Reading view

A do ta sekuestrojë SPAK hotelin e Granit Pepnikajt në Dhërmi?! E bleu 5.5 milionë euro –

✇27.al
By: 27

Një nga pyetjet që po qarkullon gjithnjë e më shpesh pas goditjes së rrjetit të dyshuar të call center-ave në Shqipëri është nëse hetimet do të shtrihen edhe mbi asetet e personave të përfshirë në dosje, përfshirë investimet e tyre në sektorin e turizmit dhe pasurive të paluajtshme.

Në qendër të vëmendjes ndodhet Granit Pepnikaj, për të cilin Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në kuadër të hetimeve për një nga skemat më të mëdha të dyshuara të mashtrimit online të zbuluara ndonjëherë në Shqipëri.

Autoritetet shqiptare dhe austriake, me mbështetjen e Europol dhe Eurojust, goditën në muajin prill një rrjet call center-ash që sipas hetimeve dyshohet se ka mashtruar qytetarë europianë përmes platformave të rreme të investimeve online. Sipas të dhënave të hetimit, dëmi i shkaktuar nga aktiviteti i dyshuar kriminal llogaritet në mbi 50 milionë euro.

Operacioni çoi në arrestimin e disa personave, sekuestrimin e qindra pajisjeve elektronike dhe zbulimin e një strukture të organizuar që funksiononte sipas modelit të një kompanie të mirëfilltë, me departamente shitjesh, financash, IT-je dhe menaxhimi.

Ndërkohë, burime pranë hetimit kanë bërë me dije se Pepnikaj dyshohet se ka zhvendosur aktivitetin e tij jashtë Shqipërisë, me Gjeorgjinë që përmendet si një nga destinacionet kryesore ku mund të jenë transferuar pjesë të aktivitetit dhe kontakteve të rrjetit.

Këto zhvillime marrin një tjetër dimension pas operacionit të fundit të koordinuar nga Eurojust dhe Europol në Gjeorgji, ku autoritetet goditën një rrjet ndërkombëtar të dyshuar për pastrim të mbi 336 milionë eurove në kriptomonedha. Në operacion u arrestuan dy administratorë të dyshuar, u sekuestruan prona, automjete, serverë dhe u mbyllën dhjetëra domene interneti.

Edhe pse deri më tani nuk ekziston asnjë lidhje zyrtare mes operacionit në Gjeorgji dhe dosjes shqiptare të call center-ave, fakti që emri i Gjeorgjisë shfaqet në të dyja zhvillimet ka shtuar interesin e hetuesve dhe opinionit publik mbi rrjetet financiare që mund të kenë operuar përtej kufijve shqiptarë.

Në këtë kontekst, vëmendja është përqendruar edhe te pasuritë e personave nën hetim. Burime nga sektori i pasurive të paluajtshme kanë raportuar më herët për blerjen e një hoteli luksoz në zonën e Drimadhës, Dhërmi, me një vlerë që përflitet se arrin në rreth 5.5 milionë euro dhe që lidhet me emrin e Granit Pepnikajt.

Pyetja që shtrohet tashmë është nëse Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vendosë nën verifikim origjinën e fondeve të përdorura për investime të tilla dhe nëse pasuria mund të bëhet objekt i masave parandaluese apo sekuestros në kuadër të hetimit.

Ekspertët ligjorë theksojnë se në rastet kur ekzistojnë dyshime se një pasuri është krijuar ose financuar me të ardhura që burojnë nga veprimtari kriminale, organet e drejtësisë kanë të drejtë të kërkojnë vendosjen e sekuestros preventive deri në përfundimin e hetimeve dhe verifikimin e burimit të pasurisë.

Deri në këtë moment nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga SPAK për sekuestrimin e hotelit apo për nisjen e procedurave konkrete ndaj kësaj pasurie. Megjithatë, me zgjerimin e hetimeve ndërkombëtare dhe fokusin gjithnjë e më të madh te gjurmimi i aseteve, investimet e mëdha të personave të përfshirë në dosje pritet të jenë pjesë e verifikimeve të autoriteteve.

Nëse hetimet arrijnë të provojnë lidhje mes pasurive dhe të ardhurave të dyshuara kriminale, atëherë hoteli në Drimadhë mund të kthehet në një nga asetet më të rëndësishme që do të përballet me procedurat e sekuestrimit në kuadër të një prej dosjeve më të bujshme të viteve të fundit./Report.al/

  •  

Formacionet Zyrtare/ Ja si rreshtohen skuadrat në sfidën Holandë-Japoni –

✇27.al
By: 27

Holanda dhe Japonia ndeshen me njëra-tjetrën në sfidën e parë të Grupit F.

Të dyja skuadrat zbresin në Dallas me vetëm një objektiv, fitboterorioren.

“Tulipanët” duan ta konfirmojnë veten si pretendent këtë vit dhe për të fituar për herë të parë Botërorin.

Nga ana tjetër, japonezët kërkojnë të përsërisin suksesin e katër viteve më parë, ku në grup me Spanjën dhe Gjermaninë, dolën të parët.

Formacionet Zyrtare:

gijotina.com/

  •  

Koçeku njoftoi largimin nga PS/ Protestuesit-deputetes: Bashkohu me ne në shesh!

✇27.al
By: 27

Protestuesit kanë reaguar pas njoftimit të largimit të deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste.

Një qytetar i është drejtuar partive politike duke u shprehur se u erdhi fundi. Më tej ai ka shtuar se, ata do të bien një nga një si gurë dominoje.

“Sapo erdhi një lajm që tregon se sa madhe është kjo protestë. Një nga gurët e shahut sapo ka rënë, një deputet ka dhënë dorëheqjen nga PS. Deputetja e Shkodrës Marjana Koçeku sapo ka thënë jam deputet e pavarur. Ju erdhi fundi. Kjo na tregon se ne duhet të qëndrojmë në shesh, ato do të bien një nga një si gurë dominoje. Ne vlerësojmë vendimin e deputetes por themi që kjo është vetëm gjysma e punës, gjysma tjetër është t’iu bashkohet qytetarëve në shesh dhe bashkë me ne të këndojë ‘Rama jepe dorëheqjen’. Ne do t jemi derisa kryeministri të jetë i vetëm, dhe a e dini ku ngelin vetëm, në qeli”, tha një qytetar.

Deputetja Marjana Koçeku ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetet sociale se nuk do të jetë më pjesë e Partisë Socialiste, duke deklaruar se do të vijojë mandatin si deputete e pavarur.

Ajo thekson se vlerat dhe idealet e saj kanë qenë të pandryshuara edhe para angazhimit politik, duke shtuar se ato përbëjnë kufirin e saj personal në jetën publike.

Koçeku ka qenë e para në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun Shkodër në zgjedhjet e fundit, një pozicion që i dha asaj një rol të rëndësishëm në përfaqësimin e kësaj force politike në zonë.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse largimi i saj është formalizuar edhe zyrtarisht pranë strukturave të Partisë Socialiste dhe Kuvendit.

Statusi i plotë i Marjana Koçekut:

“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë.”

gijotina.com/

 

The post Koçeku njoftoi largimin nga PS/ Protestuesit-deputetes: Bashkohu me ne në shesh! appeared first on 27.

  •  

Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë “Wanted”, zbulohen skedat e tyre kriminale –

✇27.al
By: 27

Interpol Tirana në bashkëpunim me njësinë kombëtare të të kërkuarve pjesë e National Crime Agency, në harkun kohor të katër javëve kanë identifikuar dhe arrestuar për qëllime ekstradimi në vendin tonë pesë shtetas shqiptarë.

Kjo konfirmohet prej dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve City of Westmister Magistrate Court të Londrës.

Renato Hasani 37 vjeç fshihej në Angli pasi kërkohet nga drejtësia shqiptare për konspiracion në shitje droge.

I arrestuari tjetër  në zonën Enfileld në veri të Londrës është Murat Mehmeti 62 vjeç,  i cili në 27 Maj 2014 ishte dënuar për falsifikime, më 1 vit e 4 muaj burg kthyer në shërbim prove. Mehmeti është larguar nga territori Shqipërisë duke mos zbatuar shërbimin e provës e si pasojë gjykata aktivizoi dënimin e dhënë.

Murat Mehmeti po i ndjek seancat e procesit të ekstradimit i lirë me kusht pas vendosjes në gjykatë të një garancie monetare prej 15.000 sterlinash.

Ndërsa Gëzim Çela 37 vjeç është arrestuar pasi drejtësia shqiptare e kërkon për veprën penale të trafikut të 46 kilogram drogë drejt Kosovës në bashkëpunim me persona të tjerë më  15.10.2015.

Andi Hoxha 23 vjeç është një tjetër i kërkuar i drejtësisë shqiptare prangosur në Angli si i kërkuar ndërkombëtarisht pasi në 14.11 2022 në Fushë Krujë shkaktoi vdekjen e Lutfi Malokut, kur e goditi me mjetin tip Mercedes Benz teksa udhëtonte me shpejtësi në aksin rrugor Thumanë-Fushë-Krujë.

