën më pas. Në dyqanet e Tivatit janë ata që janë prej atij vendi, shërbimet i bëjnë ata që vijnë nga ai vend. Për të gjithë të rinjtë dhe të rejat e Malit të Zi, në punët e atij hoteli ku ishim ne, ka një vend pune cilësor, një vend pune që nuk ka asnjë arsye për ta lënë dhe për të kërkuar fatin jashtë vendit. Ne çfarë jemi? Jemi budallenj që të shohim se si të tjerët i marrin mundësitë që ne i lejojmë të na rrëshqasin?”, tha Rama.
“Nëse je i shqetësuar për flamengot, për natyrën, sesi një zhvillim të mos e dëmtojë natyrën, je i pari që je i interesuar për faktet, jo për gënjeshtrat. Je i pari që do të dëgjosh si është e vërteta dhe jo të bësh tangërllikun: ‘Nuk duam të dëgjojmë, duam dorëheqjen’. Cilën dorëheqjen? Dorëheqjen nga misioni i PS për anëtarësimin e Shqipërisë në BE? Kush do i dali në mbrojtje Shqipërisë, ta përfaqësojë atje?”, tha Rama.
Në dosjen e AMP-së janë administruar dëshmitë e punonjësve të policisë që morën pjesë në operacionin ku mbeti i vrarë polici Enea Mekolli dhe u plagos efektivi Edison Adri.
Një nga dëshmitarët është edhe Ermir Sokoli, me detyrë inspektor pranë Forcës Operacionale “Shqiponja” në DVP Korçë. Në deklarimin e tij ai tregon se mbrëmjen e 3 qershorit 2026 është telefonuar nga kolegu Edison Adri, i cili e ka njoftuar se duhej të paraqiteshin në Drejtori në orën 04:00 të mëngjesit.
Sipas dëshmisë, pasi morën armatimin dhe pajisjet e nevojshme, efektivët u nisën drejt Komisariatit të Maliqit, ku u zhvillua instruktazhi për operacionin. Aty u bë e ditur se objektivi ishte Violant Braçellari, i konsideruar person me rrezikshmëri të lartë dhe i dyshuar se mbante armë.
Më pas forcat policore u zhvendosën në zonën e Lozhanit dhe u afruan pranë stallave ku dyshohej se ndodhej i kërkuari. Sipas Sokolit, grupi u nda në disa drejtime për të rrethuar zonën.
“Enea tha: ‘Ka lëvizje te stallat’. Menjëherë pas kësaj, Renato dhe Edisoni bënë thirrje: ‘Jemi policia, dorëzohu’, ‘Je i rrethuar’”, deklaron ai.
Efektivi shton se pak çaste më vonë dëgjoi breshëri armësh. Në kushtet e errësirës, ai hapi zjarr në drejtimin nga ku mendoi se po vinin të shtënat.
“Pashë kolegun tim Edison Adri të gjakosur në pjesën e nofullës. Së bashku me shefin Dhimitër Trushi arritëm ta tërhiqnim në një vend më të sigurt. Më pas u afruan edhe kolegët e tjerë dhe u përpoqëm t’i ndalonim gjakderdhjen”, ka dëshmuar Sokoli.
Sipas tij, në ato momente autori ishte neutralizuar dhe forcat policore po përqendroheshin në dhënien e ndihmës së parë për efektivin e plagosur. Ai ka theksuar gjithashtu se gjatë instruktazhit dhe pak para ndërhyrjes, efektivëve u ishte bërë e qartë se personi që po kërkohej konsiderohej shumë i rrezikshëm dhe mund të ishte i armatosur.
Dëshmia e plotë:
Në ora 04:00 u paraqita në Drejtori dhe aty u takova me punonjës të tjerë. Kanë shkuar në armaturë dhe kanë marrë armatimin automatik, ndërsa jelekët antiplumb i kishin në mjetin e shërbimit. Menjëherë pasi kanë marrë armatimin, kanë hipur te mjeti Volksëagen me targa MB060AA.