Kostandino Tahiri 30 vjeç i kërkuar për plagosje me pasoja të rënda pranoi përpara gjykatës të ekstradohet vullnetarisht në Shqipëri.

Sakaq të dhënat nga Gjykata Supreme e Anglisë tregojnë se me 10 Qershor 2026 Prokuroria Angleze CPS,  që përfaqëson shtetin shqiptarë, ka aplikuar për të apeluar vendimin e Gjykatës së Lartë,  që bllokoi ekstradimin e Edmond Haxhisë dhe katër britanikëve të kërkuar prej prokurorisë së Lezhës nën dyshimin e përfshirjes në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj tre vite më parë.

gijotina.com/

  •  

Interpol Tirana prangos në Angli 5 shqiptarë “Wanted”, zbulohen skedat e tyre kriminale –

✇27.al
By: 27

Interpol Tirana në bashkëpunim me njësinë kombëtare të të kërkuarve pjesë e National Crime Agency, në harkun kohor të katër javëve kanë identifikuar dhe arrestuar për qëllime ekstradimi në vendin tonë pesë shtetas shqiptarë.

Kjo konfirmohet prej dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve City of Westmister Magistrate Court të Londrës.

Renato Hasani 37 vjeç fshihej në Angli pasi kërkohet nga drejtësia shqiptare për konspiracion në shitje droge.

I arrestuari tjetër  në zonën Enfileld në veri të Londrës është Murat Mehmeti 62 vjeç,  i cili në 27 Maj 2014 ishte dënuar për falsifikime, më 1 vit e 4 muaj burg kthyer në shërbim prove. Mehmeti është larguar nga territori Shqipërisë duke mos zbatuar shërbimin e provës e si pasojë gjykata aktivizoi dënimin e dhënë.

Murat Mehmeti po i ndjek seancat e procesit të ekstradimit i lirë me kusht pas vendosjes në gjykatë të një garancie monetare prej 15.000 sterlinash.

Ndërsa Gëzim Çela 37 vjeç është arrestuar pasi drejtësia shqiptare e kërkon për veprën penale të trafikut të 46 kilogram drogë drejt Kosovës në bashkëpunim me persona të tjerë më  15.10.2015.

Andi Hoxha 23 vjeç është një tjetër i kërkuar i drejtësisë shqiptare prangosur në Angli si i kërkuar ndërkombëtarisht pasi në 14.11 2022 në Fushë Krujë shkaktoi vdekjen e Lutfi Malokut, kur e goditi me mjetin tip Mercedes Benz teksa udhëtonte me shpejtësi në aksin rrugor Thumanë-Fushë-Krujë.

Kostandino Tahiri 30 vjeç i kërkuar për plagosje me pasoja të rënda pranoi përpara gjykatës të ekstradohet vullnetarisht në Shqipëri.

Sakaq të dhënat nga Gjykata Supreme e Anglisë tregojnë se me 10 Qershor 2026 Prokuroria Angleze CPS,  që përfaqëson shtetin shqiptarë, ka aplikuar për të apeluar vendimin e Gjykatës së Lartë,  që bllokoi ekstradimin e Edmond Haxhisë dhe katër britanikëve të kërkuar prej prokurorisë së Lezhës nën dyshimin e përfshirjes në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj tre vite më parë.

gijotina.com/

  •  

Gjermani-Kurasao/ Rikthehet normaliteti në Houston, Havertz shënon nga pika e bardhë në fundin e pjesës së parë –

✇27.al
By: 27

Për “Panzerat” është rikthyer n ë portë veterani Manuel Neuer, ndërsa Julian Nagelsmann nuk është kursyer, duke hedhur më të mirët që ka në dispozicion në fushë.

Nga ana tjetër, ishulli me 150 mijë banorë debuton në skenën më të madhe të futbollit ndërkombëtar, teksa do të kërkojë që të dhurojë një nga surprizat më të mëdha në histori.

Gjermani 3-1 Kurasao

Nmecha 6′, Schlotterbeck 38′ / Comenencia 21′ Havertz 45′

45+5′ Goool Gjermania 3-1/ Havertz nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë

38′ Goool Gjermania 2-1/ Brown hedh një krosim nga këndorja dhe Schlotterbeck godet me kokë duke kaluar sërish Gjermaninë në avantazh. (Video)

21′ Goool Kurasao 1-1/ Comenencia godet në hyrje të zonës dhe topi tundet në rrjetën e gjermanve. (Video)

6′ Goool Gjermania 1-0/ Wirtz lë një top në zonë për Nmechan, i cili me të djathtën gjen cepin e portës. (Video)

gijotina.com/

  •  

“Shtanget” ekipi i Nagelsmann, Kurasao rikthen baraspeshën në Houston –

✇27.al
By: 27

Gjermania ngre siparin e saj në këtë Botëror, ku në Houston do të ndeshet me debutuesit e Kurasaos.

Për “Panzerat” është rikthyer n ë portë veterani Manuel Neuer, ndërsa Julian Nagelsmann nuk është kursyer, duke hedhur më të mirët që ka në dispozicion në fushë.

Nga ana tjetër, ishulli me 150 mijë banorë debuton në skenën më të madhe të futbollit ndërkombëtar, teksa do të kërkojë që të dhurojë një nga surprizat më të mëdha në histori.

Gjermani 1-1 Kurasao

Nmecha 6′ / Comenencia 21′

21′ Goool Kurasao 1-1/ Comenencia godet në hyrje të zonës dhe topi tundet në rrjetën e gjermanve. (Video)

6′ Goool Gjermania 1-0/ Wirtz lë një top në zonë për Nmechan, i cili me të djathtën gjen cepin e portës. (Video)

  •  

Nga Sazani, zona e Pishë Poro-Nartë dhe situata në Zvërnec, Rama publikon “faktet” –

✇27.al
By: 27

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, reagoi ndaj debateve dhe akuzave që kanë shoqëruar projektet e investimeve në Ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit, duke deklaruar se asnjë pjesë e territorit shqiptar nuk është nxjerrë në shitje dhe se të gjitha procedurat po zhvillohen në përputhje me ligjin.

Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Rama sqaroi se Ishulli i Sazanit mbetet pronë e shtetit shqiptar dhe nuk është menduar asnjëherë për shitje.

Sipas tij, modeli i parashikuar për zhvillimin e ishullit është ai i partneritetit me investitorët, ku shteti do të mbajë pjesëmarrje në projekt, ndërsa negociatat vijojnë dhe ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare.

Lidhur me projektin në Zvërnec, kryeministri theksoi se toka ku parashikohet investimi është pronë private e regjistruar prej vitesh në kadastër dhe se transaksionet e kryera janë marrëdhënie mes subjekteve private. Ai shtoi se pretendimet pronësore të palëve të tjera po shqyrtohen nga gjykatat, ndërsa organet e drejtësisë kanë vepruar në mënyrë të pavarur për mbrojtjen e interesit publik dhe të drejtës së pronës.

Rama bëri të ditur se projekti në Zvërnec nuk ka marrë ende leje ndërtimi dhe se ndodhet në fazën e përgatitjes së dokumentacionit teknik. Ai nënvizoi se investitorët janë detyruar t’i nënshtrohen një Vlerësimi të Thelluar të Ndikimit në Mjedis, përpara çdo vendimmarrjeje përfundimtare mbi zbatimin e projektit.

Kryeministri hodhi poshtë pretendimet se është ndryshuar statusi i zonave të mbrojtura për t’i hapur rrugë investimit, duke theksuar se zona Pishë Poro-Nartë vijon të mbetet “Peizazh i Mbrojtur” dhe se legjislacioni shqiptar parashikon zhvillime të kontrolluara në zona të tilla, në përputhje me standardet europiane.

Në përfundim, Rama akuzoi kritikët për përhapje dezinformimi dhe deklaroi se institucionet shqiptare kanë vepruar me profesionalizëm dhe transparencë. Ai u shpreh se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë investimet strategjike, duke respektuar ligjin, mjedisin dhe interesin publik.

Edi Rama:

FAKTE JASHTË KANALEVE TË TURBULLTA TË INTERNETIT OSE NJË PASQYRË PËR TË GJITHË PËRGOJUESIT E SHTETIT SHQIPTAR

ISHULLI I SAZANIT është pronë shtetërore, e cila nuk është menduar (as kërkuar) kurrë për shitje.

* Forma e vendosjes në dispozicion të kësaj toke shtetërore për ta kthyer në një destinacion turistik të nivelit më të lartë, është menduar nëpërmjet pjesëmarrjes së shtetit në investim. Bazuar në një proces të detajuar negociatash, shteti do të marrë kuota si palë e përfshirë, ndërsa ishulli do të mbetet gjithnjë pronë e shtetit shqiptar.