Në mjet, së bashku me të, ishte shefi i seksionit Dhimitër Trushi, Edison Adri, Enea Mekolli, Erikson Alillari, Renato Seiti. Në momentin që janë nisur, shefi i seksionit tha se do të shkonin në Komisariatin e Policisë Maliq, ku do të bënin edhe instruktazhin.
Mbasi kanë shkuar në Komisariatin e Policisë Maliq, kanë zbritur nga mjeti dhe janë rreshtuar te oborri i Komisariatit. Në oborrin e Komisariatit, në rresht me të, ishin edhe forca të tjera të këtij komisariati. Në instruktazh ishin edhe dy zv.drejtorët e DVP-së, si dhe shefi i Komisariatit të Maliqit.
Në instruktazh u tha emri i personit, i cili quhej Violant Braçellari, u tha që është person në kërkim, i rrezikshëm, mban armë dhe njëkohësisht u dhanë edhe disa karakteristika trupore të tij. Mbasi përfunduan instruktazhin, hipën në mjet dhe u nisën në drejtim të Lozhanit.
Kanë kaluar Lozhanin dhe më pas janë futur në një rrugë dheri, e cila shkon në drejtim të malit të Bodes. Pasi janë ngjitur në mal për një farë kohe, kanë qëndruar rreth 500 metra larg stallave, kanë zbritur nga mjeti, kanë marrë pajisjet që kishin me vete, duke veshur jelekët antiplumb dhe duke marrë automatikët. Mbasi kanë marrë pajimet, përsëri zv.drejtori i Rendit në DVP i ka rreshtuar duke i porositur që të tregonin kujdes, pasi personi është shumë i rrezikshëm dhe mund të ketë me vete dhe të përdorë automatik ose pistoletë.
Janë ndarë si grup, pasi Erikson Alillari dhe Enea Ibi shkuan në krahun e djathtë të stallave me qëllim që të zbrisnin poshtë stallave, ndërsa ai me pjesën tjetër të grupit, shef Dhimitri, Edison Adri, Enea Mekolli, Renato Seiti, morën një drejtim tjetër duke kaluar në një rrugë dheri, e cila kalonte në krah të stallave. Në një moment Enea i tha: “Ka lëvizje te stallat” dhe Renato, së bashku me Edisonin, bënë thirrje: “Jemi policia, dorëzohu”, “Je i rrethuar”.
Mbas kësaj thirrjeje, Enea ishte para tyre dhe në këto momente ai ka dëgjuar breshëri armësh. Në pozicionin që ishte i ulur në gjunjë, ka hapur zjarr në drejtimin që mendonte se erdhën të shtënat nga fundi i stallave. Në një moment ka vënë re shokun e tij të grupit, Edison Adri, i cili ishte i gjakosur në pjesën e nofullës.
Ai dhe shef Dhimitri kanë mundur ta tërheqin deri te një vend, më pas aty u afruan edhe Eriksoni me Renaton, kanë grisur një bluzë duke u munduar t’i ndalonin gjakderdhjen.
Gjatë kësaj kohe të shtënat kishin ndaluar, autori ishte neutralizuar dhe po përpiqeshin t’i jepnin ndihmë Edisonit, duke e çuar në një vend më të sigurt. Më pas ka shkuar te vendi ku po qëndronte kolegu i tij Enea Ibi, duke qëndruar aty derisa erdhi grupi hetimor.
I pyetur në lidhje me instruktazhin, ka deklaruar se në instruktazhin që zhvilluan në Komisariatin e Policisë Maliq, por edhe në momentin përpara se të ndërhynin, iu tha që personi është shumë i rrezikshëm dhe mund të jetë i armatosur.
Në dosje tregohet se si çobani u dërgua me një maskë në stan për t’i treguar policisë se ku fshihej Violand Bracellari.
Shefi i Komisariatit të Policisë Maliq, i ka kërkuar që t’i tregonte vendin se ku qëndronte shtetasi Violand Braçellari, pasi do të ushtrohej kontroll nga policia thuhet në dosje.
“Në datë 04.06.2026, rreth orës 05:00 të mëngjesit, Shefi i Komisariatit të Policisë Maliq, e ka telefonuar në aplikacionin e komunikimit “WhatsApp” dhe pasi e ka takuar, i ka dhënë një maskë dhe një bluze si ato të policisë me mbishkrim “POLICIA”, të cilat i ka veshur. Më pas është nisur sëbashku me punonjësit e policisë në vendin e lartpërmendur, ku ai ka udhëtuar me një automjet, tip foristradë me ngjyrë si gri. I pyetur në lidhje me faktin se sa automjete policie ka konstatuar që kanë marrë pjesë në operacionin për kapjen e shtetasit Violand Braçellari, shtetasi A. K. është përgjigjur se ishin pesë automjete, dhe konkretisht 1 (një) “foristradë” e bardhë, 1 (një) “foristradë” gri, 1 (një) fugon police, 1 (një) Range-Rover i bardhë, dhe 1 (një) “foristradë” gri.
I pyetur se rreth çfarë ore kanë mbërritur në vendin ku ndodhej shtetasi Violand Braçellari, shtetasi A. K. është përgjigjur se rreth orës 06:30-07:00. Fillimisht automjetet e lartpërmendura kanë ndaluar në një distancë prej 100-200 metrash nga vendi ku ndodhej Violand Braçellari dhe pasi të gjithë punonjësit e policisë kanë zbritur i kujtohet se kanë veshur pajisjet antiplumb dhe janë armatosur me armë “automatik”. Më pas, punonjësit e policisë janë rreshtuar dhe përballë tyre kanë qëndruar 4 (katër) punonjës të tjerë, të cilët mendon se ishin drejtuesit e tyre dhe kanë dhënë urdhrat se si do të zhvillohej kontrolli. Në një moment, një prej tyre me trup mesatar, qeros, i është drejtuar punonjësve të policisë me fjalët “Asnjë fjalë” dhe ka urdhëruar shpërndarjen e tyre të organizuar në grupe prej 4 (katër) vetësh. Pasi punonjësit e policisë kanë hyrë për kontroll, ka dëgjuar të shtëna armësh dhe fjalët “Dorëzo armën” dhe ka konstatuar se një punonjës ishte i dëmtuar në pjesën e nofullës. Më pas, sëbashku me punonjësit ka ardhur në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë”.
Përse nuk e njoftuat RENEA-n ? Ja si përgjigjet drejtori i policisë së Korçës.
Gjatë hetimeve të mbikëqyrjes policore, drejtori i policisë Korçë, Vilson Bala, ka shpjeguar se janë nisur herët në mëngjes dhe se nuk kishin vlerësuar qe i kërkuari ishte me rrezikshmëri të lartë.
Ata kanë diskutuar me detaje veprimet që do kryenin, janë thirrur specialistët e hetimit të krimeve të rënda, për hartimin e dokumentacionit të nevojshëm si plan operacioni, urdhër shërbimi, si dhe kanë njoftuar personelin në varësi, i cili do të merrte pjesë në këtë operacion.
Në dëshminë e drejtuesit Vilson Bala sqarohet se grupi i policisë është takuat në orën 04:30 në ambientet e DVP Korçë. Janë takuar në mëngjes dhe sipas planifikimit të bërë, në raport me terrenin ku mendohej se strehohej personi në kërkim, janë ndarë në dy grupe.