* Negociatat janë ende të hapura dhe nuk ka ende asnjë marrëveshje përfundimtare. Paralelisht, investitorët kanë vazhduar punën me studimet zhvillimore, por akoma nuk kanë paraqitur projektin arkitektonik dhe studimin përkatës mjedisor.

Sa më lart flet vetë për qasjen dinjitoze dhe profesionale të qeverisë shqiptare në mbrojtje të interesave të shtetit e të publikut. Investitorët nga ana e tyre kanë treguar respekt të plotë ndaj institucioneve tona dhe frymë tejet bashkëpunuese. Asnjë m2 Shqipërie s’ka dalë në shitje, askush s’ka bërë asnjë pazar pas shpinës së popullit dhe Republika e Shqipërisë është përfaqësuar me dinjitet te padyshimtë, në një negociatë që ende s’është mbyllur.

 ZONA E INVESTIMIT NË ZVËRNEC është pronë private e regjistruar në kadastër prej shumë vitesh. Plani i zhvillimit të asaj zone është rezultat i një marrëveshjeje mes investitorëve dhe pronarëve zotërues të titujve të pronësisë në regjistrin kadastral (njësoj si në të gjitha rastet e pafundme të zhvillimit të pronës private). Investitorët i kanë blerë pronat prej tyre dhe aktualisht janë pronarë legjitimë të truallit në fjalë.

* Siç ndodh nganjëherë me bregdetin e Shqipërisë, zona ka edhe pretendentë të tjerë. Në këtë rast jo një palë, po dy palë. Nga njëra anë janë dy familje që e pretendojnë pronën si pronarë të vjetër dhe nga ana tjetër janë shumë familje që e pretendojnë pronën si ish-anëtarë të kooperativës bujqësore komuniste.

Të gjithë i kanë çuar pretendimet e tyre në gjykatë.

* Por ndërkohë, sipas ligjit shqiptar dhe sipas çdo ligji në botë mbi pronën private, pretendimet e palëve të treta nuk e ndalojnë dot as zhvillimin e as shitjen e pronës nga subjektet që e kanë atë të regjistruar në kadastër. Regjistrimet në këtë zonë janë bërë kohë përpara ardhjes së kësaj shumice qeverisëse në detyrë.

* Rasti e ka sjellë që SPAK-u të kishte një hetim të hapur për njërin nga shitësit e pronës, lidhur me një çështje tjetër. Me kërkesë të prokurorëve e me vendim të gjykatësve, shuma e derdhur nga investitorët për blerjen e asaj pjese të pronës është ekzekutuar si transaksion në favor të investitorëve, pa ka kaluar tek shitësi po në një llogari bankare të ngrirë.

* Shitësi nuk do të mundet ta tërheqë dot atë shumë përpara mbylljes së hetimeve dhe në rast se drejtësia vendos që ajo shumë nuk i takon, atëherë shuma do të sekuestrohet duke kaluar në fondin e kompensimeve të shtetit për pronarët. Kjo do të thotë se nëse dhe vetëm kur gjykata t’i japë të drejtë njërit apo disa prej pretendentëve të pronës në fjalë, ata do të mund të marrin nga ky fond shumën që u takon.

Sa më lart tregon qartë se shitblerja e pronës në Zvërnec nuk ka asnjë lidhje me qeverinë, po lidhet thjesht me marrëdhënien më elementare mes subjektesh private, në një sistem ku e drejta e pronës private është e drejtë themelore e njeriut. Nga ana tjetër, sa më lart tregon qartë edhe që organet e drejtësisë kanë vepruar jo vetëm në pavarësi të plotë, po edhe në interes të shtetit e në mbrojtje të së drejtës së pronës private, qoftë kur e kanë konsideruar korrekt transaksionin e kryer nga investitorët, qoftë kur kanë vendosur vendosjen e shumës në një llogari të ngrirë.

INTERESIMI PËR INVESTIMIN NË ZVËRNEC, ka ardhur zyrtarisht në vitin 2024 kur investitorët kanë paraqitur një masterplan pranë Këshilli Kombëtar të Territorit, i cili është bërë edhe publik në emisionin Opinion nga njëri prej arkitektëve të kompanisë.

* Masterplani është shqyrtuar në mbledhjen e datës 25 shtator 2024. Këshilli Kombëtar i Territorit nuk e ka miratuar masterplanin, po ka kërkuar rishikime thelbësore të tij, duke e vendosur stekën në lartësinë e ambicies për një zhvillim shembullor për Shqipërinë Turistike 2030 në Bashkimin Europian.

* Janë të dokumentuara kërkesat për uljen e intensitetit të zhvillimit, parashikimin e masave të posaçme për mbrojtjen e lagunës, habitateve përreth dhe pjesëve mjedisore të ndjeshme të zonës për zhvillim.

* Një vit e disa muaj më vonë, më 30 mars 2026, investitorët janë riparaqitur përpara Këshillit Kombëtar të Territorit, me një draft-masterplan të ri ku janë reflektuar parametrat e kërkuar nga këshilli. KKT-ja ka miratuar në atë mbledhje lejen zhvillimore, e cila nuk është leje ndërtimi dhe nuk autorizon fillimin e punimeve ndërtimore, por i hap rrugë fazës së përgatitjes së projektit. Ndërkohë për zbardhjen dhe hyrjen në fuqi të lejes së lartpërmendur, duhet të përmbushen kushtet ligjore dhe teknike për të cilat vazhdon puna e grupit të arkitektëve të përfshirë.

* Duhet të kihet parasysh se për të marrë lejen e ndërtimit dhe autorizimin e fillimit të punimeve ndërtimore, pas zbardhjes së lejes zhvillimore zhvilluesi duhet të paraqesë një projekt të detajuar arkitektonik, së bashku me dokumentacionin teknik të nevojshëm.

* Leja e rrethimit të pronës private për zhvillim, me vendim të datës 29 prill 2026, është pjesë e procedurave ligjore që jepet me kërkesë të zhvilluesit të pronës për të mundësuar matjet në terren, aktivitetet monitoruese për studimin mjedisor dhe masa të tjera paraprake me natyrë përgatitore, të cilat janë të domosdoshme për dokumentacionin teknik të lejes së ndërtimit.

* Paralelisht me procedurat e planifikimit territorial, zhvilluesi ka paraqitur zyrtarisht një kërkesë për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM), për të cilin janë angazhuar sipas ligjit strukturat përkatëse shtetërore.

* Pas përfundimit të fazave të verifikimit paraprak (screening) dhe përcaktimit të fushës së vlerësimit (scoping), autoriteti përgjegjës shtetëror për mjedisin ka vendosur më 15 maj 2026, që projekti duhet t’i nënshtrohet jo thjesht një vlerësimi të zakonshëm të ndikimit në mjedis, po një Vlerësimi të Thelluar të Ndikimit në Mjedis.

Për rrjedhojë, përpara se të miratohet dokumentacioni përfundimtar i zbatimit të projektit dhe përpara se sa të shqyrtohet kërkesa për dhënien e një lejeje ndërtimi, zhvilluesi është i detyruar të përgatisë dhe paraqesë një Vlerësim të Thelluar të Ndikimit në Mjedis.

* Vlerësimi në fjalë, duhet të analizojë imtësisht dhe me kompetencë të padyshimtë profesionale, ndikimet e mundshme të zhvillimit mbi biodiversitetin, habitatet, ekosistemet, vlerat peizazhore dhe elementë të tjerë në përputhje me legjislacionin shqiptar për mjedisin dhe me standardet, legjislacionin dhe kuadrin rregullator përkatës të Bashkimit Europian.

* Në rastin konkret është kërkuar që Vlerësimi i Thelluar i Ndikimit në Mjedis duhet të shqyrtojë, ndër të tjera, edhe efektet e mundshme të projektit mbi habitatet dhe speciet e mbrojtura, lidhshmërinë ekologjike, ekosistemet bregdetare dhe lagunore, integritetin e peizazhit dhe qëndrueshmërinë mjedisore afatgjatë.

* Gjetjet dhe rekomandimet që do të dalin nga Vlerësimi i Thelluar i Ndikimit në Mjedis, si edhe opinioni që do të krijojnë autoritetet përkatëse për cilësinë e vlerësimit, do të përbëjnë një pikë referimi për çdo vendimmarrje të mëtejshme të lidhur me ecurinë e projektit.

* Lajmi për heqjen e statusit të zonës përkatëse zhvillimore si zonë e mbrojtur, me qëllim hapjen e rrugës për këtë investim, është njëra prej të pavërtetave më të mëdha që janë fryrë përtej çdo imagjinate kundër këtij investimi kolosal për Shqipërinë.

Dhe natyrisht, edhe pretendimet e ngritura mbi këtë të pavërtetë, kanë lënduar padrejtësisht integritetin e padiskutueshëm moral, ligjor dhe profesional, që shteti dhe administrata shqiptare kanë treguar në të gjithë procesin e trajtimit të këtij investimi me impakt potencial të jashtëzakonshëm mbi vetë Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar të Shqipërisë.