“Një grup me përbërje të të cilit ishin dy zv.drejtorat, shefi i Komisariatit të Policisë Maliq, një grup i Shqiponjave së bashku me shefin e seksionit të Shqiponjave dhe shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë Maliq, si dhe disa punonjës policie të seksionit të mbështetjes operacionale të DVP Korçë, do të shkonin në vendin ku ishte e dhëna për personin në kërkim, nëpërmjet aksit rrugor Maliq-Lozhan- Bode. Grupi tjetër, në përbërje të të cilit ishte ai vetë, shefi i sektorit të rendit Edmond Çela, Shefit të Komisariatit të Policisë Korçë Faik Ruko, një grup i shqiponjave dhe punonjës policie të Komisariatit Korçë, do shkonin në vendin ku dyshohej se ishte personi në kërkim, nëpërmjet aksit rrugor Korçë- Voskopojë-Bode.
Rreth orës 04:30, ai sëbashku me shërbimet e policisë, janë nisur nga DVP Korçë, në drejtimet e respektive, pasi kanë kaluar fshatin Voskopojë, rreth një kilometër, në një rrugë krejtësisht malore dhe terren të vështirë, dy nga automjetet e kishin të pamundur të vazhdonin lëvizjen. Një mjet që ata kishin në dispozicion në këtë moment, ka marrë gjysmat e punonjësve dhe i ka dërguar deri rreth 2-3 km larg vendit ku do bëhej kontrolli dhe po ky mjet është kthyer dhe i ka marrë pjesën tjetër, ku ishte ai, shefi i sektorit të rendit Edmond Çela, Shefit të Komisariatit të Policisë Korçë Faik Ruko dhe disa punonjës police. Pa shkuar tek vendi ku ishte pjesa tjetër e grupit edhe ky mjet u prish dhe e kanë lënë aty dhe kanë vazhduar ecjen në këmbë në drejtim të pjesës tjetër të grupit. Janë takuar me pjesën tjetër të grupit dhe ai dhe dy shefat e tjerë kanë dhënë instruktazhin për detyrën që do të kryenin.
Detyrat ishin të qarta, duke i ndarë në dy mini grupe për t’i vendosur në dy rrugë të ndryshme ku dyshohej se personi në kërkim mund të largohej për në pyll. Konkretishtë një rrugë ishte zbritja nga stallat drejt përroit që të çon për në fshatin Lekas dhe rruga e dytë ishtë ana e kundërt e faqjes së kodrës që të çon në drejtim të Maliqit. Në një moment kur po bënte instruktazhin, i shkon një thirrje telefonike nga zv.drejtori, me të cilin kishte komunikuar detyrat konkrete që do të kryenin në raport me situatën. Sqaron se kishte zona ku kishte vale telefonike dhe zona ku nuk kishte vale telefonike. Kur ata ishin tek përroi, në një distancë rreth 400-500 metër, kanë dëgjuar të shtëna automatiku dhe janë nisur me vrap në drejtim të stanit.
Kur kanë arritur në vend ngjarje, kanë mësuar se një punonjës policie kishte ndërruar jetë dhe një punonjës policie ishte plagosur. I pyetur në lidhje me faktin se ai në detyrën e Drejtorit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, gjatë hartimit të planit operacional, a kishte dijeni për rrezikshmërinë shoqërore të personit në kërkim dhe nisur nga kjo, a ishte e nevojshme që të të kishin kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, shtetasi Vilson Bala ka deklaruar se ai në këtë detyrë ka prej datës 13.01.2026. Në raport me problametikën për të cilën pyetet, shtetasi Violand Braçellari, ka qenë i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe jo për vepra penale kundër personit. Kishin dijeni për faktin se mund të ishte i armatosur dhe strukturat e DVP Korçë kanë marrë masat maksimale për të realizuar operacionin policor.