* Zona «Pishë Poro – Nartë» s’ka ndryshuar asnjëherë kategorinë si « Peisazh i Mbrojtur », qysh në 2004 kur është shpallur si e tillë për herë të parë. Pra ajo ka qenë dhe është një zonë e mbrojtur, e klasifikuar si Kategoria V sipas IUCN-së (Peizazh i Mbrojtur). Kjo specifikohet qartë edhe në Vendimin e Këshillit të Ministrave datë 25 shtator 2024, i cili absolutisht nuk ka ndryshuar statusin e asaj zone, po vetëm ka specifikuar pikërisht kriteret përcaktuese të saj.

* Kjo zonë nuk ka asnjë lidhje me deltën e Vjosës siç ngatërrohet në tym qëllimisht, sikur do te preket nga ndërtimet. Është e pamundur të ndodhë, sepse Vjosa në të 480 km e rrjedhë së saj bashkë me degët dhe me Grykederdhjen në Adriatik, ka shkallën më të lartë të mbrojtjes, Park Kombëtar, Kategoria I, tanimë pjesë e ekosistemeve të Biosferës së UNESCO-

* Sistemi ynë i zonave të mbrojtura bazohet në kuadrin ndërkombëtar të klasifikimit të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), i cili zbaton kufizime të niveleve të ndryshme për secilën nga kategoritë e zonave të mbrojtura dhe ligji “Për Zonat e Mbrojtura”, miratuar në vitin 2017, si i pari ligj që përfshin direktivat evropiane ne fushën e biodiversitetit i ka integruar plotësisht kategoritë e mësipërme në kuadrin ligjor kombëtar.

* Sipas kritereve të përcaktuara nga kuadri ndërkombëtar, Kategoria V nuk është një zonë “pa zhvillim”, por një peizazh i mbrojtur ku biodiversiteti, vlerat natyrore dhe aktiviteti njerëzor duhet të bashkëjetojnë në mënyrë harmonike e të qëndrueshme.

* Ligji i vitit 2017 nuk është prekur nga asnjë ndryshim i vitit 2024 në parashikimin e shkruar shprehimisht mbi standartin europian, se një Peizazh i Mbrojtur mund të përfshijë vendbanime dhe forma të tjera të përdorimit të tokës.

* Më konkretisht, pika 4 e Nenit 20, e shkruar qysh më 2017-ën, përcakton se aktivitetet që sjellin ndryshime në përdorimin e tokës, përfshirë punimet ndërtimore, impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura për fermat, autostradat, kanalet e lundrueshme, zhvillimet urbane dhe projekte të tjera infrastrukturore ose zhvillimore, mund të realizohen vetëm pasi të jetë marrë leja përkatëse nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

Sa më lart thotë shumëçka, që bëjnë mirë të mos e harrojnë herë tjetër kur të përgojojnë vendin tonë, të gjithë ata, që në shqip apo sidomos në gjuhë të huaja i keqtrajtuan botërisht Shqipërinë dhe qeverinë e saj me komente, kronika, artikuj apo turlilloj prurjesh të shpërthimit të kanaleve sociale, si të ishin sinonime të një Republike Bananesh, pa shtet, pa institucione, pa flamur e as dinjitet.

E gjithë rrjedha e fakteve të kësaj historie, tregon botërisht se Shqipëria nuk është një vend pa zot; institucionet shqiptare funksionojnë me integritet, profesionalizëm dhe pa asnjë kompleks ndaj investitorëve të huaj; qeveria e Shqipërisë e udhëheq me vizion dhe me dinjitet Shqipërinë, çka e tregon transformimi epokal dhe imazhi i ri i vendit tonë, pavarësisht përbaltjes krejt të pamerituar të këtyre ditëve, nga histeria kolektive anti-Trump apo nga vetë veset e tmerrshme të kohës së re të teknologjisë, ku vendin qendror të fakteve e ka zënë javët e fundit një spektakël i shpifur thashethemesh, fabrikimesh, akuzash e denigrimesh që jehuan ngado në emër të një pseudo anti-korrupsioni të turpshëm.

* Plotësimi i dokumentacionit për zbardhjen e lejes së zhvillimit;

* Aplikimi për lejen e ndërtimit me një projekt të detajuar, së bashku me të gjithë dokumentacionin teknik përkatës;

* Dokumenti i Vlerësimit të Detajuar të Ndikimit në Mjedis;

* Analiza nga autoritetet përkatëse e gjetjeve dhe rekomandimeve të Vlerësimit të Detajuar të Ndikimit në Mjedis;

* Studimi mbi ndikimet mjedisore të projektit mbi biodiversitetin, habitatet, ekosistemet, vlerat peizazhore dhe komponentë të tjerë mjedisorë;

* Garantimi i përputhshmërisë së projektit të paraqitur me legjislacionin shqiptar mjedisor dhe me standardet, legjislacionin dhe rregulloret mjedisore të Bashkimit Europian.

KUSHDO QË DO PËRPIQET TA TËRHEQË SHQIPËRINË PRAPË POSHTË, NUK DO T’IA DALË KURRË MË.

SHQIPËRIA NUK DO TË FRIKËSOHET NGA ËNDRRAT E MËDHA.

POPULLI SHQIPTAR NUK DO TË STRUKET PËRBALLË ASNJË SFIDE TË MADHE.

SË BASHKU NE DO TA BËJMË SHQIPËRINË EUROPIANE PRINCESHË TË TURIZMIT MESDHETAR DHE DO T’U TREGOJMË EDHE TË GJITHË ATYRE QË E PËRGOJUAN SI S’KA MË KEQ SHTETIN TONË, SE SHQIPËRIA E KA SHUMË SERIOZISHT TRANSFORMIMIN E SAJ EPOKAL.

gijotina.com/

  •  

Protestuesit akuzojnë kryeministrin për shitjen e bregdetit –

✇27.al
By: 27

Protestave në vend i ka bërë jehonë edhe media gjermane ZDF Heute. Në një postim në Instagram, ZDF shkruan se, mijëra njerëz u mblodhën sërish në Tiranë për të protestuar kundër një projekti të planifikuar imobiliar në bregdetin e Adriatikut.

Më tej në artikull theksohet se, protestuesit e akuzojnë Kryeministrin Edi Rama se po ua dorëzon investitorëve një pjesë të ndjeshme ekologjikisht të bregdetit.

Postimi i plotë i ZDF:

“Në Shqipëri protestat po shtohen: Edhe të shtunën, mijëra njerëz u mblodhën sërish në Tiranë për të protestuar kundër një projekti të planifikuar imobiliar në bregdetin e Adriatikut. Thuajse çdo ditë, dhjetëra njerëz mblidhen në shenjë proteste para selisë së Kryeministrisë. Në projektin, kundër të cilit protestuesit kanë dalë në rrugë, është e përfshirë një kompani e dhëndrit të Presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner.

Protestuesit e akuzojnë Kryeministrin Edi Rama se po ua dorëzon investitorëve një pjesë të ndjeshme ekologjikisht të bregdetit. Vetë Kryeministri e përshkruan projektin si një marrëveshje private midis palëve private. Ai tha fjalë për fjalë se qeveria shqiptare “nuk ka të bëjë fare” me të.

Megjithatë, ai këmbëngul te projekti dhe i hedh poshtë kundërshtimet. Një vlerësim formal i ndikimit në mjedis nuk është iniciuar ende, shpjegoi ai në një intervistë me agjencinë e lajmeve AP. Agjencia shqiptare kundër korrupsionit ka nisur hetimet dhe deri më tani ka kërkuar 20 urdhër-arreste. Disa prej tyre mund të kenë lidhje me një projekt ndërtimi në rrethin e Donald Trumpit.”, shkruan ZDF.

gijotina.com/

  •  

Na ka bllokuar ujin e pijshëm –

✇27.al
By: 27

Tensione dhe incidente janë regjistruar këtë fundjavë në fshatin Dardhë, në Njësinë Administrative Hotolisht të bashkisë Librazhd, ku një grup banorësh, në shenjë revolte, kanë shembur gardhin rrethues të një hidrocentrali (HEC), duke e akuzuar administratorin e këtij HEC-i se aktiviteti i tij po u privon aksesin për furnizimin me ujin e pijshëm dhe atë të nevojshëm për vaditjen e tokave bujqësore.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë banorët teksa ndërhyjnë në objekt, në një situatë të tensionuar që, sipas tyre, është pasojë e një problemi të mbartur prej kohësh dhe e mungesës së reagimit nga institucionet përgjegjëse.

Sipas pretendimeve të banorëve, konflikti lidhet me shfrytëzimin e burimeve ujore në zonën e njohur si “Gurra e Bardhë”. Ata deklarojnë se ka ekzistuar një marrëveshje e mëparshme me administratorin e HEC-it dhe institucionet vendore që gjatë sezonit të verës prioritet t’i jepej furnizimit të komunitetit me ujë për konsum dhe vaditje, por pretendojnë se kjo marrëveshje nuk është respektuar asnjëherë dhe gjatë këtij viti situata është rënduar ekstremisht keq.