Në analizë të veprimeve të mëparshme të këtij shtetasi, nuk ka asnjë të dhënë që ky person të ketë përdorur armë zjarri ndaj punonjësve të policisë edhe gjatë kontrolleve të mëparshme të kryera nga ana e policisë. Gjithashtu, nuk ka një procedurë standarte fikse, të cilat të normojnë në mënyrë të prerë rastet kur njoftohet reparti RENEA. Gjithsesi, në konkluzion të analizës të bërë, nuk rezulton që rrezikshmëria e tij shoqëore të ishte e atillë që të kërkonte domosdoshmërisht njoftimin e repartit RENEA. Të gjithë punonjësit e policisë, pjesëmarrës në operacion, janë punonjës policie të arsimuar dhe trajnuar për zhvillimin dhe kapjen e personave në kërkim. Gjithashtu, ka shtuar se, ai si drejtues policie, ka një karrierë të gjatë në strukturat e policisë, ku ka punuar, ka kryer shërbime për kapjen e personave në kërkim, me punonjës policie të strukturave vendore të policisë, pa ndihmën e repartit RENEA”, thuhet në dosje.

Zbardhet denoncimi në polici i çobanit si dhe hetimet e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për operacionin policor të Korçës.
Në datë 03.06.2026 është paraqitur në Komisariatin e Policisë Maliq, për të bërë kallëzim penal, shtetasi A. K.. Në kallëzimin e tij, ky shtetas ka deklaruar se ka qenë në Durrës dhe ka marrë takim me një shtetas, i cili ka qenë kushëri me Violandin dhe i ka thënë pse rri këtu me pak lek, por të shkonte në një vend pune që do t’i jepte ai ku dhe mund të merrte lekë më shumë dhe ishte në Maliq dhe kanë shkëmbyer numrat e telefonit dhe kanë komunikuar dhe ka folur me numrin x. Ai vetë ka folur me këtë numër dhe nuk e di se kush e mban ai (Violandi) apo mamaja e tij.
“Pasi ka folur me të në telefon, në datën 14.05.2026 dhe e ka lënë më një djalë që e ka çuar deri në një fshat dhe aty e ka marrë vet ky personi, pra Violandi, i cili e ka marrë me një xhip “Nisan”, gri dhe aty ka filluar për në stan dhe ka parë një ambient me shumë lope, shtëpinë e tij dhe se atje jeton vetëm me nënën e tij dhe se ka shumë qen vërdallë. A. K. punonte si punëtor stalle dhe kishin lidhur fjalë më të për një rrogë prej 120.000 lekë të vjetra. Gjatë gjithë kohës që ai e ka pare, ka vënë re se mban armë me vete, armë automatik kallash dhe një çifte me dy dhe disa herë kanë dalë sëbashku dhe për gjah me atë çiften dhe kur mbante çiften mbante dhe kallashin me vete. Me sa ka pare, ai ka dhe një telefon tjetër, por e mban pa numër flet me internetin e nënës të tij. Dhe se gjatë këtyre ditëve vjen vetëm i vëllai atje në stan dhe asnjë tjetër. Para disa ditësh, në mos gaboj ka qenë datë 27, ai ka qenë duke punuar dhe e ka marrë dikush në telefon dhe i ka thënë se po ngjiten lart në stan disa makina me xhama të zinj dhe se në atë moment ai ka ikur me vrap dhe ka thënë se po ikte se i doli një punë dhe ka marrë kallashin, se e mban tek dera e stallës dhe ka ik me vrap ferrave nga mali. Sot, rreth orës 18.30, ai ka qenë në stan dhe ka bërë disa rrugë më makinë për të mbajtur miell për lopët dhe pas kësaj ka pasur dhe një rrugë për të bërë.