Banorët ngrenë gjithashtu dyshime se gardhi rrethues i objektit është ndërtuar pa dokumentacionin përkatës ligjor dhe shprehen se, pavarësisht ankesave dhe kërkesave të vazhdueshme, nuk kanë marrë zgjidhje konkrete nga autoritetet.

Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet përgjegjëse lidhur me incidentin apo pretendimet e ngritura nga banorët.

gijotina.com/

  •  

Nëse Shqipëria do Evropën, të zgjedhë qytetarët mbi betonin –

✇27.al
By: 27

Partia Demokratike Evropiane (PDE), me seli në Bruksel, ka reaguar lidhur me protestat masive që po zhvillohen prej 14 ditësh në Tiranë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

PDE thekson se protestat përfaqësojnë funksionimin e demokracisë dhe u bën thirrje autoriteteve shqiptare të dëgjojnë zërin e qytetarëve.

Më tej, Partia Demokratike Evropiane i drejtohet kryeministrit Edi Rama me një mesazh të drejtpërdrejtë, duke theksuar se “Evropa nuk ndërtohet duke e trajtuar natyrën si monedhë pazari apo institucionet si pronë private”.

“Natën e kaluar, sheshet e Shqipërisë u mbushën sërish, qytetarët u mobilizuan për të mbrojtur tokat e mbrojtura, transparencën dhe llogaridhënien publike nga marrëveshje të paqarta për zhvillime luksoze. Ky nuk është “anti-progres”. Është demokracia që po kryen funksionin e saj.

Dhe Edi Rama duhet të dëgjojë me kujdes: Evropa nuk ndërtohet duke e trajtuar natyrën si monedhë pazari apo institucionet si pronë private. Nëse Shqipëria do Evropën, duhet të zgjedhë të drejtat mbi rrugët e shkurtra, qytetarët mbi betonin dhe shtetin e së drejtës mbi pushtetin”, shkruhet në reagim.

gijotina.com/

  •  

Përtej largimit dhe burgut! Revolta e rrugës dhe transformimi politik –

✇27.al
By: 27

Nga Lutfi Dervishi

1. Thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, “Rama në burg”, “Berisha në burg” janë shprehje të një pakënaqësie të akumuluar prej vitesh. Ato dëshmojnë një mosbesim të thellë që shkon përtej pushtetit: qytetarët nuk besojnë më as te opozita, as te mediat, as tek elitat ekonomike apo ato universitare/akademike. Në thelb, sot po kontestohet vetë funksionimi i sistemit.

2. Shtrirja e protestës në diasporë e bën këtë realitet edhe më të qartë. Ajo nuk lidhet thjesht me një vendim apo projekt specifik; është revoltë ndaj një modeli zhvillimi që nuk prodhon mundësi për shumicën. Një model që dëbon çdo vit mijëra të rinj përmes emigrimit dhe që perceptohet si një mekanizëm që ecën vaj për një pakicë, por ka ngecur për pjesën tjetër të shoqërisë.

3. Ajo që ndihet në ajër është kërkesa emergjente për ndryshim. Veçse ndryshimi nuk duhet ngatërruar me hakmarrjen. Nëse thirrjet për burg shndërrohen në kërkesë që drejtësinë ta japë turma, atëherë rrezikojmë të kthehemi pas në kohë. Shqipëria e ka provuar një herë logjikën ku armiku shpallej në shesh dhe vendimi jepej para se të fliste gjykata. Pasojat e asaj kulture politike i kemi paguar për dekada, duke ndërtuar komunizmin më të egër në gjithë Lindjen Komuniste.

4. Prandaj, përtej logjikës klasike të revolucioneve historike që shembin gjithçka për të sjellë shpesh një arbitraritet të ri, kapërcimi i kësaj krize kërkon një transformim të thellë institucional, jo shpërbërje të shtetit. Ndryshimi i vërtetë rrënjësor nuk vjen kur institucionet zëvendësohen nga sheshet, por kur ato çlirohen nga kapja politike dhe fitojnë besimin e qytetarëve, duke forcuar shtetin e së drejtës. Një thënie e njohur e John F. Kennedy-t mbetet fatkeqësisht aktuale: “Ata që e bëjnë të pamundur revolucionin paqësor, e bëjnë të pashmangshëm revolucionin e dhunshëm.” Pikërisht këtu duhet të fillojë kthesa.

5. Mjaftimi i shumicës me një deklaratë formale se “respektohet e drejta e protestës”, duke numëruar protestuesit e duke pritur që njerëzit t’i largojë vapa, Botërori apo lodhja, është sa naiv, aq edhe i rrezikshëm.

6. Edhe opozita përbalhet me një mesazh të qartë. Për vite me radhë atyre që votojnë u është ofruar zgjedhja: ose me njërin, ose me tjetrin. Protestuesit po thonë: as me njërin, as me tjetrin. Kjo nuk do të thotë se opozita nuk ka ngritur probleme reale apo nuk ka bërë denoncime të forta e protesta. Por protesta e këtyre dy javëve po dëshmon se ekziston një segment i gjerë qytetarësh që nuk gjejnë më përfaqësim te aktorët ekzistues politikë. Kjo kërkon reflektim, rinovim dhe aftësi për të qenë në sinkron me situatën.

Nëse deri tani ka munguar vullneti për të luftuar korrupsionin, klientelizmin dhe monopolet, pyetja që shtrohet sot është: a mund të krijohet një vullnet i ri politik? Një model ku suksesi varet nga meritokracia dhe ku tregu nuk deformohet nga privilegjet e pushtetit.

7. Pyetja e madhe që qëndron pezull mbi sheshe është nëse ky presion i rrugës do të mbetet një lëvizje amorfe presioni, apo do të ketë guximin dhe pjekurinë të marrë formën e një lëvizjeje të re politike. Historia na mëson se revolta pa organizim thjesht riciklon elitat e vjetra. Që ky vrull të mos tretet si valë e radhës, ai duhet të kapërcejë fazën e refuzimit dhe të kthehet në strukturë: një platformë e re, e lindur nga poshtë, që nuk synon thjesht zëvendësimin e emrave, por transformimin e rregullave të lojës dhe përfaqësimin e asaj Shqipërie që sot nuk e gjen veten në asnjë logo ekzistuese. Çfarëdo që të ndodhë, protesta tashmë e ka ndryshuar Shqipërinë.

8. Reflektim kërkohet edhe nga elita ekonomike. Debati nuk është nëse duhet ndëshkuar suksesi apo kapitali, por sa i ndershëm është tregu. Kur hendeku mes fituesve dhe humbësve thellohet në mënyrë të frikshme, sistemi rrezikon të shpërthejë. Ashtu sikundër komunizmi i egër la pasoja, edhe kapitalizmi i egër ka kostot e veta sociale. Biznesi i madh (oligarkët) duhet të shkëputet nga varësia ndaj tenderëve publikë dhe favoreve politike, duke u orientuar drejt përgjegjësisë sociale, rritjes së dinjitetshme të pagave dhe konkurrencës së pastër.

9. Reflektim kërkohet edhe nga universitetet dhe akademia. Në shumë prej debateve më të rëndësishme publike, zëri i ekspertizës ka munguar ose ka qenë i zbehtë. Një shoqëri nuk mund të mbështetet vetëm te politikanët dhe analistët. Vendi ka nevojë edhe për mendimin kritik të studiuesve, profesorëve dhe institucioneve akademike, që të ofrojnë zgjidhje shkencore për rënien demografike, si dhe për reformat zgjedhore, territoriale, ekonomike e arsimore.

10. Qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës nga debatet banale e të pafundme në media; ata kanë nevojë për informacion, jo për propagandë; për analiza, jo për etiketime. Media duhet të kthehet te misioni i saj: investigimi, verifikimi i fakteve dhe mbajtja e pushtetit në skaner. Ajo nuk mund të jetë as zëdhënëse e qeverisë, por as gjykatë popullore që bën linçime digjitale.

11. Natyrisht, në çdo protestë masive ka zemërim dhe emocione që herë pas herë kalojnë në teprime. Por pakënaqësia legjitime nuk mund të justifikojë dhunën verbale apo linçimin e kujtdo që mendon ndryshe, qofshin këta edhe gazetarë të identifikuar si mbrojtës të qeverisë. Liria e shprehjes është elementi themelor që e ndan një protestë qytetare nga anarkia. Linçimi është e kundërta e protestës paqësore.

12. Ndryshimi nuk ka qenë kurrë i lehtë; ai kërkon durim, sakrificë dhe pjekuri. Por sot, përgjegjësia kryesore bie mbi ata që kanë timonin e vendimmarrjes. Historia tregon se krizat e mëdha nuk zgjidhen duke pritur që koha t’i zbehë ato. A do të lexohet në kohë mesazhi i protestës për ndryshim, apo do të vijohet me të vjetrën, duke pritur që stuhia të kalojë vetvetiu?!

  •  

Publikohet foto e 26-vjeçares që humbi jetën në përplasjen tragjike në Pogradec –

✇27.al
By: 27

Kjo është 26 vjeçarja Elmedina Lloga e cila humbi jetën në aksidentin tragjik të mesditës së sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin në zonën e Pojskës. 26 vjeçarja ka qenë duke udhëtuar me drejt Pogradecit dhe ka qenë e ulur në vendin e pasagjeres në mjetin tip Volsvagen me targa të Strugës.

Në momentin e përplasjes së fortë mes dy mjeteve, goditja më e madhe ka qenë pikërisht në krahun e pasagjerit ku ajo ka qenë e ulur, duket se goditja ka ardhur në këtë pjesë të makinës pas devijimit që ka tentuar drejtuesi i volsvagenit të bëjë për të shmangur përplasjen.

Goditja ka qenë aq e fortë saqë hekurat e makinës e kanë bllokuar brenda 26 vjeçaren duke mos pasur asnjë mundësi të nxirrej në momentin e parë, është dashur rreth 15 min punë nga zjarrfikësit dhe policia për të prerë derën dhe mjetin dhe nxjerrjen e saj, fatkeqsisht të pajetë.

Nuk dihet se cili ishte destinacioni i 3 personave nga Struga që udhëtonin në drejtim të Pogradecit.

  •  

Nagelsmann nuk ka dilema se kush do të mbrojë portën e Gjermanisë –

✇27.al
By: 27

Gjermania është gati të nisë aventurën e saj në Kupën e Botës 2026, duke zbritur sonte në fushë në orën 19:00. Ndeshja e parë i rezervon një përballje ndaj Kuraçaos, ku “Panzerat” hyjnë me ëndrra dhe ambicie të mëdha për të treguar menjëherë forcën e tyre në këtë turne.

Tekniku i kombëtares, Julian Nagelsmann, ka mbyllur të gjitha dilemat dhe tashmë ka vendosur për formacionin titullar që do të hedhë nga minuta e parë. Një nga pikëpyetjet më të mëdha ka qenë pikërisht zgjedhja e portierit, por duket se eksperienca ka triumfuar sërish.

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, nuk do të ketë asnjë surprizë në katërkëndësh: trajneri i ka besuar çelësat e portës legjendës Manuel Neuer. Pavarësisht se tashmë ka mbushur 40 vjeç, Neuer vazhdon të mbetet një pikë referimi absolute për gjermanët.

Sfidën e sotme ai nuk do ta harrojë lehtë, pasi po përgatitet të zbresë në fushë për herë të 125-të me fanellën e përfaqësueses, duke shënuar një tjetër gur kilometrik në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

gijotina.com/

  •  

Sherri mes kushërinjve përfundon në tragjedi në Prizren, humb jetën i riu, plagoset babai –

✇27.al
By: 27

Një konflikt mes disa kushërinjve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar me një viktimë dhe një të plagosur, pas një përplasjeje të dhunshme që ka ndodhur paraditen e së dielës.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50, kur një mosmarrëveshje mes familjarëve ka degjeneruar në përdorim të mjetit të mprehtë.

Gjatë përplasjes, një 27-vjeçar është goditur me thikë dhe ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Po ashtu, i plagosur ka mbetur edhe babai i tij, 57 vjeç, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e konfliktit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht motivet dhe dinamikën e ngjarjes tragjike.

gijotina.com/

  •  

Grupi “Aruba” i Zvernecit, burg 4 të arrestuarve për trafikun e kokainës, lirohet njëri –

✇27.al
By: 27

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur masat e sigurisë për pesë nga personat e arrestuar në kuadër të megaoperacionit të Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), që goditi dy grupe të dyshuara për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

Në seancën e verifikimit të masave, gjykata la në fuqi masën “arrest në burg” për Orgest Birçajn, Dritan Agan, Edmond Jaupin dhe Orest Sotën, të cilët akuzohen si pjesë e një rrjeti kriminal të përfshirë në trafikun e mbi 6.7 tonëve kokainë nga Amerika Latine drejt porteve të Belgjikës, Holandës dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian.

Ndërkohë, GJKKO vendosi lirimin nga qelia për Gëzim Islamin, duke caktuar ndaj tij masën “detyrim paraqitjeje” dhe garanci pasurore në vlerën e 100 mijë eurove, për arsye shëndetësore.

Seanca gjyqësore nisi në orën 09:00 dhe u ndërpre për disa orë, pasi avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore. Më pas, procesi vijoi në praninë e kreut të SPAK, Altin Dumani, prokurores Elida Kaçkini dhe gjyqtares Flojera Davidhi.

Sipas hetimeve, dyshohet se në krye të grupeve kriminale qëndrojnë Luçiano Koçeku dhe Alfredo Hamzai, ndërsa rrjeti kriminal shtrihej nga laboratorët e kokainës në Ekuador dhe Kolumbi deri në magazina në Belgjikë e Holandë. Droga dyshohet se fshihej në ngarkesa me qymyr, fruta dhe sojë për t’u trafikuar në Europë.

Në dosje përmendet edhe roli i Orgest Birçajt, pronar i kompanisë “Top Seven”, i dyshuar për organizimin e dërgimit të punëtorëve shqiptarë drejt laboratorëve në Amerikën Latine përmes agjencive të udhëtimit, si dhe përfshirja e personave të tjerë në rrjetin e trafikut dhe shpërndarjes.

Operacioni i 12 qershorit rezultoi me lëshimin e 20 masave sigurie, përfshirë arrestime dhe persona në kërkim. Autoritetet kanë sekuestruar vila, llogari bankare, automjete luksoze dhe prona në disa qytete bregdetare dhe urbane në Shqipëri, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e pasurive të tjera të dyshuara si produkt i aktivitetit kriminal.

Ata i pastronin parate duke investuar, kryesisht në sektorin e ndërtimit ku dalin të përfshirë biznesmenët Ilir Shtufi dhe Artur Shehu.

Artur Shehu është pronar i pjesës më të madhe të tokës në Zvërnec, ku është planifikuar ndërtimi i një resorti luksoz që ka nxitur protesta të fuqishme në tiranë që po vijojnë prej 12 ditësh.

Kokat e grupit që trafikonte drogë dyshohet se ishin Artur alias Luçiano Koçeku dhe Alfredo Hamzai të cilët ndodhen jashtë vendit. Drogën ata e çonin kryesisht drejt Belgjikës dhe Holandës përmes kompanive të transportit detar në formën e qymyrit të drurit, pastave të frutave ose në pako të fshehura në kontejnerë.

Përpunimi dhe ekstraktimi kimik i kokainës kryhej në magazina apo ambiente të marra me qira në këto shtete dhe më pas tregtohej në gjithë Europën.

Në kuadër të këtyre hetimeve SPAK ka vendosur sekuestro preventive të disa kompanive, pronave të paluajtshme, automjeteve luksoze dhe llogarive bankare te te dyshuarve të cilat dyshohet se janë mbi 100 mln euro pasuri.

Luçiano Koçeku rezulton të jetë pronar 100% i shoqërisë ‘G.A.V Invest’ e themeluar në 2022 me veprimtari në fushën e projektimit, ndërtimit, prodhimit dhe shitblerjes së materialeve të ndërtimit.

Dhe në dy kompani të tjera me përqindje të ulët aksionesh. SPAK ka vendosur sekuestro edhe ndaj disa llogarive bankare të Artur Shehut dhe të Ilir Shtufit.

Mes emrave në sitë të SPAK është edhe biznesmeni Orgest Birçaj që merret me tregtim makinash luksoze.

gijotina.com/

  •  

Gjermania sonte përballë Kuraçaos historike, “Tulipanët” përballë Japonisë –

✇27.al
By: 27

Gjermania 4 herë kampione bote do të debutojë sonte në orën 19:00 në Botërorin 2026, për të lënë pas zhgënjimin e dy kampionateve botëror të fundit ku nuk ka arritur të kalojë grupet. ‘Panzerat’ do ta nisin përfaqësimin në SHBA-Kanada dhe Meksikë përballë kombit më të vogël në histori si për nga sipërfaqja ashtu edhe nga numri i popullsisë,që merr pjesë për herë të parë në një kampionat Botëror. Bëhet fjalë për Kuraçaon.

Gjermania është super favorite, teksa fitorja e saj kuotohet 1.04, ndërsa Kuraçao që deri më sot është njohur për plazhet e bukura në Ishujt Karaibe kuotohet 29 për fitoren. Arma e fortë e Kuraçaos në këtë botëror është trajneri holandez Dick Advocaat, i cili ka drejtuar disa kombëtare si Belgjika, Serbia, Korenë e Jugutu, por edhe në dy raste Holandën.