Rreth orës 15.00 ka ngrënë pak bukë dhe kanë zbritur poshtë, kur e ka parë Violandin rrugës që po ngjitej tek stani, se vjen vërdallë fshehur. Në atë kohë, A. e ka marrë në telefon motra dhe i ka thënë se kishin nënën sëmurë dhe duhej që të shkonte në shtëpi. Pas këtyre fjalëve të motrës, A. i ka thënë Violandit se i duhej të shkonte deri në Durrës se kishte nënën sëmurë dhe se nuk donte asnjë lek dhe se do kthehej prap dhe se nuk po merrte me vete as rrobat, por vetëm i ka kërkuar ndonjë lek për rrugës, por Violandi aty ka filluar që t’i ngrejë zërin. Fillimisht i ka thënë se ata nuk e kishin lënë kështu dhe se kishin folur se do të rrinte tre muaj pa ikur. A. i ka thënë se po shkonte për hall për dy ditë dhe asnjë ditë më shumë dhe se nuk po merrte asnjë gjë se do të kthehej prap. Ai (Violandi) ka filluat të shajë nga ropt e shtëpisë dhe A. e ka sharë dhe Violandi ka filluar që ta qëllonte me grushte dhe armën gjatë gjithë kohës e mbante me vete. Ai po e shikonte dhe ka mendu qe ai ka diçka që mban gjithë kohës armën me vete dhe vetëm një ditë më parë e ka marrë vesh nga nëna e Violandit se ai ishte ngatërruar me policinë për drogë, por nuk e dinte mirë dhe se prandaj e mbante armën me vete. Gjatë gjithë kohës që A. ka qenë atje nuk ka ardhur asnjë njeri.
Gjatë kohës më shumë raste e mbante telefonin e mamasë së tij me vete dhe se kur e merr dikur në telefon ja fut vrapit e ikën në mal, por se kush e merr A. nuk e di. Kur i ka qëlluar sot, nuk ka pasur asnjë prezent, pra ka qenë vetëm A. dhe Violandi dhe ky i fundit çfarë nuk i ka thënë, e ka shajt nga shpia dhe më pas kur është bërë zhurmë ka ardhur në nëna e vet. Violandi i ka drejtuar kallashin disa here, por vinte nëna e vet dhe hynte në mes dhe A. i thoshte që ta vriste se çfarë t’i thoshte dhe rreth orës 20:30 ai ka marrë në telefon një taksi, e cila ka ardhur dhe e ka marrë ng aura, por ai emrat e vendeve nuk i di, por nga mali ka zbritur në këmbë. Në këtë kohë, aty ka qenë vetëm Violandi dhe nëna e tij dhe askush tjetër. A. është kërcënuar nga Violandi pa ndonjë arsye, por vetëm se donte të ikte dy ditë prej punës që të shikonte nënën e sëmurë. Është sharë nga ropt e shtëpisë dhe ai i ka drejtuar armën disa hërë dhe i ka thënë se do ta vriste këtu në mal dhe kur është shkëputur prej tij, ka marrë një valixhe të rrobave dhe ka ikur me vrap prej stanit, pasi kishte frikë se mos Violendi i shkonte nga pas dhe kur e ka vënë re, ai kishte shkuar pas tij me makinë xhip, ngri “Nisan” dhe kur e ka parë se ai kishte frikë, është kthyer nga rruga dhe A. ka shkuar poshtë tek ura”, thuhet në dosje.
Në shtatë ditët e para të protestës, demokratët e kanë ndjekur atë përmes rrjeteve sociale.
Në shtatë ditët e para të protestës, demokratët e kanë ndjekur atë kryesisht përmes rrjeteve sociale. Një pjesë e vogël kanë marrë pjesë në tubimet para Kryeministrisë, ndërsa lidershipi i PD-së duket se po analizon organizatorët e saj.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka publikuar në rrjetet sociale foton e aktivistit Artan Kola, një prej personave që është angazhuar në organizimin e protestës gjatë këtyre ditëve.
Noka u bën thirrje protestuesve që ta largojnë atë nga protesta, duke pretenduar se është i infiltruar nga pushteti dhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
“Protestues, pastroni protestën nga të infiltruarit! Ky person është Fanti Spathi i pushtetit dhe i Lali Vjedhësit. Një ndër zjarrfikësit e protestave studentore të vitit 2018. Ka 13 vite në këtë ‘zanat’. Largoni kuajt e Trojës”, shkruan Noka.