Dy kombëtaret nuk janë përballur kurrë më parë me njëra-tjetërn, por Gjermania në 17 ndeshje të zhvilluara në Botëror kundër kombëtareve që vijnë nga Konfederata e Kombeve të Amerikës së Veriut dhe asaj Qendrore ka fituar 14, barazuar 1 dhe humbur 2. ‘Panzerat’ janë një skuadër me shumë enigma këtë Botëror, por me shumë mundësi Kuraçao nuk do të jetë kundërshtari që do të tregojë nivelin e tyre. Ndeshja tjetër e grupit E do të luhet në orën 01:00 të natës mes Bregut të Fildishtë dhe Ekuadorit.

Me shumë kureshtje pritet sonte edhe debutimi i Holandës në Botëror, teksa ‘tulipanët’ kanë shpallur si objektiv triumfin në Amerikë. Kombëtarja e drejtuar nga Koeman ka përballë në orën 22:00 menjëherë një rival të fortë siç është Japonia. Ata janë një prej skuadrave më të forta aizatike, që në Botërorin 2022 mposhtën si Gjermaninë ashtu edhe Spanjën. Sfida tjetër e grupit F do të jetë mes Suedisë dhe Tunizisë.

gijotina.com/

  •  

Pjetër Trashaj merr 322 MLN lekë për kositjen e barit në SUT/ Kush e dyfishoi fondin e lulishtes? –

✇27.al
By: 27

 

Nëntë muaj zgjati tenderi i për kositjen e barit të Spitalit Universitar të Traumës, ku bëhej pazari se cili do t’i xhironte 322 milionë lekë. Më në fund, në mbledhjen e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) më 20 maj 2026, u dha drita jeshile. Më konkretisht bëhet fjalë për prokurimin “Kryerje e shërbimit të Gjelbërimit në SUT” për një periudhë 36 mujore”.

Tenderi u njoftua fillimisht më 12 shtator 2025 dhe u mbajt më 13 tetor. Lëvizjet e drejtoreshës Edlira Bode që kishin nisur qysh me fryrjen e fondit limit do të diktonin lëkundje të mëdha në shpalljen e fituresit. Në datë 22 tetor 2025 fituesi ishte kompania “ASI INVEST” shpk.

Situata u përmbys pas Vitit të Ri. Më 7 janar 2026, pas ankesës në KPP, është shpallur fitues operatori ekonomik A l b G a r d e n shpk me pronar Pjetër Trashajn. Nuk e dimë se si e ka përllogaritur fondin limit komisioni i Edlira Bodes, por shifra nuk ka lidhje me tregun.

Këtë e nxjerr zbuluar niveli i ofertave të dorëzuara nga operatorët, që janë mbi 100 milionë lekë më poshtë fondit limit.

Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamur të kuq” për riskun e korrupsionit. Qindra milionë lekë në një proces korruptiv!

Po cilat qenka shërbimet që ka porositur drejtoreshë Edlira? Sipas dokumenteve, procesi kryesor është “Pastrim me krehër bari i mjediseve të gjelbërta dhe largimi i tyre”. Më tej shpjegohet funksioni ekologjik i i këtij shërbimi, i cili “ndihmon në ajrosjen e barit, lejon qarkullimin e ajrit në rrënjë dhe përmirëson cilësinë e tokës; Rigjenerimin natyral të bimësisë, duke mbajtur të shëndetshme dhe të qëndrueshme në kohë sipërfaqet e gjelbërta; Përmirësimi i estetikës së territorit të SUT, duke krijuar një ambient më të pastër, të rregullt dhe të këndshëm për pacientët, vizitorët dhe stafin mjekësor”.

Pastaj vjen kositja, vaditja, mbjellje bari, krasitja e pemëve dhe e shkurreve, mirëmbjatja e luleve.

Operatori Ekonomik do të vendosë tabelat ndërgjegjësuese informuese në zona të gjelbërta. Pastaj është edhe lyerja me gëlqere e trungut të pemëve.

 

Këto janë punët e përditshme të disa kopshtarëve, që spitali mund t’i punësonte dhe t’i kursente këto qindra milionë lekë. Të gjithë e dimë se sa lulishte ka Spitali i Traumës dhe nuk justifikohet me asnjë lloj preventivi ky harxhim i buxhetit të shtetit.

Faktet të cojnë tek gjurmët e vjedhjes. Kalimi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara në varësinë e ministrit Blendi Gonxhe, i ka dhënë kurajo drejtoreshës së SUT, Edlira Bode që të bëjë kërkesë prokurimi me një fond të fryrë për gjelbërimin.

Lulishtja është ajo që ka qenë edhe para tre vjetëve, kontrata është e njëjta (përvec datave dhe fondit limit) shërbimi që kërkohet nuk ka ndryshuar.

Në 7 tetor 2021, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme ( e cila ka kaluar në varësi të ministrit Blendi Gonxhe, me ndryshimin nga agjenci në operator) ka mbajtur tenderin me dy lote:

Loti 1 “Shërbim gjelbërimi për Spitalin Universitar të Traumës.

Loti 2 “Shërbim gjelbërimi për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Fondi limit i përgjithshëm i marrëveshjes kuadër: 259 milionë lekë pa TVSH.

Fondi limit i lotit 1: 165 milionë lekë pa TVSH.

Për lotin 2, fondi 93 milionë lekë pa TVSH. Ndërsa kohëzgjatja e kontratës ishte 36 muaj (tre vjet) nga data e nënshkrimit.

Dyfishimi i fondit në vitin 2025 për të njëjtën gjë, të con tek dyshimi se këto para janë objekt korrupsioni. Gjatë 3 vjetëve të kaluara, sipas kontratës, duhet të ishin mbjellë 1560 copë pemë dekorative, 1326 copë shkurre dekorative 2586 metër linear ligustra, 2586 lule dekorative dhe 1600 metër katror lulishte. Dyshojmë se janë mbjelle kaq shumë pemë, duke parë terrenin e zhveshur rrotull Spitalit të traumës!

Por duke i marrë shifrat të mirëqena, tashmë duhej ulur kostoja duke e kufizuar vetëm në mirëmbajtjen e tyre, sic janë ujitja, krasitja, prashitja, apo ndërrimi i koshave dhe i stolave.

Përkundrazi drejtoresha Bode ka përllogaritur një super fond, që të kënaqë edhe shijet e Blendi Gonxhes në këtë tender.

Plani i manipulimit të tenderit është me dy faza. Në fillim tenderi i jepet një operatori që nuk plotëson kushtet. Në këtë mënyrë i hapet rruga kompanisë me të cilën është bërë pazari, ta ankimojë dhe të rregullojë “letrat” me KPP-në.

Kështu më 31 tetor 2025, në KPP është administruar ankesa e operatorit ekonomik “AlbGarden” SHPK.  Firma e Pjetër Trashajt kundërshtonte kualifikimin e ofertës fituese të paraqitur nga operatori ekonomik “Asi Invest” SHPK në tender. Në të njëjtën ditë ka ankimuar edhe kompania “Rej” shpk e cila ishte skualifikuar nga gara.

Më 11 dhjetor 2025, KPP vendosi të pranojë dy ankesat dhe urdhëroi komisionin e tenderit të bënte rivlerësimin e ofertave të “Rej” shpk dhe të fituesit “Asi Invest” SHPK, duke e skualifikuar atë.

Ndërsa në mbledhjen e datës 29 dhjetor 2025, KPP verifikoi zbatimin e vendimit dhe vendosi të lejojë autoritetin kontraktor për vijimin me hapat e metejshem të tenderit.
Rezultati i kësaj manovre ishte shpallja e fituesit të ri, “Albgarden” e Pjetër Trashajt. Ndërsa firma “Rej” shpk nuk mori asgjë përvec se iu kthye tarifa e ankesës. Vendimi e linte sërish të skualifikuar kompaninë e dytë ankimuese.

Në këto kushte, “Rej” shpk, që shquhet për numrin e lartë të ankessave dhe e ka KPP si “shtëpinë” e saj, vendosi ta mbajë tenderin edhe për ca kohë të bllokuar. Për këtë “Rej” bëri një ankesë të re, duke fituar kohë në pritje të ndryshonin rrethanat.
Kështu në 19 janar 2026, është përcjellë pranë KPP një ankesë nga “Rej” shpk. Fillimisht denoncimi ishte refuzuar nga komisioni i tenderit.

KPP që e ka kohën me tepricë, mori 4 muaj për t’u menduar. Më 20 prill 2026, KPP pranoi ankesën e operatorit ekonomik “Rej” SHPK dhe urdhëroi Autoritetin Kontraktor të rivleresonte oferten e paraqitur nga kompania.

Ky ishte një vendim sa për të mbyllur cështjen, sepse pazari me Pjetër Trashajn duhet të ketë qenë i mbyllur qysh në nisje të tenderit.
Kështu, në mbledhjen e datës 20 maj 2026, KPP pranoi vendimin e “skualifikimit” të “Rej” shpk dhe hapi dritën jeshile për lidhjen e kontratës me Pejtër Trashajn.
Biznesmeni Trashaj është akuzuar vazhdimisht se nuk i zbaton kontratat, mashtron me informacionet në tendera, përfiton për punë të pakryera.

Trashaj është akuzuar se merrte tendera në konflikt interesi, pasi i biri ishte funksionar në Ministrinë e Mjedisit, pas vitit 2014. Sidomos, kjo kompani mbahet si përgjegjëse për dështimin e projektit të ripyllëzimit në Lurë, ku u shpenzuan 1.2 milionë euro.

Edhe vitet e fundit ka vazhduar e njëjta histori, kompania merr fonde të mëdha me ndërhyrje dhe favorizime.

Në vitin 2017, Pjetër Trashaj mori në tender nga Bashkia Sarandë, ku Kontrolli i Lartë i Shtetit i gjeti se Alb Garden i kishte shkaktuar buxhetit 5 milionë lekë dëme.

Duke u bazuar në rekomandimet e lëna nga auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit në këtë Bashki, është urdhëruar që Bashkia Sarandë t’i kërkojë shoqërisë pagimin e dëmit në masën rreth 6 milionë lekë si kamatë vonesa për shkeljet e afateve kontraktore.

Trashaj jo vetëm që nuk i paguante detyrimet dhe taksat në këtë bashki, por kërkonte të merrte një tender tjetër nga ky institucion. Me të drejtë, bashkia e përjashtoi nga tenderi.

Por Trashaj kishte miq në Tiranë në KPP. Kryetarja e asaj kohe në KPP, Evis Shurdha me 19 prill 2018, merr vendimin epik sipas të cilit, “përgjegjësinë e ka bashkia Sarandë që nuk e ka mbledhur detyrimin”, jo operatori që nuk paguan taksat!.

Megjithë këto probleme ligjore, Trashaj ka vazhduar të favorizohet sidomos nga Erion Veliaj. Megjithatë në një rast, Veliaj e ndëshkoi dhe u bë gati ta kalonte në listën e zezë.

Përplasja ishte për tenderin me objekt “Furnizim-Vendosje drurë-shkurre dekorative për nevoja të DPPGJ”, i zhvilluar nga  Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit, nën varësi të Bashkisë Tiranë. Kjo ishte një drejtori e Veliajt që blinte pafund pemë për “pyllin orbital” që ekziston vetëm nëpër foto.

Tenderi u fitua fillimisht më datë 29 korrik 2023, pa garë nga kompania e oligarkut Shkëlqim Fusha, “Fusha shpk”.

Ishte firma “Albgarden”, e cila bëri një denoncim për këtë tender. Kompania me pronar Pjetër Trashajn pretendonte se Bashkia kishte vendosur kritere që favorizonin vetëm një operator, i cili është paracaktuar më herët si fitues. Kjo e inatosi Veliajn, se në mes të pazarit ishte Fusha. Në këto kushte Bashkia kërkoi në APP përjashtimin e kësaj kompanie nga tenderat sepse “mashtronte me informacionet”.  Kështu, firma “Albgarden” u përjashtua për një vit nga prokurimet.

Veliaj dhe Trashaj u bënë miq përsëri pas 1 muaji, pavarësisht këtij vendimi dhe vazhduan pazaret.

Problemet e  Trashajt me ligjin kanë qenë të përhershme, sidomos në raport me përfitimin e pamerituar të tenderave. Në vitin 2022, Prokuroria e Lushnjes ngriti akuzë për falsifikim për administratorin Pjetër Trashaj dhe anëtarët e komisionit të tenderit.

Për më tjetër, le të sqarojmë edhe një pikëpyetje. Ku e gjen guximin drejtoresha Edlira Bode?

Drejtoresha e Spitalit Universitar të Traumës ka vijuar me abuzimet me paratë e buxhetit për SUT edhe pas akuzave nga KLSH. Organi i Kontrollit ka kërkuar shkarkimin e drejtoreshës së Spitalit të Traumës, pasi akuzohet se ka kryer të paktën 10 shkelje në zbatimin e kontratës me privatin dhe i shkaktuar buxhetit të shtetit dëme.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar që në shtator të vitit 2023 shkarkimin nga detyra të drejtoreshës së Spitalit Universitar të Traumës, Edlira Bode, për afera me tendera, mungesë ilaçesh, për ilaçe të skaduara, keqadministrim të spitalit etj.

“Rekomandohet ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënieve të punës” për:1.Znj.E. B., me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i SUT-së: Në cilësinë e Titullarit te institucionit dhe njëkohësisht të Nëpunësit Autorizues nuk ka hartuar dhe miratuar gjurmën e auditit për monitorimin dhe zbatimin e kontratave përgjatë periudhës së ushtrimit të funksionit të Drejtorit të Përgjithshëm brenda periudhës se auditimit, duke mos siguruar kontrollin e brendshëm kryesisht për të gjitha proceset ekonomiko financiare kryesisht për shërbimet e prokuruara dhe blerjet e barnave, materialeve te mjekimit dhe kryesisht të materialeve ortopedike. Duke vepruar në mospërputhje me përcaktimet e nenit 5 të ligjit për menaxhimin financiar dhe kontrollin, si dhe të Rregullores së brendshme të SUT”.

Fillimisht ish-ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e më tej pasardhësja e saj, Albana Koçiu, dhe tashmë Evis Sala, refuzojnë të ndërmarrin masën penalizuese ndaj Edlira Bodes, një bashkëpunëtore e hershme e kryeministrit Edi Rama. Nën mbrojtjen e Ramës, Edlira Bode ka vijuar aferat me tendera!

gijotina.com/

  •  

Humb jetën një grua, plagosen katër persona nga përplasja e makinave në Pogradec –

✇27.al
By: 27

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Pojskë.

Sipas informacioneve paraprake, në përplasjen e ndodhur janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë një grua dhe  katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Pogradecit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

gijotina.com/

  •  

Grupi “Aruba” i Zvërnecit, ndërpritet pas dy orësh seanca. Ja arsyeja –

✇27.al
By: 27

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet seanca për verifikimin e masave të sigurisë ndaj të arrestuarve në operacionin e fundit të SPAK.

Seanca nisi në orën 09:00 dhe u ndërpre për rreth dy orë, pasi avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore. Ajo pritet të rifillojë në orën 11:00.

Hetimet e SPAK lidhen me disa grupe kriminale të dyshuara për trafik ndërkombëtar droge. Sipas dosjes, paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal janë investuar në sektorin e ndërtimit në Tiranë dhe në bregdet.

Nga operacioni janë lëshuar masa sigurie për 15 persona me burg dhe 5 të tjerë me arrest shtëpie. Në pranga deri tani janë vënë 4 persona, mes tyre edhe biznesmeni i ndërtimit Ilir Shtufi, i arrestuar në Greqi.

Dosja hetimore tregon se gjatë viteve 2018–2021 janë zhvilluar takime jashtë vendit, në vende si Spanja, Gjermania, Monako dhe Aruba, ku dyshohet se janë koordinuar veprimet mes personave të përfshirë në trafik droge dhe investime në prona.

Sipas hetimeve, një pjesë e parave janë futur në Shqipëri përmes sistemit “hawala”, më pas janë përdorur për blerje pronash dhe investime në ndërtim. Në disa raste dyshohet se janë përdorur dokumente të falsifikuara për prona në zonën e Zvërnecit dhe në bregdet.

Prokuroria thotë se pronat më pas janë kaluar nga një dorë në tjetrën për të humbur gjurmët e origjinës së parave dhe më pas janë përdorur në projekte ndërtimi, përfshirë kulla në Tiranë dhe vila në Palasë.

Gjykata ka vendosur gjithashtu sekuestrim preventiv mbi rreth 128 milionë euro, që lidhen me transaksione të kompanisë “Albania Land Development”.

EMRAT PËR TË CILËT ËSHTË LËSHUAR MASË SIGURIE DHE AKUZAT

Ardian Zykaj – “Trafikim i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “ Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Alfredo Hamzai – “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Adrian Rama – “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Erjon Rama – “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Orgest Birçaj – “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Orest Sota – “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe ” Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Elton Memeti – “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe ” Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Artur Shehu – “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe ” Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Leonard Bishaj – “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Arben Ismailaj – “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Edmond Jaupi – “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”

Besnik Myftari – “Pastrim penale veprave e kryerjen për dyshuar 287/3 neni nga parashikuar herë një se shumë më dhe bashkëpunim në kryer kriminale”.

Dritan Aga – “Trafikimi i narkotikëve”, , “Grup i strukturuar kriminal” dhe ” Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Luçiano Koçeku – “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe ” Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Dino alias Abedin Koçeku – “Trafikimi i narkotikëve”, , “Grup i strukturuar kriminal” dhe ” Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ervin Koçeku – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Astrit Vladi – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Kastriot Vladi – “Trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gezim Islami – “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe ” Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ilir Shtufi – “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

gijotina.com/

  •  
❌